Mbi krishterimin!

Diskutime tek 'Teologjia' filluar nga S6T6N6, 24 Sep 2005.

  1. ujku81

    ujku81 Primus registratum

    Re: Mbi krishterimin!

    eeehhh hawk kam frike se nuk do t'ju shpetojne ndryshimeve "te modes". /pf/images/graemlins/laugh.gif

    Tung
     
  2. Admir

    Admir Forumium maestatis

    Re: Mbi krishterimin!

    Se po ta vertonit "te pandryshuar" Biblen ju do t'ju kthenit besimit ne Zot? Si skeptike qe jeni veshtire te besoni ndonje gje me siguri.
     
  3. hawk

    hawk Primus registratum

    Re: Mbi krishterimin!

    Rendesi ka drita e se vertetes qe duhet ti ndricoje rrugen atyre te cilet identifikohen tek ai liber...
     
  4. ujku81

    ujku81 Primus registratum

    Re: Mbi krishterimin!

    Besimi nuk bazohet mbi arsyen, ndryshe nuk do te kishte fe fare. Fe do te thote te besosh tek dicka pavaresisht "provave" pro & kunder saj.
     
  5. AlbanianShqiponje

    AlbanianShqiponje Forumium praecox

    Re: Mbi krishterimin!

    Ne fakt ka dy lloj besimesh:

    1.Nje besim i verbert, qe nuk bazohet ne arsye, dhe nuk varet nga prova pro a kunder.

    2.Nje besim me arsye, qe varet nga argumenta, provat per te.

    Ne Kur'an flitet per dy besimet, dhe denohet ashper besimi pa arsye, i verbert pavaresisht ca besimi eshte. Shembuj ka plot te lexosh Kur'anin. Po jap nja dy per ilustrim, idhujt pagan qe adhuronin fisi nga rrjedh Ibrahimi, dhe Ibrahim vete i thyen keto statuja, dhe kur e pyesin si u thyen, iu pergjigj se ai idhudhi,statuja me e madhi u be xheloz dhe i thye keto statujat e tjera. Dmth kjo tregon zgjuarsine dhe arsyen. Nqs ata besonin se zotat pagane ishin ne vertete zota pse mos te besonin qe ata mund te thyenin njeri-tjetrin, pra nje besim te verbert. Por ne te vertete, arsyeja e tyre nuk pranonte kete gje dhe donin te ndeshkonin Ibrahimin, por besimi i verbert pranonte qe keta zota kishin fuqi.. Pra denohet besimi i verbert pa arsye. Shembull tjeter eshte se Jezusi disa thone qe ka lindur pa baba prandaj Zoti eshte babai i tij, kurse ne Kur'an thirret nqs arsyetoni ne kete menyre, pse mos te pranosh se edhe Adami eshte bir i Zotit, hyjni, trini se edhe ai s'ka baba, madje s'ka as edhe nene. Pra kjo konsiston besim te verbert po u perdor ky far argumenti se s'ka baba dhe jo besim te arsyeshem.

    Shembuj ka plot, per argumenta te arsyes...gjithe Kur'ani eshte mbushur me te tilla ne fakt i ben njerezit qe te mendojne dhe te perdorin arsyen per te arritur ne konluzione dhe mos te ndjekin verbazi asnje po nuk paten argumente.

    Keshtu ndertohet gjithe feja Islame, me argumenta, dhe asnje person nuk vjen i thote tjterit beso se une them keshtu, por thote keshtu shkruhet ne Kur'an, keshtu eshte hadithi, keshtu ka thene dijetari, keshtu jane me referime, me arsyeje....se ndjekja e verbert ndalohet. Kritikohen ata njerez qe ndjeken prifterinjte verbazi dhe ndaluan ate qe Zoti e kishte lejuar dhe lejuan ate qe Zoti e kishte ndaluar pa Kurrfare argumenti prej Zotit.

    Ata i konsideruan “ahbarët” (priftër jehudi) të tyre, “ruhbanët” (murgjit e krishterë) të tyre dhe Mesihun (Isain) birin e Merjemes, për zota pos All-llahut, ndërsa ata nuk janë urdhëruar për tjetër (nga pejgamberët) pos për adhurimin ndaj All-llahut një, e që nuk ka të adhuruar tjetër pos tij. I lartë është Ai nga çka i shoqërojnë. (Kur'an, Surah El-Teube(9):31)

    Shembuj ka plot, ndesha vetem ta illustroja se ka dy besime, nje i verbert dhe nje me arsyeje.
     
  6. ujku81

    ujku81 Primus registratum

    Re: Mbi krishterimin!

