Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

Diskutime tek 'Ekonomia & Biznesi Shqiptar' filluar nga dimir, 18 Jun 2005.

  1. ^Ira^

    ^Ira^ Forumium praecox

    Re: Marketing, Ide, Koncepte & psikologji Biznesi

    Lips une mendoj se Cola apo Pespi nuk po bejne marketing te gabuar duke ofruar falas frigorifer te markes se tyre shitesve me pakice me kusht qe te reklamohet vetem produkti i tyre, perkundrazi do te thoja qe eshte nje strategji shume e goditur, dhe nuk eshte se nuk e konsiderojne klientin mbret duke vepruar ne kete menyre por nuk kane pse te preokupohen qe ti bejne reklame gratis (cioè publicita) produktit zevendesues te konkurrenti te tyre* cola pepsit dhe e anasjellta* Koncepti i te konsideruarit klientit si mbret , shtrihet brenda kufinjve te produktit apo sherbimit tone, e jo te kenaq une nevojat e klientit te synuar me produktet zevendesues te konkurrentit tim, eshte absurde. Ndryshon puna nese produktet do te ishin plotesuese te njera tjetres, atehere mund te behej nje marreveshje midis kompanive dhe te behej nje marketing i perbashket per to duke rezultuar dhe me kosto me te ulta per firmat respektive.
     
  2. ^Ira^

    ^Ira^ Forumium praecox

    Re: Marketing, Ide, Koncepte & psikologji Biznesi

    Capuni po si mund te thuash qe mbreteria e klienti ka siperfaqe shume te vogel,mua me duket cik absurde,pasi cdo gje qe nje firme e krijon ka ne qender klientin e synuar te saj, identifikon nje nevoje te caktuar qe duhet permbushur e kenaqur, pastaj identifikon klientet potenciale , krijon produktin ne menyre te tille qe ta plotesoj sa me mire ate nevoje si dhe te perputhet me profilin e klienteve te saj, vendos cmimet duke marre parasysh elasticitetin e kerkeses, cioè gadishmerine e klienti per ta blere me nje cmim te larte nese aplikohet, shperndahet produkti ne ato vende ku gjendet klienti i synuar, sa me prane tij ne menyre qe te sigurohet arritshmeria e produkti, realizohet nje fushate promocionale ne menyre qe te ndikohet klienti i synuar , te bindet , informohet apo kujtohet ne lidhje me produktin apo sherbimin tone. Se ciles prej ketyre aksioneve te lartpermendura nje kompani i jep prioritet si psh ne buxhetin qe i cakton varion nga kompania ne kompani , nga lloji i produktit etj.
     
  3. ^^MIA^^

    ^^MIA^^ Forumium maestatis

    Re: Marketing, Ide, Koncepte & psikologji Biznesi

    Capuni ,me thuaj ti nese sdo ishte klienti cdo bente biznesi?? Nese do qe te kesh klient dhe te rritesh numrin e tyre,duhet ti trajtosh si mbreter,pra,te mos i mungoje asgje,dhe jo vetem ne produkt,por dhe ne sherbimin e produktit.Ne Shqiperi ndodh e kunderta,klienti "keqtrajtohet",me vjen per te qeshur se mu kujtua nje rast ne nje butik ketu ne Tirane,ku shitesja su ngrit as nga karrigia kur u futem ne dyqan dhe kur e pyesnim per cmimet thoshte ja e keni te shkruar aty.Ja si trajtohet klienti...

    ^^Ira^^ spo flas per frigoriferet falas,por per luften e marketingut qe bejne keto dy kompani dhe nderkohe pasojat i ka klienti i cili i duhet te shikoje mire nese lokali ku do ulet te kete colen apo pepsin qe deshiron se perndryshe eshte i detyruar jo te marri Cola diet( qe do donte te pinte) por pepsi Diet ( e cila eshte nje zgjedhje e detyruar).Te detyrosh klientin te kete vetem nje zgjedhje pra ose COca -colen ose Pepsin sme duket aspak marketing i goditur.
     
