Mbi islamin!

Diskutime tek 'Teologjia' filluar nga S6T6N6, 24 Sep 2005.

  1. alban bala

    alban bala Primus registratum

  2. AlbanianShqiponje

    AlbanianShqiponje Forumium praecox

    Re: Mbi islamin!

    Nomad.

    Ti bie ne kategorine e atyre qe permenden ne Kur'an:

    Ai është që ta zbriti ty e që në të ka ajete të qarta dhe ato janë bazë e librit, e ka të tjerë që nuk janë krejtsisht të qarta (muteshabih). E ata, që në zemrat etyre kanë anim kah e shtrembëta, ata gjurmojnë atë që nuk është krejt qartë për të shkaktuar huti, e kinse kërkojnë komentin e tyre. Po, pos All-llahut askush nuk e di domethënien e tyre të saktë. Dijetarët e pajisur me dituri thonë: “Ne u kemi besuar atij (atyre që janë të paqarta), të gjitha janë nga Zoti ynë! Por këtë e kuptojnë vetëm ata që janë të zotët e mendjes.(Kur'an 3:7)

    Tani le ta marrim ceshtjen qe ngre ti qe ndoshta Kur'ani thote se "sperma" vjen midis kraharorit dhe shpines kurrizore. Une kur lexoj ate vargun, nuk e kuptoj sikur thote kete gje. A kerkon te thoje ate qe thua ti apo ndonje gje tjeter?

    Ne Sahih (Autentike) Bukhari gjendet hadithi Libri 76, Hadithi 481, dhe Hadithi Libri 82, Hadithi 799.

    Ne keto hadithe eshte trasmetuar se Muhamedi ka thene ai qe i garanton atij te mbaje te sigurta cfare eshte midis dy kembeve dhe midis dy nofulla, profeti i garanton parajsen.

    Tani ca kujton ti se eshte midis dy kembeve? Na nje top? Pantallonat? Ajer? Dhe ca kujton ti se eshte midis dy nofulla? Cumcakiz? Ushqim? Dhembet se mos i prishen?

    Por te gjithe e marrin vesh se midis dy kembeve eshte organet gjenitale...dhe midis dy nofulla eshte gjuha qe flet. Dmth ai qe mbron organet gjenitale nga seksi jashte martese edhe gjuhen duke folur keq do hyje ne parajse. Le mos te futemi me shume ne detaje per implikimet e kuptimit te ketij hadithi autentik. Por le te ndalemi si perdoren shprehjet, pra ne vend qe te permenden me emer organet gjenitale te mashkullit dhe te femres, perdoren shprehje qe e tregojne kuptimin e sakte pa u permendur me emer ato organe. Gjithe njerezit e arsyeshem, do kuptonin se kjo eshte gjuha me e mire per tu shprehur dhe mos te kalohet ne gjera dhe fjale te vulgarshme. Jo se ka ndonje gje te keqe per permendjen e organeve gjenitale, por nuk besoj se ndonje prind do permendte keto gjera ne prani te familjes si rrjedhoje respekti ndaj familjaret e rritur dhe ndaj femijeve. Pra te gjithe njerezit qe duan te jene sa me te civilizuar, pa u futur ne vulgaritete shprehen ne kete menyre.

    Tani le te lexojme vargjet Kur'anore:

    Kur'an Surah 86, Et-Tarik

    5. Le të shikojë njeriu se prej çkahit është krijuar?

    6. Ai është krijuar prej një uji që hidhet fuqishëm,

    7. E që del nga kurrizi i shpinës dhe dërrasa e gjoksit.

    8. E s’ka dyshim se Ai ka fuqi ta rikthejë në jetë atë.


    Tani shprehja që del nga kurrizi i shpinës dhe dërrasa e gjoksit nuk ka te beje fare se nga del sperma... midis ketyre gjerave.

    Keto nuk jane permendur per te njejtin person, dmth vetem mashkullin. Ne tafsir, Ibn Kethiri komenton kete varg duke cituar Ibn' Abasi (ky eshte nje nga komentuesit e Kur'anit qe profeti iu lut Allahut per t'i dhene atij dhunti te komentonte Kur'anin) se kurrizi i shpines eshte i burrit dhe derrsa e kraharorit eshte e gruas. Lengu eshte i verdhe dhe i holle. Femija nuk do lindi pervec prej te dyve nga ato (dmth lengjet seksuale te dy njerezve). Pra nuk ka te beje vetem me spermen e mashkullit, por edhe vezoret e femres.

    "Shpina" ne arabisht eshte "Salb"...kjo fjala salb, perdoret ne Surah Nisa,vargu 23, aslab me kuptimin organet "Aslabikum" "(shumesi i as-salb) dhe eshte ne kete varg ne perkthimin shqip ...dhe (janë të ndaluara) gratë e bijve tuaj që janë të lindjes suaj (salb)(jo të bijëve të afoptuar)...

