MALL per gjellerat shkodrane

Diskutime tek 'Shkodërlocja jonë' filluar nga lule-bore, 24 Nov 2004.

  1. lule-bore

    lule-bore Fillestar

    MALL per gjellerat shkodrane

    A ju ka marre malli per gatimet e prinderve apo gjysheve ,dua te flasim per gjellrat tipike shkodrane.Qe me keq ardhje ne kete pike ne jemi me dobet qytetet e tjera te shqiperise .
    Kur me pyesin shoqeria e huaj se kush eshte pjata karakteristike shkodrane per zoten pa rrena per veq TAVES SE KRAPIT dhe QEFULLIT NE TJEGULL sdi qtju them se lene mos te flasim per sallata e gatime te tjera .
    Me ka malle malli per
    Laknur me purri
    Japrak me gjeth hardhijash ose me lakna
    Tava krapit me lang
  2. OROSHI

    OROSHI Fillestar

    Re: MALL per gjellerat shkodrane

    Mu me ka marr malli per lakna me mish DERRI!!!!
  3. shkodrani80

    shkodrani80 Fillestar

    Re: MALL per gjellerat shkodrane

    M'shkoj goja lang lule-bore! :goofy:

    M'ka marr malli me hanger dhe rrokoll.
    Kurse per nade kisha me hanger naj her qebap.


    Se qesh tu harru: edhe pacamuri me zhigla s'kishte ken keq! :cool:


    Pershendetje!
  4. neta

    neta Anëtar

    Re: MALL per gjellerat shkodrane

    mu s'me merr fort malli per gjelle shkodrane se njato i bajme edhe ktu.

    Por me ka marr malli per:

    1. pastat piramide
    2. zupat (para komitetit)
    3. Du Kimca
    4. Byrek (prej atyne 100 lek a sa kan pas ba kur kam ken un atje.
    5. Akulloret te beqoja /pf/images/graemlins/tongue.gif
    6. Trung (paste)
    ....

    ka ma po ikto po me kujtohen itesh.
  5. shkodrani80

    shkodrani80 Fillestar

    Re: MALL per gjellerat shkodrane

    1, Lakuriq
    2. Hagjimakulle
    3. Tespigje

    Mystic! Mos e kishe fjalen ma nalt per byrekt e Nazit te tetkatshi? /pf/images/graemlins/wink.gif
    Per qebabt n,q,s. e din rreceten e pergatitjes t'lutem na e shkruj kur t'kesh kohe! E kam fjalen ma shum ktu per erzat qe perdoren. /pf/images/graemlins/smile.gif
  6. nikson

    nikson Fillestar

    Re: MALL per gjellerat shkodrane

    O mystic haahah edhe ti shkoke te Beqoja te Insituti aa i ban te mira ai ,po mu me pelqen ma shume ato te Mili ne Rus /pf/images/graemlins/wink.gif

    Sa per byreke as me bjen mend ma me ble se jam helmu 2here kete vit te nji byrektore aty afer insitutit perballe sahatit.

    Me ka marre malli me hanger Pite me barishte bahcet e me djath :goofy: ,A e ka marre kend malli per buke kallamoçe? /pf/images/graemlins/laugh.gif edhe samuna qe kane pas shite per Ramazan! :goofy:
  7. harap

    harap Guest

    Re: MALL per gjellerat shkodrane

    cfare gjellesh ka shkodra karakteristike te saj ?
  8. Raptor

    Raptor Fillestar

    Re: MALL per gjellerat shkodrane

    Harap lexa ca ka shkru lulebora.
    Kam kujtu se e din historin e "ec harap maj menden tande" /pf/images/graemlins/smile.gif
  9. Raptor

    Raptor Fillestar

    Re: MALL per gjellerat shkodrane

    Du gurabija ne tlyn
    Du "çukulata" Hilal (qe ka shit Besa i marr) /pf/images/graemlins/smile.gif
    Du hurma
    Du kumlla stamollet
    Du gjuca karas levrek lloça qefull edhe krap ne tav.

    Kaq per iher. Ba me mu kujtu naj gja tjeter tash pa ju tham. /pf/images/graemlins/smile.gif lol /pf/images/graemlins/smile.gif
  10. harap

    harap Guest

    Re: MALL per gjellerat shkodrane

    une pyta me me kujtu ndonje gja qe se disha ose se mbaj mend.per shembull gjuca kisha kohe pa e degju /pf/images/graemlins/smile.gif
  11. lule-bore

    lule-bore Fillestar

    Re: MALL per gjellerat shkodrane

    Shkodrani80 qa du desht me e permend se me meti mendja te RREKOLLE ME PLANCA EME QEPE edhe Qebab edhe asjaj taves me gjyca te pjekuna me pak huder e ufull apapapaa na shkaj goja lamg.

    Frutat ; kumlla te egra dhe shega te egra
    Amelsina;Bakllaven e mamit teme dhe qumshturin si dhe kasatat
  12. genci

    genci Fillestar

    Re: MALL per gjellerat shkodrane

    krylan /pf/images/graemlins/smile.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif
  13. harap

    harap Guest

    Re: MALL per gjellerat shkodrane

    Qull dhe pulener
  14. harap

    harap Guest

    Re: MALL per gjellerat shkodrane

    kajmaklije /pf/images/graemlins/smile.gif
  15. neta

    neta Anëtar

    Re: MALL per gjellerat shkodrane

    ahahah,buk kallamoce e ban nana jeme qe lepin gishtat, megithate nuk e ka lezetin e asaj qe ka pas shit nje burre ne biciklete tuj bertit neper lagje "buk kallamoce e bardhe dhe e nxehte" masanej e perqeshin fmija neper pallate e aj vazhdote me bertit "buk kallamoce e bardh edhe e nxehte, Aj qe shan, shan vedin..."

    me ka marr malli per buk e djath e mollatart (prej atyne me lang). Kta ktu jan si me hanger bar /pf/images/graemlins/frown.gif
  16. Raptor

    Raptor Fillestar

    Re: MALL per gjellerat shkodrane

    Mystic. Ne tan boten mollatartat jan si bar. Vec ne Shkoder ke lezet me i pa, le ma me i hanger, jo vetem mollatartat pa tana frutat e perimet.

    Du rrush çylek.
    Du speca te mushun
    Edhe bakllav te gjyshes teme... /pf/images/graemlins/smile.gif

    Shendet e pare tanve
    SH10
  17. shkodrani80

    shkodrani80 Fillestar

    Re: MALL per gjellerat shkodrane

    Imam bajalldi
  18. mostro

    mostro Anëtar aktiv

    Re: MALL per gjellerat shkodrane

    Byrek me plenc dashi.Treva e Shkodres e qan ket lloj byreku..
  19. neta

    neta Anëtar

    Re: MALL per gjellerat shkodrane

    ja kam harru emrin, po me ka shku mendja per nji si tip byrekut qe bahet me purrinj. Edhe at tjetrin qe bahet me kunguj.

    A ja din kush emrat?
  20. lule-bore

    lule-bore Fillestar

    Re: MALL per gjellerat shkodrane

    Byreku me purri ithohet LAKNURIT e kam shkruar dhe une
    Atij me kunguj esheqer i thojn LAKURIQ

Share This Page