Materializmi - Analiza dhe kendveshtrime!

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga olti, 5 May 2003.

  1. olti

    olti Neo

    Materializmi - Analiza dhe kendveshtrime!

    Materializmi, kjo filozofi e vjeter sa vete filozofia, nje filozofi me kaq ndikim si sot, po ashtu dhe ne te shkuaren. Thelbi i kesaj filozofie ka mbetur i njejte edhe se ka pesuar ndryshime gjate shekujve. Ne baze te filozofise materialiste qendron perjetesia dhe absolutizmi i materies. Filozofet gjate gjithe historise jane ndare pergjithesisht ne materialiste dhe ne idealiste- dhe secili eshte munduar te argumentoje vertetesine e filozofise se tij. E njejta gje ndodh dhe sot. Dhe ketu ne forum ka anetare qe hedhin veten e tyre ne njerin krah, apo ne tjetrin. Ftoj te nisni diskutimet tuaja dhe te jepni argumentat dhe kunderargumentat, pro apo kunder mendimit filozofik dhe filozofise, per te cilen po flasim!
     
  2. Kordelja

    Kordelja Valoris scriptorum

    Re: Materializmi - Analiza dhe kendveshtrime!

    Nje verejtje e vogel fare:

    Materializmi eshte vertet doktrine sipas se ciles nuk ekziston tjeter substance pervec materies, por ai i kundervihet spiritualizmit sipas se cilit shpirti perben substancen e cdo realiteti.

    Materializmi dhe spiritualizmi jane doktrina "ontologjike" qe sudiojne natyren e "qenies" apo te realitetit; kundervenia e tyre nuk duhet ngaterruar me ate te idealizmit dhe realizmit. /pf/images/graemlins/wink.gif qe jane doktrina "gnoseologjike" dhe qe studijone bazat e njohjes. /pf/images/graemlins/wink.gif

    Ne menyre te pergjithshme materializmi hedh poshte ekzistencen e shpirtit, te botes se pertjeme te Zotit duke e konsideruar ate si nje "te dhene sekondare" qofte kur e redukton ne fakt te thjeshte material (demokriti), qofte kur e mohon ate si realitet dhe sheh tek ai nje lloj iluzioni (nje "epifenomen"), ashtu edhe kur e shpjegon gjenezen e tij duke u nisur nga materia (materilaizmi dialetktik).

    Materializmi refuzon te njohe specifiken e psikikes (ai e lidh p.sh.zbulimin spiritual te nje ideje me nje reaksion fiziko-kimik qe ndodh ne tru ) dhe e konsideron njohjen e njeriut si nje vazhdim te thjeshte te njohjes se natyres.Por ai s'pranon asnje lloj qasjeje "komprensive" te realiteteve shpirterore dhe humane .

    Teme e bukur :thumbsup:
     
  3. Presidenti

    Presidenti Forumium maestatis

    Re: Materializmi - Analiza dhe kendveshtrime!

    materializmi?
    prezantimi is shkence i dobesive te disa deshtakeve perte pare me tej...
    thote nje nder filozofet e mi te preferuar!

    materializmi di filozofi e menyre sjelljeje merr trajta te shumta e shpesh ne dukje aspak te ngjashme(ne dukje ama)!!!
    sberthehuni dhe pak /pf/images/graemlins/smile.gif
     
  4. jula

    jula Primus registratum

    Re: Materializmi - Analiza dhe kendveshtrime!

    Nga "turra e druve" qe mund te ndizet per te djegur Materializmin, une marr mundimin te shpetoj Materializmin Historik dhe...iki me vrap. /pf/images/graemlins/smile.gif
     
  5. Kordelja

    Kordelja Valoris scriptorum

    Re: Materializmi - Analiza dhe kendveshtrime!

    Historin e shkruan njerezit jula edhe pse me plqen sakrifica jote, a nuk eshte ajo histori qe eshte treguar edhe dy-heresh ne dy versione te ndryshme jo pak here ne historine e Historise :rolleyes:
     
  6. Presidenti

    Presidenti Forumium maestatis

    Re: Materializmi - Analiza dhe kendveshtrime!

    ne s'e kemi praktike te djegim asgje ne durr te druve, por shume ide vuajen komplekset e mbetura nga historia...

    ne u presim kokat e trupi shembet vete ne toke pastaj pa ndonje domethenje (simbolizem te kuptohemi)
     
  7. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Forumium praecox

    Re: Materializmi - Analiza dhe kendveshtrime!

