Lufta Pare Boterore

Diskutime tek 'Historia Boterore' filluar nga Monroe, 4 Dec 2015.

  1. Monroe

    Monroe Valoris scriptorum

    [​IMG]
    Arsyet kryesore të shpërthimit të Luftës së Parë Botërore
    Paris, 28 korrik – Lufta e Parë Botërore filloi më 28 korrik 1914 dhe zgjati deri më 11 nëntor 1918. Konflikti i parë i madh botëror i shekullit XX, “Lufta e Madhe”, që mobilizoi 70 milionë ushtarë nga të gjitha kontinentet, shkaktoi vdekjen e 10 milionë personave dhe 20 milionë të plagosurve mes luftëtarëve, me miliona të vdekur civilë dhe rënien e katër perandorive (ruse, austro-hungareze, gjermane dhe otomane).

    Por, cilat janë arsyet kryesore të Luftës së Parë Botërore, imazhe që vijnë nga e kaluara si një vetëvrasje e Europës për shkak të fuqisë së saj?

    Këtë gjë e shpjegojnë historiani gjerman dhe profesor në Universitetin e Duseldorfit, Gerd Krumeich dhe irlandezi John Horne, profesor i “Trinity College of Dublin”.

    “Pa asnjë dyshim që janë rivalitetet e krijuara nga imperializmi i kombeve evropiane që janë në origjinë të konfliktit.

    Në fillim të shekullit, ato konsideronin se krijimi i perandorisë është i nevojshëm për zhvillimin e tyre, për mbijetesën në një botë që drejtohej nga industrializimi dhe konkurenca ndërkombëtare.
    Ekuilibrat evropianë do të prishen nga vullneti i Gjermanisë, që u bë fuqia e parë industriale në Evropë, për të pasur një perandori koloniale të përshtatshme me dinamizmin e vet.

    Gjermania veproi me shumë agresivitet kundrejt fuqive të tjera, ajo filloi një garë armatimi detar që e shqetësoi Britaninë e Madhe, u përball me Francën për disa territore afrikane dhe ndihmoi Turqinë otomane, rivale kryesore e Rusisë, që të modernizonte ushtrinë.

    Këto përpjekje kundërshtoheshin nga fuqitë e tjera dhe Gjermania ndihej e frustruar.

    Ajo ndihet e rrethuar nga anglezët, francezët dhe rusët, të cilët gjithashtu ndihen të kërcënuar nga ambiciet gjermane, çka çoi në krijimin e koalicionit kundër Berlinit.

    Kjo do të sillte një garë armatimesh të përshpejtuar në vitet 1912 dhe 1913, e shoqëruar me shpërthimin e nacionalizmave në Gjermani dhe Francë.

    Në Berlin, ushtarakët gjermanë e shihnin luftën shumë pranë, dhe mendonin se mund ta fitonin vetëm nëse ajo fillonte sa më herët, përpara se Rusia të arrinte përforcimin ushtarak që kishte ndërmarrë.
    Kjo shpjegon edhe rolin kryesor të Gjermanisë në fillimin e luftës.”

    John Horne: “Që prej disa dekadash, një rivalitet ideologjik kundërvë parimet e dinastive dhe ato multietnike të perandorive të Evropës Lindore me nacionalizmat, të mëshiruara në shtet-kombet perëndimore dhe të bazuara në parimin e sovranitetit popullor.

    Nacionalizmat që u krijuan në Ballkan dhe në Evropën Lindore kryesisht kërcënonin Austro-Hungarinë.

    Për më tepër, ekuilibrat evropianë u ndryshuan ndjeshëm me bashkimin e Gjermanisë në vitin 1871, që i mundësoi të shndërrohej në një fuqi të madhe ndërkohë që Franca po dobësohej.

    Rivaliteti kolonial dhe ekonomik u acaruan nga tensione që i kishin rrënjët shumë të thella.

    Filloi të vendoset një ekuilibër mes dy kampesh ushtarake, dhe e rregulluar nga një organizim i përbashkët mes fuqive të mëdha për të evituar që krizat rajonale t’i vinin zjarrin kontinentit.

    Madje ky organizim do të funksiononte edhe gjatë Luftërave Ballkanike 1912-13, por në korrik të 1914 brava e sigurisë nuk mbajti më.
    Nëse përgjegjësit do ta kishin kuptuar natyrën e kësaj lufte, me siguri që nuk do të përfshiheshin në të në mënyrë kaq të pakujdesur.

    Por ata e konsideruan luftën si një mundësi racionale, në parim normalisht, por nuk menduan se do të ndryshonte natyrën e botës në të cilën jetonin.”
     
  2. Monroe

    Monroe Valoris scriptorum

  3. Monroe

    Monroe Valoris scriptorum

    Lufta e Parë Botërore
    Nga Enciklopedia e Lirë

    Lufta e Parë Botërore apo Lufta e Madhe ishte lufta që përfshiu pothuajse gjithë botën, nga viti 1914 deri në vitin 1918. Kjo luftë e paparë ndonjëherë në historinë e njerëzimit i kushtoi atij humbjen e mbi nëntë milionë njerëzve. “Lufta e Madhe” përfshiu gjashtë kontinentet e banuara të lëmshit tokësor: Evropën, Azinë, Afrikën, Amerikën e Jugut, Amerikën e Veriut dhe Australinë.

    Lufta e I Botërore nisi me vrasjen e kryedukës Franc Ferdinandit, trashëgimtarit të tronit të Perandorisë Austro-Hungareze në Sarajevë të Bosnjës nga kombëtaristi serbo-boshnjak Gavril Princip me 28 qershor 1914.
    Në këtë konflikt mbarëbotëror të armatosur u përballuan dy fuqi të mëdha: Perandoritë qendrore (Perandoria gjermanike dhe Perandoria Austro-Hungareze) dhe nga ana tjetër Pakti i Trefishtë (me Mbretëritë e Bashkuara, Francën, dhe Rusinë). Lufta e Madhe filloi me 4 gusht 1914 dhe përfundoi më 11 nëntor 1918 me fitoren e Paktit të Trefishtë.

    Lufta shkaktoi shpërbërjen e katër perandorive: Perandorisë Austro-Hungareze, Prusisë, Perandorisë Osmane dhe Rusisë. Gjermania humbi perandoritë koloniale dhe shtetet evropiane të Çekosllovakisë, Estonisë, Finlandës, Letonisë, Lituanisë, Polonisë dhe Jugosllavisë fituan pamvarësinë.

    Lufta e I Botërore shënoi mbarimin e rendit botëror që u vendos pas Luftërave Napoleoniane, dhe ishte një shkaktare e rëndësishme për shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore.

    Shkaku kryesor i shpërthimit të Luftës I Botërore ishte përplasja e interesave dhe ashpërsimi i rivaliteteve në mes të dy aleancave ushtarake: Bllokut Qendror dhe Antantës.
    Shkaqet e luftës së 1 Botërore ishin të shumëllojshme.Britania e Madhe dhe Franca humbën parësin ekonomike dhe ushtarake, kurse vendi i tyre ishte marrë nga forcat e reja ushtarako-ekonomike SHBA , Gjermani dhe Japonia.Ky ekulibër i ri ushtarako-ekonomik, këmbëngulja për ndarje të re të botës në zona per ndikim, ndarja e re koloniale, dëshira për sigurim të tregjeve të reja dhe lëndë të parë- e gjitha kjo e komplikoi seriozisht jetën politike ndërkombëtare dhe krizat politike bëheshin gjithnjë me te shpeshta dhe më të rrezikshme.Rivaliteti midis fuqive të mëdha u theksua në Evropë,Azi dhe Afrikë. Për arritjen më të mirë të qëllimeve të tyre, fuqitë e mëdha evropiane formuan dy blloqe të luftarako-politike ANTANTEN dhe FORCAT QENDRORE

    Ne Janar 1916 te vena midis dy fronteve nga forcat ushtarake Austro-Hungareze dhe Bullgare, forcat serbe dhe malazeze u terhoqen drej jugut te Shqiperise per ne territorin grek, nga ku u vendosen ne ishullin e Korfuzit. Austro-Hungarezet u shtrine deri ne vijen Vjose-Berat-Pogradec. Ne zonen e Fierit perparimi i tyre u ndal ne brigjet e lumit Vjose, ku u vendos edhe vija e frontit me italianet, qe ndodheshin matane lumit ne zonen e Vlores. Ne qytetin e Fierit dhe krahinen e tij1 ashtu si ne te gjithe territorin shqiptar te pushtuar prej tyre autoritetet austro-hungareze ngriten flamurin shqiptar, hapen shkollat shqipe, organizuan administraten me nepunes shqiptare, por nen kontrollin e tyre ushtarak. Nga ana tjeter ata filluan rekrutimin e popullsise ne trupat e tyre ushtarake, per qellimet e luftes me italianet. Meqenese vija e frontit kalonte pergjate lumit Vlose, Fieri zuri nje vend te rendesishem ne perqendrimin e forcave austro-hungareze. Ne te gjithe zonen e tij u vendosen posta ushtarake per te ruajtur rendin dhe qetesine pergjate prapavijave te frontit ne te cilin beheshin luftime sporadike. Per te furnizuar trupat ushtarake u bene mjaft rekuizime te gjese se gjalle dhe prodhimeve bujqesore ne te gjithe krahinen. Gjithashtu u mobilizua me force edhe nje pjese e popullsise per ndertimin e veprave ushtarake. Keto veprime shkaktuan pakenaqesi dhe zemerim ne radhet e popullsise, te cilat u shoqeruan edhe me goditje spontane me arme kunder ushtrise Austro-Hungareze. Ketyre
    reagimeve trupat pushtuese iu pergjigjen me raprezalje dhe djegie te shtepive te atyre njerezve qe iu kunderviheshin dhe rebeloheshin ndaj tyre. Austro-hungarezet treguan nje interes te veçante ne fushen e studimit te kultures se popullit shqiptar duke sjelle nga Vjena shkencetare te ndryshem qe bene studime ne fushat e historise, arkeologjise, gjeologjise e etnografise etj. Ne vitet 1916 – 1918 nje repart i veçante ushtarak i kryesuar nga arkeologu Kamilo Prashniker, kreu germime arkeologjike ne Apoloni, Bylis, Klos, Ballsh dhe Margelliç.