  4. ^Ira^

    ^Ira^ Forumium praecox

    Re: Marketing, Ide, Koncepte & psikologji Biznesi

    Lips te arrish te krijosh nje situate monopoli e pare nga kendveshtrimi i nje kompanie eshte arritje shume e madhe, e pare nga kendveshtrimi i konsumatorit normale qe demton, per kete arsye ekziston ai qe quhet Shtet packa qe ketu nuk eshte se vepron fort dhe duhet te mbroje konsumatoret shqiptare apo dhe nje organizate per mbrojtjen e kosumatorit shqiptar di qe ekziston , ama nuk e di nese vepron apo jo?
     
  5. ^^MIA^^

    ^^MIA^^ Forumium maestatis

    Re: Marketing, Ide, Koncepte & psikologji Biznesi

    Si organizate ekziston dhe eshte ERT ( enti rregullator i tregetise) por ajo qe kemi degjuar te behet nga kjo organizate eshte ASGJE.Sdq,te krijosh nje situate monopoli si mund ta besh te ndihet klienti mbret?
     
  6. capuni

    capuni Primus registratum

    Re: Marketing, Ide, Koncepte & psikologji Biznesi

    LiPS, qarte, po te mos kishte klient s'do kishte kompani -- ajo dihet. Sidoqofte, marketingu i mirfillte (keshtu si e studjojme ne) eshte dicka e re e ketyre dy shekujve te fundit. Deri kur Adam Smith shkroi Pasuria e Kombeve nga mesi i shekullit te 18, cdo produkt behej me parimin "Prodhoje se do vin vet njerezit ta blejne." Ne kohet tona, gjerat kane ndryshuar, tani ka shume konkurrence dhe detyrimisht qe duhet te gjejme menyra per ta bere klientin sa me besnik ..prandaj edhe shprehja "klienti eshte mbret."
     
  7. ^Ira^

    ^Ira^ Forumium praecox

    Re: Marketing, Ide, Koncepte & psikologji Biznesi

    "Sdq,te krijosh nje situate monopoli si mund ta besh te ndihet klienti mbret?"
    Lips une mendoj qe nje kompanie nuk i nevojitet nje konkurrent per ta bere nje klient te ndihet mbret, mjafton qe ajo tia kenaqe ne menyren me optimale te mundshme nevojen e tij dhe arrin ta bej te ndihet mbret.
    "Klienti eshte Mbreti yne"- sikurse e permende ti thenien e famshme te Japonezeve nenkupton faktin qe duhet trajtuar si nje Mbret pra duhet ti ofrohet me e mira. Nje linje logjike ka fakti qe ne nje situate monopoli pak behet qe nje konsumatori ti ofrohet me e mire, per faktin se une si kompani kam eskluzivitetin e produktit apo sherbimit dhe asnje tjeter nuk mund ta prodhoje, dhe kur nuk jemi ne situate monopoli, konkurrohet me kompani te tjera per ti permbushur nevojen klientit te synuar ne menyre superiore ndaj konkurrenti, cka nenkupton qe gjithmone do ti ofrohet me e mira klienti - OK ne nje situate konkurrence mund ti ofrohet klienti me e mire fale shpirtit te konkurrences dhe faktit qe me intereson si firme te kem klient e mos shkojne tek konkurrenti im,POR per shembullin qe u trajtua me lart ne nuk jemi ne nje situate te paster monopoli ,por artificiale qe ka krijuar Coca dhe Pepsi dhe une vazhdoj akoma te mbroj idene time qe eshte nje gjetje shume e goditur , duke theksuar perseri ceshtjen qe thenia japoneze shtrihet brenda kufinjve te produktit apo sherbimit qe une si kompani ofroj.Pastaj edhe monopoli nuk eshte i perjetshem, gjithmone do te lindin burime alternative per te plotesuar nevojat e klientit dhe kjo do te coj nje kompani ne pozitat e monopolit te perpiqet gjithmone te ofroje me te miren , duke patur parasysh kercenimin nga mjedisi i jashtem, pra konkurrentet e mundshem te rinj per te hyre ne treg.
     
