Materializmi - Analiza dhe kendveshtrime!

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga olti, 5 May 2003.

  1. olti

    olti Neo

    Re: Materializmi - Analiza dhe kendveshtrime!

    Po, po ashtu lexoj! [​IMG]
     
  2. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Forumium praecox

    Re: Materializmi - Analiza dhe kendveshtrime!

    E respektoj shume menyren e komunikimit tend! Perpiqesh gjithnje te japesh mendimin tend e jo kundervenien tende...

    Por une ate punen e njeriut kur zbulon dicka te re dhe habitet qe ka shume te panjohura, e krahasoj me ate femijen e vogel:

    Edhe ai nuk di te ece ne fillim! Bicikleta per te eshte nje "enderr", makina nje habi dhe avioni nje e panjohur totale...

    Por ja qe ky femija rritet(edhe pse jeton 50-90 vjec) dhe ...atomi... eshte nje akullore per te.

    Keshtu eshte edhe ajo puna e te panjohures.

    Mos valle njeriu e dinte zjarrin kur lindi? E mesoi me vone.... Pas ndonje qindvjeteshi(Kordele, ky eshte shqiperimi per 'shekull')Sistemi diellor do te jete yni. Ajo qe duhet te shqetesoje cdo besimtar kristlam eshte vendstrehimi i zotit /pf/images/graemlins/smile.gif
     
  3. Kordelja

    Kordelja Valoris scriptorum

    Re: Materializmi - Analiza dhe kendveshtrime!

    Visi, rri ne teme, Kordelja e di c'eshte nje qindvjetesh dhe nje mijevjecar.

    Por per termat filozofike etj, me sa dine une perdoret fillesa, emri i "babait" qe e lindi /pf/images/graemlins/wink.gif .
     
  4. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Forumium praecox

    Re: Materializmi - Analiza dhe kendveshtrime!

    Dakord, pra, edhe une u shpreha shpare:

    "Materializmi, apo e thene shqip, lendorja..."

    Tani, m'u krijua pershtypja se ketu qenka absolutisht e ndaluar te permend edhe ndonje shqiperim. Pasi u kujtova se nuk jam ne shtepine e Ardian Klosit, atehere te bera ate verejtje.

    Por "nisma" ishte jotja - kete duhet ta pranosh.
     
  5. Kordelja

    Kordelja Valoris scriptorum

    Re: Materializmi - Analiza dhe kendveshtrime!

    O Vis, une e di qe nuk thuhet Iniciative por nisme. /pf/images/graemlins/wink.gif

    Degjo, ku e sheh ti materializmin, ne lufte me spiritualizmin apo idealizmin?

    Kjo eshte pyetja dhe te na falni per dalje jashte teme. :book:
     
  6. Presidenti

    Presidenti Forumium maestatis

    Re: Materializmi - Analiza dhe kendveshtrime!

    hegelismi derrderrizmi eshte bere vend deri ne gju prej hedhjes se ****!!!

    tani te trajtosh diçka ne kontekstin e materies qe e perben do te thote ta perkufizozh ne emrin e saj,
    ta trajtosh ne kontekstin e pozicionit te saj ne krijim (ekosistem) me çka eshte pasur qellim te shprehet me te eshte thellim ne çeshtje...

    me pak fjale trashesia e bojes ngjyrat e ngaterruara e shpesh format vorbullake do te ishin ato çka do te dallonte VIS elbansani,


    e dikush tjeter do te mahnitej nga kombinimet e ngjyrave, dora e mjeshtrit dhe shprehija e peisazheve te Van Gogut!!!

    ne kontekstin njerezor per visin njeriu eshte nje sistem i zhvilluar(vet zhvilluar) biologjik, grumbuj qelizash ne inde organe e sisteme blla blla blla...me pak fjale nje cope mishi me dy sy.Dhe nje trajtim i till nuk eshte se mohon , se aq s'ja lejon koshienca e tij, ndjenjat e dimensionet jo materiale te njeriut, por i nen vlerson e i anashkalon....shpesh per paaftesi per ti konkuistuar!!!


    sa me pak emra e terma te huaja, filozofia s'eshte aq abstrakte sa duket... eshte thjehste nje dele e humbur nga kopeja , gjijeni e silleni me tufen M. a.s.
     
