Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

Diskutime tek 'Ekonomia & Biznesi Shqiptar' filluar nga dimir, 18 Jun 2005.

  1. ^^MIA^^

    ^^MIA^^ Anëtar aktiv

    Re: Marketing & Ide, Koncepte, Psikologji Biznesi

    Per femijet nen moshen 14 vjec duhet te kete klauzola qe mos te lejojne anketimin e femijeve pa kontrollin e prinderve.Jo me kot shume filma apo programe neper televizione kerkojne shoqerimin e femijeve nga prinderit sepse kane skena te ndryshme te cilat kerkojne tu jepen shpjegime femijeve,dhe keshtu eshte edhe ne berjen e reklamave per kte grup-moshe.

    Kontrolli i prinderve eshte i dobet sepse reklamat kane fuqi te larte ngacmuese dhe kete po diskutoj nese duhen lejuar te kene kaq fuqi te larte sa te bejne qe femijet te fiksohen pas produkteve vec prej reklames dhe me pas te mos dine se per cfare eshte bere ne te vertet ajo blerje.

    Persa i perket etikes flasim ne lidhje me bizneset dhe pergjegjesite e tyre dhe nese duhet te ndermarrin klauzola te vecanta per reklamat ndaj femijeve.Dhe ketu duhet te lindi diskutimi! Eshte fitimprurese biznesi i reklamave per grupe interesi te vecanta dhe kjo e pare ne kendveshtrimin ekonomik,por persa i perket kendveshtrimit moral cduhet bere?
  2. Daniel H

    Daniel H Fillestar

    Re: Marketing & Ide, Koncepte, Psikologji Biznesi

    Lips mos i merr diskutimet e klases apo studimet shabllon, por mundohu t'i besh analizen. Nuk je aktiviste fanatike e UNICEF qe mund te ngresh pretendime te tilla, por je studente qe neser duhet te mbrosh interesat e biznesit tend ose qe te ka punesuar. Sille nje here me mend permbajtjen dhe pyetjet e nje ankete qe do t'u drejtoje femijeve nese do ishe nje kompani cfaredo.
    Pastaj shife nga pikepamja e nje prindi: ku e sheh te keqen ne kete mes?
    Per aq kohe sa nje ankete nuk i shkakton asnje shock psikologjik kalamanit s'ka arsye pse te behet kaq e madhe apo te vihet ne mes etika. Pse u njehsokan anketat me filmat me pulle te verdhe dhe s'barazohen me ato me pulle jeshile ku femija mundet t'i shohe pa pranine e te rriturve?
    Nje prind qe e ka problem ndikimin e femijeve nga reklamat nuk i le fare te shohin TV dhe eshte ne rregull dhe me veten, me kalamajte dhe me kontrollin ndaj tyre.

    Ti je vete deshmitare e ketij "bombardimi". S'po them ne televizionet shqiptare, por marrim si shembull Mediasetin. Ne vija te trasha maksimumi 10 reklama mund te shohesh te perseritura gjate gjithe programacionit qe i kushtohet femijeve. 2 mund te jene me kukulla tip Barbie qe u drejtohen gocave te vogla fare, 2 me lodra per djem edhe ata te moshes parashkollore, 2 me çanta shkolle per nje target me te rritur gocash, 2 me videogame apo revista futbollistesh per djem me te rritur ne moshe dhe ndonje reklame cokollate apo veze Kinder. Maksimumi i kerkesave nga nje femije i cfaredo moshe eshte 2 artikuj. Ku mund te shihet ky ndikim kaq i madh tek femijet apo pamundesia e prinderve per t'i kontrolluar kerkesat e tyre? Pse vetem kaq jane kerkesat e tyre?

    Edhe prinderit kane nevoje per keto reklama per te ditur se ku dhe cfare duhet te blejne per femijet e tyre.

