Mbi islamin!

Diskutime tek 'Teologjia' filluar nga S6T6N6, 24 Sep 2005.

  1. Domja

    Domja Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    Te lumte o Gysi qe hap kto tema, ne kete menyre njerezit e: paditur, ato qe e mbajne veten per te ditur dhe te diturit mesojne diçka me shume rreth fese Islame (fese se pare qe ka zbritur ne kete bote te shkurter kalimtare qe me Ademin a.s., Nuhin a.s., Ibrahimin a.s. deri tek Muhamedi a.s. ).
    Mendoni o njerez qe nuk ju pyeti/en "A do te lindesh perpara se te lindnit dhe ska/n per te pyetur a do te vdesesh. Pra adhuroni dhe falenderoni te VETMIN ZOT qe as nuk ka lindur kend as nuk eshte i lindur. Dhe drejtohuni Atij me lutje te drejtperdrejt dhe jo nepermes IKONASH.
    Mendoni!!
     
  2. Leshatuku

    Leshatuku Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    jo fendime.
     
  3. Bajramselimi

    Bajramselimi Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    Ah sikur shkodranet te gjith te njohin dhe te enderrojne si profesori dhe njeriu i rrespektuar i te gjith qytetit Doktorr Honoriz Kauza,Mesuesin e Popullit ,Haxhi Faik Lulin qe edhe jeten e nderroj duke shkruar dhe amenetin e fundit e la per librin qe po botonte. Njeriu qe dha gjuhesise dhe letersise sone shqiptare jeten, njeriut qe morri pjes ne te gjitha konferencat gjuhesore te vendit si personalitet dhe figur e njohur e kohes.
    Ah, sikur shkodranet, të kenë si simbol krenarie Hafiz Jusuf ef. Tabakun (1797-1904), "Myftinë Plak", jeta e të cilit qe lidhur jo vetëm me lëvizjet politike të Shkodrës, por edhe me jetën kulturore, arsimore, shkencore e fetare të vendit. Biblioteka e tij, "Kllyçi", deri në vitin 1967 kishte rreth 2000 libra të inventarizuar e të vulosur me etiketat përkatëse.
    Ah, sikur shkodranet,Haxhi Sheh Shaminë (1814-1891), për të cilin shkruhet se gjatë jetës së tij ka qëndruar edhe në Francë, ku ndiqte edhe kurse mjekësie. "…kishte shkruar shumë artikuj duke treguar se çka ka qenë e çka do të jetë Shqypnia" dhe se "…veprat e tij shenjohen në Bibliotekën e Parisit".
    Ah,sikur shkodranet, të kenë çka të përfitojnë nga Daut Boriçi (1825-1896), hoxha i abetareve, i fjalorëve të ndryshëm, i gramatikës shqipe, i alfabetit shqip me shkronja osmane. Nga ky njeri, që në funksionin e zv/drejtorit të arsimit, më 1858, me 7 prill, në emër të qeverisë e gubernës mbajti fjalën e rastit, kur u hodhën themelet e Kishës së Madhe të Shkodrës.
    Ah, sikur shkodranet, të kenë për shembull në bindjet e tyre politike Hafiz Musa Dërgutin (1888-1961), që për komunizmin thoshte: "Dushman i Allahut, pa Din e pa Iman…". Dijetari antikomunist, që thoshte gjithashtu: "Komunistët janë të pafe. Ai që nuk beson në Zotin, s'ka moral, s'ka frikë nga çdo veprim, edhe i mbrapshtë po të jetë…"
    Ah, sikur shkodranet, të kenë busull orientimi në jetën e tyre shpirtërore e morale, kulturore e shkencore: Hafiz Muhamed Shaban ef. Domnorin, Hafiz Ibrahim Kadukun, H.H. Abaz Golemin, Hafiz Halil Pukën, Hafiz Ymer Bakallin, Sheh Ahmet Shkodrën, etj.
    Ah, sikur shkodranet, të përkujtojnë me respekt e nderim Hafiz Ibrahim Repishtin (1882-1943), nënkryetarin e komisionit parlamentar për jurisprudencën dhe komisionit parlamentar për arsimin.
    Ah, sikur shkodranet, të kenë shembulltyrë të tyren edhe Hafiz Salih ef. Myftinë (1891-1978), organizatorin dhe themeluesin e Komunitetit Musliman Shqiptar në New York e New Jersey.
    Ah, sikur shkodranet, të mos harrojnë shpirtin e madh të dijetarit të shquar të Shkodrës, Hafiz Ali Tarit (1900-1973), antizogistin, që në vitin 1932 u arrestua sëbashku me priftin katolik padër Bernardinin. Për të At K. Gjolaj shkruan: "H. Ali Tari ishte një njeri i madh për kohën… Kujtohet shpesh fjala e tij me rastin e vdekjes së At Fishtës… Një fetar i mirë si H. Ali Tari, kurrë nuk mundet me qenë fanatik".
    Ah sikur... ka shum, shume musliman shkodran qe mbrojten dhe dhan jeten per shqiperine e per gjuhen e tyre, qe sikur shkodranet ti ndjekin gjurmet e tyre shkodra do te ishte ndryshe, shqiperia do te ishte me perpara...