    Nje filozof(m'duket Bernaskoni) thoshte:

    Njerezit hetojne pafundesine e qiellit; askush nuk sheh c'ka perpara syve...

    Keshtu, une e shoh materializmin si dicka qe kam perpara syve. Ne "qiellin" e spiritualizmit do te shkoj kur te kem kuptuar gjerat ketu ne toke.

    ...Lindim ne toke, por brenda disa viteve perfundojme "ne qiell". Te heqesh dore eshte gjeja me e lehte.
     
  8. jula

    jula Primus registratum

    Re: Materializmi - Analiza dhe kendveshtrime!

    Ok, kur them "materializmi historik" me duhet nje shembull ngjarjeje historike, nje cfaredo, secili mund ta beje ne vetvete kete kerkim.
    Pastaj, perpiqemi te rendisim logjikisht shkaqet ekonomike (materiale) dhe shohim sa peshojne tek analiza. /pf/images/graemlins/smile.gif Ne kete kuptim do ta "shpetoja" nga flijimi, mendoj se, para se te thoshte cogito-n, njeriu tha "duhet te ha, pastaj, duke qene gjalle mund te mendoj"!

    Personalisht nuk konsiderohem materialiste:
    "Jemi njerez ne kete bote, nuk jemi njerez te kesaj bote." -Shen Pali.

    Po rri me mire spektatore, se nuk do dija kurre nga ta nisja. Problem spiritualist. /pf/images/graemlins/tongue.gif
     
  9. Presidenti

    Presidenti Forumium maestatis

    Re: Materializmi - Analiza dhe kendveshtrime!

    jo jo te jemi me raliste...lindim ne toke perfundojme nen toke...
    dhe saper bufin tjeter te te hequrit dore me tere filozofine qe ke lexuar si s'e ke hasur kund

    " Njeriun eshte me e lehte te besh te besoje nje gje te re sesa te heq dore nga diçka e vjeter qe besonte se dinte "

    dhe materializma e spiritualizma s'kane diferenca distancore ndermejt tyre.

    shenim : termi spiritualizme s'me pelqen, duket sikur po trajtojme shpirtrat, fantazmat e te vdekurit....pffff

    dhe sa per temen
    "Krimbi qe shetit mbi levoren e frutit kurr s'do ja dije frutit shijen po s'hyri brenda"
    Xhelaludin RUMI
     
  10. jula

    jula Primus registratum

    Re: Materializmi - Analiza dhe kendveshtrime!

    E thashe nje here: Materializmi historik eshte shume i vlefshem si mjet ( :smash: ) ne analizen historike/politike!!!
    Perderisa une nuk kam konsiderate per te si filozofi, por si mjet e perderisa te kunderten shoh ta perfaqesoje ketu vetem Visi (deri tani)...me shpjegoni me pak fjale ku qendron kontradikta?

    Ooops, kete mos e merrni parasysh si nderhyrje, tani e kuptova rrjedhen e mendimit.
     
  11. Presidenti

    Presidenti Forumium maestatis

    Re: Materializmi - Analiza dhe kendveshtrime!

    jula thote se trajtimi i nje ngjarjeje a fakti nga ana esteriore eshte themelore per analize efekti
    dhe s'mohon aspak se nje analize interiore e çdo fakti na ndohmon te kemi nje kuader shkaku...
    dhe te dy pikshikimet jamin ate qe quajme shkak-efekt.

    pse duhet te kete patjeter kontradikta?!?!?
     
  12. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Forumium praecox

    Re: Materializmi - Analiza dhe kendveshtrime!

    Materialzmi, apo, e thene shqip, lëndorja, eshte nje filozofi jetike per njeriun; vini re: GJITHMONE PER NJERIUN!

    Sot ka gjallesa qe pandehin se jane njerez; nderkohe jetojne vetem nje bote tjeter, ireale, nje bote qe pretendojne se mund ta gjejne pasi te vdesin, pra, pasi te heqin dore automatikisht nga materialja, lendorja. Keta gjitare ushqehen nga doktrina te caktuara me dashurine per te ashtuquajturen "bote tjeter". Si rrjedhim, teksa shpresen te kjo filozofi, mezi c'presin te njohin boten tjeter, duke hequr dore nga kjo e sotmja, karakteristike themelore e se ciles eshte:

    M A T E R I A L I Z M I

    Ose... derri pelqen te jetoje ne lluce e ne te ndotur, sepse ajo eshte jetike per te. Kurse kali parapelqen nje lendine me bar te njome e te paster, jetike per te.

