Mbi islamin!

Diskutime tek 'Teologjia' filluar nga S6T6N6, 24 Sep 2005.

  1. eniad

    eniad Forumium maestatis

    Re: Mbi islamin!

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    shiko un nuk e kisha fjalen se ça behej para ne kohen e kryqezatave, un jam 22 vjeç dhe po flas per aktualitetin, ate qe un shoh me syt e mi, ate qe un jetoj, dhe nese shikon shkrimin tim te me parshem kam thene se nuk i kam lexuar librat fetare, jam duke dhene thjesht opinionin tim, sesi un e shoh kete çeshtjen e islamit,
    dhe per sa i perket interpretimeve te ndryshme qe i behen librave fetar, doja te shtoja qe ka njerez qe Luftojne ne emer te Allahut (behet fjala per aktualitetin) qe ata islamiket e nderuar i nenshtrojne dhe i masakrojne femrat ne menyrat me te pameshirshme, mua kjo me shokon sepse jemi viti 2005 edhe keto gjera ndoshin akoma, dhe sepse eshte nje barbari per njerezimin.
    gjithsesi un rrespektoj ata mysylman te civilizuar edhe te moderuar te cilet duke praktikuar fen e tyre nuk na bin ne qafe ne te tjerve qe kemi besime te tjera dhe mendime te tjera.

    [/ QUOTE ]

    <font color="brown"> Permendja e kryqezatave s'ka te beje fare me moshen. S'ma ha mendja se une u dashka te jem mijeravjeçare per te diskutuar per to. Shembulli qe dhashe eshte ne funksion te mendimit se njerezit i kane perdorur fete shpesh per te permbushur qellimet e tyre. Nese do te kuptosh me shume dhe te kesh argumente mbi nje besim a tjeter, duhet te lexosh mbi te. Me pas do kuptosh dallimin e asaj qe trumbetohet pa te drejte dhe asaj cka eshte mirefilli e vertete.</font>
     
  2. Altini

    Altini Primus registratum

    Pergjigje per pyetjet....

    Pershendetje "Futbollist"!
    Nese me lejon, ti gjithmone na e ben me "hile", pasi gjithmone ne lidhje me ne muslimanet ke qene ne rolin ose te pyetesit ose ne rolin e vlersuesit te pergjigjes, kurse kur ka ardhe koha te jesh ti ne rolin e kthyesit te pergjigjes,
    gjithmone i ke dhene perparesi problemeve te tua personale, duke injoruar detyrimet morale qe ke ndaj nesh.
    As e kam vene ne dyshim ndonjehere se ti na e ben kastile, te besoj plotesisht se nuk ke kohe, por te lutem kur te paraqitet koha ne te ardhmen, te na kushtosh me shume kohe.
    Duke shpresuar te mos keqkuptosh, po perpiqem te kthej nje pergjigje ashtu sic e mendoj une ne lidhje me pyetjet e parashtruara nga ana...

    1 - Kush jemi ne?

    Ne jemi krijesa te Zotit, dhe jemi produkt i cilesive te Tija te persosura.
    Zoti, dhe ketu jemi dakort te gjithe, bile edhe atesitet nese do pranonin se ekziston nje Zot, atehere Ai eshte nje Qenie Absolute, me cilesi te persosura pa asnje mangesi, nga asnjera ane.
    Keshtu kur ne themi se nje cilesi eshte e persosur, atehere prej persosjes se kesaj cilesie eshte qe kjo cilesi duhet te realizohet konkretisht dhe jo thjesht te ngelet ne mundesine dhe aftesine e realizimit.
    P.sh kur ne themi se filani eshte pedagog i mire dhe i afte, nuk mjafton vetem fakti se personi ne fjale ka plotesuar te gjitha kushtet dhe ka marre diplomen per te qene pedagog, por qe te konsiderohet i mire dhe i afte ai duhet te kete dhene prova per kete gje.Duhet pra te kete dhene mesim dhe aty te kete treguar miresine dhe aftesine e vete.Ndryshe cilesimi "Pedagog i mire dhe i afte" nuk do ishte i plote dhe i merituar.
    Tani kur themi ne lidhje me Zotin (Atij i takon shembulli me i larte) se eshte Krijues, edhe pse Ai ka qene Krijues para se te krijonte dicka, persosmeria e Cilesise se Tij si Krijues sjell natyrshem krijimin e dickaje.
    Nga ana tjeter, kur themi se Zoti eshte i Plotefuqishem dhe mund te krijoje gjithecka, prape kjo persosmeri e kesaj cilesie sjell natyrshem krijimin e cdo gjeje.
    Mes atyre gjerave, bile nga me te rendesishmet eshte edhe Krijimi i krijeses se quajtur njeri, qe ashtu si cdo krijese tjeter e Krijuesit ka cilesi qe jane te ngjashme me krijesat e tjera, por ka edhe shume cilesi qe jane te vecanta vetem per njerezit.Pra ne lidhje me pyetjen e pare me pak fjale, pergjigja eshte: Jemi produkt i persosmerise se cilesive te Krijuesit!


    2 - Nga vime ne?

    S'ka pase asgje pervec Zotit, pastaj persosmeria e cilesive te Zotit, solli shumellojesine e krijesave, shume prej tyre qe i shohim dhe akoma me shume qe nuk i kemi pare dhe qe nuk mundemi as t'i imagjinojme.
    Ne mes ketyre krijesave per shkak te cilesive qe ka krijesa e quajtur njeri u krijua edhe ajo me cilesite e vecanta qe ajo ka, e qe krijesat e tjera nuk i kane...
    Tani ne lidhje me fazat e krijimit te njeriut ka shume shpjegime te ndryshme ne besime te ndryshme.
    Sipas Islamit, njeriu u krijua nga hici, fillimisht shpirti i tij, pastaj eshte koha e percaktuar e bashkimit te shpirtit me trupin, koha e ndarjes se shpirtit nga trupi, dhe perseri koha e ribashkimit dhe e mosndarjes asnjehere e ketij shpirti me trupin.



    3 - Pse jemi ketu?

