lufta civile ne Spanje dhe pjesmarrja shqiptare.

Diskutime tek 'Historia Boterore' filluar nga endacakja, 22 Feb 2006.

  1. endacakja

    endacakja Fillestar

    lufta civile ne Spanje dhe pjesmarrja shqiptare.

    kush ka shkrime per kete teme?
  2. ados

    ados Fillestar

    Re: lufta civile ne Spanje dhe pjesmarrja shqiptar

    hmm..mesa di une ka pasur rreth 50 shqiptare qe kane luftuar ne luften civile ne spanje..te gjithe ata ishin studente shqiptare qe studionin ne europe dhe vajten ne brigadat internacionale..Nje prej tyre, ky edhe spikati talenti i tij ushtarak ka qene Mehmet Shehu..
  3. ados

    ados Fillestar

    Re: lufta civile ne Spanje dhe pjesmarrja shqiptar

    rreth 17 prej tyre u vrane ne lufte...
  4. Nakenak

    Nakenak Fillestar

    Re: lufta civile ne Spanje dhe pjesmarrja shqiptar

    Asim Vokshi
    Daut Muço (Podgorani)
    Dhimitër Kosta
    Emrush Myftari
    Faik Dardha
    Hulusi Spahiu
    Ibrahim Kurani
    Iljaz Pashaj
    Justina Shkupi
    Kostë Kolombo
    Mane Nishova
    Mehmet Shehu
    Musa Kame (Fratari)
    Petro Marko
    Qamil Sherifi
    Ramiz Varvarica
    Sabri Lumani
    Skënder Luarasi
    Stefan Duni
    Stivens Thanasi
    Shaban Basha
    Teni Konomi
    Thimio Gogozoto
    Urfi Agolli
    Veli Deda
    Xhafer Miraka
    Xhelal Abaz Bajrami (Çami)
    Xhemal Kada
    Ymer Puka
    Zef Hoti
    Zef Prela
    Zihni Muço etj.


    “Ja shqiptarët që luftuan në Spanjë në vitin 1936”

    Petro Luarasi: 34 vullnetarë shqiptarë janë dokumentuar në Luftën e Spanjës, por mendohet se mund të jenë më shumë

    Luan Kondi

    Petro Luarasi, djali i personazhit të njohur historik, Skënder Luarasi, tregon rreth të vërtetës së Luftës së Spanjës, pjesëmarrës i shquar i së cilës ka qenë edhe babai i tij. Pinjolli i familjes së njohur Luarasi e mbështet deklarimin mbi dokumente arkivore e të tjera dëshmi, të shkruar nga i jati, erudit dhe intelektual i shquar.
    Ai merr shkas nga ato që janë shkruar dhe janë thënë për Luftën e Spanjës në diktaturë, duke sqaruar se manipulimi i fakteve historike kishte si qëllim deformimin e ngjarjeve historike dhe mosevidentimin e vlerave të pjesëmarrësve në këtë Luftë Antifashiste. Sipas Petro Luarasit, Enver Hoxha synonte që ta mjergullonte këtë ngjarje të rëndësishme, dhe mbi të gjitha, t’i atribuonte vetes merita të paqena. Më tej, Petro Luarasi hedh dritë mbi takimin dhe bisedën e parë e të vetme të babait të tij, Skënder Luarsi, me Enver Hoxhën dhe “evoluimin” e ngjarjeve për këtë çështje. Ndër të tjera, Petro shpjegon edhe çështje të lëna në harresë mes personazheve të tjera të kësaj çështjeje, ku përfshihet edhe Mehmet Shehut. Për më shumë, lexoni në vijim të intervistës.

    Familja juaj është e njohur për veprimtarinë e saj patriotike dhe antifashiste. Jemi në prag të 60-vjetorit të çlirimit të atdheut. Ç´mendoni në lidhje me diskutimet që bëhen për të hedhur dritë mbi disa ngjarje “të mjergullta” të kësaj lufte?
    Lufta Antifashiste është një nga vlerat më të mëdha në historinë e njerëzimit e të popullit shqiptar, me mesazhe universale të jashtëzakonshme, prandaj nuk mund të lejohet kurrsesi që të përshtatet sipas oreksit të njërit apo tjetrit. Në ndriçimin e këtyre ngjarjeve “të mjergullta” merr rëndësi të madhe mendimi intelektual, që mund të shprehet nëpërmjet krijimtarive të ndryshme artistike, duke përfshirë edhe prodhimet kinematografike. Konkretisht, mendimin tim po e ilustroj me disa fakte dhe ngjarje të kohëve të fundit.

