Mbi krishterimin!

Diskutime tek 'Teologjia' filluar nga S6T6N6, 24 Sep 2005.

  1. S6T6N6

    S6T6N6 Forumium maestatis

    Mbi krishterimin!

    Krishterimi qe nga krijimi i tij, dhiata e re, mentaliteti qe perfaqesojne fete qe njohin krishtin si birin e Zotit, besimi dhe gjithcka lidhet me te ju ftoj ta diskutojme ne kete teme.

    Faleminderit!
     
  2. Guest

    Re: Mbi krishterimin!

    Rrofte Krishti Mbret!
     
  3. luftarakja

    luftarakja Primus registratum

    Re: Mbi krishterimin!

    Nga niku e shoh qe paske lexuar pak nga bibla ^_^ Cfare ke deshire te diskutosh ne lidhje me krishterimin?
     
  4. S6T6N6

    S6T6N6 Forumium maestatis

    Re: Mbi krishterimin!

    une mendoj ta fillojme diskutimin me vertetesine e ekzistences se Jezu krishtit si njeri e me pas te zbresim tek te tjerat /pf/images/graemlins/wink.gif
     
  5. Admir

    Admir Forumium maestatis

    Re: Mbi krishterimin!

    Konkretisht mik, cfare te ka mbetur peng ta dish? Cfare te shqeteson tek Jezus Krishti qe kerkon ta diskutosh?
     
  6. luftarakja

    luftarakja Primus registratum

    Re: Mbi krishterimin!

    o.k. me sa di une, historikisht eshte e vertetuar qe jezusi ka ekzistuar si njeri, nese keni degjuar per Flavius Josephus. Besoj se edhe kjo nuk eshte sh e veshtire te besohet. Por kur lexon Biblen dhe behet fjale per mrrekulli etj etj, aty behen njerezit shume mosbesues. Per sh arsye. Por fatkeqesisht ekzistenca e Zotit eshte veshtire te vertetohet ose te hidhet poshte. Edhe pse abuzohet sh ne emer te shkences ne kete fushe. Me vone do te mundohem te shkruaj dicka per josephus - se cfare thote. Jam kurioze te shoh sa do te shkruajne :)

    pershendetje, aenesis
     
  7. Futbollisti

    Futbollisti Forumium maestatis

    Re: Mbi krishterimin!

    Nuk besoj se ka dhe shume vlere Josefusi, te mohosh ekzistencen e Jezu Krishtit do te thote te mohosh historine e njerzimit, me fjale te tjera ekzistencen e njerzimit.
    Pastaj nqs do te flasesh per krishterim nuk fillon nga dhiata e re. Thjesht fjala Krisht pranon ekzistencen e tij qe nga fillimi, panvaresisht se si eshte shpalosur ne kohra te ndryshme.
    Une
     
  8. luftarakja

    luftarakja Primus registratum

    Re: Mbi krishterimin!

    Citim: "...Nuk besoj se ka dhe shume vlere Josefusi, te mohosh ekzistencen e Jezu Krishtit do te thote te mohosh historine e njerzimit...".

    Sh absolute kjo fjali. Njerezimi nuk fillon ne europen perendimore, ku krishterimi eshte sh i perhapur. Ashtu si ka patur breza para krishtit, ashtu ka dhe breza pas krishtit, qe nuk e njohin Krishtin. Sic jane sot nje pjese e madhe e botes - ku edhe andej ka njerez!! - qe nuk kane degjuar ndonjehere per krishterimin.