  7. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Forumium praecox

    Re: Materializmi - Analiza dhe kendveshtrime!

    Qe kur ke fillu' t'flasesh n'emer tim?

    Sido qe te jete, me shume miresjellje, je i pushuar nga puna.

    E shihni vete, besoj, se kush ka prirje per te dale nga tema - njerez qe flasin ne emer te te tjereve.

    Spiritualizmi eshte nje thes ... ku njerez si presidenti nuhasin 25 ore ne 24.
     
  8. Presidenti

    Presidenti Forumium maestatis

    Re: Materializmi - Analiza dhe kendveshtrime!

    avash se ke per te thy doren...ate doren qe te ka zon lesh!
     
  9. atman

    atman Forumium maestatis

    Re: Materializmi - Analiza dhe kendveshtrime!

    Spiritualizmi eshte ideologjia zyrtare e fese. Doni te dini te mirat qe ka pasur njerezimi nga kjo? E ka lene mbrapa teteqind vjet! Arrini ta imagjinoni shoqerine njerezore ne dymije e teteqinden? E pra do te ishim sot! Ferkoni barkun tani!
     
  10. Presidenti

    Presidenti Forumium maestatis

    Re: Materializmi - Analiza dhe kendveshtrime!

    tani une shoh se ju e daloni temen vetem ne prizmin se "materializmi eshte real e eshte kunder fese, feja eshte prralle e s'ka Zot.... o burra!"

    kjo mund te jete e veshtire per filozofet e ketushem por le te sforcohemi te kuptojme pak shkence,

    materializmi eshte i lidhur me materien, e sot shkenca e termodinamika ka treguar sesi materia s'eshte e perjetshme dhe hskon drejte shprishjes, humbjes e shkrirjes.Pra ka nje t=n dhe rrjedhimisht dhe nje t=0.

    kjo do te thote qe perpara s'kish materie,ne sesnin tone te materies sot...e materia s'jep dot pergjigje seç kish!Ne literaturat pre-big bang flitet per sasi kuantike, pa mase e trajte, e pa kohe e vend /pf/images/graemlins/smile.gif /pf/images/graemlins/smile.gif /pf/images/graemlins/smile.gif komike se askush s'pertendon per me shume!!!!

    atehere para materies ekzistonje nje vullnet ekstra-material, diçka jashte zinxhirit shkak pasoje te materies,Shkaku i pare, apo siç shpretet mbreti i fjales. nje urdher KUN FE JEKUN (Behu!!! dhe u be!).

    ju doni ta quani akoma spiritualizem e ta identifikoni me fene???ç'tju bej une juve, shume shpejt do te dilni tek mbulesa e femres ne islam apo tek kisha dhunuese se hapat e llogjikimit AF-ist lene me te vertete per te deshiruar.kollaj kalohet nga spiritualizmi ne fene sot e nga ajo tek talebanet...dhe akoma tema e mban emrin filozofi!!!
     
  11. Kordelja

    Kordelja Valoris scriptorum

    Re: Materializmi - Analiza dhe kendveshtrime!

    Presidenti, perse nuk e merr parasysh shkallen e njohjes si baze te evoluimit te teorive dhe sinjalizimet qe na japin keto njohuri per t'iu larguar absolutizimit?!
    Ideja ime (perjashto paragrafin tend te fundit qe e quaj pa lidhje fare :rolleyes: ) eshte qe njeriu pas situatave imagjinare hetoi dhe pasuroi njohurite e veta, pra domosdoshmerisht krijoi dyshime per bestytnite qe deri dje ia kishin ngurtesuar mendjen, kurioziteti sjell evolim, sipas meje.
    Tani, ne kete pike qe po kalojme me nje paragraf te vetem por qe perfshin shekuj te tere, sipas konstatimeve linden teori, ide, ne baze krahasimesh si nevoje e ballafaqimit te asaj c'ka kishin besuar (le te themi shpirterisht) tek ajo qe konstatuan (deri aty ku kane mundur te vene mendjet njerezore, le te themi materialisht).