    Ne nje perkthim anglisht lexohet "loins" the wives of your sons who (spring) from your own loins

    Pra salb nuk ka kuptimin e shpines ne arabisht, por kuptimin e organeve gjenitale te mashkullit{loins, anglisht}...

    http://dictionary.reference.com/search?q=loins

    loin ( P ) Pronunciation Key (loin)
    n.
    The part of the body of a human or quadruped on either side of the backbone and between the ribs and hips.
    One of several cuts of meat, such as tenderloin, taken from this part of an animal's body, typically including the vertebrae of the segment from which it is taken.
    loins
    The region of the hips, groin, and lower abdomen.
    The reproductive organs.



    Ndersa per derrase kraharori, "Taraib" kjo ka te beje me femren dhe ka kuptimin prane kraharorit dhe jo kraharori, kjo fjale nuk ka nje kuptim te vetem....ne Al-Kamus, fjalorin klasin te Al-Fejzubajdit ka shume kuptime. Disa Sahaba nuk kane vendosur nje kuptim te sakte dhe el-Dhehak ka thene qe eshte vec se nje zone mis brinjeve te poshtme dhe zone midis gjoksit dhe kraharorit dhe kembes dhe syve (nje indkimin qendreje).

    I aplikohet cdo gjeje afer derrases se karahorit dhe organet gjenitale te femres jane afer ketyre.

    Ketu eshte perkthim jo i mire nga perkthyesi dhe jo ndonje gabim shkencor.

    Desha te kopjoja fjalen ne Arabisht, por dalin vec se numra...nqs di te lexosh arabisht shko lexo aslab ne Suran tarik dhe Aslabikum ne Suran Nisa, vargu 23....

    Tarib...ka kuptim te gjere....

    Duke marre keto parasysh, dhe gjuhen qe i shmanget perdorimeve vulgare te emrave te organeve, merret vesh kuptimi i qarte i ketyre ajeteve.

    Gjithe te mirat!
     
  3. renea

    renea Primus registratum

  4. Admir

    Admir Forumium maestatis

    Re: Mbi islamin!

    E goditur citimi i nje faqeje per 'mortgage'. Per bileta avioni fute nga filozofia. /pf/images/graemlins/winkwink.gif
     
  5. Admir

    Admir Forumium maestatis

    Re: Mbi islamin!

    Shqiptarski. Te kam thene disa here, interpretimet nuk me interesojne. Perkthimet lene per te deshiruar. Jo se flas arabisht, por per kete ceshtje kam lexuar nga njerez qe kane peshe ne kete fushe e ne kete gjuhe. Ka pothuajse 4-5 interpretime te ndryshme per kete vargje keshtu qe i joti do i sherbeje ketij dialogu normal, por ne mase, myslimanet besojne qe kjo eshte nje tjeter prove shkencore e Kuranit. Gje qe per mendimin tim mbetet cmenduri...
     
  6. AlbanianShqiponje

    AlbanianShqiponje Forumium praecox

    Re: Mbi islamin!

    Nomad.

    Interpretimi behet sipass Dijetareve. Duhet te shpjegoj se si te dish gjuhen Arabe nuk eshte e mjaftueshme per komentimin e Kur'anit? Jane disa kushte qe duhen plotesuar per te komentuar Kur'anin, dija e gjuhes arabe eshte nje por jo e vetmja.

    Nqs nuk di si komentohet Kur'ani atehere meso, kerko...Ke libra studjoje. Ate qe permenda me larte eshte shpjegim dijetaresh si Ibn Kethir....ku citohet thenie nga Ibn Abasi, qe jetonte ne kohen e Profetit. A mendon se nuk dinte arabisht Ibn Abasi?
     
  7. NJERIU

    NJERIU Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    hajde shqipe hajde
     
  8. hawk

    hawk Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    Shqiptarski. Te kam thene disa here, interpretimet nuk me interesojne. Perkthimet lene per te deshiruar. Jo se flas arabisht, por per kete ceshtje kam lexuar nga njerez qe kane peshe ne kete fushe e ne kete gjuhe. Ka pothuajse 4-5 interpretime te ndryshme per kete vargje keshtu qe i joti do i sherbeje ketij dialogu normal, por ne mase, myslimanet besojne qe kjo eshte nje tjeter prove shkencore e Kuranit. Gje qe per mendimin tim mbetet cmenduri...

    [/ QUOTE ]


    "zot na ruaj prej atij qe ka lexuar nje liber dhe mendon se zotron gjithe dijen e universit"..ka thene nje njeri i mencur qe natyrisht ka lexuar me shume se nje liber.
    Me dy rreshtat e tu nuk mund te pretendosh te kundershtosh mendimet apo interpretimet e atije qe eshte specializuar ne ate fushe.Mundesh vetem te lexosh.Por kjo eshte e veshtire per shqiptarin,na pengon mendjemadhesia,krenaria,fanatizmi,mungesa e tolerances,ingrediatet kryesore te injorances.Te pranosh "humbjen" eshte urtesi,perndryshe behesh patetik.
    Tu prift mbare... /pf/images/graemlins/booki.gif
     
  9. harap

    harap Guest

    Re: Mbi islamin!

    ja nje lule ku shkruhet emri i allahut [​IMG]
     
  10. Bajramselimi

    Bajramselimi Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    Po mire ti harap a din arabisht qe thu se ne ate lule eshte shkru emri i ALLAHUT?!!?!??!??!!?!
     
