Mbi islamin!

Diskutime tek 'Teologjia' filluar nga S6T6N6, 24 Sep 2005.

  1. MANTIO

    MANTIO Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    Jam dakord me pergjigjen tende. Cdo njeri mund ti shpjegoj vargjet ne librat e shenjt ne kohe te ndryshme dhe me menyra te ndryshme. Problemi eshte se vargjet kane mbetur dhe tani ato kujt i sherbejne? A nuk behen shkas per analizim te gabuar te tyre sot qe dhe kohet dhe njerezit kane ndryshuar? MIRMENGJEZ.
     
  2. ujku81

    ujku81 Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    Gyso po pres shpjegimin tend per ato vargjet e Kur'anit. Se shpjegimin direkt qe nxit lufte e marr vesh.
     
  3. hawk

    hawk Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    Te kerkoj falje MANTIO per ndryshim(pa dashje)te ID.
    Se dyti te kerkoj falje per repliken e vonuar por e kam kohen shum te ngjeshur mes punes dhe studimeve.
    Jam plotesisht dakord per te mos shkuar drejt konfrontimit,jo vetem se nuk eshte tema por edhe sepse ka disa anetare te gatshem per ta kanalizuar diskutimin ne sharje e ofendime.Por....a nuk eshte konfrontim ai qe ben ti kur thua se kurani nxit ne lufte dhe librat e feve te tjera jo(pak a shum perdor keto fjale)!?
    Por le ti largohemi konfrontimit.
    Si mund te mos flase Zoti ne Kuran per dashurine e respektin ne nje kohe qe trasmetuesi i fjales se Zotit,Muhammedi thote : nuk do jete prej banoreve te xhennetit ai qe nuk deshiron per vellain(jo te gjakut)ate c'ka deshiron per veten e tije.
    Muhammedi gjithashtu na sjell dy shembuj shum domethenes :
    I pari eshte rasti i nje gruaje te denuar me zjarrin e xhehennemit(ferrit)sepse keqtrajtonte macen e saje(pra e denuar nga All-llahu) dhe i dyti-mbi nje burre qe shperblehet me xhennet(parajse) sepse i dha uje nje qeni tek nje pus ne shkretetire.
    Jo pa qellim te solla keto dy shembuj(nuk eshte vendi te hyjme ne detajet,se ku i shikoi keto profeti)mbi kafshet per te treguar se per njerezit ka nje pafundesi.
     
  4. hawk

    hawk Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    Kalojme tani tek materializmi ne shpjegimet e parajses.
    Kjo behet per dy arsye te thjeshta :
    1- njerezit e kuptojne vetem nese i jepen shembuj nga bota ne te cilen jetojne.
    2- materializmi eshte pjese e Islamit,sepse eshte pjese e njeriut.
    Ketu duhet te ndalemi pak,pasi ti permend materializmin ne parajse dhe ne ne kete bote.Dhe pikerisht dhunen e luften,te cilat jane pjese e jetes se njeriut dhe e materializmit.
    Islami eshte rruge e mesme mes shpirterores dhe materiales,Krishterimit dhe Hebraizmit(duke e krahasuar me keto besime monoteiste).Si i tille ka dispozita,ligje,keshilla,te dhena nga Zoti dhe te shtjelluara me tej nga Muhammedi dhe shume dijetare qe percaktojne "rregullojne" jeten shpirterore dhe materiale te njeriut.Persa i perket shpirterores nuk do zgjatem.
    Persa i perket materiales,ketu hyjne nje mori ligjesh e keshillash duke filluar nga larja e duarve para dhe pas buke...deri tek ekonomia dhe drejtimi i shtetit.Keto jane ligje te domosdoshme qe dhe sikur te mos i zbatojme,jemi te detyruar te ndjekim ato ligje qe vendos shteti apo shoqeria,pra per rregullimin e jetes materiale.
    A mundesh valle ti shmangesh ti ketyre nevojave fiziologjike dhe "ligjeve" !?Sipas ligjeve,jo te Zotit,si mund te trajtohet nje kriminiel(pasi un dua te dal tek dhuna e ndeshkimi)!?Ne cdo vend te botes ndeshkohet ne nje menyre apo ne tjetren.Valle eshet dhune vetmbrojtja!?Pse kur nje gje e tille percaktohet nga feja eshte e papranueshme!?Islami nuk na meson te jemi pasiv sic bejne shume besime te tjera.Por edhe keta fe gjate historise i jane drejtuar dhunes(si pjese e materializmit) dhe luksit(ekstremi i materializmit).
    Shiko krishterimin,Budizmin,Hinduizmin.Kete nuk e them per konfrontim me qellime dashakeqe.
    Pra sic e shikon materializmi eshte pjese e cdo feje,dhuna gjithashtu.Por kujdes me kete nuk dua te justifikoj,terrorizmin,krimet,luftrat agresive e imperialiste...etj.
    Jam munduar te jem sa me konciz,por mund te duket se kam kaluar ne filozofi.Per cdo paqartesi pyt.
     
  5. hawk

    hawk Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    Dua te te bej dhe nje pyetje.
    Do e pranoje ti nje Pape homoseksual apo me sjellje te tjera qe bien ndesh me dispozitat e Krishterimin!?
    Nese jo,dikush mund ta interpretoje si diskriminim,dhe ky eshte nje forme ndeshkimi e dhune.A nuk i takon ndeshkimi vetem Zotit(jo sipas meje e)!?
     
  6. ujku81

    ujku81 Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    Nese vrisni ose vdisni per besim do t'ju falen mekatet tuaja!!
    Ma interpretoni pak kete?? Sidomos pjesen "vrisni"!!
     
  7. tristan

    tristan Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    Pershendetje:

    Mantio,sado te fshihesh pas fjales dua te sqarohem, ato puetjet tuaja nuk jane te bera nga nje qe nuk di, por nga nje qe di porse vetem ate dije qe perdoret per debat.
    Kurani nuk flet per dashuri , kjo eshte thenie e pabaze, porse ndoshta nuk flet aq sa bibla ne kantikujt e kantikujve ku kalohet ne pershkrime deri ne detaj te "rrjedhjes" si ajo e kuajve dhe "mishit"si ai i gomereve, porse flet per dashurine Allahut ndaj njeriut, njeriut ndaj Allahut, njeriut ndaj njeriut, kafsheve , drureve etj, dhe mua me ben pershtypje fakti qe nje njeri si ju qe ben pyetje vetem per sqarim, i njihka aq mire versetet e luftes dhe nuk i dika a to te dashurise, gjithesesi per te sqaruar dicka, ndoshta jo juve sepse ju nuk keni nevoje te sqaroheni, por per ndonje si ujku, do te thoja qe : ajetet e luftes flasin per kohe lufte, se perndryshe nuk do kishte mbete kembe kristiani e cifuti ne shqiperi, porse ne kohe lufte Allahu nxit qe muslimanet te ngrihen e te mbrojne Fene dhe te dretjat e tyre, dhe kjo eshte llogjike, besoj se ai qe nuk lufton ne kohe lufte per fene dhe vendin e tij quhet tradhetar , si mendon ti qe muslimanet jane ata qe kur i godet ne njeren faqe te kthejne tjetren??????? ata jane te tille qe nuk te cenonjne te drejten tende porse po i cenove luftojne ashper,pastaj nese bejme edhe nje here krahasim me ungjillin ,me ate te tanishmin jo ate te vertetin te zbritur nga Allahu, ishte ai ungjill qe ishte udherrrefyes pe kryqetaret qe ben masakra me popuj te pambrojtur, si shembull permendim rastin e nje mbreti kristian Rikardi n , qe pas marrje se jeruzalemit e konsideroi si falenderim ndaj zotit dhe theri 70000 muslimane te pambrojtur, apo rasti i djegjes se shkencetareve te njohur si koperniku , porse ju keni nje arme te forte ne dore se ne vend qe jetet tuaja tia pershtasni ungjillit ,beni te kunderten e ndryshoni ate sipas modes, keshtu qe ai ngelet trendy percdo kohe, duke qene nje liber me shume autore, ndersa Kurani eshte zbritur njehere dhe nuk do te ndryshoje deri ne diten e fundit, dhe perderisa faktet shkencore vertetojne qe ai eshte i vertete , nuk e ka askush te drejten te gjykoje autorin e tij te pa te meta, Allahun XH.sh.
    Per me teper nese ndodhesh ne Shqiperi une te ftoj te pijme nje kafe e te flasim me gjere, nuk besoj se ke frike apo jo, perderisa ti mendon qe libri qe ndjekim ne nxitka urrejtje keshtu i bie.............
    Shendet dhe leri prrallat me mbret me skenare te deshtuara..
     
  8. Gysi

    Gysi Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    Meqe prisni shpjegime per ajetet e luftes, po ju sjell nje artikull i cili shpjegon pikerisht kete keqkuptim. Shpresoj te mos jete i lodhshem.
    Monito, ato ajete nu jane shfuqizuar. Ato sherbejne sa here qe muslimanet kercenohen nga rreziqe te tilla ushtarake, si dhe nga kurthe qe armiqte e tyre thurin kundra muslimaneve dhe fese se Zotit.
    Me poshte po vijoj me artikullin.
     
  9. Gysi

    Gysi Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    Kurani në lidhje me luftrat dhe agresionin

    Shumë njerëz sot e konsiderojnë fenë islame si një fe agresive dhe armiqësore. Fatkeqësisht ky stereotip është përforcuar nga veprimet e terroristëve dhe fanatikëve, të cilët në asnjë mënyrë nuk e përfaqësojnë fenë. Ata kanë rrëmbyer fenë dhe kanë tërhequr vëmendjen e medias për qëllimet e tyre të këqija dhe egoiste. Prandaj opinioni botëror e sheh Islamin si një fe të dhunshme. Njërëzit e lidhin Islamin me Sadam Huseinin, kamikazët, Osama bin Ladenin dhe 11 shtatorin. Shumë pak nga ata e shohin atë si një fe që ndalon çdo lloj agresioni dhe e lejon luftën vetëm për vetëmbrojtje (Kuran 2:190). Sidoqoftë kjo është e vërteta. Feja Islame e përshkruar nga Zoti në Kuran përfaqëson paqen dhe tolerancën. Ajo nuk e fal dhe nuk e nxit terrorizmin.
    Më poshtë do të flasim për disa nga keqkuptimet e zakonshme për perspektivat islamike dhe kuranore lidhur me luftën dhe paqen. Këto keqkuptime janë krijuar nga disa persona të cilët citojnë ajete kuranore jashtë kontekstit. Eshtë e pavend që njerëzit e arsyeshëm dhe me horizont të gjerë t’i pranojnë këto citime të gabuara pa e shqyrtuar konteksitn e pjesës ku ato janë marrë. Si pjesa më e madhe e librave të tjerë Kurani duhet të lexohet si i tërë. Marrja e një ajeti ose pjese ajeti, jashtë konteksit mund të të çojë në përfundime të gabuara. Feja e Zotit nuk është e keqe siç janë njerëzit që abuzojnë me fenë.
    Agresioni është i ndaluar. Lufta lejohet vetëm për vetëmbrojtje.
    Ajetet kuranore që e vërtetojnë këtë gjë janë shumë të qarta. Zoti e përsërit “mos sulmoni” shumë herë. Vëtëm nëse sulmohesh mund të luftosh. Nëse pala tjetër shmanget nga agresioni dhe kërkon paqe, ne duhet t’i ndalojmë luftimet.


    Rregullat e luftës

    [2:190] Dhe luftoni në rrugën e Allahut kundër atyre që ju sulmojnë e mos e teproni se Allahu nuk i do ata që e teprojnë (e fillojnë luftën).
    [2:191] Dhe luftojini ata kudo që t’i zini, dëboni prej vendit ata sikurse ju përzunë juve. Provokimi (fitneja) është më i rëndë se vrasja. Mos i luftoni ata pranë xhamisë së shenjtë (Qabes) deri që ata t’ju luftojnë juve aty e nëse ju sulmojnë atëherë sulmojini edhe ju ata. I këtillë është ndëshkimi ndaj jobesimtarëve.
    [2:192] E nëse heqin dorë (nga provokimi), Allahu është ai që fal dhe që mëshiron.
    [2:193] Luftojini ata (idhujtarët) derisa të zhduket propagandimi i idhujtarëve dhe deri sa të aplikohet feja vetëm për Allahun. E në qoftë se ndalen (nga propaganda dhe lufta) atëherë lërëni armiqësinë, përveç atyre që janë zullumqarë.

    Lufta lejohet vetëm për vetëmbrojtje, ndërsa agresioni dhe shtypja dënohen ashpër në të gjithë Kuranin.

    [5:87] O ju që besuat! Mos i ndaloni (mos i bëni haram) të mirat që për ju Allahu i lejoi dhe mos e teproni se Allahu nuk i do ata që e teprojnë (i kalojnë kufinjtë e dispozitave të Allahut).
    [8:61] E nëse ata, anojnë kah paqja, ano edhe ti nga ajo, e mbështetu tek Allahu Ai është që dëgjon dhe di.
    [4:90] …në qoftë se ata tërhiqen prej jush, nuk ju luftojnë dhe ju ofrojnë paqe, atëherë Allahu nuk ju lejon rrugë (luftë) kundër tyre.

    Kurani i kujton gjithashtu myslimanët se ata nuk duhet të nxiten nga armiqësia e kaluar dhe të kryejnë akte agresioni (5: 2). Për më tepër, Zoti këmbëngul që myslimanët duhet të jënë tërësisht të sigurtë para se të sulmojnë për kauzën e Allahut (4:94). Ai që i ofron tjetrit paqe nuk mund të sulmohet.

