Mbi krishterimin!

Diskutime tek 'Teologjia' filluar nga S6T6N6, 24 Sep 2005.

  1. deshmi

    deshmi Primus registratum

    Re: Mbi krishterimin!

    Zoti ofroi esencen e Vetvetes ne sacrifice njerezore. Sakrificat njerezore gjithmone ishin bere ose 1) me ane te mashtrimit; b) te pavullnetshme. Jezusi nuk ishte asnje nga keto te dyja. Ai dha jete e vete me qellim. Si te sulesh te shpetosh nje shok ne nje ndertese qe eshte ne zjarr, dhe te vdesesh ne proces. Kjo nuk eshte vrasje por perkundrasi dicka me vlere. Personi qe e ben kete eshte hero.

    Gjoni 10:11 Unë jam bariu i mirë. Bariu i mirë jep jetën e vet për dhentë.
    12 Rrogëtari që nuk është bari, i cili nuk i ka dhentë të vetat, e sheh ujkun duke ardhur, i braktis dhentë dhe ikën; ujku i rrëmben dhe i arrakat ato.
    13 Sepse rrogëtar është dhe nuk shqetësohet për dhentë.
    14 Unë jam bariu i mirë dhe i njoh dhentë e Mia dhe dhentë e Mia më njohin Mua –
    15 Siç më njeh Ati Mua, edhe Unë e njoh Atin – dhe jap jetën Time për dhentë.
    16 Kam edhe dhen të tjera, që nuk janë prej kësaj vathe. Më duhet t’i mbledh edhe ato, të cilat do ta dëgjojnë zërin Tim dhe do të jetë vetëm një grigjë, vetëm një bari.
    17 Prandaj më do Ati Mua, sepse Unë jap jetën Time, që ta marr përsëri.
    18 Askush nuk ma heq, por Unë e jap atë nga vetja Ime. Unë kam pushtet ta jap dhe kam pushtet ta marr atë përsëri. Këtë porosi e kam marrë prej Atit tim."

    Gjoni 15:13 Askush nuk ka dashuri më të madhe se këtë, që të japë jetën për miqtë e vet.

    Dhe pse ishte e nevojshme per te te vinte, sepse ne ishim te denuar para Atit. Ligji nuk na pastron por na tregon qe jemi te piset.

    Hebrenjeve 10
    1 Sepse Ligji është vetëm një hije e të mirave që po vijnë dhe jo vetë realiteti i tyre. Për këtë arsye, Ligji, nëpërmjet po atyre flijimeve të përsëritura nga viti në vit, nuk mund t’i bëjë kurrë të përsosur ata që afrohen për të adhuruar.
    2 Përndryshe, a nuk do t’i jepnin fund dhënies së flijimeve? Sepse adhuruesit, duke qenë një herë e përgjithmonë të pastruar, nuk do ta ndienin më veten fajtorë për mëkatet e tyre.
    3 Por këto flijime u kujtojnë mëkatet nga viti në vit,
    4 sepse është e pamundur që gjaku i demave dhe i cjepve të heqë mëkatet.
    5 Prandaj, kur erdhi në botë, Ai tha: "Flijim dhe dhuratë Ti nuk ke dashur, por një trup më ke përgatitur.
    6 Me flijime të djegura dhe ofrime për mëkatet ti nuk u kënaqe.
    7 Pastaj thashë: ‘Ja, kam ardhur – në rrotullën e librit është shkruar për mua – të bëhet vullneti Yt, o Perëndi’."
    8 Më parë tha: "Flijimet dhe ofrimet, flijimet e djegura dhe flijimet për mëkatet Ti nuk i ke dashur, as nuk u kënaqe" (të cilat ofrohen sipas Ligjit.)
    9 Pastaj Ai tha: "Ja, kam ardhur të bëhet vullneti Yt." Ai heq të parën, që të vendosë të dytën.
    10 Me këtë vullnet jemi shenjtëruar nëpërmjet flijimit të trupit të Jezus Krishtit një herë e përgjithmonë.
    11 Çdo prift qëndron përditë duke shërbyer dhe duke ofruar vazhdimisht po ato flijime, të cilat kurrë nuk mund të heqin mëkatet.
    12 Kurse Ai, duke ofruar një flijim një herë e përgjithmonë për mëkatet, u ul në të djathtë të Perëndisë,
    13 dhe që prej asaj kohe pret derisa armiqtë e Tij të bëhen stol për këmbët e Tij.
    14 Sepse, me anë të një flijimi Ai i ka bërë të përsosur përgjithmonë ata që janë shenjtëruar.
    15 Këtë na dëshmon edhe Fryma e Shenjtë. Më parë pati thënë,
    16 "Kjo është besëlidhja që do të bëj me ta pas atyre ditëve, thotë Zoti: Do t’u shtie në zemër ligjet e Mia dhe në mendjet e tyre do t’i shkruaj ato."
    17 Pastaj Ai shton: "Mëkatet dhe paudhësitë e tyre nuk do t’i kujtoj më."
    18 Dhe ku ka falje të këtyre gjërave, nuk ka më flijime për mëkat.
    19 Prandaj, vëllezër, përderisa kemi besim për të hyrë në Vendin më të Shenjtë me anë të gjakut të Jezusit,
    20 nëpërmjet një rruge të re dhe të gjallë, të cilën Ai e e hapi për ne nëpërmjet velit, domethënë mishit të Tij,
    21 dhe meqë kemi një prift të madh mbi shtëpinë e Perëndisë,
    22 le t’i afrohemi Perëndisë me zemër të dëlirë dhe siguri të plotë besimi, me zemrat të spërkatura për të na pastruar prej ndërgjegjes së ligë dhe me trupat të larë me ujë të pastër.
    23 Le të mbahemi të patundur në shpresën që rrëfejmë, sepse Ai që premtoi, është besnik.
    24 Le të mendojmë se si të nxisim te njëri-tjetri dashurinë dhe veprat e mira,
    25 pa i lënë pas dore mbledhjet që bëjmë së bashku, siç po i bëjnë disa, por le t’i japim zemër njëri-tjetrit, dhe aq më tepër kur e shihni se dita po afron.
    26 Sepse po të vazhdojmë të mëkatojmë me dashje, pasi kemi arritur të njohim të vërtetën, nuk mbetet më flijim për mëkatet,
    27 por një lloj pritjeje e frikshme gjykimi dhe zjarr përvëlues që do të gllabërojë kundërshtarët e Perëndisë.
    28 Cilido që hodhi poshtë Ligjin e Moisiut vdiq pa mëshirë me dëshminë e dy ose tre dëshmitarëve.
    29 Si mendoni ju, sa më të rëndë do ta meritojë dënimin ai që ka shkelur me këmbë Birin e Perëndisë dhe e ka quajtur si të papastër gjakun e besëlidhjes me anë të të cilit ai u shenjtërua, dhe që ka fyer Frymën e hirit?
    30 Sepse ne e njohim Atë që tha: "Hakmarrja është Imja. Unë do ta marr shpagimin." Dhe përsëri: "Zoti do ta gjykojë popullin e Vet."
    31 Ç’gjë e tmerrshme është të biesh në duart e Perëndisë së gjallë.
    32 Por kujtoni ditët e mëparshme pasi u ndriçuat, kur duruat një luftë të madhe me vuajtje,
    33 herë duke u bërë para botës objekt i fyerjeve dhe përndjekjeve dhe, herë të tjera duke qëndruar përkrah atyre që u trajtuan në këtë mënyrë.
    34 Sepse ju morët pjesë në dhimbjet e të burgosurve dhe me gëzim pranuat t’ju rrëmbejnë pasurinë, sepse e dinit se keni një pasuri më të mirë e më të qëndrueshme për veten tuaj.
    35 Prandaj, mos e flakni tutje bindjen që keni, e cila ka një shpërblim të madh.
    36 Sepse keni nevojë për durim, që pasi të bëni vullnetin e Perëndisë, të merrni premtimin.
    37 Sepse edhe për pak kohë, "Ai që po vjen, do të vijë dhe nuk do të vonojë.
    38 Por i drejti Im do të jetojë me anë të besimit. Po të tërhiqet prapa, kjo nuk do t’i pëlqejë shpirtit Tim."
    39 Por ne nuk jemi nga ata që tërhiqen prapa dhe humbasin, por nga ata që kanë besim dhe e ruajnë shpirtin.


    Predikuesit 7:20 Nuk ka ne fakt asnje njeri te drejte mbi toke qe ben te miren dhe te mos mekatoje.

    Romakeve 3: 12 Te gjithe kane dale nga udha e tij, qe te gjithe jane bere te padobishem, nuk ka asnje qe te beje te miren, as edhe nje.

    Romakeve 3: 20 Sepse asnje mish nuk do te shfajesohet para Tij per veprat e ligjit; me ane te ligjit ne fakt arrihet njohja e mekatit.

    Galatasve 2:16 Duke ditur se njeriu nuk shfajesohet me ane te veprave te ligjit, por me ane te besimit ne Jezu Krishtin, besuam edhe ne ne Jezu Krishtin, qe te shfajesoheshim me ane te besimit ne Krishtin dhe jo me ane te veprave te ligjit, sepse asnje mish nuk do te shfajesohet me ane te veprave te ligjit.

    3:21 A thua ateher ligji eshte kunder premtimeve te Perendise? Kurrrsesi jo! Sepse po te ishte dhene nje ligj qe mund te jepte jete, drejtesia do te ishte me te vertete prej ligjit.

    Premtimi i ardhjes heren e pare te Mesias ne Dhiaten e Vjeter.

    Isaia 53:1 Kush i ka besuar predikimit tonë dhe kujt iu shfaq krahu i Zotit?
    2 Ai erdhi lart para tij si një degëz, si një rrënjë nga një tokë e thatë. Nuk kishte figurë as bukuri për të tërhequr shikimin tonë, as paraqitje që ne ta dëshironim.
    3 I përçmuar dhe i hedhur poshtë nga njerëzit, njeri i dhembjeve, njohës i vuajtjes, i ngjashëm me dikë para të cilit fshihet faqja, ishte përçmuar, dhe ne nuk e çmuam aspak.
    4 Megjithatë ai mbante sëmundjet tona dhe kishte marrë përsipër dhembjet tona; por ne e konsideronim të goditur, të rrahur nga Perëndia dhe të përulur.
    5 Por ai u tejshpua për shkak të shkeljeve tona, u shtyp për paudhësitë tona; ndëshkimi për të cilin kemi paqen është mbi të, dhe për shkak të vurratave të tij ne jemi shëruar.
    6 Ne të gjithë endeshim si dele; secili prej nesh ndiqte rrugën e vet, dhe Zoti bëri që të bjerë mbi të paudhësia e ne të gjithëve.
    7 I keqtrajtuar dhe i përulur, nuk e hapi gojën. Si një qengj që e çojnë në thertore, si një dele e heshtur përpara atyre që i qethin nuk e hapi gojën.
    8 U çua larg nga shtypja dhe nga gjykimi; dhe nga brezi i tij kush mendoi se ai ishte larguar nga toka e të gjallëve dhe ishte goditur për shkak të shkeljeve të popullit tim?
    9 Kishin caktuar ta varrosnin bashkë me të pabesët, po kur vdiq e vunë me të pasurin, sepse nuk kishte kryer asnjë dhunë dhe nuk kishte pasur asnjë mashtrim në gojën e tij.
    10 Por i pëlqeu Zotit ta rrihte dhe ta bënte të vuante. Duke ofruar jetën e tij si flijim për mëkatin, ai do të shikojë pasardhës, do të zgjasë ditët e tij, dhe vullneti i Zotit do të ketë mbarësi në duart e tij.
    11 Ai do të shikojë frytin e mundimit të shpirtit të tij dhe do të jetë i kënaqur; me anë të diturisë së tij, i drejti, shërbëtori im, do të bëjë të drejtë shumë veta, sepse do të marrë përsipër paudhësitë e tyre.
    12 Prandaj do t`i jap pjesën e tij midis të mëdhenjve, dhe ai do ta ndajë plaçkën me të fuqishmit, sepse e ka përkushtuar jetën e tij deri në vdekje dhe u përfshi midis keqbërësve; ai ka mbajtur mëkatin e shumë vetave dhe ka ndërhyrë në favor të shkelësve.
     
  2. AlbanianShqiponje

    AlbanianShqiponje Forumium praecox

    Re: Mbi krishterimin!

    Deshmi,

    Gjoni 10 dhe Gjoni 15 qe ke cituar thote per Liderin qe kujdeset per ndjekesit dhe jep jeten e vet nqs nevojitet. Ketu hyjne shume profete qe u vrane dhe persekutuan per shkak te mesazhit te tyre dhe se kujdeseshin per besimtaret. Ne kete renk hyjne sic permenda Zekeria, Gjon Baptisti qe iu pre koka etj... Edhe Muhamedi hyn pasi ishte i fundit qe u largua nga Meka pasi u sigurua qe gjithe te tjeret ishin larguar dhe keshtu u ndoq per tu vrare kemba kembas nga paganet.

    Pastaj ti me sjell Romaket, Galatasve, Hebrenjve kush jane keta? Keta jane PALI, PALI, PALI . Jane keto fjalet e Jezusit?

    Pastaj me sjell vargje nga Isiah 53 duke thene se edhe ne dhjaten e vjeter ka vargje qe denohet te tjeret per mekatete e nje tjetri. Ne fakt para se te hyjme diskutimit se per ke e ka fjalen Isaiah 53. Le te diskutojme se sic e permenda Zoti denon mekataret per mekatet dhe jo te tjeret. Ti po kundershton fjalen e Zotit nqs thua Bibla eshte fjala e Zotit. Ti me sjell fjalet e Palit apo na nje interpretim te vargjeve qe kundershtojne drejt-per-drejt fjalet dhe urdheresat e Zotit.

    Pra ne vend te sqarosh gjerat, i komplikon dhe vetem sa thua keto kundershtojne njra tjetren haptazi. Nqs kundershtonkan atehere kjo nuk eshte fjala e Zotit por trillim...

    Ja ca vargje ku mekatet e nje mekatari nuk paguhen nga flijimi i te drejtit:

    Eksodusi 32

    31 Moisiu u kthye, pra, te Zoti dhe tha: "Medet, ky popull ka kryer një mëkat të madh dhe ka bërë për vete një perëndi prej ari.

    32 Megjithatë tani, të lutem, falua mëkatin e tyre; përndryshe, më fshi nga libri yt që ke shkruar!".

    33 Por Zoti iu përgjegj Moisiut: "Atë që ka bërë mëkat kundër meje, atë do ta fshij nga libri im!


    Pra Zoti pranon vetem ndeshkimin e mekatareve dhe jo flijimin e nje personi te drejte si Moisiu per mekatet e adhuruesit te idhujve.

    Numrat 35

    33 Nuk do të ndotni vendin ku jetoni, sepse gjaku ndot vendin; nuk mund të bëhet asnjë shlyerje për vendin, për gjakun që është derdhur në të veçse me anë të gjakut të atij që e ka derdhur.


    Dhe keto jane fjalet e Zotit sipas Bibles nuk mund të bëhet asnjë shlyerje për vendin, për gjakun që është derdhur në të veçse me anë të gjakut të atij që e ka derdhur.

    Ligji i Perterire 24

    16 Nuk do të dënohen me vdekje etërit për bijtë e tyre, as do të vriten bijtë për etërit e tyre; secili do të dënohet me vdekje për mëkatin e vet.


    Pra jane keto fjalet e Zotit:" secili do të dënohet me vdekje për mëkatin e vet"?

    2 Mbreterit 14

    6 por nuk vrau bijtë e vrasësve, sipas asaj që është shkruar në librin e ligjit të Moisiut, në të cilin Zoti ka urdhëruar duke thënë: "Etërit nuk do të dënohen me vdekje për bijtë e tyre, as bijtë nuk do të vriten për etërit e tyre; secili do të dënohet me vdekje për mëkatin e vet".