    Keni pare derr ne nje livadh te blerte?
     
  13. olti

    olti Neo

    Re: Materializmi - Analiza dhe kendveshtrime!

    Cfare kuptimi ka kjo?! Dhe kujt i drejtohet?
     
  14. Kordelja

    Kordelja Valoris scriptorum

    Re: Materializmi - Analiza dhe kendveshtrime!

    O Vis, po mazokizmi si quhet, lendimi. :confused:

    Kurseji shqiperimet e terminologjise filozofike (po kjo si shqiperohet :confused: ) qe te evitojme te berit qesharake.

    Une e perkrah materializmin si teori, panvaresisht nga kanalizimet dhe keqperdorimet, por me beri te mendoj Presidenti qe thote, materialisht mbi toke , dhe shpirterisht mbase :idea: nen toke.

    ...do kthehem...
     
  15. Rambla

    Rambla Primus registratum

    Re: Materializmi - Analiza dhe kendveshtrime!

    me fal por cfare kuptimi ka ajo shprehja e Shen Palit :confused: ? me duket absurde! e kush na qekan njerzit e kesaj bote :eek: ?
    pastaj termini materialist eshte degjeneruar ne kohet tona, perdoret si termine me kuptim negativ (njeri materialist = njeri qe don vetem gjerat materiale, dmth leket, nuk i intereson per ndjenjat etj) duke u larguar nga kuptimi i vertete filozofik. kordelja e shpjegoi mire doktrinen filozofike materialiste. dmth me fjale te pakta eshte doktrine qe konsideron gjerat "konkrete", "reale", "materialet" (material= diçka qe mund te prekesh, real, konkret) duke u larguar nga ato "spirituale", "abstrakte" si shpirti apo ZOTI. nga kjo doktrine kane rrejdhuar shume doktrina te tjera filozofike. duke qene qe konsideroj gjerat konkrete mbroj kete doktrine.
     
  16. lysien shardon

    lysien shardon Primus registratum

    Re: Materializmi - Analiza dhe kendveshtrime!

    :wink:
    Jashte teme,por dhe brenda saj.
    (per ata qe e kuptojne)

    NE TURREN E DRUVE QE DIGJEN NGA ZJARRI,AI(AJO) SHEH FYTYRA FEMRASH(APO DJEMSH),KURSE UNE SHOH VETEM ZJARRIN.(ANONIM)
     
  17. jula

    jula Primus registratum

    Re: Materializmi - Analiza dhe kendveshtrime!

    Mahhh, premtoi me shume fillimisht kjo tema, nejse, problem relativ...

    Jemi njerez NE kete bote, nuk jemi njerez TE kesaj bote.
    Mua me duket elementare Watson /pf/images/graemlins/tongue.gif :
    -Jemi ne kete bote dhe ky eshte nje fakt i pakundershtueshem, eshte gjendje, kemi disa nevoja dhe kerkesa qe nisin e mbarojne (mund te kenaqen) ketu pra;
    -Nuk jemi te kesaj bote se nuk e konsiderojme veten te permbushur/plotesuar me cka me lart.

    *kuriozitet historik: Benedetto Croce e citoi Shen Palin ne kete forme duke vrojtuar me habi per here te pare nje manifestim masiv te fillimshekullit. Protagoniste ishin punetoret dhe levizjet e para te organizuara antisistem. Gjeja e pare qe i erdhi nder mend ishte nje procesion fetar, pjesemarresit edhe ishin reale, edhe s'ishin te tille meqe i drejtoheshin nje realiteti tjeter qe s'mund te perceptohej lehte.
    :book: ...Jane aq "ateiste" sa kane nevoje urgjente per nje ...Zot. :book:

    Nuk di ne ju ngacmon ne reflektim ky pasazh, gjithsesi une e citova se mu duk me i mire se shembulli i kalit qe ha bar. /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  18. Presidenti

    Presidenti Forumium maestatis

    Re: Materializmi - Analiza dhe kendveshtrime!

    me ngacmon me ngacmon... /pf/images/graemlins/smile.gif

    Njeriu eshte i obliguar te tregoje sforcot e tija ne maksimum, perpjektej e tija deri ne limitet e te mundures njerezore...me pas dorezohet me koshience e besim aty ku vetem Hyjnorja mundet.

    raporti krijese Krijues s'eshte pasivizues e as skllaverues por obligues per aktivitet e te lire nga çdo lloj dipendence e mevarsie /pf/images/graemlins/smile.gif

    :devil: he ç'je nje ti!!!
     