    [4:94] O ju që besuat, kur të marshoni në rrugën e Allahut (për në luftë) të jeni të matur (të mos nguteni), e mos i thoni atij që ju shpreh selamin (besimin): “Nuk je besimtar!”, duke kërkuar me të mjet (mall) të jetës së kësaj bote, pse te Allahu janë begatitë e mëdha. Ashtu (jobesimtarë) ishit edhe ju më parë, e Allahu ju dhuroi (besimin), pra sqaroni mirë! Allahu e di me hollësi atë që veproni.

    Jeta është e shenjtë

    Vrasja e civilëve të pafajshëm nga kamikazët dhe terroristët dënohet ashpër në Kuran. Të marrësh një jetë, përveç se me të drejtë, është e ndaluar. Ata që i kryejnë akte të tilla të tmerrshme sigurisht që nuk janë myslimanë, por njerëz të ligj të cilët mundohen të justifikojnë urrejtjen dhe veprimet e tyre duke përdorur emrin e Zotit. (7:28)

    Urdhëresat kryesore

    [6:151 Thuaj : “Ejani t’ju lexoj atë që me të vërtetë ju ndaloi Zoti juaj: të mos i shoqëroni asnjë send, të silleni mirë me prindërit, të mos i mbytni fëmijët tuaj për shkak të varfërisë, sepse Ne ju ushqejmë juve dhe ata, të mos u afroheni mëkateve të hapta apo të fshehta, mos e mbytni njeriun sepse mbytjen e tij e ndaloi Allahu, përpos kur është me vend. Këto janë porositë e Tij, kështu që të mendoni thellë.

    [17:33] Dhe mos e mbytni njeriun që Allahu ka ndaluar (mbytjen e tij), përveç me drejtësi (që e kërkon sheriati). E kush mbytet pa të drejtë (pa faj) kujdestarit të tij ne i kemi dhënë të drejtë (të kërkojë drejtësi), e ai të mos e kalojë kufirin në mbytje derisa ai është i ndihmuar (prej Zotit).

    [25:68] Edhe ata që pos Allahut, nuk lusin ndonjë zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që e ka ndaluar Allahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri, ndërsa kush i punon këto, ai e gjen ndëshkimin.

    [7:28] Kur punojnë ata (idhujtarët) diçka të shëmtuar thonë: “Ne i gjetëm kështu prindërit tanë, edhe Allahu na urdhëroi këtë (vizitën rreth Qabes lakuriq). Thuaju: “Allahu nuk urdhëron të shëmtuarën, a thoni për Allahun ç’ka nuk dini?”.

    Liri absolute për të besuar/Nuk ka dhunë në fe

    A e rekomandon apo justifikon feja islame vrasjen e jobesimtarëve apo të atyre që vendosin të largohen nga feja? Përgjigja është “jo” e prerë. Zoti e ka bërë shumë të qartë në Kuran që në fe nuk ka dhunë. (2:256) Vullneti i lirë është një nga dhuratat më të çmuara që Zoti i ka dhënë njerëzimit dhe qëniet njerëzore nuk mund ta largojnë atë që Zoti u dha njerëzve. Nëse një person nuk do të besojë atëherë ai duhet të lihet dhe nuk duhet të detyrohet në asnjë mënyrë. Detyra e një myslimani është thjesht t’i ftojë njerëzit në fenë e Zotit me mënyrën më të mirë. (16:125)

    Në fe nuk ka dhunë

    [2:256] Në fe nuk ka dhunë. Eshtë sqaruar e vërteta nga e kota. E kush nuk i beson të pavërtëtat, e i beson Allahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk ka këputje. Allahu është dëgjues, i dijshëm.

    Liri absolute e fesë

    [18:29] E ti thuaj: “E vërteta është nga Zoti juaj, e kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë le të mohojë. Ne kemi përgatitur për jobesimtarët zjarr që muret e tij (të flakës) i rrethojnë ata, e nëse kërkojnë shpëtim, ndihmohen më një ujë si katran që përzhit fytyrat. E shëmtuar është ajo pije e vend i keq është ai.
     
  10. Gysi

    Gysi Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    Disa ajete që lidhen me situata të kohës së luftës me të cilat abuzohet

    Shumë njerëz citojnë pjesë ajetesh jashtë konteksit, ose nga padija ose me qëllim për të krijuar një opinion të gabuar për fenë. Më poshtë do të paraqesim disa ajete në kontekstin e tyre që tregon qartë se këto ajete “të dhunshme” lidhen me situata të kohës së luftës. Siç e thamë më sipër lufta lejohet vetëm për vetëmbrojtje.

    Cituar jashte kontekstit
    [4:101] “…Jobesimtarët janë armiqtë tuaj të hapët”

    i njëjti ajet në kontekst
    [4:101] Kur të jeni në udhëtim e sipër, nuk është mëkat për ju të shkurtoni namazin, nëse frikësoheni se jobesimtarët do t’ju sjellin ndonjë të keqe. Jobesimtarët janë armiqtë tuaj të hapët.


    Jashtë kontekstit
    [8:12-13] …Unë do të hedh frikë në zemrat e atyre që nuk besuan, e ju goditini në qafë e lartë, mëshonju atyre në çdo gjymtyrë (gishtërinj). Këtë (ndëshkim për ta) ngase kundërshtuan Allahun dhe të dërguarin e Tij…

    Në kontekst
    [8:12-13] Edhe kur Zoti yt u kumtoi ëngjëjve se: “Unë jam me ju , pra, inkurajoni ata që besuan! Unë do të hedh frikë në zemrat e atyre që nuk besuan, e ju goditini në qafë e lartë, mëshonju atyre në çdo gjymtyrë (gishtërinj). Këtë (ndëshkim për ta) ngase kundërshtuan Allahun dhe të dërguarin e Tij, e kush kundërshton Allahun dhe të dërguarin e Tij nuk ka dyshim se Allahu është ndëshkimfortë.

    Jashtë kontekstit
    [9:5] …luftojini idhujtarët kudo që t’i gjeni, robëroni dhe ngujoni ata, e vinju pritë në çdo shteg…

    Në kontekst
    [9:4-5] Pos atyre idhujtarëve me të cilët keni lidhur marrëveshje, e të cilët nuk ju kanë shmangur asgjë dhe nuk e kanë ndihmuar askënd kundër jush, pra, dhe ju përmbushni marrëveshjën e tyre deri në afatin e caktuar. S’ka dyshim se Allahu i do të devotshmit. E kur të kalojnë muajt e shenjtë, luftoni idhujtarët kudo që t’i gjeni, robëroni dhe ngujoni ata, e vinju pritë në çdo shteg. Në qoftë se ata pendohen, e falin namazin dhe e japin zekatin, atëherë ua lëshoni rrugën se vërtet Allahu falë është mëshirues.