    Në fillim të muajit maj 2004, kur populli shqiptar përmallet me dëshmorët e tij dhe bota demokratike feston fitoren mbi fashizmin, kinematografisë shqiptare i dhurohet një film i ri: “Dear enemy” (“Armik i dashur”). Një film i arrirë në formë (regji, aktrim) e përmbajtje (skenar) na nderon si komb, tek ofron një shembull domethënës të vlerave kombëtare në shkëmbimet e ndërsjellta kulturore me botën dhe përçimin e mesazhe universale. Që në krye bashkohem me vlerësimin e ekspertëve të njohur të fushës së kinematografisë për vlerat artistike të këtij filmi: regjia, aktrimi, ambjentet, kostumet, kontrastet (me ndonjë përjashtim të parëndësishëm), sjellin një rritje cilësore në këtë realizim artistik, prandaj në këtë drejtim kjo arritje duhet përgëzuar. Besoj se vlerësime të tjera më të mëdha do të jepen nga ekspertët. Por, dëshiroj të përqëndrohem në një aspekt tjerër të brendisë së filmit, në mënyrë që çështja të kuptohet më mirë nga lexuesit. Subjekti i “Dear enemy” nis në prag të kapitullimit të Italisë fashiste (rrëmujë e plaçkitje deposh nga ana e shqiptarëve dhe tmerr e panik në një spital ku ushtarë italianë të plagosur, të braktisur nga shokët e tyre, nuk dinë ku ta fusin kokën). Një syresh fatlum, u ndihmua nga një plaçkitës, tregtar i mirënjohur vendas, që e strehon në familjen e tij patriarkale: nëna e ve, dy djemtë të martuar, njëri prej tyre me një austriake (që vetëquhej gjermane?!) dhe vajza (e martuar me një inpotent) ku fshihej edhe një partizan i plagosut lehtë (me dorë të fashuar). Më pas, këtu strehohet edhe një orëndreqës çifut.

    Ndërkohë, futet në rol edhe një ballist, përkthyes, i cili e njeh tregtarin me një komandant gjerman, që u bë frekuentues i shtëpisë “vakëf”, aq sa për Krishtlindje sjell dhuratë-kurban një qingj. Në praglargim të gjermanëve, “vakëfit” i shtohet edhe ballisti. Skena “mbresëlënëse” e filmit: në tërheqje ushtarët gjermanë po u falnin kacidhet e tyre të fundit fëmijëve lypsarë, të cilët ishin “shqeto shqiptarë”, të bardhë, të veshur e të mirushqyer?! Ndërsa komandanti gjerman, me një qingj-dhuratë shkon të përshëndetet me të zotët e “vakëfit”, por te pragu i derës vritet prapa shpine nga tre luftëtarë. Preludi: me çlirimin e fshat-qytetit, kur vakëfi me fqinjët gëzon lirinë, një patrullë partizane arreston tregtarin “si bashkëpunëtor i okupatorit”, ndërsa një nga nuset e shtëpisë, “ish-virgjëresha” me burrë inpotent, shtrëngon barkun ku ngjizet bashkëkrijesa me italianin. Të tërheq vëmendjen “fakti” që në këtë film trigjuhësh (shqip, italisht, gjermanisht), kur personazhet flasin italisht, gjuha e huaj nuk përkthehet me titra?! Në vitet ´90, nga opinioni shqiptar brenda dhe jashtë vendit, është mbajtur qëndrim i ashpër ndaj filmit “L’Amerika”, ku italiani Xhani Amelo, me shpenzimet e veta jepte vizionin e tij për disa ngjarje historike që lidheshin me shqiptarët. Për këtë film, edhe shkrimtari i shquar shqiptar, Ismail Kadare, ka mbajtur qëndrim tejet kritik. Le ta vlerësojnë vetë shqiptarët situatën. Mendoj se shuma 1,200,000 euro (nga të cilat 30 milionë lekë i paguan taksapaguesi shqiptar përmes Qendrës Kinematografike) për realizimin e filmit, është e pajustifikueshme, meqë nuk i vendos si duhet “piketat e historisë”. Për më tepër, jam i shqetësuar se po dobësohet gjithnjë e më shumë ndjeshmëria ndaj vlerave historike dhe konkretisht, ndaj Luftës Antifashiste, për të cilën do të flas në vijim.