    Mendoj se pergjigja eshte e njejte, si rezultat i persosmerise se cilesive te Krijuesit.
    Ndoshta pyetja duhet te shkonte me tej...
    Nese do veshtronim me vemendje ne univers do te shikojme se cdo krijese, qofte send apo gjallese eshte duke kryer nje funksion te caktuar, atehere pa dyshim qe edhe njeriu e ka nje funksion ne kete jete...
    Cili pra eshte funksioni i njeriut ne kete jete?
    Ne pergjigje te kesaj, duhet per te pare cilesite qe zoteron krijesa e quajtur njeri.
    Do te veme re se asaj i jane dhene cilesi qe krijesat e tjera nuk i kane.
    Nje prej ketyre eshte mendja dhe te menduarit...
    Vullneti i lire...
    Etj.
    Keshtu duke qene se Zoti na ka dhene kete cilesi qe ne te mendojme, pikerisht keto mendime na cojne ne perfundimin se nese ekziston Zoti, atehere cilesite e Tij duhet te jene te persosura dhe se persosja e ketyre cilesive kerkon realizimin e ketyre cilesive konkretisht dhe jo thjesht teorikisht.
    Perseri me ane te cilesise se te menduarit, ne arrijme ne perfundimin se qe Zoti te jete i persosur, atehere Ai te pakten disa cilesi duhet te kete patjeter, dhe ndoshta shume te tjera, por qe ne per shkak te papersosmerise sone nuk arrime dot t'i mendojme apo t'i perkufizojme.Por ama disa cilesi jemi ne gjendje ti percaktojme qe Ai duhet t'i kete.
    Keshtu duke pare se cfare behet rrotull nesh, ne njerezit, pa marre parasysh nese jemi muslimane, kristiane, ateiste etj. themi se nese ka Zot, atehere Ai duhet te jete i Drejte, t'i jape ate qe i takon cdokujt.Ta denoje te keqin per te keqen qe ka bere, sidomos ne lidhje me te tjeret, dhe ta shperbleje te mirin per te miren qe ka bere sidomos ne lidhje me te tjeret, perndryshe Ai nuk mund te konsiderohet i Persosur, nese nuk eshte i Drejte.
    Nuk eshte veshtire qe te kuptojme se neve na eshte lene kujdesi i kesaj bote dhe na eshte lene vullnet i lire se si te sillemi me kete bote dhe krijesat e tjera qe jane ne te.
    Keshtu ne keto kushte, meqe neve na qenkan besuar shume pergjegjesi, automatikisht do arrijme ne perfundimin se qenkemi pikerisht neve ato krijesa, te cilet do kemi fatin per te shijuar rezultatet e persosmerise se cilesive te Zotit.
    Pra per shkak te mundesive tona, per shkak te veprimeve tona, do te kemi neve fatin per te shijuar rezultatine e persosmerise se cilesise se Drejtesise qe duhet te kete Zoti.
    Jemi ne per arsyen e thjeshte se neve, ne dallim nga cdo krijese tjeter qe njohim, na ka lene Zoti vullnet te lire te veprojme ashtu sic duam.
    S'eshte prape veshtire per te kuptuar qe cilesia e Zotit "I Drejte" eshte e lidhur me dy cilesi te tjera "Ndeshkues" (per ata qe bejne vepra te keqija) dhe "Shperblyes" (per ata qe bejne vepra te mira).
    Por persosmeria e cilesise se te qenit i Drejte te Zotit, kerkon jo vetem qe te ndeshkoje te keqin per te keqen qe ka bere dhe te shperbleje te mirin per te miren qe ka bere, por kerkon qe edhe te na tregoje se cila eshte e mira dhe cila eshte e keqja.
    Dhe sigurisht kete Ai e ka bere, Ai thjesht na ka treguar, te miren dhe te keqen, na ka thene se cili eshte perfundimi per veprimin e se keqes, po ashtu na ka thene edhe cili eshte perfundimi per veprimin e se mires.
    Zgjedhjen pastaj na e ka lene neve ne dore, si krijesa qe ndryshojme nga krijesat e tjera, pikerisht per shkak te mundesise se zgjedhjes.
    Me pak fjale, ne lidhje me pyetjen e trete, nese "Futbollist" do te me lejoje ta ndryshoja e ta beja Cili eshte funksioni i njeriut ne kte bote? pergjigja eshte te veprojme mire ose keq, dhe ne fund do kemi fatin e madh qe askush nga krijesat e tjera qe ne njohim nuk do e kete, te shijojme rezultatin e persosmerise se cilesive te Zotit, "I Drejte", "Shperblyes", "mekatfales", "Meshirues" "Ndeshkues" (lusim Zotin te jemi prej atyre qe qe rezultatet e persosmerise se kesaj cilesie te Tij, te mos i shijojme ne.)

    4 - Ku do shkojme pas vdekjes ne kete toke?

    Besoj se pergjigja vetkuptohet, nga pergjgijet e dhena me siper.
    Meqe shohim se ne kete bote rezultatet e persosmerise se cilesive te Zotit, nuk manifestohen, automatikisht lind nevoja e nje ambienti tjeter, ku keto do manifestohen.
    E ky ambient, fillon direkt pas vdekjes sone, aty do kemi fatin sic thame te shijojme rezultatin e persosmerise se cilesive te Zotit, sic jane ajo e te qenit "I Drejte", "Ndeshkues", "Shperblyes", "Mekatfales", "Meshirues" etj.
    Pastaj, diskutimi se si do jene keto ambiente ku do te manifestohen keto rezultate te persosmerise se ketyre cilesive te Zotit, eshte diskutim me vete, qe dallon nga njeri besim ne tjetrin.
    Duke ju kerkuar ndjese per zgjatjen e ketij shkrimi ju uroj gjithe te mirat!
     
  3. rvd

    rvd Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    Me qe nuk ke shume njohje per kete fe nuk ke faj qe mendon keshtu.Feja ISLAME nuk eshte vetem edukim por te tregon si njeriu duhet te veproje per te arritur ne Parajse dhe kjo nuk arrihet siç ke degjuar ti me akte terroriste sepse kjo fe i denon aktet e dhunshme sidomos kunder personave te pafajshem si ne Angli etj.Mbas atentateve te Londres imamet londinez e denuan kete akt me nje 'fatwa'.Kurani Famelarte denon dhunen dhe predikon paqen sepse vete fjala Islam do te thote paqe.Ne Kuran kurresesi thuhet qe te vritet nje person ne emer te ALLAHUT SEPSE ME KETE veper ZOTI e mohon kryesin jo vetem si musliman por mbitegjitha si njeri.Feja Islame predikon paqe midis popujve dhe jo lufte sepse per ALLAHUN nje person qe vret nje te pafajshem mbitegjitha per ZOTIN eshte sikur te kete vrare gjithe humanitetin.
    Shpresoj te kem qene pak i qarte dhe do te doja te them se lajmet qe degjon nga mediat,jo vetem per fene por ne pergjithesi,duhet ti perpunosh pak vete me nje element autokritik sepse jo gjithmone jane te verteta.
     