    Jashtë kontekstit
    “Luftojini ata, Allahu i dënon dhe i mposht ata nëpërmjet jush…”

    Në kontekst
    [9:13-14] Përse të mos e luftoni një popull që thyen zotimet e veta dhe tentuan të dëbojnë të dërguarin? Në të vërtetë ata e filluan të parët luftën. A u frikësoheni atyre? Më e drejtë është t’i frikësoheni Allahut, nëse jeni besimtarë. Luftojini ata, Allahu i dënon dhe i mposht ata nëpërmjet jush, e juve ju ndihmon kundër tyre dhe shëron zemrat e njerëzve besimtarë.

    Për ta përmbledhur, feja e nënshtrimit ndaj Allahut (Islami) ashtu si përshkruhet në Kuran është fe tolerante dhe paqësore. Situatat e vetme kur lejohet luftimi është për vetëmbrojtje. Agesioni është i ndaluar.
    Shënim: Do të donim të shtonim se nga 6 346 ajetet e Kuranit një përqindje e vogël flasin për “luftën”. Islami duke qenë një fe praktike flet për ligjshmërinë e luftimit edhe kur është i pajustifikuar. Besimtarët në kohën e Muhamedit (a.s.) duhet të përballeshin me kundërshtarë armiqësorë për shkak të pikëpamjeve të tyre fetare dhe në shumë raste detyroheshin të luftonin për të shpëtuar jetët e tyre. Sidoqoftë pjesa më e madhe e Kuranit, ashtu si feja islame në përgjithësi, përqëndrohet në adhurimin ndaj Zotit, bërjen e një jete të drejtë dhe në arritjen e shpëtimit në botën e përtejme. Për ta verifikuar këtë ju ftojmë ta lexoni Kuranin personalisht.
     
  11. MANTIO

    MANTIO Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    Plot respekt Tristan. Po te doja te shkruaja perralla do i shkruaja diku tjeter. Per debat dhe dialog po, i kam shkruar, por jo per konfrontim dhe fyerje se te pakten deri me sot ne keto pak dite qe kam si kam dhene kujt te drejt. As nuk kam kontrdikta me Islamin. Fale Zotit gruan e kam myslymane dhe beson mjaft dhe s'kam asnje problem. Tani nese ty te dukem kercenim me ato qe them secili e merr sipas mendimit te vet dhe nxjerr perfundimet e tij nga ato qe lexon. Nejse dhe para se te shkruaje ti une pergjigjet i mora (ose me mire i kisha marre),por derisa eshte hapur nje teme e tille dhe deshiroja te dija dhe mendimin e te tjereve (shqiptar) ndaj shkrova dhe do shkruaj. Por edhe nga ty falemnderit.
    Me gjithe qejf ta pija kafen dhe te disutomin dhe s'ka pse kam frike ??? , por s'jam ne Shqiperi. Megjithate falemnderit.
     
  12. MANTIO

    MANTIO Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    Dhe per te perforcuar dhe pak pyetjen time te pare. perderisa dhe Gysi solli shume vargje dhe me komentim, debati dhe pyetja filloi se si e kuptoni ju ose analizon Islami (njerezit) vargjet qe flasin per lufte. Sepse ne krahasim me besime te tjera te tilla vargje nuk gjen. Kjo qe pak a shume citimi im i pare. Ju c'mendim keni. Dhe po marr pergjigje. Ne rregull deri ketu?
     
  13. Gysi

    Gysi Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    Me duket se ta dhashe komnetimin e vargjeve Monito, nuk e di nese te ka mbetur ndonje paqartesi.
    Ne, fakt nuk eshte e vertete qe vargje te tilla nuk gjen ne besimet e tjera, mjafton te hapesh dhjaten e vjeter dhe dote gjesh maft. Problemi eshte se si i kuptojne kristianet ato, dhe jo ti marresh fjale per fjale, nga nje lexim i siperfaqshem.

    E theksoj edhe njehere pra, ajetet qe bejne fjale per lufte, me jobesimtaret, kane te bejne me gjendje lufte dhe jo me gjendje normale. Ne kohe paqeje ajeti i obligueshem, sidomos per te krishteret eshte ai qe theksova me siper:

    “Do te vesh re se me te afertit miq për besimtaret janë ata qe thanë: “Ne jemi nesara (te krishtere)”. Këtë sepse prej tyre (te krishtereve) ka dijetare dhe te devotshem dhe se ata nuk janë kryenece.” ( Kuran, Maide, 82)
     
  14. AlbanianShqiponje

    AlbanianShqiponje Forumium praecox

    Re: Mbi islamin!

    Mantio,

    Ti ben ca komente edhe thua ne krahasim me besimet e tjera vargje lufte si ne Kur'an nuk gjen. Sa ke lexuar ti nga besimet e tjera qe ben keto lloj krahasimesh?

    Veç kësaj, i sillni këtu armiqtë e mi, të cilët nuk donin që unë të mbretëroja mbi ta dhe i vritni përpara meje!(Bibla, Lluka 19:27)

    Ketu flitet per nje histori qe rrefen Jezusi per ata qe nuk donin Jezusin te sundonte mbi ta. Ka shume vargje te tjera edhe qellimi im nuk eshte te shaje Jezusin, as Biblen, por te tregoj se vargje ka plot, puna eshte te interpretimi i tyre. Ca interpretojne keq, ca mire. Psh "Bir i Zotit" per ca eshte krijese e Zotit, i derguar i Zotit, per ca eshte Zoti vet i meshiruar, dhe triniteti.
     
  15. MANTIO

    MANTIO Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    Ne bibl, Lluka 19:27 eshte vargu i fundit dhe po ta lexosh nga fillimi do shohesh qe as nuk eshte shprehje e shkeputur d.m.th. qe te nxis dike, dhe as u drejtohet njerezve, por ben pjese ne parabolat, ose historit me shembuj te ndryshem qe sillte Jezus per te kuptuar njerezit me mire ato qe donte te thoshte. Vargu qe thua i perket pronarit qe dergoi 10 sherbetoret te korrin dhe te sjellin ato qe do mblidhnin, nejse duhet ta kesh lexuar (dhe nuk ka kuptimin e Jezusit qe te sundonye mbi dike). Ai u shpreh keshtu.
    Dhe perseri bie dakord... nga secili mund te interpretohen ne menyra te ndryshme. OK. /pf/images/graemlins/smile.gif
     
  16. AlbanianShqiponje

    AlbanianShqiponje Forumium praecox

    Re: Mbi islamin!

    Mantio,

    Parabolat jepen me kuptime edhe jo si perralla, po ta kuptosh mire ky mbreti perfaqeson Jezusin... Nejse...une e solla si shembull qe vargjet nuk shkeputen nga konteksti...i tyre.