    Moral i biznesit? Kur morali i prinderve qendron ne edukimin e femijeve vetem nepermjet TV-se, pse duhet qe morali i biznesit te jete kundrejt kesaj prirjeje.
  3. dimir

    dimir Anëtar

    Re: Marketing & Ide, Koncepte, Psikologji Biznesi

    Problemi qe shtron lips me duket se duhet percaktuar me ne detaje.
    Nganjehere nuk kane cfare te bejne shoqatat dhe merren dhe me te tilla gjera, studime idiote ku kerkojne te nxjerrin mish nga pleshti.
    Une jam per nje ekonomi tregu te paster sa me te paster te jete e mundur (duke hequr, ndaluar spekullimet)
    Femijeve si cdokujt duhet ti merret nje mendim per ato qe ai deshiron te konsumoj (produktet legale).
    Eshte shume e veshtire te marresh informacion mbi sjelljet dhe deshirat e tyre, kjo eshte nje e vertete.
    Kur e pyeten Pikason se ku qendronte magjia e pikturave te tij?
    Pikaso tha: Ka 25 vjet qe perpiqem te mendoj si te isha 5 vjec dhe pjeserisht e kam arritu dhe e kam transmetuar nepermjet pikturave te mia.
    Mos valle duhet te denojme pikason se ka marre mendimet e femijeve.
    Pra mua jo qe me duket e drejte kjo, por mendoj se duhet te punohet me shume ne kete fushe.
    Por cfare duan ne te vertete femijet?!
  4. capuni

    capuni Fillestar

    Re: Marketing & Ide, Koncepte, Psikologji Biznesi

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    Mendoni se eshte e drejte te anketohen femijet per kerkesat e tyre ne treg per produkte nepermjet pyetesoreve elektronike ( lojera nga me .....

    [/ QUOTE ]

    Kompanite nuk jane prinder. Para se t'u kerkosh kompanive te behen te pergjegjshme per reklamimet e tyre ndaj femijve, duhet t'u mesosh prinderve te behen prinder e t'vendosin kufij. Fuqija blerese e femijeve vjen nga parat qe u japin prinderit. Ata qe kane deshtuar ne detyren e tyre si prinder, u kerkojne kompanive te ndalojne reklamimet sepse nuk kontrollojne dot femijet e tyre. ...kjo me duket e papranueshme.

    Rasti ne fjale: cerealet qe u jepen femijeve per mengjes.

    Problemi ne siperfaqje: femijet bombardohen me reklama cerealesh, dhe kane zevendesuar nje mengjes te shumllojshem me 1 ose 2 lloje te ndryshme cerealesh. Jo vetem qe keto jane te shtrenjta, por ndikojne ne shendoshjen e tepert te femijeve nga qe permbajne sasi te larta sheqeri.

    Zgjidhja qe kerkohet: Kompanite si Kellog's, Kraft ..etj. Duhet te ndalojne reklamimin e tepert te ketyre produkteve sepse ndikojne keq ne shendetin e femijeve.

    Zgjidhja optimale sipas trunit tim: Bohu prind! Edhe sikur duke u zvarrit n'cimenton e dyqanit t'jet fmija, mos e blej produktin nese mendon qe s'eshte i pershtatshem per femijen.

    ...pastaj per produkte si cigarja, alkoholi etj ..ai o muhabet tjeter.
  5. capuni

    capuni Fillestar

    Re: Marketing & Ide, Koncepte, Psikologji Biznesi

    ...sa vuna re qe EBM e paska rraf kendin tim me perpara. Pajtohem me EBM.
  6. nejse

    nejse Fillestar

    Re: Marketing & Ide, Koncepte, Psikologji Biznesi

    Qe duhen kerkuar idete e kalamajve duhen,(pro EBM), dhe besoj se kompanite qe merren me produkte femijesh do te jene shume te sukseshem sespe asnje prind nuk ia le dot pa plotesuar deshirat femijes se tij. Por nje reklame apo publicitet jo terheqes dhe joetik per femijet nuk besoj qe do te kete ndikim pozitiv .
  7. dimir

    dimir Anëtar

    Re: Marketing & Ide, Koncepte, Psikologji Biznesi

    Problemi kryesor me duket se eshte edukimi i prinderve, te cilet shpeshhere gabojne ne zgjedhjet dhe zgjidhjet e detyruara qe bejne per femijet e tyre.
  8. capuni

    capuni Fillestar

    Re: Marketing & Ide, Koncepte, Psikologji Biznesi

    Gjynof qe kjo tema s'e ka pa akoma vitin e ri!!