  11. redeemed

    redeemed Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    Islami nuk eshte gje tjeter pervec nje genjeshtre dhe mashtrimi. Dhe shiko me ke merren me shume myslimanet neper forume, me Biblen dhe Jezusin, tamam si nje njeri qe ka bere nje krim dhe nuk gjen rehat derisa ta zhduke deshmitarin e tij.
    Islami ashtu si edhe mekati i pare nisin me rrene- ashtu si Satanai mbolli faren e dyshimit mbi fjalen e Perendise "A ka thene vertete Perendia keshtu?" po ashtu edhe ajo qe ben Kurani eshte te hedhe poshte fjalen e Perendise duke thene qe Bibla na qenka korruptuar. A ka thene vertete Perendia ate qe shkruhet ne Bibel?

    Kurani nuk eshte ne perputhje as me Toren dhe as me ate pjese te Bibles qe gjoja e pranon si librin e shenjte dhe qe i referon besimtaret qe ta pranojne. Nuk gjend nje histori qe eshte thene ne Tora dhe qe eshte njesoj ne Kuran. Cilin sakrifikoi Ibrahimi? Isakun a Ishmaelin? Dhe ka edhe histori te tjera ne fakt qe nuk gjenden asgjekundi ne Tora.
     
  12. AlbanianShqiponje

    AlbanianShqiponje Forumium praecox

    Re: Mbi islamin!

    redeemed,

    Muslimanet nuk jane armiqte e Bibles, nuk ishin muslimanet qe hoqen apo vone 6 libra me shume ne bibel, apo heqin/shtojne vargjet te publikojne versione te reja te bibles.

    Ideja e dyshimit te bibles, eshte ide e vjeter, biblike dhe jo e shpikur nga Islami. Eshte ide brenda bibles vete.

    Kete mund ta gjesh ne:

    Jeremia 8:8

    Si mund të thoni: "Ne jemi të urtë dhe ligji i Zotit është me ne"? Por ja, pena e rreme e shkruesve e ka bërë një falsitet.


    Ne kete varg ku flet Zoti, Zoti thote "mos u bej aq i sigurte qe gjithcka qe eshte shkruar eshte nga Zoti, shkruesit shkruajne genjeshtra. Nqs bibla eshte e gjitha e sakte, ku jane keto genjeshtrat qe Zoti flet?

    Muslimanet bien dakort me shumicen e kishave qe thone qe jo gjithcka ne Bibel eshte nga Zoti. Vetem nje minoritet mendon se gjithcka ne Bibel erdhi nga Zoti, asgje nuk erdhi nga njerezit.

    Gjithe te Mirat.
     
  13. redeemed

    redeemed Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    albanski,

    me pelqen te flas me ty se nga te gjitha postimet e tua duket qe e ke nga nje pergjigje a vezhgim sfidues.

    Megjithate nese e merr Jeremian 8:8 ashtu si ti, te shkeputur jashte kontekstit, (sic beni me shume vargje nga Bibla) duket sikur ti ke te drejte. Por jo vetem kur perpiqesh te interpretosh Biblen, por cfare do lloj libri tjeter, nuk mund ta marresh nje varg e ta shkepusesh nga konteksti.

    Ja Jeremia 8:7-10

    7-Madje edhe lejleku i qiellit i njeh stinët e tij, turtulli, dallëndyshja dhe krilat shikojnë me kujdes kohën e kthimit të tyre, por populli im nuk e njeh ligjin e Zotit.


    8 Si mund të thoni: "Ne jemi të urtë dhe ligji i Zotit është me ne"? Por ja, pena e rreme e shkruesve e ka bërë një falsitet.


    9 Njerëzit e ditur do të turpërohen, do të tremben dhe do të kapen. Ja, kanë hedhur poshtë fjalën e Zotit; çfarë diturie mund të kenë?


