Marredheniet Publike

Diskutime tek 'Ekonomia & Biznesi Shqiptar' filluar nga AIPR, 20 Apr 2006.

  1. Daniel H

    Daniel H Primus registratum

    Re: Marredheniet Publike

    Marredheniet Publike: Kush ka nevoje per to? Ti po!

    Pavaresisht pershtypjeve tona, marredheniet publike nuk jane thjesht per korporatat e medha dhe politikanet e buzeqeshur. Kjo nuk eshte e vertete. Marredheniet publike jane dhe per njerezit e thjeshte, gjithashtu.

    Nese jeni ne kerkim te nje vendi pune a jeni duke u perpjekur per te bere karriere brenda kompanise, apo po perpiqeni te mblidhni fondet per organizaten ose kishen tuaj, nese deshironi qe nje çeshtje e drejte ose jo te behet publike edhe nese deshironi qe te kapni titullin kryesor nepermjet artikullit tuaj natyrisht qe do ndjeni nevojen e marredhenieve publike.

    Ju duhet te merrni nje vendim. Deshironi qe te tjeret ta vleresojne (nese nuk e pershtasin) pikepamjen tuaj. Zeri juaj duhet te degjohet.

    Disa mund ta quajne ate thjesht nje “verdallisje” - thoshte Walt Whitman -“Por sokellima ime degjohet neper çatite e gjithe botes”.

    Arti i krijimit te nje lidhjeje me publikun tuaj - qofte ai i madh apo global - eshte nje aftesi sociale te cilen ne duhet ta zhvillojme ne disa nivele te caktuara, ose te vuajme humbjen.

    Sigurisht ata qe ndonjehere i shkaterrojne aftesite e MP per perfitime personale te cilat kane nje kosto shume te madhe shoqerore e kane njollosur kete profesion. Por ata njerez te cilet kane si qellim te arrijne perfundime fisnike dhe t’ia dedikojne ato vetes dhe publikut, eshte e nevojshme te pershtaten sa me mire me hallkat e Marredhenieve Publike.

    Sa çeshtje shume te rendesishme kane deshtuar vetem sepse manaxhuesit e tyre nuk ishin te afte te shperndanin mesazhin telbesor? Ose sepse kundershtaret e tyre e benim me mire kete gje?

    Shume nga artikujt apo linket e ketyre faqeve kane si qellim te mbeshtesin dhe aspirojne profesionalistet e mardhenieve me publikun - per fat te mire ata qe pershtaten dhe u binden ligjesive te ketij mjedisi.

    Gjithsesi shume prej asaj qe ju mund te gjeni ketu eshte e vlefshme per te gjithe ne - sepse te gjithe ne ne nje moment te jetes tone do te kemi nevoje te nderveprojme me njerez te tjere ne sferen publike.

    Marre nga faqja e ISHMP-se ( www.albpr.org )
     
  2. Daniel H

    Daniel H Primus registratum

    Re: Marredheniet Publike

    Te besh me te miren ne nje situate te keqe
    Nga Prof. Dr. Steven R. Van Hook

    Fjala krize vjen nga greqishtja krisis, qe ka kuptimin “vendim”. Te gjithe jemi gjendur para nje situate te tille. Keto momente konkretizohen me mire kur jemi te trysnuar qe ne çast te marrim nje vendim per menyren e veprimit. Te shkojme majtas apo te shkojme djathta? Te luftojme apo t’ia mbathim me vrap? Te ofrojme nje shpjegim, apo te bertasim me te madhe?

    Eshte nje prove e vertete e asaj se çfare jemi, qofte si kompani apo si person, se si i bejme balle situatave ne mes te nje krize. Lajmi i keq eshte se ne kurre nuk e dime me siguri sa te mire jemi per ta bere kete derisa vjen koha e proves. Lajmi i mire eshte se ne mund ta pergatisim veten ne princip.

    Ekzistojne tre menyra te zgjuara per t’iu qasur situatave te krizave:

    1) Shmang nje krize ne rradhe te pare (pak parashikim ka vlera sa nje liste me kura);
    2) Adresim i shpejte dhe zgjidhje e problemit te krizes para se te shkallezohet;
    3) Kerkimi i rrugeve te mundshme, per ta kthyer krizen tuaj ne nje oportunitet.

    Me poshte gjendet nje model klasik se si nje krize mund te shnderrohet ne nje oportunitet fal nje Marredhenie Publike te mire:

    Ne vitin 1986 dikush vendosi kapsula te helmuara me sasi vdekjeprurese te cianidit ne shishet e Johnson and Johnson qe gjendeshin ne raftet e nje magazine. Kompania u ndodh para nje krize faktike. Pike se pari ajo terhoqi nga tregu gjithe mostrat e ketij produkti me vlere 300 miljone dollare.

    Me pas kompania futi amballazhues me element sigurie, te cilat u bene shkak ndryshimi per gjithe industrine. Por me e rendesishmja ishte se kompania u gjend e pregatitur, veproi me gjakftohtesi, iu pergjigje pyetjeve te ashpra dhe ne fund arriti te mbante dominimin e saj ne treg. Ata shfrytezuan median per te demonstruar shqetesimin dhe vendosmerine e tyre per zgjidhjen e krizes. Ka qene nje mesazh kurajoz dhe udheheqes, permes marredhenieve publike efektive.

