Martesat Gay (pro Apo kundra)

Diskutime tek 'Psikologjia' filluar nga RoNnY, 19 Oct 2009.

  1. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Cfare eshte martesa? Shprehje e celebrimit (festimit) te dashurise se madhe midis dy partnereve? Shprehje e deshmimit te saj nga nje mori njerezish? Shprehje angazhimi dhe pergjegjesie per mireqenien e partnerit? Te gjitha keto mund te ndodhin pa pasur nevoje per nje certifikate martese. Bej nje dasem te madhe dhe kaq.

    Asnje nuk do t'a kuptoje vleren e marteses se ligjeruar deri sa anullimi i saj behet i nevojshem. Po te heqim gjithe fjalet e bukura, te shemtuara, boshe do te jemi ne gjendje te shohim se martesa eshte ligjeruar per te na mbrojtur ne palet e futura ne martese nga njeriu me i dashur si edhe nga vetvetja. Martesa siguron mbrojtjen e pales me te dobet nga nje braktisje, dhune fizike apo abuzim keqperdorimi te pasurive bashkeshortore. Kur anullimi, divorci behet i nevojshem, nderhyrja e ligjit e detyron njeren pale te paguaje demet, pensionet ushqimore per femijet si dhe ndarjen e barabarte te cdo pasurie grumbulluar gjate periudhes se marteses. Pa kete, pala me e dobet, qe eshte ne pergjithesi femra do te gjendej e braktisur dhe ne mes te kater rrugeve. Personalisht, meqenese jam e divorcuar, e njoh vleren e ligjerimit te marteses. Ne qoftese nga kjo martese nuk do te kisha mbartur femije, procedura e divorcit do me jepte lirine qe procedura e marteses me mori, dhe pa hezitimin me te vogel do te kthehesha ne vendin tim pa marre sikur edhe qindarken me te vogel nga ai person i cili ishte e gjithe pasuria ime. Helas, une nuk mbart vetem veten por edhe dy femijet e mi. Ndjenja e detyres ndaj tyre, fakti qe jane gjysem shqiptare e gjysem franko-kanadeze, fakti qe ata e duan te atin e tyre jane ata faktore qe me detyruan qe te ulja krenarine dhe te pranoja mbrojtjen time nga ligji duke pranuar te gjitha perfitimet qe zgjidhja ligjore e marteses te siguron.

    Nqs nje gay kerkon aprovimin tim te ligjerimit te marteses se tij une do t'a pyesja: «Per cfare te duhet nje cope leter, ndoshta per tu mbrojtur pikerisht nga njeriu me i dashur per ty? Si do qe te vije puna ti nuk do te jesh kurre ne gjendje te vihesh ne poziten time per arsyen e thjeshte se ti nuk mbart dot femije».

    Per sa i perket adoptimit te femijeve, personalisht jam kunder gjithe llojeve te adoptimeve. Ndac nga homoseksualet, ndac nga heteroseksualet. Per sa kohe ekzistojne ligje qe rregullojne adoptimet, do te ekzistojne edhe tregje te shitjes apo braktisjes se femijeve nga nena natyrore. Per sa kohe do te ekzistojne njerez qe mbledhin femijet e braktisur, do te kete edhe nena qe do te braktisin femije. Per vete, do te merrja ne mbrojtje nenen, thelbin e familjes. Nene e mbrojtur, femije i mbrojtur.

    Ky ishte mendimi im modest.
     
    Johana and Dreamer like this.
  2. abs

    abs nuk e di...

  3. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Po kundra ... pavaresisht se kane te drejten e vet smund te dal nga tradicionalizmi une
     
  4. Airbourne

    Airbourne Papirus rex

    Mua PERSONALISHT nuk me shqetesojne ASPAK po u martuan,pra PO, por vetem JO te ligjeruar,sepse do bejne protesta si ne Leshe!
    Dhe 100% PRO ADOPTIMIT, per FEMIJET e braktisur nga femarucet!!!
     
    gurax likes this.
  5. Airbourne

    Airbourne Papirus rex

    Se kam problem me ata qe kane gjini te kundert...sepse ne IQ jane me LARTE se daret apo bucet e trojeve.
    Agreeeeeeeeeeeeeee
     
  6. Airbourne

    Airbourne Papirus rex

    Cdo njeri ka te drejte te dashuroje.....cilin apo cilen dashuron eshte TOTAL WURST.
    KRYESORJA ai ose ajo,ata ose ato ndjehen te lumtur.Dhe ska flamurtar me zhgabe apo sorre qe ta kundershtoje.
    AVE.
     
    TinkerBell and joetisti_ like this.
  7. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    une jam kundra edhe martesave hetero :p
    S'di. Martesa perfshin shume gjera. Dhe ketu fillon te kesh mundesine te thuash se do te kete probleme. Sepse martesa do edhe femije.
    Tani eshte mundesia e nje femije me menyren e ashtuquajtur 'miter me qira', ku ne fund te fundit femija, sado e nje cifti homo, do te jete ne nje fare mase i tyre. Dhe sado nga sa degjojme, duke pare se jashte vendit nje praktike e te paturit femije nga cifte te tilla ka ekzistuar me pare dhe ka patur 'jo probleme', duket sikur femijes, sidomos kur rritet, do t'i jete bere nje padrejtesi...
    S'di.
     

Shpërndajeni këtë faqe