    Po vargjet qe s'jane parabole, une po te sjell shembuj qe te mohoj pohimin tend qe vetem Kur'ani paska 'nxitje lufte' sipas kriterit tend qe ushtrove mbi Kur'anin. Edhe keto vargje jane:

    Numrat 31:

    17 Prandaj vrisni çdo mashkull nga fëmijët dhe vrisni çdo grua që ka marrëdhënie seksuale me një burrë,

    18 por ruajini të gjalla për vete të gjitha vajzat që nuk kanë pasur marrëdhënie seksuale me burra.

    Gjyqtaret 21:

    17 Prandaj vrisni çdo mashkull nga fëmijët dhe vrisni çdo grua që ka marrëdhënie seksuale me një burrë,

    18 por ruajini të gjalla për vete të gjitha vajzat që nuk kanë pasur marrëdhënie seksuale me burra.

    Ezekiel 9:

    4 dhe Zoti tha: "Kalo në mes të qytetit, në mes të Jeruzalemit, dhe bëj një shenjë mbi ballin e njerëzve që psherëtijnë dhe vajtojnë për të gjitha gjërat që kryhen në mes tij".

    5 Dhe të tjerëve u tha, në mënyrë që unë ta dëgjoja: "Kaloni nëpër qytet pas tij dhe goditni; syrit tuaj të mos i vijë keq dhe mos kini mëshirë aspak.

    6 Vritni deri në shfarosje pleq, të rinj, virgjiresha, fëmijë dhe gra, por mos u afroni asnjerit mbi të cilin është shenja; filloni nga shenjtërorja ime". Kështu ata filluan me pleqtë që ishin para tempullit.

    7 Pastaj u tha atyre: "Ndotni tempullin dhe mbushni oborret me të vrarë. Dilni!". Atëherë ata dolën dhe bënë kërdinë në qytet.


    Jezusi thuhet se ka thene ne Bibel:

    Mateu 10:

    34 ``Mos mendoni se unë erdha të sjell paqen mbi tokë; nuk erdha të sjell paqen, por shpatën.

    35 Sepse unë erdha ta ndaj birin nga ati, bijën nga nëna, nusen nga vjehrra,

    36 dhe armiqt e njeriut do të jenë ata të shtëpisë së vet.

    Lluka 22:

    34


    Por Jezusi tha: ``Pjetër, unë të them se sot gjeli nuk do të këndojë, para se ti të kesh mohuar tri herë se më njeh``.

    35


    Pastaj u tha atyre: ``Kur ju dërgova pa trasta, pa thes dhe pa sandale, vallë a ju mungoi gjë?``. Dhe ata thanë: ``Asgjë``.

    36


    U tha, pra, atyre: ``Po tani, kush ka një trastë le ta marrë me vete, dhe po kështu thesin; dhe kush nuk ka shpatë, le të shesë rrobën e vet e ta blejë një.

    37


    Sepse unë po ju them se çfarë është shkruar duhet të plotësohet ende në mua: "Dhe ai është radhitur ndër keqbërësit". Sepse ato gjëra që janë shkruar për mua do të kenë kryerjen e tyre``.

    38


    Atëherë ata thanë: ``Zot, ja këtu dy shpata``. Por ai u tha atyre ``Mjaft!``.

    Po ta lexosh Lluka 22 plotesisht e merr vesh se kjo shpate ishte shpata qe i preu veshin njerin nga prifterinjve...

    Pra sic e thashe me para vargje ka plot, une vetem desha te tregoja disa.... Nuk po i interpretoje asnje varg, as nuk po shaj as Jezusin, as Biblen.
     
  17. hawk

    hawk Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    Ne cdo vend te botes,ose ne shumicen prej tyre sanksionohet me ligj e drejta per te egzistuar,mrojtur vetveten,familjen,idealet,pronen,interesat,atdheun.Pse vetm nese keto jane te sanksionuara nga Allahu jane agresivitet dhune e padrejtesi!?
     
  18. hawk

    hawk Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    Mantio nese ne Bibel nuk gjen vargje te tilla si e rregullon feja e krishtere jeten materiale te njeriut,si i gjykon padrejtesite!?Apo kishte te drejte Marksi qe duke u bazuar tek Krishterimi e quante fene "opiumi i popujve"!?Si e shpjegon sjelljen agresive,do ishte pak,te shume Papeve apo shenjtoreve!?Ku mbeshteten ato!?
     
  19. tristan

    tristan Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    kristoforidhi doli njhere ne treg per te mbledhur shprehje dhe thenie te urta popullore.
    Ne treg pa nje plake qe shiste veze ,ai shkoi ia mori te gjitha vezet dhe ia theu, plaka u nxeh shume dhe e shau me fjale e shprehje nga me te ndryshmet, nderkohe qe ajo shante ai i shkruante ato, kur mbaroi me te sharat ,kristoforidhi ia pagoi te gjitha leket me dyfish cmim, keshtu qe plaka filloi t'i jepte urata te ndryshme , keshtu i shkroi edhe ato.........
    Njerezit reagojne ne varesi te asaj se si sillesh me ta , dhe provokimi ne shume raste eshte nje menyre per te marre ate qe deshiron nga te tjeret , gjithesesi le te mirekuptojme Mantion duke shpresuar se ai deshi vetem te sqarohej, dhe per me teper le te shpresojme qe ai te sqarohet sic duhet dhe te perfitoje prej ketij sqarimi sqarimi........
    Gjithe te mirat....
     
  20. Gysi

    Gysi Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    Per te dhene njfare sqarimi me te plote po sjell nje shkrim tjeter.
    Me falni per postimin e gjate, por, shpresoj se do te ishte me mire per te dhene nje sqarim me te plote!