    Ca mendoni per publicity stunts si puna e atyne qe bon pronari i Virgin, i cili sa here hap nai biznes t'ri, bon nai publicity stunt (ose kalon atlantikun me varke, etj)? Keto gjera e ndihmojne apo jo biznesin?
  9. capuni

    capuni Fillestar

  10. Daniel H

    Daniel H Fillestar

    Re: Marketing & Ide, Koncepte, Psikologji Biznesi

    Çfare Duhet te Thoni ne Reklamen Tuaj
    Nga Roy Williams

    Cili eshte informacioni me i rendesishem qe duhet te permbaje nje reklame: Çmimi? Sherbimi i shpejtë dhe i sjellshëm? Oraret e magazinave? Markat qe tregtohen? Garancite? Deshmitaret? Faktin qe biznesi eshte familjar?
    Çdo njeri e ka nje model që bazohet te transaksionet dhe nje tjeter model relativ kur bën tregti dhe ajo çka është “e duhura” për t'u thene mund te percaktohet vetem pas njohjes së këtij modeli te bleresit.

    Modeli Transaksionist

    Bleresit transaksionistë përqendrohen vetem te transaksionet e ditës dhe nuk u kushtojne fare rendesi mundesive per nje blerje ne te ardhmen. Frika e tyre e vetme eshte kryerja e një pagese me të madhe sesa ajo qe u duhet të bëjnë. Bleresit transaksionistë janë të orientuar drejt çmimit dhe vleres. Ata e shijojne procesin e blerjes dhe negocimit dhe, me shume gjasa, kanë vizituar disa dyqane perpara se te marrin nje vendim per te blere. Bleresit transaksionistë e bejne vete kerkimin, për rrjedhojë nuk ndjejne nevoje per ndihmen e nje eksperti. Raportet mbi Klientet botohen kryesisht per bleresit transaksionistë.
    Duke qene se bleresit transaksionistë e shijojne kete proces, ata nuk e konsiderojne kohen qe shpenzojnë per pazar si pjese te çmimit te blerjes.
    Te lumtur per ta ndare me te tjere “eksperiencen e mire” qe ata provuan gjate blerjes, transaksionistët mund te jene nje burim i shkelqyer per reklamen nepermjet fjales se gojes.

    Modeli Relativ

    Bleresi relativ e konsideron transaksionin e ditës si pjese të nje serie te gjate blerjesh te ardhshme. Ata shohin kryesisht per nje dyqan ku e dine qe shitet mall i mire dhe me pak per gjetjen e nje produkti apo marke te veçante. Frika e tyre e vetme eshte berja e nje zgjedhje te keqe. Atyre nuk iu pelqen proçesi i te berit pazar dhe negocimi. Bleresit relative kërkojnë kryesisht nje ekspert te cilit mund t’i besojne. Ata e konsiderojne kohen si pjese te çmimit te blerjes. Te sigurt se kane gjetur “vendin e duhur per te blere”, ka shumë të ngjarë që bleresit relative të shnderrohen ne kliente sistematike.
    Sikurse u tha me siper, çdo njeri ka nje model transaksionist dhe nje model relativ për te berë pazar, keshtu qe mos u çudisni kur ta shihni veten me sjellje si transaksioniste ashtu edhe relative, sipas rastit.
    Ne sajë te faktit qe nje bleres transaksionist ben pazar kudo neper qytet dhe pelqen te negocioje, shpesh tregtaret dalin gabimisht ne konkluzionin se bleresit ne me te shumten e rasteve shfaqen transaksionist. Por ne te vertete, shume blerje qartesisht jane bere nga konsumatoret ne modelin relativ.
    Qellimisht ose padashje, kompanite e suksesshme reklamojne si per bleresit transaksionist ashtu dhe per ata relative. Cilet bleres duhet te shenjestroni ne reklamat tuaja? Gjeja e duhur qe mund te thuhet per nje bleres relativ eshte e gabuar te thuhet per nje bleres transaksional. Dhe nje formulim qe do te terhiqte vemendjen e nje bleresi transaksionist do te tingellonte si nje pretendim i ekzagjeruar per nje bleres te modelit relativ.
    Fakti i dukshem eshte se nuk ekziston “reklama perfekte”. Nje reklame qe shenon rezultat te larte me nje tip bleresish, do te shenoje ekstremisht shume pak efekt me tipin tjeter. Sekreti per te joshur konsumatore te lumtur eshte te komunikosh faktin real se kush jeni dhe çfare dini te beni ne te vertete.