    Per me teper lexo "40 Hoxhallaret e shkodres" Te Dr,Honoris Causa Haxhi Faik Lili dhe Haxhi Islam Dizdarit , ose "Shkodra dhe motet" te Hamdi Bushati
     
  4. Bajramselimi

    Bajramselimi Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    Gjithe keto vdiqen me Kur'an ne duar dhe duke e belbezuar me goje
     
  5. hawk

    hawk Primus registratum

    Re: Mbi islamin!
     
  6. Bajramselimi

    Bajramselimi Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    HAWK OK
     
  7. Marathonman

    Marathonman Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    Te lutem shkruaj pa te shara dhe banalizime
     
  8. Domja

    Domja Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    Bravo alb_
     
  9. ujku81

    ujku81 Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    O domje, si ishte puna qe feja islame paska zbritur e para ne toke?? Se nuk e mora vesh mire, ata persona qe permend ti aty jane dhe ne fene e krishtere mesa di une. Dhe ne fene e cifuteve (judaizmi). Pse paska qene feja islame e para??
     
  10. Domja

    Domja Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    Po kane thirrur gjith ne nje fe o Shqiptar dhe ta shpjegova qe njerezit i kan ndryshuar fjalet e Zotit (dmth kan shkruar sipas interesave dhe qejfit te tyre) a me kuptove?
    Dhe Zoti i Gjithdijshem per kete pune ka derguar Profet sepse fjalet dhe urdherat e Tij po ndryshonin.
     
  11. ujku81

    ujku81 Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    Po pse qenka islami i pari kete nuk e mora vesh? Apo se ju pelqen juve?? Se kur thua Islami njerezit kuptojne fene e Muhamedit dhe lexohet "Islami ka qene para Krishterimit".
     
  12. ndricim

    ndricim Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    Ujko, me fakte shkencore vertetohet se Islami eshte besimi i pare dhe i vertete(edhe pse disa shkencetare nuk besojne). Shkencetaret kane te njejtin mendim me Kuranin se kur ka filloi jeta, si u krijua gjithçka dhe si vazhdon ekzistenca. Sidoqofte nuk bazohet gjithmone mbi faktet shkencore.
     
  13. regele

    regele Forumium maestatis

    Re: Mbi islamin!

    Po s'e pate bezdi, na permend ca nga keto fakte!
     
  14. ndricim

    ndricim Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    Po s'e pate bezdi, na permend ca nga keto fakte!

    [/ QUOTE ]

    Jobesimtaret duan te dijne se kush e krijoi universin. Kurani ka fakt per kete dhe nuk ka argument thjeshte me fjalet "Zoti eshte Ai qe e ka krijuar" por jep fakt, duke u drejtuar posaçerisht jobesimtareve se si universi ishte me pare, dhe çdodhi me vone, (lexon ne Kuran "El Enbija 30"). Shkenca e sotme nuk asnje kundershtim me kete verset, vetem se Kurani e shpjegon me shkurt dhe paster. Mjafton qe fete e tjera bien ne kundershtim te plote me shkencen ne k'te çeshtje.

    Permenda nje fakt

    Nuk e di a je i qarte me kete te parin.
     
  15. Bajramselimi

    Bajramselimi Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    para pak ditesh kam shikuar nje disk DVD ku nje prift protestant pra nje pastor po tregonte historine e konvertimit te tije ne islam dhe bashke me te ne te njejten koh ne te njeten ngjarje konvertohet edhe nje prift katolik. NGJARJA E NDODHUR NE shba titullohet "Pse prifti dhe pastori pranuan Islamin.
    E gjitha kjo ndodhi kur pastori per qeshtje biznesi takohet me nje musliman nga exhipti dhe bashke me to ne shtepine e pastorit vjen edhe prifti. RRezultat i te gjitha debateve dhe ngjarjeve eshete kthime ne islam i gjithe familjes se pastorit dhe kthimi ne musliman i priftit. Kjo dvd eshte nje rrefim i njerit prej protagonisteve, pastorit. Nese deshironi ta shihni kte rrefim jam i gatshem tju dhuroj nje kopje te dvdise.
     