    Pastaj, konflikti qendron ne faktin qe, edhe pse historikisht mund te vertetosh ekzistencen e krishtit, kjo nuk e ben Krishtin automatikisht Zot. Ashtu si ai mbahet ne Bibel. Si lindi krishterimi? pse u perhap? si u perhap fundja? duke permendur ketu nje Konstantin ne shek e 3. ose te 4., i cili ka bere te njejten qe beri turku me shqiptarin ne vitet 500, dmth nje perhapje me dhune! Ceshtja eshte akoma me e komplikuar, nese sheh se ne bote ka dhe fe te tjera, te cilat jane po aq absolute ne pohimet e tyre si dhe vete krishterimi. nese per ty dhe per mua eshte Zot vetem jezus Krishti, per nje budist ose hinduist eshte Zoti dicka tjeter. Prandaj eshte e veshtire te mundohesh te vertetosh ekzistencen e Zotit, ne rastin tone ate te krishtit, sepse edhe nese ti jep deshmi qe ke "perjetuar" Zotin, ajo eshte dhe do te mbetet subjektive, dmth eksperienca jote dhe e imja nuk verteton asgje per ekzistencen e Zotit. per mua mund te jete nje fakt i mjaftueshem, por jo bindes per nje tjeter. Dhe ne kete pike duhet te kthehemi tek mrrekullite - ose tek fenomenet objektive te inicuara nga nje Fuqi me e larte - qe per ne do te ishte Zoti Jezus.
    Une vete besoj, edhe pasi kam lexuar sh per fete e tjera. Dhe kam vendosur per Krishterimin. Por besimi eshte me sh se sa nje dehsmi, se sa nje pohim, se sa nje eksperience e imja me te mbinatyrshmen. po e perseris: edhe ne fete e tjera, vete tek satanistet ka eksperienca me te mbinatyrshmen - nuk e di nese moderatori yne ka patur te tilla :).

    Por eshte sh interesante qe Krishterimi eshte perhapur dhe po perparon sh edhe ne azi, edhe ne afrike etj etj (kjo ne krahasim me fete e tjera). Dhe cfare e ben Krishterimin kaq interesant?

    ciao, aenesis
     
  9. atman

    atman Forumium maestatis

    Re: Mbi krishterimin!

    Per te kuptuar se cili ka qene Jezu Krishti nuk duhet lexuar asnje nga ungjillet zyrtare sepse jane te manipuluar, duhen lexuar ungjillet apokrife, sepse jane shkruajtur shume me heret se ata zyrtare.
    Vete fakti qe ata ungjille jane ndaluar, verteton indirekt se te dhenat e tyre jane NE MOS TE VERTETA, ME AFER SE VERTETES SIGURISHT. Kisha e krishtere, (si ajo katolike dhe ortodokse si dhe te gjitha besimet fetare, pa dallim) e shndruar ne institucion, nuk mund te pranoje kurrsesi te verteten. Kjo do t'i linte pa ngrene gjithe ate shtrese parazitesh qe jane si rrjete asbesti midis njeriut dhe zotit.
    Ungjillet zyrtare, realisht jane kater, bien ne kontradikta te hapura me njeri tjetrin.
    Nese marrim dy prej tyre ungjillin sipas Mateut dhe ate sipas Lukes, duke folur per lindjen dhe origjinen e krishtit jane ne kundershtim me njeri tjetrin. Sipas Mateos, krishti ishte me origjine aristokratike, dmth ishte mbret legjitim sepse rridhte nga Davidi dhe Solomoni, sipas Lukes, vinte nga fisi i Davidit, por nuk ishte familje e njohur ajo e Jezuit, ndersa sipas ungjillit te Markut, rridhte nga nje familje e varfer marangozesh.
    - Sipas Lukes, Jezui sapo lindi, u vizitua nga nje grup barinjsh, ndersa sipas Mateos, u nderua nga tre mbreter.
    - Sipas Lukes, familja e Jezuse jetonte ne Nazaret dhe me vone shkuan ne Betlemme ku edhe lindi femija ne nje plevice, ose stalle, ose ne nje Han, sipas Mateos, prindet e Jezuse ishin ne gjendje te mire, pasanike, banonin ne Betlemme dhe femija lindi ne nje shtepi. U vendosen ne Nazaret vetem pas rikthimit nga Egjipti ku u largua per shkak te urdherit qe kishte dhene Erodi(mbreti) qe te vriteshin te gjithe femijet e nje grupmoshe te caktuar.
    Sidoqofte, Jezui ka egzistuar.
    Krishti nuk eshte kryqezuar, ose me sakte kryqezimi i tij ishte simbolik. U martua me Maria Madalenen dhe shkuan ne France, ketu u perziene me nje komunitet ebrenjsh dhe me pas ne historine Franceze kemi dinastine e MEROVINGIA.
     