    Artikulli u more nga www.albpr.org
  11. dimir

    dimir Anëtar

    Re: Marketing & Ide, Koncepte, Psikologji Biznesi

    Sot me te sukseshem ndihen ato qe tregtare qe perkufizohen ne modelin e dyte, pra Modeli Relativ! "experienca"
    Ky lloj modeli eshte me i qendrueshem ne biznes ai merr nje normve fitimi dhe besimi luan rol kryesor per kete lloj tregtari.
    Modeli i Pare duket me problematike ne trajtimin e klientit dhe fitimi i besimit nuk vjen nga analitika e bleresit por nga fiksimi i tij se produkti eshte me i mire, i lire ose arsye te tjera subjektive.
  12. dimir

    dimir Anëtar

    Re: Marketing & Ide, Koncepte, Psikologji Biznesi

    Jemi ne nje fushate elektorale!
    Kemi dy Individe qe perfaqesojne dy klasat politike.
    Sokol Olldashi dhe Edvin Rama
    Supozojme se do te ngarkoheshit me njeren nga keto dy raste ose do te nxirrnit nje kandidat te pavarur per te bere Fushaten e Elektorale te njerit nga keto, si do vepronit?
    Cfare do ti thonit popullit te tiranes, cfare do i reklamonit dhe do ti fshihnit klientit tuaj ne syte e publikut, si do vepronit qe kandidati juaj i preferuar te merrte ca vota me teper deri ne fitimin e zgjedhjeve?
    Jepni mendimin tuaj...........
  13. dimir