    Po rasti kur per te njejten gje jepen argumenta te kundert?? Nje qe beson si puna jote do te kete me shume shans te besoje argumentin ne favor te fese. Nje qe nuk beson si puna ime do te tentoje te besoje te kunderten.
     
  7. AlbanianShqiponje

    AlbanianShqiponje Forumium praecox

    Re: Mbi krishterimin!

    Te paktem biem dakort qe nuk duhet te besojme verberisht.

    Nqs besojme verberisht nuk ka argument ne bote sado i forte te jete qe te ndryshoje mendjen se kur mbyll syte, nuk ia var asnje argumenti te asnjerit.

    Por natyrisht dhe besimet e verberta kane limiten e tyre. Dmth nqs nje beson se po ta cposh me gjilpere nuk i themb, edhe ti silli sa dokumentacione edhe prova te duash qe te dhemb...madje edhe sikur ta shikoje nje person tjeter qe cpohet dhe uleret nuk e beson. Pse? Sepse ka besimin e tij te verbert qe gjilpera atij nuk i ben gje, jo sepse e ka provuar ndonjehere por sepse besimi i verbert nuk lekundet nga themelet e verberizmit. Thene kjo, nqs njeri i vete edhe e cpon me gjilpere, dhembja do kete efektet e saj, pra besimi i verbert vetem sa te genjen e jo se eshte absolut ne kuptim qe nuk shkulet.

    Dmth, ne po flasim pa provuar akoma testin, proven perfundimtare....qe i shkul te gjitha besimet e verberta do tjetri apo nuk do tjetri. Kjo dihet shume mire eshte kur vdes njeriu...nuk besoj se ndonje qe nuk beson Zotin e ka provuar vdekjen edhe eshte duke folur me ne tani... Dmth per nje qe nuk beson ne Zotin prova perfundimtare eshte kur ai vdes ne rastin se ai eshte besimtar i verbert. Cfare do prove qe t'i japesh nuk do arrije ate nivel te fuqishem sa te shkaterroje besimin e verbert. Pra cdo gje ka limite, kurse ky perfundimtari eshte pa limit. Sa do me larte ta ngresh ky ia kalon te gjithave provave.

    Pra tani varet nga vete personi sa eshte limiti i tij qe pranon nje prove. E kam shpjeguar edhe njehere, nqs nje person nuk kontrollon besimin e tij, dmth nqs nuk i ve dicka qe mund te falsifikohet, ky besim eshte besim i verbert. Kjo gje vlen edhe per shkencen, cdo hipoteze kontrollohet nqs mund te falsifikohet apo jo. Nqs falsifikimi i kesaj hipoteze eshte i pamundshem sepse ashtu eshte krijuar, nuk merret parasysh nga asnje shkencetar.

    Po te jap nje shembull, psh vjen njeri edhe thote se hipoteza e tij qe drita deperton ne univers eshte per shkak te nje mediumi te quar "neta" dhe pastaj flet sesi ky lloj mediumi mbush gjithe universin dhe ben nje fjalim te madh sikur ta mbush mendjen...Po kur e pyet se a ka ndonje gje qe mund ta falsifikoje kete ide, besim, teori, hipoteze....Ai te thote "Jo, jo nuk ka..." Nqs thote kete, asnje shkencetar ne bote nuk e merr seriozisht...se ky eshte besim i verbert. Nqs fillon e arsyeton se ishte teoria e "etherit" dhe kjo eshte hedhur poshte sepse drita keshtu ecen njesoj sikur vjen andej edhe ketej....edhe fillon ta shpjegosh se nuk egziston...se te pakten ky etheri ksihte dicka te falsifikueshme.

    Ai qe beson me llogjike e pranon qe ca mendonte ai "neta" ishte dicka e kote. Kurse ai qe beson verberisht, thote, po po, por kur bere kete eksperiment, "neta" ndryshoi strukture edhe ti keshtu nuk arrite dot ta kape...Pra nuk ndonje argument qe ta sjellesh ti edhe ai mos ta ndryshoje per qefin edhe deshiren e tij derisa gjithe arguementet ne bote te jene mbaruar edhe ndrydhur ne nje teori shume te komplikuar...pertej te komplikuar....por me asnje gje qe mund te flasifikohej se vete ai qe beson kete eshte i verbert.