    Situate tjeter nga California:

    Ky rast ka ndodhur ne Los Angeles ne kohen e nje thatesire te gjate, kur nje tubo e gjere uji shpertheu ne mes te Ventura Boulevard, nje prej rrugeve me te populluara, duke shkaktuar çarjen e tokes ne pjese. Uji mbuloi rruge dhe trotuare duke detyruar bizneset qe te mbylleshin. Zona u bllokua teresisht, keshtu qe asnje prej konsumatoreve nuk mund te shkonte ne keto biznese......
    Vazhdimin e artikullit e gjeni ketu: http://www.albpr.org/g-news/modules.php?name=News&file=article&sid=234
     
  3. Daniel H

    Daniel H Primus registratum

    Re: Marredheniet Publike

    Marredheniet Publike permes kulturave: Te ndertojme ura nderkombetare komunikimi

    Nga Neil Payne
    Industria e marredhenieve publike (MP) eshte pergjegjese per krijimin dhe mirembajtjen e e marredhenieve midis klientit dhe konsumatoreve. Nepermjet fushave te ndryshme si menaxhimi i markave, mardheniet me median dhe menaxhimin e krizave, punonjesit e marredhenieve publike perpiqen qe te rrisin interesin dhe besueshmerine e produktit ose kompanise.

    Punonjesit e MP-se jane me se te kujdesshem per kete gje, kur bejne bisnes.Brenda kombit dhe kultures se tyre, megjithese, kur bejne bisnes me nje audience te huaj eshte thelbesore qe ndryshimet nderkulturore te vihen re.

    Per te ilustruar kujdesin qe duhet treguar ndaj impaktit nderkulturor nga i cili varet suksesi ose deshtimi i fushates se Mp-ve po japim shembullin e meposhtem:

    Kompania Pepsodent u perpoq qe te shiste pasten e saj te dhembeve ne Azine juglindore duke theksuar se ajo “pastron dhembet tuaja”. Ajo cfare zbuluan ata ishte se qytetaret aty preferonin me mire te hanin arra dhe bajame ne menyre qe tu nxiheshin dhembet sepse u dukeshin me terheqese keshtu. Ndaj mbrapa gjithe kesaj fushate kompania e marredhenieve publike analizoi temat nderkulturore qe kishin ndikuar ne produktin e tyre Pepsodent, dhe menyrat se si ky deshtim mund te ishte shmangur.

    Ndryshimet nderkulturore mund te ndertojne ose shkaterrojne nje fushate mardheniesh publike. Ndaj eshte thelbesore qe praktikuesit e MP gjate kohes qe merren me fushata mardheniesh publike qe perfshijne elemente nderkulturore te jene te mire informuar dhe ti analizojne kete ndryshime perpara se ti nisisn keto fushata ne menyre te tille qe te evitojne deshtimin.

    Gjuha dhe kultura

    Ne menyre te tille qe fushata e marredhenieve publike te jete e sukseshme jashte vendit, nje vleresim i gjuhes dhe i nuanceve te saj kulturore eshte mese i domosdoshem per t’u kryer.

    Personat qe merren me MP dhe industrite e reklamave sulmohen nga reklama te perkthyera shume keq, me pak ose aspak kuptim per gjuhen vendase, dhe kjo shpesh here i çon ata drej falimentit. Per shembull, kur Fordi hodhi ne treg “Pinto-n” ata u çuditen pse ne Brazil shitjet e tyre ishin pothuajse te vdekura. Fatmiresisht ata zbuluan se brazilianet nuk deshironin qe te udhetonin me makina qe quheshin “Pinto” – “Organe mashkullore shume te vogla” ndaj menjehere i ndryshuan emrin.
    Perkthimet e dokumentave, sloganeve dhe literatures duhet te kontrollohen disa here para se te publikohen ne lidhje me ndyshimet gjuhesore nderkulturore dhe nuancat e tyre; kjo nuk duhet te ndodhi vetem midis gjuheve por edhe brenda tyre. Edhe brenda anglishtes ka ndryshime te tilla. Per shembull, linja airore UAL theksoi nje artikull rreth Paul Hogan, ylli i “Krokodilit Dundee”, me sloganian ‘Paul Hogan fle jashte” e cila ne Britani dhe Australi perkthehej si zhargon rreth “parades se homoseksualeve”

    Vazhdimi ketu:

    http://www.albpr.org/g-news/modules.php?name=News&file=article&sid=238
     
  4. Daniel H

    Daniel H Primus registratum

    Re: Marredheniet Publike

    Gjenerata e re e Marredhenieve Publike

    Mardheniet Publike MP kane te bejne me ndikimin tek audienca. Kur keto kryhen ne menyren e duhur, marredhenia publike mund te sherbeje si nje burim mjaft i rendesishem vlerash per kompanine ne ndertimin e vlerave te markes, vitalitetit te saj, dhe vendosjes se besueshmerise.


    Pergjate dekades se fundit ne industrine e MP-se, piedestali i saj eshte krisur paksa nga nga mungesa e nivelit te duhur te stadarteve qe duhen perdorur, dhe e gjitha kjo ka ndodhur si pasoje e praktikave te vjetra te shkollave te ndryshme. Per fat te keq, keto praktika jane ingranuar ne kulturen industriale tashme, jane bere si nje model arkaik bisnesi qe eshte e veshtire te ndryshohen.
    Apo mund te ndryshohen?


    Cfare do te ndodhte nese do te shfaqej nje loje e re ne MP?Nje e ngjashme me XBOX 360 dhe po aq e mbyllur dhe misterioze sa teknologjia e AIR FORCE? Kini parasysh kete gje-qe ne nivelet fillestare te marredhenieve publike, profesionistet dhe zbatuesit e MP pyesnin eproret e tyre dhe gazetaret se cfare kerkonin, pastaj hynin ne veprim.