    A keni fakte konkrete për këto që thoni?
    Po. Ndodhemi përpara një fakti të çuditshëm. Diskutimi i sotëm midis përfaqësuesve të djathtë “nacionalistëve” dhe “komunistëve”, ka lënë diçka të paqartë. Le ta ilustrojmë me një shembull.

    Në televizionin “Klan”, në emisionin “Kombinat Shoë” të datës 7 maj 2004 ishin të ftuar ish-partizanë dhe nacionalistë, të cilët diskutuan mbi temën se kush e bëri Luftën Antifashiste. Më bëri përshtypje teza e “profesorit” të moshuar nacionalist, që tha: “Ne kemi luftuar më 7 prill dhe s’jemi si ju komunistët, që luftuat në Spanjë dhe nuk shkrepët një armë kundër pushtuesit”.

    Po të bazohemi në fakte, nuk mund të mohohet kurrë se Luftën Antifashiste në Shqipëri e bëri populli shqiptar, pa dallim feje, krahine, ideje dhe gjendjeje ekonomike. Prandaj, diskutimin po e përqëndroj vetëm për organizatorët. Më 7 prill 1939, mund të thuhet se qëndresa ishte e paorganizuar. Me braktisjen e vendit nga Zogu e Oborri Mbretëror, ushtria shqiptare prej 5 mijë ushtarësh u përfaqësua vetëm me disa grupime të vogla, të udhëhequra nga ushtarakët Abaz Kupi, Mujo Ulqinaku e disa të tjerë. Por, nuk mund të mohohet se populli kërkonte armë dhe grupime të ndryshme, përfshi veprimtarë komunistë, bënë rezistencë (qoftë edhe modeste). Është për të ardhur keq që zhvillimi i mëtejshëm i analizës përqëndrohet në grupimet “nacionalist-komunist” deri në absurdin që i gjithë Fronti Nacional-Çlirimitar etiketohet “komunist” kur dihet fare mirë që Partia Komuniste ishte në ilegalitet dhe në front kishte shtresa të gjera të popullsisë me interesa të ndryshme, por që i bashkonte antifashizmi. Pra, shtrohet pyetja se kush e bëri luftën: shtresat fshatare, punëtore, intelektuale, nacionaliste e komuniste apo individët Enver Hoxha… apo emisarët jugosllavë Miladin Popoviç e Dushan Mugosha?!

    Sipas jush, cila mund të quhet fillesa e Luftës Antifashiste Shqiptare?
    Për herë të parë në rrafshin botëror, fashizmi u luftua në mënyrë të organizuar në Spanjë, ku ushtria e Republikës Spanjolle, bashkë me vullnetarët antifashistë nga e tërë bota, të inkuadruar në Brigadat Internacionale, luftoi kundër koalicionit nazifashist që në vitin 1936. Nga kombi shqiptar ku përfshihen edhe kosovarët, çamët, arvanitasit, dibranët e përfaqësues të diasporës, morën pjesë mbi 60 vullnetarë. Është për t’u theksuar se po të mos kishte fituar fashizmi në Spanjë, vendi ynë nuk do të ishte pushtuar dhe mbi të gjitha, nuk do të kishte filluar as Lufta e Dytë Botërore, që shkaktoi aq shumë therori. Prandaj vullnetarët antifashistë shqiptarë në Luftën e Spanjës, si kudo në botë, janë pararendësit e Luftës Antifashiste të popullit shqiptar.