    Ne Islam, lexon Kur'anin ka shume gjera qe mund te falsifikohen, thote ik prodho nje liber te ngjashem nqs nuk beson ne kete liber si te zbritur nga Zoti. Thote kerko, gjermo edhe do shikosh si kane perfunduar kete njerez. Thote provoje edhe nje fjali gabim kete, nqs mendon se nuk eshte nga Zoti. Sa per fakte per universin, ka aq shume fakte, qe mund te falsifikoheshin, por ne te kundert jane provuar te sakta... Thote nuk beson ne diten e gjykimit, ktheje shpirtin kur eshte duke vdekur... Thote nuk shikon universi eshte krijuar ka fillese....pse nuk beson te Krijuesi...kerkoje, mesohe, pyet ata qe dine kete.... ca thote shkenca dhe shkencetaret... Pra ka shume argumenta...per nje qe ka syte e hapur eshte fjala , ka shume fakte qe mund te falsifikohen.... Nuk eshte besim i pafalsifikueshem. E kam permendur ne vend tjeter kete gje. Kurse besimet qe nuk paraqesin ndonje gje te pafalsifikueshme jane besime te verberta, dhe njerezit nuk kane konfidencen e duhur te thone beje kete dhe me provon gabim......

    Ketu e kam fjalen!
     
  8. Bajramselimi

    Bajramselimi Primus registratum

    Re: Mbi krishterimin!

    para pak ditesh kam shikuar nje disk DVD ku nje prift protestant pra nje pastor po tregonte historine e konvertimit te tije ne islam dhe bashke me te ne te njejten koh ne te njeten ngjarje konvertohet edhe nje prift katolik. NGJARJA E NDODHUR NE shba titullohet "Pse prifti dhe pastori pranuan Islamin.
    E gjitha kjo ndodhi kur pastori per qeshtje biznesi takohet me nje musliman nga exhipti dhe bashke me to ne shtepine e pastorit vjen edhe prifti. RRezultat i te gjitha debateve dhe ngjarjeve eshete kthime ne islam i gjithe familjes se pastorit dhe kthimi ne musliman i priftit. Kjo dvd eshte nje rrefim i njerit prej protagonisteve, pastorit. Nese deshironi ta shihni kte rrefim jam i gatshem tju dhuroj nje kopje te dvdise.
     
  9. MANTIO

    MANTIO Primus registratum

    Re: Mbi krishterimin!

    O "Albanski" cfare do qe te them (e perseris prape) se them per te mbushur mendjen kujt. Secili ka besimin e tij, beson diku ose fare dhe mbron ate qe beson. Pak a shume po te lexosh citimet ne tema te ndryshme kuptohet secili cfare mbron dhe se c'ide ka. Apo e kam gabim?! Dhe nuk mund te shpjegohet as Bibla dhe as Kurani ne vargjet tona. Jane te tjere ata qe jane marre me ate pune dhe ane shkruar librat dhe komentet. Po te kapesh nje fjali ketu dhe nje fjali ne faqen tjeter s'ke per te kuptuar asgje nga Bibla. Po ta lexosh nga fillimi deri ne fund dhe te pakten 2-3 here atehere do kuptosh dicka. Persa i perket pyetjeve te tua Jezu Krishti lindi nga njeri, nga grua e vertete, ndaj dhe eshte njeri, u rrit, u ushqye, punoi etj, etj, dhe nuk zbriti nga qielli sic ishte 30 vjec. Por lindi nga Perendia dhe u dergua per njerezit dhe shpetimin e tyre nga mekatet. Dhe kete shpetim mund ta bente vetem Jezusi, i cili ishte zot (nuk u krijua ne ate moment) do lindte si njeri, do jetonte si njeri dhe do vdiste si njeri se vetem keshtu do cliroeshin dhe do kuptonin njerezit. Tani derisa s'kane arritur te mbushin mendjen asnje deri tani...c'te them une i shkreti....te ta mbush une? E,jo s'kam shpresa. /pf/images/graemlins/smile.gif
     
  10. AlbanianShqiponje

    AlbanianShqiponje Forumium praecox

    Re: Mbi krishterimin!

    Faleminderit,

    Jo jo, as une s'kam ca te mbush ty, as ti mua. Me duket se vetem Ai qe mund te ma mbushi mendjen eshte Zoti. Nqs ti ndjen qe te eshte mbushur mendja se Jezusi eshte Zot, Zoti te ndihmofte ne te mira... kjo eshte dicka midis teje dhe Zotit, jo dicka qe mund te ma japesh ti mua. Zoti jep vetem udhezim....

    Ne ketu vetem shprehim pikepamjet tona. Ata qe duan te mesojne, i lexojne dy pikepamjet dhe se si i mbushet mendja eshte ne dore te Zotit. Jemi dakort deri ne kete pike?

    Jane te paket ata qe duan te shtyjne ne gurmaz idete e tyre. Besoj mos te jemi prej tyre.
     
