Mbinjeriu!

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga olti, 5 Jan 2003.

  1. Guest

    Re: Mbinjeriu!

    dhe prape Frojdiiiii [​IMG] :smash:
     
  2. Stake

    Stake Primus registratum

    Re: Mbinjeriu!

    Neo e ke gabime!
    Shife mire!

    Aman na lodhe! Nuk eshte e veshtire fare edhe kur flet pa fjale te renda! Provoje nje here [​IMG]
     
  3. tedushi

    tedushi Primus registratum

    Re: Mbinjeriu!

    Per mendimin tim mbinjeriu ekziston, por del ne pah vetem kur e therret historia.
     
  4. jezerca

    jezerca Primus registratum

    Re: Mbinjeriu!

    Nietzche asht filozof jo-dialektik. Ai asht ne kunder dialektizmit, gja e cila asht tipar i kristianeve, hegelianeve e pasuesve te tij, etj.
     
  5. olti

    olti Neo

    Re: Mbinjeriu!

    Me thoni ju se c'eshte dialektika?!
     
  6. Kordelja

    Kordelja Valoris scriptorum

    Re: Mbinjeriu!

    di·a·lek·tik n
    1. tensioni qe ekziston ndermejt konfliktit dhe forcave ndervepruese, elementeve, apo ideve.

    2. hetimi i se vertetes nepermjet diskutimit, ose arti i hetimit te te vertetave nepermjet diskutimit.

    3. di·a·lek·tike ose di·a·lek·tica debate qe kane si qellim te zgjidhin nje konflikt ndermejt dy ideve kontradiktore ose ne dukje te tilla ose elementesh qe llogjikisht vendosin te verteten ne dy krahe ne vend qe te te mohojne nje argument.

    4. procesi, ne mendimet Hegeliane dhe te Marksit, ne te cilin te dy praktikisht evoluan idete e tyre, ku dy ide ne dukje dhe dy teza te kunderta kombinohen ne nje te vetme qe quhet sinteze.

    5. metodat e perdorura ne filozofine e Sokratit per te gjetur te verteten nepermjet debatit apo polemikes.

    A mjafton kaq /pf/images/graemlins/confused.gif" title="" src="graemlins/confused-.gif" /> [​IMG]
     
    Passion- Al likes this.
  7. olti

    olti Neo

    Re: Mbinjeriu!

    Nuk e doja nga ty :smash: [​IMG]
     
  8. Kordelja

    Kordelja Valoris scriptorum

    Re: Mbinjeriu!

    A ta fshi re [​IMG] :smash:
     
  9. Kordelja

    Kordelja Valoris scriptorum

    Re: Mbinjeriu!

    P.sssssssss kisha qellime udukative me urdher ka administrrrata
    [​IMG] :smash: [​IMG]
     
  10. jezerca

    jezerca Primus registratum

    Re: Mbinjeriu!

    P.sssssssss kisha qellime udukative

    Kordele, falemnderit per UDUKATEN.

    Per mendimin tim me spjegue filozofine me fjalor, sic ban ti, asht reduktim. Mbi te gjitha, me definizue fjalet filozofike me fjalor dmth se ke gjete te verteten. Prandaj, po orvatem me huajte nji shprehje nga Migjen Kelmendi: Filozofia mundet me deke vetem nga e verteta. Ushqimi i filozofise asht dyshimi

    Fjalori asht ai qe vret te verteten, dyshimin, dhe filozofine.

    Dialektika ka shume definicione ne vartesi nga personi qe flet, por si fillim i dialektikes ne kulturen perendimore mundet me u konsiderue sofisti-i-cmendun Socrates: Ai ka operue ne nocionin se Me gjete te verteten duhet me u mundue me provue te kunderten e asaj qe bashkbisuduesi deklaron. Ai i ka ba njerezit/sofistet e tjere me arrite ne perfundime te kunderta me ate qe ata kane shprehe ne fillim tue perdore kete teknike.

    Shembuj te debatit tipik to Socrates mundesh me gjete ne Komedine e Aristophanes clouds (rete).

    Pikpamja dialektike e historise pretendon se nderveprimi i forcave to kunderta e con shoqnine perpara. P.sh. kalsa puneteore ne ndeshje me klasen borgjeze. Prandaj edhe marksistet i quajne keto klasa antagoniste, pra te papajtueshme.