  4. alban bala

    alban bala Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    me duket se kjo teme u kthye duke qare hallin e tij apo atij.tema este islami dhe noramlisht qe duhet te flitet per te.nese kerkohet te dikutohet si puna e ketyre shkrimeve kisha sygjeruar autoreve te albforumit te hapnin nje rubrike si p.sh.diskutime dhe verejtje dhe ne te fare mire mund te beni diskutime dhe ti qani hallet aty.kjo rubrikee ka emrin per islamin dakort.dhe te flasim rreth kesaj.me kaq mbaron pjesa e pare qe doja te shkruaja
    persa i perket islamit qe perpiqen ta bejne perbindesh perkrahes i terrorit etj.ne jete kam pasur nje parim njihe tjetrin mire pastaj fol.kete jam munduar te bej gjithmone. si mund te flas mire apo keq per tjetrin pa e njohur fare.sai drejte mund te tregohem ne kete rast.tani llogarit sikur te filloj e te bej shpifje per nje apo pernje tjeter.patjeter qe ai menjehere do nxehet prej meje sapo te vihet ne dijeni.atehere ku merret ky guximi qe themi islami eshte ne kete menyre.eshte joelastik eshte i koheve te vjetra.jo motra e vellezer.islami eshte teper elastik eshte mese i modes po ju nuk ei dini keto gjera se nuk keni lexuar ndo&amp;#305;njeher rreth islamit.si mund te krijohet ideja per nje fe duke pare disa shoqe perseri gabim.studioje ate duke lexuar pastej hape gojen dhe fol.ju sbeni gje tjeter veçse tregoni injorancen tuaj.dhe ajo qe eshte me interesante njerezit e pranojne se jane injorante ne kete dsrejtim dhe kur vjen puna e marrin nje pergjegjesi persiper.siç eshte rasti i atij qe ka hapur kete teme.une e di pse e ka hapur kete teme.nese doni po e them.meqe une jam moderatori po e bej nje formalitet dhe po e hap temen rreth islamit paçka di sdi rreth kesaj.
    dua te jap nje grimce kuranore per te shembur te gjitha shpifjet qe behen per islamin per te hequr te gjithe balten qe kerkohet te na hidhet
    NE FE NUK KA DHUNE kjo gjindet ne suren bekare ajeti 256.atehere duke lexuar kete ajet mund te veme re se sa i drejtre eshte islami dhe sa toleratnt eshte ai.mendoj qe eshte e pavend ta zgjas nme shkrimin tim.pershendetje
     
  5. Admir

    Admir Forumium maestatis

    Re: Mbi islamin!

    Pershendetje Drita,

    Me vjen mire qe te shoh serish ketu. Ne lidhje me pergjigjet tuaja te mesiperme mendova te reflektoj dicka. Atehere, besimi duke qene nje fenomen i nje dimensioni te pamatshem nuk mund te vihet ne peshore. Verej se pergjigjet e tuaja theksojne anen morale te tij, ku shpesh here perserit fjalet i mire, i keq, apo cilesi te ndryshme te Zotit, apo Allahut sic keni deshire ta therrisni ju Zotin. Mendoj se duke njohur anen etikore te besimit eshte deri diku mire, pasi qeveris me se mire jeten shoqerore, familjare, dhe psikologjike, por si cdo gje tjeter besimi ka nje qellim. Besimi eshte braktisje e botes per shprese jete te perjetshme pas vdekjes, jo vetem persosmeri e jetes tokesore. Zoti qe ti pershkruan mbetet teper i misterishem dhe i distancuar nga njerezimi duke u mjaftuar me shkrimet. Kjo nderlikon ceshtje te tjera. C'plan ka Zoti? Ku (ne Kuran), dhe si planifikohet shpetimi? Cila eshte thirrja e myslimaneve sot ne bote?

    Shpresoj te mos jem hallakat shume, por sic mund ta kesh kuptuar, Islamin e shoh me botekuptimin e nje te Krishteri cka mund ta beje kete shkrim me te thjeshte ose me te komplikuar duke u varur nga njohuria jote e Krishterimit.

    Nomad (Logos i dikurshem)
     
  6. rvd

    rvd Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    O vllai jam dakord me ty,per mua Islami eshte feja e Allahut dhe njerzit nuk duhet te kenaqen vetem duke degjuar nga lajmet por duhet ta marrin mundin dhe te lexojne diçka nqs duan te kene nje ide te qarte per kete fe.
     
  7. besim231071

    besim231071 Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    Islami,me sa e njoh une,eshte djale i mire.
    Nuk mesonte mire ne shkolle,por ka qene djale korrekt.
    Nuk e marr vesh pse te gjithe i jane leshuar dhe e kritikojne,
    Mos ka ardhur koha per kurban.
    Nuk do ta kene te lehte me te se eshte goxha i forte.
    Ai eshte dhe shume nevrik.E shoh shume mire dhe ne rolin e kamikazit.
    Une nuk kam patur asnjehere shume muhabet me te,prandaj nuk po zgjatem me shume.
     
  8. Gysi

    Gysi Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    Kisha kohe qe nuk futesha tek teologjia (ne fakt, ne teresi, albforumi ka kohe qe nuk me ngroh me si dikur), por nuk mund te rri pa u ndalur per dy pare muhabet, kur shoh disa personazhe te vjeter si Drita, Futbollisti, Tristani apo ndonje tjeter te cilet gjej rastin ti pershendes me perzemersi. Dhe, ne fakt, muhabeti bohet mo i omel kur flitet per fe, aq me teper kur cuditerisht nuk po shof njerez qe zihen, sic ka ndodh perhere kohet e fundit.

    Keshtu, po perpiqem me dhene ndonje shpjegim te thjeshte lidhur me shpetimin, per te cilin pyeti Logosi.