    Ne Ballsh ai zbuloi mbishkrimin e dyfishte mbi kristianizimin e bullgareve dhe epitafin e varrit te kryqtarit norman. Ne rrenojat e bazilikes ai gjeti nje nga mbishkrimet per ndertimet e bera ne Bylis nga Perandori Justinian si dhe beri zbulime te tjera. Te gjitha rezultatet e germimeve dhe studimeve te tij Prashnikeri i permblodhi ne librin “Muzakia und Malakastra” (Myzeqeja dhe Mallakastra) te cilin e botoi ne Vjene ne vitin 1922. Ne germimet qe kreu ne qytetin1 antik te Apolonise grupi i Prashnikerit iu nenshtrua goditjeve te artilerise italiane qe nga vija e frontit te luftimeve pertej Vjoses. Duke patur rezultate te kufizuara ai u kujdes per te grumbulluar objekte arkeologjike qe u grabiten nga muret e kishave dhe manastireve te zones2.
    Viktima te kesaj veprimtarie u bene rrenojat antike te Apolonise, Bylisit, Klosit, Margelliçit, Ballshit dhe kishat ortodokse te Gradishtes, Libofshes, Petoves, Havaleasit, Kurjanit, Hoxhares, Ardenices, Kolkondasit dhe shkolla femerore e Fierit. Kesaj brabitjeje te bere iu kundervune tre patriote te mobilizuar ne ushtrine austrohungareze. Me ndjenjen e mbrojtjes se vlerave qe i perkisnin kultures kombetare ata u perpoqen te ndalnin kete grabitje, por nuk ia arriten ketij qellimi. Ne Gusht te vitit 1916 komanda austriake arrestoi Kamber Benjen, Izet Manastirin dhe Abaz Taushanin nen akuzen e tradhetise dhe i pushkatoi.

    Kjo ishte “fatura” qe pagoi populli i treves se Fierit gjate viteve te luftes se I-re Boterore. Ne vitin 1918 edhe Fieri ashtu si gjithe shqiperia nisi e perjetonte traumat e krizes ekonomike e cila u shoqerua me: zi buke, semundje epidemike, zhvleresim te monedhes (korones austriake) dhe pasigurine per te nesermen
     
  4. Monroe

    Monroe Valoris scriptorum

    Shkaqet Ballkanike të Luftës së Parë Botërore
    [​IMG]
    Grafit i Gavrilo Princip ne Beograd sot. shkrimet perreth thone: Fantazmat tona do te bredhin neper pallatet e Vienes dhe do t’i shtrijne tmerrit padroneve te tyre.

    Steven Steven W. Sowards

    Njëzet e pesë leksione mbi Historinë Moderne të Ballkanit, Leksioni 15

    Pak çështje në historinë moderne kanë marrë kaq shumë vëmendje në analizën e përcaktimit të përgjegjësisë për shpërthimin e Luftës së Parë Botërore më 1914. Debati filloi që gjatë luftës ndërsa palët u përpoqën t’ia hedhin fajin njëra-tjetrës dhe pastaj u bënë pjesë e çështjes së “fajit të luftës” pas vititn 1918. Çështja kaloi në revizionizëm në vitet 1920 dhe u rigjallërua gjatë viteve 1960 falë punës së Fritz Fischer.
    Ky leksion merret gjithashtu me shkaqet e Luftës së Parë Botërore, por e bën këtë nga këndvështrimi i Ballkanit. Natyrisht tensionet mes Fuqive të Mëdha qenë të shumta më 1914, dhe këto tensione shkaktuan përhapjen e shpejtë të luftës pasi ajo filloi, por shumë kriza të mëparshme mes Fuqive të Mëdha qenë zgjidhur pa luftë. Por pse ky episod i veçantë, një krizë Ballkanike që nisi me një vrasje politike në Bosnjë rezultoi kaq i pamenaxhueshëm dhe i rrezikshëm?

    Disa pyetje do të ndihmojnë për të përkufizuar hetimin tonë:

    Cili qe qëllimi i vrasjes së Franz Ferdinandit në Sarajevë më 28 qershor 1914?

    Cili qe përgjegjës për vrasjen, përveç vetë vrasësve?

    A qe lufta e pashmangshme pas vrasjes apo politikëbërësit lejuan që kriza të dilte nga kontrolli?

    Në fund, pse kjo krizë në Ballkan solli një luftë botërore më 1914 kur kriza të tjera nuk e kanë sjellë?
    Përqendrimi te Ballkani

    Nga një perspektivë ballkanike, është thelbësore të shohim aktorët dhe vendim-marrësit që qenë në punë gjatë konfliktit mes Austro-Hungarisë dhe Serbisë, dy shtetet e përfshira në krizën fillestare të Sarajevës. Një hap i tillë vë në dukje faktorë që janë disi ndryshe nga ato mes Fuqive të Mëdha në përgjithësi apo ato të ciluar në shpjegimet e përgjithshme për luftën.

    Analizat e përgjithshme mbi krizën Europiane të vitit 1914 shpesh ia vënë fajin shtetarëve të Fuqive të Mëdha për dritëshkurtësinë e tyre, paaftësinë apo dështimin për të vepruar në mënyrë efikase dhe në kohë për të ruajtur paqen. Një temë e zakonshme është natyra pasive e politikës së Fuqive të Mëdha: udhëheqësit reagonin ndaj ngjarjeve në vend që të menaxhonin krizën në mënyrë proaktive. Me pak justifikime, studiuesit dalin në konkluzionin se udhëhehësit francezë nuk kishin shumë
    mundësi për të zgjedhur: Franca qe një objekt i sulmit gjerman. Anglia hyri në luftë për shkak se një sulm i suksesshëm gjerman mbi Francë dhe Belgjikë do ta kishte bërë Gjermaninë tepër të fuqishme. Si Gjermania ashtu edhe Rusia i mobilizuan ushtritë e tyre me nxitim, për shkak se secila kishte frikë nga disfata përballë armiqve të fuqishëm në rast se vonoheshin. Gjermania dhe Rusia angazhuan veten gjithashtu me nxitim në mbështetje të klientëve të vet në Ballkan –- Austro-Hungaria dhe Serbia respektivisht –- për shkak se Berlini dhe Shën Petersburgu kishin frikë se nëse nuk e bënin, kjo do t’i kushtonte atyre humbjen e besimit te aleatët e rëndësishëm dhe do t’i linte të izoluar. Ky interpretim i trajton çështjet e Ballkanit gjerësisht përmes ndikimit që këto çështje kishin në politikat në vende të tjera.

    Një analizë me rrënë në një perspektivë ballkanike, në anën tjetër, mund të vlerësojë hapat proaktivë të ndërmarra në rajon nga fillimi i krizës. Për fat të keq, kur Austriakët, Hungarezët dhe Serbët morën vendimet e tyre të rëndësishëm në fillim të krizës, ata vazhdimisht shmangën kompromisin dhe rrezikuan luftën. Dy muaj kaluan mes
    vrasjes së Franz Ferdinandit, trashëgimtarit të fronit të Austro-Hungarisë nga një student shkolle të mesme serb i bosnjës më 28 qershor dhe luftës së përgjithshme në fund të gushtit. Me fjalë të tjera, kishte shumë kohë në dispozicion për të bërë llogaritë, për të patur kujdes dhe për të marrë vendimet e duhura. Por cili zgjodhi të rrezikojë luftën dhe pse?

    Qëllimi i vetë vrasjes

    Vetë vrasja nuk qe fare mister. Kishte dhjetëra dëshmitarë dhe vrasësit u arrestuan menjëherë: ne madje kemi edhe një fotografi të Gavrilo Princip kur shtrihet përtokë nga policia. Komplotuesit u rrëfyen me dëshirë: transkriptet e deklaratave të tyre në gjyq janë publikuar. Nuk qe gjithashtu fakti i vrasjes vendimtar në vetvete. Kjo qe një epokë vrasësish: Bashkëshortja e Franz Jozefit, Perandoresha Elizabeth, qe vrarë më 1898 në Zvicër nga një italian, por Austria nuk kërkoi luftë me Italinë apo Zvicrën. Qe rëndësia e këtij krimi për marrëdhëniet mes Austrisë dhe Serbisë që kishte rëndësi.
    Faji për servët: vrasësit

    Për të vlerësuar shkallën e fajit të Serbisë, ne duhet të shohim në tre vende: te vrasësit e rinj bosnjakë, mbështetësit e tyre në Serbi dhe te qeveria e Serbisë.

