Mbi islamin!

Diskutime tek 'Teologjia' filluar nga S6T6N6, 24 Sep 2005.

  1. Asklipio

    Asklipio Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    Ka plase arabishtja ketej /pf/images/graemlins/smirk.gif

    Po mire si behet qe 99.99 % e shqiptareve nuk dine arabisht si i behet duhet te harrojme shqipen e ti futemi me koke arabishtes /pf/images/graemlins/frown.gif mos e dhente zoti madh /pf/images/graemlins/wink.gif
     
  2. true confidental

    true confidental Forumium maestatis

    Re: Mbi islamin!

    Nje pyetje ....si esht ky zakoni qe kane ca myslimane qe sjapin doren...se sot u cudita me njonin.. ....ose isha une too dangerous for him or may be he was for me /pf/images/graemlins/smile.gif
     
  3. Kondrapedali

    Kondrapedali Kondrapedali

    Re: Mbi islamin!

    Ej, pse zihen myslymont me njoni-tjetrin (synitët me shiitët)? Nuk besojn ke i njëjti Allah këta apo ka disa mënyra me besu?

    Akoma ktu juve? Mir ju, po edhe un si budalla mas jush /pf/images/graemlins/laugh.gif.

    Pulso, ka pas fryk se mos i nodh gjo t'shkretit /pf/images/graemlins/rolleyes.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif. Mos gjuj /pf/images/graemlins/kiss.gif
     
  4. nejse

    nejse Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    Dora nuk jepet, sepse me ane te saj mund te japesh shume sinjale psh: (kur ta shtrengojne doren fort ,etc)do te thote qe kerkon dicka nga personi tjeter(nje reagim), si dhe gishti i unazes eshte i lidhur me zemren ,ata qe studiojne anatomine dhe biologjine e trupit te njeriut i dine me mire keto gjera.Per te shmangur keto tundime dhe per te mos ndodhur keto keqkuptime , si perkedhelja e dores etj, nuk pranohet qe te jepet dora.
    /pf/images/graemlins/grin.gif
     
  5. ujku81

    ujku81 Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    Atehere nuk duhet me i pa as me sy se mund te te shkelin syrin, duhet me i pas veshet e mbyllme se mund te te thote noj gjo, mundesisht dhe hundet e zena se mund te kete hedh noj parfum qe te ndezi deshiren. Mos dil nga shtepia fare me mire. /pf/images/graemlins/smirk.gif /pf/images/graemlins/tipsy.gif

    Nga i gjeni keto aman. /pf/images/graemlins/smirk.gif
     
  6. Kondrapedali

    Kondrapedali Kondrapedali

    Re: Mbi islamin!

    Sa mir me qen myslymon. I besohet besimtarit që të mos boj gjith kto gjona e nuk i besohet vullneti i tij për ti rezistu "tundimeve" të dikujt. E bojn robin si cop lecke që mjafto t'ja ket qefi tjetrit apo tjetrës ne përfundimi o n'krevat /pf/images/graemlins/smirk.gif.

    Me qen robi kaq pa vullnet n'radh t'par s'ka besim o dynjolliku /pf/images/graemlins/eek.gif
     
  7. policia

    policia Forumium maestatis

    Re: Mbi islamin!

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    Dora nuk jepet, sepse me ane te saj mund te japesh shume sinjale psh: (kur ta shtrengojne doren fort ,etc)do te thote qe kerkon dicka nga personi tjeter(nje reagim), si dhe gishti i unazes eshte i lidhur me zemren ,ata qe studiojne anatomine dhe biologjine e trupit te njeriut i dine me mire keto gjera.Per te shmangur keto tundime dhe per te mos ndodhur keto keqkuptime , si perkedhelja e dores etj, nuk pranohet qe te jepet dora.
    /pf/images/graemlins/grin.gif

    [/ QUOTE ]
    njerezit jetojne bashke dhe krijjojne marrdhenie me njeri tjetrin, shoqerore dashurore etj etj kjo eshte shoqeria njerezore...
    me mire te jetojne vec meqenese refuzojne te jetojne ne marrdhenie me njerezit ku jepet dora ne shenje pershendetje...
    nuk eshte ndonje frike e madhe te japesh doren ne shenje pershendetje, se dora as nuk te tretet as nuk te mbarohet nese merr vertet ndonje sinjal te tille mund ti pergjigjesh fare kollaj dhe pa u sforcuar aq shume...
    sepse qe ta dish mire ti nese ti nuk do askush nuk te ben gje me zor, as edhe burri ne krevat nese ti nuk do ai ka te drejte te te respektoje vendimin tend se perndryshe ti e akuzon per perdhunim dhe e denon fare kollaj. prandaj keto gjera jane te thjeshta... /pf/images/graemlins/smash.gif
     
  8. Gysi

    Gysi Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    Kush tha njehere se eshte e ndaluar dhenia e dores?
     