    Siaps Islamit, shpetimi i vjen njeriut vetem nese ai e beson Zotin si nje te vetem dhe qe Muhamedi u dergua prej Tij si profet. Domethene, beson se ka vetem nje Zot, i Vetem, i Perkryer ne qenien e Tij, i Pafund, i Perjetshem, i pa perbere nga pjese, i Gjithmeshirshem, i Cili e ka krijuar njeriun, i Cili e mban ate ne ekzistence dhe i Cili do t’a marre ne pyetje ate ne Diten e Gjykimit. Te gjitha keto kane te bejne me menyren se si duhet njohur Zoti, por qe monoteizmi, njesimi i Zotit te jete i plote duhet edhe qe njeriu te pranoje nenshtrimin e plote ndaj Tij. Duet te pranojme qe Ai eshte i vetmi te cilit duhet ti perulemi, ti nenshtrohemi, ti lutemi, ti frikesohemi (ne kuptimin e frikes finale pasi ai eshte qe ka ne dore gjithcka), ti mbeshtetemi etj.
    Po keshtu, per ta njohur me mire Zotin duhet te dime qe sipas Islamit Zoti eshte i pa te meta, pa nevoja, nuk fle, nuk pushon, nuk lodhet. Vec kesaj Ai nuk ka femije, bir ose bija, nuk ka pasardhes. Sipas nje vargu Kuranor ai “as ka lindur ke, as nuk eshte lindur”. Ai nuk ka gjini, pra nuk eshte as mashkull as femer. Ai eshte pa fillim kohor, pa fund kohor dhe pa rrjedhje kohore. Ai eshte jashte cdo lloj permase kohore apo edhe hapsinore. Ai eshte i paarritshem nga shqisat madje edhe nga cdo lloj perfytyrimi dhe nuk eshte i perbere prej mishi apo dicka tjeter materiale. Sipas konceptit islam ekzistenca ndahet ne dy lloje: ne krijesa dhe ne Krijues, dhe nuk mund te kete gje tjeter prevec tyre. Gjithcka qe nuk i perket Krijuesit, qenies se Tij apo atributeve te Tij, i perket krijimit te Tij.
    Po keshtu ne besojme qe Ai eshte i fshehte ne plotesine e Tij. Ai eshte i Fshehti, i Padukshmi. Ai njihet vetem nepermjet atributeve te Tij te cilat na i ka sqaruar ne librat me te cilet Ai i eshte drejtuar njerezve. Sipas asaj qe na vjen nga mesazhet e Tij Ai eshte I Gjithmeshrirshmi, i Gjithdijshmi, i Larti, Sunduesi, i Drejti, i Pasuri, i Perjetshmi.

    Formula e pranimit te Islamit, La ilahe il-la llah (nuk ka te adhuruar tjeter ve Allahut) fillon pikerisht me nje mohim, La (nuk), me te cilin shprehet mohimi i adhurimit ndaj gjithckaje. Me pas pohohet objekti i vetem qe meriton adhurimin tone, Allahu, Zoti, Krijuesi, Gjykatesi suprem. Pikerisht per kete fjale njeriu e humb ose e fiton perjetesine, dhe pikerish per kete fjale ai eshte krijuar. Natyrisht qe problemi nuk eshte thjesht tek fjala, por tek koncepti qe kjo fjale ngre ne besimin e muslimanit, si dhe tek menyra e jeteses qe kjo fjale tenton te ndertoje tek njeriu. Keshtu kjo fjale nuk mjafton te shqiptohet. Ajo mbi te gjitha jetohet, duhet duke u pranuar me zemer dhe duke deshmuar ne cdo aspekt te jetes. Sigurisht qe pranimi i kesaj fjale eshte ceshtje zemre dhe fjala qe perdor Kurani per mohuesit eshte fjala kufer. Ne arabisht kjo fjale do te thote mbulim. Pra te mbulosh te verteten qe gjendet ne thelb te zemres tende. Siaps Islamit, e verteta gjendet e ngulitur ne zemren e njeriut ne formen e fitras, natyrshmerise se besimit. Sipas ketij koncepti njeriu natyrshem lind monoteist i paster, dhe jane vetem ndikimet kulturore e sociale te ambientit ku ai rritet, jeton, te cilat ndikojne mbi te per ta devijuar nga kjo e vertete. Por vec kesaj Zoti na ka derguar Profetet dhe ka gjetur rrugen se si e verteta te vije deri tek ne, dhe mbetet ne doren tone ta pranojme ate ose ta mohomjme. Ta pranojme ate qe gjendet edhe ne natyrshmerine e zemres sone apo ta deformojme kete natyrshmeti. Mohuesi, mosbesimtari nuk ben gje tjeter vetem se e mbulon kete te vertete qe vjen nga reminishenca e krijimit te zemres se tij. Ne kete menyre ai perpiqet te mbylle syte, te mashtroje vetveten, pra ta mbuloje te verteten e ne zemren e vet, per te ndjekur deshirat e veta.

    Pra, njeriu eshte krijuar qe ta njohe per Zot Krijuesin e tij, ta doje ate mbi gjithcka tjeter, ti nenshtrohet dhe ti perkushtohet atij mbi gjithcka tjeter. Keshtu, nese njeriu beson ne nje Zot te vetem, e pranon ate per Zot, dhe i pranon te gjithe Profetet, si mesazhiere te Tij, ku perfshihet edhe Muhamedi a.s., njeriu eshte i shpetuar. Ky eshte themeli i Islamit, pastertia e monoteizmit. Dhe kjo perben shtyllen e pare te Islamit, themelin kryesor te tij. Muslimanet besojne se te gjithe Profetet, perfshire edhe Krishtin, erdhen me kete mesazh, me kete fjale, per t’i drejtuar njerezit sa here qe ata e humbisnin rrugen, sa here qe ata i largoheshin monoteizmit te paster duke e perziere ate me idhujtari. Profeti a.s. eshte shprehur se Islami, me te gjithe profetet e tij eshte si nje ndertese e madhe dhe e bukur ku ai vete ishte tulla e fundit e saj. Pra sipas muslimaneve, Islami nuk eshte nje fe e re qe filloi me Muhamedin a.s., por eshte e njejta fe me te cilen kane ardhur te gjithe profetet qe nga Adami, dhe se feja e Zotit ka qene gjithmone nje. Ashtu si edhe vete Zoti, ajo nuk mund te ndryshoje. Pikerisht pranimi apo mohimi i mesazhit te sjelle nga te derguarit e Zotit sjell humbjen apo shpetimin e tyre ne jeten tjeter.
     
  9. Seryozha

    Seryozha Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    Po per njerezit e prejhistorise te cilet "nuk paten fatin" te njohin profetet, ca u be? Ku vajten ne Parajse apo ne Ferr?

    C'jane keto Parajsa, Ferri? Vende?!
    Mos valle po kercenoni njerezit ne kete bote? Me c'te drejte?
    (Njeriu lind i LIRE! "zoti mesa duket i dha kete mundesi qe te marrin persiper pergjegjesite e tyre mbi veprimet e tyre"...)

    Pse nuk erdhen profetet perpara qe kur lindi njerezimi? Pse nuk erdhen ne te njejten kohe te gjithe, dhe te bindnin njeritjetrin para se te udhehiqnin kopene njerezore drejt te drejtes?!