    Është folur në mënyrë të mjergullt për veprimtarinë e vullnetarëve shqiptarë në Luftën Antifashiste të Spanjës. Mund të na thoni diçka më tepër?
    Në mënyrë të përmbledhur po sqarojmë programin e tyre, botuar në gazetën “Vullnetari i Lirisë”, artikulli “25 vjet indipendencë”, nëntor i vitit 1937, ku konkretisht, shkruhet: “Përsëri po shkojmë drejt humbjes së plotë të pavarësisë së kombit tonë. Mbi kurrizin e popullit shqiptar, Musolini po sheshon udhën e penetracionit romak në Ballkan. Shqipëria është në kthetrat e kuçedrës fashiste. Për të shpëtuar, duhet t’u japim grushtin e vdekjes feudalizmit e fashizmit.” Më poshtë trajtohet platforma çlirimtare-demokratike e pluraliste: “Është ideja që ta ngjallim Frontin Popullor edhe në Shqipëri, me të cilën do të përpiqemi të shembim regjimin diktatorial profashist dhe të sigurojmë bashkimin në themel të nevojave demokratike e të zhvillimit nacional. Ja që liria nuk u fituaka me fjalë e me frikë; ajo lyp zjarr në zemër e gjak të gjallë. Përmes kësaj udhe, duhet të kalojnë të gjitha fuqitë progresive të popullit, të gjithë patriotët dhe veteranët e kombit, e gjithë klasa e aristokracisë së rënë poshtë nga dynjallëku, të gjithë tregtarët e dorës së mesme dhe industrialët që janë në rrezik të bëhen borxhlinj të kapitalizmës italiane, borgjezia progresive antiimperialiste, doemos të gjithë: bujqër e punëtorë, të gjithë, qofshin katolikë, muhamedanë ose orthodhoksë, dhe, pa as më të voglën mungesë, e gjithë djalëria kombëtare përparimdashëse e Shqipërisë…”. Përveç gazetës “Vullnetari i Lirisë”, vullnetarët shqiptarë e përçonin programin e tyre edhe nëpërmjet emisioneve radiofonike në gjuhën shqipe (nga janari i vitit 1937, nëpërmjet Radio Albaceta, Valencia dhe më pas, në Radiot Barcelona dhe Madridi. Për shembull, më 28 nëntor 1937, nga radio “Madridi”, Skënder Luarasi komunikoi në gjuhën shqipe: “Djalëria dhe populli ziejnë në Shqipëri. Vetëm idiotët nuk e kuptojnë gjendjen e vërtetë. “Të urtët” mund të jenë mjaft frikacakë, sa të heshtin. Por trimat dhe Shqipëria, nuk kanë mbetur shterpë; le ta çojnë popullin në kushtrim që t’ja sjellin Atdheut fatkeq shqiptar një ditë të lumtur lirie”. Në bazë të këtij programi, del qartë që vullnetarët shqiptarë në Luftën e Spanjës, së pari kanë qenë patriotë antifashistë dhe nga programi i Frontit Popullor, shprehet bashkimi në luftë klundër fashizmit pa dallim feje, krahine, ideje dhe përkatësie ekonomike. Për rëndësinë e tyre, mjafton të kuptojmë që këto parime u sanksionuan në Konferencën e Pezës 5 vjet më vonë.

    Përse nuk trajtohej me realizëm, në historinë e Shqipërisë, Lufta e Spanjës?
    Historia, për shkak të rëndësisë, por edhe të karakterit relativ të saj, gjithnjë është bërë synim përvetësimi nga klasa, grupime e individëve, të cilët synojnë përjetësim me përligjjen: “E vërteta vuloset në historinë e fitimtarit”.

