Marketingu online

Diskutime tek 'Ekonomia & Biznesi Shqiptar' filluar nga Daniel H, 10 Apr 2006.

  1. Daniel H

    Daniel H Fillestar

    Marketingu online

    Duke qene se marketingu online eshte nje risi ne Shqiperi mendova t'i dedikoja nje teme te veçante, te ndare nga temat e tjera qe kane per baze marketingun tradicional.

    Po e nis me nje artikull me te njejtin titull si i temes marre nga faqja e ISHMP-se (www.albpr.org)

    Marketingu Online
    Në Shqipëri marketingu online është një risi. Ai nisi të aplikohej së pari si një formë për të thirrur në tregun shqiptar të huajt. Analizat e marketingut online tregojnë se ende sot fjalë-kërkimet që lidhen me Shqipërinë më së shumti pikëzohen në “Travel Albania” dhe “Accomodation Albania”, pra udhëtime për në Shqipëri dhe akomodimi hotelier atje. Më pak këto kërkime janë të orientuara për klimën “weather Albania”, ndërsa kërkimet e njëmendëta të tregut janë ende shumë larg.
    Kjo pikë së pari sepse oferta e tregut shqiptar, të ngritur kryesisht mbi importe, nuk paraqet ndonjë interes. Shumë pak prodhues kanë përmirësuar imazhin e tyre në rrjetin botëror të informacionit këto vitet e fundit, ndërsa shumica e biznesmenëve shqiptarë edhe kur përdorin postën elektronike, pavarësisht se kanë internet faqet e kompanive të tyre, përdorin adresa që merren falas në Internet si Hotmail, Yahoo, etj, duke humbur maksimalisht besueshmërinë. Këto adresa sot përdoren kryesisht nga individë të dëshpëruar në vendet aziatike që kërkojnë me ngulm të emigrojnë drejt Perëndimit duke u paraqitur pa sukses si sipërmarrës me përvojë, sa për të garantuar një ftesë nga një kompani europiane, qoftë edhe shqiptare.
    Në databazat kryesore të shkëmbimeve tregëtare në internet kompanitë shqiptare numërohen me gishtat e njërës dorë. Pasi numri i kompanive të regjistruara nga Shqipëria kaloi 6-tën, portali “Go4worldbusiness.com” hodhi në rrjet ndër-faqen e saj “Go4albanianbusiness.com”, e cila për ironi brenda dy javësh u popullua me “kompani” dhe “oferta” nga India, Pakistani dhe Nigeria.
    Kompanitë shqiptare megjithatë kanë filluar ta kuptojnë rëndësinë e internetit falë takimeve shumë më intensive me partnerë apo klientë nga Europa perëndimore. Për këtë shkak, numri i atyre që kërkojnë të kenë një faqe interneti të ofertës është gjithnjë në rritje.
    Kompanitë shqiptare megjithatë kanë filluar ta kuptojnë rëndësinë e internetit falë takimeve shumë më intensive me partnerë apo klientë nga Europa perëndimore. Për këtë shkak, numri i atyre që kërkojnë të kenë një faqe interneti të ofertës është gjithnjë në rritje.
    Por të jesh në rrjet me emrin e firmës apo produktit tënd nuk mjafton. Sepse shikueshmëria nuk varet nga prania, por nga shkalla jote e promovimit. Dhe për këtë shërben marketingu online.
    Botimi i katrorëve interaktivë (banners) në faqe të vizituara dëndur, të cilët ndërtojnë imazhin e markës/logos/emrit – dhe që prijnë vizitorët drejt Internet faqes sate është rruga më e shkurtër. Një rrugë tjetër është që të shpërndash me email mesazhin tënd në drejtime të ditura klientësh/konsumatorësh potencialë. Format e marketingut online janë sot në fakt aq të sofistikuara saqë profesionistët janë në gjendje që, pa bërë në fakt asnjë shkelje etike,- të mësojnë edhe orientimin në treg të vizitorëve të rastësishëm të tyre apo atyre klientëve të piketuar, të cilëve u dërgohet një email i thjeshtë.


    I gjithe artikulli eshte ketu:

    http://www.albpr.org/g-news/modules.php?name=News&file=article&sid=26
  2. Njoftime

    Njoftime Fillestar

    Re: Marketingu online

    Vetem me nje saktesim ne shkrimin me siper mbi te dhenat qe ze perqindja e vizitoreve te faqes www.njoftime.com. Ky numer ka ndryshuar ne rreth 50% e vizitoreve jane shqiptare te Shqiperise. Kur i jane paraqitur statistikat ISHMP-se, shume ISP ne Shqiperi figuronin me IP Jugosllave.
    Edhe ende vazhdojne disa ISP si Albania Online te figurojne me IP jugosllave gje qe mund te rezultoje problematik per kompanite qe jane abonent te kesaj kompanie, sepse partneret e tyre nuk mund t'i marrin seriozisht gjate nje kontakti biznesi, sepse nderkohe qe prezantohen si kompani shqiptare , IP-ja e tyre figuron serbe. Ne bote kjo eshte nje nga shenjat paralajmeruese se ke te besh me nje biznes mashtrues.
  3. AIPR

    AIPR Fillestar

    Re: Marketingu online

    Dhe meqenese u permenden bizneset mashtruese ne newsletterin e kesaj jave eshte dhe nje artikull mbi shenjat paralajmeruese kur kemi te bejme me nje biznes mashtrues.