    Jane keto fjalet e Zotit: "Etërit nuk do të dënohen me vdekje për bijtë e tyre, as bijtë nuk do të vriten për etërit e tyre; secili do të dënohet me vdekje për mëkatin e vet".

    Jeremia 31

    29 "Në ato ditë nuk do të thuhet më: "Etërit kanë ngrënë rrush të papjekur dhe dhëmbët e bijve mbetën të mpirë".

    30 Por secili do të vdesë për paudhësinë e tij; kushdo që ha rrush të papjekur do t'i mpihen majat e dhëmbëve.


    Psalmet 49

    7 Asnjeri nuk mund të shpengojë kurrsesi vëllanë e tij, as t'i japë Perëndisë çmimin e shpengimit të tij,


    Pra ne gjithe keto vargje duket qarte urdheresa e Zotit dhe Ezekiel 18 e ben shume te qarte punen e mekatarit dhe pagese dhe faljes.

    Ezekiel 18

    4 Ja, të gjithë shpirtërat janë të mitë; si shpirti i atit ashtu dhe shpirti i birit janë të mitë. Shpirti që mëkaton ka për të vdekur.


    dhe me vone vazhdon

    19 Megjithatë ju thoni: "Pse biri nuk mbart paudhësinë e atit?". Duke qenë se djali zbaton barazinë dhe drejtësinë, respekton të gjitha statutet e mia dhe i vë në praktikë, ai me siguri ka për të jetuar.

    20 Shpirti që mëkaton do të vdesë, i biri nuk do të mbartë paudhësinë e atit dhe ati nuk do të mbartë paudhësinë e birit; drejtësia e të drejtit do të jetë mbi të, pabesia e të pabesit do të bien mbi të.

    21 Në rast se i pabesi largohet nga të gjitha mëkatet që kryente, në rast se respekton të gjitha statutet e mija dhe zbaton barazinë dhe drejtësinë, ai me siguri ka për të jetuar; nuk ka për të vdekur.

    22 Asnjë nga shkelje që ka kryer nuk do t'i kujtohet atij; ai do të jetojë për shkak të drejtësisë që zbaton.

    23 A ndjej vallë gëzim nga vdekja e të pabesit?", thotë Zoti, Zoti, "apo përkundrazi që ai të kthehet nga rrugët e tij dhe të jetojë?

    24 Por në rast se i drejti largohet nga drejtësia e tij dhe kryen paudhësinë dhe imiton tërë gjërat e neveritshme që kryen i pabesi, a do të jetojë vallë ai? Në rast se tërë drejtësia që ka bërë nuk do të kujtohet më; për shkeljen që ka kryer dhe mëkatin që ka bërë, ai ka për të vdekur, për shkak të tyre.

    25 Megjithatë ju thoni: "Rruga e Zotit nuk është e drejtë". Dëgjoni tani, o shtëpi e Izraelit: është pikërisht rruga ime që nuk është e drejtë ose janë më tepër rrugët tuaja që nuk janë të drejta?

    26 Në rast se i drejti largohet nga drejtësia e tij dhe kryen paudhësi dhe për këtë shkak vdes, ai vdes nga paudhësia që ka kryer.

    27 Përkundrazi, në se i pabesi largohet nga pabesia që ndiqte dhe zbaton barazinë dhe drejtësinë, ai do ta shpëtojë shpirtin e tij.

    28 Duke qenë se ka marrë parasysh të largohet nga të gjitha shkeljet që kryente, ai ka për të jetuar me siguri; nuk ka për të vdekur.


    Pra eshte e kot te hedhesh poshte keto vargje qe flasin qarte dhe se tregojne se Zoti eshte i drejte dhe nuk ndeshkon te mirin per te keqin dhe qe po deshi i fal makatet dhe nuk i duhet gjak per te falur.

    Pastaj ti thua Zoti u meshirua....edhe sakrifikoi veten...e ashtu...keshtu...dole ne teme tjeter se eshte Zoti meshiruar apo jo dhe a thote Jezusi kete gje apo eshte ca mendon ti. Kete e kam diskutuar te tema "E tregon Bibla Jezusin si Zot". Mund te fillosh aty duke iu pergjigjur pyetjeve te ngritura edhe mund te lexosh se asnje nga "vertetimet" qe sillni ju nuk tregon se Jezusi eshte Zot. Jezusi thote vete "Nuk kerkoj Lavdine time por te Atit (Zotit)" dhe ne shume vargje e hedh poshte akuzen e faresinjve duke the "Ju quani veten Zot dhe thoni une blasfemoje" duke kritikuar nxjerjen nga kuptimi i shprehjeve te Jezusit dhe thote "Une nuk bej ASGJE pa Atin" e vazhdon....

    Tani per Isaiah 53, kjo flet per Sherbetorin e Zotit qe eshte Izraeli sipas tekstit:

    Isaiah 52

    13 Ja, shërbëtori im do të begatohet, do të ngrihet dhe do të lartësohet shumë.

    Pra nga nje ane me thua Jezusi ishte Zot dhe nuk ishte sherbetor, dhe nga ana tjeter me thua keto vargje flasin per Jezusin. Cfare po kundershton veten.

    E filloj nga 52 se aty fillon kenga e 53 se sipas Torahut nuk ka pasur kapituj te ndare.

    Lexojme

    Isaiah 53

    4 Megjithatë ai mbante sëmundjet tona dhe kishte marrë përsipër dhembjet tona; por ne e konsideronim të goditur, të rrahur nga Perëndia dhe të përulur.


    Krahasoje se ca thote Zoti ne

    Jeremia 30

    10 Ti, pra, o shërbëtori im Jakob, mos ki frikë", thotë Zoti; "mos u tremb, o Izrael, sepse, ja, unë do të të shpëtoj nga vendi i largët dhe pasardhësit e tu nga vendi i robërisë së tyre. Jakobi do

    11 Sepse unë jam me ty", thotë Zoti, "që të të shpëtoj. Unë do të shfaros tërë kombet në mes të të cilëve të kam shpërndarë, por megjithatë nuk do të të shfaros ty, por do të të ndëshkoj me drejtësi dhe nuk do të të lë krejt të pandëshkuar".

    12 Kështu thotë Zoti: "E keqja jote është e pashërueshme, plaga jote është e rëndë.

    13 Askush nuk e mbron çështjen tënde; kështu nuk ka asnjë mjekim për plagën tënde dhe asnjë shërim për ty.

    14 Tërë dashnorët e tu të kanë harruar dhe nuk kujdesen më për ty, sepse të kam qëlluar me një goditje prej armiku, me një ndëshkim të një njeriu mizor, për madhësinë e paudhësisë sate, për morinë e mëkateve të tua.

    15 Pse bërtet për shkak të së keqes sate? Dhembja jote është e pashërueshme. Unë të bëra këto gjëra për madhësinë e paudhësisë sate, për morinë e mëkateve të tua.

    16 Por tërë ata që të gllabërojnë do t'i gllabërojnë, tërë armiqtë e tu, të gjithë, do të shkojnë në robëri; ata që të plaçkitin do të plaçkiten dhe grabitësit e tu do t'i lë të grabiten nga të tjerë.

    17 Po, unë do të të jap përsëri shëndet dhe do të të shëroj plagët e tua", thotë Zoti, "Sepse të quajnë "e dëbuara", duke thënë: "Ky është Sioni për të cilin askush nuk kujdeset"".


    Pra kush eshte ky sherbetori? Isreali dhe ja si plaget dhe shembjet e bera nga "dashnoret" duken qarte ne vargjet me larte.

    Vazhdojme me vargun 10

    Por i pëlqeu Zotit ta rrihte dhe ta bënte të vuante. Duke ofruar jetën e tij si flijim për mëkatin, ai do të shikojë pasardhës, do të zgjasë ditët e tij, dhe vullneti i Zotit do të ketë mbarësi në duart e tij.

    Keto fjale perkthehen ne Torahun hebraisht keshtu

    nqs shpirti i tij do ka kuptonte gabimin, ai do kete pasardhes, dhe do zgjasi ditet e tij


    Pra as flijim nuk permendet asgje qe kundershton vargjet qe permenda me larte. Ky eshte perkthim sipas atyre qe kane kete liber ne Hebraisht.

    Kjo eshte per shkak te fjales ASHAM qe perkthyesit krishtere e kane perkthyer si flijim per mekatet e tjeter kujt qe kundershton haptazi vargjet e permenduara me larte. Kjo fjale ka kuptim edhe mekatet dhe perkthyesit po te njejten fjale e perkthejne ndryshe sipas qejfit:

    Jermeia 51

    5 Sepse Izraeli dhe Juda nuk kanë qënë braktisur nga Perëndia i tyre, nga Zoti i ushtrive, megjithëse vendi i tyre ishte plot me faje-ASHAM kundër të Shenjtit të Izraelit".

    Pra perktheje kete fjale si flijime per mekate dhe del nga kuptimi i sakte.

    Tjeter vend ku po e njejta fjale perdoret:

    Fjalet e Urta 14

    9 Budallenjtë qeshin me mëkatin - ASHAM, por midis njerëzve të drejtë është falja.

    Pra e njejta fjale ASHAM, pse ta ndryshosh kuptimen ne ate qe do ti dhe te kundershtosh vargje te tjera te Zotit? Kjo fjale ASHAM paska edhe kutpim mekate , faje, dhe jo vetem flijime per mekatesh qe kundershton vargje te tjera.

    Pa u futur ne detaje te tjera perreth ketyre vargjeve. Duket qarte se Zoti nuk denon te pamekatin per mekatarin dhe Isaiah 53 e ka fjalen per Izraelin si komb dhe dashnoret e saj dhe dhimbjet dhe jo "flijim" por pranim te mekateve.

    Gjithe te Mirat.
     
  3. deshmi

    deshmi Primus registratum

    Re: Mbi krishterimin!

    Pershendetje,
    Ezekieli 18 po ta shikosh ne kontekst eshte duke I dhene fund mallkimeve te gjeneratave, nuk eshte duke I dhene fund flijimeve. Zoti ishte I merzitur me njerezit qe kishin nxjerre nje fjale te urte qe thoshte “dhembet e femijve jane mpire, se prindrit e tyre kane ngrene rrushin e papjekur.” Eshte thjesht duke thene se je I pergjegjshem per veprimet e tua dhe nuk mund te thuash kam ardhur ne Babiloni per shkak te babait o nenes time. Dmth po te besh mire dhe te ndjekesh Zotin, nuk do denohesh vetem se prindrit e tu kane thyer ligjin. Flijimi per mekatet vazhdonte dhe nuk doli nga fuqia prej kesaj fjale te Zotit.

    Ti nuk I pranon shkrimet e Palit...? Pali nuk eshte nje radikal qe jep mesimet e tija; perkundrazi, thenjet e tij jane shume te ngjashme me te Jezusit, dishepujve te tjere si Pjetrit, edhe jane ne vije me ato te Testamentit te Vjeter. Ja psh

    (JEZUSI) Luka 6.27-28: Por unë po ju them juve që më dëgjoni: "T'i doni armiqtë tuaj; u bëni të mirë atyre që ju urrejnë. Bekoni ata që ju mallkojnë dhe lutuni për ata që ju keqtrajtojnë.
    (PALI) Romaket 12.14: Bekoni ata që ju përndjekin, bekoni dhe mos mallkoni.

    (JEZUSI) Mark 7:15: Nuk ka asgjë jashtë njeriut që, duke hyrë në të, mund ta ndotë atë; përkundrazi janë ato gjëra që dalin prej tij që e ndotin.
    (PALI) Romaket 14:14: Unë e di dhe jam plotësisht i bindur në Zotin Jezus, se asnjë gjë nuk është e ndyrë në vetvete, por për atë që çmon se diçka është e ndyrë, për atë është e ndyrë.

    (JEZUSI) Mat 16.16-17: Dhe Simon Pjetri duke u përgjigjur tha: "Ti je Krishti, Biri i Perëndisë të gjallë". Dhe Jezusi duke përgjigjur u tha: "I lumur je ti, o Simon, bir i Jonas, sepse këtë nuk ta zbuloi as mishi as gjaku, por Ati im që është në qiej.
    (PALI) Gal 1.15,16: "15 Po, kur i pëlqeu Perëndisë, që më kishte ndarë që nga barku i nënës dhe më thirri me anë të hirit të tij, që të zbulojë në mua Birin e tij, që unë t'ua shpall midis joçifutëve, unë nuk mora menjëherë këshill nga mish dhe gjak.

    (JEZUSI) Matt 20.26-28: … madje secili prej jush që do të dojë të bëhet i madh, qoftë shërbëtori juaj; dhe kushdo prej jush që do të dojë të jetë i pari, qoftë skllavi juaj. Sepse edhe Biri i njeriut nuk erdhi që t'i shërbejnë, por për të shërbyer dhe për të dhënë jetën e tij si çmim për shpengimin e shumë vetëve.
    (PALI) Romans 15.8: Tani unë po ju them se Jezu Krishti u bë shërbëtor i të rrethprerëve për të vërtetën e Perëndisë, për të vërtetuar premtimet e dhëna etërve,

    Une e besoj qe Jezusi erdhi per te sherbyer sic thote edhe vete. Ai erdhi per tu bere flijim, ky eshte sherbimi me I madh ne bote. Gjithashtu Ai I lau kembet apostujve. Ai eshte si nje bari qe kujdeset per delet e Tij duke I sherbyer atyre. Pse duhet te na sherbente Ai ne???? Pergjigja: mekati. Mekati denohet, Zoti nuk e anashkalon mekatin. Atij I pelqen drejtesia. Ne ishim te humbur dhe Jezusi tha Une jam rruga. Profetet Moisiu, Gjon Baptisti thane kjo eshte rruga ndersa Jezusi ishte I vetmi qe tha Une jam rruga. Ai ishte me I ulet ne autoritet me Zotin por ne essence jane te njejte. Ai eshte Biri, dhe Biri I bindet Atit dhe nuk ben asgje nga vetja.

    Fjala asham perkthehet ndryshe ne vende te ndryshme ne Levi 5:6 perkthehet flijim per fajin. Nuk ka problem te Isaia 53, perktheje po te duash kompensim per mekatin po te duash faj ose mekat kjo nuk ja humb kuptimit profetit Isaias, sepse Jezusi u be mekat dhe flijim per mekat bashke. Kur merrej qingji the Dhiaten e Vjeter, prifti vinte doren mbi qingjin dhe hidhte mbi te gjithe fajet e Izraelit, qingji mbante mekatet dhe behej mekat per ta dhe denohej ne vend te tyre. Te 53:10, te thuash shpirti I tij u be mekat ose u be flijim per mekat eshte e njejta gje, sepse paga e mekatit eshte vdekja. Po u be mekat, do vdesi dhe po u be flijim per mekat do vdesi. Por eshte e qarte qe nga Isaia 53:4 qe thote qe ai mbarti mekatet tona dmth eshte nje flijim.
    Galatasve 3:13 Krishti na shpengoi nga mallkimi i ligjit, sepse u bë mallkim për ne (duke qenë se është shkruar: “I mallkuar është kushdo që varet në dru”)



    Asham-faj, ofendim, mekat, compensim (per ofendim), ofrim mekati

    Aty nuk ka: ne qofte se shpirti I tij do ta kuptonte gabimin;
    tani ti vete je duke shtuar qe ta besh te te pershtatet ty. Nqs lexon qe Zoti te te shfaqi te verteten; athere pranoe sic ta ka shtruar dhe mos ja hidh fajin shkrimit.

    Isa 53:10 por I pelqeu Zotit ta rrihte dhe ta bente te vuante. Duke ofruar jeten e tij si flijim per mekatin (lexo faj, ofendim, mekat) , ai do te shikoje pasardhes, do te zgjase ditet e tij, dhe vullneti I Zotit do te kete mbaresi ne duart e tij.