    Në një makinë të hapur, Franz Ferdinandi, bashkëshortja e tij Sofi Dhe Guvernatori Potiorek kaluan shtatë vrasës ndërsa procesioni i tyre ecte nëpër Sarajevë. Një vështrim mbi pjesëmarrësit na thotë ne diçka mbi pakënaqësitë e nacionalistëve Sllavë të Jugut në Bosnjën e qeverisur nga Habsburgasit.

    Komplotisti i parë përgjatë rrugës së paradës qe Mehmed Mehmedbasic, një karpentier 27 vjeçar, djali i një fisniku musliman boshnjak të varfëruar: ai kishte një bombë. Pasi planifikoi të vriste për hesap të vet guvernatorin Potiorek, Mehmedbasic u bashkua me komplotin më të madh. Kur makina kaloi pranë tij, ai nuk bëri asgjë: një xhandar qe
    shumë pranë tij dhe Mehmedbasic pati frikë se një përpjekje e dështuar do të prishte mundësitë për të tjerët. Ai qe i vetmi mes vrasësve që u arratis.

    Tjetri në rradhë qe Vaso Cubrilovic, një student 17 vjeçar i armatosur me një revolver. Cubrilovic qe rekrutuar për komplotin gjatë një diskutimi politik: në Bosnjë më 1914, të panjohurit shpesh qëllonte që fillonin të planifikonin vrasje politike sëbashku, në rast se kishin interesa të përbashkëta radikale. Cubrilovic qe përjashtuar nga shkolla e mesme e Tuzlës pasi kishte refuzuar të këndonte himnin e Habsburgasve. Edhe Cubrilovic nuk veproi, me frikën se do të qëllonte dukeshën Sofi aksidentalisht. Sipas ligjit të Austrisë, nuk kishte dënim me vdekje për kriminelët nën moshë, kështu që Cubrilovic u dënua me 16 vjet burg. Më vonë në jetë ai u bë profesor historie.
    Nedelko Cabrinovic qe i treti, një 20 vjeçar i papunë që kishte telashe me familjen e vet për shkak të politikës së ndiqte: ai mori pjesë në greva dhe lexonte libra anarkistë. Babai i tij kishte një kafe, kërkoi ndihmën e policisë vendore dhe rrahu familjen e tij. Nedeljko braktisi shkollën dhe iku nga një vend pune në një tjetër: çelsapunues apo punë të tilla. Më 1914 Cabrinovic punonte për kompaninë e shtypshkronjave të shtetit të Serbisë në Beograd. Ai qe mik i Gavrilo Princip, i cili e rekrutoi atje për vrasjen dhe ata udhëtuan bashkë për në Sarajevë. Cabrinovic hodhi një bombë, por nuk arriti të shohë makinën në kohën e duhur për të marrë shënjestër: ai goditi makinën pas asaj të Trashëgimtarit dhe plagosi disa njerëz. Cabrinovic gëlltiti helm dhe u hodh në një kanal, por ai u shpëtua nga vetëvrasja dhe u arrestua. Vdiq në burg nga tuberkulozi më 1916.
    Komplotuesit e katërt dhe të pestë po qëndronin bashkë. Njëri qe Cvetko Popovic, një 18 vjeçar nxënës që dukej sikur humbi guximin, ndërsa pretendoi se nuk e kishte parë makinën për shkak se kishte probleme me sytë. Popovic u dënua me 13 vjet burg dhe më vonë u bë drejtor shkolle

    Pranë tij qe 24 vjeçari Danilo Ilic, kryeorganizatori i komplotit; ai nuk kishte armë. Ilic u rrit në Sarajevë nga nëna e tij një pastruese. Babai i tij kishte vdekur dhe Ilic punoi si shpërndarës gazetash, portier teatri, punëtor krahu, portier treni, gurëthyes dhe hamall ndërsa mbaronte shkollën; më vonë ai u bë mësues, punonjës banke dhe infermier gjatë Luftërave Ballkanike. Talenti i tij i vërtetë qe agjitacioni politik: ai kishte kontakte në Bosnjë, me Dorën e Zezë në Serbi dhe azilantët politikë në Zvicër. Ai siguroi armët dhe bombat e përdorura në komplot. Ilic u ekzekutua për këtë krim.

    Dy konspiratorët e fundit nga të shtatët qenë më poshtë në rrugë. Trifko Grabez qe 19 vjeç boshnjak që shkonte në shkollë në Beograd ku u bë shok me Principin. Edhe ai nuk bëri asgjë: gjatë gjyqit ai tha se pati frikë se mos vriste gratë dhe fëmijët aty pranë dhe se pati frikë se një shok i pafajshëm pranë tij do të arrestohej pa të drejtë. Edhe ai vdiq në burg: Austriakët qenë të kursyer kur erdhi puna për t’u kujdesur për shëndetin e vrasësve pas dënimit të tyre.

    Gavrilo Princip qe i fundit. Gjithashtu 19 vjeç, ai qe një nxënës që nuk kishte patur kurrë një punë. Familja e tij fshatate kishte një fermë të vockël prej 4 akrash (1.6 ha), mbetjet e një zadruge të shpërbërë në vitet 1880; për të fituar para, babai i tij bënte karrocierin e postës. Gavrilo qe shëndetëlig por inteligjent; në moshën 13 vjeçare ai shkoi në shkollën Tregtare me konvikt të Sarajevës. Ai shpejt i ktheu kurrizin tregtisë në favor të letërsisë, poezisë dhe politikës. Për rolin e tij në një demonstratë, ai u përjashtua dhe humbi
    bursën. Më 1912 ai shkoi në Beograd: nuk u regjistrua kurrë në një shkollë, por bubërroi në letërsi dhe politikë dhe në një farë mënyre hyrii në kontakt me Apis dhe me Dorën e Zezë. Gjatë Luftërave Ballkanike, ai doli vullnetar për ushtrinë e Serbisë por u refuzua për shkak se qe tepër i shkurtër dhe i dobët.

    Në ditën e sulmit, Princip dëgjoi bombën e Cabrinovic që shpërtheu dhe supozoi se Arkiduka kishte vdekur. Në çastin kur mësoi se çfarë kishte ndodhur me të vërtetë, makinat kishin kaluar para tij. Për fat të keq, pak më vonë procesioni që po kthehej gaboi një kthesë dhe ndaloi te një cep pikërisht aty ku Princip po kalonte rastësisht. Princip qëlloi dy herë: një plumb vrau arkidukën, tjetri bashkëshorten e tij. Princip u arrestua pa patur kohë të gëlltisë kapsulën e helmit apo të qëllonte veten. Princip qe tepër i mitur sipas ligjit të Austrisë, kështu që ai nuk mund të ekzekutohej. Ai u dënua me 20 vjet burg dhe vdiq nga tuberkulozi më 1916.
    Ne mund të bëjmë disa përgjithësime mbi komplotistët. Që të gjithë qenë boshnjakë nga lindja. Shumica qenë Serbë, ose dikush mund të thotë, Ortodoksë, por njëri qe musliman i Bosnjës: gjatë gjyqit, komplotistët nuk deklaruan identitet serb, kroat apo musliman, vetëm pakënaqësitë e tyre me Habsburgasit. Asnjë nga komplotistët nuk kishte më shumë se 27 vjeç; kështu që asnjëri prej tyre nuk qe mjaftueshëm në moshë për të patur kujtime nga regjimi Otoman. Zemërimi i tyre për kushtet në Bosnjë dukej se drejtohej thjeshtë ndaj autoriteteve të dukshme. Vrsësit nuk qenë mendimtarë politikë të përparuar: shumica qenë studentë në shkollë të mesme. Nga deklaratat e tyre në gjyq, vrasja dukej sikur qe një akt simbolik proteste. Natyrisht ata nuk prisnin që ky veprim të shkaktonte luftë mes Austrisë dhe Serbisë.
    Një vështrim më i imtësishëm i viktimave mbështet gjithashtu këtë ide: në lojë qe një pushtet simbolik, jo real. Atentatet për vrasje nuk qenë të pazakonshme në Bosnjë. Disa komplotistë kishin menduar fillimisht të vrisnin Guvernatorin Potiorek dhe ndryshuan objektiv te çifti mbretëror vetëm në çastin e fundit. Franz Ferdinand kishte ndikim politik të vogël. Ai qe nipi i Perandorit Franz Jozef dhe u bë trashëgimtar kur djali i Franz Jozefit vrau veten më 1889 (motra e tij nuk mund ta merrte fronin).

    Ky pozicion nënkupton më pak pushtet nga sa imagjinohet. Bashkëshortja e Franz Ferdinandit, Sofi Chotek Sophie Chotek, qe një fisnike nga Bohemia, por jo fisnike mjaftueshëm për të qenë mbretërore.
    Ajo përbuzej nga shumë njerëz në oborrin perandorak dhe fëmijët e tyre nuk qenë në linjën e pasardhësve në fron (vëllai i Franz Ferdinandit Oto qe në rradhë). Franz Ferdinand kishte opinione të forta dhe gjuhë të mprehtë dhe shumë armiq politikë. Ai favorizonte “trializmin,” politikë që synonte t’i shtonte një komponent të tretë sllav Monarkisë Dualiste, pjesërisht për të reduktuar ndikimin e hungarezëve. Marrëdhëniet e tij me Budapestin qenë aq të këqija sa thashethemet i atribuonin atij përgjegjësinë për vrasjen e politikanëve Magjarë. Ka patur përpjekje për të argumentuar se politikanët serbë e vranë atë me synimin për të bllokuar planet e tij të reformës pro-sllave brenda perandorisë, por provat për një argument të tillë janë të dobëta.
     
