Mbi islamin!

Diskutime tek 'Teologjia' filluar nga S6T6N6, 24 Sep 2005.

  1. Legjionixx

    Legjionixx Forumium maestatis

    Re: Sergei

    jashte teme!
     
  2. Gysi

    Gysi Primus registratum

    Re: Sergei

    Mjaft me keto kercenimet nga pas ekraneve, se s'ka lezet.
    E kuptoj shqetesimin tend por, nuk ia vlen te merresh me te. Keshtu ia humbim edhe lezetin temes.
     
  3. Marathonman

    Marathonman Primus registratum

    Re: Sergei

    jashte teme.
     
  4. Admir

    Admir Forumium maestatis

    Re: Sergei

    Ah si nuk ekziston mundesia per te evituar leximin e shkrimeve te selam_demiri, klevisit e mjekercjepeve te tjere.
     
  5. Admir

    Admir Forumium maestatis

    Re: Sergei

    Manej ca pret kur munohet me diskutu edhe Harapi?
     
  6. Danae

    Danae Primus registratum

    Re: Sergei

    Sa bukur do te ishte sikur njerezit t'i besonin Zotit duke u bazuar ne ate qe eshte e paster me shume se nga kritikat qe bejne.
    Sa te rrezikshem jane ata qe ne emer te cdo feje apo filozofie tregohen totalitare, ata qe shkruajne lumej fjalesh dhe teorish dhe qe ngjallin zi ne shpirterat e dikujt tjeter.
    Une nuk do mohoj kurre Zotin,po do ta adhuroj ne ate menyren time pa lexu shume mbi teorirat e shumellojshme.
    Me ne fund pas tre vjetesh kam rigjetur vertet besimin, ate timin,qe ne vend t'i kushtonte shume rendesi dukjes kishte te bente me gjetjen e Zotit dhe meshires ne gjithcka qe ish e mire dhe e bukur.
    sikur te perqendroheshin njerezit me shume ne adhurim ne vend te shikimit se kush fiton garen e dukjes,gjerat do te ishin ndryshe.
    Gysi eshte bukur te lexosh shkrime te logjikshme, por ka patur aq shkrime tek teologjia qe kane qene budallalleqe me oke, ky legjioni qe shprehet me terma te tilla si:"duhet te jesh katolik" e budallalleqe te tjera perkatese te fanatizmit.
    Ah sikur njerezit ne vend te thashethemeve te perqendroheshin me shume tek ajo cfare eshte thelbesore, ne sinqeritetin e besimit, pastaj predikojne per kthimin ne rrugen e drejte... hajde, hajde.
    Vullneti i lire o njerez jepni shembuj konkrete,mos hajdeni me parulla se si e se cfare u bete,sonte jam shume me nerva me ca njerez qe dalin e mburren duke rrahur gjoksin se jane muslimane,thua se Islami u be fanella e modes se fundit.
    pffffffffffff
     
  7. harap

    harap Guest

    Re: Sergei

    Nomad nqs vazhdon me ofendime do perfundosh edhe ti ne ban.
    Me thuaj ku e kane shkelur se nuk ja pertoj edhe atyre.Por ai qe shkruante nuk di veten se ne cilin planet jeton.Beni diskutime te qeta dukerespektuar njeri tjetrin.
     
  8. Dardanus

    Dardanus Primus registratum

    Re: Sergei

    Une mendoj qe ekziston nje diqka qe eshte i plotfuqishem, dhe se ne njerzit nuk jemi te krijuar per ta kuptuar dhe per ta imaxhinuar se qka eshte, si vepron, si krijon, si i dirigjin, si funkcionon, te cilit i themi shqip ZOT, arabisht Allah, hebreisht Jehova, anglisht God etj.

    Po e them mendimin e nje shkenctari te madh boteror (nuk me kujtohet emri se eshte kohe e gjat qe e kam lexuar).
    Bretkosat munden ti shohin dhe ti marrin si diqka ekzistuese, vetem ato gjera qe levizin, pra ne jemi per bretkosen diqka qe ajo nuk mundetet ta kuptoj se qka jemi ne njerezit, si funksionojm ne, pra ne jemi "Zot" per bretkosen, dhe ai thot qe beson se ka diqka qe eshte e pa kuptueshme dhe e pa imaxhinueshme per njerezit, ashtu sikur qe jan njerezit per bretkosen.