    Pse muslimanet nuk pranojne tjeter Profet pas Mohamed-it?
    Kur Muslimanet pranojne dhe njohin profetet para profetit te tyre?

    Mos valle u "poq" njerezimi dhe nuk paska me per profete qe t'i tregojne se c'duhet te beje?

    Kush garanton mbi besueshmerine 100% te shkrimeve te shenjta te besimeve te ndryshme? Kush garanton se me kalimin e kohes ato jane modifikuar nga faktore NJEREZORE?

    Krijuesi ekziston dhe eshte i vetem.

    Por fete dhe besimet.....nuk e di a thone te verteten apojo.
     
  10. AlbanianShqiponje

    AlbanianShqiponje Forumium praecox

    Re: Mbi islamin!

    O djale

    Nuk kerconon njeri ketu, punen e ke ti dhe Zoti yt, nuk e ke me mua edhe me na nje tjeter.Ku i ke provat ti qe nuk ka ardhur profete qe kur lindi njerezimi...ne ca libri hyjnor apo historie mbeshtetesh? Erdhen ashtu sic donte Zoti, edhe nuk pyetet Zoti si vepron, por ti pyetesh si vepron ne Diten e Gjykimit. Se po te pranomim profet tjeter nuk do ishim me me Musliman, pra bie pyete vetesqaruese, s'pranon je musliman, momentin qe pranon nuk je musliman me, pra nuk ka si te bashkohen te dyja. Pse gjithe njerezimi u poq ne kohen e profeteve? Piqja eshte midis teje dhe Zotit, dhe jo teje dhe Profetit. Beji detyrat, perpjekjet e tua dhe pastaj llafosemi kush i garanton, se po t'i japesh llokume ne goje nuk te besohen kollaj, sa me shume te perpiqesh dhe te vrasesh mendjen, aq me shume afer se vertetes i afrohesh...dhe po besove ne Zot, Zoti e ndihmon te sinqertin sipas zemres se tij....Detyra jote eshte te perdoresh sa te mundesh...Nqs nuk e di, meso dhe dije, beji kerkimet e tua, analizoje ceshtjen se atehere bindesh edhe bindja vjen nga Zoti per sa sinqeritet qe ke ne ate mundim. Sa do qe te shkruajme apo te mbushim me idera apo te forcojme me idera, e verteta dhe hapja e mendjes edhe e zemres eshte dicka qe vjen nga Zoti edhe askush tjeter.

    Zoti na udhezofte sa me afer se vertetes.
     
  11. harap

    harap Guest

    Re: Mbi islamin!

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    Po per njerezit e prejhistorise te cilet "nuk paten fatin" te njohin profetet, ca u be? Ku vajten ne Parajse apo ne Ferr?



    [/ QUOTE ]

    Me kete qe thua ketu tregon ngeljen tende prapa ne lidhje me fete.Je person qe nuk meriton ndonje pergjigje pasi eshte nje pytje me e vjeter sesa prehistoriket.
     
  12. AMANI

    AMANI Primus registratum

    Re: Sergei

    Krijuesi ekziston dhe eshte i vetem. –kjo eshte gjeja me kryesore. Perderisa te kesh kete gje te qarte atehere cdo gje tjter vjen si rrjedhoje e saj. Eshte ne doren tende, sa I sinqerte je per te kerkuar te verteten dhe duhet te mbash nje mendje te hapur. Eshte pergjegjsia jote te besh kerkimet e duhura per te gjetur se cila eshte kjo e vertete. Por ama sinqeriteti ka te beje shume, ti ke shume pyetje te mira por ke edhe nga ato me pak ironi. Drejto pyetje me qellim qe te kuptosh fene e te tjereve. Dhe ne fund bej zgjodhjen tende!

    Dua te them dicka per kete pyetje –(Po per njerezit e prejhistorise te cilet "nuk paten fatin" te njohin profetet, ca u be? Ku vajten ne Parajse apo ne Ferr?)

    Nese ti e kupton shume qarte qe ka nje Zot, qe eshte me I Fuqishmi, duhet ta kuptosh shume mire qe eshte ne doren e Tij fati I te gjithe njerzve. Kush jemi ne te themi qe filani do shkoj ne ferr dhe tjetri ne parajse?
     
  13. atman

    atman Forumium maestatis

    Re: Sergei

    O djale

    Nuk kerconon njeri ketu, punen e ke ti dhe Zoti yt, nuk e ke me mua edhe me na nje tjeter.

    Me sa shoh une, punen e ke ti Albanskij sepse pohon indirekt qe ka shume zoter.
     
  14. alban bala

    alban bala Primus registratum

    Re: Sergei

    SELAMU ALEJKUM

    lexova letren e sergeit dhe te them te drejten eshte me teper nje reklame ose nje veprim qe ben per te terhequr vemendjen se sa per te sqaruar diçka.por duhet pasur kujdes se nuk dihet reagimi i atyre qe kane lexuar letren tende.duke qene se nuk ka aspak qellime serioze kjo leter rreth pyetjeve te tija sjap asnje pergjigje.
     
  15. Gysi

    Gysi Primus registratum

    Re: Sergei

    Shpetimi i njeriut i vjen prej zemres se tij. Ai qe do ta takoje Zotin, me nje zemer te paster dhe te bindur, me nje zemer te mbushur plot dashuri, e cila reflektohet ne sjelljen e tij, ne veprat e tij, ne te gjithe jeten e tij, do te gjeje te Zoti faljen dhe begatine, gje qe e ben prej atyre me te cilet Zoti ishte i kenaqur. E kjo eshte fitorja me e bujshme. E kush mund te na shpjegoje dot se cdo te thote te kenaqesh Zotin. Dhe rruga drejt kesaj, eshte nje rruge e zemres drejt dorezimit total, plot dashuri dhe deshire, ndaj Krijuesit. Pikerisht musliman do te thote “i dorezuar”, dhe ne thelb behet fjale per kete lloj dorezimi, nenshtrimi. Te shqiptosh shehadetin (deshmine) “nuk ka te zot tjeter vec Allahut”, “nuk ka te adhuruar tjeter vec Zotit” do te thote te pranosh pikerisht kete lloj dorezimi, te pranosh se do te jetosh is “i dorezuar” ndaj ketij Zoti. Se ti e njeh Ate per Sunduesin tend suprem, se ti e njeh Ate per Udheheqesin e jetes tende, se ti e njeh Ate per te qellimin e jetes tende, se ti e njeh Ate per bamiresin tend te vetem dhe se i je mirenjohes Atij per gjithcka. Pra thelbi, esenca, eshte tek zemra. Vepra eshte vetem materializimi i asaj qe ajo mbart, dhe eshte e natyrshme qe nje zemer e bindur, e dorezuar, nje zemer plot dashuri per Krijuesin, nuk ka se si te mos reflektohet ne vepra. Dhe zemra ne kete jete eshte e sprovuar midis dy gjerave. Midis dorezimit te plote ndaj Kriuesit te saj, apo midis kenaqesive te kesaj bote. Nese thelle ne zemren tende zgjedh te parin, do ti fitosh kenaqesine e Tij dhe ketu perfshihet edhe miresia e Tij ne kete jete dhe ne tjetren. Nese zgjedh te dyten, do te fitosh merine e Tij, duke i humbur te dyja. Problemi i kesaj bote eshte se shijimi i saj nuk varet tek mundesia per t’a shijuar. Ne thelbin e vet ajo varet nga zemra. Ajo varet nga vullneti i saj i brendshem per te bere paqe me gjithcka qe e rrethon. Dhe kjo paqe nuk mund te vije ndryshe pervec se duke bere paqe me Zotin. Duke bere paqe me ate qe i ka krijuar dhe ti ka dhene ne disponim te gjitha gjerat. Vetem atehere njeriu mund te zoteroje gjithcka qe e rrethon dhe te mos jete me i zoteruar prej tyre.
     