    Une nuk shkoj per absolutizimin e asnje prej teorive, por shkak me jep evolimi njerezor, i cili si qenie kurioze kurre nuk u "kenaq" me ate qe besoi por rremoi dhe nxorri ide pas idesh qe disa prej atyre dyshimeve qe pati e ndihmuan te materializonte, sikur qofte edhe nje pjese fare te vogel te pyetjeve te veta, le te mos pretendojme qe kemi materializuar gjithcka (e kam fjalen per gjetjen e pergjigjeve "konkrete materiale" te tere dyshimeve te lindura nder vite).

    Ti personalisht absolutizon?! :rolleyes:
    A do qendroje ti si individ vetem me besimin tend pa pasur nevoje te shfletoje sikur edhe nje liber te vetem shkruar nga dikush per arritur ne nje bindje logjike per ate qe beson, nuk te ka ndodhur qe te jesh kurioz se sa i vertete eshte besimi yt (e kam fjalen per cdo gje) dhe ta krahasosh ate me fakte edhe me bindese, thjesht per te qene konform logjikes?! :rolleyes:
     
  12. Presidenti

    Presidenti Forumium maestatis

    Re: Materializmi - Analiza dhe kendveshtrime!

    une s'jam per asnje absolutizem, ne te vertete jane faqet e te njejets medalje kete jam munduar te them.

    dhe mos e shikoni besimin akoma si paaftesi te njerezve te lashte per te shpjeguar fenomenet natyrore, apo si opium per pupullin se mbeteni paragjykues ndaj arsyetimin llogjik qe permban kete koncept!

    paragrafi fundit ishte drejtuar ca tipave e tema eshte e gjere mjaftueshem per a mbartur brenda dhe ate, po dhe shume rednesi s'ka!
     
  13. Kordelja

    Kordelja Valoris scriptorum

    Re: Materializmi - Analiza dhe kendveshtrime!

    ..dhe mos e shikoni besimin akoma si paaftesi te njerezve te lashte per te shpjeguar fenomenet natyrore, apo si opium per pupullin se mbeteni paragjykues ndaj arsyetimin llogjik qe permban kete koncept!...

    Ketu te KUNDERSHTOJ fuqishem.

    me thuaj sa teori kane lindur si shkak kundershtie, sa dinin njerezit per jeten para 2000 vjetesh e sa dine sot, sa ide jane materializuar, mos ia myt kot.

    Ti do thush qe une i referohem akoma asaj shprehjes se famshme "komuniste" : Qe Zoti lindi si nevoje e brendshme e njeriut per te besuar tek dicka e mbinatyrshme pasi nuk i jepte dot pergjigje as rrufeve, as shiut as katastrofave, une te kundershtoj prape, nuk eshte vetem kjo edhe pse edhe kjo duhet marre ne konsiderate.Sot besimi dhe spiritualizmi kane nje pamje tjeter, nese deri dje ishin keto ato qe benin njeriun te besonte e krijonte Zota, sot jane disa perfeksione te natyres qe i kemi diksutuar edhe ne tema te tjera qe na bejne te mendojme qe ka dikca tjeter me te fuqishme se thjesht evolucioni (te kujtohet filmthi qe me dhe te shoh njehere).

    Une keshtu e shoh!
     
  14. Presidenti

    Presidenti Forumium maestatis

    Re: Materializmi - Analiza dhe kendveshtrime!

    historia e zotit apo spiritualizmit çuditerisht eshte i pranishem ne tere kulmet e qytetrimeve te meparshme, e njerezit kane perceptuar gjithmone dimensionin madheshtore qe s'eshokon syri.te mohosh kete do te thote te mohosh nje pjese te madhe te te qenurit njeri.

    Zoti eshte Musebbibul esbab Shkaku i shkakeve, shkaku i pare, nsimesi i gjithçkaje dhe Waxhibl wuxhud ekzistenca e domosdoshme, eshte Ai pa gjithçka ekziston, e ekzsitenca jone eshte hije e ekzstences se tij, eksistence absolute pa shkak e mevartesi!Allahu eshte i tille per definicion!
     