  19. PrInCiPiEl

    PrInCiPiEl Primus registratum

    Re: Materializmi - Analiza dhe kendveshtrime!

    Pikpamja materialiste ZOTIN e identifikon si nje fuqi mbinatyrore !!!
    Kurse pikmja ateiste e ka mohuar totalisht ekzistimin e Tij !!!
    Qe te dy keto botkuptime atributet e krijimit dhe zhvillimit ia percaktojne materies respektivisht natyres .

    Pikpamjet e tilla jane teper absurde dhe nuk perputhen as me logjiken e shendoshe !
    Pyetje mund t’I beje cdo kush vehtes :
    KUSH E KRIJOI NATYREN , kush I krijoi ligjet e saja ?
    ...

    Njerezit e ndiejne veten shume te medhenje kur zbulojne dicka ne natyre , por kur shofin se sa te panjhoura ka ne ato zbulime e kuptojne se sa te vegjel jane dhe sa te paditur qe jane !

    Gjithësia !
    Ah GJITHESIA !!!
    Gjërat që po bëhen sot në GJITHESI nuk janë azgjë tjetër vetëm se vëzhgime dhe zbulime të ligjeve të ZOTIT !


    Duke u munduar që të tjerët ti sjellim në trajektoren e duhur , MOS TE GABOJME
    ne raporte me te tjeret qe veq jane ne trajektoren e duhur – eshte rreziku t’I nxjerrim jashta trajektores .
    Rrjedhimisht dë(ni)met .

    Fare ne fund: Ketu eshte orbita e filosofise – per orbita te tjera diku tjeter !
     
  20. atman

    atman Forumium maestatis

    Re: Materializmi - Analiza dhe kendveshtrime!

    Materializmi ne pergjithesi, qofte ai dialektik, apo historik, (ky i dyti eshte vazhdim i te parit) konsideron si te pare materien dhe si sekondare apo te dyten, ndergjegjen. Ku e shikoni mohimin, sipas meje asgjekundi. Eshte vetem çeshtje preçedence, kush duhet te kaloje i pari ne nje kryqezim.
    Ndersa per ato qe shkruan Jula, me duken shume kontradiktore. Po citoj diçka nga ajo munda te lexoj, jo ato qe shkruan ne postimet e tjera. Sidoqofte edhe nje ka vlere per te nxjerre nje konkluzion te qarte.
    Fillimisht postuar nga jula:
    Personalisht nuk konsiderohem materialiste:
    E lexoni, nuk konsiderohet nmaterialiste dhe pohon:
    -Ne kete kuptim do ta "shpetoja" nga flijimi, mendoj se, para se te thoshte cogito-n, njeriu tha "duhet te ha, pastaj, duke qene gjalle mund te mendoj"!
    Bukur Jula, me qarte se keshtu s'ka. E kane thene romaket, (me pare te rrojme pastaj te punojme) e perforcoi Marksi (mos u tremb nga emri, mbetet nje nga filozofet me te medhenj te historise. Vetem injorantet nuk e pranojne), kur shkruan: me pare se te merremi me fe, filozofi, shkence,art, kulture, njeriu duhet te haje.
    Dhe ky sipas teje eshte: Problem spiritualist.
    Ah, dolem te spiritualizmi, as kete nuk e mohon materializmi. Vetem se materializmi pohon fenomenin e tjetersimit. Fenomen qe ka shoqeruar njeriun gjate rruges se gjate te historise se tij. Krijoi armen dhe arma vrau te zotin. Ky eshte tjetersim.
    Persa u perket koncepteve realizem dhe materializem, me duket se nuk egziston kundervenie midis tyre, ose te pakten kundervenie te tipit antagonist.
    Si pasoje kur themi materializem, si teori filozofike shkencore, kundervenia e saj eshte idealizmi.
    Spiritualizmi vjen nga latinishtja -spiritualis -shpirteror, ideal. Mos me thoni te dashur spiritualiste qe natyra eshte nje iluzion i ndergjegjes njerezore.
     

Shpërndajeni këtë faqe