    Pese shenjat paralajmeruese te nje biznesi mashtrues

    Per vite me rradhe eshte bere mesymje ne Internet dhe eshte germuar per te gjetur “ar”. Si minatoret ne Perendimin e shkuar amerikane, njerezit i jane turrur faqes se Internetit per ta bere ate pjellore. A eshte e mundur? Sigurisht qe eshte! Megjithate, keta minatore te se shkuares u duhej qe te hapnin syte se mos nxirrnin pirit ne vend te arit, ndersa ju ne ditet e Internetit duhet te ruheni nga bizneset mashtruese.
    Me te shumtat e ofertave te bizneseve mashtruese kane pese gjera te perbashketa. Para se ju te vendosni te investoni parate qe i keni fituar me mund ne nje biznes Interneti, sigurohuni per t’i krahasuar ofertat me kete liste. Shenjat paralajmeruese ne vazhdim mund te jene nje ndihme e vertete per te shmangur nje katastrofe financiare.
    1) Asnje informacion kontakti apo informacion kontakti i paket...
    2) Jo referime te verifikueshme apo deshmitare ...
    3) Informacion i rreme per Shoqaten ....
    4) “Kemi bere mijera dollare pa punuar ne sektorin tuaj” ..
    5) Ju ngutin per te marre nje vendim ....

    Per ta lexuar me te zgjeruar si artikull klikoni:

    http://www.albpr.org/g-news/modules.php?name=News&file=article&sid=136
  4. Daniel H