  15. Kordelja

    Kordelja Valoris scriptorum

    Re: Materializmi - Analiza dhe kendveshtrime!

    Leri definicionet, une them qe ne e mbartem dhe vazhdojme ta mbartim spiritualizmin per te vetmen arsye sic mbartim frikat per gjerat e panjohura, nuk mundem ta zhveshim teresisht veten nga frikat edhe pse kemi evoluar.Na duhen, na mbajne urte.

    Nderkohe "punojme" per largimin e atyre me te voglave ne fillim dhe keshtu me radhe per cdo gje qe mbetet ne hije, mos mu hiq viktime e absolutizimit te qenesise se te mbinatyrshmes.
     
  16. Presidenti

    Presidenti Forumium maestatis

    Re: Materializmi - Analiza dhe kendveshtrime!

    hmmm,
    terhiqem!
     
  17. Kordelja

    Kordelja Valoris scriptorum

    Re: Materializmi - Analiza dhe kendveshtrime!

    Per xhentilese apo per pasiguri per humbje vetekontrolli :confused:

    Sic te thashe, me kanalizo ne logjike, mos mu impono :shrug:
     
  18. Presidenti

    Presidenti Forumium maestatis

    Re: Materializmi - Analiza dhe kendveshtrime!

    me besdis shume fakti qe ti e shtron pyetjen :
    "per xhentilese a humbje kontolli pasigurie"
     
  19. Kordelja

    Kordelja Valoris scriptorum

    Re: Materializmi - Analiza dhe kendveshtrime!

    Leri bezdite,te lindi si preteks pas replikes sime, me jep arsye dhe pergjigju!
     
  20. olti

    olti Neo

    Re: Materializmi - Analiza dhe kendveshtrime!

    Me sa kuptoj Kordelja gjen menyra te tjera per te mohuar Krijuesin e gjithckaje, pra dhe te vete materies. Kordelja pohon, se ndersa me pare njerezit krijuan nje Zot sepse nuk dinin, pra per te shpjeguar fenomenet, tani e krijojne nje, pasi njohin me mire boten, pra kur nuk gjejne dot nje shpjegim, nje shkak fillestar, motor te motorave, atehere krijohet nje Zot. Pra me fjalet e mia keto jane ato c'ka thote Kordelja. Me korigjo nese gabohem! Tani nese duhet te jemi objektive dhe jo ne cdo menyre te shtremberojme. Duhet te thyjeme idhujt e rreme brenda vetes tone. Nje nga keto eshte materializmi. Baza e materializmit eshte perjetsia e supozur e materies, por zbulimet e dhjetvjecareve te fundit e kane hedhur poshte kete. Presidenti e permendi, por po shtoj dhe une dicka. Kemi bing bengun; sipas teorive te gjithepranuara kemi nje pike fillestare nga ku doli materia dhe koha. Kjo pike quhet singularitet. Ajo kishte vellim zero dhe mase infinit. Per ta mbuluar te verteten perdoren keto terma, por me fjale te thjeshta "vellim zero" dtth asgje/hic, pra gjithesia ka dale nga hici. /pf/images/graemlins/smile.gif Ja ku eshte e verteta, por me fjale eshte mbuluar vetem e vetem qe e verteta te mos pranohet dhe baza e filozofise se rreme materialiste qe ka pushtuar boten e sotme te mos rreshte se sunduari. Por materialistet nuk kane rreshtur se manipuluari, pervec fshehjes se faktit te mesiperm. Ne filozofine materialiste ka dale dhe a prioria; pra pranohet qe materia eshte e perjetshme dhe per kete nuk nevojiten prova shkencore. "Ajo eshte apriorisht e perjetshme" Nje nga menyrat kjo, per te mbrojtur filozofine tashme te degjeneruar materialiste. Ne kete menyre ecen dhe Kordelja ne pohimin e saj. Edhe se kjo filozofi nuk bazohet ne shkence, perseri mundohen te nxjerrin teori te tjera jofilozofike.
     

Shpërndajeni këtë faqe