    Se pari-populli i Izraelit ne kohen e Jeremias ishte shmangur nga ligji- behet fjale per ligjin qe iu dha permes Moisiut, apo Toran. Ata ishin zhytyr ne lloj lloj mekatesh e idhujtarie (lexo qe nga kapitulli 7)dhe udheheqesit fetare te asaj kohe (prifterinjte, profete e skribet-shkruesit) po e mashtronin popullin duke dhene fjale te rreme se gjoja do te kishin paqe, se ishte ok se Zoti ishte me ta, se ata kishin ligjin me vete. Nese e ke lexuar ndonjehere Biblen te gjithe, mund te kesh parasysh cdo me thene qe kishin ligjin me vete. Ligji i Moisiut u dha ne dy rrasat e gurit te cilat u futen ne arken e beselidhjes, te cilen Izraelitet e merrnin me vete ngado qe shkonin dhe e vinin ne krye qe t'u printe. Prezenca e arkes se Zotit (lexo te librat e Mbreterve, historite e mbretit David, apo librat e Kronikave, apo Jozueun) ishte siguri per mireqenie dhe mbrojtje e fitore ndaj armikut. Prandaj kur Jeremia po thoshte qe do te kishte lufte dhe jo paqe, prifterinjte dhe udheheqesit fetare te korruptuar flisnin te kunderten. Nuk e di a e ke lexuar qe Jeremia vuan dhe e perndjekin e duan ta vrasin sepse po fliste qe Zoti do te sillte shkaterrim mbi Izraelin nese nuk do te pendohej e t'i kthehej ligjit. Kurse keta prifterinj e shkrues e profete te rreme po e mashtronin popullin duke thene qe do te kishte paqe, e te mos trembeshin se ata kishin ligjin e Zotit me vete. Ata kishin arken e beselidhjes me vete.
    Te Jeremia 8:7- gjeja e pare qe sjell Zoti kunder izraeliteve eshte se ata nuk e njihin ligjin e Zotit dhe jo qe nuk e kishin apo qe e kishin te shtremberuar a falsifikuar. Zoti jep nje krahasim me lejlekun duke thene qe edhe ai i njeh stinet dhe kur eshte koha qe te kthehet, kurse populli i tij nuk po kthehet tek ZOti sepse nuk din te kuptoje, njohe ligjin e Zotit. Dhe me poshte thuhet qe e kane hedhur poshte ligjin e Zotit, jo se e kane ndryshuar, por e kane hedhur poshte, nuk po e zbatojne.

    tek vargu qe ti permend, se pari le te shohim pak kush jane shkruesit. Nuk thuhet aty qe shkruesit kane bere nje falsitet ne shkrim, ne Torah. Shkruesit, si Baruku psh qe ishte ne kohen e Jeremias, ne ate kohe kishin poziten e mesuesit, si edhe kishin pozita ne qeveri, diktonin dhe u lexonin popullit dekretet. Dhe keta po i flisnin popullit per paqe, qe te mos merziteshin e te mos degjonin Jeremian, sepse ZOti ishte me ta, gjerat ishin ok, do te kishte paqe. Ketu eshte falsiteti per te cilen behet fjale.

    Por edhe sikur te ishte ashtu si thua ti, a nuk kishte fuqi Zoti qe te restauronte Fjalen e Tij? A nuk e dogjen librin e Jeremias qe te zhduknin profecine e tij e Zoti ia dha perseri librin te shkruar qe nga fillimi?

    Danieli, profet i se njejtes kohe me Jeremian, e kishte Shkrimin. Prej Shkrimit ai kuptoi shkaterrimin qe do te vinte mbi Izraelin. Ezra, NEhemia iu referuan Shkrimit, 138 vjet pas Jeremias. A kishin edhe keta ligjin e shtremberuar?!

    Jezusi iu referua shpesh Ligjit te Moisiut dhe profeteve te meparshem, a nuk e kishin njerezit e kohes se tij Shkrimin te pakorruptuar?

    Arsyeja pse merreni kaq shume me Biblen dhe doni ta hidhni poshte si te ndryshuar eshte sepse nuk zgjidhni dot dilemen e Kuranit, qe shpall qe eshte fjale prej ZOti, por qe eshte ndryshe nga Fjala e ZOtit e dhene para tij. Eshte ndryshe nga Torah e librat e Moisiut, fillo qe nga historia e sakrifices se Ibrahimit- ne Torah thuhet qe behet fjale per Isakun e Kurani thote per Ishmaelin. Cdo liber qe shpall se eshte prej Zotit duhet te vertetoje qe eshte ne perputhje dhe jo ne kontradikte me shpalljet e meparshme. Jezusi gjithmone iu referua Shkrimit te mehershem dhe apostujt. Edhe te Ungjijte qe nga lindja e Jezusit, sa here ke "kjo ndodhi ne perputhje me ate qe ishte shkruar nga profeti filan" . Jezusi e mbeshteti Shkrimin, ashtu si edhe apostujt e tjere, dhe Dhiata e Re nuk bie ne kundershtim me te vjetren, perpos qe eshte nje zbulese e plote e planit te Perendise.

    Po Kurani? Me cilen pjese te Shkrimit te hershem eshte ne perputhje? A ka genjeshter me te madhe se mohimi i kryqezimit te Jezusit, duke thene se atyre iu duk sikur kryqezuan Jezusin? A ishte Zoti duke luajtur?

    Kryqezimi i Jezusit, per te cilin ka mjaft fakte historike jashte Bibles nga historiane te asaj kohe, eshte thelbi i shpreses se shpetimit. NJeriu e merr dhuraten e jetes se perjetshme permes sakrifices se Jezusit ne kryq, prandaj do te ishte shume e mencur qe mashtrimi te filloje qe ketu, ashtu sic ishte edhe ne kopshtin e Edenit.
     