    Me fitoren e demokracisë, shumë historianë e gazetarë janë përpjekur që nën dritën e dëshmive, fakteve e dokumenteve arkivore, të ndriçojnë njollat e errëta të Historisë së Shqipërisë, të krijuara nga mungesa e informacionit apo qëllimisht, duke shfrytëzuar edhe faktorin e jashtëm. Rëndësi e madhe po i kushtohet studimit të periudhës nga shpallja e Pavarësisë deri në çlirimin e vendit nga fashizmi. Por, me aq sa jam i informuar, përsëri po rezervohen me qëllim, ndriçimi i disa “periudhave të ndaluara”. Për t’u ndriçuar si duhet, do të dalloja si temë historikun e lëvizjes revolucionare në Shqipëri, celulat e grupet e para revolucionare e komuniste dhe veçanërisht, pjesëmarrjen e kombit shqiptar në Luftën Antifashiste të Spanjës. Këto tema studimi deri më sot në mënyrë të qëllimshme diku janë shtrembëruar e diku mohuar, duke krijuar një “mesele” aspak shkencore. Filozofi i famshëm gjerman, Gëte, thekson: “Gënjeshtra përsëritet vazhdimisht, ndaj dhe e vërteta duhet të kujtohet përherë.” Po të bëjmë një historik të vlerësimit zyrtar të heronjve, vullnetarëve të Luftës së Spanjës, çuditemi me paradokset. Gjatë periudhës 1945-1990, evidentimi i tyre u reduktua kryesisht me përkujtimin e disa dëshmorëve të Luftës së Spanjës (kryesisht të dalluar për veprimtarinë e tyre në lëvizjen revolucionare) me njëckë botim zyrtar në përkujtimin e 20-vjetorit të Luftës së Spanjës, Botimi i Institutit të Historisë së Partisë, 1959, me një roman të censuruar (“Hasta la Vista” të Petro Markos, me disa artikuj e me ndonjë aktivitet lokal. Bile, shihej me dyshim çdo përpjekje për një evidentim të plotë të veprimtarisë dhe individëve. Për Luftën Antifashite të Spanjës deri tani është dokumentuar pjesëmarrja e 34 vullnetarëve shqiptarë. Këtu përmenden vetëm ata, që janë regjistruar në formacionet ushtarake si kombësi shqiptare, sepse mund të kenë qenë edhe disa kosovarë, çamë e emigrantë, që janë regjistruar sipas shtetësisë, sipas parimit internacionalist. Kur e kemi përcaktuar këtë numër, ne jemi bazuar në të paktën, tre burime të pavarura informacioni. Evidentimi i kësaj ngjarjeje të rëndësishme dhe roli i pjesëmarrësve në të, do të na ndihmonte për grumbullimin e dokumenteve, që do të evidentonin pjesëmarrës të tjerë, aq më tepër, që edhe në Spanjë tashme drejton një qeveri e majtë...


    Historiku i Luftës Antifashiste së Spanjës

    Spanja, që nga Mesjeta bënte pjesë në Perandorinë Arabe. Në vitin 775 u formua Kalifati i Kordovës, që qeverisej nga një dinasti. Pas luftërash të shumta në shekullin XVI u mundësua bashkimi i të gjitha krahinave: Kastiljas, Aragonas, Granadës e Navarës. Në gjysmën e dytë të shekullit XVI, nën mbretërimin e Karlit të Pestë, u bë fuqia më e madhe në botë, duke zaptuar Meksikën dhe gjithë Amerikën e Jugut, përveç Brazilit. Si pasojë e luftërave të paprera në shekullin XVII dhe XVIII filloi rënia deri sa u pushtua nga Napoleon Bonaparti. Për herë të parë në histori filloi lufta partizane e popullit spanjoll, që e detyroi Napoleon Bonapartin të largohej më 1814 dhe me Kushtetutën e Kadiksit u zhdukën inkuizicioni dhe privilegjet feudale. Në vitin 1873 Spanja u shpall Republikë, por për pak kohë u rivendos Monarkia. Në Luftën e Parë Botërore ishte shtet neutral.