  8. ^^MIA^^

    ^^MIA^^ Forumium maestatis

    Re: Marketing, Ide, Koncepte & psikologji Biznesi

    Atehere,nisur nga ajo qe ke shkruar me lart ^^IRA^^ me vjen natyrshem nje pyetje.Nese jemi ne nje situate monopol dhe ofrohet ky produkt nga nje kompani e vetme,si mund ti ofrojme klientit nje sherbim superior nese e kemi vete ne dore te luajme me cilesine e produktit dhe te sherbimit.Pra,per ta shpjeguar me mire pyetjen time,nese ofrojme nje produkt ku klienti ska ku ta siguroj ne vend tjeter,sdo perfitoj nga kjo situate monopolistike per te luajtur me cmimet dhe cilesine e produktit? Sigurisht qe po,me vjen natyrshem nje pergjigje mua.Klienti mbret ketu??? Sme duket.Ju si mendoni.
     
  9. THUG-LIFE

    THUG-LIFE Primus registratum

    Re: Marketing, Ide, Koncepte & psikologji Biznesi

    SE di cezshte shkruar me pare per kete teme por po mundohem te jap mendimin tim duke u nisur cka shkruar lips pa e kundershtuar /pf/images/graemlins/wink.gif
    e para sme duket qe duhet te meremi akoma me adam smithin vete koha ka treguar qe shume ide te adam smithit i ka rrezuar koha dhe vete ekonomia qe eshte dicka rlative dhe jo abstrakte domethene te le hapesira dhe mundesi te krijosh dhe ti vete ide rreth dickaje dhe te shkruash libra ose te japesh mendime
    e dyta dhe do ndaloj tek kjo sepse me duket dicka e rendesishme e para flitet per monopole por harrohet qe 99 perqind e vendeve prendimore pas luftes se dyte boterore dhe usa pas krizes se 29-32 vendosi te beje ate qe quhet ligji anti trast per mos lejimin e monopolove dhe organet perkatese per kontrollin e te gjithe kompanive nga organi kryesor rasti me konkret eshte gjyqi i fundit ndaj microsoft dhe per kete me duket se keni lexuar dhe po e them qe monopolet do ekxzistojne ne shqiperi sepse ne rradhe te pare nuk ka vullnet nga asnje qeveri te krijoje kete ligj (dhe po qe eshte ne fletoren zyrtare )dhe te krijoje organin perkates per parandalimin e monopolove dhe te asaj qe quhet economi e tregut domethene nje konkurence te ndershme dhe pa monopole dhe pakte tregu
    e treta dhe e fundit per te gjithe ata qe studiojne economi do i keshilloja mos te lexojne adam smithin por Grespan ish guvernatorin e federal riserve bank qe pati sukses ne kohen e tij dhe rriti economine americane me 8.2 pike hajtpra shnet e te mira /pf/images/graemlins/tonguee.gif
     
  10. ^^MIA^^

    ^^MIA^^ Forumium maestatis

    Re: Marketing, Ide, Koncepte & psikologji Biznesi

    Mesa di une Adam Smith eshte "babai" i ekonomise,dhe vazhdoj ende ta respektoj ndonese bie apo jo dakort me ide-te e tij.Sdq,po flasim per nje situate tjeter me lart.Sbesoj se skuptohet pyetja qe kam bere.
     