  5. Monroe

    Monroe Valoris scriptorum

    Faji i Serbisë: Dora e Zezë

    Vrasësit nuk vepruan vetëm. Kush qe i përzjerë nga Serbia dhe pse? Për të kuptuar veprimet e serbëve me saktësi, ne duhet të dallojmë Parinë Radikale të udhëhequr nga kryeministri Pasiç dhe rrjetit të radikalëve në ushtri dhe përreth Apis, njeriut që udhëhoqi vrasjet e çiftit mbretëror serb në vitin 1903.

    Roli i Apisit më 1914 është çështje hamendësimesh pavarësisht se janë kryer shumë hetime. Planifikimi qe sekret dhe shumica e pjesëmarrësve vdiqën pa bërë deklarata të besueshme. Grupime studentore si Mlada Bosna qenë të afta për të organizuar komplote vrasjesh edhe vetë. Gjatë vitit 2013 shumë pjesëmarrës morën pjesë në diskutime mbi një plan për vrasjen e Gjeneralit Oskar Potiorek, guvernatorit të provincës apo madje edhe vetë Perandorin Franz Jozef.
    Por sapo u identifikuan si vrasës të mundshëm, gjithsesi, studentët boshnjakë duket se janë drejtuar për të vrarë Franz Ferdinandin nga Dimitrijeviç – Apis, tashmë një kolonel në shërbimin sekret të Serbisë. Princip u kthye nga një udhëtim në Beograd herët në vitin 1914 me një plan për të vrarë Franz Ferdinandin, por ai kishte dhe kontaktet me Dora e Zezë, e cila më vonë furnizoi armët dhe bombat si dhe informacionin mbi vizitën e planifikuar për në qershor nga Trashëgimtari, gjëra që Princip nuk mund t’i dinte pa një rrjedhje informacioni nga shërbimi sekret i Serbisë. Më 1917, Apis mori meritat për planifikimin e vrasjes, por motivet e këtij veprimi mund të vihen në dyshim: në këtë kohë, ai qe në gjyq i akuzuar për tradhëti kundër mbretit të Serbisë dhe gabimisht besoi se roli i tij në komplot mund të sillte mëshirë. Në fakt, Partia Radikale dhe mbreti patën frikë nga Apis dhe e ekzekutuan atë.
    Ata që besojnë se Apis qe përgjegjës drejtojnë gishtin nga “trializmi” si motiv i tij. Apis supozohet se e ka parë trashëgimtarin si njeriu i vetëm i aftë për rigjallërimin e Austro-Hungarisë. Nëse Franz Ferdinandi kishte riorganizuar Perandorinë Habsburgase me një bazë trialiste, duke kënaqur sllavët e jugut brenda Habsburgasve, shpresat e serbëve për t’u zgjeruar në Bosnjë dhe Kroaci do të qenë bllokuar. Në fillim të qershorit 1914, Apis thuhet se pati vendosur të jepte pistoletat dhe bombat për Principin dhe bashkëpunuëtorët e tij dhe organizoi kapërcimin e kufirit me Bosnjën nga studentët pa kaluar përmes pikave kufitare. Më vonë atë muaj, anëtarë të tjetë të këshillit qeverisës të Dorës së Zezë votuan për anulimin e planit, por në këtë pikë qe tepër vonë për të njoftuar vrasësit.

    Faji i Serbisë: Pasiçi dhe shteti
    Ndonëse Apis mundet ose mund të mos jetë fajtor për planifikimin e vrasjes, vetë vrasja nuk nënkuptonte domosdoshmërisht luftë. Nuk pati ndonjë shpërthim të parezistueshëm të zemërimit popullor pas vrasjes: Austro-Hungaria nuk mori hak në gjaknxehtësi e sipër, por priti për gati dy muaj. Kur shteti i Habsburgëve reagoi kundër Serbisë, reagimi qe në mënyrë të llogaritur, siç do ta shohim pak më poshtë. Por tashmë, të mjaftohemi me faktin se Austraikët vendosën të fajësojnë qeverinë e Pasiçit për krimin. Si mund të qe fajtor regjimi i Serbisë?

    Nuk ka prova që të sugjerojnë se Pasiç planifikoi krimin. Nuk ka gjasa që oficerët e Dorës së Zezë po vepronin për llogari të qeverisë për shkak se ushtria dhe Partia Radikale qenë në fakt të angazhuar në një konkurrencë të hidhur për kontrollin e shtetit. Pas Luftërave Ballkanike, si figurat ushtarake ashtu edhe ato civile pretenduan të drejtën për të administruar tokat e sapoçliruara (e ashtuquajtura, Problemi i Prioritetit). Pas vitit 1903, Pasiç e dinte se klika e
    Apis mund të vriste për të hapur rrugën.

    Përgjegjësia e Pasiç qëndron rreth raporteve se ai qe paralajmëruar për krimin e planifikuar dhe mori masa të papërshtatshme për të paralajmëruar autoritetet e Austrisë. Pavarësisht mohimeve të Pasiçit, ka një dëshmi thelbësore që dikush e informoi atë për komplotin dhe se Pasiçi urdhëroi ambasadorin e Serbisë në Vienë që t’i tregonte austriakëve se një atentat do të bëhet kundër jetës së trashëgimtarit gjatë vizitës së tij në Bosnjë.

    Gjithsesi, kur ambasadori i Serbisë dorëzoi paralajmërimin, ai duket se ka qenë tepër i fshehtë. Në vend që të thoshte se ai dinte për një komplot, ai foli në termat e një atentati hipotetik për vrasje, dhe sugjeroi se një vizitë shtetërore nga Franz Ferdinandi në ditën e fushëbetejës së Kosovës (28 qershor) qe tepër provokuese. Diplomatët austriakë nuk arritën të lexojnë mes rreshtave të komentit të tij të mjegullt.
    Në kohën kur paralajmërimi mbërriti te Ministri i përbashkët i financave të Habsburgëve (njeriu përgjegjës për punët e bosnjës), çdo lloj ndjesie alarmi pati humbut dhe ai nuk bëri asgjë për të rritur sigurinë apo për të anuluar vizitën e planifikuar të trashëgimtarit. Pas vrasjeve, qeveria e Serbisë qe edhe më ngurruese të kompromentonte veten duke pranuar ndonjë dijeni paraprake dhe kjo solli mohimet e mëvona të Pasiçit.

    Nëse ne jemi dakord që qeveria e Pasiçit nuk planifikoi vrasjet, çfarë mund të themi mbi përgjigjen e tyre ndaj krizës që pasoi? Lufta më 1914 nuk qe e pashmangshme: a u përpoqën serbët mjaftueshëm për ta shmangur atë?

    Faji te Austro—Hungaria
    Para se t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje, ne duhet të shohim reagimin zyrtar të Austriakëve par vrasjes. Ky reagim kishte dy forma. E para, policia dhe gjykatat ndërmorrën një seri arrestimesh në shkallë të gjerë dhe hetimesh. Qindra njerëz u arrestuan dhe u morën në pyetje, në disa raste, me dhunë. Njëzet e pesë njerëz u vunë në gjyq dhe u dënuan, por vetëm disa prej tyre u ekzekutuan për shkak se shumë prej të akuzuarve qenë minorenë.

    E dyta, ministria e Jashtme e Austrisë dhe këshilltarët më të afërt të Perandorit u menduan se çfarë mund të bënin në lidhje me rolin e Serbisë në komplot. Hetuesit mësuan me shpejtësi se armët e vrasjes erdhën nga burime serbe, por shërbimet e inteligjencës së Austrisë nuk arritën të dallonin mes roleve të administratës së Pasiç dhe grupimeve nacionaliste jozyrtare: në fakt ata ia hodhën fajin Narodna Odbrana për krimin, gjë që sugjeron se dinin gjë në lidhje me Dorën e Zezë.
    Faji i luftës mbi Austrinë lidhet me përgjigjen e saj të llogaritur ndaj vrasjeve. Këshillimet e hershme qenë të ndara. Shefi i shtabit, gjenerali Franz Baron Konrad von Hoetzendorf dëshironte një përgjigje ushtarake që në fillim. Konrat pati argumentuar më herët se Monarkia qe e rrethuar nga armiq të cilët duhej të mposhteshin njëri pas tjetrit para se të kombinonin forcat. Me fjalë të tjera, ai kërkonte një luftë kundër serbëve dhe rusëve, të pasuar nga një konfrontim me Italinë. Leopold Count von Berchtold, ministri i jashtëm i Habsburgasve, në përgjithësi qe dakord me analizën e Kondrad. Berchtold nuk mori pozicion të fortë në krizë: ai u duk se u bind nga Konrad dhe hezitimi i tij lidhej thjeshtë me nevojën për të përgatitur opinionin publik për luftën.
    Opozita e vetme reale ndaj konfrontimit dhe luftës erdhi nga kryeministri i Hungarisë Konti Stephan Tisza. Tisza qe personalisht kundërshtar i militarizmit dhe mori rrezikun e luftës më seriozisht se sa Konrad. Gjithashtu, si Magjar, Tisza kuptonte se fitorja e Habsburgasve do të qe një disfatë e brendshme për hungarezët: nëse Austria aneksonte Serbiinë, balanca delikate etnike në Monarkinë Dualiste do të humbiste. Nga njëra anë popullata sllave në Hungari mund të rritej, duke i lënë Magjarët si një minoritet në vendin e tyre, ose trializmi do të zëvendësonte sistemin dualist, sërish duke dobësuar ndikimin e Magjarëve.

