Mbi islamin!

Diskutime tek 'Teologjia' filluar nga S6T6N6, 24 Sep 2005.

  1. S6T6N6

    S6T6N6 Forumium maestatis

    Mbi islamin!

    Gjithcka mbi islamin ne kete teme! Kurani, mesimet e tij, fryma qe perfaqeson, profetet dhe cdo gje qe lidhet me nje nder besimet me te njohura ne bote ju ftoj ta diskutojme ne kete teme.

    Faleminderit
     
  2. Guest

    Re: Mbi islamin!

    jashte teme!
     
  3. S6T6N6

    S6T6N6 Forumium maestatis

    Re: Mbi islamin!

    duke qene se nuk e njoh ne thelb fushen e teologjise por e cmoj ate si pjese te jetes njerezore, duke qene se njoh shume mire pjesen tjeter te medaljes (fyerjet, sharjet, konfliktet, dhe problemet qe dalin qe ngjall kjo lloj fushe, duke qene se njoh shume mire albforumin, antaresine dhe problematikat e tij, duke qene se teologjia ne AF pas rimbylljes u hap vetem me kerkesen time nga administratoret, duke qene se jam ketu jo me kerkesen time por me bindjen e te tjereve qe mund ta kryej kete detyre, besoj se do jem nje administrator i mire i teologjise dhe do kryej me korrektesi detyren qe me eshte caktuar.

    moderatori
     
    princ likes this.
  4. Guest

    Re: Mbi islamin!

    nuk ke asnje shanc /pf/images/graemlins/laugh.gif se nuk del dot nga vetvetja hahahaah
     
  5. OROSHI

    OROSHI Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    EEhhh..ku ka me mire se nje dreq pikerisht moderator ne temen e fese...me ne fund do shohim drejtesi ne kete teme kaq delikate(per disa)...urime Satano :=):=)
     
  6. SkenderbegaS

    SkenderbegaS Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    CIAO Satana , sa mir q1 keke itu se po t'gjekena kollaj kur t' dona me ja fut noj HEAVY METAL ,
    megjithse ...ktu te Isalami...!! URIME. /pf/images/graemlins/wave.gif
     
  7. SkenderbegaS

    SkenderbegaS Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    O urime per at xhamin n'parruc e bukur shum , ishte e lame me.. Ar , e gzo-shi-t-m. /pf/images/graemlins/angel.gif /pf/images/graemlins/blush.gif
     
  8. Futbollisti

    Futbollisti Forumium maestatis

    Re: Mbi islamin!

    Besoj do ishte interesante te dinim per/rreth/nga islami si i pergjigjet ai 4 pyetjeve kryesore te cdo feje:
    1. Kush jemi ne?
    2. Nga vime ne?
    3. Pse jemi ketu?
    4. Ku do shkojme pas vdekjes ne kete toke?

    Une
     
  9. jimmy84

    jimmy84 Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    Megjithese nuk mund te them qe e njoh islamin me rrenje mendoj se mund t`u pergjigjem ketyre pyetjeve (sipas islamit dmth):
    1. Ne jemi krijesa te Zotit biles krijesat me te preferuara te tij.
    2. Vime nga balta.
    3. Jemi ketu per te provuar sa te ndershem jemi karshi Krijuesit tone. (megjithese llogjikisht perderisa Krijuesi di gjithshka atehere nuk e kuptoj se ke do te binde me kete prove /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif )
    4. Kjo varet nga veprat e tua ne Toke. Nqs ke bere me shume vepra te mira sesa te keqija atehere do shkosh ne Parajse ne te kundert Ferri te pret. /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif

    Pak a shume jane te ngjashme me fene e krishtere (dhe normale perderisa Islami eshte derivat i Krishterimit).
     
    ardi dermaku and princ like this.
  10. OROSHI

    OROSHI Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    Islami...eh Islami!!
    Islami esht dicka qe.....s'kaperdihet or mik!!
     