  11. THUG-LIFE

    THUG-LIFE Primus registratum

    Re: Marketing, Ide, Koncepte & psikologji Biznesi

    pa bere chit chat;) po kaloj tek pyetja clienti seshte mbret ketu sepse kur ekzistojne monopolet klienti do shkoje tek ai qe ka monopol kete mall ose produkt dhe nuk do e kerkoje dhe ne vende te tjera dhe te gjeje cmimin e arsyeshem domethene do kthehem te ajo qe kam thene me siper /pf/images/graemlins/smile.gif
     
  12. capuni

    capuni Primus registratum

    Re: Marketing, Ide, Koncepte & psikologji Biznesi

    thugu o thugu ..monopoli nuk eshte gjithmone gje e keqe. Nganjehere duhen monopole se lehtesohen gjerat. Psh, ne USA kompanite rajonale te energjitikes kane monopol per shtetin ose qytetin ku jane vendosur. Psh, nese do t'kesh drita ne Nevada, monopolin ne ate shtet e ka Nevada Power. Nese do t'kesh gaz per ngrohje ne Louisville, koken do e perplasesh tek dera e LG&E (Louisville Gas and Electric). Po t'kishte shume kompani rajonale qe konkurrojne me njera-tjetren, do ishte shume e veshtire nga qeverija te kontolloheshin.

    Microsofti nuk hyri ne probleme se ishte monopol. ..ajo kompani ka qene monopol prej kohesh. Problemi ishte se donte ti shtrinte kembet me shume se c'kishte jorganin.
     
  13. THUG-LIFE

    THUG-LIFE Primus registratum

    Re: Marketing, Ide, Koncepte & psikologji Biznesi

    po me duket se po flet qe monopolet jane gje e mire /pf/images/graemlins/wink.gif apo jo me duket gabohesh dhe ti ne ato qe thua .Po mundohem te shpjegoj se dhe ne nevada dhe te gjitha shtetet e tjera te amerikes kan pas ekzistuar dhe kompani te tjera qe vete koha i ka bere te falimentojne ose te kerkojne tregje te reja domethe keto kompanite qe permende ti jane ato kompani qe kane sherbimet me te mira dhe mos kujto ti se keto kompani bejne sipas qefit vetem se kane monopolin por kontrollohen nga instanca shteterore. keshtu pra cdo gje me kontroll dhe si len njeri te bejne sipas qefit ok man?
    tjetra qe po them eshte nje pyetje perse kur falimentoi enkron kompania energjitike me madhe ne amerike ata atje nuk ngelen pa drita ose pa sherbime te tjera ?
    pergjigju pyetjes man dhe flasim
     
  14. capuni

    capuni Primus registratum

    Re: Marketing, Ide, Koncepte & psikologji Biznesi

    Thug,

    1. Kompanite qe permenda do s'do ti jane Monopole te kontrolluara nga shteti.
    2. Enron nuk ka qene ndonjehere kompania me e madhe energjitike ne Amerike. Dhe falimentim nuk do te thote "zhdukje nga faqja dheut" por Chapter 11 Protection -- qe do te thote, qeveria hyn garant per borxhet qe ke dhe te zgjat afatin e kohes se kur duhet ti paguash borxhet. Pra biznesi akoma vazhdon te funksionoje. ...man!
     
  15. ^Ira^

    ^Ira^ Forumium praecox

    Re: Marketing, Ide, Koncepte & psikologji Biznesi

    Me sa po kuptoj LiPS ti e ke trajtuar thenien “Klienti eshte Mbret” ne aspektin mikroekonomik , duke e pare ne situaten e monopolit , oligopolit , konkurrences se lire, dhe ne pergjithesi dihet se kush ka me shume fuqi , pra kush imponon rregullat e lojes, klienti apo prodhuesi/shitesi ne situatat e ndyshme ne treg .
    Kurse une e kam trajtuar thenien ne aspektin marketing
    si mund ti ofrojme klientit nje sherbim superior nese e kemi vete ne dore te luajme me cilesine e produktit dhe te sherbimit ?
    Nje kompani mund ti ofroje klientit me te miren nese Do,nese Ka Buxhetin e duhur dhe nese Ka Njohuri per ta realizuar ate cka kerkon klienti
    (pra nese ka Deshire, Mundesi Financiare dhe Dije ), panvaresisht nese eshte monopol apo jo, panvaresisht nese eshte ajo qe cakton rregullat e lojes, dhe pikerisht ne situaten e monopolit nga ana e kompanise per ta trajtuar Klientin si Mbret eshte me shume ceshtje Deshire prej saj dhe nese ajo ka nje Vizion afatgjate ne lidhje me jetegjatesine e saj si kompani.
     