    Nietzsche nuk beson ne progresin e te kundertave, as ne shkak-efekt, as in identitet, etj., etj.

    Nietzsche beson ne forca te ndryshme. P.sh. shoqnia nuk ka vetem dy forca punetoret dhe pronaret, por ka shume forca (nevoja) qe krijojne nji MARCO-nevoje. Mbi te gjitha nevojat nuk jane materiale, por intangible.

    Mos me u zgjate, ne perendim teoria marksise asht provue gabim, dhe teoria e Weber dhe e Hegelit asht vertetue. Ata kane parashikue se nuk do te kete lufte klasash antagoniste, por do te krijohet nji klase a re, e cial ka me bashkue klasat e nalta me ato te ulta --- pra klasa e mesme.

    Sic dihet sot klasa e mesme asht kalsa ma e fuqishme ne perendim, sepse ajo ka fuqine blese dhe fuqine intelektuale, gjana keto qe klasa punetore nuk i ka, kurese klasa e nalte asht teper e vogel me ndryshue rrymat kulturale, commerciale e politike.

    Dualitetet si Dia-lektika jane dicka qe nietzsche nuk beson, ne fakt ato e irritojne Ubermensh.

    fluiditeti i jetes asht teper i komplikuem dhe i pandalueshem me u definizue ne forca. Me definizue dicka dmth. me a Ngri ralitetin. Forcat nuk pushojne kurre dhe nuk kane te njajten trajte apo fuqi. Ate vazhdimisht jane-dhe-bahen (being and becoming), e cila asht e najajta gja

    Ubermensh nuk asht politikan. Mendja asht secondare per ubermensh (prandaj neitzsche kritikon socrates, plato, kant, kristians, socialists, etc, etc.). Ubermensh operon primarisht me urtesi dhe asht pjese a pandashme e tokes dhe kozmosit.

    sorry for spelling mistakes -- have no time to edit
     
  11. olti

    olti Neo

    Re: Mbinjeriu!

    Mire e the vete ti Malcori (ne mos gabohem). Dialektika ka perkufizime (definicione) te ndryshme. Per mua perderisa Niçe e sheh njeriun te ndryshoje vazhdimisht, te kaperceje vetveten - dhe te behet 'mbinjeri', atehere kjo per mua eshte nje lloj dialektike. Ketu vertet jemi bazuar ne fillim ne mbinjeriun e Niçes, por ama ne nuk duhet te kufizohemi vetem tek ai, nuk jemi ne salle leksionesh ketu. Ne duhet dhe po perpiqemi, me aq sa na e rrok truri, te filozofojme rreth mbinjeriut. Ti e thuaj vete qe "fjalori e vret filozofine", atehere urdhero te dalim jashte fjaloreve dhe doktrinave te ngurta; le te themi ato qe kemi ne koke!

    PS: Citatet e bastardit te rraces shqiptare M. Kelmendi, nuk me pelqejne!
    P.P.S: Ketu i ke shume mire te perkthyera ne shqip termat dhe emrat e filozofeve. Pervec faktit qe flet ne dialekt, duhet dhe t'i thuash ne gjuhe te huaj termat dhe emrat?!!
     
  12. jezerca

    jezerca Primus registratum

    Re: Mbinjeriu!

    Per mua perderisa Niçe e sheh njeriun te ndryshoje vazhdimisht, te kaperceje vetveten - dhe te behet 'mbinjeri', atehere kjo per mua eshte nje lloj dialektike.

    Me duket se ti a con nocionin e definicioneve ne ekstrem.
    Me ndryshue vazhdimisht nuk dmth dialektike, dmth me afirmue forcat a ndryshme qe ndikojne egzistencen e njeriut. Dialektike dmth me ece perpara i shtyme nga forca te kunderta.
    Ubermensh, simbas mejet, duhet me qene i afte me njofte forcat jetedhanese to kombit apo races se tij. Une besoj se ti nuk i kupton forcat dhe nevojat e kombit ethnik shqiptar kur quan bastard nji Intelektual, Artist dhe Patriot qe po definizon kohen tone, si Migjen Kelmendi,

    Ne duhet dhe po perpiqemi, me aq sa na e rrok truri, te filozofojme rreth mbinjeriut.