    Puna e lire e MP-ve dhe fabrika e newsletter-ave ka marre fund.


    Firma te zgjuara MP po perpiqen te thyejne modelin e vjeter hierarkik te MP, egon e madhe, dhe pagesat e kripura. Firma goxha te njohura kane filluar te kuptojne qe profesionistet e punesuar te cilet kane nje background bisnesi mjaft te pasur, thjesht do te mundesojne terheqjen e “demit te MP prej briresh”. Kjo jo vetem qe i kthehet ne forme respekti dhe i pajis me sherbimet per te cilat kane nevoje ne nje kohe shume te shkurter dhe ne nje menyre mjaft profesionale editoret dhe reporteret, por i ndihmon ata ne te njejten kohe qe te fitojne nje vend goxha te rendesishem ne kompani prane drejtuesve te saj duke u kthyer ne kete menyre ne rolin e keshilltareve kryesore.


    Eshte aftesia per strategji ajo qe percakton statusin intelektual te avancuar; dhe aftesia per te zbatuar kete strategji ajo qe percakton se sa i vlefshem dhe i sukseshem eshte praktikuesi i MP. Drejtuesit kane gjithnje nje deshire te theksuar per te pasur dike prane qe percakton strategjite per organizaten qe ata drejtojne, me qellim realizimin e nje perfitimi sa me te madh nga tregu.


    Strategjiste te talentuar te MP jo vetem qe jane me se te kujdesshem ne vlerat qe ka sherbimi i klientit dhe ndershmeria, por kane ndermend dhe t'i perhapin ato. Kenaqesia e konsumatorit eshte pika kyce per praktikat e nje bisnesi te sukseshem- dhe marredhenia e ndershme qe duhet te krijohet Mp/Klient duhet te konsiderohet si veza e arte.

    Artikulli o more nga faqja e ISHMP - www.albpr.org
     
  5. Daniel H

    Daniel H Primus registratum

    Re: Marredheniet Publike

    Kush Quhet Lajm?

    Nga Peter Turkington
    Si mund te perdoren mosmarreveshjet per te ngjallur interesin e medias? Ne diten e sotme kur bota vazhdon te lidhet vazhdimisht dhe kur media po centralizohet me shume, kjo eshte nje pyetje per 1 miljon dollare. Premisa baze qe terheq nje reporter drejt nje historie eshte debati mes dy kompanive rivale, dy njerez te vene perballe nje çeshtje kontradiktore, dy grupe qe jane ne gare me njeri tjetrin etj.

    Mosmarreveshja tenton te drejtoje interesin dhe kjo eshte çfare reporteret dhe editoret duan. Ne fund te fundit ata duan nje histori qe do t’i beje lexuesit, degjuesit apo shikuesit t’i kushtojne vemendje. Nese historia nuk eshte jashte normales, nese eshte material qe e shohim perdite, ajo nuk do te lexohet, degjohet apo shihet.
    Ne momentin qe gazetaret kane gjetur nje histori ne te cilen audienca e tyre do te gjej interese, ata i qepen nje formule te thjeshte – ate te pese W-ve.

    Ne jemi mesuar qe ne vitet e hershme te shkolles te perdorim formulen; kush (who), çfare (what), ku(where), kur(when), pse(why) dhe si (how).

    Megjithate ekziston nje diference thelbesore kur trajtohet me median.

    Gjendet dhe nje W e gjashte: Pse duhet t’u interesoje njerezve?

    Ndoshta kjo eshte W me teper e rendesishme sikurse do ju pyes edhe editori perpara se historia te shohe driten e botimit.
    Si perfundim ne si njerez te komunikimit duhet t’i bejme historite qe tregojnek, te paçmueshme. Sa me shume perpiqemi te godasim butonat e duhur me median, aq me te mira jane shanset per ta pare historine tone ne lajmet e mbremjes.

    Por çfare e ben nje histori te paçmueshme?

    Le t’i hedhim nje sy disa titujve dhe te shohim çfare e ben nje histori te publikohet apo te transmetohet ne Televizion.

    Mijera Fermere Protesojne – Kerkese per Ndihma Qeveritare ne Menyre qe te Shmanget Kriza

    Kjo histori eshte e denje. Ajo e trajton çeshtjen ne kendveshtrimin e mosmarreveshjes ndermjet dy organizatave. Mospajtueshmeria ne pergjithesi çon drejt nje historie interesante. Shembulli me i thjeshte eshte politika. Argumentat dhe pozimet politike hasen shume ne media pikerisht per kete arsye. Ekziston nje mosmarreveshje, konflikt, shqetesim. Si mendoni per kete tjetren, a eshte lajm?

    Firma Wall Street Kerkon te Blej NHL

    Absolutisht qe po! Kjo eshte dramatike! Eshte shokuese, emocionale. Po kjo tjetra?

    Te Ardhurat e Mbledhura nga “Zhytja e Pervitshme e Ariut Polar” ne Oakville kapen 49,000 Dollare per Viktimat e Tsunamit.

    Kjo eshte nje copez lokale mbi nje histori shume te gjere (ngjarje e ndodhur ne 26 Dhjetor 2004). Kendveshtrimet lokale jane te rendesishme aq sa kane ndikim mbi audiencen e synuar.