    Daniel H Fillestar

    Re: Marketingu online

    10 Arsye pse Strategjia e Marketingut duhet te perfshije Internetin.

    by Paul Christ
    Mund te ngjaje si surprize, por shume kompani te medha dhe te vogla tashme kane zhvilluar nje strategji maketingu duke perfshire ne menyre te arsyeshme dhe Internetin. Duke marre parasysh faktin qe Interneti eshte perdorur prej marketereve qysh prej vitit 1994, çdo organizate qe nuk ka nje strategji qe shfrytezon Internetin per marketing ka gjasa te jete duke bere nje gabim te madh. Ka te pakten 10 arsye qe e mbeshtesin kete:
    1. Pika hyrese per Informacionin
    Arsyeja me bindese pse kompanite kane nevoje te kene nje strategji marketingu aktive Interneti eshte per shkak te transformimit qe ka ndodhur ne menyren e kerkimit te informacionit nga ana e konsumatorit. Ndersa konsumatoret ende vizitojne dyqanet, flasin me perfaqesuesit e shitjeve, shohin pergjate magazinave dhe flasin me miqte, nje numer gjithmone ne rritje i konsumatoreve kthehet nga Interneti si burimi kryesor i gjetjes se informacionit. Ne veçanti ata perdorin motoret e kerkimit si porten kryesore te tyre drejt njohurive, sikurse shume site kerkimesh jane transformuar ne udhezues drejt site-ve te kerkuara, per shume perdorues Interneti.
    2. Çfare presin konsumatoret
    Interneti po transformohet jo vetem ne burim zgjedhjesh per individualizimin e informacionit, por gjate viteve te ardhshme pa medyshje eshte e mundur qe ai te behet vendi i pritur ku konsumatoret mund te mesojne rreth produkteve dhe te bejne blerje. Kjo mund te ndodh veçanerisht per konsumatoret nen moshen 25 vjeç. Ne shume vende, pothuajse te gjithe femijet dhe te rriturit kane arritur te mesojne si ta perdorin Internetin. Ne kohen qe anetaret e ketij grupi do dominojne blerjet per shtepite apo bizneset e tyre eshte teper e qarte qe kompanite e interesuara duhet te kene nje prezence te forte ne Internet.
    3. Bej per vete nje game te gjere te informacionit konsumator
    Si nje mjet per mbledhjen e te dhenave, Interneti eshte i pakrahasueshem kur vjen rasti per te sherbyer informacionin mbi aktivitetin e konsumatorit. Çdo here qe nje vizitor hyn ne nje faqe web ai le nje gjurme informacioni qe perfshin: si ka arritur ne kete site, si ka lundruar ne kete site, mbi çfare artikulli ka klikuar, cfare ka blere dhe plot informacione te tjera. Duke njohur sjelljen dhe preferencat e konsumatorit, marketerit i jepen mundesi te jashtezakonshme per t’i sherbyer nevojave te tij. Nese kjo pune eshte bere ne menyre te drejte, atehere konsumatori do t’i pergjigjet kompanise me nje besnikeri te perhershme.
    4. Shenjestrim i skajshem marketingu
    Rruga me eficente per marketeret persa i perket shpenzimit te parave, eshte orientimi i ketij buxheti drejt atyre konsumatoreve qe kane gjasa te jene me teper te interesuar per produktet qe kompania ofron. Per fat te keq perpjekjet per te shenjestruar vetem konsumatoret qe ofrojne mundesi te blejne nuk eshte e lehte. Per ta ilustruar bejme nje pyetje: Sa para jane shpenzuar per reklamat e televizioneve per nje pupullate qe sipas gjasave nuk do bleje? Tashme Interneti ne menyre te parivalizueshme te jep mundesine te identifikosh konsumatoret te cilet shfaqin potencialin me te madh per blerjen e produkteve.
    5. Nxit blerjet impulsive
    Nese konsumatori e pelqen nje produkt/sherbim apo jo, Interneti rezulton te jete vendtakimi i fundit per te bindur blerjet impulsive. Shume prej kesaj mund t’i atribuohet marketereve qe perfitojne nga permiresimet ne teknologjite, te cilat: 1) lejojne qe nje faqe web te ofroje sugjerime per produktin bazuar mbi sjelljet e konsumatoreve ne nje blerje online dhe 2) te percaktoje trajektoren e procesit te blerjes online. Por blerjet impulsive online te japin gjithashtu avantazhin “bli tani, paguaj me vone”, veprim teper i rendomte i nje shoqerie qe shpenzon shume nepermjet kartave te kreditit.
    6. Oferta sipas porsive te mallrave dhe sherbimeve
    Kompanite e dine qe mund te krijojne konsumatore besnike kur ofertat e produkteve dhe sherbimeve jane te destinuara per te kenaqur nevoja te personalizuara. Kjo ka kushtezuar shume marketere te percaktojne nje strategji masive adoptuese duke i ofruar klienteve online konfigurimin e produktit ose sherbimit. Natyra interaktive e Internetit mundeson metoden: “ndertoni produktin tuaj”, e cila eshte nje lehtesi e pjeseshme per te percaktuar nje blerje alternative. Nje baze klientesh te autorizuar, qe ndjejne se nje kompani mund t’u shperndaje ekzaktesisht çfare ata duan, eshte e prirur t’i qendroje asaj besnike per nje kohe te gjate.
    7. Çoji bleresit direkt tek shitjet
    Asnje lloj tjeter komunikimi si Interneti nuk i vjen kaq prane procesit te shnderrimit te promocionit ne nje veprim te menjehershem te klientit. Me fjale te tjera, Interneti i jep mundesi konsumatorit te beje blerje menjehere pasi eshte vene ne dijeni nepermjet reklames. Para Internetit, “thirrja per blerje” me produktive ishte permes informuesve televizive qe keshillonin shikuesit te telefononin ne numrat falas te telefonit. Megjithate, levizja e konsumatoreve nga nje gjendje jo aktive (psh. duke pare TV) ne nje gjendje aktive (psh. te shkojne te kapin telefonin per te bere telefonaten) nuk eshte kaq efektive sesa te bindesh njerezit per te klikuar ne nje reklame Interneti, ndersa ata jane aktivisht duke e perdorur ate.
    8. Percill imazhin e te qenit nje furnitor i llojit “Sherbim-i-plote”
    Per shperndaresit dhe shitesit me pakice Interneti jep mundesine me te lehte per te qene furnizues i kompletuar. Ne ndryshim nga furnitoret e llojit “brick-and-mortar” (tulla dhe llaç) qe shpesh gjykohen nga inventari qe kane ne dispozicion ose sherbimet qe kane kryer diku ne nje magazine, faqet e tregetise elektronike mund te japin iluzionin e disponimit te nje inventari te pafund duke iu pergjigjur ofertave. Kjo mund te arrihet duke vendosur ne faqen web informacionin mbi produktet dhe sherbimet, por pasi jane realizuar me pare marreveshje me furnitore te jashtem per kryerjen e sherbimeve dhe transportit. Me nje marreveshje te tille konsumatoreve mund t’u jepet ndjesia qe jane duke tregetuar me furnitore qe ofrojne sherbim te plote, nderkohe qe ne realitet nje perqindje e konsiderueshme e produkteve dhe te sherbimeve jane siguruar nga burime te tjera.
    9. Shpenzime me te uleta, kosto me te uleta, sherbime me te mira
    Teknologjite e internetit jane duke zevendesuar metodat me te kushtueshme per transportin e mallrave dhe sherbimeve si dhe per manaxhimin e informacionit mbi nevojat e konsumatorit. Reduktimi i kostove mund te duket qarte tek produktet dhe sherbimet qe mund te shperndahen ne menyre dixhitale (psh muzika, publikime, dizajnimi grafik etj) ku shpenzimet e prodhimit dhe transportit thelbesisht jane fshire nga ekuacioni i kostove. Shkurtimet e kostove mund te shihen gjithashtu ne fushat e tjera te marketingut ku volumi i telefonatave te klienteve mund te reduktohet meqenese kompanite krijojne mundesine te informohesh mbi produktin online, permes sherbimeve te tilla sic jane: “Bazat e Njohurive” dhe nepermjet Pergjigje e Pyetjeve me te Shpeshta (FAQ).
    Njerezit qe merren me shitjet ne terren gjithashtu mund te perfitojne nga perspektivat inkurajuese per te ndare informacione rreth produkteve online me pare se te takohen me klientin koke me koke.
    Kjo mund te kontribuoj per ata ne shkurtimin e kohes qe u duhet per te shpjeguar informacionin baze rreth produktit dhe kompanise dhe per t’u lejuar me shume kohe per te kuptuar dhe ofruar zgjidhje problemeve te konsumatorit.
    10. Krijon nje prezence globale
    Interneti eshte nje kanal komunikimi dhe shperndarje qe krijon mundesine globale te hyrjes tek produktet e kompanise dhe sherbimet e ofruara. Permes nje faqeje web nje marketer lokal mundet qe shume shpejt te shnderrohet nje nje marketer global dhe duke bere kete zgjeron tregun e synuar potencial shume here me shume se permasat aktuale. Ne ndryshim nga kohet para tregetise elektronike kur marketingu ne shkalle nderkombetare kerkonte shume kohe dhe shpenzime, mbingarkimi i skedareve per te krijuar nje faqe web eshte mese e nevojshme per te krijuar nje prezence globale. Ndersa ngritja e nje web site nuk garanton shitje nderkombetare (duhet shume me teper pune marketingu qe nje site te jete i suksesshem ne shkalle nderkombetare), ne krahasim me kohet e para-Internetit ai te ofron mundesine e nje kercimi gjigant ne biznesin boteror.