    Diskutimet e hershme të Austrisë përfshinin edhe një element tjetër të llogaritur që tregon interesin e tyre të kufizuar në paqe: duke peshuar të mirat e përgjigjes ushtarake, Viena fillimisht kërkoi reagimin e aleatit të vet gjerman. Ambasadori i Austrisë në Berlin zbuloi se gjermanët dhe në veçanti, Kaizeri Vilhelm (Ëilgelm), mbështeste luftën për të ndëshkuar Serbinë dhe ofroi mbështetje të plotë. Kjo qe tërësisht e kundërt me ngjarjet gjatë Luftës Ballkanike të vitit 1912, kur Berlini refuzoi të
    mbështeste Vienën për çfarëdolloj ndërhyrjeje. Njësoj si austriakët edhe gjermanët kishin frikë nga një luftë e ardhshme me Rusinë dhe parapëlqenin të luftonin sa më parë, para se armiqtë e tyre të bëheshin më të fuqishëm.

    Kur Këshilli i Ministrave të Austrisë u takua sërish më 7 korrik, shumica mbështeti luftën. Për të kënaqur Tiszan, këshilli ra dakord të prezantonte kërkesa para Serbisë, në vend që të deklaronte luftë menjëherë. Me besimin se fitorja diplomatike më vete nuk do të mjaftonte për të shkatërruar Serbinë si kërcënim, kërkesat qëllimisht u shkruan me terma të tilla ekstreme sa për Serbinë të bëheshin të papranueshme. Refuzimi i Serbisë për t’u bindur pas kësaj do të bëhej justifikim për luftë. Brenda një jave, vetë Tisza pranoi këtë plan: rezerva e tij e vetme qe këmbëngulja që asnjë territor serb të mos aneksohej pas luftës.
    Ultimatumi final me dhjetë pika kërkonte shtypjen e gazetave anti-Austriake dhe organizatave (përfshirë Narodna Obdrana), një spastrim të mësuesve dhe oficerëve anti-Austriakë dhe arrestimin e disa shkelësve të caktuar. Dy pika ndërhynin seriozisht mbi sovranitetin e Serbisë.

    a) Policia e Austrisë duhet të ndihmojë në shtypjen e subversivëve në territorin e Serbisë dhe;

    b) Gjykatat e Austrisë do të ndihmonin në përndjekjen e komplotuesve të akuzuar brenda Serbisë.

    Dokumenti kishte një afat 48 orësh. Këshilli i finalizoi kërkesat më 19 korrik dhe i dërgoi ato në Beograd më 23. Partia e luftës në Vienë shpresonte se Serbët do të refuzonin dhe kjo do të shërbente si justifikim për luftë. Afati kohor prej 48 orësh është një provë tjetër se dokumenti nuk qe
    konceptuar si një propozim për bisedime por si një ultimatum.

    Ne mund të themi tri gjëra se si procesi i vendimmarrjes së Austrisë i jep përgjegjësi [për luftën] këtij vendi:

    E para, shumica e Këshillit të Ministrave supozuan që në fillim se lufta qe përgjigjja e përshtatshme. Vetëm Konti Tisza kundërshtoi atë dhe ai e bëri këtë gjerësisht për arsye të politikës së brendshme. Kundërshtimet e tij u kapërcyen nga premtimi për të mos aneksuar Serbinë. Negociatat me Serbinë qenë me të vërtetë false, për të krijuar një përshtypje të mirë: edhe ultimatumi 48 orësh tregon se kriza dhe jo kompromisi qe objektivi i synuar.

    Një indicie e dytë e qëllimeve të Austrisë qe fakti që Viena i kërkoi Berlinit mbështetje në rast lufte. Pasi qeveria e Berlinit u përgjigj me të ashtuquajturën “çek i bardhë,” partia e luftës nuk pa më arsye për të kërkuar paqe.
    E treta, kushtet e ultimatumit tregojnë se austriakët kishin marrë një vendim edhe pse ata po vepronin të bazuar në informacion të paplotë. Ultimatumi i lëshua shumë para gjyqit të vrasësve, pra para qartësimit të fakteve mbi krimin. Viena nuk dinte asgjë për Dorën e Zezë apo rolin e këtij grupimi, por kjo nuk i pengoi: vendimi për luftë u bazua në dobinë, jo drejtësinë apo faktet.

    Përgjigjja e serbëve

    Në këmbim, serbët nuk bënë maksimumin e tyre për të shmangur krizën. Kur Serbia fillimisht mori ultimatumin, Pasiç sugjeroi se mund t’i pranonte kushtet, me disa rezerva dhe kërkoi qartësime. Ndërsa koha kaloi, gjithsesi, u bë e qartë se Rusia do ta mbështeste serbinë pavarësisht se çfarë ndodhte. Pas kësaj, Pasiç hoqi dorë nga kërkimi i paqes. Megjithëse një përgjigje e gjatë u shkruajt dhe u dërgua, Serbia hodhi poshtë pikat kyçe mbi ndërhyrjen austriake në punën e brendshme të gjyqësorit dhe policisë së vendit. Pasiç e dinte se kjo gjë do të sillte luftë dhe ushtria e Serbisë filloi të mobilizohet para se përgjigjja të përfundohej.
    Megjithëse mobilizimi qe i kujdesshëm, ai nuk nënkuptonte një angazhim të fortë për paqe. Për shkak se përgjigjja e Serbisë nuk i pranoi të gjitha pikat, Austria prishi marrëdhëniet më 25 korrik.

    Pozicionet e prera të marra si nga Austria ashtu edhe nga Serbia e çuan situatën në buzë të humnerës dhe nuk pati më mundësi për të bërë hapa pas. Brenda pak ditësh situata doli nga kontrolli. Sërish, argumentet specifike të ngritura nga secila palë kanë më pak rëndësi se sa gadishmëria e tyre e ndërsjelltë për të ndërmarrë rreziqe. Kjo politikë e lojës me zjarrin e bëri luftën më të mundshme se sa bisedimet.

    Pse një luftë Ballkanike?

    Kjo na sjell ne te pyetja e fundit: pse kriza e Ballkanit të e vitit 1914 solli Luftën e Parë Botërore, kur shumë kriza të tjera qenë zgjidhur pa një luftë të përgjithshme në Europë?
    Në të vërtetë këtu ngrihen dy pyetje:

    E para, pse kjo krizë solli luftë mes Austeiisë dhe Serbisë? Dhe, e dyta, pse ky konflikt shpejt përfshiu pjesën tjetër të Fuqive të Mëdha?

    Nga ajo që kemi parë mbi marrjen e rreziqeve nga Austro-Hungarezët dhe Serbët, ne mund të themi diçka mbi atë se pse këto dy shtete shkuan në luftë më 1914.

    E para, të dyja qeveritë besonin se prestigji i tyre dhe besueshmëria qenë në rrezik, jo vetëm në bashkësinë ndërkombëtare, por edhe në shtëpi.

    Për Austriakët, një sulm personal mbi familjen mbretërore kërkonte një përgjigje të fortë, veçanërisht nëse vrasësit qenë serbë, të cilët kishin sfiduar Monarkinë Dualiste gjatë Luftës së Derrit, qenë etiketuar si tradhëtarë gjatë Gjyqit Fiedjung dhe së fundmi kishin shkatërruar perandorinë
    tjetër dinastike të Europës Jugore, (Osmanët). Dështimi për të vepruar në verën e vitit 1914 nënkuptonte trazira më të mëdha më vonë.

    Për regjimin e Serbisë, kushtet poshtëruese të Austrisë do të kishin zhbërë të gjithë progresin e arritur që nga viti 1903 me fitoren e pavarësisë nga ndërhyrjet e brendshme Habsurgase. Lufta ekonomike e Derrit, aneksimi i Bosnjës nga Austria më 1908 dhe tashmë kërkesa për të dërguar polici brenda Serbisë, nënkuptonte një rigjallërim të kontrollit të Austrisë. Plus kësaj, Pasiç dhe ministrat e tij përballeshin me rrezik real nga ekstremistët e krahut të djathtë të cilët mund t’i vrisnin në rast se ata dorëzoheshin.

    Në skenën ndërkombëtare, të dyja palët qenë një disfatë larg të qenit të margjinalizuar: Austro-Hungaria nuk kishte synim të zëvendësonte Perandorinë Osmane si “I sëmuri i Europës” dhe Serbia refuzonte të trajtohej si protektorat.
    E dyta, më 1914 të dyja palët besonin se ata qenë në pozicion të fuqishëm për të fituar nëse lufta vinte. Austriakët kishin mbështetjen e Gjermanëve; Serbët kishin premtime nga Rusia. Asnjëra palë nuk mendoi për mundësinë që lufta të përhapej në të gjithë Europën.

    E treta, asnjë palë realisht nuk besonte se mosmarrëveshjet mes tyre mund të zgjidheshin me bisedime. Vetëm një regjim mund të qeveriste Sllavët e Jugut në Bosnjë.