    dimir Anëtar

    Re: Marketing & Ide, Koncepte, Psikologji Biznesi

    Une jam Dimir!
    I nderuar populli i Tiranes Evropiane dhe Qytetare te Republikes se Shqiperise!
    Une do te jem Kryetari i Bashkise me te madhe ne vend nese votat tuaja dhe interesi juaj do te jete qe te kemi nje Tirane te paster, te gjelberuar dhe pasur, nese ju do te votoni per mua ne do te kemi nje tirane ndryshe nga ajo e sotmja dhe ndryshe nga ajo tirane qe do te jete nese ju do te zgjidhni nje Kandidate Socialiste apo Demokrat.
    Perse mua?
    Kryeqyteti ka nevoje per nje kandidat te pavarur, per nje njeri qe ti perkushtohet ketij qyteti pa paragjykime te majta e te djathta te qendres dhe jashteqendres.
    Une marre pergjegjesine per t’ju udhehequr juve drejt nje Kryeqyteti Evropian! Nese votat tuaja do te ishin per nje mirqenie me te mire, per nje qytet me te paster dhe me te pasur, per rruge te asfaltuara qe nuk do te behen vetem per 1-4 vjet, por do te behen per ju, per femijet tuaj dhe pse jo dhe per niperit tuaj, duhet qe ti harroni partite politike dhe te beni zgjedhjen e duhur duke me votuar mua.
    Jemi te sigurte se ne disa minibashki do te fitoje e majta dhe ne disa te tjera e djathta dhe sigurisht kjo do te sillte problem dhe mospajtime mes liderit dhe kryetaret e zonave. Duke me dhene mua voten keto mospajtime nuk do te ekzistojne dhe Tirana do te trajtohet si nje qytet i vetem i madh dhe homogjen.
    Nuk do t’ju duhet ti merrni femijet ti coni nga nje shkolle ne nje tjeter per kushtet qe ato ofrojne, Investimet do te jene gjithperfshires dhe Fondet do te sigurohen kryesisht nga financimet e huaja.
    Nuk do te jene te pargjykuar te punojne ne bashkine tone as specialiste te cilet i perkasin bindjeve te majta as ato specialiste qe i perkasin bindjeve te djathta, ne Kryebashkine e Tiranes do te punojne ata individe te cilet do te jene te afte dhe do te vene aftesite e tyre ne sherbimin tuaj. Qeveria dhe Opozita do te jene te detyruar te bashkepunojne me mua dhe me ju sepse nuk do te kene zgjidhje tjeter sepse vota juaj eshte e shenjte dhe mirqenia juaj po ashtu.
    Nuk do te kete me projekte rrugesh te cilat sot ndertohen dhe neser prishen, pasi do te punohet shume me specialistet e fushave perkatese qe nga Ujsjellesi, Keshi, dhe te gjithe ato elemente te cilet jane te nevojshem dhe te domosdoshem qe nje investim te jete jetegjate dhe i mirellogaritur.
    Standartet do te shtrihen nga qendra drejt periferise duke llogaritur kostot dhe analizur cdo detaj afatshkurter dhe afatgjate qe ndoshta sot nuk jane te rendesishem, por neser do te kene rolin e tyre vendimtare ne mireqenien tone. Do te konsultohemi me specialiste te vendeve te zhvilluar qe infrastruktura e sotme te mos jete vetem per sot, por dhe per neser dhe ne vazhdimesi.
    Do te kete nje nxitje per biznesin e vogel dhe te mesem duke strukturuar tregjet dhe infrastrukturen ne to. Taxat do te jene me te ulta dhe nuk do te lejohet konkurenca e pandershme. Trotuaret do te respektohen ashtu si vijat e bardha.
    Nuk do te kete me ndertime pallatesh nga nje firme e preferuar e se majtes apo se djathtes, por ndertimi i tyre do te behet ne blloqe. Do te studiohet zona dhe pronesia, pronaret e saj do te marrin pjesen qe ju takon duke mos lejuar te behen manipulime dhe rritur kostot ne menyre artificiale.
    Do te kete nje staf te vecante i cili do te arkivoj te gjithe mundesite qe toka dhe banesa juaj te marrin vleren maksimale dhe ndertuesit te perfitojne jo copeza tokash per te ngritur pallate te cilat i bejne hije njera tjeteres, por nje bllok te madh pallatesh te mireprojektuar duke ulur kostot dhe duke bere nje ndertim cilesor me parametra evropian dhe infrastrukturen e duhur duke llogaritur cdo detaj duke filluar nga energjia dhe kanalizimet , ngrohja, garazhet, sigurine nga zjarri parqet deri tek rrjetet e internetit me fibra optike gjithcka do te duhet te jete brenda standarteve evropiane. Nuk do te jete me nje investues, por do te jete nje grup i madh investuesish te cilet do te kene vizionin qe te ndjekin prametrat dhe standartet e shumekerkuar.
    Do te kerkohen standarte per udhetimin urban. Nuk duhet dhe nuk do te kete me rradhe te medha ne stacionet e autobuseve. Firmave te cilat ofrojne kete transport do t’ju kerkohen standarte ose perndryshe do t’ju hiqet licenca. Firmave do t’ju duhet qe t’ju ofrojne sherbimin e merituar qytetareve qe nga cilesia e autobuseve , respektimin e numrit te vendeve si dhe te ndertojne strategji per manaxhimin e flukseve ne oraret kur ka me teper kerkesa. Nderkohe do te shikohet mundesia e ndertimit te metrove dhe menyrave te tjera per te patur nje levizje me komode dhe me te lire per qytetaret e nderuar duke krijuar mundesine qe levizja e tyre te jete me komode me e sigurte dhe me gjitheperfshirese.