  11. redeemed

    redeemed Primus registratum

    Re: Mbi krishterimin!

    "Dhe besimi është siguria e gjërave që shpresohen, tregim i gjërave që nuk shihen;

    2 sepse me anë të saj të moçmit morën dëshmimin.

    3 Me anë të besimit ne kuptojmë se bota është ndërtuar me fjalën e Perëndisë, sa që ato që shihen nuk u bënë prej gjërave që shihen

    ...
    Edhe pa besim është e pamundur t`i pëlqesh Atij, sepse ai që i afrohet Perëndisë duhet të besojë se Perëndia është, dhe se është shpërblenjësi i atyre që e kërkojnë atë.

    7 Me anë të besimit Noeu, i lajmëruar hyjnisht për ato që ende nuk shiheshin, u frikësua dhe ndërtoi një arkë për shpëtimin e shtëpisë së tij, me anë të së cilës e dënoi botën dhe u bë trashëgimtar i drejtësisë që është me anë të besimit.

    8 Me anë të besimit Abrahami, kur u thirr, u bind të shkojë në atë vend që do të merrte për trashëgim; dhe u nis pa ditur se ku po shkonte.

    9 Me anë të besimit Abrahami banoi në tokën e premtuar, si në një dhe të huaj, dhe ndenji në çadra bashkë me Isakun dhe Jakobin, bashkëtrashëgimtarë të të nëjtit premtim,

    10 sepse priste qytetin që ka themelet, mjeshtër dhe ndërtues i të cilit është Perëndia.

    11 Me anë të besimit edhe vetë Sara, ndonëse e kishte kaluar moshën, mori fuqi të bëhet me barrë dhe të lindë, sepse e konsideroi besnik atë që i kishte bërë premtimin.

    12 Prandaj edhe prej një të vetmi, edhe ky gati për të vdekur, lindën pasardhës të shumtë sa yjet e qiellit dhe si rëra që është në breg të detit dhe që nuk numërohet dot"

    Kapitulli 3 i letres se Hebrenjeve, ne Dhiaten e Re, qe flet per besimin dhe njerezit qe besuan. Cfare do me thene te besosh.

    Dhe nuk ka besim te verber me prova e pa prova sic thote Albanski, sepse Albanski ne nje bote materialiste e evolucioniste si kjo e sotmja, do t'u duhet ta prekin Zotin qe ta besojne, por edhe atehere nuk kane per ta besuar, ashtu sic beni ju me Jezusin sot. Sepse per mendjen tone Zoti duhet te jete brenda kornizes sone, e jo ndryshe.
     
  12. redeemed

    redeemed Primus registratum

    Re: Mbi krishterimin!

    Në fakt cilësitë e tij të padukshme, fuqia e tij e përjetshme dhe hyjnia e tij, duke qenë të dukshme nëpërmjet veprave të tij që nga krijimi i botës, shihen qartë, me qëllim që ata të jenë të pafalshëm.


    21 Sepse, megjithëse e njohën Perëndinë, nuk e përlëvduan as e falënderuan si Perëndi, përkundrazi u bënë të pamend në arsyetimet e tyre dhe zemra e tyre pa gjykim u errësua.

    Letra e Romakeve, kapitulli i pare, Dhiata e Re, Bibla
     
  13. AlbanianShqiponje

    AlbanianShqiponje Forumium praecox

    Re: Mbi krishterimin!

    Une besoj ne Jezusin, kush tha qe nuk besoj? Une nuk besoj se Jezusi eshte Zoti i meshiruar, dhe Zoti lind femije, por kjo nuk do thote se nuk besoj ne Jezusin qe eshte i derguar i Zotit, lindi nga virgjeresha dhe beri mrekullira nga fuqia e Zotit.

    Nuk kam thene ndonjehere qe duhet te prekesh Zotin, kjo nuk eshte sipas Islamit. Une vetem dua prova ku paska thene Jezusi qe eshte Zot o qe duhet adhuruar. Kaq... se lexoj biblen del qe Jezusi nuk ka thene gje te tille. Lexoj Kur'anin e njejta gje. Pyet krishteret, thone qe ka thene. Une kam vetem nje pyetje naturale qe lind qe ku e paska thene qe ta lexoj? Si guxon te thuash e paska thene kete dhe ate, dhe nuk me tregon ku e paska thene?
     
  14. deshmi

    deshmi Primus registratum

    Re: Mbi krishterimin!

    Gjoni 9:30 Une dhe Ati jemi nje.