  10. saimir08

    saimir08 Primus registratum

    Re: Mbi krishterimin!

    Brown Dan, na ka bere lemsh, edhe ky mungonte, pse pak gjera te paqarta kishim ne.

    Kto diskutime nuk mbarojne asnjehere.

    Sipas menimit tim duke lexuar provat pro dhe kunder, Jezui ka qene njeri i thjeshte, ku rasti e beri te madh.
    Pastaj Nerone (se bashku me ebrenjet) nuk e kishte problem te kryqezonte, atehere kryqezimi ishte si paraburgimi sot, Jezui ishte nje eretik ne sensin e gjere te fjales.
    Dihet qe deri ne editin e Costantinos i cili stabilizoj persekutimet kunder te krishtereve, te gjithe ata qe perhapnin eresie kristiane kryqezoheshin.
     
  11. atman

    atman Forumium maestatis

    Re: Mbi krishterimin!

    E ke shume gabim. Une nuk e kam zakon te lexoj lemshet, e kam zakon te lexoj shtellungen dhe me pas ta thurrr fijen vete, te bej lemshin dhe nese duhet golfin.
    Librin qe permend, ose autorin, nuk marr mundimin ta lexoj sepse di nga i ka marre te dhenat, sikurse di qe tre autoret qe kane publikuar studimet e tyre mbi fakte reale, e kane hedhur ne gjyq Dan Brown per shfrytezim dokumentash pa leje.
    Tre autoret jane:
    Richard Leigh - shkrimtar, romancier, novelist, i specializuar ne literaturen krahasuese, njeh thellesisht historine, filozofine, psikologjine dhe ekzoterizmin. Per nje pjese te madhe te jetes, profesor ne universitetet e SHBA - KANADA - Britani e madhe.

    Michael Baigent - psikolog dhe gazetar.

    Henry Lincoln - nje nga gazetaret me te medhenj te historise se BBC
     
  12. saimir08

    saimir08 Primus registratum

    Re: Mbi krishterimin!

    Nuk permenda liber, por vetem autor, gjithsesi gjerat lexohen per kulture, dhe aq me shume kur je i njohur pak a shume me rrethanat dhe zanafillen e ngjarjes, te shtyn vete qe te informohesh akoma me shume, dhe ne fund te fundit pse; edhe nje konfront i mundshem ne analizen e mendimit tan.
     
  13. jimmy84

    jimmy84 Primus registratum

    Re: Mbi krishterimin!

    Aeneis. Kendveshtrim shume interesant ai i joti. Sidomos ne nje pike jam krejtesisht dekort me ty: Besimi nuk eshte thjesht nje pohim dhe eshte subjektiv.

    Per sa i perket Krishtit mendoj qe eshte nje nga misteret me te medhaja ne Histori. A u kryqezua? Apo eshte thjesht simbolizem? Atehere si vdiq realisht? Kurse persa i perket marteses jam shume skeptik qe te zbulohet sot pas dymije vjetesh dhe per me teper te na gjendet edhe pasardhesit. Megjithate jam shume kurioz te lexoja edhe keta studiuesit, se Danin e kam lexuar.
     