    P.S materiali eshte marre nga faqja e ISHMP-se
    http://www.albpr.org/g-news/modules.php?name=News&file=article&sid=42
  5. pinkparadise

    pinkparadise Anëtar aktiv

    Re: Marketingu online

    problemi eshte se bleresit potencjal mund te ndalohen nga fakti qe mallin qe e shohin ne internet nuk kan mundsi as ta provojne, as ta shohin e as ta prekin, kjo sjell shpesh here kthimet e mallit ke shitesi...
    gjithshtu ne rast demtimi ose malli difektoz blerja online nuk te lejon kontaktin e drejtperdrejt me shitesin ...gje qe sjell shpesh here probleme sepse duhet ne shum kohe kontaktimi me shitesin ka harxhime plus per kthimin e mallit e te tjera....

    nje gje shum pozitive eshte KOHA, sot per sot gjeja qe na mungon eshte koha, sepse deshirojme te bejme shum gjera ne nje kohe shum te shkurter ne menyre qe te fitojme mundesin te bejme akoma me shum gjera/aktivitete etc etc etc....

    ne shqiperi marketingu online nuk eshte shum i zhvilluar, per shkaqe te ndryshem, si mos ditja e vleres se kesaj metode, shtrenjtesia e nje linje interneti ne çdo shtepi, dhe mos siguria e pageses by Visa card online.
    ndoshta nje dite gjith keto kushte do te permiresohen edhe atehere do ket shum me shum mundesira per zhvillimin e keti lloj marketingu.
  6. AIPR