    Prandaj Jezusi si askush tjeter ishte i afte te falte njerezit nga mekatet, dhe te sheronte te verbrit dhe te ngrinte te vdekurit. Ai ishte pa mekat, dhe ne cdo gje Ati i kishte dhene fuqi, sepse Jezusi do te ofrohej si nje flijim per te shpetuar mekataret. Vetem Ai mund ta bente kete, askush tjeter nuk mund ta bente nje gje te tille, vetem nje pa mekate, dhe vetem Zoti mund te jete pa mekat.

    Jezusi dhe Zoti jane nje si psh dielli ka driten po ka edhe nxehtesine, ne te njejten menyre Zoti eshte nje ne Atin, Jezusin dhe Shpirtin i Shenjte.
     
  15. AlbanianShqiponje

    AlbanianShqiponje Forumium praecox

    Re: Mbi krishterimin!

    E kam sqaruar shume gjate kete varg, lexo temen E tregon Bibla Jezusin si Zot, ata jane nji ashtu sic jane te gjithe nji edhe ti je nji me Zotin sipas Bibles. Konteksti tregon se nuk eshte nje me esence por nje ne pikepamje.

    Keto mrekullite jane nepermjet Atit, dhe Jezusi thote se nuk ben asgje me fuqine e vete sipas Bibles. E ke lexuar Biblen apo flet ca ke degjuar nga predikuesit? Nqs fuqia eshte e dhene, atehere nuk eshte e tija. Ashtu sic i eshte dhene Musait fuqia te ndante detin, tregon kjo gje se Musai eshte Zot? Sipas mesimeve te Jezusit, mekatari i penduar eshte i njejte me jo-mekatarin...pa-mekate nuk te ngre njeri ne statusin e Hyjnise. Jezusi permend pa-mekateret qe nuk nevojitet pendim prej tyre.

    Engjejt jane pa Mekate...jane edhe keta Zot?
     
  16. deshmi

    deshmi Primus registratum

    Re: Mbi krishterimin!

    John 1 Jezusi eshte Fjala me te cilen Zoti krijoi ne Gjenezen dhe pa te asgje nuk u krijua. Jezusi ishte qe ne fillim, dhe nuk erdhi per here te pare ne bote kur u lind si njeri.
     
  17. deshmi

    deshmi Primus registratum

    Re: Mbi krishterimin!

    Jezusi erdhi si qengji per tu flijuar, lexo Isaiah 53:7 si edhe Mateu 11:29. Mateu 11:27 thote se askush nuk e ka njohur Atin pervec Birit, dhe askush Birin pervec Atit. Ata jane nje dhe nepermjet Jezusit tashme edhe ne mund ta therasim Zotin Atin tone.
     
  18. AlbanianShqiponje

    AlbanianShqiponje Forumium praecox

    Re: Mbi krishterimin!

    John 1:1 nuk jane fjalet e Jezusit. Fjala eshte agjent midis Zotit dhe agjent Krijues, keto jane filozofi te Filos se Aleksandrise i cili thoshte Fjala - Logos nga grqishtja eshte agjenti midis te cilit Zoti krijon gjithcka dhe nuk eshte as i pakrijuar si Zoti dhe as i krijuar si njeriu dhe e quante Logos - Birin e Pare te Lindur Zotit. Jezusi nuk flet per keto filozofi te papara ne asnje vend ne Bibel.

    Nqs ti beson se ka thene nje autor ne John 1, eshte mire me mua, por mos me thuaj keto gjera i ka thene Jezusi dhe i ka mesuar Jezusi se ne asnje vend Jezusi nuk flet per keto idera ne Bibel. ne fakt thote qe Jezusi nuk mund te beje ASGJE pa Atin (Zotin): as mrekullira, asnje fare gjeje edhe te haje e te pije vete nuk i ben keto pa Atin - Zotin.

    Interesant eshte se nuk shpjegoni rastin e atij prifti Pa Fillim dhe Pa Mbarim, Pa Nene, Pa Baba te Letrat derguar Hebrenjve. Besoni se ky eshte Zoti i meshiruar se ky ja kalonka edhe Jezusit ne disa tipare, apo jane shprehje biblike qe nuk tregojne hyjnesi. Ne rastin e dyte pse duhet te devijojme nga shprehjet dhe kuptimet e tyre metaforike ne rastin e Jezusit?

    Qengj eshte shprehje metaforike per njeriun e mire si ujku eshte shprehje per Shejtanin. Jezusi i thote dishepujve "Kujdes delet" ca do thote kjo se do behen kurban njerezit apo kujdes njerezit qe ndjekin Zotin dhe mos te devijojne?