    Shkenctaret e medhenj boteror thone qe gjithesia ishte ne fillim vetem nje materie e zeze dhe zbrazet pa asnje xixellim drite, dhe ndodhi nje shperthim gjigant, dhe nga ai shperthim u krijuan te gjitha galaksite dhe sistemet diellore ne univers, pra edhe sistemi yne diellor qe jemi ne ketu.
    Po ti pyetish ata shkenctare te medhenje se prej nga erdhi ajo materie e zeze dhe ai shperthim gjigant, pergjegjia e tyre eshte se zoti e ka krijuar se nuk ka spjegim tjeter logjik nga njeriu, dhe per mua ajo eshte e verteta.

    -----------------
    Fjala e Zotit e shkruar ne kater librat e tije eshte edhe shkence per ate qe don te kupton.
     
  9. Dardanus

    Dardanus Primus registratum

    Re: Sergei

    selam_demiri

    Ne te shumten e rasteve une them ate se qka mendoj, dhe vetem te verteten, edhe pse nganjeher e verteta lendon.
    Historia jote qenka shume interesante, me te vertet, vetem se pershendetjet ne gjuhet e huaja une nuk i pelqej edhe aq, ndoshta eshte per ate arsye qe nuk e kuptoj se qka do te thot. Por ndoshta eshte me mire te flasim dhe te bejme perkthime te pasterta shqipe, aq sa eshte e mundur, ketu mendoj edhe per librat fetare.
    Sepse une per vehten time kam nganjeher problem me disa libra fetare qe i kan aty-ktu disa fjale arabe, shkurt e shqip nuk pe di qka po thot e po me duhet me u bazu ne tjerat fjale te shkruara ma heret dhe ma vone.
     
  10. tristan

    tristan Primus registratum

    Re: Sergei

    Pershendetje:

    Jo per force zakoni por e ndjej per detyre qe te korrigjoj dhe te shtoj dicka ne lidhje me ate qe shkruan Asr.

    Nje fjale e urte thote: te lexosh pa menduar eshte e padobishme por te mendosh pa lexuar eshte e rrezikshme.
    Nuk ka ne kete fe menyra adhurimi qe jane te vecanta per cdo njeri, feja eshte e zbritur njelloj per te gjithe bijte e Ademit dhe te thuash qe do e Adhuroj Allahun ne menyren time pa lexuar shume teorira ma shume se gabim eshte e rezikshme, ndaj kujdes ne kete drejtim, dhe ajo qe eshte miresi per ne eshte qe ne nuk e varim besimin tone ne ate se si sillen muslimanet, por punojme me ate qe eshte zbritur nga Allahu dhe eshte vene ne jete nga i derguari Muhamed dhe njerezit e drejte pas tij.

    Eshte evident fakti se muslimanet ne pergjithesi nuk po e e ndjene tamam sic duhet pergjegjesine, dhe emrin qe mbajne mbi shpatulla nuk po e mbajne me dinjitetin qe nje i udhezuar me driten e Allahut duhet te kete, e perderisa ata nuk e bejne kete, te tjere po e paraqesin imazhin e islamit si tu vije per mbare ndaj dhe gjendja e umetit tone eshte keshtu sic eshte.............
    E detyra jone perballe kesaj gjendje nuk eshte qe ne te bejme shpikje personale apo te terhiqemi nga kjo fe me te cilen Allahu na ka begatuar,ne duhet te ndryshojme vetveten , e ky ndryshim te reflektohet ne shoqerine ku jetojme e me gjere, porse theksoj edhe njehere qe cdo gje qe ne bejme ne islam duhet ta bejme ne menyren qe Allahu na ka zbritur .
    Me lutjen qe Allahu te permiresoje gjendjen tone dhe te popullit musliman kudo qe ndodhet, ju uroj gjithe te mirat
     
  11. S.Trupi

    S.Trupi Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    Dikush beson jo nga arsyeja, jo nga bindja personale, por nga bindjet e huaja, dhe i trishtuar nga denimi eventual. Dhe meqenese ketu bisedohej me njerez te trishtuar, atehere nisnin kercnime dhe ofendimet...Nese Zoti jot eshte Hitler qe denon dhe djeg, eshte koha e fundit ta gjesh nje Zot tjeter!
     
  12. Gysi

    Gysi Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    Postimi me te trishtuar se ky i yti nuk kishte S.trupi.

    Une e kuptoj deshiren tende konvertimdashese, por mjerisht mbetsh po aty.
    Ti mund te nderrosh besimin por jo Zotin, dhe faktet, jeta vete flet njesoj per te. Ne cfare do feje qofsh, tsunami ka vrare mbi 200 mije persona, keshtu qe logjika jote do te ruaje te njejtin mendim te keq per Zotin.

