Mbi islamin!

Diskutime tek 'Teologjia' filluar nga S6T6N6, 24 Sep 2005.

  1. deshmi

    deshmi Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    Duket se problemi ketu qendron ne menyren se si merret hyrja per ne parajse. Ne Bibel, egziston premtimi Gjoni 3:16 qe kushdo qe beson ne te te mos humbase por te kete jete te perjetshme. Dmth nje i Krishtere eshte i bindur qe do te shkoje ne parajse sepse Zoti ja ka dhene meshiren dhe premtimin qe ketu ne toke, vetem sepse Jezusi ka paguar cfare ne pagonim dot vetem me vdekje.
    Ndersa ne Kuran, egziston vetem nje rast kur mund ta dish me siguri arritjen ne parajse. Sepse nuk pranohet flijimi i Jezusit qe ishte pa mekate. Prandaj ti asnjehere nuk e di se cfare mund te ndodhi a do e kenaqesh Allahun apo jo. Por asnjeri nga vetvetja nuk mund ta kenaqi dot nje Zot, me kupton. Prandaj Jezusi duhet te vinte dhe te vdiste, perndryshe Ai nuk do kishte ardhur fare.
     
  2. AlbanianShqiponje

    AlbanianShqiponje Forumium praecox

    Re: Mbi islamin!

    Ke te drejte, ndryshon puna e disave qe thojne une e kam kontraten me Zotin me kete emer qe i vesh vetes si krishtere dhe jam i shpetuar dhe midis atyre qe nuk nxitohen dhe thone do punoj per shpetimin tim deri ne diten kur te vdes. Pra njeri thote e kam shpetimin tim tani ne kete moment, dmth pavaresisht se mund te jetosh edhe nja 50 vjet dhe disa qe thone pas nje jave nuk do e di derisa te vije ajo jave, dhe do punoj deri ne ate dite.

    Nqs se lexon Biblen Ezekiel 18:20-22 do lexosh qarte se shpetimi me flijeme te pamekatit eshte e kunderta ca ka thene Zoti ne bibel. Dhe e ka thene Zoti, nqs ti pranon Biblen si fjalen e Zotit, keto vargu nuk jane as inspirime, por jane fjale direkte....dhe Zoti kenaqet edhe nga mekatari kur pendohet dhe nuk e kujton mekatet. Thote qe te drejtet do mbajne drejtesine e tyre, dhe mekataret te tyren, asnje nuk do mbaje te nje tjetri. Jezusi nuk erdhi per te vdekur, sepse ka shume profete qe kane vdekur nga duart e mosbesimtareve dhe keta nuk ishin flijime per mekatet e njerezve. Lexo ate vargun qe te dhashe dhe do marresh vesh se ajo qe thua me Jezusin kundershton vete vargun biblik qe thote qe keto jane fjale te Zotit.
     
  3. deshmi

    deshmi Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    Pershendetje Albanski, une jam dakort me ty ne shume pika. Ne edhe nqs besojme se na jane falur mekatet dhe se na eshte dhene jeta e perjetshme, kjo nuk eshte nje leje per tu kthyer te e shkuara sepse me siguri ditet tona do te shkurtohen ketu ne toke. Ezekiel eshte duke folur per jeten fizike dhe jo ate te perjetshme ne Ezekiel 18. Per mekatet qe une kam, vetem se jam lindur ne kete bote plus gjithe ato qe kam bere ne kete jete, do i paguaj kur te vdes vdekjen e pare. Sepse qe ne fillim te Zanafilla, mosbindja ose mekati solli vdekjen. Dhe pagesa per mekatin eshte vdekja. Mirpo ne Bibel flitet edhe per vdekjen e dyte qe eshte e perjetshme, tek Zbulesa psh. Aty nqs nuk jane lare mekatet e tua, dhe bibla thote qe te gjithe kane mekatuar Romaket 3:23, denohesh me vdekjen e dyte qe eshte e perjetshme. Kur bejme te mira ose te keqija ne kete toke Zoti na bekon ose mallkon sa jemi ketu ne toke, kjo eshte ideja e Ezekielit. Gjithashtu kur Jezusi vdiq e u ringjall, Ai mori mekatet e te gjithe njerezve te dhiates se vjeter qe kishin vdekur para se Ai te vinte por qe prisnin ardhjen e Tij.