  14. AlbanianShqiponje

    AlbanianShqiponje Forumium praecox

    Re: Mbi islamin!

    redeemed,

    Kam biseduar njehere me nje krishter dhe me ka thene se Ligji i Zotit, nuk e ka fjalen per Torahun, por per disa shkrime te tjera...si thua ti.

    Puna eshte se ne hebraisht eshte shkruar TORAH dhe kjo perkthehet "ligji i Zotit" ne perkthimet qe ne citojme. Pra nqs shkruhet Torah ne origjinal, pse te diskutojme se ky ligji i Zotit nuk e ka fjalen per Torah. "Torah Yehovah" = Ligji i Zotit. Pra nqs shkruhej Torah pse thua mund te mos jete Torah...?

    Rendesi ka qe ketu Zoti thote "Ki kujdes jo te gjitha ne Torah, ose ca quhet Ligji i Zotit eshte nga Zoti, shkruesit shkrojne genjeshtra".

    Ti vazhdon thua qe kjo nuk eshte e vertete ne kohen e sotme...Njehere Katoliket kane ndryshe Dhjate te Vjeter se Protestantet. Ti ca je? Kjo eshte Torah. Pra nqs je Katolik, ata protestantet kane hequr pjese te librit tend, je protestant, ata katoliket kane shkruar genjeshtra ne Torah. Pra kjo eshte e aplikueshme edhe sot se jo te gjithe qe thojne se Kane Torah, e kane, Zoti vetem thote ki kujdes, Shkruesit shkruajne genjeshtra....

    Pika ime eshte se ideja e dyshimit te autencitetit te Bibles eshte ide e vjeter Biblike dhe jo e shpikur nga Islami. Per kete mjafton te shkosh ne dyqan te blesh nje Bibel dhe shikon versione te ndryshme. Disa ndryshojne me vargje, disa me kapituj... Ky eshte fakt. Nqs nuk te pelqen ty ky fakti, nuk eshte faji i Islamit se nuk ishin muslimanet qe publikuan keto ndryshime ne Bibel, ishin te ashtuquajtur krishteret.

    Kur'ani u shpall si kriter qe cfare eshte e vertete ne librat dhe cfare eshte genjeshter nga pena genjeshtare e shkruesve. Pra ose Kur'ani do bieri dakort se Jezusi ishte djali jashte kurores se marteses se Maries, ose ishte Zoti i meshiruar. Ose ky ekstrem, ose tjetri...pra te dyja nuk do binte dakort se keto kundershtojne njera-tjetren. Kurani si kriter tregon se nuk ishte djal ilegal ose Zoti i meshiruar, por ishte mrekulli nga Zoti dhe i derguar i Zotit. Nje rruge e vertete dhe mesme nga Zoti, dhe jo qe mbron ekstremet qe i quan genjeshtra te dyja.

    Nqs Jezusi, nje i pafajshem ose qe s'ka bere asnje nje mekat te vogel, denohet per mekataret e tjereve, kjo kundershton Ezekiel 18:19-22 qe Zoti nuk ndeshkon te pafajshmit per krimet e krimineleve, dhe nuk fal te fajshmit per te mirat e te bindurve. Ti duhet te pergjigjesh per kete. A eshte Zoti duke luajtur se eshte ne Shkrimin tend Biblen edhe jo une?

    Nqs Ezekiel 18:19-22 eshte e sakte dhe jo shrkrim i rremte, atehere edhe nqs Jezusi te ishte kryqezuar, ky nuk ishte ndeshkim per mekataret se thuhet qarte se i pafajshmi nuk ndeshkohet per mekatet e mekatarit.

    Gjithe te Mirat.

    Shenim:

    Nuk ka qef te debatoj, ketu vetem perpiqem te diskutoj, nqs hyn ne debat edhe kercen sa andej ketej ose kalon ne ofendime, pa iu pergjigjur pyetjeve konkrete...atehere do me falesh po nuk e vazhdoj me diskutimin.
     
  15. erishijaksi

    erishijaksi Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    Nuk e kam ndjekur qe ne fillim biseden...Por doja te thoja dicka.
    Islami ka qen eshte dhe do mbetet e vetmja fe e zbritur nga zoti xh.sh.Duan s'duan Jehudite,cifutet,krishteret,katoliket.Kjo eshte e verteta.

    Feja e pranueshme tek Allahu
    eshte islami,e atyre qe u eshte dhene libri,
    pasi mesuan per te verteten,vetem nga
    zilia mes vete kundershtuan.E kush
    mohon argumentet e Allahut,le ta dije se
    Allahu shpejt do ti jape llogarine.

    (Kur'an,Ali Imran 3:19}

    Ai ta zbriti ty (Muhamed) librin
    me argument qe eshte vertetues i librave
    te meparshem.Ai zbriti me pare Tevratin
    dhe Inxhilin.