    AIPR Fillestar

    Re: Marketingu online

    Shitjet me pakice ne Internet: prirja e se ardhmes

    Ndersa numri i perdoruesve te rinj te internetit ne SHBA dhe numri i bleresve online po rritet me permasa nje numershe, eMarketer vlereson se shitjet online ne 2005 u rriten me 25%. Te rinj dhe profesioniste te sapo dale nga adoleshenca iu mbeshteten perhapjes se aksesit ne internet me broadband (bande te gjere), duke ndryshuar si menyrat e blerjes se njerezve online, ashtu edhe sjelljet e tregetareve qe shesin permes rrjetit.
    Studimi i kompletuar gjate veres 2005 tregon se perhapja e shpejte e aksesit ne Internet me broadband (bande te gjere) eshte faktori kryesor qe çoi ne rritjen e shitjeve ne SHBA.
    Afro 43% e tregetareve online qe u perfshine ne studimin e “Internet retailer” ne qershor 2005 e permenden kete premise si shkakun kryesor te rritjes se shitjeve. Permiresimet ne aplikimet e shitjeve me pakice ne rrjet u listuan te dytat ne rendin e shkaqeve ndihmese per rritjen e shitjeve (31% e te anketuarve i vleresuan te dytat).
    Sipas vleresimeve te eMarketer, 2004-a ishte viti kur aksesi ne internet me bande te gjere kaperceu lidhjen permes telefonit si forma me e shpejte e perdorimit te inernetit ne SHBA. Ne vitin 2005 60% e perdoruesve te internetit hyne ne rrjet permes lidhjeve me shpejtësi te larte. Rreth vitit 2008 pritet qe perqindja e perdoruesve te bandes se gjere per internetin te kaloje 83% te perdoruesve te Internetit ne SHBA.
    Penetrimi i bandes se gjere ne lidhjen e interntit njihet gjeresisht si mundesuesi me i mire i nje sere veprimtarish ne web. Ne tetor 2005 Projekti “Pew Internet & American Life” shqyrtoi dallimet mes perdoruesve te interntit me bande te gjere dhe atyre me bande te ngushte, nisur nga nje larmi veprimtarish ne rrjet. Dallimi me i rendesishem mes tyre ishte realizimi i veprimtarive trans-aksionale (pagesave) si veprimet bankare online, blerjet online dhe ankandet online.
    Duke u zhytur edhe me thelle ne efektet e bandes se gjere te internetit per tregetine me pakice online, Nielsen//NetRatings zbuluan se perdoruesit e bandes se gjere jane te prirur te harxhojne me shume para ne blerjet me internet, krahasuar me bleresit ne pergjithesi dhe se ata i vizitojne internet- faqet e shitjeve me pakice me shpeshtesi me te madhe duke harxhuar me shume kohe ne to.
    Ky fakt eshte i vlefshem per shume vende te botes.
    Sipas nje raporti te World Wide Worx, edhe ne Afrike te Jugut shitjet me pakice ne internet u rriten gjate 2005-s me 20%, gjithsesi me pak se 25% i rritjes qe u arrit ne vitin 2004. Perhapja me e avashte e lidhjes me bande te gjere ndikoi ne renien e shpejtesise se rritjes sipas studimit.
    Blerjet online ne teresi ne Afrike te Jugut arriten kete vit ne R514 miljon ($80 miljon).

    Nga ana tjeter rritja e blerjeve online ka rritur edhe investimet e kompanive per t’u shfaqur dhe shitur online. Sipas një kërkimi të Nielsen Media në Gjermani gjatë vitit 2005 janë investuar 359 milionë euro në reklama online,( +32,9%) më tepër se një vit më parë. Në total sipas kërkimit të Nielsen Media , u investuan 359,2 milionë euro në reklama në internet, lajmerime të ndryshme me pagesë etj.


    Artikulli u morre ketu: http://www.albpr.org/g-news/modules.php?name=News&file=article&sid=67
  7. Daniel H

    Daniel H Fillestar

    Re: Marketingu online

    Marketingu Online- e ardhmja e shitjeve te sigurta
    E. Hasani - Interaktiv HP marketing team – (Grenoble-France)

    Une bej pjese ne ekip te marketingut interaktiv prane gjigandit te kompjuterave HP.
    Hewlett Packard ka disa vite qe shet produktet e veta online dhe qe ne fillimet e shfrytezimit te kesaj mundesie, vuri re se ky treg shfaqej tejet joshes. Drejtuesit e kompanise, duke pare qe shitjet online filluan te zinin nje peshe te konsiderushme mbi shitjet totale, vendosen t’i kushtonin kesaj praktike nje buxhet gjithnje e me te rendesishem.
    Suksesi i HP-se ne kete drejtim nuk ka ardhur vetem fale mundesive te medha ekonomike qe zoteron kompania, por dhe per shkak te menyrave te tjera te bashkepunimit qe HP ka eksploruar me kompani te vogla qe shesin kompjutera online apo me portale te medha si E-bay, Amazon.com, duke krijuar me teper shikueshmeri per produktet e saj dhe njekohesisht duke perthithur indirekt me teper vizitore per llogari te faqes se saj te Internetit. Keta vizitore ne nje perqindje te caktuar konvertohen ne bleres.
    Shitjet online me shume gjasa ne te ardhmen e afert do te jene menyra me e perdorshme per te bere blerje, sidomos ne ato vende te zhvilluara ku interneti eshte i pranishem pothuajse ne cdo shtepi, zyre dhe ambient tjeter.
    Marketingu online i krijon nje kompanie mundesine qe produktet dhe sherbimet e saj te jene te arritshme ne cdo moment te dites prej konsumatorit potencial. Me lehtesite qe ofron teknologjia, ka shanse te rritura qe promocioni te shnderrohet ne nje blerje direkte, pa permendur perfitimet e tjera si mediatizimin, krijimin e nje njohshmerie me te madhe si dhe reduktimin e kostove operacionale.
    Eshte fatkeqesi qe marketingu online ne Shqiperi nuk eshte i vleresuar per rendesine qe ka, sepse ne bote tashme kjo qasje eshte transformuar ne nje nga metodat me efektive ne njohjen e nje marke/produkti/ideje etj. Per sa i perket Shqiperise, une gjykoj se problemet qe e bejne te pamundur per momentin zhvillimin e marketingut online jane te shumta :

    Mungesa e perdorimit masiv te internetit.