    Kur thoje se Jezusi nuk erdhi per te vdekur...ka shume profeci ne dhiaten e vjeter qe presin per ardhjen e shpetimtarit qe duhej te vdiste. Psh Isaiah 53 me vjen ne mendje.
    Kur thoje se per te marre shpetimin do punosh deri ne fund te jetes tende. Ketu ti e ke fjalen per te shkuar ne parajse, apo jo. Efesianeve 2:8-9 thote qe ne shpetohemi si dhurate e Zotit, jo nga veprat tona qe te mos mburret njeri. Po hidhem dege me dege, por te libri i Isaies thote se drejtesia jone eshte si lecka te qelbura per Zotin, prandaj Bibla shpesh nxjerr si mesazh, qe ne mos mburremi ne drejetesine tone por ne drejtesine e Zotit. Edhe kur bejme te mira, nuk eshte se po paguajme borxhe te vjetra ato mbeten; Por te bejme te mira eshte detyra jone dhe Zoti e vlereson kete. Nga ana tjeter Zoti e di qe ne jemi vetem njerez, dhe prandaj solli birin e Tij. Biri eshte pa mekat dhe u be flijim si ne kohet e vjetra, sepse menyra se si Zoti vepron nuk ka ndryshuar. E di ti qe ne Bibel thuhet se nje dite ne do gjykojme engjejt. Por akoma skemi arritur ne ate pike.
    Nqs kuptove ndonje gje nga keto qe kam shkruajtur, do doja te ishte qe ne jemi zero pa Zotin. Pa te, dhe pa drejtesine e Tij kot qe jemi dhe kot qe lodhemi duke bere te mira. A nuk thote Ai, se "Une jam fuqia juaj", jo se na jep fuqi por Ai ne vetvete eshte fuqia jone.

    Keto kisha per te thene, shpresoj mos te te kem ngaterruar.

    Zoti qofte me ty!
     
  4. AlbanianShqiponje

    AlbanianShqiponje Forumium praecox

    Re: Mbi islamin!

    Nuk i hyn klasifikimit te jetes fizike, se po flet per mekate dhe jo per denime me vrasje. Po te terheq vemendje se po te japesh kuptimin tend kesaj vdekje nuk ben kuptim. Lexo Ezekielin 18, po te njejtin kapitull

    27 Përkundrazi, në se i pabesi largohet nga pabesia që ndiqte dhe zbaton barazinë dhe drejtësinë, ai do ta shpëtojë shpirtin e tij.

    28 Duke qenë se ka marrë parasysh të largohet nga të gjitha shkeljet që kryente, ai ka për të jetuar me siguri; nuk ka për të vdekur.


    Duke qarte se flet per shpirtin dhe jo trupin, dhe nqs do fliste per trupin kush jane keta qe nuk do vdesin kurre?

    Zoti urren berjen flijim te njerzve ndaj idhujve dhe thote qe asnje nuk duhet te beje kete, atehere si e benka kete vete?

    Ligji i Perterire 12

    30 ruhu të mos biesh në kurthin e ngritur, duke ndjekur shembullin e tyre, pasi ata janë shkatërruar para teje, dhe të informohesh mbi perënditë e tyre, duke thënë: "Si u shërbenin këto kombe perëndive të tyre? Edhe unë do të veproj kështu".

    31 Ti nuk do të veprosh kështu me Zotin, me Perëndinë tënd, sepse ata me perënditë e tyre kanë bërë tërë ato gjëra të neveritshme për Zotin dhe që ai i urren; kanë djegur madje në zjarr bijtë dhe bijat e tyre për nder të perëndive të tyre.

    32 Do të kujdeseni të zbatoni në praktikë tërë gjërat që ju urdhëroj; nuk do t`u shtoni as do t`u hiqni asgjë".


    Ky varg thuhet se Zoti urren flijimet e njerzve dhe urdheron qe mos te bej asnjeri keshtu me Zotin...dhe te ruhen nga grackat e rrenjes ne gabimet e komebeve pagane. Edhe pse nje varg me lart Zoti lejon kurbanin, qengjin, e urren flijimin e njerzve...

    Ezekieli 18 thote qe kush ben vepra te mira si te mbaje 10 komandat e etj...do t'i falen mekatet qe ka bere:

    20 Shpirti që mëkaton do të vdesë, i biri nuk do të mbartë paudhësinë e atit dhe ati nuk do të mbartë paudhësinë e birit; drejtësia e të drejtit do të jetë mbi të, pabesia e të pabesit do të bien mbi të.

    21 Në rast se i pabesi largohet nga të gjitha mëkatet që kryente, në rast se respekton të gjitha statutet e mija dhe zbaton barazinë dhe drejtësinë, ai me siguri ka për të jetuar; nuk ka për të vdekur.