    Ketu nuk po flitet per Izraelin sepse ky eshte nje sherbetor I drejte, a ishte Izraeli nje sherbetor I drejte???? Libri I Ezekielit flet per gjithe idhujt e Izraelit qe e bene Zotin xheloz. Dhe Jeremia a nuk flet valle per denimet qe vet Zoti I pruri Izraelit prej dashnoreve te shumte, dhe pastaj e la dhe nuk kishte kush ti vinte ne ndihme. Kete Ai e beri qe ata ta kuptonin qe Ai ishte Zoti dhe nuk kishte asnje tjeter per ta. Po sherbetori I Isaia 53 eshte ndryshe nuk ka as dhune as mashtrim ne gojen e tij.

    II Timoteu 3: 15-17 Shkrimet e shenjta, të cilat mund të të bëjnë të ditur për shpëtimin me anë të besimit që është në Krishtin Jezus. I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për mësim, bindje, ndreqje dhe për edukim me drejtësi, që njeriu i Perëndisë të jetë i përkryer, tërësisht i pajisur për çdo vepër të mirë.
    Hebrenjeve 4: 12-13 Sepse fjala e Perëndisë është e gjallë dhe vepruese, më e mprehtë se çdo shpatë me dy tehe dhe depërton deri në ndarjen e shpirtit dhe të frymës, të nyjeve dhe të palcave, dhe është në gjendje të gjykojë mendimet dhe dëshirat e zemrës.Dhe nuk ka asnjë krijesë që të jetë e fshehur para tij, por të gjitha janë lakuriq dhe të zbuluara para syve të Atij, të cilit ne do t`i japim llogari.

    Me t’mira!
     
  4. AlbanianShqiponje

    AlbanianShqiponje Forumium praecox

    Re: Mbi krishterimin!

    Deshmi,

    Ti shikon shprehje Hebraishte dhe Greqishte te lashte sic te pelqen ty.

    Une nuk shtova asgje, por ashtu e perkthenje Hebrenje Torahun e tyre qe eshte libri i tyre qe ti e therret Dhjata e Vjeter si Bibla.

    Pyet dijetaret hebrenj, ata nuk besojne se denohet nje i pafajshem per te lare mekatet e tyre. Edhe ata e dine librin e tyre me mire se ti. Kurbani i nje qengji nuk do thote marrja e mekatesh, dhe qengji merr mekatet si magnet. Kjo eshte dhe tregon vetem devotshmerine per tu penduar dhe bindur Zotit sic beri profeti Abraham kur Zoti e urdheroi te therrte djalin e tij. Pra Zoti kerkon vetem devotshmerine dhe jo gjakun e nje te pafajshmi se atehere nuk do e ndalonte qe biri i Abrahamit mos te therrej.

    Therja e qengjit VETEM tregon devotshmeri dhe jo ca mendon ti se eshte transport mekatesh dhe denimesh mbi nje kafshe.

    As cifutet qe e kane pasur librin me shume se ju krishteret nuk besojne se qengji apo gjaku merr mekatet. Kjo ide krishtere eshte si aq e panjohur nga ata si te thuash qe Santa Klausi eshte ne Dhjaten e Vjeter dhe te citosh vargje nga Torahu.

    Psalmet 40

    6 Ti nuk kënaqesh as me flijime as me oferta; më ke shpuar veshët. Ti nuk ke kërkuar as olokauste as flijime për mëkatin.


    Fjalet e Urta 21

    3 Të zbatosh drejtësinë dhe paanësinë është një gjë që i pëlqen Zotit më shumë se flijimi.


    Fjalet e Urta 16

    6 Me mirësinë dhe me të vërtetën padrejtësia shlyhet, dhe me frikën e Zotit njeriu largohet nga e keqja.


    Osea 6

    6 Sepse unë dëshiroj mëshirë dhe jo flijimet, dhe njohjen e Perëndisë më shumë se olokaustet.


    Mikea

    6 Me se do të vij përpara Zotit dhe do të përkulem përpara Perëndisë së lartë? Do të vij para tij me olokauste, me viça motakë?

    7 Do të pëlqej Zoti mijëra desh ose mori rrëkesh vaji? Do të jap të parëlindurin tim për shkeljen time, frytin e barkut tim për mëkatin e shpirtit tim?

    8 O njeri, ai të ka bërë të njohur atë që është e mirë; dhe çfarë tjetër kërkon Zoti nga ti, përveç se të zbatosh drejtësinë, të duash mëshirën dhe të ecësh përulësisht me Perëndinë tënd?


    Levitiku

    11 Por në rast se i mungojnë mjetet për të siguruar dy turtuj ose dy pëllumba të rinj, atëherë kush ka mëkatuar do të sjellë si ofertë të dhjetën pjesë të një efe në majë mielli, si flijim për mëkatin; nuk do të vërë mbi të as vaj as temjan, sepse është një flijim për mëkatin.

    12 Do ta çojë miellin te prifti dhe ky do të marrë një grusht prej tij si kujtim, dhe do ta tymosë mbi altarin sipër flijimeve të bëra me zjarr për Zotin. �shtë një flijim për mëkatin.

    13 Kështu prifti do të shlyejë për të mëkatin që ai ka kryer në një nga këto gjëra, dhe ai do t'i jetë falur. Mbetja do t'i takojë priftit, si në blatimin e ushqimit".


    Pra keto vargje tregojne se Zoti nuk kerkon gjakun por devotshmerine e personit dhe Zoti i fal mekatet sic shprehet te Ezekiel 18 dhe nuk kerkon pagese gjakun e te pafajshme, por vetem pendimin e mekatareve dhe ktheyrje ne rruge te drejte.
     
  5. deshmi

    deshmi Primus registratum

    Re: Mbi krishterimin!

    Albanski,

    ti e ke Biblen qe ti thote te gjitha, ajo ti hap syte nuk te verbon, por ti vjen e lexon jo me zemer te sinqerte por qe ta tallesh:
    Gjoni thote: Zoti dergoi Birin e Tij te vetemlindur, qe kushdo qe beson ne te te mos humbase por te kete jete te perjetshme.
    Kjo eshte ne Bibel, ti nuk e beson kete. Jezusi vdiq per mekatet e tua, ti thua jo nuk vdiq per mua nuk me nevojitet eshte sjellje pagane; dhe vazhdon nuk ishte Biri i Zotit i paralajmeruar nga Isaia. Nuk eshte Emanuel--Zoti me ne--qe thote Isaia.

    Pastaj vjen e sjell Ezekielin, dhe me ane te tij hedh poshte gjithe qellimin e dhiates e re. Pse ke zgjedhur te besosh Ezekielin dhe jo Gjonin? o beso te dy o asnje, kjo eshte me llogjike.

    Mesimet qe nxirren nga studimi i Bibles nuk hedhin poshte Dhiaten e Re. Dhiata e Vjeter perforcon te rene. Je ti ne gabim dhe jo Fjala e Zotit. Cifutet qe nuk besojne se Jezusi eshte Mesia jane ne gabim, ata jane ne erresire por Zoti thote qe ata do ta shikojne driten. Isaia 53 thote qe ne fsheme fytyren nga ai nuk donim ta shikonim. Per ata Jezusi eshte nje gure pengese, per ne eshte guri i qoshes. Sidoqofte shpetimi vjen nga cifutet, Jezusi ishte cifut dhe ashtu ishin dishepujt. Me shume mund te lexosh te Romaket. Pali thote, me mire te behemi te tere genjeshtare por Zoti le te jete i vertete. Se nuk besojne cifutet, eshte kjo nje arsye qe ne mos te besojme???? le te jene tere cifutet genjeshtare por Zoti i vertete.

    Zoti thote qe gjaku eshte jete. Izraeliteve nuk ju vra femija i pare mashkull ne Egjipt, sepse vune gjak te dera; Zoti vete beri flijimin e pare; populli i Izraelit ishte i detyruar te bente flijime per tju treguar qe nuk i hiqnin dot vete mekatet. Ata qe perdorin mjell me siper, nuk kishin mundesi prandaj japin cfare kane mundesi.

    Jezusin te gjithe kane mundesi ta besojne, nuk ka ndonje menyre tjeter as ndonje emer tjeter i dhene per vec emrit te Tij. Gjaku i Tij na lan dhe na ben te bardhe si bora. Ai erdhi, vuajti, sakrifikoi vetveten, u ringjall dhe tha Une Jam ringjallja dhe jeta kush beson ne mua kalon nga vdekja ne jete. Kush je ti qe te thuash jo nuk ke vuajtur, nuk u dhe si sakrifice, nuk u ringjalle mosbesimi yt te denon ty, Zoti do te te thote une vete bera cmos qe te te jepja jete, dhashe edhe Birin Tim, nuk doja birin tend ta flijoje per Mua por dhashe nga vetja ime dhe ste kerkova gje dhe ti nuk e pranove kete. Thuaja Ezekielin pastaj, dhe do dali vete Ezekieli si deshmitar kundra teje. Jezusi heren e pare erdhi si sherbetor, por heren e dyte si gjykates, dhe Ai thote jo te vrasesh dike ke thyer ligjin, por te nevrikosesh me dike eshte vrasje. Dhe vrasesit nuk hyjne ne parajse. Nuk do doja per ty as per njeri qe te perballen me Te si gjykates. Prandaj Bibla na eshte dhene dhe e ben njeriun te mencur.

    Punoni për shpëtimin tuaj me frikë e me dridhje. Filipianeve 2:12
     
  6. AlbanianShqiponje

    AlbanianShqiponje Forumium praecox

    Re: Mbi krishterimin!

    Deshmi,

    Une vij me zemer jo te sinqerte sepse nuk pranoj interpretimin tend dhe cdo varg qe eshte ne Bibel?

    Jo, jo une me sinqeritet vij, ti me ca vjen me sinqeritet apo duke shtyre ne gurmaz idetete e tuaja edhe kur nuk t'i pranojne se nuk kane argumenta i quan njerezit jo te sinqerte. Le ta leme sinqeritetin per Zotin, se vetem Ai e di sinqeritetin dhe le te flasim me argumenta.

    Puna me ty e shume krishtere eshte se i merr gjerat kallep pa argumente dhe do qe edhe te tjeret te hajne gjerat kallep si i jep ti.

    Psh: Biri i Tij, i Vetemlindur ti duke sjelle keto vargje thua literisht se Ai eshte Hyjni sepse eshte lindur nga Hyjnia dhe Pjese e Zotit dhe kur te thua nga e di kete, ti me sjell kete varg. Kur te sjell une me vone nje varg qe perdoren te NJEJTAT shprehje per nje person tjeter biblik, ti kundershton se kjo shprehje ka kuptimin qe do ta shesesh ti si argument per Jezusin.

    Kjo ka dy shpjegime:

    1. Nuk ke lexuar Biblen dhe studiuar shprehjet
    2. Je besimtar i verbert dhe do qe edhe ne te behemi te verbert dhe mos te perdorim argumente

    Sipas besimit tim VERBERIZMI eshte gje e ndaluar dhe cdo njeri me pak intelekt do e pohonte kete gje.

    E njejta gje behet per shume vargje qe sjell ti...qe citon qe Jezusi vdiq per mekate... Pse anashkalon dhe ndryshon kuptimet qe e vargjeve qe e tregojne se kjo nuk eshte ca Zoti ben dhe kerkon sipas Bibles tende? Pike se pari, duhet ditur se Bibla nuk eshte e padyshueshme derisa vete ideja e dyshimit eshte ide Biblike, ide e brendshme sic pohohet te Jeremia 8:8 ku shkruesit shkrujne genjeshtra.

    Pervec kesaj ideje biblike, mjafton nje histori si eshte mbledhur Bibla dhe pranohet pa pengese fare dyshimi i autorsise se Bibles derisa nuk dihet autoret e disa shkrimeve ne Bibel... Disa vargje jane shtuar edhe hequr sipas dyshimeve dhe gabimeve nga vete krishteret. Ke version te pranojme si Fjala e Zotit?

    Dhjata e Re nuk ka ekzistuar si shkrim ne kohen e Jezusit. Jane shkrime te mevonshme qe Jezusi as nuk ka pranuar, as nuk i ka lexuar. Edhe Dhjata e Re eshte vec se pjesa qe keshilli vendosi te perfshinte si "fjale e Zotit" ndermjet shume shkrimeve. Ju akoma si krishtere nuk keni rrene dakort se cila shkrime jane e kush nuk jane. Merr rastin Katolik-Protestant...Bibla te ndryshme!

    Le mos te flasim per Ndryshime Vargjesh midis Protestanteve. Pra si ta pranojme gjithe shkrimin, kur ju vete nuk bini dakort se cilat jane shkrimet dhe jane te besueshme apo jo. cili version...e keshtu me rradhe.

    Le mos te flasim per gjera qe nuk i kuptoni as vete edhe doni qe te tjeret te besojne por qe nuk dini t'i shpjegoni si Triniteti, Si meshirohet Zoti etj... Nqs une nuk te kuptoj se cfare kerkon te thuash, si te bie dakort.

    Eshte sikur te Pyesesh njerin: "Eshte me ftohte ne dimer se ne Polin e Veriut?" Dimer - Poli i Veriut...cfare nenkupton? Dimer ku ne ca vendi e keshtu me rradhe...kur i pyet tjetri per nje shpjegim... Ju thoni jo kjo eshte mister... Pra si kerkoni nje gje kur nuk e shpjegoni dot se nuk e dini per vete se ca flisni.

    Kerkon qe te pranoje qe Jezusi eshte Zot i meshiruar, apo Bir i Zotit. Te them ku e ka thene Jezusi kete, me sjell disa vargje qe diku tjeter ne Bibel po t'i japesh kuptimit atyre shprehjve qe thua ti, nuk bejne kuptim!

    Keshtu edhe sakrificat Njeri-Hyjni qe ka vargje qe kundershtojne kete gje. Une akoma s'e marr vesh ca eshte Njeri-Hyjni...se nuk kombinohen te dyja. Nuk mund te jesh 100% Njeri dhe 100% Hyjni ne te njejten kohe. Krijon probleme ne kuptuarin e njeriut. Pra edhe keto sakrifica dalin se nuk jane ajo qe mendon ti. Falja e mekatit eshte FALJE, dhe jo PAGESE. Ti thua Zoti i FAL se ka PAGUAR ky apo ai.... Si mund te FALESH nje borxh kur ta PAGON nje tjeter?

    Eshte sikur te thote tjetri " Te kam falur ate borxhin 1 miliard qe me ke se babai yt ka marre para nga banka dhe ka paguar per ty " KJo fjali nuk ka kuptim se ose e ka falur ose nuk e ka falur por eshte paguar....eshte fjali pa kuptim ose ironike dhe qesharake dhe tallese, ose edhe fyese nqs do ishte ne vertete se do e thoshte nje njeri kete gje te tille! Jezusi i meson dishepujve kur te falen "te Kerkojne nga Ati qe ti fali mekatate si ata falin borxhin te tjetreve". Pra nuk thote "Lutuni mua se une kam paguar per mekatet e tuaja dhe Ati - Zoti nuk ju fal juve por do pagese" ....E shikon se ato qe thua nuk mbeshteten nga Pjese te tjera te Bibles. Pse anashkalon pjese te tjera.

    Nqs Bibla eshte deshmimtari yt une po kontrolloje ca deshmimtari ke. Ne gjygj kur therrasin DESHMIMTARET dhe kunder-ekzaminohen deshmimtaret e pyet avokati deshmimtarin dhe kur kurndershton veten dhe thote genjeshtra pak rendesi ka sa te verteta thote apo se ka te drejta. Psh deshmimtari thote "Ishte nate me hene, dhe une pashe targen e makines 10 metra larg" E pyet Avokati "E lexon do ate shkrimin 2 metra larg qe eshte afersisht ne permsat e targes se makines" Deshmimtari thote "Jo..." edhe Pastaj Avokati ia kthen "Oh, naten ti ke lexuar kete targe 10 metra larg ne erresire, kurse ne dhome plot drite nuk lexon dot ate shkrimin 1 meter"...Pra nqs provon se deshmimtari ka genjeshtra edhe eshte i pabesueshem , pak renesi ka se thote deshmimtari "Oh prit pak, une thashe te verteten ishte Nate dhe Kishte Hene" Pse ishte nate edhe kishte hene, nuk eshte pika e diskutimit dhe avokati ia kthen "Po, asnje nuk te dyshon per Naten edhe Hene, kjo eshte e verteta" dhe e di ca ndosh, Gjykatesi e mbyll ceshtjen dhe paguan ai qe ka thirrur deshmimtarin e rremte per gjyqin.