    Pajtohem me kete mendim. Ne nuk duhet me einterpretue Nietzsche apo Ubermensh simbas Nietzsche, por simbas mendes tone. Kjo besoj se asht edhe merita e Nietzsche (nji nga). Ai na udhezon me e tradhetue Nietzsche perpara se me e besue. Ai nuk deshoron dishepuj te verben si psikoanalistet, marksistet, socialistet, dhe nacionalistet politik.

    Po e permendi kete Nacionalist Politik ne lidhje me ty sepse me duket se bash kjo asht ajo qe te shtyn ty me e quajte Migjenin, qe asht ma i madh se MIGJENI, bastard, dhe me me akuzue mue se flas me dialekt. Ti me duket se e ke kthey Nacionalizmin ne dicka politike. Kjo asht me ta ardhe keq sepse, si Ubermensh Malcor qe une jam, patriotizmi asht nji ndjenje e hapet dhe e sinqerte, qe buron nga shpirti i personit dhe nuk asht e centralizueme se kush flet me dialekt e kush asht bastard. Centralizimi i definicioneve e ndjenjave nuk mundet me qene pjese e domains Ubernenshe.
    Ti si njeri ke deshtue me kuptue forcen e shkrimit tim ne Gegnishten Letrare dhe forcen qe paraqitet ne Shkrimet e publikimet e Migjen Kelmendit
    si mundesh ti me e kuptue jeten dhe patriotizmin shqiptar kur e quan udheheqesin e nji rryme letrare-politike-shoqnore Bastard?
    Trungu i Ilirit, zotni kapidan, nuk Latohet si druni. Pra tue i hjeke ashkla deri sa te bahet ashtu si te pelqen ty apo dikuj tjeter. Trungu i ilirit formohet tue e ruajte te gjiitha rrymat ilire ne lumin tone kombetar dhe tue u mundue me i cue ato ne hulli te drejte.
    Ti don me e zhbi nga toka rrymen e Kelmendit. Une nuk e kuptoj kete sepse ne Malci nuk kam pa kurr qe dikush mundohet me e shterre lumin e Cemit. ne fakt edhe kur bjene shina te madhaja, na thona lumi ka dale prej shtratit dhe duhet drejtue ne hulli te mbare. Ne nuk thona se lumi ka dale prej shtratit e duhet shterre, sepse ne e dime se ka me ardhe vera e thate dhe kemi me pase nevoje jetesore per lumin e Cemit. Keshtu edhe M. Kelmendi dhe pasuesit e tij kame me lulezue dhe me qite dege kur socialistet dhe nacionalistet-politik si ti ta shofin vetin ne toke te plasaritun nga te thatat. Atehere keni me e kerkue rrymen e M. Kelmendit si toka e thate, si bima e zhdjergun kerkon Ujin e Cemit.

    f
     
  13. ilirjan

    ilirjan Primus registratum

    Re: Mbinjeriu!

    mbinjeriu????
    Kjo eshte fjale e MALLKUAR.(mos e perdorni sepse ndjell fatkeqesi)
     
  14. ludwig

    ludwig Primus registratum

    Re: Mbinjeriu!

    koncepti i mbinjeriut eshte nje nder konceptet me te bukura jo vetem te nietzsche-s por te te gjithe filozofise. eshte kalimi i vetvetes qe te ben te eces perpara dhe mos te kenaqesh kurr me ate qe ke arritur. ne fund te fundit eshte ku 'instikt' qe ka 'shkruajtur' civilizimin e njeriut. sidoqofte mbinjeriu eshte me shume se kaq. me mbinjeri nenkuptohet edhe te qenit i lire nga idete/principet/fete/moralet/gjykimet e te tjereve. sejcili duhet te ket karakterin e tij dhe idete/principet/feja/morali/gjykimet duhet te jen te tij. vetem ne kete menyre behesh njeri.

    e marre diku ne internet: 'On the morning of January 3, 1889, while in Turin, Nietzsche experienced a mental breakdown which left him an invalid for the rest of his life. Upon witnessing a horse being whipped by a coachman at the Piazza Carlo Alberto, Nietzsche threw his arms around the horse's neck and collapsed, never to return to full sanity.'