    E perserita ne nje postim "Mbi Islamin" se Zoti sanksionon kurbanin e kafsheve dhe URREN flijimin e njerezve dhe thote qe mos ndiqni dhe kini kujdes mos bini pre e praktikave paganeve. Atehere si mund te sanksionoi Zoti flijimin e Jezusin?

    Edhe sikur Jezusi te ishte vrare, ka pasur shume te derguar qe jane vrare nga mosbesimtaret si psh Gjon Baptisti, ne Kur'an eshte emri Jahja, Zekeria babai i Gjonit qe permendet edhe ne Kur'an. Te dy baba e bir jane vrare nga mosbesimtaret. Jane keta kurbane per mekate?

    Ja ca thote Bibla per Jahjan:

    Mateu 14

    3 Herodi, në fakt, e kishte arrestuar Gjonin, i kishte hedhur prangat dhe e kishte futur në burg, për shkak të Herodiadës, gruas së Filipit, vëllait të vet.

    4 Sepse Gjoni i thoshte: "Nuk është e lejueshme të bashkëjetosh me të!".

    5 Dhe, ndonëse donte ta vriste, Herodi kishte frikë nga populli që e konsideronte Gjonin profet.

    6 Kur po festohej ditëlindja e Herodit, e bija e Herodiadës vallëzoi përpara tij dhe i pëlqeu Herodit

    7 aq shumë, sa ai i premtoi asaj me betim se do t'i jepte çfarëdo që t'i kërkonte.

    8 Dhe ajo, e shtyrë nga e ëma, tha: "Ma jep këtu, mbi një pjatë, kokën e Gjon Pagëzorit".

    9 Mbretit i erdhi keq, po për shkak të betimit dhe të ftuarve që ishin me të në tryezë, urdhëroi që t'ia japin.

    10 Kështu dërgoi dikë për t'i prerë kokën Gjon Pagëzorit në burg;

    11 dhe kokën e tij e prunë mbi një pjatë dhe ia dhanë vajzës; ajo ia çoi s'ëmës.


    Dhe Zekeria:

    Luka 11:51
    nga gjaku i Abelit deri te gjaku i Zakarias, që u vra ndërmjet altarit dhe tempullit; po, unë po ju them, se këtij brezi do t'i kërkohet llogari.

    Jezusi thote vete ne vargjet qe flet per vrasjen e Zekerias:

    Luka 11

    47 Mjerë ju! Sepse ju ndërtuat varret e profetëve dhe etërit tuaj i patën vrarë ata.

    48 Duke vepruar në këtë mënyrë, ju dëshmoni se i miratoni veprat e etërve tuaj; në fakt ata vranë profetët dhe ju ndërtoni varret e tyre.

    49 Për këtë arsye edhe urtësia e Perëndisë tha: "Unë do t'u dërgoj profetë dhe apostuj, dhe ata do të vrasin disa prej tyre kurse të tjerët do t'i përndjekin",

    50 me qëllim që këtij brezi t'i kërkohet llogari për gjakun e të gjithë profetëve, i cili u derdh që nga krijimi i botës:

    51 nga gjaku i Abelit deri te gjaku i Zakarias, që u vra ndërmjet altarit dhe tempullit; po, unë po ju them, se këtij brezi do t'i kërkohet llogari.


    Pra gjaku i vrare i njerzve eshte i urryer nga Zoti dhe nuk eshte kurban per flijimin e mekateve te mekatarve. Pra vrasja e te pafajshmi sic jane profetet e Zotit eshte krim dhe jo kurban. Kete thote dhe Jezusi. Ezekiel 18 thote qe Zoti nuk denon te binudrit njerezit qe s'kane kryer mekat per mekataret dhe nuk ndeshkon te miret per te keqinjte. Zoti urren flijimin e njerzve dhe berja e ketij verpimi per Zotin nga ata qe thojne se ndjikin Nje Zot dhe paraljameron per mos te rrene ne gjurmet e paganeve. Pra duke marre ne konsiderate nuk ka si Jezusi te pagoje per mekatet e tua. Por ti duhet te pagosh ose te kerkosh falje nga Zoti qe t'i fali.

    Jezusi flet per te mbajtur Kryqin tend mbi shpine dhe jo te tijin:

    Marku 8:34
    Pastaj e thirri pranë vetes turmën me dishepujt e vet dhe iu tha: "Kushdo që don të vijë pas meje, të mohojë vetveten, të marrë kryqin e vet dhe të më ndjekë

    Gjithe te mirat.
     
  19. deshmi

    deshmi Primus registratum

    Re: Mbi krishterimin!