  11. pinkparadise

    pinkparadise Forumium maestatis

    Re: Mbi islamin!

    un nuk e kam lexuar noj here kuranin (as biblen), por kam vene re qe pjesa me e madhe e atyre qe praktikojne kete fe (po e rithem PJESA ME E MADHE, por jo te GJITH), jan shum te mbyllur dhe jo tolerant ndaj atyre qe nuk kan te njejtat besime fetare, ndoshta nuk e ka fajin islami per kete pune por njerzit qe i interpretojne leximet siç duan ata dhe jo siç jan ne te vertete.
    di shum historira te verteta,kam shum shoqe qe praktikojne kete fe, dhe me sa shoh un ato nuk jan shum te lira te mendojne edhe te veprojne siç deshirojne, gjithmon jan ne mbikqyrje edhe kontroll te vazhdueshem.
    Ndaj personalisht nuk kam asgje kunder Islamit edhe atyre qe e praktikojne, por nuk dua qe ata te me impozojne fen e tyre.seicili ben siç deshiron vet.
    selam te gjithve /pf/images/graemlins/wave.gif
     
  12. saimir08

    saimir08 Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    Sot feja islame i perket totalisht idese se absolutes ku elementi subjketiv pranohet si universale duke u nderthurur dhe gershetuar me teorite e epokave te kaluara, si; masa, popollarizimi etj, duke shikuar ne zot si te vetmen rruge shpetimi si ne jeten toksore dhe ne ate te pertjeme.

    Kurse

    Ne fene e krishtere sot ndodh krejt e kunderta, ku kisha po shqetesohet, pikerisht, per relativizmin si nje rapresentim i ri i te qenurit, ku subjekti eshte gjithmone e me i lire, dhe koscenza i perket individit, kjo ndodh per shume faktore.


    .
     
    princ likes this.
  13. tristan

    tristan Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    pershendetje.
    Ka kaluar kohe qe ne teologji nuk ndihet me zeri i atyre te dikurshemve qe ishin kompetente, diskutonin me nivel dhe per hire te se vertetes ka pasur diskutime shume interesante dhe terheqese, ndonese si shqipetare si jemi nuk mund te rrime pa u perzier e pa futur hundet kudo, me te drejte ose jo.
    Pervec se teologjia eshte mbyllur disa here kohet e fundit dhe per kete nuk na e ka fajin njeri, shokun moderator qe mban emrin e shejtanit( qe ndoshta eshte pak ironike te flase per fe)nuk mund ta falenderoj qe ka hapur teme per islamin kur nuk ia ka haberin, nese si moderator duhet te realizoje planin le te beje detyren e te mbaje baraspeshen sic edhe ka premtuar, nejse shpresojme per mire.
    Le te themi qe teologjia duhet riorganizuar me debate e biseda si dikur packa se tani i ka rene interesi ndjeshem per kete, por nese duam te bejme dicka te tille ata qe nuk duan te mesojne dicka le te na lene rehat e te degdisen diku tjeter, lutem ta kene miresine per ta bere kete,
    gjithesesi shihemi ne ndonje teme tjeter qe duhete te jete e denje te mbaje emrin qe i vihet,
    Hajt shnet.
     
  14. Admir

    Admir Forumium maestatis

    Re: Mbi islamin!

    Teologjise i mungojne Indriti dhe Drita, plus Blendi, moonlight dhe Futbollisti. Atehere dic kisha deshire tu perzija po tani nuk shoh ndonje te afte me ju thene te drejten. Gjithsesi nuk mund te flasesh per islamin pa e studiuar e per Krishterimin pa e perjetuar.
     
    princ likes this.
  15. tristan

    tristan Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    ne fakt imungojne shume me teper se aq, si psh: Ema,Rigelsi apo Edvin Cami, Danae, Teologu, Gysi, erjona, Heraklus,keto jane mulsimanet, ndersa ka te tjere si selman trupi, giulia, blendi,futbollisti, drinis,edi,presidenti, eshume e shume te tjere qe tani nuk me kujtohen per momentin,por qe e them me bindje se keto dhe shume te tjere kane qene ata qe kane bere dikur kohet e arta te teologjise dhe albforumit, duke e bere teologjine nder temat me te frekuentuara ne af.
    nuk di se sa eshte mundesia e rikthimit ,porse nese do ndodhte do ishte gje e bukur , edhe pse eshte evident fakti qe shuee nga temat jane diskutuar dhe ster,
    Gjihesesi kam mall per ato kohe..........
    gjithe te mirat te gjitheve......
     