    Toleranca në Islam Hyrje Muhamed Marmaduk Pickhall ka qenë anglez, orientalist dhe musliman që përktheu kuptimin e Kuranit të shenjtë. Përkthimi i tij u botua për herë të parë në vitin 1930, ku në përpjekjen e sipër u mbështet nga Nizam Hajdarbad (udhëheqësi i Dekanës, në jug) Indi. Pickhall udhëtoi shumë herë në një sërë vendesh muslimane përfshirë këtu, Sirinë, Palestinën, Turqinë, Egjiptin, Arabinë dhe Indinë. Në Indi kaloi shumë vite të jetës së tij ku pati dhe shumë lidhje me muslimanët e atjeshëm. Në vitin 1927, Pickhall mbajti tetë leksione në disa fusha të qytetërimit islam me ftesë të komitetit "Leksionet e Madras mbi Islamin" në Madras të Indisë. Një pjesë e këtyre leksioneve qenë të gjindshme në Indi për një kohë relativisht të gjatë. Të gjitha leksionet u botuan nën titullin "Ana kulturore e Islamit" në 1961 nga Muhamed Ashraf botime, në Lahorë, nëpërmjet një dorëshkrimi të siguruar nga Xhemal Moinudin. Që atëherë, libri ka kaluar në disa ribotime.
    Më poshtë, është paraqitur një version i përmbledhur i leksionit të tij të pestë mbi tolerancën në Islam. Në leksionin e tij të gjatë, ka përmendur herë pas here versete të Kuranit për të theksuar shumë pika dhe për të mbështetur me fakte analizat dhe përfundimet e tij. Aty paraqitet tema kryesore e leksionit të tij. Të tetë leksionet e Pickhall, flasin gjerë e gjatë për hstorinë islame, historinë fetare, politike dhe intelektuale të Perëndimit në kohëra dhe arsyet e ngritjes dhe të rënies. Leksionet e tij hedhin dritë në mjaft çështje, janë të dobishme për karakterin e tyre analitik dhe kanë vlera të paçmuara madje edhe në ditët tona. Një version i shkurtuar i leksionit të pestë të Pickthall Në të pamurit historik, toleranca fetare është dëshmia më e lartë për kulturën e një kombi. Popujt perëndimorë u bënë më tolerantë vetëm atëherë kur arritën të shkëputeshin nga ligji fetar, ndërsa muslimanët dështuan në tolerancë dhe në të tjera fusha të kulturës kur u shkëputën nga ligji fetar. Para ardhjes së Islamit, toleranca asnjëherë nuk predikohej si pjesë themelore e një feje.
    Nëse Europa në atë kohë, do ta njihte Islamin aq sa muslimanët njihnin Krishterimin, nuk do të kishin vërshuar ato kalorës dhe heronjë burracakë, të çmendur dhe aventurierë, dhe as shpërthimet fanatike të njohura si kryqëzata, nuk do të kishin ndodhur, sepse të tëra qenë bazuar në keqkuptime monstruoze. Manastire të panumërta me një thesar të pasur, vlera e të cilit llogaritet të ketë qenë jo më pak se njëqind milion stërlina, përfituan goxha nga Karta e Profetit të shenjtë ndaj murgjve të Sinait, të cilët respektoheshin fetarisht nga të gjithë muslimanët. Sekte të ndryshme të krishtera përfaqësoheshin nga patriarkët e tyre në këshillin e perandorisë, nga peshkopët në atë të lagjes dhe të krahinës dhe nga priftërinjtë në këshillin e fshatit, fjala e të cilëve nuk vihej në dyshim asnjëherë në lidhje me çështje që kishin të bënin me komunitetin e tyre. Toleranca fetare në Islam ka qenë dhe mbetet përherë e pashoqe në historinë e njerëzimit; klasa, raca dhe ngjyra pushuan së qëni pengesa dhe mure rrethues. Historikisht një ndër akuzat më të dëgjuara kundër Islamit nga perëndimi ka qenë se Islami është fe jotolerante. Por kur të bien në mend një sërë faktesh historike, të vjen t'i kthesh gjërat përmbys nga inati: kur kujton se as edhe një këmbë muslimani nuk mbeti mbi sipërfaqe të tokës në Spanjë, Siçili dhe Pulia; kur kujton se asnjë musliman dhe asnjë xhami nuk mbijetoi në Greqi pas rebelimit të vitit 1821, kur kujton se si muslimanët në Gadishullin Ballaknik, dikur shumicë, u pakësuan sistematikisht me miratim të mbarë Evropës, se si të krishterët nën drejtimin e muslimanëve janë nxitur të ngrenë krye kundër tyre, madje dhe t'i masakrojnë; se si reprezaliet e këtyre të fundit, janë dënuar thjesht me një të konsideruar të panevojshëm. Si në Spanjë, nën drejtimin Umajad ashtu edhe në Bagdad nën drejtimin Abasit, të krishterët dhe hebrenjtë, njësoj si muslimanët, pranoheshin në shkolla dhe universitete- dhe jo vetëm kaq, por nga arka e shtetit u sigurohej ushqimi dhe fjetja në konvikte. Kur maurët u përzunë nga Spanja, hebrenjtë u përndoqën ashpër nga pushtuesit e krishterë. Një pjesë patën fatin e mirë të arratiseshin, disa në Marok e disa në Perandorinë Osmane, ku pasardhësit e tyre jetojnë ende në bashkësi të veçanta dhe komunikojnë edhe sot mes tyre me një version të vjetër spanjishtje. Perandoria e muslimanëve ishte strehë për të gjithë të arratisurit që përndiqeshin nga inkuizicioni.
    Të krishterët perëndimorë, deri me ardhjen e enciklopedistëve në shekullin e XVIII, nuk ia kishin haberin dhe as që interesoheshin të dinin se ç’besonin muslimanët, e as që kërkuan të dinin se çpikëpamje kishin të krishterët e lindjes në lidhje me ta. Kisha e krishterë tashmë ishte ndarë në dy pjesë, dhe në fund ngjarjet rodhën në mënyrë të atillë, sa të krishtërët e lindjes preferuan udhëheqjen muslimane që i lejonte të praktikonin fenë e tyre dhe t'u qëndronin dogmave të tyre të veçanta, në vend të udhëheqjes së vëllezërve të tyre të krishterë që ose i kthenin në të krishterë romakë ose i asimilonin. Të krishterët e perëndimit arritën t'i quanin muslimanët paganë, paynims madje dhe idhujtarë ka plot libra ku muslimanët ???? përshkruhen si idhujtarë që adhurojnë një idhull të quajtur Mohamet ose Maohund, madje në të dhënat për pushtimin e Grenadës ka dhe të tjera përshkrime monstruoze idhujsh të cilët muslimanët ishin zotuar t'i adhuronin – ndërsa në anën tjetër, muslimanët e dinin se ç'ishte krishtërimi dhe në ç'pika ndryshonte me Islamin. Nëse Europa në atë kohë, do ta njihte Islamin aq sa muslimanët njihnin Krishterimin, nuk do të kishin vërshuar ato kalorës dhe heronjë burracakë, të çmendur dhe aventurierë, dhe as shpërthimet fanatike të njohura si kryqëzata, nuk do të kishin ndodhur, sepse të tëra