    22 Asnjë nga shkelje që ka kryer nuk do t`i kujtohet atij; ai do të jetojë për shkak të drejtësisë që zbaton.


    Pra ne asnje menyre nuk thote qe po paguan, nqs ke lexuar Lutjet qe Jezusi i instruktoi dishepujve, thote na Fal dhe jo te paguajme... Nqs me ke borxh 1 milion leke, dhe me kerkon ta fal, une ta fal, por ne te them "ta fala borxhin, tani me kthe parate". E falura eshte e falur dhe jo pagese.

    Pra nuk ka pse Jezusi te jete pagese, kur vete Jezusi thote qe Zoti fal dhe me larte thuhet qe ai nuk i kujton mekatet e atij te pendurarit. Pra Zoti fal mekate dhe nuk kerkon pagesa as me vepra te mira, as me flijime njerezish te cilen e urren dhe terheq vemendje mos te ndiqen paganet ne kete tradite te shemtuar.

    Une nuk besoj se blej parajsen, por besoj se kenaq Zotin, dhe kenaqja nuk eshte blerje. Nuk e di nga e merrni ose supozoni ju krishteret se muslimanet blejne parajse me vepra te mira? Se shume here e kam degjuar po te njejten gje prej shume krishtereve te tjere. Ndoshta duhet te kontrolloni burimet qe i merrni keto informata, jane te sakta apo jo.

    Paqja e Zotit qofte me ata qe ndjekin udhen e drejte.

    Gjithe te mirat.
     
  5. 'Logos'

    'Logos' Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    Kam lexuar ne forume, tema ku diskutohet per islamin, per nje gje jam bindur dhe e kam vene re - muslimanet gjithnje dalin fitimtar me argumente me te fuqishme, me te logjikshme e me te arsyeshme. Ndersa, ithtaret e feve tjera po edhe islamofobet e armiqte e arsyes se pasterte gjithnje kercejne sa ne nje shkemb ne tjetrin (sic bekan ketu disa).
     
  6. pinkparadise

    pinkparadise Forumium maestatis

    Re: Mbi islamin!

    ehe, ashtu eshte fitimtar, me argumenta, mos deshe te thuash
    copy-past te shkrimeve te Kuranit qe jane ne internet,
    nje perseritje permendesh te atyre qe ju kan mesuar ...

    ata te fes tjeter flasin me llogjiken e tyre jo me recitime.

    tung /pf/images/graemlins/wave.gif
     
  7. hawk

    hawk Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    Te flasesh me fakte nuk ben,te flasesh me logjike edhe ajo nuk ben se ti quajne peralla...
    Ne ceshtjet fetare flitet duke ju referuar shkrimeve hyjnore.te flasesh me logjike jam dakord por kujt i refrohesh,ke interpreton,fjalet e tua,mendimet e tua ?? Cfare i mbeti hyjnore fese,perse ta quajme fe ??
    Kur feja te behet nje produkt njerezore atehere mund te perdoret logjika dhe secili e thote mendimin sipas logjikes se vet dhe interpretimi do behet sipas qefit e per rrjelloje do besohet e njeta fe ne menyra te ndryshme pra sispa qefit.
    Un propozoj ta quajme "feja e qefit".
    Kur njeriu zevendeson fjalet e Krijuesit me logjiken e vet atehere nuk jemi tek feja por tek filozofia.Zoti behet i kote dhe keshtu feja e me rradhe...vazhdoje vete.


    Sikur te gjithe njerezit te flasin sipas logjikes cilen logjike duhet te marrim per baze dhe cila eshte me e drejta,kush na jep te drejten te percaktojme se cila logjike eshte me e sakta,po sidomos kujt duhet ti referohemi qe te logjikojme ne dhe te nxjerrim nje mendim mbi logjiken e te tjereve ??


    Kush te tha ty se ata qe nuk recitojne,duke te kujtuar se recitimi ne rastin e muslimanve ehte nje referim ndaj mesimeve Kuranore dhe tradites Proftike,kane nje logjike te paster??
    A thua valle logjika njerezore qendron me lart se ajo e Krijuesit!?
    Te kujtoj se jemi ke teologjia dhe pretendoj se flas me nje person qe beson tek hyjnorja,nese nuk qendron kjo e fundit atehere mos e merr per baze shkrimin tim se nuk do ta kuptosh e aq me teper ta pranosh.

    tung..
     
  8. Admir

    Admir Forumium maestatis

    Re: Mbi islamin!

    Pse e kane qenjte keq punen me myslimanet?
     
  9. i_own_u

    i_own_u Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    nese esht e mundur dikush ktu te me sqaronte se ku esht diferenca e Myslimaneve shit ndaj atyre sunit

    dhe ne Shqiperi çfar Myslimanesh ka shit apo sunit

    F.L.M
     
  10. hawk

    hawk Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    E gjen ke tema " keqkuptime mbi Islamin" tek faqa e 3 dhe 4 mos gabohem.
     