  14. Admir

    Admir Forumium maestatis

    Re: Mbi krishterimin!

    atman,

    Kodi i Da Vincit permban shume gafa teologjike, spekulutime te pabaza te nderthuara me fakte te pergjysmuara, tek-tuk krejtesisht te manipuluara qe i sherbejne ngjarjeve ne liben. Eshte pikerisht ne kete liber, ku mjeshteria e zhvillimit te ndodhive ne menyren me te shkelqyeshme, deformon cfare eshte teologjikisht dhe historikisht e sakte. Defryese, por jo e sakte, si cdo krijim tjeter letrar qe bazohet selektivisht ne faktet, si p.sh Drakula, apo Njeriu Elefant.
     
  15. atman

    atman Forumium maestatis

    Re: Mbi krishterimin!

    “Ngri një gur dhe do më gjesh, thyej një dru dhe jam aty”. (1)

    Sikur unë ta filloja me një pyetje: Cilat janë provat që sjell ti dhe që hedhin posht faktet mbi të cilat bazohet libri? Jam i bindur që nuk ke asnjë të tillë përveç dëshirës për të mos pranuar një shikim më real të rrjedhës së Kristianizmit në kohë. Dhe kuptohet që diçka e tillë, tashmë paraqitet si një pamundësi, theksoj vetëm paraqitet, sepse një revizionim është i domosdoshëm për hir të sëvërtetës. Vështirësia është e jashtëzakonëshme, sepse duhet të ndeshesh me kishën e cila tashmë themelet e saj i ka ngritur mbi atë që e ka paraqitur si zyrtare, jo mbi sa ka ndodhur realisht. Pranimi i të vërtetës, kërkon detyrimisht shembjen e një institucioni. Institucioni shfaqet si deformim i sëvërtetës A do të ndodhë? I drejtohemi Krishtit, veprimit të tij në tempullin e Jeruzalemit dhe fjalët me të cilat i shoqëroi: “Do të vijë koha kur gjithçka që shihni do të rrëzohet; s’do të mbetet as gur mbi gur!”
    * * *
    Studiues të ndryshëm, në kohë kanë ngritur një variant të përbashkët. Të qënët, ose egzistencën e një burimi të vetëm nga i cili janë ushqyer të gjithë, ose të katër ungjillët zyrtarë. Në këtë bashkësi mendimi i çuan kontradiktat që gjenden në të katër ungjillët në raport me njëri tjetrin, si dhe brenda tyre. Ashtu sikurse janë të shumta edhe mënyrat që shpjegojnë legjitimitetin e ungjillëve kanonikë (kanonik-normë). Të paktën janë tre variante të ndryshme nga njëri tjetri. Kanonizimi i ungjillëve filloi me Concilion (mbledhje e peshkopëve të kishës për të trajtuar probleme të rëndësishme) pra me Concilion e vitit 325 dhe u ratifikuan në vitin 363.
    Varianti i parë: - Peshkopët ishin lutur gjatë dhe katër ungjillët kanonikë shkuan fluturimthi tek altari.
    Varianti i dytë: - të gjithë ungjillët ishin lënë mbi një tavolinë. Ata që ishin fallco ranë posht dhe mbetën vetëm katër.
    Varianti i tretë: - Një pëllumbeshë (shpirti i shenjtë) ndaloi mbi supin e çdo peshkopi dhe u çuçuriti në vesh zgjedhjen e drejtë.
    Por unë do të shtoja se dyshimi lind vetiu duke shqyrtuar fjalën APOKRIF, ( do të thotë: jo origjinal, jo autentik) pra ekzistenca e një fjale të tillë provon indirekt ekzistencën e burimit, sepse logjikisht nuk është e nevojëshme të quhet diçka si jo e vërtetë, nëse nuk ekziston. Që këtu logjika të nxjerr vetiu në shteg, pra që ekzistojnë edhe shkrime të tjera të cilat lihen në errësirë. Zhdukja ose fshehja e burimit Q, (studiuesit përdorin fjalën gjermane Quelle) nga ana tjetër zbulon edhe frikë. Zakonisht frikën njeriu e provon përballë diçkaje që shfaqet si kërcënues për vetë atë. Në këto përmasa janë ungjillët e ndaluar. Ndoshta do të kishin mbetur në errësirë sikur rastësia të mos kishe bërë të vetën. Kam parasysh Nag Hammadi vendin ku u zbuluan kodet e shkruajtur në gjuhën aramaike, (në kapërxyellin e dimrit 1945-1946). Ndërmjet materialeve