    Fakti qe nje lidhje interneti ende kushton shtrenjte per xhepat e shqiptareve.

    Mungesa e theksuar e perdorimit te kartes se kreditit. Perpos kesaj dhe ai numer i vogel zoteruesish te kartes se kreditit, jeton me friken e abuzivizmit gjate transaksioneve te kryera online.

    Mungesa e ofertes konkurenciale per te blere ne internet. Nuk ekziston nje dyqan i mirefillte virtual ku ti mund te realizosh nje blerje. Dhe ato qe ekzistojne shfaqin mungesa te theksuara profesionalizmi dhe korrektesie, si ne rastin e nje blerjeje nga une personalisht, porosia u vonua ne shperndarje rreth 4 jave.

    Njohja e paket nga kompanite shqiptare e rendesise qe paraqet marketingu online, si nje mjet tejet eficent dhe tejet ekonomik ne krahasim me llojet e tjera te promocionit.

    Marre nga: http://www.albpr.org/g-news/modules.php?name=News&file=article&sid=68
  8. Njoftime

    Njoftime Fillestar

    Re: Marketingu online

    Rendesia e te qenit ne maje te rezultateve te kerkimit…

    Nga Jay Wrolstad

    Per bizneset online dhe te tjere qe perpiqen te njihen nepermjet Internetit, te qenit ne ose prane majes se listes se kerkimeve eshte tejet i rendesishem per te bindur kerkuesit t’ju vizitojne faqen. Kete ka nxjerr edhe nje studim i fundit i cili tregon se perdoruesit e motoreve te kerkimit presin te gjejne ate çfare jane duke kerkuar ne faqen e pare te rezultateve.
    Studimi i sponsorizuar nga iProspekt zbulon pikerisht se si motoret e kerkimit kane bere me te miren e tyre per te paraqitur rezultatet e duhura tek perdoruesit, te cilet jane shnderruar ne ekspert kerkimesh, per gjetjen e informacionit qe u nevojitet.
    Studimi nxorri se 62 perqind e perdoruesve klikojne mbi rezultatet e kerkimit ne faqen e pare qe u shfaqet, si dhe 9 nga 10 te tille e fshijne nje kerkim nese ai rezulton i pasuksesshem pasi jane kontrolluar 3 faqet e para.
    Pozicioni dhe vetem pozicioni
    Marketeret duhet ta kene te qarte se nese nje faqe interneti nuk ofron lehtesirat perkatese, me e mira do ishte te shihnin per ndonje menyre tjeter marketimi te biznesit se tyre.
    Shume biznese jane tashme ne gjeneraten e peste te faqeve te Internetit, por çdo ndryshim ne dizajn dhe permbajtje per te bere faqen me interaktive (punime me flash) nuk do te kete aq shume ndikim ne motoret e kerkimit.
    Per te qene efektive, marketeret duhet te sigurohen qe kompania e tyre gjendet ne maje te rezultateve per nje game te gjere fjalesh te kerkimit dhe jo vetem ne nje term, sepse kjo do shtonte mundesite per t’u arritur nga perdoruesit gjate ketij proçesi.
    Nje gjetje tjeter me vlere e studimit tregon se afersisht nje e treta e perdoruesve te motoreve te kerkimit e lidhin faktin se kompanite, faqet e te cilave shfaqen ne maje te rezultateve te kerkimit, ofrojne produktet me kualitetin me te larte.
    “Nje perqindje e madhe e perdoruesve te motoreve te kerkimit ia atribuojne lidershipin e industrise atyre markave qe jane ne krye te listes dhe besojne se ata jane lidere ne fushat e tyre, gje qe u ka dhene edhe kete pozicion” – thote Robert Murray presidenti i iProspect.
    Per kete arsye problemi i markes eshte kritik, sepse jo vetem qe riforcon rendesine e te qenit afer kreut, por gjithashtu nxjerr ne pah nevojen per bashkepunim ndermjet marketereve online dhe atyre qe punojne ne hapesiren e manaxhimit te markes.

    Komplet artikullin e gjeni ne faqen e Albanian Institute of Public Relations.

    http://www.albpr.org/g-news/modules.php?name=News&file=article&sid=224
  9. Daniel H

    Daniel H Fillestar

    Re: Marketingu online

    Marketingu Online dhe Biznesi nga Shtepia

    Nga Timothy Spaulding
    Disa njerëz paguajnë gati verbërisht shume para për reklamat, por ka edhe nga ata që nuk kanë ndonjë buxhet për reklamat e në shumicën e rasteve nuk bëjnë fare reklama. Të dyja janë të dëmshme për biznesin tuaj dhe nuk ka ku te shkoj me keq se nga ç’ka vajtur.
    Ka shumë mënyra të reja dhe krijuese për të tregtuar produktet dhe shërbimet të paktën jo shumë të kushtueshme në mos të lira, kështu që të harxhosh shumë para për të do të ishte shumë e tepërt. Por nëse ju nuk keni para për të harxhuar ndoshta e keni paracaktuar të dështojë biznesin tuaj për shkak të mos reklamimit. Në këtë situatë njerëzit duhet të jenë tepër të kujdesshëm për të kërkuar mënyrat e lira të reklamimit.