    Jezusi thote shume gjera. Kur'ani thote te vrasesh dike sic thote Jezusi te vrasesh dike eshte sikur ke vrare tere njerezimin. Nuk po te kundershton njeri per keto gjera. Ky nuk eshte tema e diskutimit. Tema eshte pse na duhet sakrifica e pafajshmit ose Zotit te meshiruar qe Zoti vet te fali mekatet e te penduarit, kjo kundershton shume vargje qe Zoti urren sakrifica njerezore te tipit paganez, dhe qe Zoti vetem kerkon pendim dhe kthim ne bindje dhe i harron te gjitha, i fal te gjitha. Kjo eshte tema!

    Por sic e shoh, Deshmi ti do te luash rolin e qe do t'ia fusesh me zor ne gurmaz idete e tua o s'ka. Pse nuk pranon kete? Pse nuk pranon qe ka vargje ne Bibel qe ti kerkon ne ta besojme nga fillimi ne fund qe kundershtojne ate qe kerkon ti te shesesh se Duhet Jezusi te Denohej qe Te Paguanet qe Zoti te Na Falte. PAGES-FALJE, kete shpjego se nuk e marr vesh!
     
  7. deshmi

    deshmi Primus registratum

    Re: Mbi krishterimin!

    Nuk kam si qellim te ta fus lajmin e mire me qellim ne gurmaz, por vetem te ta shtroj drejte cfare thuhet ne Bibel, e vetmja gje qe une kam eshte se ti kerkon sqarim nga Bibla kur nuk e pranon ate si te vertete.

    Pagese-Falje eshte shume e thjeshte nuk eshte mister, nevojitet thjesht besimi qe ta marresh dhuraten e Perendise. Si pagesa edhe falja vijne nga Zoti. Pagesen e ben Biri i Zotit i derguar nga Ati vete dhe falja vjen po nga Zoti per shkak vetem te Tij dhe jo prej veprave tona. Ti dhe une e marrim falas, por ama ju desh dikujt qe te paguante dhe vete Zoti e beri pagesen, ty nuk te kerkohet pagesa.

    Shembulli qe jep ti me 1 miliard dollar borxh, tregon se nuk e kupton pagesen qe beri Jezusi, sepse ti thua qe nuk ta kerkoj me borxh se ma pagoi babai yt. Ky eshte nje gabim themelor shume ne kundershtim me shprehjet dhe konceptet biblike. Zoti nuk ja kerkoi babait tend parate, perkundrazi Birit te Tij.


    Romaket 3:11
    siç është shkruar: ``Nuk ka asnjeri të drejtë, as edhe një.
    Nuk ka asnjeri që të kuptojë, nuk ka asnjeri që të kërkojë Perëndinë.
    Të gjithë kanë dalë nga udha e tij, që të gjithë janë bërë të padobishëm, nuk ka asnjë që të bëjë të mirën, as edhe një.
    Gryka e tyre është një varr i hapur, me gjuhët e tyre kanë thurur mashtrime, ka helm gjarpërinjsh nën buzët e tyre;
    goja e tyre është plot mallkim dhe hidhësi;
    këmbët e tyre janë të shpejta për të derdhur gjak;
    në udhët e tyre ka rrënim dhe gjëmë,
    dhe nuk e kanë njohur udhën e paqes;
    nuk ka druajtja e Perëndisë para syve të tyre``.
    Por ne e dimë se gjithçka që thotë ligji, e thotë për ata që janë nën ligj, me qëllim që çdo gojë të heshtë dhe gjithë bota t`i jetë nënshtruar gjykimit të Perëndisë,
    sepse asnjë mish nuk do të shfajësohet para tij për veprat e ligjit; me anë të ligjit në fakt arrihet njohja e mëkatit.
    Por tani, pavarësisht nga ligji, është manifestuar drejtësia e Perëndisë, për të cilën dëshmojnë ligji dhe profetët,
    madje drejtësia e Perëndisë nëpërmjet besimit në Jezu Krishtin për të gjithë e mbi të gjithë ata që besojnë, sepse nuk ka dallim;
    sepse të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perëndisë,
    por janë shfajësuar falas me anë të hirit të tij, nëpërmjet shpengimit që është në Krishtin Jezus.
    Atë ka paracaktuar Perëndia për të bërë shlyerjen nëpërmjet besimit në gjakun e tij, për të treguar kështu drejtësinë e tij për faljen e mëkateve, që janë kryer më parë gjatë kohës së durimit të Perëndisë,
    për të treguar drejtësinë e tij në kohën e tanishme, me qëllim që ai të jetë i drejtë dhe shfajësues i atij që ka besimin e Jezusit.
    Ku është, pra, mburrja? Éshtë përjashtuar. Nga cili ligj? Ai i veprave? Jo, por nga ligji i besimit.
    Kapitulli 3:3
    Në fakt, çfarë thotë Shkrimi? ``Por Abrahami i besoi Perëndisë dhe kjo iu numërua për drejtësi``.
    Edhe atij që vepron, shpërblimi nuk i konsiderohet si hir por si borxh;
    ndërsa atij që nuk vepron, por beson në atë që shfajëson të paudhin, besimi i tij i numërohet për drejtësi.
    Sikurse Davidi shpall lumturinë e njeriut të cilit Perëndia numëron drejtësi pa vepra, duke thënë:
    ``Lum ata të cilëve u janë falur paudhësitë dhe të cilëve mëkatet u janë mbuluar.
    Lum njeriu të cilit Zoti nuk do t`ia numërojë mëkatin``.

    Triniteti

    Nqs nuk kupton 100% hyjni dhe 100% njeri, a do te thote kjo qe Zoti nuk eshti i afte ta bej kete? Me Zotin c'do gje eshte e mundur, edhe pse keto gjera krijojne probleme ne te kuptuarin e njeriut nuk ka limite per Zotin. Cfare ti themi Zotit, mos e dergo Jezusin si Birin e Zotit dhe birin e njeriut se kjo eshte e pamundur per ne, na sjell probleme llogjike???? Ai ben cfare te doje.

    Filipianeve 2:6-11
    i cili, edhe pse ishte në trajtë Perëndie, nuk e çmoi si një gjë ku të mbahej fort për të qenë barabar me Perëndinë,
    por e zbrazi veten e tij, duke marrë trajtë shërbëtori, e u bë i ngjashëm me njerëzit;
    dhe duke u gjetur nga pamja e jashtme posi njeri, e përuli vetveten duke u bërë i bindur deri në vdekje, deri në vdekje të kryqit.
    Prandaj edhe Perëndia e lartësoi madhërisht dhe i dha një emër që është përmbi çdo emër,
    që në emër të Jezusit të përkulet çdo gju i krijesave (ose gjërave) qiellore, tokësore dhe nëntokësore,
    dhe çdo gjuhë të rrëfejë se Jezu Krishti është Zot, për lavdi të Perëndisë Atë.

    Sa per mua, kur kam besuar te Jezusi ka qene nje dicka shume e thjeshte per ta kuptuar kur isha vetem 11 vjec. Per Zotin asgje nuk eshte e veshtire. Persa i perket besimit te verber...besimi nuk eshte dicka qe e zgjidh ne nje problem matematike dhe te thuash urdhero para syve. Ne nuk e shohim Zotin por Fryma e Shenjte deshmon per Atin. Dhe vetem kur besova ne Jezusis si Biri i Perendise athere erdhi Shpirti i Shenjte qe eshte deshmitari i Jezusit. Une nuk e kam themelin e besimit ne argumenta njerezore, sepse neser do dalin argumenta te reja, por themeli i besimit eshte Jezusi dhe drejtesia e Tij. Dhe Zoti thote "jo me fuqine as me forcen, por me Shpirtin Tim." Zakaria 4:5

    Edhe dicka tjeter persa i perket argumentave, Jezusi thote qe nuk mund te hysh ne parajse pevecse nuk perulesh si nje femije i vogel. Mateu 18:3-4 ``Në të vërtetë po ju them: në qoftë se nuk ktheheni dhe nuk bëheni si fëmijët e vegjël, ju nuk do të hyni fare në mbretërinë e qiejve. Kush, pra, do të përulet si ky fëmijë i vogël, do të jetë më i madhi në mbretërinë e qiejve.
    Mateu 11:25 ``Unë të lavdëroj, o Atë, Zot i qiellit dhe i dheut, sepse ua fshehe këto gjëra të urtit dhe të mençurit, dhe ua zbulove fëmijëve të vegjël.
    Po, o Atë, sepse kështu të pëlqeu ty.
    Çdo gjë më është dhënë në dorë nga Ati im, dhe asnjëri nuk e njeh Birin, përveç Atit; dhe asnjëri nuk e njeh Atin, përveç Birit dhe atij të cilit Biri don t`ia zbulojë.
    Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t`ju jap çlodhje.
    Merrni mbi vete zgjedhën time dhe mësoni nga unë, sepse unë jam zemërbutë dhe i përulur nga zemra; dhe ju do të gjeni prehje për shpirtrat tuaj.
    Sepse zgjedha ime është e ëmbël dhe barra ime është e lehtë!``.

    Jakobi 1:5-8 Por në qoftë se ndonjërit nga ju i mungon urtia, le të kërkojë nga Perëndia, që u jep të gjithëve pa kursim, pa qortuar, dhe atij do t`i jepet.
    Por le ta kërkojë me besim, pa dyshuar, sepse ai që dyshon i ngjan valës së detit, të cilën e ngre dhe e përplas era.
    Dhe ky njeri të mos pandehë se do të marrë diçka nga Zoti,
    sepse është një njeri me dy mendje, i paqëndrueshëm në gjithë rrugët e veta.
     
  8. AlbanianShqiponje

    AlbanianShqiponje Forumium praecox

    Re: Mbi krishterimin!

    Te dhashe arsye se pse nuk e pranoj germe me germe te vertete dhe eshte arsyeja me e thjeshte se vete ju krishteret nuk besoni germe me germe derisa paskeni shume versione biblike. Pra te qendrojme ne realitet bibla eshte liber i ndryshuar nga dora i njeriut, i manipuluar. Kjo thuhet vete ne Bibel, por ka shume fakte qe e tregojne kete. Prova me e thjeshte eshte te blesh nje Bibel ne dyqan, nuk di ke bibel te marresh se ka shume versione, ca kane kapituj me shume, ca me pak, ca me shume vargje, ca me pak. Ti ca versioni Bibleje perdor qe e besonke si te vertete?

    Pagesat dhe faljet jane gjera qe i nenshtrohen njerezimit dhe jo Zotit. Zoti as nuk i jep llogari kurkujt se eshte me i Larti dhe nuk ka zotra mbi te, dhe as nuk kerkon t'i paguaje kurkujt. Njerezit ose falen ose paguajne per mekatet. Zoti as nuk paguan as nuk falet sepse eshte Zoti, Qenia me e Larte.

    Puna eshte se nqs dikush paguan mekatin tend, atehere nuk ka me falje se eshte paguar. Ose ka pagese ose falje, o njera o tjetra, nuk mund te jene te dyja njekohesisht. Kur i paguan tjetrit borxhin (pavaresisht kush e pagauan) nuk ka me falje borxhesh. Kur falet borxhi, nuk ka me pagese (as nga ty, as nga nje tjeter).

    E kam sjelle shembullin qe Zekeria dhe Elizabeta kane qene te drejte sipas Bibles. Lere ca citon Pali, ai citon Cdo njeri qe mekaton vdes, dhe paga e mekatit eshte vdekja, dhe harron pjesen e dyte te Ezekielit 18 prej nga citon qe te japi se Zoti kerkon vetem pagese dhe nuk fal...etj...

    Drejtesi, ose Besimi pa Vepra eshte i VDEKUR, kete thote Libri i Jakobit , kapitulli 2 ne Dhjaten e Re.... Ti po kundershton Biblen dhe po e keqinterpreton.

    Me Zotin jo cdo gje eshte e mundur, por vetem gjera qe i perkasin Madheshtise se tij. Eshte PROBLEM LLOGJIKOR te thuash se Zoti ben cdo gje, se Zoti NUK genjen, NUK ben padrejtesi, NUK ben budalleqe, pra Zoti eshte i limituar vetem ne MADHESHTINE e tij. Pra ben Zoti genjshtra, mashtrime, budalleqe, paradokse, kundershtime 100% bardhe-100% zeze??? Zoti im ben vetem gjera qe i perkasin MADHESHTISE se Tij.

    Me besim te verbert e kam fjalen sic beson nje njeri pa kurfare argumenti = Besim i Verbert. Psh me verteto ku Jezusi thote qe eshte Zoti...kur ne Bibel ai e mohon kete hyjnesi...pra nqs nuk ke arguemnta dhe kundershton argumentat vetem se te ka mbetur nje gje fiksim, ky quhet besim i verbert. Pra nuk ka argument ne bote ose prove, vertetim te sjelli njeri ty se ti ke besim te verbert, e ke fiksim. Eshte sikur nje njeri beson se pema eshte Perendi dhe kur e pret me sharre dhe i thua "shiko si u kalb ky zoti yt" njeriu prape beson se Pema ka fuqi tembinatyrshme kur nuk mund te shpetonte dot veten....etj...

    Se ca ke besuar e si ke besuar kur je femije, nuk do thote se cdo femije ka besimin e drejte, se atehere i bie qe te pranosh nje femije qe jeton me familje pagane, ka besim te drejte sepse eshte indoktinuar ne kete fe. Pra ky eshte element besimi i verbert, se cdo njeri pavaresisht se ca besimi ka duhet te analizoje besimin e vet....dhe jo t'i mbetet fiksim se kur ka qene femije, ate duhet te mbaje edhe kur rritet apo edhe kur plaket. Po sikur te kete nje besim te shtrembert...duhet te rri ne besim te shtrembert gjithe jeten?

    Nuk po flet njeri per dyshime ne raport me ekzistencen e Zotit, ky nuk eshte diskutime, dhe ai vargu thote qe besimtaret te kerkojne ndihme nga Perendia. Cdo njeri pranon se UDHEZIMI I VETEM vjen nga perendia, dhe jo prej meje, teje, apo na nje tjeter. Por kjo nuk na ndalon te diskutojme dhe argumentojme me njeri tjetrin. Zoti sipas bibles thote "Eja te arsyetojme sebashku".
     
  9. deshmi

    deshmi Primus registratum

    Re: Mbi krishterimin!

    Nuk jam duke kundershtuar Jakobin. Vetem po them qe shpetimi vjen nga hiri i Zotit jo nga veprat. Me pas kur je i shpetuar tregoe me vepra besimin tend se perndryshe nuk ka vlere. Jakobi eshte duke i folur atyre qe e kane besimin dhe shpetimin dhe tani nuk kane vepra.

    Efesianeve 2:8-10 Ju në fakt, jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po është dhurata e Perëndisë, jo nga vepra, që të mos mburret askush. Ne në fakt jemi vepra e tij, e krijuar në Krishtin Jezus për veprat e mira që Perëndia përgatiti që më parë, që ne të ecim në to.

    Jakobi 2: 17 Po kështu është edhe besimi; në qoftë se s`ka vepra, është i vdekur në vetvete.

    18 Po dikush do të thotë: ``Ti ke besimin, dhe unë kam veprat``; më trego besimin tënd pa veprat e tua dhe unë do të të tregoj besimin tim me veprat e mia.