    1. POPULLSIA DHE JETA SOCIALE

    Nuk do te kete me Lypes rrugeve te Kryqytetit, nuk do te kete me ulerima dhe njerez te papergjegjshem qe prishin qetesine, por do te kete nje rregull qe ju do ta kerkoni dhe ne do ta bejme te mundur duke u bazuar ne ligje dhe rregulla.
    Ngritja e nje grupi kontrolli per familjet ne nevoje do te jete nje pike e rendesishme e stafit te ri.
    Nuk do te marrin me asistence ato familje me vila shumekateshe dhe me apartemente luksoze, por vetem ato familje qe vertete kane nevoje per ndihmen e tyre.
    Do te pasurohet jeta sociale do te shtohet numri i aktiviteve dhe do te investohe ne Parkun e Madh si dhe ne Kopshtin Botanik. Do i jepet perparesi gjelberimit dhe kufizimit te levizjes se automjeteve te tonazheve te medha. Do te behet nje raport per karburantet dhe cilesine e tyre duke bllokuar dhe gjobitur ato firma dhe karburante te cilet sjellin demtimin e ambientit mbi normen e lejuar.
    Hahahhah ketu po e le .............. si thoni do te votoni per mua, apo do te me duhet ta shtrij palnin ne vija me te hollesishme ....
  14. pinkparadise

    pinkparadise Anëtar aktiv

    Re: Marketing & Ide, Koncepte, Psikologji Biznesi

    /pf/images/graemlins/laugh.gif edhe ti me i tel i bjen vjolines si te tjeret... /pf/images/graemlins/laugh.gif

    Ca ka programi jot me shume se i nje tjetrit??? Hic me duket...
    Problemi eshte se te gjithe vetem llafe kane...
    /pf/images/graemlins/laugh.gif me vjen keq, po voten time nuk ta jap...
  15. dimir

    dimir Anëtar

    Re: Marketing & Ide, Koncepte, Psikologji Biznesi

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    :D edhe ti me i tel i bjen vjolines si te tjeret... /pf/images/graemlins/laugh.gif

    Ca ka programi jot me shume se i nje tjetrit??? Hic me duket...
    Problemi eshte se te gjithe vetem llafe kane...
    /pf/images/graemlins/laugh.gif me vjen keq, po voten time nuk ta jap...

    [/ QUOTE ]
    S'ka gje nuk merzitem! /pf/images/graemlins/wink.gif
    Mund te me ndihmosh ta pasuroj nje cike programin! /pf/images/graemlins/kiss.gif
    Dhe do te vish te me ndihmosh ne fushaten e marketingut?
  16. forwardi

    forwardi Fillestar

    Re: Marketing & Ide, Koncepte, Psikologji Biznesi

    dimir une jam i ri ne forum po me gjithe ato qe je gati te besh do te ta jap voten qe ne oren 10 ne mengjes! /pf/images/graemlins/thumbsup.gif
  17. pinkparadise

    pinkparadise Anëtar aktiv

    Re: Marketing & Ide, Koncepte, Psikologji Biznesi

    Dimir /pf/images/graemlins/laugh.gif gjithshka eshte nje çeshtje çmimi...
    besoj se u kuptuam /pf/images/graemlins/laugh.gif
  18. ^^MIA^^

    ^^MIA^^ Anëtar aktiv

    Re: Marketing & Ide, Koncepte, Psikologji Biznesi

    Ejj une kam nje esse per te bere persa i perket kesaj temes se Dimirit.Me duket dhe ti Dimir,Esse e ke kete...Mire mire,por ja duhet me marr ndonje ide nga Pink ta bej une me te mire se ty /pf/images/graemlins/laugh.gif
  19. random

    random Fillestar

    Re: Marketing & Ide, Koncepte, Psikologji Biznesi

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    ...cfare do i reklamonit dhe do ti fshihnit klientit tuaj ne syte e publikut......

    [/ QUOTE ]

    Une jam i mendimit qe gjeja e pare qe do beja eshte te nxirrja ne pah per publikun gjerat qe konshienca ime me thot t'i fsheh. Nese i thua publikut qe ne fillim problemet e tua, do te te degjojne me me vemendje sepse tregon sinqeritet.

    Shpresoj ideja ime krejtesisht "at random" t'ju hyj ne pune ne ese.
  20. dimir

    dimir Anëtar

    Re: Marketing & Ide, Koncepte, Psikologji Biznesi

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    Ejj une kam nje esse per te bere persa i perket kesaj temes se Dimirit.Me duket dhe ti Dimir,Esse e ke kete...Mire mire,por ja duhet me marr ndonje ide nga Pink ta bej une me te mire se ty /pf/images/graemlins/laugh.gif

    [/ QUOTE ]
    /pf/images/graemlins/grin.gif
    Jo Lips, nuk e kam ese.......
    Une po mendoja se cfare ne te vertete dua une... dhe cfare ne te vertete do te cmonin njerezit per kryetarin e bashkise.
    Dhe shtrova ato qe thashe me siper pa u menduar dhe analizuar shume.