    Une mund ti pergjigjem pyetjeve qe ti ke bere me lart ne baze te Bibles. Ti e lexon Biblen, por nqs dhe e beson ate si Fjala e Perndise athere nuk do i thoje ato qe ke thene, se pergjigjet e pyetje qe ke shtruar ndodhen ne Bibel.
    Ti beson ne Moisiun, beson qe Zoti eshte i drejte dhe se vetem prej drejtesise se Tij nuk e duron dot mekatin. Nuk ka asnjeri pa mekat, te gjithe i kane thyer 10 urderimet e Zotit. Paga e mekatit eshte vdekja. A nuk thote Zoti keshtu? Kur te vije gjykimi, Zoti do te na denoje sipas 10 urdherimeve qe jane cfare eshte e drejte ne syte e Tij. Mendon valle, se Zoti do thote nuk ka problem se ke thyer urdherimet Une te pelqej. Jo, nqs Ai do e bente kete athere Ai nuk do te ishte me nje gjykates i drejte. A do ti fali Zoti vrasesit, genjeshtaret, ziliqaret sepse eshte nje Zot i mire? Vetem sepse Ai eshte i mire dhe i drejte nuk mund te shkoje kunder karakterit te Tij dhe te fali mekataret, qofte dhe sikur te kene thyer nje ligj te vetem nje here ne jeten e tyre.
    Por per ata qe besojne ne Jezusin si mbarrtesi i mekateve te tyre, Zoti ja u harron mekatet dhe nuk paraqiten ne gjyq sepse evidenca e mekateve te tyre eshte fshire nga mendja e Tij dhe emrat e tyre jane ne librin e jetes. Dikush Tjeter ka ardhur dhe ka thene, urdhero do e paguaj Une denimin per keta.
    Zoti e nisi Jezusin per te vdekur ne kryq, por jo vetem per te vdekur, por edhe per tu ringjallur. Ai kur vdiq, vdiq per ne dhe bashke me vdekjen e Tij u denua per ne. Kur u ringjall e mundi vdekjen, qe ishte denimi per mekatin, dhe me ane te Tij na dha edhe ne jete te perjetshme. Jeta e perjetshme do te thote qe nuk do te vdesim here e dyte pas gjykimit.

    1 Pjetri 2:24,25 Ai vet i barti mekatet tona ne trupin e tij mbi drurin e kryqit qe ne, te vdekur per mekate, te rrojme per drejtesi; dhe me vurratat e tij ju u sheruat
    Sepse ju ishit si dele endacake por tani ju u kthyet te bariu dhe ruajtesi i shpirtrave tuaj.
    Zbulesa 1:17,18 Dhe kur e pashe, rashe para kembeve te tij si i vdekur. Dhe ai vuri doren e tij te djathte mbi mua, duke me thene: "Mos u tremb! Une jam i pari dhe i fundit, dhe i gjalli; isha i vdekur, por ja, jam i gjalle ne shekuj te shekujve, amen; dhe une i kam celesat e vdekjes e te Hadesit.
     
  20. AlbanianShqiponje

    AlbanianShqiponje Forumium praecox

    Re: Mbi krishterimin!

    Kjo paga e mekatit eshte vdekja e ka pergjigjen te Ezekiel 18. Ne kete kapitull Zoti e pohon se cdo njeri do paguaje per maketatet e tij. I drejti si Jezusi nuk do marri mekatet e krimineleve dhe mekatareve. Lexo:

    Ezekiel 18:
    20 Shpirti që mëkaton do të vdesë, i biri nuk do të mbartë paudhësinë e atit dhe ati nuk do të mbartë paudhësinë e birit; drejtësia e të drejtit do të jetë mbi të, pabesia e të pabesit do të bien mbi të.

    Tani me shpjego ti mua se nqs drejtesia e te drejtit eshte mbi te drejtin? Si na dilka mekatet e tere njerezimit jane mbi Jezusin....dhe miresia e Jezusit jane mbi te pabesat. Kjo kundershton fjalen e Zotit. Zoti thote biri nuk do të mbartë paudhësinë e atit dhe ati nuk do të mbartë paudhësinë e birit. Si pra kundershton hapuzari kete varg?

    Flitet gje per kurbane njerezore si page? Lexo ca rreshta me poshte dhe do kuptosh si mund te Jetosh dhe jo te Vdesesht SHPIRTERISHT:

    21 Në rast se i pabesi largohet nga të gjitha mëkatet që kryente, në rast se respekton të gjitha statutet e mija dhe zbaton barazinë dhe drejtësinë, ai me siguri ka për të jetuar; nuk ka për të vdekur.