  16. Marathonman

    Marathonman Primus registratum

    Re: Sergei

    Je shume ofendues.
     
  17. Legjionixx

    Legjionixx Forumium maestatis

    Re: Sergei

    Ti genjene tan Albforumin ore gomar,thua se je i biri Hoxhes,dhe une ta theme ate te kunderten per fene tend,por po shtoj edhe nje rresht,te jeshe fanatik duhet te jesh Katolik.
     
  18. selam_demiri

    selam_demiri Primus registratum

    Re: Sergei

    Es-selamu alejkum we rahmetullahi we berekatuhu

    Ju prezentoj nje artikuj se si e ka pranuar ISlamin dhe cka thot....
    ( MBI ISLAMIN )


    Rruga ime drejt Islamit



    Jam lindur në një familje ortodokse. Jam edukuar në frymën ateiste, sepse ashtu kërkonte babai im i cili ishte komunist, por edhe koha në të cilën jetonim atëhetë. Nëna frikohej të më dërgojë në kishë dhe të më kryqëzojë,me qëllim që mos të shkaktojë ndonjë pasojë për punën e babait. E di se gjyshja nga babai, fshehurazi prej tij, me dëshirë më dërgonte në kishë dhe m’i ka sqaruar gjërat e para mbi Zotin, aq sa vetë ajo dinte, ashtu me pak dije.

    Më kujtohet se për herë të parë kam pyetur për qëllimin e jetës sime, për çka jam lindur pikërisht unë dhe çfarë do të jetë jeta ime, atëherë kur i kisha vetëm pesë vjet` e gjysmë. Qëndroja përpara pasqyrës dhe pyesja veten su ku është shpirti im, a mund të shihet ai me sy dhe ç’do të bëhet më të kur do të vdes…A do të shkojë në në Parajsë, apo në Ferr?Gjithmonë më kanë interesuargjërat abstrake, bota e padukshme dhe pyetjet në temën “fuqia më e math”.

    Në moshën tetëvjeçare përjetova vdekje klinike pas operacionit të zorrës qorre, sepse ishte e punktuar mbi njëqind orë dhe gati sa kishte ardhur deri te sepsa. Faleminderi i takon All-llahut të dashur i Cili më ndihmoi ta përballoj atë krizë. Më kujtohet rruga nëpër tunel dhe tërë jeta ime e vogel e cila në ato momente kaloi para syve të mi, sikurse fytyra e udhëtarit në kupenë e trenit i cili kalon mu para jush… Më kujtohet, sikurse nëpër ndonjë mjegull të çuditahme, se, derisa isha në gjendje të pavetëdijshme, kisha parë engjujt përreth krevatit tim, një fushë të madhe dhe të ndriçuar përplot me luule të llojllojshme…

    Dëgjova zëra të qet dhe të rehatshëm të cilët flisnin diçka pakuptueshme, më thirrnin me emër dhe ndjehesha sikur të jem në Parajsë. Përreth meje gjithka kishte dritë, dritë e madhe, e bukur, e kënaqësisë, e qetë. E di se pas zgjimit nga koma i kam pyetur mjekët me mantilët të bardhë se a jam unë në Parajsë, për këta ata qeshën dhe më thanë se nuk jam në Parajsë, por se gjendem në spital. Isha shumë i pikëlluar për këtë, nuk doja të jem aty…doja të kthehesha mbrapa, në atë fush të ndriçuar përplot lule të llojllojshme në të cilën lozin engjujt dhe thirrin emrin tim. Vizionin tim ua rrëfeva vetëm nënës time dhe më të afermëve. Mëndoj se askush nuk e kuptoj seriozisht, bile jo ashtu sikur e kisha kuptuar unë.

    Bibla ime parë dhe pyetjet e mia të mëdha

    Ashtu si ritesha, shtohej edhe interesimi im për mësimin fetar. Kërkoja të vërtetën në atë që njerëzit përreth më afronin, në krishtërizim. Meqë babai im hetoi se gjithnjë e mëshumë po interesohem për mësimin fetar, për ditëlindjën e pesëmbëdhjetë më bleu bliblën e parë. Unë atëherë shkoja shpesh në mësimin fetar dhe në kishë ku degjoja këndimin e korit kishtar. Bisedoja me njerëzit që ishin në fe dhge të cilët studionin teologjinë. Megjithatë, nuk kamgjetur përgjigjje të kënaqshme për të gjitha pyetjet e mia. Gjithmonë më habisnin teoritë mbi Një Zot i cili, në të vërtetë, ishte i trefishtë, dhe mbi ata se Ai ishte trupëzuar në trupin e Jezu Krishtit. Asesi nuk mundesha të kuptojë se përse serbët ortoksë kremtojnë festat, u lutën ikonave, ndezin qirinjtë dhe lënë të holla te ikonat… Kjo ishte në kundershtim me të gjitha parimet e fesë dhe së paku me dy prej dhjetë urdhërave të Zotit… Urdhëri i parë i Zotit është kështu: Unë jam Zoti ytë, mos merr për zota të tjerë përveç meje… I dyti: Mos i bëj vetes idhull, e as kurrfarë figure; mos ju përul, e as mos ju shërbe… Po pse pra atëherë, e pyeta veten, njerëzit kanë ikona në mur?... Këto a nuk janë idhuj? Si atëherë mund të sqarohetnocioni i Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë në Një Zot… Asgjë nuk e kisha të qartë. Më dukej se më tepër kam ditur për Zotin derisa nuk më çmendën plotësisht me këto teori… Nuk desha që t’u besoj. Nuk desha t’u robërohem idevetë rrëjshme dhe besimit të rrejshëm. Dëshiroja esencën, kurse atë nuk e gejta në krishtërizëm. Vendosa që më mos të shkoj në kishë dhe mos të puth ikionat. Nëse Zoti është Një, kam konsideruar se nuk mund të jetë Tre… njëshi është një, asnjëherë tre. Kisha bindjen time mbi Zotin dhe kjo sa për fillim më mjaftonte.