  9. ujku81

    ujku81 Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    Pikerisht se ka shume mundesi qe askush mos ta kete thene "zyrtarisht" dhe zbatohen praktika te tilla idiote, feja islame (dhe cdo lloj feje) behet automatikisht jo e pelqyeshme per njerez qe kane nje minimum respekti per lirine e tyre.
    Sepse nese ne xhami do te thuhej qe praktika te tilla nuk kane lidhje me fene, mbase njerezit do te afroheshin me shume.
     
  10. true confidental

    true confidental Forumium maestatis

    Re: Mbi islamin!

    Mua me ndodhi me njerin, gjate gjithe kohes qe po bisedonim,nuk me shifte ne sy , lol i was trying to get a good business from him , dhe ne fund tha qe sia lejonte besimi me me dhen doren ..still i got what I wanted , doren jo, po biznesin po /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  11. The_Meditator

    The_Meditator Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    Mua me ndodhi me njerin, gjate gjithe kohes qe po bisedonim,nuk me shifte ne sy , lol i was trying to get a good business from him , dhe ne fund tha qe sia lejonte besimi me me dhen doren ..still i got what I wanted , doren jo, po biznesin po /pf/images/graemlins/laugh.gif

    [/ QUOTE ]
    po dhe cfare pastaj qe ste dha doren?---kontakti mashkull-femer duhet te jete sa me i limituar dhe besoj se kjo gje nuk te fyen ty. dhenia e dores [midis mashkullit dhe femres] si zakon ska shume kohe qe esht fut ne shoqerine perendimore,kshtuqe kjo gje duhet te duket me e huaj sesa mosdhenia e dores.
    pastaj interesi jot ishte tek biznesi anyway /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  12. Gysi

    Gysi Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    Feja nuk eshte me te rastitsme tek njerez te ndryshem. Po te vish te flasesh me mua, te siguroj qe edhe doren e jam, dhe i shoh ne sy gjithmone njerezit, pa dallim.
    Pastaj, kushedi si e ka pas hallin edhe ai i shkreti. /pf/images/graemlins/laugh.gif

    Nejse, ekziston nje mendim i caktuar, i cili interpreton literalisht disa gjera te fese. Pikerisht nga kjo nisen edhe ata qe e ndalojne dhenien e dores. Po keshtu ky fenomen ka te beje edhe me shkaqe kulturore. Ne kulturat nga vjen sot nje pjese e mire e burimit te fese, pergjithesisht nuk eshte zakon t'u jepet dora grave. Burrat pershendeten pergjithesisht me perqafime, ndersa grate, me dore ne zemer.
    Tani, eshte e natyrshme qe shpesh feja te nderlidhet me kulturen dhe eshte veshtire te ndash njeren nga tjetra.
    Gjithsesi edhe juve nuk ka perse ti paragjykoni ata. Fundja cdo njeri ka pikepamjet e veta dhe ka menyren e vet individuale se si i shikon gjerat. Per sa kohe qe ai eshte brenda kufinjve te zgjedhjes se vet, nuk mund ta paragjykosh per zgjedhjen e tij.
     
  13. ujku81

    ujku81 Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    Ore nje pyetje, a mund te behen femrat hoxhe (hoxheshe dmth) dhe pse?
     
  14. Kondrapedali

    Kondrapedali Kondrapedali

    Re: Mbi islamin!

    Në Islam ka disa detyrime si puna e veshjes p.sh. të cilat kënë për qëllim të kufizojnë tundimet mes meshkujve e femrave.