  11. i_own_u

    i_own_u Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    f.l.m
     
  12. hawk

    hawk Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    Ndahen tek ideologjia e 12 imameve qe perdorin Shiat.
    Dallimet e tjera jane te paperfillshme ose me mire jo gjer ne ate pike sa Shiat te quhen fe me vete pasi tek Teuhidi,Njeshmeria e Allahut kane nje qendrim me sunnit.
    Ka edhe tek Shiat mjaft sekte te brenshme qe i afrohen ose largohen sunnive.

    Kane lindur si fraksion ose "parti" rreth 20 vite pas vdekjes se Muhammedit a.s,ose te pakten kan dal ne skene ne ate periudhe ne mrojtje te "kandidatit" te tyre per Kalif,Aliut r.a kusheririt te pare te Profetit.
    Pas vrasjes se Kalifit,Aliut,do mbeshtesnin dy djemt e tije Hasanin dhe Hysesnin e me rralle imamet e tjere,me lidhje gjaku me Kalifin e vrare(Aliun r.a),te cilet kane "aftesi","te drejte" te mbajne lidhje direkte me Hyjnoren.Ketu pastaj futen ne misticizem.Presin ardhjen e Imamit te 12,ose Imamit te Fshehur si Messia.

    Kjo eshte ne vija te pergjithshme nje histori dhe ndarja thelbesore me sunnit.
    Ka dhe interpretime te tjera ne varesi te sekteve te Shiave.
     
  13. Admir

    Admir Forumium maestatis

    Re: Mbi islamin!

    Pra, edhe nje here, pse e kane keq punen qenjte me myslimanet?
     
  14. ameba

    ameba Forumium maestatis

    Re: Mbi islamin!

    Duke rrezikuar te dal nga tema dhe duke ju kerkuar falje te gjitheve atyre qe frekuentojne kete forum, doja thjesht tju njoftoja per nje faqe qe hasa sot rastesisht dhe qe ka disa fakte te lezetecme mbi kuranin dhe te vertetat shkencore qe fshihen ne shkrimet e tij ...
    http://www.kuranca.com/
    P.S: Faqja eshte ne Turqisht...
     
  15. jimmy84

    jimmy84 Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    Kisha dy pyetje per Muhamedin (dmth ne lidhje me Muhamedin):
    1. Ka dokumente jo-fetare qe flasin per ekzistencen e Muhamedit?
    2.Muhamedi vdiq apo u ngjit ne qiell (une e di sikur vdiq) dhe a i dihet varri?
    Thjesht per informacion.
     
  16. The_Meditator

    The_Meditator Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    Kisha dy pyetje per Muhamedin (dmth ne lidhje me Muhamedin):
    1. Ka dokumente jo-fetare qe flasin per ekzistencen e Muhamedit?
    2.Muhamedi vdiq apo u ngjit ne qiell (une e di sikur vdiq) dhe a i dihet varri?
    Thjesht per informacion.

    [/ QUOTE ]

    jo-mysliman historian nuk ka. mysliman ka .esht ibn-is'hak,ibn hisham,wakidi,ibn sad e shume e tjere. me i aferti esht ibn is'hak afersisht 80 vjet mbas vdekjes se profetit a.s.

    muhamedi a.s vdiq dhe varrin e ka ne medine tek xhamia e profetit qysh quhet ndryshe.ngjitur varrit gjenden dhe varret e dy shokeve te tij te ngushte ebu bakr dhe omar ibn khatab.
     
  17. jimmy84

    jimmy84 Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    Tani meqe e fillova ta mbaroj une.
    Omar ibn Khatb ishte ai qe ishte shume i pasur por rronte shume thjesht? Ky mbante vetem nje dyshek kashte dhe vetem nje poce? Se s`me kujtohet mire ne ishte Omari apo Ebu Bekri.
     
  18. The_Meditator

    The_Meditator Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    asnjeri nga ata te dy sishin te pasur.te varfer po e di qe ishin.di edhe nje gje tjeter.kur ushtrise myslimane u duhej te iknin ekspedite ne siri profeti ju tha shokeve qe duhet me e ndihmuar ushtrine me para.omari dha gjysmen e pasurise ,kurse ebu bekri te teren.
     
  19. jimmy84

    jimmy84 Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    Ok, faleminderit per pergjigjet. Ishin interesante.
     
  20. ujku81

    ujku81 Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    Sesi tingellojne keto fjalet "ekspedita e ushtrise myslimane"!!
     

Shpërndajeni këtë faqe