    19 Ti beson se ka vetëm një Perëndi. Mirë bën; edhe demonët besojnë dhe dridhen.

    20 Po, a dëshiron të kuptosh, o njeri i kotë, se besimi pa vepra është i vdekur?

    21 Abrahami, ati ynë, a nuk u shfajësua me anë të veprave, kur e ofroi birin e vet, Isakun, mbi altar?

    22 Ti e sheh se besimi vepronte bashkë me veprat e tij, dhe se, nëpërmjet veprave, besimi u përsos.

    23 Kështu u përmbush Shkrimi, që thotë: ``Edhe Abrahami i besoi Perëndisë, dhe kjo iu numërua për drejtësi``; dhe u quajt miku i Perëndisë.

    26 Sepse, sikurse trupi pa frymën është i vdekur, ashtu edhe besimi, pa vepra, është i vdekur.


    ~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
    Mateu 19:26
    Dhe Jezusi duke përqëndruar shikimin mbi ata tha: "Për njerëzit kjo është e pamundur, por për Perëndinë çdo gjë është e mundur".

    E dime qe Titi 1:2 në shpresën e jetës së përjetshme, të cilën Perëndia, që nuk gënjen, e premtoi para të gjitha kohërave

    Te Mateu njerezit jane duke e pyetur Jezusin si eshte e mundur qe te pasurit ta kene te veshtire te futen ne parajse, dhe ai i thote qe sipas mendimeve te njerezve kjo eshte e pamundur por sipas Zotit kjo nuk eshte e pamundur. Pra gjerat e veshtira per ne jane te lehta per Zotin. Genjeshtra e tere gjerat e lehta per ne, Zoti i ka te pamundura ti bej sepse eshte i drejte dhe i ka neveri.
    Psh, ne e kemi neveri te prekim nje gje te piset, dhe eshte e pamundur per ne qe ta prekim ate jo se nuk jemi te fuqishem ta prekim po sepse na ngjall neveri dhe eshte kundra karakterit tone.

    Kur vjen fjala te Zakaria dhe Elisabeta, ata ishin te drejte qe do te thote mundoheshin te ndiqnin ligjin dhe ta zbatonin me zemer te drejte. Prandaj dhe Zoti i perdori ata, edhe Merin me pas. Por ne e dime qe nga ligji nuk vjen shpetimi, por denimi vjen prej ligjit. Prandaj sic hyri mekati ne bote nga nje njeri i vetem Adami, ashtu edhe shpetimi nga mekati nga nje njeri i vetem, Jezusi.

    Romaket 5:19 Në fakt, ashtu si nga mosbindja e një njeriu të vetëm të shumtët u bënë mëkatarë, ashtu edhe nga bindja e një të vetmi të shumtët do të bëhen të drejtë.

    20 Por ligj i ndërhyri me qëllim që shkelja të teprohej; por aty ku mëkati është i tepruar, hiri është akoma më i tepërt,

    21 me qëllim që ashtu si mëkati ka mbretëruar te vdekja, ashtu edhe hiri të mbretërojë me anë të drejtësisë në jetën e përjetshme nëpërmjet Jezu Krishtit, Zotit tonë.


    Jezusi eshte e vetmja menyre nga Bibla.

    Gjoni 17:3 Dhe kjo është jeta e përjetshme, të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jezu Krishtin që ti ke dërguar.

    Luka 11:23 Kush nuk është me mua, është kundër meje dhe kush nuk mbledh me mua, shpërndan.

    Aktet 4:12 Dhe në asnjë tjetër nuk ka shpëtim, sepse nuk ka asnjë emër tjetër nën qiell që u është dhënë njerëzve dhe me anë të të cilit duhet të shpëtohemi``.
     
  10. AlbanianShqiponje

    AlbanianShqiponje Forumium praecox

    Re: Mbi krishterimin!

    1. Shpetimi vjen nga Zoti. Asnje Dyshim!
    2. Zoti kerkon Besim dhe Vepra.

    Me pak fjale nuk po thote njeri nga vjen shpetimi se ajo dihet. Por mos me thuaj se veprat jane vdekja edhe ato gjera qe flet qe kundershtojne Ezekielin 18, Veprat vijne pas Besimit dhe jane faktor kryesor i jetes se besimit. Jakobi thote trupi pa shpirt eshte i vdekur, besimi pa vepra eshte i vdekur. Pra jo njeren, jo tjetren me vete, por te dyja bashke.

    Une nuk thashe se gjerat nuk jane te lehta per Zotin. Por thashe se arsyetimi yt Zoti ben gjera te pallogjikshme per te shpjeguar si psh 100% Njeri qe vdes dhe 100% Hyjni qe nuk vdes, apo 100% Njeri qe nuk di gjithcka dhe 100% qe di gjithcka nuk eshte arsyetim por budallek. Mos thuaj Zoti ben gjithcka edhe ta ulesh Zotin ne nivelin e budallekut se nuk do ta pranosh budallekun dhe pallogjikshmerine e atyre gjerave qe thua. Eshte sikur nje genjeshtar te thoje; "E shikon kete kub plastik, e bej top te rrumbullaket, por mos u bej budalla eshte akoma kub." Pra ne vend te pranosh se nje gje o eshte kub or top, me thua eshte edhe kub edhe top. Kjo eshte budallek, dhe Zoti i ka neveri bullaqet. Por me neveri ka kur budalla thote: " Ky TOP DHE KUB i njekohsishem eshte bere nga Zoti sepse ZOTI ben GJITHCKA" Pra sipas tij Zoti benka budalleqe ose gjera te pallogjikshme... Pra nje gje nuk mund te jete top kr ka cepa dhe kub kur nuk ka cepa dhe eshte e rrumbullaket, dhe q me pak te jete 100% kub dhe 100% top. Kjo eshte genjeshter te pakten dhe i folur i budallait. Por neveria me e madhe eshte qe ne vend ta pranoj budallekun qe flet sjell si mbeshtjetje se Zoti benka gjithcka. Por dihet shume mire qe Zoti NUK BEN BUDALLEQE! Eshte paradoks sikur pyetja e disave "BEN ZOTI NJE GUR TE RENDE QE NUK E NGRE DOT VETE." KJo eshte pyetje budallai dhe jo qe nuk ka kuptim por eshte paradoks. E ul Zotin ne nivelin e budallait qe ben po ate pyetje dhe dihet Zoti nuk ben pyetje budallanjsh. Arsyetimi im se Zoti paska neveri nuk perfshin paradokset e pallgjikshme por vetem gjera e realizushme dhe mbeshtete idene se shprehja Zoti ben Gjithcka nuk mbeshtet budalleqet dhe paradokset as nuk verteton budalleqet dhe paradokset e atij qe i thote keto. Sepse dihet shume mire se Zoti nuk krijon paradokse te pallgjikshme ashtu sic nuk genjen, ashtu sic nuk ben pyetje budallai!

    Ezekieli 18 thote nga Ligji dhe Drejtesia vjen SHPETIMI. Mesuesi yt PALI harron se LIGJI KA SI LIGJ NE RENDITJE TE PARE "BESO NE NJE ZOT - MONOTHEIZMIN" dhe me Vone rradhiten "MOS bej kete e ate" dhe Jo Suprapthi!. Pra Nqs Nuk Beson ne Nje Zot dhe Nuk i Bindesh (pra te jesh MUSLIMAN) nuk ka shpetim. Se shume njerez Besojne ne nje Zot, por thyejne doktrinen e pare te Ligjit qe te Mos Adhurojne njerez si Jezusi dhe Kafshe, apo Statuja qe thurrin vete. Pra besimi ne nje Zot dhe bindja e tij Duhet. Shejtani beson ne nje Zot, por mosbindja ndaj Zotit kur e urdheroi qe te binte sexhde e mallkoi deri ne diten e gjyjkimit.

    Pra ne Islam, se pari vjen Besimi ne Zotin, dhe bindja ketij Zotit qe kur Ai thote mos adhuro te tjere pas meje sic thote ne LIGJIN e MUSAS, atehere nuk ka shpetim per asnje. Pastaj te mohosh nje nga ligjet e Zotit, pash te mohosh se Zoti ka urdheruar qe te mos vrasesh, te besh seks jashte martese, kjo te nxjerr nga besimi se edhe pse thua beson ne nje Zot, po mohon urdheresen e tij pra je mosbindes qe te ben mosbesimtar direkt. Ketu nuk perfshihen se bie ne mekate, se mekate e ben aktin, por nuk e mohon se ajo qe bere eshte e ndaluar.

    Ka kategori qe te ben mosbesimtar edhe pse thua je besimtar, si per shembull, te mohosh Jezusin se eshte i derguar i Zotit, je mosbesimtar se eshte njesoj sikur te mohosh ate qe e ka derguar ZOTIN. Kjo eshte ca thuhet ne kuptim dhe jo se Jezusi eshte Hyjni, por mohimi i tij eshte mohim i Zotit. Te mohosh Muhamedin si i derguari i Zotit, je mosbesimtar se ke mohuar ate e qe e ka derguar, ZOTIN. Te mohosh Zekerian, Gjonin, Davidin, Sulejmanin, Lutin, Shuajbin, Harunin etj..., je mosbesimtar sepse ke mohuar ate qe e ka derguar, Zotin dhe nuk ka shpetim per ty as sic nuk kishte shpetim per mohuesit e tyre ne kohen qe ata u derguan dhe Zoti i denoi mosbesimtaret e asaj kohe per mosbesimin e te derguarve te tij.

    Po e shoh se ti nuk paske deshire te aryetosh dhe ke lene manget dhe citon shprehje te Palit, me cito shprehje te Jezusit nqs do te mbeshtetesh se Jezusi paska thene qe Ligji Qenka i Kot. Ja ca thote Jezusi per ligjin:

    Mateu 5

    17 "Mos mendoni se unë erdha për të shfuqizuar ligjin ose profetët; unë nuk erdha për t'i shfuqizuar, po për t'i plotësuar.

    18 Sepse në të vërtetë ju them: Deri sa qielli dhe toka, të kalojnë asnjë jotë a asnjë pikë e ligjit nuk do të kalojnë, para se të plotësohet gjithçka.

    19 Ai, pra, që do të shkelë një nga këto urdhërime më të vogla, dhe do t'u ketë mësuar kështu njerëzve, do të quhet më i vogli në mbretërinë e qiejve; kurse ai që do t'i vërë në praktikë dhe do t'ua mësojë të tjerëve, do të quhet i madh në mbretërinë e qiejve.

    20 Prandaj unë po ju them: në qoftë se drejtësia juaj nuk është më e lartë nga ajo e skribëve dhe e farisenjve ju nuk do të hyni fare në mbretërinë e qiejve.


    Ky varg eshte dhe hedh poshte gjithe gjerat sespe ketu nuk flitet se beso te sakrifica por thuhet në qoftë se drejtësia juaj nuk është më e lartë nga ajo e skribëve dhe e farisenjve ju nuk do të hyni fare në mbretërinë e qiejve. dhe e ka fjalen per LIGJIN qe ti thua nuk shpeton njeri dhe thote Ai, pra, që do të shkelë një nga këto urdhërime më të vogla, dhe do t'u ketë mësuar kështu njerëzve, do të quhet më i vogli në mbretërinë e qiejve. Kush po i meson qe keto nuk jane te rendesishme dhe nuk ka rendei nqs i shkele? Kush po meson vdekja eshte ligji? Kush po e kundershton Jezusin?

    Dhe thote kurse ai që do t'i vërë në praktikë dhe do t'ua mësojë të tjerëve, do të quhet i madh në mbretërinë e qiejve. Kush po i ve ne praktikte dhe thote mbahu ligjit qe Perfshin edhe URDHERESEN E PARE, ADHURIMIN DHE BINDJEN E NJE ZOTI, jo zotra apo idhuj, jo kafshe apo njerez, jo statuja apo ikona...! Kush po i thote Ligji eshte shpetimi sic thote Jezusi me larte dhe sic thote Ezekiel 18 qe Zoti me goje sipas bibles i falka mekatet dhe nuk i permend atyre qe pendohet per shkak te drejtesise.

    Ti me citon Palin. Disa citojne Palin qe thote qe Ligji nuk eshte Vdekja:

    Ja ca thote Jakobi, mos cito gjysmen vetem:

    Jakobi - Kapitulli 2

    1 Vëllezër të mi, mos i lidhni preferencat personale me besimin e Zotit tonë Jezu Krisht, Zoti i lavdisë.

    2 Sepse në qoftë se në asamblenë tuaj hyn një njeri me një unazë prej ari, me rroba të shkëlqyera, dhe hyn edhe një i varfër me një rrobë të fëlliqur,

    3 dhe ju i drejtoni sytë nga ai që vesh rroben e shkëlqyer dhe i thoni: "Ti ulu këtu, në vendin e mirë", dhe të varfërit i thoni: "Ti rri atje, në këmbë", ose: "Ulu këtu, afër stolit të këmbëve të mia",

    4 a nuk bëtë ju një dallim në mes tuaj, duke u bërë kështu gjykatës me mendime të këqija?

    5 Dëgjoni, vëllezër të mi shumë të dashur, a nuk i zgjodhi Perëndia të varfërit e botës, që të jenë të pasur në besim dhe trashëgimtarë të mbretërisë që ua premtoi atyre që e duan?

    6 Po ju i shnderuat të varfërit! A nuk janë vallë të pasurit ata që ju shtypin, dhe nuk janë këta ata që ju heqin nëpër gjykata?

    7 A nuk janë ata që blasfemojnë emrin e lavdishëm që u thirr mbi ju?

    8 Në qoftë se ju më të vërtetë e përmbushni ligjin mbretëror sipas Shkrimit: "Duaje të afërmin tënd si vetveten", bëni mirë;

    9 por në qoftë se bëni preferenca personale, ju kryeni mëkat dhe dënoheni nga ligji si shkelës.

    10 Sepse kushdo që e zbaton gjithë ligjin, por e shkel në një pikë, është fajtor në të gjitha pikat.

    11 Sepse ai që ka thënë: "Mos shkel kurorën", ka thënë gjithashtu: "Mos vraj". Prandaj nëse ti nuk shkel kurorën, por vret, ti je shkelës i ligjit.

    12 Prandaj të flisni e të veproni sikurse të duhej të gjykoheshit nga ligji i lirisë,

    13 sepse gjyqi do të jetë pa mëshirë për atë që nuk ka treguar mëshirë; dhe mëshira triumfon mbi gjykimin.

    14 Ç'dobi ka, vëllezër të mi, nëse dikush thotë se ka besim, por nuk ka vepra? A mund ta shpëtojë atë besimi?

    15 Dhe në qoftë se një vëlla ose një motër janë të zhveshur dhe u mungon ushqimi i përditshëm,

    16 dhe dikush nga ju u thothë atyre: "Shkoni në paqe! Ngrohuni dhe ngopuni", dhe nuk u jepni atyre gjërat për të cilat kanë nevojë për trupin, ç'dobi ka?

    17 Po kështu është edhe besimi; në qoftë se s'ka vepra, është i vdekur në vetvete.

    18 Po dikush do të thotë: "Ti ke besimin, dhe unë kam veprat"; më trego besimin tënd pa veprat e tua dhe unë do të të tregoj besimin tim me veprat e mia.

    19 Ti beson se ka vetëm një Perëndi. Mirë bën; edhe demonët besojnë dhe dridhen.

    20 Po, a dëshiron të kuptosh, o njeri i kotë, se besimi pa vepra është i vdekur?

    21 Abrahami, ati ynë, a nuk u shfajësua me anë të veprave, kur e ofroi birin e vet, Isakun, mbi altar?

    22 Ti e sheh se besimi vepronte bashkë me veprat e tij, dhe se, nëpërmjet veprave, besimi u përsos.

    23 Kështu u përmbush Shkrimi, që thotë: "Edhe Abrahami i besoi Perëndisë, dhe kjo iu numërua për drejtësi"; dhe u quajt miku i Perëndisë.

    24 Ju shikoni, pra, se njeriu shfajësohet nga veprat dhe jo vetëm nga besimi.

    25 Gjithashtu a nuk u shfajësua edhe Rahabi, lavirja, nga veprat, kur i priti të dërguarit dhe i përcolli nga një udhë tjetër?