    Nje tjeter aspekt i rendesishem te paçmueshmerise se lajmeve eshte apeli universal. Kjo eshte nje histori qe ka patur ndikimi mbi te gjithe, duke marre ne konsiderate lumin e derdhur te simpatise nga e gjithe bota perreth, kur vdiq Papa Gjon Pali II. Ata qe shkuan ne Sheshin e Shen Pjetrit apo qe u mberthyen para televizorit nuk ishin te gjithe anetare te besimit Katolik. Ishte nje zi universale per nje njeri qe ishte perkujdesur te arrinte tek njerez te shume besimeve pergjate drejtimit te tij papnor.

    E fundit per nga rradha, por jo me e pakta per nga rendesia, argetimet ose festimet shpesh jane rastet e duhura per te krijuar lajme te denja. Pak me teper se dhjete vjet me pare, shikuesit ishin ngjitur para televizorit ndersa OJ Simpson drejtonte mbi nje Ford Bronco, nje skuader makinash policie neper rruget e Los Angelesit. Sot shume njerez jane duke ndjekur raportet ditore te çeshtjes gjyqesore kunder Michael Jackson.

    Per ta mbyllur, fjalet qe duken se duhen perseritur pa pushim jane histori dhe interes. Ne fund te fundit gjithçka varet nga ngjarja dhe nga menyra se si ju e “paketoni” ate. Nje njohje e elementeve qe e perbejne nje histori te çmueshme do t’ju ndihmonte ju te beheshit te suksesshem ne gjetjen e mesazheve kyç per tek audienca e duhur.

    Artikull u more nga faqja e ISHMP-se (www.albpr.org)!
     
  6. Daniel H

    Daniel H Primus registratum

    Re: Marredheniet Publike

    E Verteta Rreth Rrenimit te Marredhenieve Publike

    Nga Gerry McCuske
    Me pare ka ekzistuar nje kohe qe specialistet e mardhenieve publike punesoheshin dhe pushoheshin nga puna prej korporatave dhe agjensive shteterore per te menaxhuar cdo shkaterrim te MP-ve( me sakte per demtimet qe krijoheshin fajesohesh mbulimi i keq i mediave) qe shoqerohesh nga keqperdorimi i praktikave te klienteve ose me skandale.
    Tashme , konsulentet e MP-se jane bere pergjegjes duke mbajtur rolin kryesor per gabimet katastrofike qe mund te ndodhin ose per gjykimin e gabuar ose etiken qe krijon ose katalizon rrenimin e MP-se.
    Vetem kohet e fundit nje praktikues i MP-se nga Britania e Madhe iu desh te paguante nje shume me gjashte 0 pas presjes kunder demit qe i shkaktoj praktikuesit tjeter te MP-se per shpifje, si dhe nje rast tjeter ku nje nga Kompanite kryesore te Mardhenieve Publike ne USA, Ketchum, u ngaterrua ne nje skandal i cili tregoi se ata i kishin paguar mediave $250.000 qe te bente publike nje iniciative te re te ndermarre nga qeveria ne arsim. Enigmatik eshte fakti se praktikuesit e MP-ve ne kete rast te kompanise Ketchum kategorikisht mohuan cdo sjellje te kryer prej tyre qe mund te konsiderohej e pahijshme, madje vazhduan perseri te benin pagesa nen dore medias vetem per te larguar vemendjen e saj prej tyre.
    Mjafton te besh nje kerkim te shpejte ne Internet, per te kuptuar se rreth 10 firma me te njohura te Mardhenieve Publike dhe do te kutponi se thuajse gjysma e tyre kane ndikuar ne shkaterrimin e PR; nje firme i eshte dashur te mbeshtese nevojat e Amerikes ne Luften e I te Gjirit, nderkohe qe nje tjeter krijoi dhe u perfshi ne nje grup lobbi “fals” vetem qe te ndikonte ne proçesin vendim-marres te qeverise amerikane.
    Nese eshte e vertete se 50% e kompanive boterore me te mira te MP kane hijet e tyre ne praktikimin e MP, atehere fatkeqesisht mbeten shume pak hapesira te lira te cilat do te mundesonin qe keta praktikues te mbeteshin te drejte e te ndershem. …….
    Nderkohe qe trupat zyrtare te MP perpiqen te politizojne sjelljen e anetareve te tyre, mendohet se gati 1 ne 7 praktikante te MP jane anetare te organizatave te ndryshme. Me fjale te tjera, per çdonjerin qe luan me disa rregulla, ka gjashte te tjere qe nuk u binden atyre.
    Por problemi i rrenimit te MP nuk eshte ekskluzivitet i praktikes se MP. E verteta e hidhur eshte se renimet e MP mund te lindin nga çdo biznes apo fushe e jetes private dhe, veçanerisht kur ato jane aksidentale, fatkeqesisht eshte shume e veshtire qe te parashikohen apo parandalohen.
    Keshtu pra, per ata qe kerkojne t’u shmangen krizave te MP-ve, ne listen e meposhtme konturohen kategorite kryesore nga te cilat mund te lindin renimet e MP:

    Aktet e Zotit. Edhe kur renimet natyrore – si psh. Cunami – shkaktoi kriza jetesore te paparashikueshme ( dhe edhe pse askush nuk ishte pergjegjes direkt per incidentin)nga mediat shpesh here ajo u komentua si nje forme rrenimi i MP, si per turizmin ashtu edhe per qeverite dhe vendet e perfshira.