    Mua më lind një pyetje. Nëse një besimtar beson aq shumë në Zot sa të durojë një veshje aspak të përshtatshme (mua kështu më duket të paktën, sidomos në verë) e të kryejë gjithë ato detyrime ndaj Zotit, nuk qenka aq i aftë sa t'i vendosi fre tundimeve e nevojave të tij/saj? Mua më duket se Islami (ashtu si edhe fetë e tjera në përgjithësi) e ul shumë njeriun dhe i heq në shumë raste meritat e mundësitë që ai mund të ketë (në disa fusha).
     
  15. Gysi

    Gysi Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    Pse e ul?
    Islami, ashtu si edhe cdo fe tjeter ka natyrisht nje etike te tijen ashtu si edhe nje moral te caktuar. Pikerisht veshja eshte pjese e kodit etik te muslimanit.
    Sigurisht ruajtja nga tundimi nuk fillon dhe mbaron tek veshja, ama nuk mund te thuash se veshja nuk ndikon ne tundimin e njeriut.
    Ne kete drejtim veshja me shami, (e cila, realisht nuk ka pike veshtiresie per tu mbajtur, ne vendet arabe ku ajo mbahet me se shumti eshte shume me teper vape se ketu ne shqiperi) eshte pjese e etikes se gruas muslimane e cila refuzon te shfaqe ne ambjente publike disa pjese te trupit te cilat ajo i konsideron terheqese fizikisht, duke refuzuar te behet ngacmuese per te pranishmit ne keto ambjente. Ketu, jo vetem qe nuk ka pike ulje per njeriun, por perkundrazi ka nje lartesim te tij duke bere qe marredheniet mes njerezve, konkretisht mes meshkujve dhe femrave, te mos orientohen, kushtezohen, ndikohen nga ngacmimet apo terheqjet seksuale, etj. Pra duke shmangur hapesirat e mundshme per prirje tunduese, ne nje raport mes nje mashkulli dhe nje femre, terheqja fizike eshte e perjashtuar, duke e lene kete raport veten ne korrnizat shoqerore mbi te cilat eshte vendosur dhe jo mbi te tjera ndikime. Dhe kjo eshte fisnikeri.
    Natyrisht qe me shamine nuk eshte se u zgjidh problemi. Sigurisht, ka edhe aspekte te tjera ne te cilat islami perpiqet te kultivoje moralin e larte dhe etiken shoqerore ne marredheniet mes nje mashkulli dhe nje femre. Sigurisht eshte individi vete i cili duhet te vendose fre ndaj tundimeve te veta, por nga ana tjeter, eshte me mire, kur objekti tundues i shmang mundesite qe tjetri te ndjehet i tunduar.
    Pastaj, mbi te gjitha, ashtu sic thote Profeti a.s. "Feja eshte keshille", dhe nje keshille nuk ka asgje ulese apo fyese, per faktin qe tenton ti orientoje njerezit drejt sjelljeve dhe marredhenieve me te permbajtura.

    Persa i perket asaj qe thote Ujku pike se pari duhet ditur qe Islami, ne thelb nuk ka kler te mirfillte. Hoxhallaret nuk jane klerike te mirefillte, pavaresisht se ata gezojne nje status disi me te respektuar ne nje shoqeri muslimane, pasi ata jane predikuesit te fjales se Zotit. Gjithsesi, fjalen hoxhe, ketu po e konvertoj me udheheqesin e ritualeve fetare. Natyrisht qe femra mund te drejtoje ritualet fetare ne nje bashkesi femrash, madje ne raste te vecanta edhe ne nje bashkesi burrash dhe grashe. Ndalesa ka te beje vetem per te drejtuar faljet publike ne xhami. Dhe kjo ka nje sere arsyesh, megjithese ka zera brenda teologeve muslimane se edhe ne keto raste femra mund te behet drejtuese e ritualeve fetare. Sidoqofte keta zera jane ne nje minorance te konsiderueshme. Por duhet thene se vete menyra e organizimit te faljeve ne xhami eshte e tille ku grate jane te ndara nga burrat. Pikerisht kjo gje, duke i shtuar edhe nje sere faktoresh si faktin qe grate nuk e kane obligim faljen ne bashkesi (ky eshte nje lehtesim per to), faktin qe ka disa momente ne te cilat grate nuk falen si periudha e menstruacioneve dhe lehonise, po keshut edhe faktin qe historikisht kete pune e kane bere burrat etj. ben qe grate te mos jene sot drejtuese ne xhami.
    Por, duhet thene gjithashtu se muslimanet jane me tolerantet ne lidhje me kete ceshtje. Te gjitha fete e tjera e jane shume me teper te rrepta ne kete drejtim.
     