    Keshilla ime eshte qe ti te ndryshosh veten dhe jo Zotin. Te ndryshosh zemren tende per ta pranuar ashtu sic Ai eshte, dhe jo ashtu sic te pelqen ty. Ai eshte aty, i palevizshem, je ti qe duhet ti shkosh me zemer te hapur.
     
  13. Danae

    Danae Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    kjo replika ishte e larte, Ai eshte i palevizshem, je ti qe duhet ti shkosh me zemer hapur eshte e mrekullueshme.
    metafore dhe epitet godites.
     
  14. MANTIO

    MANTIO Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    Mirmengjez dhe ju pershendes.
    Lexova qe nga fillimi te shkruarat dhe me nxiten dhe mua te shkruaj dicka dhe te pres pergjigje nga anetaret qe jane pergjigur me komente dhe arsyetime mbi kete teme. Kam lexuar dhe une dicka per Kuranin dhe do doja te pyesja me shume per te qartesuar disa gjera sesa per replike.
    Se pari do doja te pyesja se ne cilen rresht te Kuranit behet fjale per "dashuri"? Ose me mire ku shkruhet fjala "dashuri", ne kuptimin e gjere te fjales.
    Se dyti ne lidhje me qellimin e kuranit ose clidhje ka me nxitjen qe ben ai per lufte, dicka qe nuk ndodh as ne Bibl(ugill) katolik ose ortodoks, as ne hebrenj, as ne induizem dhe as ne budizem.
    Dhe konkretisht thote: "Nese vrisni ose vdisni per besim do tu falen mekatet tuaja"...ERMAN 151. "Mos rijoni marredhenie me rishter ose hebrenj sepse jane miqe te te tjereve. Po i bet miq atyre do tu ngjani...Ti luftoni ata derisa te mos mbete asnje kercenim, derisa te mos kete besim tjeter pervec se ai i Allahut tuaj. Luftojini ata sepse Zoti (Allahu) do i sulmoj ata ndermjet duarve tuaja dhe ju do jini fitimtar. Luftoni krishteret dhe hebrenjt se ata nuk kane besimin e vertete. PENDIMI 14-29. Nese nu shkoni ne lufte Allahu do tju denoj rreptesisht...PENDIMI 39.etj etj.
    Dhe se fundi per sot se shume u zgjata cthoni ju per paraqitjen e parajses nga kurani. Ben fjale per shperblim material dhe vetem per kte, cka tregon kujt i drejtohet Kurani (ne ate kohe popullit arab i cili nuk ishte ate nivel zgjuarsie per te kuptuar te tjera shperblime "shpirterore")Flet per peme plot fruta, per vere dhe burime te pastra, per te rinj te virgjer te cilet do tu sherbejne. D.m.th ve ne dukje shperblimin materjal. Kjo eshte parajsa?!
    Besoj se nu ju lodha. Kaq per sot. Vazhdojme dite tjeter. Shpresoj se do kemi nje djalog te mire dhe pergjigje te arsyetueshme.
    Keto ishin disa nga ato qe shkroi profeti "Muhammed"
     
  15. ujku81

    ujku81 Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    Ej me tere mend shkruhen ne Kuran ato fjalet per luften dhe marredheniet me te Krishteret & hebrenjte!!!

    Se po qe keshtu i vura vizen ca diskutimeve qe po bej me perkrahes te tij ne AF!! Eshte budallallek te merresh me njerez qe ne themel te fese se tyre kane luften dhe urrejtjen.
     
  16. Danae

    Danae Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    nuk mendoja se te mos jesh analfabet ne kohet e sotme konsiderohet si te kesh arritur majat e shkences, se te dish te shruash e te shkruash komente te tipit te ketyre mesiperm per dike dike duket virtytshmeri.
    Ka tre dite qemendoj per qendren e palevizshme, o po qe meka ngel e fiksuar ne mendje sa shprehje e goditur.
     
  17. hawk

    hawk Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    Manito njerezit jane nga materia dhe shperblimi i tille do jete.Kete e kane dhe shume besime te tjera.
    Muhammedi nuk e ka shkruar Kuaranin,ai ka autor tjeter.Muhammedi ka lene tradinet e tije e urdheron muslimanet te rrespektojne Librat e Shenjte dhe popujt te cileve ju zbriten.
    ..harrove dhemb per dhemb e sy per sy te Dhjates se Vjeter..apo nuk ben pjese ajo tek asnjeri nga besimet qe rreshton ti me lart!?
     