    Kur vjen puna për reklamimin ka mjaft mundesi online dhe offline, të cilat do t’iu ndihmojnë të përhapni fjalën mbi faqen e Internetit dhe produktin tuaj dhe ju do të rrisni trafikun dhe të ardhurat për shkak të tij.

    Vazhdimin ketu:
    http://www.albpr.org/g-news/modules.php?name=News&file=article&sid=240
  10. Erind

    Erind Anëtar aktiv

    Re: Marketingu online

    Sa vlen ne merkaten shqiptare marketingu online? Ka statistika?
  11. Daniel H

    Daniel H Fillestar

    Re: Marketingu online

    Per momentin marketingu online eshte tejet infantil Erso. Jo vetem manaxheret e marketingut, por me e keqja eshte se edhe webdizajnerat nuk tregohen aktiv ne "mbjelljen" e kesaj toke, qe neser pritet te kthehet ne miniere ari.
    Jane nje sere inisiativash qe po behen per te krijuar nje njohje te ketij sherbimi, sidomos newsletteri i ISHMP-se, hera heres i kushton artikuj pikerisht kesaj ceshtje.
    Shpresojme te ndryshojne gjerat per mire se shpejti....
  12. pinkparadise

    pinkparadise Anëtar aktiv

    Re: Marketingu online

    Problemi eshte se shoqerit e ndryshme, ndermarjet apo çdo lloj businessi, nuk kane kuptuar akoma qe duhet te ken imperativisht nje website, fillimisht qellimi eshte prezantimi i tyre si shoqeri,pastaj çfare ata propozojne si sherbim, dhe se fundemi gje qe pa pasur keto dy te parat eshte e pa mundur, duhet qe ata te ken nje menyre komandimi/blerje/abonimi ne websitin e tyre.

    Qe te ket marketing online duhet te ket aktivitet online te shoqeris ne fjale (ose te pakten ekzistence online) sepse per ndryshe nuk ka kuptim,
    nje shembull sikur nje shoqeri te veri disa banner ne nje website qe frekuentohet, un si kliente normale do iki te clickoj siper, qe un te terhiqem si nje blerese potencjale qe jam duhet qe banera te me çoj ose ke nje oferte e shoqeris, ose ke websiti normal ....
    nese bannera eshte thjeshte nje vend ku shkrujet emri, adresa dhe nje numer telefoni, thjeshte sa te me tregoj qe ekziston si shoqeri, personalisht nuk me duket shume interesante, dhe personalisht as qe do merrje mundimin te beja nje telefon apo te ikja te shikoja...

    E gjithe kjo per te thene, qe problemi vjen nga shoqerit apo marketing team i nje shoqerie, nese shoqertit nuk arrijen te kuptoje rendesin apo ta avancojne konceptin e shitjes online, ose e thjeshte faktit te nje ekzistence te tyre online, marketingu online ne shqiperi nuk do te shohi kurre shkelqimit qe ka ne vendet e tjera.
  13. ujku81

    ujku81 Fillestar

    Re: Marketingu online

    Ore ca llapni kot se me hoqet trurin. Shiko statistikat e perdorimit ne internet ne Shqiperi dhe e mbyllim ket muhabet. Ca marketingu online, ktu as 5% e popullsise nuk e perdorin rregullisht internetin.
  14. pinkparadise

    pinkparadise Anëtar aktiv

    Re: Marketingu online

    ujku, kjo qe thua ti eshte mese e sigurt edhe eshte thene déja me siper, kjo dihet qe pa nje mundesi access interneti, po grime sallate /pf/images/graemlins/laugh.gif

    po japim nje mendim duke lene menjane kete handikap (mungesa e perdorimit te internetit)
    dhe duke supozuar qe nje dite do te jete mese normale ky perdorim.
  15. Daniel H

    Daniel H Fillestar

    Re: Marketingu online

    Per momentin eshte e pamundur te krijosh nje biznes online. Jo vetem qe numri i perdoruesve online eshte relativisht ne nivele te uleta, por mungon masivisht edhe njohja e sherbimeve dhe transaksioneve bankare nga popullsia e Shqiperise.
    Shume kompani ndertojne nje website, (mundohen ta bejne sa me lire) dhe me kaq mendojne se kane mbaruar pune me marketingun online. Qe te mendojne ne rritjen e trafikut te saj per ta eshte kosto e tepert. Harxhojne me miljona leke duke bere flyers dhe fletepalosje, te cilat perfundojne ne kosha plehrash pa u lexuar dhe nuk jane te interesuar te paguajne nje shume prej 30-40 Eurosh per te vendos nje baner ne faqe te klikueshme.
    Ujko kjo perqindje qe sjell ti me duket se i perket disa viteve me pare dhe vlen per te gjithe Shqiperine. Mendoj se ne Tirane qe eshte edhe bleresi me i madh, njekohesisht eshte i vendosur edhe pjesa me e madhe e biznesit kjo shifer duhet te jete me e madhe.