    E katërta, të dyja palët u përqendruan te frutet e fitores dhe injoruan kostot e humbjeve. Ne sakaq i kemi diskutuar idetë mbi Serbinë e Madhe, të cilat u bënë objektivat e Beogradit për luftën: aneksimi i Bosnjës, Kroacisë, Vojvodinës e kështu me rradhë. Pavarësisht ppremtimeve për Tisza që lufta nuk do të sillte aneksimin e sllavëve të padëshirueshëm, nga viti 1916, qeveria e Vienës hartoi plane për aneksimin e Serbisë dhe Malin e Zi si dhe rajone kufitare të Rusisë dhe Italisë, ndërsa pati një plan ekonomik për ta bërë Shqipërinë dhe Rumaninë varësi ekonomike.
    E pesta, kishte shumë pak frikë nga lufta. Pas luftës Greko-Turke të vitit 1897, luftimeve etnike në Maqedoni, dy Luftërave Ballkanike dhe luftës së Italisë me Turqinë më 1911, lufta në Ballkan nuk qe e pazakontë. Lufta qe bërë e zakonshme, një aspekt normal i marrëdhënieve të jashtme. Askush nuk parashikoi se çfarë do të thoshte Luftë Botërore.

    Në total, shumë tepër udhëheqës në të dyja palët më 1914 qëllimisht vendosën të shkojnë të rrezikojnë krizën dhe luftën dhe luftimet filllestare mes Austrisë dhe Serbisë qenë rezultat i kësaj.

    Në fund, pse qe kaq e rëndësishme lufta zonale mes Austrisë dhe Serbisë sa u rrit në një luftë Botërore? Këtu, ne mund të nxjerrim ndërhyrjet nga ato që dimë nga Çështja e Lindjes dhe politikës Ballkanase të mëhershme. Një element thelbësor i nacionalizmit të Greqisë, Serbisë dhe Bullgarisë gjithmonë ka qenë synimi për shkatërrimin e Perandorisë Osmane: arritja e bashkimit kombëtar nënkuptonte domosdoshmërisht arritjen e kolapsit Osman.
    Të njejtat zgjedhje qenë edhe në raport me Austro-Hungarinë. Lëshime ndaj nacionalizmit Serb do t’i bënin problemet e Vienës gjithnjë e më të rënda dhe nuk do t’i zgjidhnin ato. Pas Sllavëve të Jugut mund të vitin rumunët, italianët, çekët dhe sllovakët, secili me kërkesat e tyre. Sapo Monarkia Habsburgase fillonte një rrugë të tillë, ajo në mënyrë të pashmangshme do të zhdukej si Fuqi e Madhe.

    Kolapsi potencial i Austro-Hungarisë qe i rëndësishëm jo vetëm për qeverinë e Vienës, por edhe për aleatin e Austrisë, Gjermaninë, për fuqitë e tjera të mëdha dhe për balancën e sistemit të fuqive. Për shkak se përleshja me Serbinë më 1914 preku një çështje të këtyre përmasave, nuk është surprizë që të gjitha Fuqitë shpejt u përfshinë: të gjitha kishin interesa në lojë. Hapat specifik drejt Luftës Botërore dhe ndarja në dy palë, reflektoi konsideratat vendore që nga Polonia deri në Belgjikë: por rreziku i luftës botërore dhe jo thjeshtë luftës, hyri në ekuacion për shkak të çështjeve më të mëdha etnike që gjendeshin pas krizës së Sarajevës më 1914.
     
  6. Monroe

    Monroe Valoris scriptorum

    "Lufta e Shenjtë": Perandoria Osmane në Luftën e Parë Botërore
    Në tetor 1914 Perandoria Gjermane fitoi një aleat të ri: Perandoria Osmane hyri në Luftën e Parë Botërore dhe deklaroi ‘Luftë të Shenjtë’ kundër Antantës.
    [​IMG]
    Në një karikaturë propagandasistike franceze e vitit 1915. Ky kosh i mbushur me kapele merr një goditje të dhunshme nga një çizme. Në ajër fluturojnë kapelet e kuqe bashkë me xhufkën e tyre karakteristike, të ashtuquajturat "Fes". Kur përmendej Fes në atë kohë, nënkuptohej Perandoria Osmane. Por edhe një fuqi europiane merr këtë godtije: "Made in Germany" shkruhet në kosh. Gjermania dhe Perandoria Osmane ishin të lidhura në Luftën e Parë Botërore. Ky poster simbolizonte një flotë me anije luftarake, të cilat kishin kursin drejt Perandorisë Osmane.
    Zbarkim në Galipoli
    Trupat e Antantës zbarkuan në vitin 1915 në gadishullin e Galipolit, jo shumë larg nga kryeqyteti osman Stamboll. Një pozicion mjaft i rëndësishëm strategjik: përmes Bosforit dhe Dardaneleve Perandoria Osmane kontrollonte kalimin mes Detit Mesdhe dhe Detit të Zi. Më 25 prill 1915 një barrikadë gjigande anijesh luftarake britanike dhe franceze nisën sulmin në Galipoli, jo shumë larg Dardaneleve.
    [​IMG]
    Karikatura propagandistike duhet t'u jepte guxim ushtarëve dhe njerëzve në Francë, t'i bënte të mendonin se fuqia francezo-britanike do të mundte kaq lehtë ushtarët osmanë. Por ky supozim u provua që ishte një gabim i madh. Kur francezët dhe britanikët nisën zbarkimin e ushtarëve në fillim të vitit 1916, më shumë se 260 000 mijë trupa u vranë, ose humbën jetën nga epidemi të ndryshme.
    "Njeriu i sëmurë Bosforit"
    Kur shpërtheu Lufta e Parë Botërore asnjeri nuk e konsideroi Perandorinë Osmane si të gatshme për luftë. Prej dekadash kjo fuqi e madhe shihej si "njeriu i sëmurë i Bosforit". Rusia, Franca dhe Britania e Madhe debatonin gjithnjë me njëra-tjetrën për të bërë të tyret pjesët e mbetura të Perandorisë Osmane. Për këtë arsye Osmanët u bashkuan më gjermanët në vitin 1914. Këta të fundit nuk kërkuan territore dhe premtuan ndihmë.
    Më 29 Tetor 1914 anijet luftarake turke qëlluan disa porte ruse dhe në këtë mënyrë Perandoria Osmane hyri në luftë. Në të vërtetë vendi nuk ishte i përgatiur ushtarakisht për të hyrë në konflikt, por Sulltani osman përdori një armë propaganduese: Sulltan Mehmeti i V e quajti veten si pasardhës i Profetit Muhamed dhe në nëntor 1914 bëri thirrje për Luftë të Shenjtë. Të gjithë myslimanët, që qendronin nën sundimin francez, britanik apo rus, duhet të ngriheshin kundër pushtuesve të tyre të ‘pafe'.
    Thirrje për Luftë të Shenjtë
    "Turruni mbi armiqtë si luanët!", bënte thirrje Sulltani. Edhe gjermanët kishin shpresa të mëdha tek Lufta e Shenjtë, që do të mund të ndodhte në kolonitë me popullsi myslimane të britanikëve dhe francezëve. Por në botën myslimane apeli i Sulltanit osman pothuajse nuk u dëgjua.
    [​IMG]
    Përkundrazi shumë popuj arabë u rebeluan kundër Perandorisë Osmane. Nën drejtimin e oficerit britanik, Thomas Edward Lawrence, i ashtuquajturi "Lawrence i Arabisë", u zhvillua një luftë guerrilase mes trupave osmane dhe kryengritësve arabë.

    Vizitë nga Perandori

    Për gjermanët Perandoria Osmane ishte një partner i rëndësishëm, që duhej të mbështetej edhe me anë të propagandës. Më 1917 Perandori Wilhelm II vizitoi Konstandinopojën dhe përshendeti autoritetet e vendit duke mbajtur veshur uniformën e një marshalli osman. Kjo pamje u shpërnda më pas me anë të posterave. Në të njëjtën kohë Perandori gjerman mbylli sytë para një krimi monstruoz të osmanëve: genocidin ndaj pakicës armene në Perandorinë Osmane.

    Për shkak se ata ishin shpallur si "jo-besnikë ndaj Perandorisë Osmane", sipas propagandës zyrtare që prej Prillit 1915 qindra mijra armenë u ekzekutuan, u dërguan në marshime vdekjeje, ose vdiqën nga dhuna, uria dhe sëmundjet. Rreth 1.5 milion armenë ranë viktima të këtij genocidi.
    Perandoria Osmane qendroi në krah të Gjermanisë deri në vitin 1918 dhe së bashku me aleaten e saj humbën luftën. Por historia shekullore e Perandorisë Osmane mori fund më 1922, atëherë kur u krijua Turqia moderne.
     