  16. Kondrapedali

    Kondrapedali Kondrapedali

    Re: Mbi islamin!

    Për mu o Gys është ulje kur t'jetra meno se un s'e maj dot nën kontroll veglën time vetëm se shof flokët e asaj tetës.

    Megjithatë, edhe këtu si kudo tjetër, injoranca e mirëfilltë nuk arrin të kuptojë arsyet e vërteta të diçkaje. Mbajtja e shamisë nuk ka të bëjë me seksin por me higjenën. Në kohë të moçme nuk e rrunte njeri për moral fetar.

    Koha kur ka lindur islamizmi përkon me një periudhë krize mes "moralistëve" e "të lirëve" (në sjellje). Me kalimin e kohës "moralistët" fituan revansh dhe kudo ku mbretëronte kisha e xhamija kishte mohim lirie (dhe vazhdon të ketë).

    Megjithatë, kohët po ndryshojnë!
     
  17. ujku81

    ujku81 Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    Pse e ul?
    Por, duhet thene gjithashtu se muslimanet jane me tolerantet ne lidhje me kete ceshtje. Te gjitha fete e tjera e jane shume me teper te rrepta ne kete drejtim.

    [/ QUOTE ]

    Aman se me hiqni trurin kur beni krahasime te tilla, une po te pyes a lejohen grate dhe pse, ti me thua jemi me mire se fete e tjera. /pf/images/graemlins/winkwink.gif

    Pyetje tjeter: si vizitohen grate tek doktori kur jane te mbuluara?? Kam degjuar dhe pare gjera nga me te cmendurat, qe nga vizitat tek gjinekologu ku doktori nuk e shikon direkt ne organet gjenitale po ne pasqyre, e deri tek talebanet qe u vizitojshin grate pa e pa doktorin fare, po vetem me te thene. Si e kane parashiku librat e shenjte ket pike?
     
  18. alban bala

    alban bala Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    Pse e ul?
    Por, duhet thene gjithashtu se muslimanet jane me tolerantet ne lidhje me kete ceshtje. Te gjitha fete e tjera e jane shume me teper te rrepta ne kete drejtim.

    [/ QUOTE ]

    Aman se me hiqni trurin kur beni krahasime te tilla, une po te pyes a lejohen grate dhe pse, ti me thua jemi me mire se fete e tjera. /pf/images/graemlins/winkwink.gif

    Pyetje tjeter: si vizitohen grate tek doktori kur jane te mbuluara?? Kam degjuar dhe pare gjera nga me te cmendurat, qe nga vizitat tek gjinekologu ku doktori nuk e shikon direkt ne organet gjenitale po ne pasqyre, e deri tek talebanet qe u vizitojshin grate pa e pa doktorin fare, po vetem me te thene. Si e kane parashiku librat e shenjte ket pike?

    [/ QUOTE ]

    nuk me duket dhe nje teme aq e rendesishme sa te diskutohet. pershendetje
     
  19. Gysi

    Gysi Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    Qe s'eshte e rendesishme kjo eshte e dukshme, po cfare ti bejme, populli keshtu pyetjesh ka dhe na duhet t'u pergjigjemi.
    Se pari ujk, une nuk thashe qe ne kete drejtim feja islame eshte me e mira. Perkundrazi, thashe se eshte me liberale se te tjrat te cilat e kane kategorike ndalesen e pjesemarrjes se gruas ne drejtimin e ritualeve publike fetare.
    Te jesh me liberal nuk do te thote se je me i mire.
    Dhe kjo ishte vetem nje fjali nga pergjigjia ime, qe besoj ishte e qarte.

    Se dyti, (tani mund te pres edhe ndonje pyetje te tille si p.sh. "A fle gjume femra muslimane?), natyrisht mor vlla, vizitohet tek doktorri ashtu sic e kerkon doktorri qe te behet vizita. Shendeti, natyrisht, eshte me i rendesishem se zbulimi i pjeseve te trupit.
     
  20. Gysi

    Gysi Primus registratum

    Re: Mbi islamin!