  16. Bajramselimi

    Bajramselimi Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    Me vjen keq orosh. po po rreciton vergjte deformuara te nje poeti qe ju kaurrat skeni dasht me ja pa bojen. ose e ke ba me qellim qe me jua ba qefin disa priftave [ndaluar] ju pelqen me e be kshtu migjenin. ose
    ose .............ose sdin qa thu.
     
  17. MANTIO

    MANTIO Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    Mirmengjes te gjithve. Me falni qe pergjigjem kaq vone, por pata nje udhetim jashte dhe sot po shoh citimet. OK. S'kam kundershtim. Bie dakord dhe secili i jep kuptimin e tij cdo teme dhe as nuk shpresoj te zgjidhet gje nga une. Por prape dhe nese dua te besoj ose ti komentoj si ju ato shkruan mbi kuranin (islamizmin)indikohem shume nga ngjarjet e viteve te fundit si dhe te diteve te fundit dhe sjelljen e gjithe popujve pothuajse islam qe u pergjigjen me shkaterrime, djegie dhe me pare me terror dhe nuk besoj se justifikohen keto sjellje per gjithcka. Pergjigjesh me lufte dhe me vrasje vetem nese cenohen jete njerezish te nje shteti, sulm kunder nje kombi etj, etj. Ndersa idet luftohen me ide. Duke lexuar kuranin dhe duke i perballuar me keto ngjarje bera pyetjet qe kisha. Pa keqkuptim. Nejse shume e zgjatem. /pf/images/graemlins/smile.gif
     
  18. Admir

    Admir Forumium maestatis

    Re: Mbi islamin!

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    Ne fakt ka dy lloj besimesh:

    1.Nje besim i verbert, qe nuk bazohet ne arsye, dhe nuk varet nga prova pro a kunder.

    2.Nje besim me arsye, qe varet nga argumenta, provat per te.

    [/ QUOTE ]

    Meqe Shqiptarski foli per arsye e fakte te tema e Krishterimit...

    86.Suretu Et Tarik

    1. Pasha qiellin dhe yllin ndriçues (të natës)!
    2. E ku e di tise çka është tariku - trokitësi?
    3. Ai është ylli që shpon (errësirën me dritë).
    4. Nuk ka asnjëri njeri që ndaj tij të mos ketë përcjellës.
    5. Le të shikojë njeriu se prej çkahit është krijuar?
    6. Ai është krijuar prej një uji që hidhet fuqishëm,
    7. E që del nga kurrizi i shpinës dhe dërrasa e gjoksit.
    8. E s’ka dyshim se Ai ka fuqi ta rikthejë në jetë atë.
    9. Ditën kur do të gjurmohen të fshehtat.
    10. E ai (njeriu) nuk ka forcë as ndihmëtarë.
    11. Pasha qiellin që kohë pas kohe kthehet me shi.
    12. Edhe kohën që qahet për bimë.
    13. Është e vërtetë se ai (Kur’ani) është fjalë që dallon - gjykon.
    14. Nuk është ai i parëndësishëm (lojë e kotë)!
    15. Ata vërtetë bëjnë kurtha.
    16. Po edhe Unë përgatis dështimin e kurtheve të tyre!
    17. E ti jobesimtarët jepju afat, afatizoi ata pak.


    Lexoni me kujdes vecanerisht vargjet 6-7. Myslimanet thone qe ky varg verteton saktesisht sa informative e shkencor eshte libri i tyre i shenjte. Pra, me fjale te tjera, ky varg thote qe njeriu eshte krijuar nga uji (duke nenkuptuar sperma*) e hedhur fuqishem "E që del nga kurrizi i shpinës dhe dërrasa e gjoksit."

    Tani a eshte arsye kjo per te besuar qe Kurani eshte besim me arsye e argumenta? Shpresoj te gjithe ta dini se per cfare po flas, gjithmone duke pase parasysh modelin dhe shpjegimin e sakte shkencor te kesaj dukurie.
     
  19. tetoRita

    tetoRita Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    nuk ka shume kohe qe e kam pare kete faqe,por me thene te drejten me ngjalli interes te madh.do kisha pase deshire te di se ku mund te paisem me literature islame,dicka me teper per pejgamberet nga jeta e tyre,dicka me shume dhe me shkoqur nga faktet shkencore .e kam lexuar librin mbi hallallin dhe haramin ne kur`an dhe do kisha dashur ta gjej perseri ate liber se vjehrri im ishte kurioz,neqofte se dikush di se ku mund ta gjej me beni me dije,une jetoj ne usa faleminderit.
    te gjithe besimtareve islame te shkoders ju uroj ta gezojne xhamine e parruces
     
  20. alban bala

    alban bala Primus registratum

Shpërndajeni këtë faqe