  7. Monroe

    Monroe Valoris scriptorum

    Lufta e Parë Botërore: E harruar në Gjermani?
    Fëmijët e shkollave nga Britania e madhe vizitojnë fushëbetejat në Flander, në Francë dita e armëpushimit të vitit 1918 është festë kombëtare. Ndërsa në Gjermani Lufta e Parë Botërore dukej se ishte harruar. Deri tani.
    [​IMG]
    I am connected because...” Se çfarë i lidh me Luftën e Parë Botërore, e tregojnë në website të Imperial War Museum në Londër. Dan dhe Elana, Emily dhe Hugh, britanikë të të gjitha grupmoshave: është gjyshi, i cili në ditën e tij të parë në front duhej të tërhiqte kufomat në fushën e betejës dhe t'i varroste, apo stërgjyshi, mjek ushtarak, i vrarë nga snajperët. Nëna, i fejuari i së cilës vdiq. Në një video, që bën thirrje për donacione për ekspozitën e madhe të Luftës Botërore në verë, tregojnë fëmijët, nipat dhe stërnipat për tmerret e luftës së Parë Botërore, që këtu janë të rrënjosura thellë në memorien familjare. Shumë gjermanë nga ana tjetër e kanë të vështirë ta bëjnë këtë hap. Sepse në Gjermani del një tjetër pyetje në plan të parë: A ka qenë gjyshi im nazist?
    Keqbërës, viktima, apo statistë?
    Sa ka bashkëpunuar gjyshi ose gjyshja, nëna apo babai me nacionalsocializmin, nëse ata ishin autorë të krimeve, viktima, apo simpatizantë, duan të dinë shumë fëmijë dhe nipër në Gjermani. Se sa mund të të nxjerrë nga shinat fakti, që nuk njeh rrënjët e tua, tregon historia e Jennifer Teege. Jeta e vajzës së një nëne gjermane dhe një babai nigerian u kthye plotësisht me kokë poshtë, në momentin kur ajo zbuloi rastësisht se gjyshi i saj ishte Amon Gëth, komandanti sadist i kampit të përqendrimit nga filmi "Lista e Schindlerit".
    Çfarë ka të bëjë historia e Jennifer Teege me luftën e Parë Botërore? Ajo tregon përse ajo ka dalë në sfond të kujtesës kolektive. Ajo është mbuluar me tmerret edhe më të mëdha, që pasuan, me nazismin, Luftën e Dytë Botërore, Holokaustin dhe Luftën e Ftohtë. Dhe që buruan nga Gjermania.
    [​IMG]
    Historia gjermane plot thyerje
    Sepse ndryshe nga Anglia, apo Franca, sistemet (demokratike) politike të të cilave në shekullin e 20 ishin kryesisht të qëndrueshme, historia gjermane është plot thyerje. Që nga viti 1914 ka pasur pesë sisteme krejtësisht të ndryshme: Perandoria, Republika e Weimarit dhe diktatura naziste, pastaj BRD dhe RDGj dy shtete gjermane, që qëndronin përballë njëra-tjetrës në dy blloqe armiqësore. Gjermania e ribashkuar ekziston prej vetëm 25 vjetësh. Ajo është një demokraci relativisht e re.
    Ndryshime dramatike të ngjashme nuk ka përjetuar asnjë vend tjetër në Evropën Perëndimore, por shumë fqinjë lindorë të Gjermanisë, si Polonia, Rusia dhe vendet e Ballkanit. Politologu Herfried Münkler flet në intervistë për DW për një "ndryshim perëndim-lindje në kulturën e kujtesës" në Evropë.
    Ndryshe nga belgët apo francezët, gjermanët nuk e kanë përjetuar Luftën e Parë Botërore direkt në vendin e tyre. Te shumë njerëz në perandori lufta mbërriti vetëm në formën e një lajmi të ftohtë për vdekjen e të afërmit, apo përmes një kartoline të cenzuruar. Tmerret e bombardimeve dhe evakuimeve gjatë Luftës së Dytë Botërore e kanë larguar kujtimin e llogoreve dhe fushëbetejave të Luftës së Parë Botërore.
    Kërkimi shkaqeve në vend të pyetjes për fatin e luftës
    Megjithatë në shumë vende në Gjermani ka përmendore lufte, apo shoqata veteranësh, që përkujtojnë të vdekurit e Luftës së Parë të madhe. Për më shumë se një gjysmë shekulli shkencëtarët gjermanë merren intensivisht me Luftën e Parë Botërore. Ishte historiani nga Hamburgu Fritz Fischer, i cili në vitet 60-të arsyetoi tezën e fajit kryesor të gjermanëve në shpërthimin e Luftës së Parë Botërore, duke shkaktuar në këtë mënyrë një debat të vazhdueshëm ndërkombëtar, e quajtur polemika Fischer.
    Në vitin jubilar 2014 janë botuar një numër publikimesh të reja (DW-Link: Der Erste Weltkrieg in den Medien). Pyetja për fajësinë e luftës është shtyrë në plan të dytë. Sepse që t'i japësh një përgjigje të qartë, është gati e pamundur për shkak numrit të madh të burimeve dhe perspektivave. Në vend të kësaj në qendër qëndron kërkimi shkaqeve. Për shembull në librin e Christopher Clark „Sonambujt“, në të cilin historiani australian analizon luftën si „një rezultat të shmangshëm të një serie ngjarjesh dhe vendimesh". Në mënyrë të detajuar përshkruan edhe libri „Lufta e madhe“ e Herfried Münkler (Link zu Interview) panoramën kohore të luftës së Parë Botërore dhe tregon, se çfarë mund prej saj të mësojnë politikanët sot. Që të kujdesen që konfliktet rajonale të mos kthehen në konflikte
    gjithëpërfshirëse.
    Të rinjtë duan të dinë më shumë
    Sa më shumë afron viti jubilar, aq më shumë është shtuar muajt e fundit edhe interesi publik. Një sondazh aktual tregon se të rinjtë në Gjermani duan të marrin vesh më shumë për Luftën e Parë Botërore nga ajo, që mësojnë në shkollë. Në aktivitete të shumta trajtohen anët e shumta të luftës, për shembull në ekspozitën „Avantgardat në luftë“ në muzeun federal të artit. Gazeta, revista dhe faqe interneti prezantojnë fate njerëzish.
    Por një gjë të bie në sy: Në aktivitetet e mëdha kombëtare në përkujtim të fillimit të luftës para 100 vjetësh, Gjermania zyrtare është deri tani e përmbajtur. Këtu Lufta e parë Botërore nuk shërben për krijimin e mitit kombëtar dhe aq më pak për të festuar.
    Projektet dhe botimet e shumta janë ato, që ndihmojnë për të sjellë nga copëzat e perspektivave të veçanta kombëtare një peisazh ndërkombëtar të Luftës së Parë Botërore. Sepse si astronauti, i cili mund të shohë tokën të tërën nga një farë distance, kështu ndodh edhe me historianët. Vetëm pas një distance të mjaftueshme mund të shihen qartë raportet dhe interaksionet.
     