    26 Sepse, sikurse trupi pa frymën është i vdekur, ashtu edhe besimi, pa vepra, është i vdekur.


    Pra per ke po flet Jakobi, per ju krishteret dhe thote:

    12 Prandaj të flisni e të veproni sikurse të duhej të gjykoheshit nga ligji i lirisë,

    13 sepse gjyqi do të jetë pa mëshirë për atë që nuk ka treguar mëshirë; dhe mëshira triumfon mbi gjykimin.

    14 Ç'dobi ka, vëllezër të mi, nëse dikush thotë se ka besim, por nuk ka vepra? A mund ta shpëtojë atë besimi?


    Dhe cila eshte pergjigja:

    20 Po, a dëshiron të kuptosh, o njeri i kotë, se besimi pa vepra është i vdekur?

    dhe

    24 Ju shikoni, pra, se njeriu shfajësohet nga veprat dhe jo vetëm nga besimi.

    25 Gjithashtu a nuk u shfajësua edhe Rahabi, lavirja, nga veprat, kur i priti të dërguarit dhe i përcolli nga një udhë tjetër?

    26 Sepse, sikurse trupi pa frymën është i vdekur, ashtu edhe besimi, pa vepra, është i vdekur.


    Pra Jo njera, jo tjetra te Dyja Bashke. Kjo Thuhet edhe ne Kur'an. Sepse Ligji perfshin edhe besimin dhe bindjen. Kush mohon ligjin mohon Zotin. Mekati nuk eshte njesoj si mohimi i ligjit. Zoti fal mekatet, por jo mohimin e atij ligji se mohimi i ligjit eshte mohimi i Ligj-Dhenesit, Zotit. Ashtu si mohim i te derguarve eshte mohimi i Derguesit, Zotit.

    Jezusi, flet per njerez qe thojne se ndjekin Jezusin dhe bejne mrekullira, dhe bejne gjithcka ne emer te tij:

    Mateu 7

    21 Jo çdo njeri që më thotë: "Zot, Zot" do të hyjë në mbretërinë e qieve; por do të hyjë ai që kryen vullnetin e Atit tim që është në qiej.

    22 Shumë do të më thonë atë ditë: "O Zot, o Zot, a nuk profetizuam ne në emrin tënd, a nuk i dëbuam demonët në emrin tënd, a nuk kemi bërë shumë vepra të fuqishme në emrin tënd?".

    23 Dhe atëherë unë do t'u sqaroj atyre: "Unë s'ju kam njohur kurrë; largohuni nga unë, ju të gjithë, që keni bërë paudhësi".


    Pastaj pse citon Palin te thuash qe ligji eshte Vdekur dhe shfuqizuar kur Jezusi thote qe po nuk zbatove Ligjin nuk do shpetosh as nuk do hysh ne Parajse. Ashtu thote dhe Jakobi se pa vepra besimi yt eshte i vdekur!
     
  11. deshmi

    deshmi Primus registratum

    Re: Mbi krishterimin!

    Albanski,

    Une citoj ke te dua, perderisa edhe ti thua qe asnje i derguar prej Zotit nuk mund te mohoet. Athere ti je ne gabim qe mohon deshmine e Palit.

    II Timoteu 3:
    14 Por ti qëndro në ato që mësove dhe u binde plotësisht, duke e ditur prej kujt i mësove,

    15 dhe se që nga fëmijëria i njeh Shkrimet e shenjta, të cilat mund të të bëjnë të ditur për shpëtimin me anë të besimit që është në Krishtin Jezus.

    16 I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për mësim, bindje, ndreqje dhe për edukim me drejtësi,

    17 që njeriu i Perëndisë të jetë i përkryer, tërësisht i pajisur për çdo vepër të mirë.



    1 Gjoni 2
    22 Kush është gënjeshtari, veçse ai që mohon se Jezus është Krishti? Antikrishti është ai, që mohon Atin dhe Birin.

    23 Kushdo që mohon Birin, s`ka as Atin; kushdo që njeh Birin, ka edhe Atin.

    24 Ajo që ju, pra, dëgjuat nga fillimi le të qëndrojë në ju; në qoftë se ajo që dëgjuat nga fillimi qëndron në ju, edhe ju do të qëndroni në Birin dhe në Atin.

    25 Dhe ky është premtimi që ai na bëri: jeta e përjetshme.

    26 Ju shkrova këto gjëra për ata që kërkojnë t`ju gënjejnë.

    27 Dhe, sa për ju, vajosja që keni marrë prej tij qëndron në ju dhe nuk keni nevojë që ndokush t`ju mësojë; por, duke qenë se vajosja e tij ju mëson çdo gjë dhe është e vërtetë e nuk është gënjeshtër, qëndroni në të ashtu sikurse ju mësoi.

    28 Edhe tani, djema, qëndroni në të që, kur të shfaqet ai, ne të mund të kemi besim, dhe në ardhjen e tij të mos turpërohemi para Tij.

    29 Në qoftë se e dini se ai është i drejtë, ta dini se kushdo që praktikon drejtësinë ka lindur prej tij.

    Hebrenjeve 10
    5 Prandaj, duke hyrë në botë, ai thotë: ``Ti nuk deshe as flijim as mblatë, po bëre gati për mua një trup;

    6 ti nuk pëlqeve as olokauste as flijimet për mëkatin.

    7 Atëherë unë thashë: "Ja, unë po vij; në rotullin e librit është shkruar për mua; për të bërë, o Perëndi, vullnetin tënd"``.

    8 Mbasi tha: ``Ti nuk deshe as flijim as mblatë, as olokauste as flijime për mëkatin, që të blatohen sipas ligjit``,

    9 ai shtoi: ``Ja, unë vij për të bërë, o Perëndi, vullnetin tënd``. Ai heq të parën, që të vërë të dytën.

    10 Prej këtij vullneti, ne jemi shenjtëruar me anë të kushtimit të trupit të Jezu Krishtit, që u bë një herë për të gjithë.

    Pra Jezusi e kompletoi ligjin nuk e hodhi poshte, dhe une nuk e hedh poshte por e di qe Ai e ka kompletuar dhe ne jemi ne ligjin e hirit.


    Gjoni 8

    12 Dhe Jezusi u foli atyre përsëri duke thënë: ``Unë jam drita e botës; kush më ndjek nuk do të ecë në errësirë, por do të ketë dritën e jetës``.


    13 Atëherë farisenjtë i thanë: ``Ti dëshmon për vetveten; dëshmimi yt nuk është i vërtetë``.


    14 Jezusi u përgjigj dhe u tha atyre: ``Edhe pse dëshmoj për vetvete, dëshmimi im është i vërtetë, sepse unë e di nga kam ardhur e ku po shkoj; ju, përkundrazi, nuk e dini as nga vij dhe as ku po shkoj.


    15 Ju gjykoni sipas mishit, unë nuk gjykoj asnjeri.


    16 Por, edhe kur gjykoj, gjykimi im është i vërtetë, sepse unë nuk jam vetëm, por jam unë dhe Ati që më dërgoi.


    17 Edhe në ligjin tuaj është shkruar se dëshmimi i dy njerëzve është i vërtetë.


    18 Unë jam ai që dëshmoj për vetvete dhe Ati që më ka dërguar dëshmon për mua``.


    19 Atëherë i thanë: ``Ku është Ati yt?``. Jezusi u përgjigj: ``Ju nuk më njihni as mua, as Atin tim; po të më njihnit mua, do të njihnit edhe Atin tim``.


    20 Jezusi i shprehu këto fjalë në vendin e thesarit, duke mësuar në tempull dhe askush nuk e kapi, sepse nuk i kishte ardhur akoma ora.


    21 Jezusi, pra, u tha atyre përsëri: ``Unë po shkoj dhe ju do të më kërkoni, dhe do të vdisni në mëkatin tuaj. Atje ku shkoj unë, ju nuk mund të vini``.


    22 Prandaj Judenjtë thoshnin: ``Mos don të vrasë veten, sepse thotë: "Ku shkoj unë, ju nuk mund të vini"?``.


    23 Dhe ai u tha atyre: ``Ju jeni nga këtu poshtë, kurse unë jam nga atje lart; ju jeni prej kësaj bote, unë nuk jam prej kësaj bote.


    24 Prandaj ju thashë se ju do të vdisni në mëkatet tuaja, sepse po të mos besoni se unë jam, ju do të vdisni në mëkatet tuaja``.


    25 Atëherë ata i thanë: ``Kush je ti?``. Dhe Jezusi u tha atyre: ``Pikërisht atë që ju thashë.


    26 Shumë gjëra kam për të thënë e për të gjykuar lidhur me ju; por ai që më ka dërguar është i vërtetë dhe gjërat që kam dëgjuar nga ai, ia them botës``.


    27 Ata nuk e kuptuan se ai po u fliste atyre për Atin.


    28 Atëherë Jezusi u tha atyre: ``Kur ta keni lartuar Birin e njeriut, atëherë do të njihni se unë jam, dhe se nuk bëj asgjë prej vetvetes, por i them këto gjëra ashtu si Ati më ka mësuar.


    29 Dhe ai që më ka dërguar është me mua; Ati s`më ka lënë vetëm, sepse bëj vazhdimisht gjërat që i pëlqejnë``.


    30 Ndërsa ai thoshte këto gjëra, shumë veta besuan në të.


    31 Atëherë Jezusi u tha Judenjve që besuan në të: ``Nëse do të qëndroni në fjalën time, jeni me të vërtetë dishepujt e mi;


    32 do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t`ju bëjë të lirë``.


    33 Ata iu përgjigjën: ``Ne jemi pasardhës të Abrahamit dhe s`kemi qenë kurrë sk-llevër të askujt; si mund të thuash ti: "Do të bëheni të lirë"?``.


    34 Jezusi u përgjigj atyre: Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Kush bën mëkatin është skllav i mëkatit.


    35 Por skllavi nuk rri përgjithmonë në shtëpi; ndërsa biri rri përgjithmonë.


    36 Pra, nëse Biri do t`ju bëjë të lirë, do të jeni me të vërtetë të lirë``.


    37 ``Unë e di se jeni pasardhësit e Abrahamit, por ju kërkoni të më vrisni, sepse fjala ime nuk gjen vend në ju.


    38 Unë flas për ç`kam parë tek Ati im, dhe ju bëni gjërat që keni parë tek ati juaj``.


    39 Ata, duke u përgjigjur, i thanë: ``Ati ynë është Abrahami``. Jezusi u tha atyre: ``Po të ishit bij të Abrahamit, do të bënit veprat e Abrahamit;


    40 por ju tani kërkoni të më vrisni mua, që ju kam folur të vërtetën që kam dëgjuar nga Perëndia; Abrahami këtë nuk e bëri.


    41 Ju bëni veprat e atit tuaj``. Prandaj ata i thanë: ``Ne nuk lindëm nga kurvërimi; ne kemi një Atë të vetëm: Perëndinë``.


    42 Atëherë Jezusi u tha atyre: ``Po të ishte Perëndia Ati juaj, ju do të më donit, sepse kam dalë dhe kam ardhur nga Perëndia; nuk kam ardhur, pra, nga vetja ime, por ai më ka dërguar.


    43 Përse nuk e kuptoni thënien time? Sepse nuk mund të dëgjoni fjalën time.


    44 Ju jeni nga djalli, që është ati juaj, dhe doni të bëni dëshirat e atit tuaj; ai ishte vrasës që nga fillimi dhe nuk qëndroi në të vërtetën, sepse në të nuk ka të vërtetë. Kur thotë të rrema, flet nga vetvetja, sepse është gënjeshtar dhe ati i rrenës.


    45 Kurse mua, duke qenë se ju them të vërtetën, nuk më besoni.


    46 Cili nga ju më bind për mëkat? Nëse flas të vërtetën, përse nuk më besoni?


    47 Kush është prej Perëndisë, i dëgjon fjalët e Perëndisë; prandaj ju nuk dëgjoni, se nuk jeni prej Perëndisë``.


    48 Atëherë Judenjtë iu përgjigjën dhe i thanë: ``A nuk themi me të drejtë se ti je Samaritan dhe se ke një demon?``.


    49 Jezusi u përgjigj: ``Unë s`kam një demon, por nderoj Atin tim; ju përkundrazi më çnderoni.


    50 Tani unë nuk kërkoj lavdinë time, ka kush e kërkon dhe gjykon.


    51 Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se ai që zbaton fjalën time, nuk do ta shohë kurrë vdekjen, përjetë``.


    52 Pra Judenjtë i thanë: ``Tani njohim se ti ke një demon. Abrahami dhe profetët kanë vdekur, kurse ti thua: "Kur njëri zbaton fjalën time, nuk do ta shijojë kurrë vdekjen, përjetë".


    53 Ti qenke më i madh se ati ynë Abraham, i cili ka vdekur? Edhe profetët kanë vdekur; kush pretendon se je?``.


    54 Jezusi u përgjigj: ``Në qoftë se unë e përlëvdoj veten, lavdia ime s`është asgjë. Éshtë Ati im ai që më përlëvdon, për të cilin ju thoni se është Perëndia juaj.


    55 Por ju ende s`e keni njohur, kurse unë e njoh dhe, po të thoja se nuk e njoh, do të isha një gënjeshtar si ju; por unë e njoh dhe e zbatoj fjalën e tij.


    56 Abrahami, ati juaj, ngazëllohej në shpresën që të shihte ditën time; e pa dhe u gëzua``.


    57 Judenjtë, pra, i thanë: ``Ti ende nuk je pesëdhjetë vjeç dhe e paske parë Abrahamin?``.


    58 Jezusi u tha atyre: ``Në të vërtetë, në të vërtetë unë po ju them: para se të kishte lindur Abrahami, unë jam``.


    59 Atëherë ata morën gurë, që t`i hidhnin kundër tij; por Jezusi u fsheh dhe doli nga tempulli, duke kaluar midis tyre; dhe kështu u largua.

    Pse e vrane judenjte Jezusin? sepse Ai tha qe eshte nje me Perendine dhe se shpetimi vjen pre Tij. Dhe Ai eshte rruga per te Ati. Por te pakten Judenjte e prisnin Shpetimtarin qe te vinte dhe akoma e presin, po myslymanet a presin nje Shpetimtar sipas profecive te dhiates se vjeter? Pyes se nuk e di, me pak fjale, gjithe thelbi i dhiates se vjeter jane ligji dhe pritja e nje Shpetimtari, dhe dhiata e re eshte plotesimi i profecive per ardhjen e pare te Shpetimtarit dhe denimit te Tij. Ardhja e dyte qe ne presim eshte kur Ai do mbledhi te Tijet. Ti a e beson kete persa i perket Bibles qe e citon?
     
  12. AlbanianShqiponje

    AlbanianShqiponje Forumium praecox

    Re: Mbi krishterimin!

    Here e pare qe degjoj se Pali qenka Profet, i Derguar i Zotit. Pali sikur ishte ai qe gjoja ndiqte Jezusin, si e barazove me Jezusin tani dhe me Musain apo Ibrahimin? Nuk e sheh se po flet absurdite?

    Tani po devijon nga tema dhe po thua qe Jezusi pohonte se ishte Hyjni. Nqs kerkon te diskutosh kete, shko te tema tjeter edhe lexo aty diskutimin e gjate qe i kam bere vargjeve qe thua ti. Ai thote eshte NJE ME PERENDINE, por edhe Thote qe DISHEPUJT JANE NJE dhe TE GJITHE QE NDJEKIN ATA JANE NJE ME ZOTIN. Ti citon akuzuezit dhe urryesit qe te provosh se i akuzuari eshte me te vertete ca thone akuzezit. NUk te duket absurde. Imagjino nje gjyq ku sjellin te akuzuarin dhe ti sjell Akuzesin te provosh se i Akuzuari eshte ashtu sic thote ai akuzuesi dhe urryesi. Pranon ti se Jezusi eshte DJALLI sic thane Akuzezit, apo vetem ku te pelqen e merr fjalen dhe kur s'te pelqen thua "Jo nuk e marr". Vertetime te ketilla jane shume te dobeta. Ansje person me intelekt nuk merr fjalen e nje urryesi si 100% te vertete per ate qe akuzohet dhe jo ta marri si vertetim.