    Takimi i parë me “civilizimin më të lartë”

    Kur bëra tetëmbëdhjet vjet duhet të nisesha për në Amerikë në rrugë drejt shkencës. Shkova në bazë të këmbimit shkencor, në këmbimin e shkollave të mesme për një vit. Duhej të jetoja në familje amerikane. Nuk desha të shkojë në vendin e largët pa mbrojtjen e Zotit… Mendoja se rruga për tekn Zoti është vetëm përmes kryqëzimit. Nuk kam ditur për zgjidhje tjetër… Më kryqëzuan dy ditë para nisjes në Amerikë. Kjo ishte në verën e vitit 1992. Në Bosnje lufta shkonte flakë…

    Në Amerikë jam shoqëruar menjerëz nga tërë bota. Më e afërt më ishte një vajzë nga Pakistani, muslimane… më kujtohet se kurr nuk më ka shkuar nëpër mend se si ajo, në emër të Zotit, mund të durojë tërë ditën pa ushqim në kohën e agjërimit të Ramazanit. Nuk e kam ditur… Nuk kam pasur se prej ku të kuptojë. Islami atëherë më tingëllonte si kërcënim, si diçka e tmerrshme, diçka që është plotësishtë dekadente dhe ekstreme. Lus All-llahun e dashur që të më falë për paditurinë dhe paragjykimet. Dëgjoja lajmet nga vendi të cilat ishin tmerruese… Serbët dhunonin, vrisnin, plaçkitnin nëpër Bosnje… Më dhimbsej ajo që njerëzit vriteshin mundimshëm dhe pa arsye… Pyetja vetën, përse… Zoti është Një për të gjithë ne… Më vinte turp të them se jam serbe. U ktheva në vendin tim më 1995, pas tre viteve të kaluara në Amerikë… Nuk mund të them se ishte shkelqyeshëm, sepse Amerika ofronte shumë, e unë atëherë nuk kam tëntuar për kënaqësitë e kësaj bote. Dëshiroja që ta qetësoj shpirtin tim, kurse këtë nuk e arrita atje ku standardi material kishte arritur kulmin e vet, kurse ai shpirtëror kishte rënë në zero. Atje shumica ishte e kthyer nga vlerat materiale, kurse rrëfimet e mia për pastërtinë e shpirtit, për dashurinë e të gjitha qënjeve dhe për Një Zot duhet të ketë tingëlluar çuditshëm. Fatkeqësisht, edhe unë arrita që në një kohë të bie në humnerë dhe fillova të marrë drogë dhe të shoqërohëm me narkomanë, gjë që emori haraçin e vet. Edhe pas kthimit tim në Serbi vazhdova të konsumoj marihuanë dhe të shoqërohem me persona negativ. Me gjithatë, në atë kohë disi filloi zgjimi im… Dalngadalë por e sigurtë, ndrëpreva takimet me njerëzit, të cilët shisnin dhe vetë konsumonin drogë. Ndërrova numrin tim të telefonit. Nuk delja në vendet e njëjta. U qetësova. Por, edhe më tej isha larg pendimit, atij të sinqërtë dhe të thellë. Edhe më tej ndjehesha e humbur dhe e zbrazët… por…

    Zoti im është i mëshirshëm

    Para dy viteve u njoha me dikë i cili ndoshta rrënjësishtë ndyshoi botëkuptimet e mia mbi Islamin. Ishte ky shoku i një të njohuri tim, postdiplomisti i Fakultetit Elektronik në Beograd. Edhe unë isha në studime, në Fakultetin Filozofik. Ai dukshëm kontribuoji që unë t’i përballoj të gjitha paragjykimet që kisha ndaj Islamit. Më pëlqente se ishte i matur, i butë, i sinqertë, asgjë që i përngjante vizionit të muslimanit që deria atëherë e kisha. Me flakë në sy fliste mbi Zotin dhe ishte i lumtur sikur fëmija i vogël derisa më sqaronte përse diçka është kështu, e diçka është ashtu në Islam. Më njohu me shumë miq të tij. Njëri prej tyre në një rastë më solli përkthimin e Kur’anit për ta lexuar. Me orë të tëra i kaloja para këtij libri të çmuar, shpesh duke qarë për shkakë të vërtetës e cila ishte në të, e lumtur që e kisha gjetur… E lexova prap për herë të dytë, prap, duke u dridhur para fuqisë së fjalëve që dilnin prej tij… Gjatë një rasti një prej miqëve të mij, musliman, deshti që unë t’i sqaroj përse ne ortodoksët mëndojmë se Zoti është njëri prej treve. Unë mbeta si e shtangur. Thashë se unë nuk besoj në atë dhe se besoj se Zoti është një, dhe se rrëfimet për trinitet janë të pabaza… Ai vetëm buzëqeshi… tani e dij se çdo të thoshte buzëqeshja e tij. Megjithatë, atëherë, para një viti e gjysmë nuk munda as ta supozoj se ç’do të ndodhë. Ai e dinte se unë jam afër së vërtetës, por lejoi që vetë ta zbuloja atë. Megjithatë, deri tek ajo unë nuk do të vija poqëse Zoti im nuk do të kishte lëshuar mëshirën e Vet mbi mua.

    Në atë kohë intenzivishtë fillova të lexoj libra mbi Islamin… Gëlltitja literaturën…

    Masgjepsesha nga tërë ajo njohuri mbi Islamin. E lajmërova motrën time se në zemër jam muslimane… se besoj All-llahun, Një dhe të Vetëm… se besoj se Muhamedi (a.s.) është i dërguari i Zotit. Agjërova dy javë të Ramazanit, edhe pse nuk isha ende “zyrtarisht” muslimane… Më pëlqeu. Nuk mund të përshkruaj tërë atë ndjenjë që kisha derisa agjëroja, gzimin tim të iftarit. Por, në tërë atë që kam bërë kamunguar diçka mjaft e rëndësishme dhe esenciale… mungonte namazi.