    Veprime bisnesi Ai eshte vendi ku koorporatatndikojne mbi aksionerin ose grupin e aksionereve, si shembulli i Coca-Coles dhe Pepsit e te cilat e mbrojten veten kunder sulmeve prej İndie se pijet e tyre kishin permbajtje shume te larta toksine.Nga pikepamja e MP-se, te dyja keto kompani arriten ti fiknin flaket ose te ulnin pakenaqesine ndryshe nga si mund te benin te tjeret qe zakonisht vetem ankohen.

    Legalizimet. Kur tema te ndryshme trajtohen ne gjykate dhe me pas behen publike ne media - si rasti i Mc Donald me ‘Mc Libel’-potenciali per rrenim te Mp-se eshte masiv. Vezhguesit e mediave e cilesuan rastin si ‘rrenimi me i madh boteror i Mp-se’

    Thashethemet. Ato mund te kene nje rol mjaft te madh ne rrenimin e markes se nje produkti, dhe reputacionit te tij si ne rastin e Procter & Gamble, dhe propagandes qe u be nga competitoret e tyre. Thashethemet me fryme satanike te tyre i ndoqen per vite me radhe kompanine, duke ndikuar edhe ne logo madje, ne riformatimin e saj.

    Artikulli u more nga: http://www.albpr.org/g-news/modules.php?name=News&file=article&sid=268
     
  7. Daniel H

    Daniel H Primus registratum

    Re: Marredheniet Publike

    Prirjet e PR-it: Sfidat e Komunikimit ne 2006-ten

    1. Te tregosh me pak – informon dhe edukon me shume

    Bleresit (te dyja palet si konsumatoret ashtu edhe biznesi) jane te hutuar persa i perket zgjedhjes se produktit duke qene se bota eshte e mbushur me produkte qe nxjerrin ne pah perhere e me pak dallime. Atyre marketereve te cilet duan te dallohen u duhet te flasin me pak per tiparet e produktit dhe me teper mbi perfitimet qe i sjell produkti konsumatorit. Produktet duhet te paraqiten ne kontekst dhe te trajtohen si te pershtatshem.

    2. Mos u tregoni shume te afte me marketingun WoM (gojor)

    Ne rastin me te mire, marketingu WoM (gojor) mund te jete brilant. Por kohet e fundit ka pasur mjaft raste kur marketere te ndryshem duke u perpjekur te tregohen shume te afte kane perfunudar me veze ne fytyre – dhe me konsumatore mosbesues. Çelesi drejt suksesit (sikunder ka qene gjithmone) eshte ndershmeria dhe transparenca. Te perpiqesh qe te krijosh artificialisht fushata, dhe nga ana tjeter duke fshehur dhe maskuar burimet e tyre, jo vetem qe do t’u kthehet mbrapsht atyre qe shpallin fushata te tilla – por do te minoje edhe ata qe i bejne ato siç duhet.

    3. Jini te vetedijshem se Blog-et (internet-faqe komunikimi interaktiv) perbejne nje pushtet te levizshem ne doren e konsumatorit

    Marketeret duhet te jene mjaft te vetedijshem qe kontrolli i komunikimit leviz mjaft shpejt nga ata tek konsumatori. Marketeret akoma mund te blejne media ne formen e reklamave, dhe te realizojne nje mbulim territorial permes MP, por duhet te presin te shohin nje zgjerim te shpejte te Blog-eve ne bote gjate vitit 2006 (duke ndjekur pervojen e SHBA ne 2005) qe do te lekundte ekuilibrin e pushtetit mbi konsumatorin. Blog-et i japin fuqine çdo konsumatori te pakenaqur qe te beje publike pakenaqesite e veta mbi kompanine dhe produktet dhe per kete arsye ta perhape kete si nje tymnaje permes bashkesive online. Marketereve u duhet te adoptojne teknika te reja qe te monitorojne dhe te mund t’i pergjigjen ketij fenomeni.

    4. Mesoni te shrytezoni web-in dhe Google

    Duke qene se sa vjen e me shume bleres (konsumatore e biznese) perdorin Internetin per te kerkuar per produkte dhe sherbime qe u pershtaten nevojave te tyre, marketereve u duhet te sigurojne kapjen e perqindjes se tyre ne web permes mjeteve kryesore te kerkimit. Menyra me e lehte eshte blerja e listimit – por besueshmeria me e larte vjen nga te listuarit dhe radhiturit prej motoreve te kerkimit (veçanerisht nga Google). Fatkeqesisht, shume marketere te njohur duket sikur nuk e kuptojne çelesin drejt suksesit ne kete situate.


    Artikulli i marre nga www.albpr.org
     
  8. Daniel H

    Daniel H Primus registratum

    Re: Marredheniet Publike

    Njoftimi per shtyp i shperndare nga INSTAT sot ne Ditën Botërore për Zhvillimin e Informacionit. Informacion qe u intereson kryesisht atyre qe merren me marredhenie publike dhe marketing.

    24 Tetor - Dita Botërore për Zhvillimin e Informacionit


    INSTAT, në datën 24 tetor , ditën Botërore për Zhvillimin e Informacionit bën publike disa të dhëna mbi zhvillimin e tij në vendin tonë.
    Në Shqipëri ekziston ligji mbi aksesin në informacion, pra mundësinë ligjore që kanë qytetarë të ndryshëm, përfshirë edhe gazetarë për të marrë sa më shumë informacione cilësuar si dokumente publike, të hapur.
    Në vendin tonë ka 1 Radio dhe Televizion Publik me shtrirje kombëtare dhe 2 televizione private me mbulim kombëtar, TV Klan dhe TV Arbëria. Numëri i televizioneve vendore është 69 dhe i radiove vendore është 49.
    Në vitin 2005 numëri i familjeve në Shqipëri është rreth 734 mijë, nga të cilat numëri i familjeve që kanë të paktën 1 televizor është 716 mijë duke përbërë 97.5 përqind te tyre.