  16. capuni

    capuni Primus registratum

    Re: Marketing, Ide, Koncepte & psikologji Biznesi

    Kurse une jam i mendimit qe edhe sikur te kesh deshiren, mundesine financiare edhe dijen, nuk ka pse ti ofrosh klientit produktin superior. Nuk ka kuptim dhe arsyje biznesi per te bere dicka te tille.
     
  17. ^^MIA^^

    ^^MIA^^ Forumium maestatis

    Re: Marketing, Ide, Koncepte & psikologji Biznesi

    Pikerisht kesaj ideje te capunit i referohesha.Dmth,nese do ndodhte ajo qe shkruan ^^IRA^^ do ishte mrekulli per konsmumatorin,dhe do ishte pikerisht ajo qe do kerkohej,por realisht ,theksoj realisht ndodh ajo qe shkruan capuni,pra firmat e kane ne dore te ofrojne superioritetin,ama se bejne,sepse dihet minimizimi i kostove,maximizimi i fitimit.Besoj keshtu funksionin biznesi.
     
  18. capuni

    capuni Primus registratum

    Re: Marketing, Ide, Koncepte & psikologji Biznesi

    Superioriteti eshte dicka relative qe as vet konsumatori nuk e percepton dot. Kerkimi i vazhdueshem i superioritetit con ne kanibalizim produktesh. Pyetja vijuese: ..eshte kanibalizimi gje e mire apo e keqe?
     
  19. Daniel H

    Daniel H Primus registratum

    Re: Marketing, Ide, Koncepte & psikologji Biznesi

    Pak e veshtire per mua te kthej pergjigje capuni, c'kupton me kanibalizem, (a eshte ndonje term i perdorshem ne ekonomi?).
    Nderkohe po ju jap mundesine te lexoni po patet deshire nje artikull mbi vendosjen e emrave te markave apo produkteve.

    LOJA E EMRAVE
    Guy Kawasaki
    ....Volvo vjen nga fjala latine “volvo” e cila ka kuptimin “rrokullis”. Ky ishte nje emer origjinal per nje kushinete e zhvilluar nga gjigandi SKF. Une kurre nuk do te shihja nje Volvo pa menduar perseri rreth kesaj ironie.
    Do kisha deshire te jepja disa udhezime rreth emertimit te nje kompanie apo produkti, sepse une jam ndeshur me shume kompani qe jane ne kete proces. Ne pergjithesi, meraku kryesor i shume njerezve duket se qendron ne faktin nese eshte i disponueshem emri i domain-it. Megjithate sipas gjykimit tim jane edhe te tjera gjera per t’u marre ne konsiderate....

    artikulli i plote ketu:

    http://www.albpr.org/g-news/modules.php?name=News&file=article&sid=112
     
  20. ujku81

    ujku81 Primus registratum

    Re: Marketing, Ide, Koncepte & psikologji Biznesi

    Kanibalizimi eshte kur produktet e te njejtes kompani hane tregun e njeri-tjetrit.
    Per mua nuk eshte gje e mire. Nuk humbet treg, por rriten kostot. Tek firma ku punoj une na ka rastisur qe produktet tona te konkurojne me njeri-tjetrin, dhe ne praktike kjo perkthehet si dyfishim i kostove (po mban dy produkte) qe con ne fund te fundit ne eleminimin perfundimtar te njerit prej tyre. Nese ato para qe jane harxhuar per konceptimin, prodhimin dhe marketimin e produktit te "kanibalizuar" do te ishin harxhuar per te ndertuar nje strategji me te mire produkti do te kishim mundesi te konkuronim me mire ne treg, pasi kanibalizimi te sjell dhe probleme ne perceptimin e produkteve te tua nga klienti.
     

Shpërndajeni këtë faqe