të shumta u gjend edhe një ungjill i shkruajtur nga Shën Thomai. Ky material datohet përafërsisht nga mezi i shekullit të parë, pra thuajse bashkohës me Krishtin, ose e shumta nga fundi i të njëjtit shekull, por, gjithmonë, të paktën 200 vjet para katër ungjillëve zyrtarë, sepse këta u shkruajtën nga dishepuj të apostujve, njerëz që nuk e kishin njohur Jezunë, kështuqë ky ungjill i pestë, renditet vetiu në kohë i pari. Ka shumë të ngjarë që të jetë i periudhës së parë që përfshin vitet 30-60 ej. Kur dominonte ende e treguara e gjesteve të Jezusë, por nuk mungonin edhe shkrimet dhe prova është ungjilli i Thomait i shkruajtur në gjuhën Kopta (gjuhë e egjiptianëve të vjetër kristianë e shkruajtur në alfabetin grek dhe e zhdukur rreth 1600 – ës). I shkruajtur në këtë gjuhë kemi edhe provën tjetër se biblioteka e Nag Hammadi ishte vetëm për një rreth të ngushtë njostikësh e jo për masën.
    Në këtë ungjill shikojmë çuditërisht një Krisht tjetër, shumë më njerëzor, më shumë i mençur se çudibërës, një Jezu revolucionar dhe që mbretërinë e zotit e futi brenda qënies njerëzore, sepse aty ishte drita e tij. Parajsën e zbriti në tokë dhe jo në qiell, duke e larguar kështu idenë e vdekjes dhe bërë më të ngrohtë dëshirën për të jetuar. Jezu thuajse filozof kur thotë: “...Mbretëria është brenda dhe jashtë jush. Kur të njihni vetveten, atëhere do të jini të ndërgjegjshëm dhe do të kuptoni se jini fëmijë të zotit. Nëse nuk e njihni vetveten, atëhere do të jetoni në varfëri e do të jini varfëria vetë”: Ungjilli sipas Thomait paragrafi 3. Kemi një përputhje të plotë me fjalët që filozofi Kilone (2) i Spartës shkruajti tek portiku i tempullit të Delfit, kushtuar Apollonit: “Njih vetveten”.
    “Këto janë fjalët sekrete që Jezu Jetëdhënësi i ka thënë dhe që Didimo Juda Thomai i ka shkruajtur” kështu fillon ungjilli. (Më parë se të analizojmë me pak fjalë, është e nevojëshme të sqarojmë emrin Didimo, në greqisht do të thotë binjak, ndërsa në aramaiko shkruhet TAUMA – THOMA e që do të thotë binjak.) Pas kësaj i rikthehemi frazës së parë, ku tërheq vëmendjen fjala SEKRET dhe natyrisht pyetjet vërshojnë mbytëse: - Përse duhet të jenë sekrete, çfarë ka për sekrete në jetën e Jezusit? çfarë duhet të dimë dhe çfarë jo, ne të tjerët? Cilët janë ata që duhet të jenë në dijeni të sekretit? Si është fshehur ky sekret? Etj etj...
    Gjeni një krahasim, - u tha Jezusi ndjekësve, - me kë ngjaj?
    - Me një ëngjëll të bardhë, - tha Simon Pietro.
    - Me një filozof të mençur, - tha Mateu.
    - Mësues, goja ime është e pazonja të thotë me kë ngjan, - tha Thomai.
    Jezusi tha:
    - Unuk jam mësuesi tënd, përderisa ke pirë dhe je dehur nga burimi gurgullues që e kam provuar dhe unë vetë, - pastaj e hoqi mënjanë Thomain dhe i tha tre fjalë. Thomai u kthye tek shokët, të cilët e pyetën:
    - Cfarë të tha Jezusi?
    Thomai u përgjigj:
    - Nëse do t’u them qoftë edhe një fjalë nga sa më tha, do rrëmbeni gurë e do më vrisni, por nga gurët do të dalë zjarr dhe ju do të përvëloheni.
    Në këto fjalë shpallet një sekret, por njëkohësisht edhe kyçet brenda misterit. Tashmë pyetja mendoj se është përfundimtare:
    - A nuk kemi të drejtë të kërkojmë për të zbuluar se cili është ky sekret?
    Jezusi tha: - Ai që kërkon nuk duhet të heqë dorë së kërkuari derisa të ketë gjetur atë që kërkon dhe kur ta gjejë do të preket(mallëngjehet, ndoshta shkon më shumë) dhe do të habitet dhe kështu i mallëngjyer do të soditë e mbretërojë mbi gjithçka”. Ungjilli apokrif sipas Thomait, paragrafi 2.