    Botohen 20 gazeta të përditshme me tirazh që arrin nga 5 mijë deri në 10 mijë kopje.

    Përdorimi i Internetit në Shqipëri:
    Në vitin 2005, 4.6% e individëve mbi 20 vjeç përdor internetin kryesisht në zonat urbane me 9.1% kundrejt 0.9% në zonat rurale. Rreth 45% e këtyre individëve ka një adresë postare në Internet. Sipas vendit të përdorimit rreth 42% e individëve frekuentojnë Internet-Kafetë, 21% prej tyre përdorin Internetin në punë dhe 18.6% e përdorin atë në shkollë.
    Grupmosha përdoruese e rregullt e Internetit është 16-21 vjeç e cila ze 36% të të gjithë përdoruesve me moshë mbi 10 vjeç.
    Përsa i përket lidhjeve të Internetit në shtëpi, vetëm 33,7% e familjeve që kanë një linjë telefoni, kanë edhe lidhje të Internetit në banesë. Këto familje përbëjnë rreth 1.5% të të gjithë familjeve shqiptare. Këto familje janë të pëqendruara tërësisht në zonën urbane. Rreth 93.3% e familjeve e marrin shërbimin e Internetit nga Albtelekom

    INSTAT
    Tiranë, më 20.10.2006
     
  9. Daniel H

    Daniel H Primus registratum

    Re: Marredheniet Publike

    Meqenese ky eshte Njoftim per Shtyp, atehere po e vendos ketu. Keto lloj materialesh jane me vlere per marketeret sidomos ata qe merren me kerkime tregu.

    INSTAT
    Tirana në, 17 Nëntor 2006

    Më 17 Nëntor 2006 INSTAT jep për Kryeqytetin disa statistika të përgjithshme per periudhën gjashtëmujore.

    - Tirana është kryeqyteti i Shqipërisë në të cilën banon 12.7% e të gjithë popullsisë së vendit.

    - Qyteti i Tiranës ka një sipërfaqe 41.8 km2 me një popullsi rreth 400 mijë banorë.
    - Dendësia e popullsisë të Tiranës është 9,600 banore/ km2, nga 109.3 banorë/ km2 që është mesatarja e vendit.

    - Qyteti i Tiranës është i ndarë në 11 minibashki.
    - Për gjashtëmujorin e parë 2006 numri i lindjeve në Tiranë është 2,997 dhe i martesave 2,344.
    - Gjatë vitit 2005-2006 qyteti i Tiranës ka 57 shkolla të arsimit 9/vjeçar me 48,414 nxënës, prej të cilëve 23,114 janë nxënëse. Numri i mësuesve në këto shkolla është 1,962 prej të cilëve 1,752 janë femra.
    - Në arsimin e mesëm janë 23 shkolla të përgjithshme dhe profesionale. Numri i nxënësve në to është 23,555; prej të cilëve, nxënëset janë 11,331, ndërsa numri i mësuesve është 1,046 nga të cilat 754 janë femra.
    - Në vitin akademik 2005-2006, në Universitetet e Tiranës janë regjistruar në vit të parë në sistemin e ditës 10,000 studentë, të cilët përbëjnë 52% të të gjithë studentëve të vitit të parë në nivel vendi. Studentet femrat përbëjnë 49,8% nga 55,3% në vitin e kaluar.
    - Në shërbimin shëndetësor parësor në Tiranë kemi 394 mjekë në ambulanca dhe poliklinikat e qytetit.
    - Një vend të rëndësishëm zë mjeku i familjes të cilët për qytetin e Tiranës janë 230 ose 58.4 përqind të mjekëve.
    - Gjatë gjashtë mujorit të parë 2006, transporti hekurudhor i pasagjerëve është 100 mijë pasagjerë nga 14 mijë në gjashtëmujorin e parë 2005.
    - Në qytetin e Tiranës ka 53,271 pajtimtarë telefonikë, nga të cilët pajtimtarë familjarë janë 46,643.
    - Kapaciteti pritës hotelier i qytetit të Tiranës është 1,248 shtretër, ku gjatë gjashtëmujorit të parë janë akomoduar 25.7 mijë turistë, nga të cilët të huaj janë 21 mijë.
    - Në Tiranë ka 8 biblioteka nga të cilat 1 është Bibliotekë Kombëtare. Libra në fond për gjashtëmujorin janë 985,842 dhe lexues 4,500. Tituj të hyrë gjatë kësaj periudhe janë 2,125.
    - Tirana ka një muze historik dhe 5 shtëpi muze. Vizitorë në muze gjatë gjashtë mujorit janë 23,522 krahasuar me 40068 vizitorë të vitit 2005.
    - Në Galerinë e Arteve gjatë gjashtëmujorit të parë 2006 janë hapur 19 ekspozita nga të cilat 15 janë ekspozita pikture. Numri i vizitorëve në to ka qenë 3,240.
     