    (Kur'an,Ali Imran 3:3)
     
  16. AlbanianShqiponje

    AlbanianShqiponje Forumium praecox

    Re: Mbi islamin!

    Redeemed,

    Permende Ismailin dhe Ishakun dhe kush u flijua. Le ta lexojme Biblen njehere:

    Zanafilla 22:2
    Dhe Perëndia tha: "Merr tani birin tënd, birin tënd të vetëm, atë që ti do, Isakun, shko në vendin e Moriahve dhe sakrifikoje në një nga malet që do të të tregoj".

    Ne ca kohe Isaku ishte biri i vetem i Abrahamit? Nqs do ishte biri i vetem, atehere kjo do i takonte vetem Ismailit qe ishte lindur para Isakut. Pra nqs Isaku nuk do ishte lindur akoma, Ismaili ishte lindur dhe vetem ne kete rast Ismaili do ishte biri i vetem i Abrahamit. Nuk ka si Isaku te jete biri i vetem ne asnje periudhe, derisa Ismaili eshte biri i pare i Abrahamit.

    Dhe Zoti e pranon Ismailin si bir te Abrahamit:

    Zanafilla 17:20

    Sa për Ismaelin, unë ta kam plotësuar dëshirën. Ja unë do ta bekoj, do ta bëj të frytshëm dhe do ta shumoj fort. Ai do të bëhet babai i dymbëdhjetë princërve, dhe unë do të bëj prej tij një komb të madh.


    Pra Zoti e bekon Ismailin, dhe thuhet ne bibel se Ismaili eshte biri i Abrahamit:


    23


    Atëherë Abrahami mori Ismaelin, djalin e tij, të gjithë ata që kishin lindur në shtëpinë e tij dhe tërë ata që kishte blerë me paratë e veta, tërë meshkujt e shtëpisë së Abrahamit dhe, po atë ditë,
    24


    Por Abrahami ishte nëntëdhjetë e nëntë vjeç kur u rrethpre në mishin e prepucit të tij.
    25


    Dhe Ismaeli, biri i tij, ishte trembëdhjetë vjeç kur u rrethpre në mishin e prepucit të tij.
    26


    Po atë ditë u rrethprenë Abrahami dhe Ismaeli, biri i tij.


    Pra ma shpjego ti kur Isaku ishte djali i vetem i Abrahamit?
     
  17. klevis2000

    klevis2000 Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    Eshte shkatarrim per ato qe me duart e veta shkruajten libren dhe thane ky eshte prej Zotit.(Kuran)



    20 Por ka pasur edhe profetë të rremë midis popullit, ashtu si do të ketë midis jush mësues të rremë, të cilët do të fusin fshehurazi herezi shkatërruese dhe, duke mohuar Zotërinë që i bleu ata, do të tërheqin mbi vete një shkatërrim të shpejtë.
    21 Dhe shumë vetë do të ndjekin doktrina shkatërruese të tyre dhe për shkak të tyre udha e së vërtetës do të shahet.( letra e dyte Pjeter 1 :-19)


    ( Jeremia 8-8)Si mund te thoni, 'ne jemi te mencur, dhe ligjet e Zotit jane me ne'? Por, kujdes, penda e shkruesve (te bibles) e ka kthyer ne Genjeshter.


    30 Jezusi bëri edhe shumë shenja të tjera në prezencën e dishepujve të tij, të cilat nuk janë shkruar në këtë libër.[gjoni20]

    6 Çuditëm që kaluat kaq shpejt nga ai që ju thirri ju me anë të hirit të Krishtit, në një ungjill tjetër,7 i cili nuk është tjetër; por ka disa njerëz që ju turbullojnë dhe që duan ta shtrëmbërojnë ungjillin e Krishtit.(Galatasve 1/6-7)


    Ne në fakt nuk falsifikojmë fjalën e Perëndisë, si shumë të tjerë, por flasim me sinqeritet si nga ana e Perëndisë, përpara Perëndisë në Krishtin.(2 korintasave 2/ 17)


    15 O vëllezër, po ju flas në mënyrën e njerëzve: në qoftë se një besëlidhje është aprovuar, edhe pse është besëlidhje njeriu, askush nuk e zhvleftëson as nuk i shton gjë.( Galatasve 3/15)


    6 i cili na bëri të aftë të jemi shërbëtorë të besëlidhjes së re, jo të shkronjës, por të Frymës, sepse shkronja vret, por Fryma jep jetë.
    7 Dhe, në qoftë se shërbimi i vdekjes, që ishte gdhendur me shkronja mbi gurë, qe i lavdishëm aq sa bijtë e Izraelit nuk mund të vështronin me sy fytyrën e Moisiut, për shkak të lavdisë së pamjes së tij, që duhet të anullohej, .(2 korintasave 3)


    (Romaket 7:6)Por tani jemi zgjidhur nga ligji duke qënë të vdekur nga ç`ka na mbante të lidhur, prandaj shërbejmë në risinë e frymës dhe jo në vjetërsinë e shkronjës.