  8. Monroe

    Monroe Valoris scriptorum

    Rusia dhe Lufta e I Botërore
    Bashkimi Sovjetik nuk donte ta përkujtonte Luftën e I Botërore. Rusia sot ngre monumente përkujtimi. Aktualisht në Rusi shtrohet pyetja: a kanë nxjerrë mësime Rusia dhe Europa prej gabimeve të dikurshme?
    [​IMG]
    Me turp më duhet ta pranoj, se unë jam rritur në Moskë në afërsi të stacionit të metrosë "Sokol" dhe deri para pak kohësh nuk e dija, që ky vend ka qenë dikur i shenjtë për shumë rusë, të cilët kishin humbur të afërm të tyre në Luftën e I Botërore. Në park, ku ka qenë sheshi ynë i lojërave, ku ne kemi luajtur me slita e kemi bërë ski, ku ne jemi takuar me shokët, ka qenë dikur një varrezë nderi. Këtu dikur preheshin mijëra ushtarë e oficerë, infermiere dhe mjekë ushtarakë.
    Deri në vitin 1917 këtu kishin gjetur prehjen e fundit mbi 18 mijë vetë. Në 1918 këtu u inagurua edhe një katedrale e vogël. Por pak pas ndërtimit të saj sovjetikët e hodhëhn atë në erë duke e rrafshuar edhe varrezën. Asgjë s'duhej t'u kujtonte më qytetarëve sovjetikë nga "imperializmi luftarak". Vendin e së "shkuarës" së pa lavdi e zuri e "ardhmja" e lavdishme - në formën e një parku argëtimi duke përfshirë edhe ambjente qitjeje, park lojërash për fëmijë dhe kinema.
    [​IMG]
    Lufta e harruar
    Në kohën e Bashkimit Sovjetik me vetëdije synohej që të mos përkujtohej Lufta e I Botërore. Tek e fundit Lenini këtë luftë e kish cilësuar si "imperialiste", "cariste" dhe "armiqësore ndaj popullit". Lufta e cënonte vështrimin drejt fitores heroike të revolucionit botëror socialist. Më vonë - jo më pak e rëndësishme - tmerret e Luftës së II Botërore i mbuluan të gjitha kujtimet e mbetura nga ajo e para.
    Vetëm në mesin e viteve 1980 Lufta e I Botërore sërish u kthye në temë - kur në pushtet erdhi Mikail Gorbaçovi me reformën e tij "Perestrojka" - me të cilën nisi ndryshimi i jetës politike, ekonomike dhe shoqërore.
    Era e papritur e ndryshimeve e lëkundi memorjen kolektive. Tani mund të përkujtohet gjithçka, që ishte e ndaluar prej partisë komuniste. Kësisoj janë përkujtuar viktimat e urisë së madhe në vitet 1930 në kampin famëkeq të të dënuarve Gulag të Stalinit - e po ashtu edhe heronjtë e Luftës së I Botërore. Në fund të viteve 1980 edhe në parkun e fëmijërisë sime në stacionin e metrosë së Moskës "Sokol" u vendos një kryq i madh druri– në përkujtim të viktimave të Luftës së I Botërore.
    Historianët, që shtrojnë çështje aktuale
    Varreza është vetëm një shembull i ndrydhjes së kujtesës. Nëpër libra p.sh., lufta është trajtuar thjeshtë si një skenë, si një "ekselerator gjigant i revolucionit", thotë për DW Irina Zhuravskaja nga Muzeu Historik i shtetit në Moskë. As studimet lidhur me luftën në Bashkimin Sovjetik nuk janë përpunuar. Vetëm tani në vitet e fundit në Rusi po publikohen libra për Luftën e I Botërore. "Kjo është rruga për të rifituar memorjen tonë historike", thotë Zhuravskaja.
    Një ndër këto libra (Lufta e I Botërore, 2013) e ka shkruar Anatoli Utkin. Historiani i njohur rus është i bindur, se Rusia në vitin 1914 nuk e kaloi provimin e pjekurisë. Një fitore e përbashkët përkrah Antantës do ta kishte lidhur Rusinë me Europën, argumenton Utkin. "Bashkë me Francën e Britaninë e Madhe, Rusia do të kishte mundur të ishte bashkëpërcaktuese e zhvillimit europian. "Shkëputja e
    parakohshme e Rusisë nga lufta, e ashtuquajtura paqja e veçantë me Gjermaninë në vitin 1917, ia hoqi pushtetin shtresës së vogël ruse me orientim europian. Në pah dolën ato masa, që asnjëherë s'kanë pasur domethënie për Perëndimin dhe vlerat e tij. Këto njerëz, sipas Utkin, e asocionin Europën me një objekt: me artilerinë gjermane, që pati vrarë rusë në masë. Në këtë mënyrë asnjëherë nuk u arrit në një union mes Rusisë dhe Europës. "Rusia e humbi në 1914 lidhjen me Europën", mendon historiani dhe thekson, se "kush e di, nëse ndonjëherë do të vijë një shans i ri".
    Ky libër është sot më aktual se kurrë, sepse pas botimit të tij pasuan aneksimi i Krimesë nga Rusia dhe gjendja e tensionuar në Ukrainë, sanksionet e BE-së, përjashtimi i Rusisë nga grupi i vendeve të industralizuara G8. Rusia është sërish shumë larg afrimit me Europën.
    Përkujtimi në muzeume dhe në kinema
    Shpërthimi i luftës 100 vjet më parë është marrë si shkas në Rusi për organizimin e një sërë veprimtarive përkujtimore, zyratre dhe jozyrtare. Filmi "Batalioni i vdekjes" p.sh. do të jetë një nga pikat kulmore të sezonit veror të kinemasë në Rusi. Në këtë film trajtohet tema e një batalioni real të Ushtrisë Ruse, i cili duhej t'i nxiste burrat e lodhur nga lufta që të kryenin vepra të reja heroike në front. Filmi i kushtueshëm në pjesën më të madhe është financuar nga shteti. Premiera botërore e tij është parashikuar për në gusht 2014 - dita kur perandori gjerman Wilhelm i II në 1914 dha urdhërin e mobilizimit dhe i shpalli luftë Rusisë.
    Edhe muzeu i Luftës së I Botërore në qytetin Pushkin më 1 gusht 2014 do të rihapet. Muzeu Historik i shtetit në Moskë në verë do të hapë dy ekspozita për luftën.
    Që nga 1 gushti 2013 në Rusi ka një ditë zyrtare përkujtimore ndaj viktimave të Luftës së I Botërore. Rusia përpiqet që të bashkojë pjesëza të mozaikut të historisë. Në një vend, ku historia gjithmonë është krakterizuar prej ideologjisë, kjo nuk do të jetë e lehtë. E me siguri që kjo as nuk mund të realizohet shpejt. Por qysh tani mund të konstatosh, se ka interes dhe se kujtimet rikthehen.
    Në parkun e fëmijërisë sime, më 1 gusht 2004, pikërisht me rastin e 90 vjetorit të fillimit të Luftës së I Botërore u përurua një monument i madh përkujtimor. Por unë e zbulova atë vetëm sivjet.
     
  9. arlinda hasaj 17

    arlinda hasaj 17 Primus registratum

    SHQIPERIA GJATE LUFTES 1 BOTERORE

    PUSHTIMI I SHQIPERISE NGA USHTRITE E HUAJA


    Lufta e pare boterore shpertheu me 4 gusht 1914. Me fillimin e saj,Shqiperia u shnderrua ne nje shesh lufte.Gjate viteve1915−1916 territoret e Shqiperise u pushtuan nga ushtria italiane,austro−hungareze e franceze.Qeveria italiane,ne qershor 1917 ne Gjirkaster,shpalli pavaresine e Shqiperise nen mbrojtjen e mbreterise italiane.Lejuan flamurin shqiptar,celen shkolla ne gjuhen shqipe,filloi ndertimi I rrugeve etj

    Ne janar te vitit 1916 ushtrite austro−hungareze hyne ne Shqiperine e veriut dhe ate te mesme.Organizuan nje administrate civile me nepunes shqiptare,nen varesine dhe kontrollin ushtarak te tyre.Qendra e administrates se tyre ishte Shkodra. Ne vitin 1917 shpallen autonomine e Shqiperise,nen protektoratin Austro-Hungarez,por lane ne heshtje kufijte e saj politike.Ne tetor 1916,repartee te ushtrise franceze pushtuan Korcen.Ne 10 dhjetor autoritetet franceze nenshkruan me perfaqesuesit shqiptare nje protokoll,sipas te cilit qyteti I Korces dhe rrethinat formonin nje krahine autonome.Ajo do te administrohej nga shqiptaret nen mbrojtjen e autoriteteve franceze.


    REAGIMI I LEVIZJES KOMBETARE SHQIPTARE (1914−1918)


    Pushtimi I Shqiperise vuri ne levizje rrethet patriotike shqiptare. U krijuan komitete te fshehta ne Durres,Shkoder etj.Gjate vitit 1915 u krijuan ceta te armatosura.Ne vitin 1916 LK mori karakter me te organizuar.Dy ishin objektivat e saj:-sigurimi I pavaresise se Shqiperise dhe rishikimi I kufijve te vitit 1913,me qellim qe te perfshiheshin Brenda tyre edhe krahinat e lena jashte prej vendimit te Konferences se Londres ne vitin 1913.LKSH-ja u perpoq te siguronte mbeshtetjen e fuqive te medha.


    PERFUNDIMI I LUFTES.KONGRESI I DURRESIT.


    Lufta perfundoi zyrtarisht ne nentor te vitit 1918,me fitoren a Antantes.Ne Shqiperi ushtrite e Bllokut u zevendesuan nga ato te Antantes.Keshtu, trupat italiane u shtrine deri ne Shkoder dhe ushtria franceze vazhdoi te qendronte ne zonen e Korces.Ne mbarim te luftes ,ne shtypin e kohes u botua teksti I Traktatit te Fshehte te Londres.Ai u nenshkruane pril l1915 ndermjet Italise dhe Fuqive te Antantes.Sipas tij ne Shqiperine e Mesme krijohej nje shtet shqiptar autonom dhe neutal,qe do te perfaqesohej nga Italia ne marredheniet me jashte(shih harten)



    Kongresi I Durresit

    Lindi nevoja per thirrjen e nje kongresi kombetar.Kongresi filloi punimet me 25 dhjetor 1918 ne Durres.Punimet e tij u drejtuan nga Turhan pashe Permeti.Ne kongres nuk munden te perfaqesoheshin krahinat qe ndodheshin nen pushtimin serb dhe frances ,si dhe delegatet e krahines se Vlores. Kongresi mbeshteti vendimet e Konferences se Londres te 1913. Ai krijoi nje qeveri te perkohshem me kryeminister Turhan pashe Permeti. U miratua deligacioni zyrtar shqiptar qe do te mbronte kerkesat e shqipetareve ne konferencen e Paqes, I cili do te kryesohej nga kryeministri. Ne 27 dhjetor ne 1918, Kongresi formoi Senatin ,si organ keshillues te qeverise.


    KOSOVA DHE VISET E TJERA GJATE LUFTES


    Ne janar 1916 kosova dhe viset e tjera shqiptare ne Maqedoni dhe Mal te Zi u pushtuan nga trupat austro-hungareze dhe bullgare. Ne tetor te vitit 1918 ne kosove dhe ne viset pereth hyne forcat franceze , te cilat ndihmuan ushtrine serbe te vendosej perseri ne viset shqiptare .

    Vendi u nenshtrua ndarjes se re administrative , e cila synonte ti mbante shqiptaret te percare. Atyre iu mohuan te drejtat kombetare .Filloi carmatimi popullsise. Ne nje situate te tille shqiptaret reaguan . KMK “Mbrojtja Kombetare e kosoves” (KMK) u themelua mr 1 maj 1918 ne Shkoder nga Kadri Prishtina. Nje rol te rendesishem ne mbrojtjen e te drejtave te shqiptarereve luaji edhe “Xhemijeti” ne Shkop me 18 dhjetor 1918, parti politike qe drejtohej nga Nexhip Draga. Me vendimet e Konferences te Londres, Cameria I kaloi Mreterise Greke. Polika e qevirise greke ndaj ʢameve pergjithesisht e dhunshme.Situata ndryshoi ne qeshor te vitit 1917 kur ne camera hyne trupat italiane. Ata qendruan atje rreth tre muaj. U lejua te ngrihej flamuri shqipar , u lirian nga burgjet nje pjese e popullsise came, u hapen shkodhat shqipe ne camera. Me hyrjen Greqise ne luften e 1 boterore ne krah te Antantes, italianet u tehoqen u terhoqen dhe vendin tyre e zuri perseri Greqia
     

Shpërndajeni këtë faqe