qenë bazuar në keqkuptime monstruoze. Do të më duhet të përmend këtu fjalët e një studiuesi të njohur francez: "Një muhamedan konsiderohej nga çdo poet i krishterë si njeri pafe e idhujtar me tre zota; përmendur sipas radhës ata ishin: Mohamet, Mahund ose Muhammed, Apollon dhe i treti Termogond. Thuhet se kur të krishterët i sfiduan muhamedanët në Spanjë dhe i përzunë deri në portat e qytetit të Saragosës, Muhamedanët u kthyen dhe thyen idhujt e vet. " "Një poet i krishterë i asaj kohe pohon se Apolloni njëri nga 'zotat' e muhamedanëve, mbahej në një strofull dhe zhdëpej në dru prej tyre, të cilët pasi i lidhnin këmbë e duar e kryqëzonin në një shtyllë, e vinin poshtë këmbëve, e shqyenin në copa dhe e godisnin me shkopinj; se zotin i dytë të tyre Mahoundin e hodhën në një kanal dhe e lanë që ta shqyejnë derrat dhe qentë dhe se nuk ka pasur zota në historinë e njerëzimit të keqtrajtuar kaq poshtërisht; pas gjithë kësaj që u bënë zotave të tyre, u penduan dhe iu kthyen sërish adhurimit të tyre të zakonshëm dhe se kur perandori Karl hyri në qytetin e Saragosës, filloi kontrollin e çdo xhamie të qytetit dhe theu 'Muhamedin' dhe gjithë zotat e tyre me çekiça hekuri."
    Ky ishte lloji i historisë më të cilën fryhej e ushqehej turma e Evropës perëndimore. Ato ishin idetë që frymëzuan radhët e kryqtarëve në sulmet më të ashpra kundrejt popullit më të qytetëruar të asaj kohe. Krishterimi ishte ai që e shihte botën që e rrethonte, si diçka të mallkuar përjetësisht, jo Islami. Por, në Krishterim kishte dhe burra të mirë dhe zemërbutë që e shihnin trishtueshëm faktin se popujt e tjerë duhej të mallkoheshin përjetësisht dhe dëshironin me zemër shpëtimin e tyre. E vetmja rrugë që ata dinin për këtë shpëtim ishte konvertimi në besimin e krishterë. Popujt perëndimorë u bënë më tolerantë vetëm atëherë kur arritën të shkëputeshin nga ligji fetar, ndërsa muslimanët dështuan në tolerancë dhe në të tjera fusha të kulturës kur u shkëputën nga ligji fetar. Para ardhjes së Islamit, toleranca asnjëherë nuk predikohej si pjesë themelore e një feje. Tek të parët, toleranca kishte ekzistuar tek tuk diku nëpër botë, mes burash të ndritur; por ata burra kishin qenë gjithmonë kundër fesë dominuese. Toleranca konsiderohej jo e fesë, për të mos thënë jofetare. Para ardhjes së Islamit, asnjëherë nuk flitej për tolerancë si diçka themelore në një fe. Për muslimanët, Hebraizmi, Krisherimi dhe Islami, janë tri forma të një feje, e cila në pastërtinë e saj origjinale ishte feja e Ibrahimit: Islami, vetnënshtrimi i përsosur ndaj vullnetit të një Zoti të vetëm, që është baza e Teokracisë; Hebrenjtë në fenë e tyre pas Musait, e kufizuan mëshirën e Zotit vetëm brenda kombit të tyre dhe menduan për Mbretërinë e Tij si vendi vetëm i sojit të tyre; madje vetë Krishti, ashtu siç tregohet në shumë thënie të tij, pohoi se ishte dërguar vetëm për delet e humbura të shtëpisë së Izraelit dhe dukej se mesazhin e tij e kishte të orientuar vetëm kah hebrenjtë; dhe qe vetëm pas një vegimi të veçantë, ku shën Pjetrit iu dha leja që pasuesit në vijim ishin të autorizuar për t'u predikuar Ungjillin joizraelitëve. Të krishterët e kufizuan mëshirën e Zotit vetëm në një rreth që u besonte ca dogmave të caktuara. Çdokush që nuk u përmbahej atyre dogmave konsiderohej i dalë dhe i pafe dhe duhej përndjekur për të mirën dhe shpëtimin e shpirtit të tij apo të saj. Ndërsa në Islam, manifestohet natyra e vërtetë e Mbretërisë së Zotit. Dy ajetet kuranore 2:255-256, e plotësojnë atë që u tha më sipër. Aty ku arrihet të realizohet Sovraniteti dhe Sundimi i Allahut xh.sh, nuk ekziston dhunë në fe. Njeriu e zgjedh vetë rugën e tij-pranimin apo refuzimin- dhe për ata që kundërshtojnë mjafton si ndëshkim e dënim largimi gjithmonë e më tepër nga e vërteta.
    Ajo që përgjithësisht muslimanët marrin në konsiderate, është se ligji është i zbatueshëm si për komunitetin e tyre ashtu edhe për popujt e huaj, ligjet e Zotit janë universale; dhe se jotoleranca që muslimanët mund të shfaqin për besimet dhe mendimet e të tjerëve, është dëshmi se ata vetë, në çastet që veprojnë ashtu, kanë harruar vizionin dhe mëshirën e Allahut të cilën e hasin mjaft shpesh në Kuran. Në Kuran gjejmë dy kuptime të fjalës 'Kafir', që bëhen një, atëherë kur ne kërkojmë të kuptojmë pikëpamjen hyjnore. Në rastin e parë me kafir kuptojmë mospasuesin e ndonjë feje. Kësisoi njeriu bëhet kundërshtues i vullnetit hyjnor dhe qëllimit të krijimit- dhe si rjedhim mosbesimtar i së vërtetës në të gjitha fetë, mosbesimtar i të gjitha shkrimeve të shenjta, mosbesimtar deri në mohimin e të gjithë profetëve a.s, të cilët muslimanët janë të urdhëruar t'i pranojnë pas asnjë lloj dallimi si të dërguar të Allahut. Kurani vazhdimisht përmend se është pohim i së vërtetës së të gjitha feve. Shkrimet e mëparshme u ndryshuan, profetët a.s u shfaqën si figura mitike dhe mënyra se si tregoheshin legjendat për ta, u teprua ca si shumë. Njerëzit filluan të dyshonin nëse ndodhej ndonjë e vërtetë në shkrimet e mëparshme dhe nëse kishin ekzistuar vërtet njerëz të tillë si profetët. Kurani përmend se është një Shkrim në të cilin nuk ka dyshim. Aty është profeti që jeton mes tyre dhe që u predikon fenë e tyre. Po të mos ishte ky libër dhe ky Profet a.s, njerëzit do të shfajësoheshin në thëniet e tyre se udhëzimi për njerëzimin nga Allahu ishte thjesht një tregim. Por, ky libër dhe ky Profet vërtetojnë të fshehtën e gjithçkaje që është shpallur më parë dhe ata që nuk besojnë deri në atë pikë sa të mohojnë ekzistencën qoftë dhe të një profeti apo të një shpalljeje të vetme, kanë mohuar udhëzimin e Allahut në tërësi- që është e vërteta e shpalljes së të gjitha feve. Vetë profeti ynë a.s tha se termi kafir nuk mund t'i mvishet askujt derisa prej gojës së të tij, muslimanët dëgjojnë fjalën 'selam'. Në vija kuranore, kafirë janë keqbërësit e vetëdijshëm të çdo lloj