    * * *
    1- Nga ungjilli apokrif i shën Thomait.

    2-ka mendime se i përket një filozofi tjetër Taletit. Po në fakt në Delfi ai shkruajti tjetër gjë dhe dëshminë e tij e la në një nga muret e jashtëm të tempullit, në atë më të dukëshmin nga të gjithë shtegëtarët. Atij i përket mbishkrimi: “ Kujtohu për miqtë!”.
     
  16. atman

    atman Forumium maestatis

    Re: Mbi krishterimin!

    Ishte e domosdoshme nje veshtrim panoramik i tille para se te kalohet ne diskutimin e detajeve, ose te pakten e njerit prej tyre qe gjendet tek libri "Santo Graal" me tre autore te perbashket. Liber qe eshte botuar fillimisht ne vitin 1982 dhe qe perfshin nje periudhe mbi dhjetevjeçare studimi nga keta tre autore. Faktikisht nga viti 1969 deri ne emisionin e pare televiziv te quajtur "Thesari i humbur i Jeruzalemit" qe u dha per publikun ne shkurt 1972, emision qe zgjoi nje interes te madh, njekohesisht nxiti dhe autoret te thellohen ne punen e tyre studimore e shkencore.
    Siç thashe edhe ne nje shkrim te meparshem, keta autore e kane hedhur ne gjyq Dan Brown sepse ka marre te gjitha materialet dhe i ka hedhur ne librin e tij. Pikerisht kete jave ishte nje nga seancat e gjyqit, ne Londer. Autori i Kodit u mbrojt duke thene se materialet (libri i tre autoreve)ishin ne qarkullim te lire. Nuk e di sa do t'i kushtoje Dan Brown kjo vjedhje intelektuale, por di qe ai futi ne xhep 62 milion dollare nga shitja e Kodit da Viçi.
     
  17. Admir

    Admir Forumium maestatis

    Re: Mbi krishterimin!

    Brown mbron kaq fuqishem versionin e identitetit te Krishtit sipas "Priory of Sion", por asnjehere, dhe them asnjehere nuk arrin ta vertetoje, por e merr si fakt te kryer. Ne kete menyre, anashkalon dhe xhonglon me historite biblike sipas kokes te tij.

    Atman, nuk mund te kapem me cdo detaj te librit pasi nuk kritik letrar, as teolog, e as historian. Por, duke u bazuar ne nje disa libra shpjegues dhe vete intervistave te Dan Brown arrij te kuptoj se libri eshte thjesht nje krijimtari artistike dhe asnjehere nuk mund te shihet si teologjikisht e historikisht i sakte.
     