  10. pinkparadise

    pinkparadise Forumium maestatis

    Re: Marredheniet Publike

    ca informacjone nga keto ketu, me duke pa vlere fare per ata qe duan te hapin business, e kujt i duhet biblioteka, muzeu etc etc etc...

    puna e mjekeve me duket tmerresisht e rendesishme, sepse i bie qe te jene 394 vete potencjalisht qe mund te te kerkojne pare nese i bie ne dore /pf/images/graemlins/laugh.gif

    gjithsesi nese dikush me pyet per shqiperine, do dij ku te vij ti kerkoj informacjonet, no more Google /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  11. Daniel H

    Daniel H Primus registratum

    Re: Marredheniet Publike

    Te me marri te keqen Gogoli mua /pf/images/graemlins/laugh.gif
    Nejse.. asnjehere informacioni nuk eshte i demshem. Edhe ato informacione qe ti i quan te teperta dikujt tjeter i hyjne ne pune, qofte dhe biznes i ri. Dikush qe ka ndermend te hap nje biznes me baze kulturimin apo arsimimin e publikut (psh. shkollat private) mund ta shfrytezoje biblioteken per organizimin e eventeve promovuese te institucionit te vet. Tjetri qe hap nje agjensi turistike mund te shfrytezoi muzeun etj etj.
    Nuk quhet biznes, vetem biznesi prodhues /pf/images/graemlins/wink.gif
     
  12. AIPR

    AIPR Primus registratum

    Re: Marredheniet Publike

    Si te Behesh nje Emer Familjar

    Nga Leslie Taylor

    Harrojini fushatat e shtrenjta te reklamave. Menyra me e mire per te shkuar te masat eshte shpesh nëpërmjet pasqyrimit falas në media. Ne kete kendveshtrim, çfare duhet që të jesh i ftuar në programin e së famshmes Oprah?

    Ne biznes, vetem modestia mund te te çoje larg.

    Qe femijë mund t'ju kenë mesuar se të lavdërosh veten eshte sjellje arrogante dhe e ulet. Megjithatë, si sipërmarrës ju e dini qe rolin kryesor në shitjen e produktit tuaj e luan reklama për veten dhe kompaninë ku bëni pjesë. Kjo mund te marre formen e nje fushate publicitare që kërkon një buxhet te madh, por, nese biznesi juaj nuk e përballon dot një shpenzim të tillë, shpesh mund të sigurohet një pasqyrim falas në media dhe, ndonjëherë, kjo mund të sjellë më shumë publicitet sesa kur përdoren teknikat tradicionale të reklamimit.

    Ndonjëherë, vetëm përmendja ne programin "Today" apo "Oprah" mund te ndikojë tek shumë më tepër njerëz dhe të ketë efekte që i tejkalojnë ato të një reklame prej 2 milionë dollarësh në ndeshjet e Super Bowl. Veçanerisht, kur biznesi juaj eshte i ri, shfaqja në një revistë apo stacion televiziv të madh e të specializuar është më e mire sesa një reklamë e paguar per rritjen e emrit të ndermarrjes suaj ne mendjen e konsumatoreve.

    "Konsumatoret jane te vetedijshem se është shumë më e besueshme permendja e nje kompanie ne nje shkrim botuar ne një gazete si "The Wall Street Journal" dhe me pak e besueshme ajo në nje reklamë prej 30 sekondash", thotë Laura Ries, presidente e Ries & Ries, nje firme marketingu me qender ne Atlanta. "Markat nuk krijohen nepermjet reklamave. Markat bëhen të njohura përmes Marrëdhenieve Publike"

    Nga ana tjetër, nese shpenzimi i mijera dollareve ne muaj per mbajtjen në punë të nje specialisti te Marredhenieve Publike eshte po aq i paarritshem per kompanine tuaj sa edhe fushatat e medha te reklamave, atehere si mund t'i prekni masat? Nje nga menyrat per te terhequr vemendjen e medias eshte t'i tregosh publikut nje histori interesante ku biznesi apo produkti juaj ka luajtur rol. "Marrëdheniet Publike hyjnë në skenë atehere kur njerezit kanë dëgjuar nje histori dhe duan te dine me shume per te", thote Chip Heath, bashkautor i "Made to Stick". "Gjeja me e mire qe mund te beni eshte te gjeni historine tuaj të tipit 'Jared'."

    “Historia 'Jared'” së cilës ai i referohet ka të bëjë me një shitës të kompanise "Subway - Jared Fogle", i cili humbi rreth 100 kilogramë me nje diete qe perfshinte sanduiçet e restorantit "Subway". Ekipi i marketingut në kompaninë "Subway" nuk i dha shumë rendësi fillimisht idese së futjes se djaloshit Fogle ne reklama, duke u futur ne fushate me sloganin "7 më pak se 6", që reklamonte menune me 7 sanduiçë që përmbanin më pak se 6 gramë yndyre. Më pas, personat përgjegjës për marketingun e pane se historia e Jared-it per humbjen e peshes do te terhiqte vemendjen e publikut. Jared u be kështu zedhenesi i kompanisë "Subway" dhe mbetet edhe sot i tille, duke u shfaqur ne spote qe mbeshteten dhe nga personazhe te famshme te ekranit.

    "Tregimi i historise se djaloshit Jared eshte shume me efikas sesa citimi i statistikave," thote Heath. "Ne jemi më të prirur të vlerësojmë historitë më shumë sesa statistikat".

    Bizneset e vogla, shumica e te cilava ngrihen nga garazhet apo dhomat e ndenjes, kane nje avantazh me shume, per shkak te historive të tyre mbresëlënëse që krijojnë një profil më argëtues.

    Ries thekson nevojen se, përpara sesa të kërkojnë pasqyrim në media, pronarët e bizneseve duhet të sigurohen se njoftimi që kanë për të bërë vlen të tërheqë vëmendjen e e kësaj të fundit. "Nuk mund të ftosh shtypin, nëse nuk ke gjë për të thenë", vazhdon ajo.