besimi apo komuniteti. Jam shmangur ca si tepër nga kjo temë pasi mu duk e nevojshme, sepse në lidhje më këtë çështje, dhe mes vetë muslimanëve ka shumë paqartësi, për shkak të studimit jo të saktë të Kuranit dhe jetës së Profetit a.s. Shumë arabë harrojnë se Profeti ynë a.s kishte aleatë nga pala idhujtare dhe madje edhe pasi Islami kishte ngadhënjyer në Arabi, ai iu përmbajt marrëveshjes që kishte nënshkruar me ta, deri në çastin e fundit. Qëndrimi i lartë i muslimanëve, jo shpata, u bë shkak për konvertimin e atyre idhujtarëve në fe duke qenë se ata e pranuan Islamin para se të mbaronte afati i marrëveshjes. Ky lloj qëndrimi u mbajt kundrejt idhujtarëve të Arabisë që nuk kishin bindje të vërteta e argumenta të bazuar për të mohuar e kundërshtuar mësimet e Islamit, por thjesht mbështeteshin në supersticione. Ata u drejtoheshin idhujve të tyre sipas krahinave për ndihmë në kohë lufte dhe besimin e mbështesnin thjesht në përdorimin e një force shtazarake. Në këtë mënyrë ata ishin shumë herë më superiorë se sa muslimanët. Por kur muslimanët fituan, ata ngelën të shashtisur dhe të gjitha argumentat bazuar në fuqinë superiore të idhujve të tyre, ranë në një heshtje të thellë. Konvertimi i tyre në Islam erdhi tepër natyrshëm. Ishte thjesht çështje kohe, madje dhe me më të pabindurit nga mesi i tyre. Ndryshe ishte me njerëzit që kishin një fe të tyren të respektuar- ithtarë të librit- si ç'u drejtohet Kurani. Ishin njerëz që kishin pranuar shpalljen e një profeti të mëparshëm, si hebrenjtë, të krishterët dhe zorastrianët. Ndaj këtyre qëndrimi i profetit a.s ishte tepër dashamirës. Karta e tij për murgjit e krishterë të Sinait, flet akoma. Nëse e lexoni do të shihni se fryma e saj nuk është thjesht mirësia por dhe dashuria. Ai i trajtoi çifutët e Medines, përsa kohë që ata do të qëndronin besnikë, ashtu siç trajtoi muslimanët. Ai asnjëherë nuk ishte agresiv kundejt askujt, pavarësisht nga klasa që i përkiste; asnjëherë nuk penalizoi ndokënd apo shpalli luftë ndonjë populli pë shkak të besimit. Të gjitha këto ndodhnin për shkak të qëndrimeve jo të mira morale. Historia e pranimit të vizitorëve të krishterë dhe zorastrianë është e shënuar. Në gjithë këtë nuk ekziston as dhe shenja më e vogël e mostolerancës fetare. Duhet të pëkujtojmë këtu se muslimanët priren më shumë që ta harrojnë këtë. Gjithësesi, në këndvështrimin tonë, ka shumë rëndësi fakti se profeti a.s nuk kërkoi prej ithtarëve të librit të bëheshin pasues të tij. Ai kërkoi prej tyre vetëm të pranonin Mbretërinë e Allahut, të shfuqizonin priftërinë dhe të kthenin fetë e tyre në origjinalitetin e pastër. Në të vërtetë, ai gjithësecilit i drejtoi këtë pyetje: "A jeni ju për mbretëinë e Zotit që na përfshin të gjithë neve, apo jeni për komunitetin tuaj kundër gjithë pjesës tjetër të njerëzimit?" Njëra duket qartë se është rruga e paqes dhe e zhvillimit njerëzor, ndërsa tjetra e shtypjes dhe e gjëmave. Por shumica e udhëheqësve të botës të cilëve ai u dërgoi mesazh nga ana e tij, e konsideruan ose pasanik të pafytyrë ose një fanatik të çmendur. Të dërguarit e tij u fyen rëndë madje dhe u masakruan. Nuk mund të rrish pa menduar se me ç'miratim do të të pritej e njëjta ambasadë nga udhëheqësit e botës sot, kur e gjithë pjesa me mend e njerëzimit pranon premisat e Profetit a.s, flak tutje pengesat e priftërisë dhe ushqen idenë e vëllazërisë njerëzore. Por, megjithëse të krishterët, çifutët dhe zorastrianët e refuzuan mesazhin e tij dhe udhëheqësit e tyre gjetën fyerjet më të rënda për të dërguarit e tij, profeti ynë asnjëherë nuk e humbi qëndrimin e tij dashamirës ndaj tyre si komunitete fetare ashtu siç dëshmon Karta për murgjit e Sinait, e përmendur tashmë. Dhe megjithëse muslimanët e ditëve që vijuan iu shmangën shumë tolerancës së Profetit të shenjtë a.s, duke shfaqur dhe arrogancë ndaj pasuesve të besimeve të tjera, ata i kanë trajtuar gjithmonë në një mënyrë të veçantë çifutët dhe të krishterët. Vërtet që ligjet për këtë lloj trajtimi janë pjesë e sheriatit. Në Egjipt dhe Kopt nuk kishte linja të një miqësie të afërt me muslimanët, në shekujt e parë të pushtimit nga këta të fundit. Në Siri, një sërë bashkësish të krishtera patën miqësi të ngushtë me muslimanët që në shëkujt e parë të pushtimit musliman, dhe miqësi të ngushtë vazhdojnë të kenë edhe me muslimanët e ditëve të sotme, duke shfaqur hapurazi pëlqimin e tyre për dominim musiman ndaj zgjedhës së huaj. Degradimi dhe shkatërrimi i Spanjës daton me përzënien e moriskonëve që andej. Shën Fernando ishte vëtetë i zgjuar dhe shumë më patriot në tolerancën e tij për të pushtuar Siviljan, Mersinë dhe Toledon, sesa mbreti i fundit i cili nën maskën e luftës së shenjtë, pushtoi Grenadën dhe i zgjidhi fretë inkuizicionit që të përmbushte dëshirën e tij me muslimanët dhe hebrenjtë. Madje dhe shtetet e Ballkanit të sotëm dhe Greqia kanë lindur të mallkuar. Kjo gjithashtu mund të dëshmojë se degradimi dhe rënia e qytetërimit Evropian daton më ditën kur të ashtuquajturit burra shteti të qytetëruar pranuan politikën jonjerëzore të Rusisë Cariste dhe ndëshkuan fanatizmin e ashpër të Kishës Ruse. Nuk ka dyshim se në sytë e historisë, toleranca fetare është dëshmia më e lartë e kulturës së një populli. Asnjë musliman, kur shikon shkatërimin e botës muslimane e cila erdhi nga ndërhhyrja e atyre kombeve të cilët muslimanët i kishin toleruar dhe mbrojtur për gjatë shekujve, kur Evropa perëndimore mendonte se është detyre fetare shfarrosja apo konvertimi me forcë i njerëzve që i përkisnin një besimi tjetër, të mos mendojë apo të mos e shikojë tolerancën si një dobësi të Islamit. Ajo është forca më e madhe që ka Islami sepse është qëndrim i së vërtetës. Allahu nuk është Zoti vetëm i çifutëve, të krishterëve apo musimanëve, aq sa dielli mund të ndriçojë e shiu të bjerë vetëm për të krishterët, çifutët dhe muslimanët.
     

Shpërndajeni këtë faqe