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    Për mu o Gys është ulje kur t'jetra meno se un s'e maj dot nën kontroll veglën time vetëm se shof flokët e asaj tetës.

    Megjithatë, edhe këtu si kudo tjetër, injoranca e mirëfilltë nuk arrin të kuptojë arsyet e vërteta të diçkaje. Mbajtja e shamisë nuk ka të bëjë me seksin por me higjenën. Në kohë të moçme nuk e rrunte njeri për moral fetar.

    Koha kur ka lindur islamizmi përkon me një periudhë krize mes "moralistëve" e "të lirëve" (në sjellje). Me kalimin e kohës "moralistët" fituan revansh dhe kudo ku mbretëronte kisha e xhamija kishte mohim lirie (dhe vazhdon të ketë).

    Megjithatë, kohët po ndryshojnë!

    [/ QUOTE ]

    Jo Kontra tjetra nuk meno hic se ti nuk i kontrollo dot veglat. Tjetra mbulohet qe te mos te te vere ty ne pune te kontrollosh veglen.
    Pastaj, normale, ka edhe njerez ne kete bote qe e kane pak me te veshtire ta kontrollojne veglen e tyre. Perse ti fusesh ne siklet njerezit. Dhe per me teper, ka momente ku gjithkush ndjehet i tunduar, kjo varet nga shume elemente psiko-biologjike, si dhe nga rrethanat ne te cilat ndodhet nejriu. Ne momente te caktuara, kushdo mund te tregohet i dobet. Por edhe nese ti dhe shumica e popullsise nuk vuajne nga te tilla probleme, kjo nuk do te thote se nuk ka te tjere qe jane ne te tille nivel vetekontrolli. Pastaj ti mos ngaterro arsyet sociale te pergjithshme me marredhenien konkrete. Ne nje marredhenie me nje femer te mbuluar,personalisht une nuk ndjehem i fyer aspak. Sepse eshte e qarte qe ajo nuk eshte mbuluar sepse une nuk kontrolloj dot impulset e mija, por ajo mbulohet sepse kjo eshte etika qe ajo perfaqeson, dhe sic e thashe, sepse kerkon te me garantoje mua komoditetin e duhur per te mos patur nevojen e aktivizimit te mekanizmave te mija te vetekontrollit.
    Ka dhe arsye te tjera, nje pjese te te cilave i permenda me siper.
    Pra personalisht une nuk shoh asnje ulje ketu, per femren jo se jo, por po keshtu as per mua qe kam kontakt me te. Perkundrazi, ndejhem shume me i respektuar se ne rastin e kontakteve me nje femer tjeter e cila ekzpozon pjese provokuese te trupit.

    Ndersa arsyet qe ti permend me siper jane krejtesisht trillim i fantazise apo hamendesimeve te tua.
    Ne kohen kur ka lindur Islami nuk ka pasur aspak nje perplasje mes moralisteve dhe te lireve. Absolutisht. Ka pasur nje perplasje mes parise drejtuese te Mekes. dhe Muhamedit dhe pasuesve te tij, per ceshtjen e fese. Paria Mekase adhuronte idhujt dhe e konsideronte kete si fe e te pareve, ndersa Muhamedi dhe dishpujt e tij aduronte vetem Krijuesin, duke iu kundervene idhujtarise.
    Me tej, persa i perket problemeve te lirise ka nje ndaje tjeter. Vertete Muhamedi solli nje moral te ri, por ky nuk ishte aspak me shtrengues. Vertete solli disa norma shoqerore qe predikonin largimin prej lakuriqesise, por nga ana tjeter solli edhe nje c'lirim me te madh per gruan e cila me pare ishte krijese e paperfillshme ne shoqeri, (madje ajo edhe mund te shitej dhe te blihej), ashtu sic edhe ne rrafshin e seksualitetit solli nje clirim dhe thyerje tabushe, duke folur per te ne menyre krejt normal. Por Islami, ndryshe nga shume tendenca te sotme, solli thuerjen e tabuve, te shoqeruar me vlera etike dhe shoqerore, dhe nuk e la lirine te pafre.

    Kohet mund te ndryshojne vertete, ashtu sic i ndryshoi Islami, dhe ato natyrisht mund te rikthehen. /pf/images/graemlins/smile.gif
     

Shpërndajeni këtë faqe