    Më leni të falem

    Por, e tërë ajo kthesë në mëndimet dhe veprat e mia nuk u pëlqeu shumë atyre të cilët më nihnin si ortodokse. Kërkova përkrahje te miqt e mi musliman të cilët i nihja. Megjithatë, ata frikësoheshin se vallëmos e bëjë atë për shkaqe të gabuara, dyshonin se nijeti im nuk ishte i sinqertë… Unë e dija se besoj në Kur’an dhe se ai i vetmi është i besueshëm. E dija se zemra ime ka gjetur rrugën drejtë se cilës ka synuar që nga fillimi i krijimit të vet. E dija se Islami është rruga e vërtetë… insistoja që sa më parë të shqiptoj shehadetin, kurse ata shtynin atë vendin tim. Përfunidimisht, në janar të ëktij viti kalova nëpër periullë të zymtë depresioni… Kisha nevojë të perulëm Zotit tim dhe tek Ai të gjejë mbështetje… Deshta të falem e nuk dija se si.

    Me netë të tëra qëja dhe shikoja në qiell… lexoja Kur’anin. Pendohesha për shkak të atyre mekateve të cilat i kisha bërë në të kaluarën dhe për shkak të pakujdesisë time ndaj Zotit tim. Përfundimisht, për ta përshpejtuar atë, i luta miqt e mi, çiftin bashkëshortor, që të jenë dëshmitarë të mij… Që mos të më ngadalsojnë përsëri në vëndimin tim, u thashë se do të bëjnë mekat nëse unë vdes gjatë natës, nëse vdes si krishtete dhe varrosem si e krishtere. Ata ngadalësonin shehadetin tim duke dëshiruar që me këtë të më japin më shumë kohë ta njohë sa më mirë Islamin… Ato fjalë të mia ishin vëndimtare. Kuptuan seriozitetin e asaj që u flisja dhe se më të vërtetë, askush prej nesh as hnuk mund të supozojë se edhe sa pak apo sa shumë kohë ika mbetur të jetojë. Shkova tek ata, e ata më lutën që të vë shaminë mbi kokë. U ulën dhe më shikonin… Dridhesha dhe me zë thuajse në vaj thashë: Esh’hedu En La ilahe il-lAll-llah Ve Esh’hedu Enne Muhammeden Abduhu Ve Resuluhu…

    Qënijen time e mbushi nje gëzim i çuditshëm… gjithçka që unë isha deri atëher, ishte e vjeter dalëngadalë vdiste dhe la vendin për nje ‘’unë’’ të ri dhe më të mirë, për dikë që do të jetojë dhe punojë gjithça ne jetë për shkak të kënaqësisë së All-llahut. Unë sërish u linda dhe sërish fillova të jetoj… Mëshira e Zotit u lëshua mbi mua. Ndjeva se si kam hequr një barrë të madhe nga shpirti im. Falenderimi i takon All-llahut, Zotit te botëve, i Cili më lejoj që t’i afrohem të Vërtetës, i Cili më zgjodhi të jem një nga robëreshat e Tij.

    Miqtë e mi filluan të më urojnë dhe ishin vërtetë të lumtur per mua… Edhe vajza e tyre qe kishte tre vjet e gjysmë deshi që ta vëjë shaminë në mënyrë që të fotografohemi dhe ta madhërojmë atë moment… Isha shumë e lumtur kur falëm namazin e akshamit, të tre bashkërisht… Elhamdulil-lah, ishte ky namazi im i parë!!!

    Më mësuan se si të fali farzet. Shum shpejt kuptova dhe mbajta mënd se si bëhet kjo. Së shpejti pas kësaj me dhuruan literaturen e dy sure, teshehhudin dhe salevatet i mësova me shpejt se dy javë. Të vërtetën e ka thënë All-llahu i Lartësuar në Kur’an: ‘’Atë që All-llahu dëshiron ta udhëzoj, ia zgjeron zemrën për (të prënuar) Islamin…’’.(El-En’am: 125)

    Para disa ditëve fillova të fali edhe synetet e namazeve. Lus All-llahun e Lartësuar që të më japë fuqi të përqëndroj në atë.

    Tani …

    Tani jam Aishja… Dhe gjithmonëdo të jem Aishja… Në letërnjoftimin tim ende qendron Milena…por në zemrën time jeton Islami, dhe, nëse don All-llahu, do të angazhohem që çdo pjesë e qënies time dhe çdo pjesë e jetës sime të jetë thurur dhe inspiruar me Sheriat, Kur’an dhe praktikë të të Dërguarit të Zotit, Muhammedit (sal-lall-ahu alejhi ve sel-lem). Dëshira ime është që një ditë, nëse All-llahu lejon, të edukoj fëmijë të mij muslimanë, të cilët dotë jenëtë fortë në fe dhe të përqëndrueshëm në rrugën e vertetë, krenarë për atë se janë muslimanë, ashtu sikurse nëna e tyre. Dëshiroj që ata, nëse don zoti, me krenarita ta mbajnë te vertetën në zemër… Kurse e vërteta është Islami.

    Pasha All-llahun nuk ekziston gëzim më i madh se gëzimi i besimtarit në namaz, besimtarit i cili përgatitet për takimin me Zotin e vet,i cili shpreson në Mëshirën e Tij dhe i cili gjithça që bën, e bën në emër të Krijuesit të vet për kënaqësinë e Tij.
     
  19. Marathonman

    Marathonman Primus registratum

    Re: Sergei

    Te mungon tolerance dhe je shume ofendues.Vazhdimsia e sjelljes tende jo te mire do ju coje ne ban.
     
  20. Gysi

    Gysi Primus registratum

    Re: Sergei

    Parafolesi, mund te jete biri i Hoxhes, jo i hoxhes qe drejton lutjet ne xhami, por i Hoxhes Enver qe vec me gjuhen e thikes pas shpine dinte me fol.

    Gjithsesi, une nuk dua te merem me te, mendoj se me te duhet te merren moderatoret, dhe kerkoj qe banalitete dhe fyerje te tilla si ato me lart te mos lejohen te hidhen ne kete menyre. Per ndryshe do te kemi nje tjeter shperfytyrim te teologjise si ai qe kishim disa muaj me pare, gje e cila solli ne mbylljen e saj dhe rifillimin nga e para.
     

Shpërndajeni këtë faqe