    Lexo te tema qe kam shkruar per "A tregon Bibla Jezusin Zot?" Jane edhe ato vargjet qe flet ti, edhe te tjera qe sillni ju. Pergjigju pyetjeve atje qe krishteret si puna jote nuk jane pergjigjur se kane kundershtuar veten e tyre! Vazhdo diskutimin atje per kete pune.[/b] Do dali qe Jezusi e ka mohuar te jete Perendi dhe me shume vertetime nga goja e tij. [/b]

    Mesiah nuk eshte Shpetimtar. Hebrenjte presin Mesian dhe JO SHPETIMTAR ne kuptimin tend krishter. MESIAH do thote i CAKTUAR dhe jo shpetimtar. Pastaj kjo fjala shpetimtar eshte perdorur edhe per te tjere pervec Jezusit dhe nuk ka kuptimin qe i jep ti sipas BIBLES.

    Thelbi i Dhjates se Vjeter eshte libri Torah i Cifuteve dhe nuk ka "Pritje Shpetimtaresh" sepse sipas po te njejtit LIber, Shpetimi vjen nga Zoti per te penduarin dhe nuk duhet Te Sakrifikojne ne Stilin Paganez Njerez qe t'i shpetojne!

    Hebrenjte presin Mesian, dhe MESIA nuk do thote shpetimtar! Ne muslimanet besojme se MESIAH ka ardhur dhe eshte Jezusi dhe do vije perseri para dites se Gjykimit te vrasin Anti-Mesian ose Mesian e Rremte. Ne besojme se Jezusi nuk ka vdekur, por eshte ngritur ne qiell nga Zoti dhe eshte shpetuar nga kurthi qe i ngriten mosbesimtaret. Dhe ne besojme se Jezusi do kthehet prape, do jetoje dhe do vdesi si njeri normal sic vdiqen gjithe profetet.

    Sipas Dhjates se Vjeter nuk ka shpetimatr sipoas kuptimit tend! Dmth Shpetimtar qe do sakrifikohet per mekatet e Njerezit. Kjo kundershton DHJATEN e VJETER. Nuk do shume intelekt qe ta kuptosh se sakrificat njerezore jane te URRYERA nga Zoti. As hebrenjte nuk besojne ne keto gjera ashtu sic nuk besojne ne SANTA KLAUSIN!

    As Muslimanet nuk besojne ne Shpetimtar ne kuptin qe i jep ti. Por ne Besojme ne Mesian dhe Pranojme se eshte Jezusi. Ashtu edhe hebrenjte presin MESIAN dhe nuk pranojne qe eshte Jezusi. Shpetimtare qe mbajne ne Kurriz Mekatet dhe Denohen nga Zoti qe KUNDERSHTON Ezekiel 18 jane perralla si per Hebrenjte edhe ashtu per Muslimanet dhe nuk besojne ne tilla gjera.

    Besoj se e kupton se ke keqkuptuar gjithe DHJATEN e VJETER dhe gjithe besimin e Hebrenjve dhe Muslimanev. Se beson ti se Zoti denon te pafajshem per qene i "drejte" ngaqe do ti fali ata qe mekatojne, nuk do thote qe te gjithe te tjeteret besojne ne gjera te tilla qe KUNDERSHTOJNE HAPUR cfare eshte ne Dhjaten e Vjeter!

    Ti je indoktrinuar aq shume sa nuk shikon pertej vec qarkut tend krishter. Ekzaminoj gjerat ne detaje para se te flasesh per nje gje sic eshte Hebrenjte presin SHPETIMTAR, se MESIAH dhe shpetimatr ne kuptimin qe i jep ti jane dy pole te kunderta.

    Lexo temen tjeter se si Jezusi thote qe NUK ESHTE ZOTI dhe se BIBLA pohon se shprehjet e Jezusit qe ti citon jane METAFORIKE se po te njejtat shprehje perdoren edhe per njerez te tjere qe ti NUK pranon se jane Zot i Meshiruar si Jezusi.
     
  13. hawk

    hawk Primus registratum

    Re: Mbi krishterimin!

    Edhe te ka dhjata e vjeter ka argumenta mbi ate qe presin muslimanet-duke perdorur shprehjen tende.Flas per figuren e Muhammedit s.a.v.s !
    Ju keni bazuar fene tuaj ne profeci dhe mrekulli.Shpesh here keto jane te veshtira te dokumentohen,natyrisht gjendet nje bari dhensh qe ka para dicka apo dikush tjeter.
    Historia ka treguar qe eshte spekulluar mjaft me mrekulli-profecite.Ketu nuk flasim vetem per Mesjeten por edhe per shekullin e XX po deshe.Profeci-mrekulli behen edhe ne besimet e tjera,madje edhe nga laike e astrologe te ndryshem.Keshtu qe nuk mund te bazojme besimin tone vetem duke ju referuar profecive e mrekullive.

    Kush eshte ardhja e dyte ?

    Sillni ketu pjese te Bibles por tashme e dime shume mire se eshte nje liber i rishikuar,kjo pranohet edhe nga te krishteret.Prandaj mendoj se debati do jete i pa fund,plot citime biblike qe kundershtojne nj-tj.

    Desha te pyes parafolesin si njohes te Bibles.A ka ndonje citat ku sqarohet perse Jezusi qendroi 3 dite(jo 4 ose 1) i vdekur dhe si mund te vdese "dicka" Hyjnore, !?
    Apo ndonje citat ku sqarohet siboli i kryqit,ku sqarohen termat "gra te zotit",kungimi si rit origjinal i krishtere po ashtu si edhe Trinia ?! Ndonje citat ku i jepet e drejta dikujt te na i fale mekatet(madje edhe me pagese) apo te shenjteroje te tjeret(e cfare shenjtoresh) duke i dhene vize per ne parajse ?!
     
  14. deshmi

    deshmi Primus registratum

    Re: Mbi krishterimin!

    Ke te drejte hawk, ky forum nuk do mbaroje ndonjehere.
    Te pakten sikur te ishim dakort qe Bibla nuk ka gabime atehere do ishte me vend qe te diskutonim rreth temave brenda saj, por te vazhdosh ne kete menyre te con asgjekundi.

    Mqs jemi ne temen Mbi Krishterimin me duket llogjike qe ta drejtoj ketu problemin qe shume njerez kane me vertetesine e Bibles dhe a eshte transferuar ne ditet tona si ne kopjet origjinale?!
    Dhiata e Vjeter: ne 1949 u gjeten "Pergamended e Detit te Vdekur". Historianet i datojne ne kohen e Jezusit dhe ishin kopjuar nga comuniteti Kumran, nje sekt Izraelit qe jetonte perreth Detit te Vdekur. Gjithashtu eshte edhe Septuagint perkthimi Grek i Dhiates Vjeter qe daton ne shekullin e 2 para Krishtit. Kur i krahasojme tekstet ato jane 95% identike me variacione te vogla.

    Dhiata e Re: egzistojne njezet mije doreshkrime qe datojne nga shekulli i dyte pas Krishtit dhe fundi i shekullit 15 kur shtypi i shkruar filloi. Doreshkrimet jane gjetur ne Egjipt, Palestine, Siri, Turqi, Greqi dhe Itali. Doreshkrimi me i vjeter--John Rylands-- daton 125 pas Krishtit i gjetur ne Egjipt. Papiruse te gjetur ne 1935, jane datuar 150 pas Krishtit dhe perfshijne 4 ungjijte. Papiruset Chester Beatty, te zbuluara ne 1931 jane datuar 200-250 Pas Vdekjes perfshijne 4 ungjijte, Veprat, Letrat e Palit dhe Zbulesen. Numri i doreshkrimeve eshte i madh ne krahasim me ato te librave te tjere te lashtesise, "Luftrat Gali" e Cezarit (900 Pas K)-- 10 kopje, "Poetika" e Aristotelit (1100 Pas K)-- 5 kopje, "Historia" e Tukididit (900 Pas K)--ka arritur vetem ne 8 doreshkrime.
    keto numra jane shume te ulta ne krahasim me 20,000 doreshkrimet e Dhiates se Re. Doreshkrimi i dyte pase kesaj eshte Iliada me 643 kopje.

    Duke pasur parasysh numrin e madh te doreshkrimeve dhe vjetersine e tyre, mund te themi se Bibla eshe dokumenti me i besueshem i lashtesise dhe ka ardhur ne ditet tona e pandryshuar.


    Apostujt e Jezusit ne Dhiaten e Re jane te besueshme se ata ishin vete deshmitare okulare te gjerave qe beri Jezusi. Gjithashtu ata rrezikuan jeten e tyre dhe pervec Gjonit qe pati vdekje natyrore, 11 te tjeret vdiqen si martire: te kryqezuar, te vrare me gure, me shigjete, shpate, e me heshte. Nqs ata nuk do kishin qene te sinqerte dhe 100% te sigurte per kryqezimin dhe ringjalljen e Jezu Krishtit, ata nuk do kishin dhene jeten dhe nuk do dilnin neper bote t'ju tregonin njerezve keto gjera. Vete deshmia e jetes dhe menyra e vdekjes se tyre eshte evidence e vertetesise se Dhiates se Re.
     
  15. deshmi

    deshmi Primus registratum

    Re: Mbi krishterimin!

    Profeci-mrekullite,
    ne shekujt e fundit njerezit thone qe kam nje profeci te re. Nqs profecia e re nuk eshte dicka qe eshte ne Bibel eshte nje genjeshter.

    Jezusi plotesoi shume profeci-mrekulli te dhena ne Psalmet, Danieli, Isaia, Zakaria, Mikea dhe ka akoma qe nuk jane plotesuar qe kane te bejne me ardhjen e dyte. Ka 33 profeci specifike qe shpjegojne vetem si, kur dhe ku Jezusi do vdiste. Plotesimi i ketyre nga nje njeri i vetem eshte dicka qe vetem Zoti mund ta bente. Jezusi do rrinte ne varr 3 dite dhe 3 nete (Sipas Mateut 12:40) si Jona ishte 3 dite e 3 nete ne barkun e peshkut te madh. Libri i Jones eshte shkruar 850 vjet para Krishtit.

    Keto jane ca profeci

    Mikea 5:2 Lindur ne Betlehem Mateu 1:18-25
    Isaia 7:14 Lindur nga nje e virgjer Mateu 2:1-6
    Zakaria 9:9 Hyrja triumfante ne Jeruzalem mbi nje gomar Gjoni 12:12-16
    Isaia 53:1-3 I papranuar nga njerezit e Tij Mateu 27:1-31
    Psalmet 22:14-18 I kryqezuar Gjoni 19:15-18
    Psalmet 69:21 Ju dha uthull Gjoni 19:29
    Zakaria 12:10 Mesia u tejcpua Gjoni 19:34
    Zakaria 13:6 Plage ne duart e Tij Gjoni 20:25-28
    Isaia 53:5-12 Vdiq si sakrifice per mekat Gjoni 11:49-52
    Psalmet 16:10 U ngrit nga te vdekurit Gjoni 20:1-31
     
  16. Admir

    Admir Forumium maestatis

    Re: Mbi krishterimin!

    ....

    Nomad, pa ofendime
     
  17. AlbanianShqiponje

    AlbanianShqiponje Forumium praecox

    Re: Mbi krishterimin!

    Deshmi,

    PER CILEN BIBEL TE BIEM DAKORT

    Mos u bej as mish as peshk tani. Per ke Bibel te biem dakort? Ca Bible beson ti. Po rrame Dakort per Biblen Katolike, nuk bien dakort Protestantet. Ti ne ca kategorie bie? Ketu behet fjale per 6 Libra:

    1.Tobit
    2.Judit
    3.Zgjuarsia e Solomonit
    4.Eklesiastikus
    5.Baruk
    6.1 Makabi
    7.2 Makabi

    Pastaj ke disa shtesa te tjera:

    Letre e Jeremise
    Shtime Ester
    Lutja e Ezeriah
    Danieli 13
    Danieli 14

    Keto jane ne Spetugint plus disa te tjere:

    Faljen e Manasise
    1 Esdras
    2 Esdras

    E ti thua, jo spetugint keshtu e ashtu, ti nuk pranon gjithe septugint, pse flet kot?


    Spetugint eshte Libri Torah qe paska me shume Kapituj (Libra) se Dhjata e Vjeter edhe po qesh Katolik apo Protestant, eshte perkthim Greqisht i Torahut.

    Dhiata e Re: Lexo Versionin e Mbretit Xhejms me Versionin e Standardit te Rishikuar ose Versioni Internacional i Ri se do dalin ca vargje maget dhe ca me shume sa pak.

    Psh Marku 16:9-20 thuhet ne Versioni Internacional i Ri se eshte fabrikim dhe nuk eshte ne manuskriptet me te lashta.

    Tani vargu i trinitetit qe gjendet ne Versionin e Mbretit Xhejms:
    1 Gjoni 5

    7 Sepse tre janë ata që dëshmojnë në qiell: Ati, Fjala dhe Fryma e Shenjtë; dhe këta të tre janë një.


    Hape pak Versionin e Standardit te Rishikuar, nuk eshte aty ky varg. Nuk gjendet!

    Pra kush eshte fjala e Zotit kjo ajo apo kjo tjetra... Ti nuk na the cilen Bibel te besojme njehere, lere te biem dakort per gabime, po ne nuk biem dakort ca eshte bibla se paska shume bibla me kapituj dhe vargje magut dhe me shume!

    Deshmi keto versione dhe ndryshime apo shtime dhe heqje jane produkt juaj krishtere. Nuk jane produkt yne. Doni te besojme se eshte fjala e Zotit, Sa Zota paska sepse paska shume Bibla. Apo Fjala e Zotit hiqet dhe vihet sipas qejfit dhe s'ka problem fare... Ca do na japesh placibo qe te biem dakort per nje gje qe vete ju thoni ka ndryshime?

    Duhet te biesh dakort me Kur'anin se flet se disa nga ju e ndryshojne Biblen me doren e tyre dhe thojne se kjo eshte nga Zoti. Fakt i gjalle ato qe permenda me lart, o njeri o tjetri duhet te genjeje se cila eshte fjala e Zotit!
     
  18. AlbanianShqiponje

    AlbanianShqiponje Forumium praecox

    Re: Mbi krishterimin!

    Profeci. Me thuaj pak Si u Mbush kjo Profecia ne Gjeneraten e Dishepujve?

    "Na thuaj, kur do të ndodhin këto gjëra? Dhe cila do të jetë shenja e ardhjes sate dhe e mbarimit të botës?".


    Në të vërtetë po ju them se ky brez nuk do të kalojë, pa u realizuar të gjitha këto.

    Lexo profecine:

    Mateu 24

    3 Pastaj, kur ai u ul të rrinte në malin e Ullinjve, dishepujt e vet iu afruan mënjanë dhe i thanë: "Na thuaj, kur do të ndodhin këto gjëra? Dhe cila do të jetë shenja e ardhjes sate dhe e mbarimit të botës?".

    4 Dhe Jezusi duke u përgjigjur u tha atyre: "Ruhuni se mos ju mashtron ndokush!

    5 Sepse shumë do të vijnë në emrin tim, duke thënë: "Unë jam Krishti" dhe do të mashtrojnë shumë njërëz.

    6 Atëherë do të dëgjoni të flitet për lufta dhe për ushtima luftash; ruhuni të mos shqetësoheni, sepse të gjitha këto duhet të ndodhin, por ende mbarimi nuk do të ketë ardhur.

    7 Do të ngrihet, pra, popull kundër populli dhe mbretëri kundër mbretërie; do të ketë zi buke, murtajë dhe tërmete në vende të ndryshme.