  18. Gysi

    Gysi Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    Ajetet e mesiperme Mnito, duhen kuptuar ne kontekstin perkates dhe jo ne menyre pergjithesuese.
    Nuk kam kohe tani te te sjell argumentet, por ndoshta nje here tjeter do te perpiqem ta sqaroj kete.
    Po them vetem qe ne nje ajet te Kuranit Zoti na thote:
    “Do te vesh re se me te afertit miq për besimtaret janë ata qe thanë: “Ne jemi nesara (te krishtere)”. Këtë sepse prej tyre (te krishtereve) ka dijetare dhe te devotshem dhe se ata nuk janë kryenece.” ( Kuran, Maide, 82)?

    Porblemi, eshte se ajetet qe ti ke nxjerre me lart, kane te bejne me armiqete e Islamit ne Meke, ne kohen e Profetit a.s.
    Me ata qe i shpallen lufte muslimaneve, me ata qe i debuan ata prej tokave te tyre, me ata qe i vrane, me ata qe donin ta zhduknin fjalen e ZOtit. Pikerisht per ata behet fjale kur Zoti shprehet ne Kuran se ndalohet miqesia. Dhe jo me kedo qe ka fe tjeter.
    Pervec kesaj, Profeti a.s. thoshte se edhe armikun nuk duhet ta urrejme shume. Pasi mund te ndodhe qe ai qe sot e ke armikun me te eger. Neser mund ta kesh mik dhe mbeshtetes. Psi Zoti i ka ne dore zemrat e njerezve.
    Nejse, ndonjehere tjeter do te perpiqem ta trajtoj me seriozisht kete ceshtje.
     
  19. AlbanianShqiponje

    AlbanianShqiponje Forumium praecox

    Re: Mbi islamin!

    Manito

    Nuk e kam shume mire parasysh per cfare "dashurie" ke pasur kuptim por ja nje varg, vargje te tjera po ta le ty kur ta lexosh Kur'anin vete.

    Nuk ka dyshim se ata që bënë vepra të mira, atyre i Gjithëmëshirshmi do t’u krijojë (në zemrat e tyre) dashuri.(Kur'an 19:96)

    Pike se pari Muhamedi nuk dinte te shkruante. Kur'ani eshte recitim dhe eshte fjala drejtperdrejt e Allahut, jo inspirim me shpirt te shenjte sic ndodh ne Bible ku inspirohen njerezit edhe flasin me fjalen e frymezuar nga pikepamja e tyre.

    Fjalet e Muhamedit gjenden ne libra pervec Kur'anit te gjuajtur hadithe...te cilat klasifikohen nga autenticiteti i tyre.

    Me vjen keq qe nuk ke lexuar Biblen tende sidomos dhjaten e vjeter ku lufterat jane te nxitura. Hape lexoje njehere librin tend, apo do qe te tregoj une ku jane dhe si jane bere? Edhe ne dhjaten e re Jezusi flet per shpata me kuptimin e vrasjes...dhe gjera te tjera. Lexoji edhe ato...

    Se treti lexoji edhe vargjet e Kur'anit per paqe dhe vrasje te njerezve te pafajshem, dhe respektimin e njerezve te feve te tjerave...dhe pastaj me thuaj si t'i marrim keto vargje...?

    Se katerti, Parajsa sipas dijetareve eshte dicka e ghajbit (e panjohur) dhe keshtu Ibn Abazi ka thene qe jeta tjeter nuk ka asgje te ngjashme me kete jete vec se emrat. Eshte dicka qe edhe mendja jone nuk e arrin dot. Dijetare kane thene se esenca e gjerave ne Parajse nuk eshte e njejte si me kete bote. Nqs e kam gabim, ndonjeri eshte i merepritur te me korrigjoi.
     
  20. MANTIO

    MANTIO Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    ALBANSKI dhe HAWK se pari "id" im eshte MANTIO. Se dyti bibla nu eshte e imja. Bera disa pyetje thjesht per sqarimin tim me teper pasi kam lexuar pjeserisht kuranin por dhe biblen pothuajse te gjithe si dhe mbi fe te tjera pasi pavaresisht nga puna qe bej, shkollen e mbarova rreth feve pikerisht TEOLOGJI ne pergjithsi. Nuk bera as krahasim ndermjet shkrimeve dhe kush flet me bukur dhe me fjale qe do joshnin dike. Por ngaqe lexova me siper citime te meparshme dhe nga kurani me kane mbetur ato rreshta qe shkrova ndaj dhe i hodha ne faqen e forumit. Persa i perket besimeve te tjera kur te kem kohe flasim ne temat qe jan hapur per to. Kur te hapet teme Kristian VS Myslyman etj, gje qe nuk i sherben askujt mendoj prape mund te flasim dhe aty. Megjithate disa nga pergjigjet me mbuluan dhe falemnderit per kete.
     

Shpërndajeni këtë faqe