    22 Asnjë nga shkelje që ka kryer nuk do t'i kujtohet atij; ai do të jetojë për shkak të drejtësisë që zbaton.


    Pra ketu thuhet se nqs mban 10 komandat pasi i ke shkelur, gjithcka do te falet, nuk do kujtohet. Mos do thuash se pasi pranon Jezusin, mund te shkelesh sa te duash komandat??? Pra mund te adhurosh idhuj, besh seks jashte martese, vrasesh njerez, vjedhje...etj...?

    Dhe prape perseritet mbajta e 10 urdheresave dhe se ky eshte shpetimi:

    27 Përkundrazi, në se i pabesi largohet nga pabesia që ndiqte dhe zbaton barazinë dhe drejtësinë, ai do ta shpëtojë shpirtin e tij.

    28 Duke qenë se ka marrë parasysh të largohet nga të gjitha shkeljet që kryente, ai ka për të jetuar me siguri; nuk ka për të vdekur.


    Ti thua nuk do i fali se duhet ndeshkuar DIKUSH, keto vargje ku thuhet se felt Zoti thuhet qe do i fali edhe do i harroje dhe se ZOTI NUK NDESHKON TE MIRIN PER TE KEQIN. Thuhet haptazi fare...Po kundershton Biblen tende me ato qe thua.

    Si mund te ndeshkoje Zoti nje te pafajshem per mekataret qe t'i fali kur thuhet:

    1. Zoti nuk ndeshkon te drejtin per paudhesite e pabesit, mekatrit.

    2. Zoti i fal gjithe mekatet nqs pendohesh edhe iu mbahesh 10 urdheresave.

    Pra keto jane ne Bibel.

    Tjeter gje se Zoti urren flijimin e njerezve. Lexo Ligji i Perterire 12:

    30 ruhu të mos biesh në kurthin e ngritur, duke ndjekur shembullin e tyre, pasi ata janë shkatërruar para teje, dhe të informohesh mbi perënditë e tyre, duke thënë: "Si u shërbenin këto kombe perëndive të tyre? Edhe unë do të veproj kështu".

    31 Ti nuk do të veprosh kështu me Zotin, me Perëndinë tënd, sepse ata me perënditë e tyre kanë bërë tërë ato gjëra të neveritshme për Zotin dhe që ai i urren; kanë djegur madje në zjarr bijtë dhe bijat e tyre për nder të perëndive të tyre.

    32 Do të kujdeseni të zbatoni në praktikë tërë gjërat që ju urdhëroj; nuk do t'u shtoni as do t'u hiqni asgjë".


    Ketu Zoti ndalon flijimin e njerzve sepse eshte dicka qe e urren, pagane.

    Keto praktika pagane permenden ne bibel:

    Pslamet 106

    36 u shërbyen idhujve të tyre, dhe këta u bënë një lak për ta;

    37 ua flijuan demonëve bijtë dhe bijat e tyre,

    38 dhe derdhën gjak të pafajshëm, gjakun e bijve të tyre dhe të bijave të tyre, që u flijuan për idhujtë e Kanaanit; dhe vendi u ndot nga gjaku i derdhur.

    39 Kështu ata u ndotën me veprat e tyre dhe u kurvëruan me aktet e tyre.


    dhe Zoti thote:

    Ti nuk do të veprosh kështu me Zotin, me Perëndinë tënd, sepse ata me perënditë e tyre kanë bërë tërë ato gjëra të neveritshme për Zotin dhe që ai i urren

    Si atehere Zoti benka te njejten gje me Jezusin, kjo nuk ka kuptim. Nuk ka kuptim se Zoti urren flijimin e njerezve dhe te pafajshme.

    Pra nqs:

    1.Zoti nuk ndeshkon te pafajshmit per mekataret.

    2.Zoti nuk kerkon flijime por vetem ndjekjen e 10 ursheresave dhe te fal gjithe gjerat.

    3.Zoti urren flijimin e njerezve dhe te pafajshme.

    Si mund te me thuash ti Jezu krishti u denua per maktet e mia, dhe Zoti kerkonte kete se nuk i falte dot pa ndeshkuar te pafajshmin per kriminelet dhe une jam i lire te shkel 10 urdheresat q=se Jezusi ka paguar.

    Kjo pike me pike, presje me presje eshte ne kundershtim me ca thuhet ne Bibel se ka thene Zoti. Ti duhet tani te shpjegosh keto gjera ne Bibel. Ose ndoshta ti po genjen ose Zoti. Zoti nuk genjen, cfare mbetet?

    Ndoshta ju krishteret keni keqkuptuar gjithe ardhjen e Jezusit...!
     

Shpërndajeni këtë faqe