    8 Por të gjitha këto gjëra do të jenë vetëm fillimi i dhembjeve të lindjes.

    9 Atëherë do t'ju dorëzojnë në mundime dhe do t'ju vrasin; dhe të gjithë kombet do t'ju urrejnë për shkak të emrit tim.

    10 Atëherë shumë do të skandalizohen, do ta tradhëtojnë njeri tjetrin dhe do të urrejnë njeri tjetrin.

    11 Dhe do të dalin shumë profetë të rremë, dhe do të mashtrojnë shumë njerëz.

    12 Dhe, duke qenë se paudhësia do të shumohet, shumëkujt do t'i ftohet dashuria;

    13 por ai që do të ngulmojë deri në fund do të shpëtohet.

    14 Dhe ky ungjill i mbretërisë do të predikohet në gjithë botën si një dëshmi për gjithë kombet, dhe atëherë do të vijë mbarimi".

    15 "Kur të shihni, pra, neverinë e shkretimit, që është parathënë nga profeti Danieli, që ka zënë vend në vendin e shenjtë (kush lexon le ta kuptojë),

    16 atëherë ata që janë në Juda, le të ikin ndër male.

    17 Kush ndodhet mbi taracën e shtëpisë, të mos zbresë për të marrë diçka në shtëpinë e vet;

    18 dhe kush është ndër ara, të mos kthehet për të marrë mantelin e tij.

    19 Por mjerë gratë shtatzëna dhe ato që do t'u japin gji fëmijëve në ato ditë!

    20 Dhe lutuni që ikja juaj të mos ndodhë në dimër, as të shtunën,

    21 sepse atëherë do të ketë një mundim aq të madh, sa nuk ka ndodhur kurrë që nga krijimi i botës e deri më sot, dhe as nuk do të ketë më kurrë!

    22 Dhe, po të mos shkurtoheshin ato ditë, asnjë mish nuk do të shpëtonte; por për shkak të të zgjedhurve, ato ditë do të shkurtohen.

    23 Atëherë, në qoftë se dikush do t'ju thotë: "Ja, Krishti është këtu", ose "�shtë atje", mos i besoni.

    24 Sepse do të dalin krishtër të rremë dhe profetë të rremë, dhe do të bëjnë shenja të mëdha dhe mrrekulli të tilla aq sa t'i mashtrojnë, po të ishte e mundur, edhe të zgjedhurit.

    25 Ja, unë ju paralajmërova.

    26 Pra, në qoftë se ju thonë: "Ja, është në shkretëtirë", mos shkoni atje: "Ja, është në dhomat e fshehta", mos u besoni.

    27 Sepse, si vetëtima që del nga lindja dhe flakëron deri në perëndim, kështu do të jetë ardhja e Birit të njeriut.

    28 Sepse ku të ketë kërma, aty do të mblidhen shqiponjat".

    29 "Tani, fill pas pikëllimit të atyre ditëve, dielli do të erret dhe hëna nuk do të japë dritën e vet, yjet do të bien nga qielli dhe fuqitë e qiejve do të tronditen.

    30 Dhe atëherë do të duket në qiell shenja e Birit të njeriut; dhe të gjitha kombet e dheut do të mbajnë zi dhe do ta shohin Birin e njeriut duke ardhur mbi retë e qiellit me fuqi dhe lavdi të madhe.

    31 Ai do t'i dërgojë engjëjt e vet me tinguj të fuqishëm borie; dhe ata do t'i mbledhin të zgjedhurit e tij nga të katër erërat, nga një skaj i qiellit te tjetri.

    32 Tani mësoni nga fiku këtë shëmbëlltyrë: kur tashmë degët e tij njomësohen dhe nxjerrin gjethet, ta dini se vera është afër.

    33 Kështu edhe ju, kur t'i shihni të gjitha këto gjëra, ta dini se ai është afër, madje te dera.

    34 Në të vërtetë po ju them se ky brez nuk do të kalojë, pa u realizuar të gjitha këto.


    Dhe perseri

    Luka 21


    7 Atëherë ata e pyetën duke thënë: "Mësues, kur do të ndodhin këto dhe cila do të jetë shenja se këto janë duke u kryer?".

    8 Dhe ai tha: "Ruhuni se mos ju mashtrojnë, sepse shumë veta do të vijnë në emrin tim duke thënë: "Unë jam", dhe: "Erdhi koha". Mos shkoni, pra, pas tyre.

    9 Dhe kur të dëgjoni të flitet për luftëra e për trazira, mos u trembni, sepse të gjitha këto duhet të ndodhin më parë, por mbarimi nuk do të vijë menjëherë".

    10 Atëherë u tha atyre: "Do të ngrihet kombi kundër kombit; dhe mbretëria kundër mbretërisë;

    11 do të ngjajnë tërmete të mëdha, zi buke dhe murtaja në vende të ndryshme; do të ndodhin edhe dukuri të llahtarshme dhe shenja të mëdha nga qielli.

    12 Por, para të gjitha këtyre gjërave, do të vënë dorë mbi ju dhe do t'ju përndjekin dhe do t'ju dorëzojnë në sinagoga e do t'ju futin në burg; dhe do t'ju nxjerrin përpara mbretërve dhe guvernatorëve për shkak të emrit tim,

    13 por kjo do t'ju japë rastin që të dëshmoni.

    14 Ta vini, pra, në zemrën tuaj që të mos mendoni më parë se si do përgjigjeni për t'u mbrojtur,

    15 sepse unë do t'ju jap një gojë e një dituri të tillë të cilën të gjithë kundërshtarët tuaj nuk do të jenë në gjendje ta kundërshtojnë ose t'i rezistojnë.

    16 Dhe ju madje do t'ju tradhtojnë edhe prindërit, dhe vëllezërit, dhe farefisi dhe miqtë; dhe disa prej jush do t'i vrasin.

    17 Dhe të gjithë do t'ju urrejnë për shkak të emrit tim.

    18 Por as edhe një fije floku e kokës suaj nuk do t'ju humbasë.

    19 Me durimin tuaj ju do t'i fitoni shpirtrat tuaj".

    20 "Dhe kur do të shikoni Jeruzalemin të rrethuar nga ushtritë, ta dini se shkretimi i saj është afër.

    21 Atëherë ata që janë në Juda, të ikin në male; dhe ata që janë në qytet të largohen; dhe ata që janë në fushë të mos hyjnë në të.

    22 Sepse ato janë ditë të hakmarrjes, që të përmbushen të gjitha ato gjëra që janë shkruar.

    23 Mjerë gratë shtatzëna dhe ato që mëndin në ato ditë, sepse do të ketë mjerim të madh në vend dhe mëri mbi këtë popull.

    24 Dhe ata do të bien nga tehu i shpatës, do t'i çojnë robër ndër të gjitha kombet, dhe Jeruzalemin do ta shkelin paganët, derisa të plotësohen kohët e paganëve".

    25 "Dhe do të ketë shenja në diell, në hënë dhe në yje, dhe mbi tokë ankth popujsh, në përhumbjen prej gjëmës së detit dhe të valëve të tij;

    26 njerëzit do të mpaken nga frika dhe nga pritja se çfare do ta pllakosë botën, sepse fuqitë qiellore do të lëkunden.

    27 Atëherë do të shohin Birin e njeriut duke ardhur mbi një re, me fuqi dhe lavdi të madhe.

    28 Dhe kur këto të fillojnë të ndodhin, shikoni lart dhe ngrini kokat tuaja, sepse çlirimi juaj është afër".

    29 Pastaj u tha atyre një shëmbëlltyrë: "Vini re fikun dhe të gjitha pemët.

    30 Kur ata nisin e mugullojnë, duke i parë, ju vete e kuptoni se vera është afër;

    31 kështu edhe ju, kur do të shikoni se po ndodhin këto, ta dini se mbretëria e Perëndisë është afër.

    32 Në të vërtetë unë po ju them se nuk do të kalojë ky brez, derisa të gjitha këto gjëra të kenë ndodhur.


    dhe perseri

    Marku 13

    4 "Na thuaj, kur do të ndodhin këto gjëra dhe cila do të jetë shenja e kohës në të cilën të gjitha këto gjëra do të duhet të mbarohen?".

    5 Dhe Jezusi duke u përgjigjur atyre nisi të flasë: "Kini kujdes që të mos ju mashtrojë njeri.

    6 Sepse do të vijnë shumë në emrin tim duke thënë: "Unë jam!"; dhe do të mashtrohen shumë veta.

    7 Por, kur të dëgjoni të flitet për luftëra dhe për ushtime luftërash, mos u shqetësoni; sepse këto gjëra duhet të ndodhin; por nuk do të jetë ende mbarimi.

    8 Në fakt do të ngrihet kombi kundër kombit dhe mbretëria kundër mbretërisë; do të ndodhin tërmete në vende të ndryshme, zi buke dhe turbullira. Këto gjëra nuk do të jenë tjetër veçse fillimi i dhembjeve të lindjes.

    9 Kujdesuni për veten! Sepse do t'ju dorëzojnë gjyqeve dhe do t'ju rrahin ndër sinagoga; do t'ju nxjerrin përpara guvernatorëve dhe mbretërve, për shkakun tim, që të dëshmoni përpara tyre.

    10 Por më parë duhet që t'u përhapet ungjilli gjithë popujve.

    11 Tani, kur t'ju çojnë për t'ju dorëzuar në duart e tyre, mos u shqetësoni që më parë për atë që do të duhet të thoni dhe mos e paramendoni; por thoni çfarë t'ju jepet në atë çast, sepse nuk jeni ju që flisni, por Fryma e Shenjtë.

    12 Tani vëllai do të dorëzojë vëllanë në vdekje dhe ati birin; dhe bijtë do të çohen kundër prindërve dhe do t'i bëjnë të vdesin.

    13 Dhe ju do të jeni të urryer nga të gjithë për shkak të emrit tim; por ai që do të ngulmojë deri në fund, do të shpëtohet".

    14 Dhe kur të shihni neverinë e shkatërrimit, të parathënë nga profeti Danieli, e cila qëndron atje ku nuk duhej të ishte (ai që lexon le ta kuptojë), atëherë ata që do të jenë në Juda, le të ikin maleve.

    15 Dhe ai që ndodhet mbi çatinë e shtëpisë, të mos zbresë, dhe as të hyjë në shtëpi për të marrë ndonjë gjë nga shtëpia e vet.

    16 Dhe ai që do të jetë në arë, të mos kthehet prapa për të marrë rrobën e vet.

    17 Tani mjerë gratë shtatzëna dhe ato me fëmijë në gji në ato ditë!

    18 Dhe lutuni që ikja juaj të mos ndodhë në dimër.

    19 Sepse në atë ditë do të jetë një mundim i madh, më i madhi që ka ndodhur që nga zanafilla e krijimit që kreu Perëndia deri më sot, dhe të tillë nuk do të ketë më kurrë.

    20 Dhe, nëse Zoti nuk do t'i kishte shkurtuar ato ditë, asnjë i gjallë nuk do të shpëtonte; por Zoti i shkurtoi ato ditë për shkak të të zgjedhurve, që ai i zgjodhi.

    21 Atëherë, nëse dikush do t'ju thotë: "Ja, Krishti është këtu!"; ose "�shtë atje", mos e besoni.

    22 Sepse do të dalin krishtër të rremë dhe profetë të rremë dhe do të bëjnë shenja e çudi për të gënjyer, po të jetë e mundur, edhe të zgjedhurit.

    23 Por ju kini kujdes; ja, unë ju paralajmërova çdo gjë".

    24 "Por në ato ditë, pas atij mundimi, dielli do të erret dhe hëna nuk do të japë shkëlqimin e vet;

    25 yjet e qiellit do të bien dhe fuqitë që janë në qiej do të lëkunden.

    26 Atëherë do ta shohin Birin e njeriut duke ardhur në re, me pushtet të madh e me lavdi.

    27 Atëherë ai do të dërgojë engjëjt e vet dhe do t'i mbledhë të zgjedhurit e vet nga të katër erërat, nga skaji i tokës deri në skaj të qiellit.

    28 Tani mësoni nga shëmbëlltyra e fikut: kur degët e tij njomësohen dhe nxjerrin gjethe, ju e dini se vera është afër.

    29 Kështu edhe ju, kur do të shihni se po ndodhin këto gjëra, ta dini se ai është afër, madje te dera.

    30 Në të vërtetë po ju them se ky brez nuk do të kalojë, derisa e gjithë kjo të ketë ndodhur.
     
  19. AlbanianShqiponje

    AlbanianShqiponje Forumium praecox

    Re: Mbi krishterimin!

    Nomad,

    Po tregon edukaten tende dhe sa e ndjek Krishtin me ato qe thua. Ketu flitet per Biblen, prandaj eshte forumi per diskutim. Nqs ke argumenta, fol me argumenta se ma sharje dine te gjithe edhe nje injorant.

    Puna eshte po genjejme ne per Biblen apo nuk te pelqen e verteta qe ta degjosh. Une nuk kam cituar apo sajuar apo falsifikuar vargjet biblike, as nuk kam krijuar versione biblash me kapituj dhe vargjesh mangut. Ju vete pranoni qe ka ndryshime nga versioni ne version. Deshmi thote 5 % ndryshime. Une bej ca llogarite me dalin ca me shume se 5 %, por te thuash 0% ndryshime, kjo eshte genjeshter!

    20 000 shkrime te vjetra dhe dy nuk jane Njesoj, Identike.

    Keto shkrime qe permende nuk jane te kanonizuara dhe nuk lexojne listen e librave qe ke ne Dhjaten e Re ne biblat e sotme.

    Jezusi firmosi apo aprovoi ndonje shkrim te Palit apo shkrime te tjera. Apo kanonizimin e ketyre librave ne jeten e tij?
     
  20. AlbanianShqiponje

    AlbanianShqiponje Forumium praecox

    Re: Mbi krishterimin!

    SUGJERIM

    Po sugjeroj ta leme diskutimin se as nuk po biem dakort, as nuk po vemi diku derisa disave nuk iu eshte hapur mendja te analizojne kendveshtrime te tjera nga frika se ndoshta jane gabim ose krenaria.

    Kjo nuk duhet te jete synimi i besimtarit, derisa besimtari ka synim Pelqimin e Zotit, edhe jo pelqimin partiak, apo tifozllek emrash apo krenarish. Disa mendojne se nje emertim "musliman" dhe "krishter" do i coje ne parajse. Por nuk kuptojne se Musliman do thote te "bindesh Zotit" dhe Krishter do thote "si Krishti (Mesiah)". Une si Musliman te me thuash Krishter, dmth qe besoj te Krishti dhe e ndjek, e kam per nder sepse kjo eshte e vertete sipas besimit tim.

    Pra ne vend te tifozlleqeve emrash apo etiketash, duhet te shikojme per bindje dhe kenaqiesine e Zotit dhe t'i analizojme gjerat per hir te Zotit.

    Disa te tjere duan te pijne qumesht tere jeten, dhe kur i jep ca mish ja bejne "Nuk e njohim kete, duam vetem qumesht". Jepi e jepi qumesht nje bebeje, rritet e rritet, pastaj vjen koha se do mish, fruta...se do semuret vetem me qumesht.

    Disa duan te shtyjne gjera qe nuk dijne te shpjegojne ose argumentojne si Palcibo. Thojne "Beso qe kjo kapsulle me sheqer eshte ilac, dhe kur te besosh qe sheqeri eshte ilac, do sherohesh" Nqs me thua qe eshte sheqer, si me kerkon te besoj qe eshte ilac, the eshte sheqer...e di mire se sheqeri nuk eshte ilac. Nuk mund te thuash tjetrit "Beso me gjithe shpirtin se sheqeri eshte ilac, dhe Kur te besosh do sherohesh" Nuk ka placibe per besimin.

    Nqs njeri person nuk fshi pluhurin e arrogances, skepticizmit, ndjekes se verbert, tifozllekun dhe etiketat te shlara nga kuptimi, nuk ka si te diskutohet. Sepse do nxehen rrobte dhe do fryhen sa nuk mbajne me dot dhe do shfryhen me fjale te deshperimi ne forme sharrjesh.
     

Shpërndajeni këtë faqe