    Po shikoja fushaten ne televizion dhe po shikoja nje reklame te bashkise se tiranes.
    Cfare te perbashket ka!
    Nje Kangur
    Nje Majmun
    Dhe Sokol Olldashi
    Te tre nuk kane lidhje me Tiranen!
    Per disa sekonda mendova, po sikur une si kandidat per kryeatar bashkie ne forum te me benin nje gje te tille, cfare do te beja!?... i lashe mendimet se me kishte prere shpresat pink! /pf/images/graemlins/grin.gif
    Dola per te mbaruar ca pune biznesi!
    Shkova deri tek treni me unaze! Para se te hypja ne autobus lexova tek dyert ku ishte shkruar "Bashkia e Tiranes" votoni Edi Rama! Rruges nuk mungonin gropat, po ashtu dhe trafiku ishte shume i renduar. Kur me tutje njeri po i fuste doren ne cante nje plake i vershelleva shoferit dha ai hoqi duart dhe qendronte sikur nuk kishte ndodhur asgje. Pasi mbarova pune tek treni mu desh te shkoja deri ne Porcelan!
    Mora rrugen per ne qender, rruga para biblotekes kombetare ishte gerryer dhe po rishtrohej, s'kane ku ti cojne leket thashe keta te bashkise!
    Kur i afrohem autobuzit te porcelanit shikoj nje koke te madhe ne xhamin e pasem! Votoni per Tiranen! Ishte fotoja e kryetarit Rama. S'me pelqeu fare po ngaqe nuk kam makine u detyrova dhe hypa, prita 10 min. sa u mbush autbusi plot dhe me pas u nisem. Shoferi i jepte si i pire, frenonte ku te kishte qejf pa arsyen me te vogel, me tutje nje hajdut i cili i ishte ngjitur nje xhaje ku i kishte futur doren ne xhep po nuk po e hiqte. Nderkohe shikoja me vemendje se ashtu si e kishte futur doren s'kishte shprese ta nxirrte megjithe leket! Kur nje lekundje e forte si termet, u shkund autobusi dhe pasagjeret nje grope e madhe ne mes te rruges.
    Ishe momenti kur hajduti nxorri doren nga xhepi i xhajes me nje tufe 500 lekesh. Ishim shume ngusht dhe s'mund te levizja vetem shikoja rrotull se mos ne ndonje grope te ardheshme do me fuste ndokush doren ne xhep!

    Zbrita nga Urbani dhe po mendoja sikur t'ja them kete Pink ndoshta do ma jap voten.! /pf/images/graemlins/grin.gif
    Dhe menjehere ndertova nje Anti-Reklame per kryetarin duke u mbeshtetur ne udhetimin tim.
    Pak imagjinate se nuk kam sponsor per ta bere te vertete.
    Kamera qe afrohet drejt autobusit te porcelanit ku koka e Edvin Rames eshte si gogol ne mes te xhamit te autbusit dhe sllogani i tij poshte Votoni Edi Ramen.
    Koha qe duhejt te presesh deri ne 10 min sa te mbushej autobusi plot! Ku te gjithe shikojne oren.
    Rruga me gropa, dhe momenti ku hajduti i vjedh leket pensionistit nga gropa dhe te shtyrat ne urban. (ketu shoqerohet me slloganin dikush ju ka vjedhur, dikush po ju vjedh) Zbritja nga urbani filimi i 5 kokave te Edi Rames qe jane ngjitur reth e rrotull autbusit. Dhe serish shprehja "Dikush ju ka vjedhur, dikush po ju vjedh" dhe nje montazh i autobusit, rruges, hajdutit dhe shprehjes "Nuk bohet Tirana me Edvina Rama"!
    Do ma japesh voten Pink apo te vazhdoj akoma! /pf/images/graemlins/rockband.gif

Share This Page