  18. atman

    atman Forumium maestatis

    Re: Mbi krishterimin!

    Une nuk kam thene asgje bazuar mbi faktet qe studiuesit (e permendur nga une ne shkrimin e pare), kane marre ne analize dhe rezultatet e tyre. Bera me siper nje panorame per te krijuar sfondin e pershtatshem qe lejon te kuptojme zhvillimin e disa gjerave, por mbi te gjitha per te argumentuar lindjen e dyshimeve dhe te pyetjeve te parashtruara, te cilat bazohen mbi thenien e Krishtit.
    Kam dhene disa njoftime mbi Drown dhe vetem kam thene ne cilen situate ndodhet aktualisht. Nuk me intereson te lexoj intervistat e tij, sepse nuk kam lexuar librin e tij. Kundervenia e kishes me te gjitha mjetet eshte e justifikuar, por jo e argumentuar. Nuk mund te mbylle kundershtite e ungjilleve, si brenda tyre dhe ndermjet tyre.
    Dikush mund te thote: - Po si eshte e mundur qe kisha u kundervu me kaq force tani, ndaj ketij autori dhe jo ndaj te pareve?
    Pergjigja eshte e thjeshte: Libri i pare eshte i karakterit shkencor, studim i fakteve dhe si i tille paraqit dy gjera nje ne favor te kishes dhe tjetrin kunder saj. E para, ne favor eshte fakti se si liber me karakter shkencor, rrethi i lexuesve eshte shume i ngushte dhe e dyta; fakteve eshte shume e veshtire t'u kundervihesh, t'i permbysesh, aq me shume kur rrezikon ta pesosh si puna e atij qe vajti te vinte vetulla, por nxorri edhe syte.
    Ndersa libri i Brown eshte i shkruajtur ne menyre artistike dhe ka nje rreth shume me te gjere te cilit i drejtohet.
    Nga libri "Il Santo Graal" ia vlen te merren ne shqyrtim te gjitha faktet, por ne veçanti(sepse eshte e pamundur- duhet kohe t'i kushtohesh çdo detaji), pra ne veçanti, detajit te piktures se Nicolas Poussin te titulluar Barinjte e Arkadise dhe mbishkrimit: "ET IN ARCADIA EGO"
     
  19. Admir

    Admir Forumium maestatis

    Re: Mbi krishterimin!

    Kodi i Da Vincit nuk eshte historikisht i sakte. Kur prezantuesi i Discovery Channel-it po e konfrontonte mbi disa gjera te paraqitur si fakte, sikur Michael Moore, Brown me ngut u pergjigj: "We are all entittled to a point of view". Kete desha te them edhe une. Shume prej gjerave te shkruajtura jane gjera te kene ndodhur, por eshte spekulluar me motivet, dhe shkaqet e atyre ngjarjeve. Autori mundohet ta mbroje me gjithe shpirt teorine e Marie Magdalenes lidhur me identitetin "e vertete" te Krishtit, asnjehere nuk jep prova historike bindese rreth kesaj, por valevitet ne spekullime ku fare lehte fiton te drejten te manipuloje me injorancen e lexuesit. Eshte liber argetues, trillues, "attention-grabbing", e cfare tjeter jo, por historikisht dhe teologjikisht eshte i pasakte.

    Ne lidhje me aktivitetin e Vatikanit ne shkaterrimin e provave nuk jepet asnje detaj. Nese ai e di me siguri kete, perse nuk jep data, histori, deshmi? Si dhe nese keto arkiva paskan fakte te pakundershtueshme, perse nuk na ndricojne duke i bere publikisht te njohura?

    Po qe se ke durim atman, mund ti hyme kapitull mbas kapitulli dhe ta analizojme, me aq sa kemi njohuri ne. Me ty do ja vlente.
     
  20. Admir

    Admir Forumium maestatis

Shpërndajeni këtë faqe