    6 Po tani Krishti mori një shërbesë edhe më të shquar, sepse është ndërmjetësi i një besëlidhjeje më të mirë, që bazohet mbi premtime më të mira,

    7 sepse, në qoftë se Besëlidhja e parë do të qe e patëmetë, nuk do të qe nevoja të kërkohej vend për një tjetër
    ................
    ....13 Duke thënë "një besëlidhje e re", ai e vjetëroi të parën; edhe ajo që vjetrohet dhe plaket është afër prishjes.(Hebrenjve 8)
    (Shiko Isaia 37 dhe krahasoje me Librin e II Te mbreterve 19 jane te dyja njesoj)

    30 Prandaj ja", thotë Zoti, "unë jam kundër profetëve që i vjedhin njëri-tjetrit fjalët e mia.
    31 Ja", thotë Zoti, "unë jam kundër profetëve që përdorin gjuhën e tyre dhe thonë: "Ai thotë".
    36 Por orakullin e Zotit nuk do ta përmendni më, sepse fjala e secilit do të jetë orakulli i tij, sepse keni shtrembëruar fjalët e Perëndisë të gjallë, Zoti i ushtrive, Perëndia ynë.( Jeremia 23)

    Toka është përdhosur nga banorët e saj, sepse këta kanë shkelur ligjet, kanë ndryshuar statutin, kanë marrë nëpër këmbë besëlidhjen e përjetshme.(isaia 24/5)



    Ndryshimi i dhiates se vjeter dhe perkufizimi i idhujtarise.

    24 Prandaj Perëndia ia dorëzoi papastërtsë në epshet e zemrave të tyre, për të çnderuar trupat e tyre në mes vetë atyre,


    25 që e ndryshuan të vërtetën e Perëndisë në gënjeshtër dhe adhuruan dhe i shërbyen krijesës në vend të Krijuesit, që është i bekuar përjetë. Amen.(Romaket 1)
     
  18. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Re: Mbi islamin!

    Qindra vete kane protestuar ne Afganistan per nje gjyq kunder Abdul Rahman, i cili u konvertua ne te krishter.

    Ai u akuzua me "mohim Islamit" dhe ishte ne rrezik per denim me vdekje. Por cfare thuhet ne Kuran per kete?

    Liria e besimit konsiderohet si e shenjte ne Kuran. Por ka shume mosperputhje per sa i perket kufijve te kesaj lirie.

    "Nese dikush nga Islam nderrohet ne nje kufr(i pafe') kjo gje duhet te mbetet personale dhe te mos behet publike", thote Abdelsabour Shahin, nje shkrimtar islamik dhe akademik ne Universitetin e Kairos.

    Me fjale te tjetra, praktikanti i konvertuar i shoqerise muslimane le menjane lirine e shprehjes. Dr. Shahin thote qe nese ai pikepamjet i ben publike, duhet ekzekutuar.

    Si arrin Dr. Shahin ne kete perfundim kur ne Kuran nuk thuhet te vriten apostatet? "Ai qe nderron fene duhet vrare", thote Dr. Shahin duke cituar theniet e profetit.

    Por ka te tjere qe s'jane dakort me kete teori. Profesor Abdelmouti Bayoumi i Akademise Kerkimore Islamike ne Kairo, thote qe nuk eshte i mjaftueshem per te dhene denimin me vdekje. Ai thote qe ky denim mund te jepet vetem nese apostati punon kunder komunitetit apo kombit islamik.

    Z. Gamal al-Banna, nje mendimtar islamik, thote se cdo njeri ka te drejte te ndryshoje besimin pa asnje lloj kushti.

    Sot pikepamjet e z. al-Banna jane ne minorance.


    (shkeputur nga ky artikull )

    Sa mire me vjen qe ka njerez te tille si Gamal al-Banna, aq edhe eshte per te ardhur keq qe mendimet pozitive te ketij lloji jane drejt zhdukjes.
     
  19. redeemed

    redeemed Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    Klevis2000, une nuk e kuptova postimin tend. Sepse te gjitha vargjet qe ke sjelle mbeshtesin beselidhjen e re, te vendosur me ane te Jezusit. Kjo eshte beselidhja e vulosur me gjakun e sakrifices se Jezusit, dhe kjo beselidhje thote qe njeriu shfajesohet jo nga veprat por nga besimi. Gjithashtu ne beselidhjen e re, shpjegohet qarte se cfare do te thote besimi, dhe diku Albanski kishte bere nje koment qe une mund te mekatoj sa te dua e te mendoj se do me falet e do shkoj ne parajse etj.

    Albanski asnje i krishtere i sinqerte, qe ka nje besim genuine, te vertete, nuk e merr lehte shenjterine e Perendise, sepse eshte thene "Jini te shenjte, sepse une jam i shenjte". "Mos u mashtroni, Perendia nuk vihet ne loje, njeriu do te korre ate qe ka mbjelle"

    Gjithashtu Albanski, vargjet qe sillje ti nga Jakobi, nuk sjellin nje doktrine te re per shpetimin me ane te veprave, por tregon se veprat e mira jane tregues te besimit, jane shfaqja e jashtme e besimit qe eshte i brendshem.