    Pyet nje here Mandin e Shqiperia.com sa eshte numri i vizitave ditore qe merr ne site dhe ke per ta marre pergjigjen menjehere sa eshte ky numer.
    Te pakten une te them me siguri qe numri i vizitave te www.njoftime.com ne dite eshte rreth 3000 dhe mbi 50 % e tyre jane vizitore te Shqiperise me IP shqiptare.
    Me fal sa eshte tirazhi i shitjeve te gazetave ditore?
    Kush eshte segmenti i tregut qe i ble ato?
  16. ujku81

    ujku81 Fillestar

    Re: Marketingu online

    Atehere: tek Njoftime.com hyjne 3000 vete cdo dite nga te cilet 1500 (50%) nga Shqiperia
    Sikur te supozojme se do dite hyjne 1500 vete te ndryshem (vizitore per here te pare), i bie qe gjate nje viti te futen 1500 * 365 = 547500 vete tek ky site, qe dmth rreth 15% e popullsise prej 3.5 milion te shqiptareve.

    E kuptoni qe kjo shifer eshte shume e ulet!!! /pf/images/graemlins/shrug.gifPale ta zhveshesh nga supozimi qe kam bere me siper. /pf/images/graemlins/smirk.gif

    Sa per gazetat, nuk kam info per tirazhin, por segmenti i tregut qe i lexon eshte shume me i gjere se ai qe perdor internetin.

    P.S: Mandi po ta lexoje kete mund te na jape ndonje shifer, /pf/images/graemlins/smile.gif por ne Shqiperi perdorimi i rregullt i internetit, madje dhe ne Tirane eshte shume i ulet per te justifikuar nje investim te tille.
  17. Daniel H

    Daniel H Fillestar

    Re: Marketingu online

    Po mire 1500 tek njoftime.com, 5.000 tek Shqiperia.com, 2 tek njeri 3 tek tjetri ja u be tregu.

    Ti nuk duhet ta besh llogarine mbi 3.5 miljone, sepse rrethet nuk hyjne fare ne kete treg. Une po te them qe po ta marresh per Tiranen, kjo perqindje eshte goxha e larte.
    Ata qe perdorin Internetin presupozohen te kene nje fare niveli kulturor dhe ekonomik, ndryshe nga segmenti qe ble gazetat, qe me te shumten e rasteve jane pleq, apo rob qe jane vetem lexues te kronikes se zeze.
    Nje reklame ne gazete te jep 5 rreshta informacion qe ne morine e artikujve mund te kalojne pa u vene re, ndersa nje baner interaktiv pervec terheqjes vizive dhe informacionit qe te ofron, te jep edhe mundesine per t'u linkuar me faqen e kompanise, duke pas mundesi t'i ofrosh me teper informacion konsumatorit potencial.
    Per me teper rritja e trafikut te lancon ne vendet e para ne motoret e kerkimit google, yahoo etj per fjale te vecanta kerkimi.

    Ti ke televizione si TNSH (televizion kombetar) qe gjurmet e tyre ne Google te dalin si njoftime per pune ne faqe si njoftime.com dhe jo te paraqiten me faqen e tyre personale.
  18. ujku81

    ujku81 Fillestar

    Re: Marketingu online

    Ca statistika qe kam lexu une thoshin 1-2% e popullsise, une e rrita ne 5% te totalit te popullsise, afersisht rreth 170 mije vete (nese eshte e vertet kjo une shpohem ne hunde, po nejse) /pf/images/graemlins/tonguee.gif. Sa banore ka Tirana, 800 mije?? Atehere dmth qe rreth 20% e tyre perdorin internetin rregullisht. Ky mund te jete njefare tregu, per te ndertuar faqe interneti, por jo per e-business (qe te blejne online).

    Nejse, ne respekt te marketingut online une nderrova avatarin, e bera te animuar me shprese qe do ta vene re me shume Ujkun. /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
  19. Daniel H

    Daniel H Fillestar

    Re: Marketingu online

    Une nuk po them qe eshte determinant per momentin, por te krahasosh kostot e reklamimit online, me ate televiziv dhe print mua me duket nje disraport qe i jep perparesi ketij lloj marketingu.
    Ne kushtet kur numri i perdoruesve do rritet, jam i sigurte qe do ndryshojne dhe raportet persa i perket zgjedhjeve te mediave per reklamim.

    Ashtu mbaje te animuar /pf/images/graemlins/laugh.gif
  20. capuni

    capuni Fillestar

    Re: Marketingu online

    po cfare produktesh mund t'marketohen ne internet tani ne shqiperi?

Shpërndajeni këtë faqe