    princ likes this.
  16. rvd

    rvd Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    Feja ISLAME eshte feja e ALLAHUT te Madheruar,eshte nje fe qe edukon çdo aspekt te jetes se njeriut.Kjo nuk do te thote qe nuk te lejon te sillesh si te duash por te tregon si eshte sjellja shembullore i takon robit ta zbatoje apo jo.Mos degjoni lajmet filoamerikane qe flasin keq per ISLAMIN por merreni mundin te lexoni diçka per kete fe dhe do ta kuptoni vete miresine dhe ndryshimin pozitiv qe do te keni.
    Provare per Credere.
    ZOTI ju ndihmofte.
     
    ardi dermaku and princ like this.
  17. pinkparadise

    pinkparadise Forumium maestatis

    Re: Mbi islamin!

    shiko nese ti e merre keshtu, po ti shohesh mire, te gjitha besimet edhe fetë jan edukuse edhe te tregojne se si eshte sjellja me e mire dhe me e drejte per tu pasur.
    problemi eshte sepse psh ne syt e mi, si njeri pa fe te percaktuar qe jam, kur shoh krimet, lufterat, sjelljet, makaberlliqet qe behen ne emer te ALLAHUT dhe te ISLAMIT, me vjen keq por me ben te krijoj mendime jo te mira per kete fe, me ben te mendoj qe ka diçka qe nuk shkon tek mesimet qe jep Kurani, me ben te mendoj kjo fe nuk eshte e qarte, ose nuk eshte shum e drejte.
     
    princ likes this.
  18. eniad

    eniad Forumium maestatis

    Re: Mbi islamin!

    <font color="brown"> C'duhet te themi atehere per kryqezatat e pergjakshme te fese se krishtere. I bie qe, sipas kesaj logjike, numri i te krishtereve te ishte shume i vogel tashme. Kam frike se nuk eshte kjo arsyeja. Njerezit jane me te prirur te sugjestionohen nga ajo qe shohin pa u hyre gjerave ne thelb per te kuptuar se si jane. Nese i lexon librat qe kane fe te ndryshme, bindesh se, shpesh, besimet bien pre e interpretimit dhe perdorimit te njerezve per qellime te ndryshme, edhe ato makabret qe jane permendur me siper. Megjithate, duhen patur se pari argumente per te dale ne nje gjykim sa me te drejte. </font>
     
    princ likes this.
  19. pinkparadise

    pinkparadise Forumium maestatis

    Re: Mbi islamin!

    shiko un nuk e kisha fjalen se ça behej para ne kohen e kryqezatave, un jam 22 vjeç dhe po flas per aktualitetin, ate qe un shoh me syt e mi, ate qe un jetoj, dhe nese shikon shkrimin tim te me parshem kam thene se nuk i kam lexuar librat fetare, jam duke dhene thjesht opinionin tim, sesi un e shoh kete çeshtjen e islamit,
    dhe per sa i perket interpretimeve te ndryshme qe i behen librave fetar, doja te shtoja qe ka njerez qe Luftojne ne emer te Allahut (behet fjala per aktualitetin) qe ata islamiket e nderuar i nenshtrojne dhe i masakrojne femrat ne menyrat me te pameshirshme, mua kjo me shokon sepse jemi viti 2005 edhe keto gjera ndoshin akoma, dhe sepse eshte nje barbari per njerezimin.
    gjithsesi un rrespektoj ata mysylman te civilizuar edhe te moderuar te cilet duke praktikuar fen e tyre nuk na bin ne qafe ne te tjerve qe kemi besime te tjera dhe mendime te tjera.
     
    princ likes this.
  20. Altini

    Altini Primus registratum

    Pse nuk mund te jemi aktive si me pare?