    Kushdo qe thote se beson ne Perendine, nuk mund te sillet si nje qe nuk beson, ose perndryshe te shqyrtoje se cfare quan besim.

    Si Jezusi, ashtu edhe apostujt, e shprehen shume qarte qe njeriu shpetohet me ane te besimit te tij ne Jezusin, dhe veprat e mira nuk jane gje tjeter vec rrjedhoje e kesaj.

    Albanski, ndryshimi mes meje e teje eshte se ti perpiqesh te besh vepra te mira sepse do qe te blesh shpetimin tend, kurse une bej vepra te mira sepse Perendia me ka transformuar, dhe Ai me jep fuqine dhe deshiren, dhe gezimin e dashurine per te jetuar jeten qe atij i pelqen.

    Ne Bibel thuhet qarte qe kush eshte ne Krishtin, eshte krijese e re, gjerat e vjetra kane shkuar, ja cdo gje eshte bere e re.

    "Ju në fakt, jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po është dhurata e Perëndisë,


    9 jo nga vepra, që të mos mburret askush.


    10 Ne në fakt jemi vepra e tij, e krijuar në Krishtin Jezus për veprat e mira që Perëndia përgatiti që më parë, që ne të ecim në to"

    Une thjesht ec ne veprat e mira qe Perendia i ka pergatitur per mua- kesisoj lavdia i perket PErendise tim dhe jo mua.

    "Por fryti i Frymës është: dashuria, gëzimi, paqja, durimi, mirëdashja, mirësia, besimi, zemërbutësia, vetëkontrolli.

    23 Kundër këtyre gjërave nuk ka ligj.

    24 Edhe ata që janë të Krishtit e kanë kryqëzuar mishin bashkë me pasionet dhe lakmitë të tij.

    25 Në qoftë se rrojmë në Frymë, në Frymë edhe duhet të ecim."

    Vepra qe Perendia ben ne mua, eshte shume me e fuqishme dhe e lavdishme se vepra qe nje njeri ben ne fuqine e tij per t'i pelqyer Perendise, sepse asgje nuk mund te krahasohet me bukurine dhe madheshtine e dores se Mjeshtrit.

    Zoti te bekofte
     
  20. AlbanianShqiponje

    AlbanianShqiponje Forumium praecox

    Re: Mbi islamin!

    Redeemed,

    Kur e paskam thene une se mund te mekatosh sa duash dhe te MENDOSH se do te falet, do shkosh ne parajse. Une as qe mendoj ashtu, le ta them nje gje te tille... do kesh keqkuptuar na nje gje me siguri.

    Dmth ti bie dakort se po s'pate vepra te mira, besimi eshte i vdekur? Nuk arrihet perfeksionimi i besimit me ane te veprave te mira? Dhe nuk dobesohet besimi me vepra te keqe, derisa te vdesi fare?

    Kur paskam thene une qe perpiqem te beje vepra te mira qe te blej shpetimin? Mos bej supozime te pabaza. Ndoshta po flet ngaqe ke keqkuptuar besimin Islam, se une asnjehere nuk e kam permendur kete gje, nuk eshte ne mendjen time njehere, le ta them me goje qe s'behet qe nuk behet.

    Une bej vepra te mira qe te fitoj kenaqesine e Zotit, dhe jo te blej parajsen... Ne besimin Islam, asnje nuk hyn ne parajse mes veprave te mira, por vec meshires se Zotit. Pra muslimani mundohet t'i bindet Zotit, te fitoje kenaqesine e Zotit. KJo nuk do te thote se po beme kete apo ate veper Zotit domosdo do na i pranoj dhe e bleme parajsen. Parajsa eshte shume e shtrenjte se cfaredo lloj vepre te madhe qe mund te besh si njeri, Zoti te ka dhene dhurata ne kete bote qe ia kalojne cdo vepre qe t'i mund te besh vete.

    Veprat e tua jane te tuat, kur ben mire, e ben keq, kjo eshte vepra jote sepse Zoti te ka dhene vullnetin e lire. Nqs do ishin veprat e Zotit, atehere ti po i vesh Zotit gabimet dhe veprat e keqija qe ben ti. A mos po thua qe nuk gabon apo ben ndonje gje qe nuk i pelqen Zotit?

    Mos i konfuzo gjerat. Sigurisht asnje maje gishti nuk do levizte po te mos kishte dhene leje Zoti, por kjo nuk do thote qe ato qe ben ti duhet t'ia veshesh si veprat e Zotit dhe jo tuat. Kur ben mire eshte prej meshires se Zotit qe ta dha dhunti te besh dicka dhe qe te dha vullnet te zgjedhesh dicka te mire. Nuk do thote se cfare do gjeje jotja eshte Kenaqesia e Zotit.

    Gjithe te mirat.
     

Shpërndajeni këtë faqe