    Në vitin 1923 u vendos diktatura profashiste e Primo de Riverës. Më 14 prill 1931, me fitoren e së majtës, monarku Alfonsi XIII u largua; Spanja u shpall Republikë; u prishën traktatet me vendet fashiste dhe në dhjetor 1931 u shpall Kushtetuta Republikane, që njihte zgjedhjet e lira dhe pjesëmarrjen e femrës në votime. U njoh autonomia e krahinës së Katalonjës, u hoqën privilegjet e latifondistëve dhe u krye reforma agrare. Si pasojë e reaksionit, në vitet 1931-1936 pushteti u ndërrua disa herë deri sa më 16 shkurt 1936 triumfoi Fronti Popullor (që përfshinte si forca më të mëdha anarkistët, sindikalistët, socialdemokratët, socialistët e komunistët) e menjëherë nisi aplikimi i reformës agrare ku 500 mijë ha. iu shpërndanë fshatarëve. U shtetëzuan ndërmarrje dhe arsimi u bë popullor. Edhe në Francë triumfoi në zgjedhje Fronti Popullor. Në këto kushte, më 18 korrik 1936 filloi rebelimi fashist spanjoll me mercenarë marokenë, i ndihmuar financiarisht e ushtarakisht nga Italia e Gjermania dhe politika e shteteve fqinje “neutrale”. Qeveria popullore, e ndodhur në rrezik të madh, lëshoi kushtrimin: “Popuj të botës, fashizmi po mbyt në gjak popullin spanjoll. Ndihmonani!” Më 17 tetor 1936 mbërrijnë në Albacetë 500 vullnetarët e parë të huaj. Një delegacion i tyre u prit nga qeveria. Kur u pyetën se “me ç’kondita kërkoni ju të merrni pjesë në luftën tonë?”, ata u përgjigjën: “Ne nuk kërkojmë asnjë konditë. Dëshirojmë netëm që Brigadat Internacionale të konsiderohen si njësi të varura nga qeveria juaj dhe të përdoren si trupa sulmi, ku të jetë nevoja e frontit.” Më 22 tetor 1936 qeveria spanjolle aprovoi krijimin e Brigadave Internacionale. Më 21 shtator 1938, në Lidhjen e Kombeve u bë marrëveshja që të largohen trupat e huaja nga Spanja. Ndërsa, më 28 tetor 1938 Barcelona përcolli vullnetarët e lirisë; koalicioni fashist i shtoi forcat sulmuese. Një pjesë e vogël e vullnetarëve, rreth 5 mijë, mundi të kthehej në ndihmë të Republikës, për të ngadalësuar përparimin fashist dhe duke u kujdesur për largimin e popullsisë civile drejt kufirit frëng. Më 26 janar 1939 fashistët u futën në Barcelonë. Do të ishte 28 marsi i po këtij viti, kur “Kolona e Pestë” çeli rrugën për pushtimin e Madridit. Në brigadat internacionale morën pjesë rreth 35 mijë vetë nga 53 vende të botës; mes tyre edhe nga Shqipëria. Me qindra e mijëra të tjerë u ndaluan në kufi nga Komisioni i Mosndërhyrjes. Me fitoren në Spanjë, fashizmi marshoi drejt Luftës së Dytë Botërore.
  5. OROSHI

    OROSHI Fillestar

    Re: lufta civile ne Spanje dhe pjesmarrja shqiptar

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    rreth 17 prej tyre u vrane ne lufte...

    [/ QUOTE ]

    45 te tjere i vrau Dulla ne shetitje e siper. /pf/images/graemlins/tipsy.gif
  6. dahlia

    dahlia Grupi i të çmëndurve!

    Re: lufta civile ne Spanje dhe pjesmarrja shqiptar

    I analizuat gjithe lufterat e tjera tani ju ka ngel kjo e Spanjes.
    Doja te dija,po te plaste vertete lufta ku do fshiheshit,une e kam gjet venin tim
  7. ados

    ados Fillestar

    Re: lufta civile ne Spanje dhe pjesmarrja shqiptar

    Dahlia..te vije edhe une te fshihem me ty..
    im a good boy /pf/images/graemlins/tonguee.gif
  8. pzn

    pzn Anëtar

    Re: lufta civile ne Spanje dhe pjesmarrja shqiptar
  9. ados

    ados Fillestar

    Re: lufta civile ne Spanje dhe pjesmarrja shqiptar
  10. pzn

    pzn Anëtar

    Re: lufta civile ne Spanje dhe pjesmarrja shqiptar

    budallenj sepse shkuan te bejne nje lufte qe sishte e tyre, per te ndertuar nje diktature te pergjakeshme. po ti jeton ne berlin....ku 500 perballe portes se brandenburgut mbahen bustet e bishave ruse e te tankeve te tyre....
  11. ados

    ados Fillestar

    Re: lufta civile ne Spanje dhe pjesmarrja shqiptar

    ruset kane votke te mire...leri rehat..
    femrat i kane si shpirt.. /pf/images/graemlins/goofy.gif
  12. pzn

    pzn Anëtar

    Re: lufta civile ne Spanje dhe pjesmarrja shqiptar

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    ruset kane votke te mire...leri rehat..
    femrat i kane si shpirt.. /pf/images/graemlins/goofy.gif

    [/ QUOTE ]

    ok, por personalisht edhe pse pi shume rralle, koleksionoj konjak francez, single malt skocez, dhe ato here qe kam shkua me ruse jane dizaster. thjesht me fut krupen cdo gje ruse, i urrej per vdekje sespe na urrejne per vdekje, jane sinonim i cdo gjeje ne ndyre e pike. eshte thjesht mendim personal dhe per fat te keq jam teper plak per te ndryshuar mendje
  13. Ema

    Ema Goddes

    Re: lufta civile ne Spanje dhe pjesmarrja shqiptar

    Jo Chit-chat!
    Mos dilni nga tema ju te dy!

Share This Page