    Se pari me lejoni tju uroj, gjithe te mirat, te gjithe anetareve ne pergjithesi te albforumit dhe ne vecanti atyre te kategorise se Teologjise.
    Pashe me siper se dikush, e vinte theksin mbi mungesen e anetareve te vjeter qe kane bseduar te teologjia, duke u bere njekohesisht edhe thirrje qe ata te riktheheshin dhe te jepni kontributin e tyre.
    Kjo gje pervec qe mund te jete nje vleresim per ata anetare, eshte njekohesisht edhe pergjegjesi.
    Nuk besoj se dikush do te ma marre per mendjemadhesi nese per kete ceshtje do te flase ne emer edhe te anetrave te vjeter te Teologjise (qe sot shihen shume pak neper Albforum) dhe te tregoj arsyet se pse ata nuk jane aktive si me pare...
    Arsyet per mungesen e anetareve te vjeter qe diskutonin dhe qe ishin shume aktiv tek teologjia, jane te shumte e qe ndryshojne nga personi ne person.
    Une po mundohem te rendis disa prej tyre me poshte:
    1 - Po thuaj asnje nga keta anetare te permendur me siper, nuk eshte misionar ne kuptimin e rendomte te kesaj fjale.
    Pra askush nga keta nuk eshte paguar (as nuk ka kerkuar apo shpresuar), e as nuk paguhet per te predikuar (i cfaredo lloj besimi qofte) tek Teologjia. Keshtu duke qene se buken na duhet ta nxjerrim ne rruge te tjera, me deshire ose jo, më të shumten e kohes ia kemi kushtuar ketyre rrugeve per te nxjerre buken e gojes.

    2 - Albforumi ka nje moshe prej 5-6 vjetesh, dhe koha kur keta persona kane qene aktiv pikerisht eshte para 4-5 vjetesh. Ndersa sot ata jane 4-5 vjet me te rritur ne moshe, cka do te thote se tani u jane rritur pergjegjesite ne jete.
    Nuk jane me si para 4-5 vjetesh ku pothuajse te gjithe kane qene studente dhe pervec studimeve nuk i preokuponte ndonje gje me e madhe. Ndersa tani puna eshte shume me ndryshe.Me pare na ushqenin te tjeret, tani duhet te ushqejme jo vetem
    veten por kemi edhe borxhe ndaj atyre qe kane sakrifikuar per ne.
    Dikush tjeter para 4-5 vjetesh ka qene single, ndersa tani edhe mund te jete bere cift dhe duke qene i/e tille nje kohe te konsiderueshme do t'ia kushtoje partnerit/partneres, e dini vete se si jane keto pune.

    3 - Ne Albfoum secili nga ne, jemi futur me nje qellim te caktuar, jemi perpjekur qe te kontribojme sadopak ne sqarimin e asaj qe ne pretendojme se eshte e vertete.

    Por ne shumicen e rasteve kjo perpjekje e jona ka deshtuar...
    Kjo perpjekje jo vetem qe nuk eshte marre ne konsiderate, por ne shumicen e rasteve, ka qene objekt talljesh dhe zenkash (per te qene i sinqerte, edhe ne nuk eshte se kemi qene ne nivelin e duhur per te merituar konsideraten per te cilen ankohem, por gjithesesi na genjen mendja se meritonim pak me shume se sa kemi marre).
    Keshtu kur e kemi kuptuar se nuk kemi qene produktiv ne kete gje, kur kemi pare se rezultatet tona kane qene minimale dhe te paperfillshme, kemi preferuar te shikojme ndonje rruge tjeter, ku mund te kontribojme dhe te marrim rezultate qe te na motivojne te vazhdojme me tej ne rrugen qe kemi nisur.

    4 - Shpesh tek Teologjia ka pase anetare te papergjegjshem dhe qe me postimet e tyre jane tallur.Dhe ne momentin kur ndaj postimeve te tyre jane marre masa, edhe pse te drejta keto masa, ka rezultuar se ka pase pasoja edhe ndaj postimeve tona.
    Tani kur nje gje e nderton dhe vjen nje dite qe dikush ta shemb, nuk ke më nerva te fillosh nga fillimi e te rindertosh, sidomos kur kjo gje eshte perseritur disa here.

    Keto besoj se jane disa nga arsyet se pse ne nuk mund te jemi aktiv si dikur ne Albforum. Megjithate njeriu nuk eshte robot, ai shpesh udhehiqet nga ndjenjat e nese nje dite tundohemi nga ndonje postim, mendoj se ekzison plotesisht mundesia per riaktivizim.
    Duke ju uruar diskutime te begatshme, me lejoni ta mbyll kete postim!
     

Shpërndajeni këtë faqe