    Momenti me i mire per te terhequr vemendjen për nga marka juaj eshte kur keni diçka te re apo novatore per te ofruar, si për shembull hedhja në treg e nje sherbimi të veçantë apo një zgjidhje e re per nje problem te vjeter.

    "Nese jeni i pari për diçka, ju krijoni një shans që media te flasë per ju", thote Ries. "Eshte e rendesishme qe ajo çka bëni të mbartë vlera te reja, pasi, ne fund te fundit, po përpiqeni të të tërhiqni vëmendjen e medias informative".

    Heath bie dakord se nje produkt që përmban risi ka me shume mundësi të tërheqë vemendje. "Nese doni që të vini në lëvizje marrëdhëniet me publikun dhe të krijoni zhurme, atehere, ju duhet të nxirrni në pah apo krijoni nje element befasues te produktit apo sherbimt tuaj", thote ajo.


    Vazhdimin e artikullit e gjeni ketu:
    http://www.albpr.org/g-news/modules.php?name=News&file=article&sid=406
     
  13. Daniel H

    Daniel H Primus registratum

    Re: Marredheniet Publike

    Fjalor i Marrëdhënieve Publike

    Si çdo shkencë tjetër e aplikuar, Marrëdhëniet Publike kanë fushën e tyre të veprimit, për rrjedhojë edhe një seri termash, që janë të lidhur sa me aksionet specifike që synohen, aq edhe me qëllimin e këtyre strategjive të veprimit.
    Më poshtë vijojnë disa prej tyre:


    Marrëdhënie Komunitare:

    Përmirësim i pjesëmarrjes dhe i pozicionit të organizatës suaj brënda një komuniteti nëpërmjet përpjekjeve të gjëra për përfitim të përbashkët të komunitetit dhe organizatës. Shiko më poshtë tek Çështjet Publike.


    Manaxhim Krize:

    Mbajtja e mardhënieve me publikun, agjencive shtetërore, median, punëmarrësit, aksionerët, dhe palëve të tjera të prekura në emër të organizatës të përfshirë në një situatë krize.


    Marrëdhëniet me Punëmarrësin:

    Në përgjithësi përfaqëson manaxhimin e organizatës për të informuar dhe motivuar punëmarrësit e organizatës nëpërmjet komunikimit të brendëshëm, trajnimeve, programeve te shpërblimit, dhe eventeve të tjera.


    Çështjet Shtetërore:

    Përfaqësimi i interesave të një organizate tek organet qeverisëse dhe agjencitë rregullatore, shpesh përmes përpjekjeve të “lobbying” direkt, si dhe nëpërmjet çështjeve publike si dhe aktiviteteve të tjera të PR që formojnë elektorat mbi një çështje.


    Komunikimet e Brendshme:

    Shërben si një përcjellës për fluksin e informacionit midis manaxhimit dhe niveleve te ndryshme. Bazuar në teorine e komunikimit, format e letrave lajmeruese, rrjeti i brendshëm on line, memot manaxheriale, deklaratat e pozicionit, prezantimet dhe eventet speciale për të shërndarë informacionin në lidhje me azhornimet e kompanisë, politikat e manaxhimit, çështjet & përfitimet nga Burimet Njerëzore, iniciativat e biznesit, manaxhimi i krizave, etj.


    Marrëdhëniet me Investitorin:

    Zhvillimi i kofidencës dhe marrdhënieve positive për organizatën tuaj me investorët dhe komunitetin financiar. Ndryshe quhet dhe Marrdhënie Financiare dhe Marrdhënie me Aksionerët.

    Komunikimi Marketing:

    Brënda kuadrit të 4- P te Marketingut (Product - Produkt, Price - Çmim, Place - Vënd, Promotion - Promocion), PR ndihmon në nevojat e komunikimit marketing të promovimit (së bashku me përbërësit e tjerë) për të rritur shitjet e produkteve dhe shërbimeve. PR luan një rol në rreklamën, publicitetin, paketimin, pikën vitrinë, panairet dhe eventeve speciale. Quhet ndryshe dhe Marcom.

    Marrëdhëniet me Median:

    Shtrirje apo përgjigje të mediave në emër të organizatës apo klientit tuaj. Mardhëdhëniet me Median shpesh konsiderohen si një funksion i specializuar brënda një fushate të mardhënieve publike.

    Çështjet Publike:

    Përfshirja e organizatës suaj në zhvillimin e politikave të publikut, apo ndihon në adatimin e organizatës suaj sipas pritshmërisë së publikut. Shpesh emërtohen Marrdhënie Publike si sinonim për t’iu referuar aktiviteteve të marrdhënieve publike (veçanërisht në qeveri dhe ushtri).

    Marrëdhëniet Publike:

    Ka shumë përcaktime të Marrdhënieve Publike, që variojnë nga aspekti filozofik deri në atë profan. Në një frazë (e sjellë nga Marrdhëniet Publike të Shoqëria e Amerikës), "Mardhëniet publike ndihmon një organizatë dhe publikun e tij në adaptimin e përbashkët të njëra-tjetrës."

    Publiciteti:

    Çuarjen më përpara të interesave të klientit apo organizatës suaj përmes mbulimit të orjentuar mediatik me ndihmën e mesazheve dhe eventeve strategjike. Një publicist i mirë di se si të manovroj për mbulim të lirë mediatik.

    Artikulli u more nga: AIPR
     

Shpërndajeni këtë faqe