    eshte e vertet qe nietzsche ka pasur nje semundje mendore ne vitet e fundit te jetes se tij por kjo nuk ka te bej aspak me krijimtarine e tij, qe perkundrazi eshte shume me e kthjellet dhe reale sesa shume filozofi te tjera.

    ah, kto ide kan per te na marr shpirtin ndonjehere
    opo lere se e ka then vet ai: il mio tempo non e arrivato ancora, alcuni nascono postum.[nietzsche]
     
  15. Pinky

    Pinky Forumium maestatis

    Mbinjeriu

    Mbinjeriu është qenie që ka të zhvilluar mbilogjikën dhe mbimendjen, dhe jeton me Shpirtin e pavdekshëm.

    Njohja e Vetvetes tek Mbinjeriu, paraqet aktin më të lartë njerëzor, dhe Mendja e tij udhëton me aftësinë e mbinjohjes njerëzore. Mbinjeriu paraqitet dhe zhvillohet nga orientimi i mprehtë i mendimeve, dhe nëpërmjet kualifikimit shpirtëror, ai bën shndërrimin e vetvetes në Mbinjeri.

    Njohja, Mënyra e të menduarit dhe Shpirti i pjekur e kapërcejnë njeriun, dhe shndërrohet në Mbinjeri.

    Ky është qenie që ka të pajisur shpirtin me zili të mëdha, dhe nuk duron asnjë ngacmim nga ana e jashtme, mbase ngacmimet e brendshme të tij janë vetëm arritje dhe kapërcim në Njohje të intelektit.

    Mbinjeriu s’e ka ndërmend të merret me gjërat e zakonshme të njerëzve normal, por ai është i fshehtë, i heshtur, i vetmuar dhe analist i mirë i mendimeve.

    Atë e tërheq natyra si art, dhe Perëndia; gjërat tjera nuk i bëjnë shumë përshtypje; vetëm se ngaherë me lëvizjet dhe të arriturat e natyrës i nënshtrohet nocionit të pesimizmit. Ky është i shkëputur nga epshet, dëshirat dhe pasionet e zjarrta...
    ...
    Mbinjeriu eshte nje nder teorite me te diskutuara ne filozofi. Shume e kane share dhe e shajne shume e kane adhuruar dhe e adhurojne. Une bej pjese ne grupin e pare.
    Mbinjeriu e konsideron veten te Pagabueshem, te Paarritshem, te Padiskutueshem, te Plotfuqishem, te Pagjykueshem, Superior dhe te Perjetshem. Me nje fjale te vetme, Mbinjeriu e quan veten ZOT.
    Mbinjeriu nuk ka ndjenja, ai vepron vetem ne baze te Llogjikes se Ftohte (biles aq te ftohte sa te fut tmerrin). Ai nuk njeh "miq" por vetem "vegla" dhe "armiq".
    "Veglat" jane ata njerez (=kafshe) qe i duhen per punet e rendomta qe ai nuk denjon t`i beje dhe qe i sherbejne Verberisht dhe Absolutisht , Zotit te tyre...Mbinjeriut.
    "Armiqte" jane te gjithe ata qe e kundershtojne dhe nuk pranojne te hyjne ne kategorine e "Veglave" ose qofte edhe ato "vegla" qe s`i hyjne ne pune (aq me keq nqs i prishin pune qofte edhe padashje) per qellimet e tij.
    Mbinjeriu ka te Drejten e Padiskutueshme per te bere Gjithshka, kurse te tjeret per te jane thjesht kafshe qe fare lehte mund t`i eleminosh, t`i shfarosesh apo t`i lesh te "vegjetojne" ne "verberine e tyre".
    Por nqs "kafshet" (veglat) shfaqin mosbindjen me te vogel apo kundershtimin qofte edhe ne heshtje...atehere per Mbinjeriun kjo eshte Sakrilegj dhe rreptesisht i ndeshkueshem.
    Atehere cfare eshte Mbinjeriu? Mbinjerezor apo Çnjerezor? Sepse edhe kafshet kane ndjenjat e tyre instiktive.
    Mbinjeriu eshte kulmi i Cnjerezores. Dhe praktikisht eshte i paaritshem (ashtu si teoria marksiste e Proletariatit Boteror). Njeriu nuk mund te behet kurre i pagabueshem, i paaritshem ne te gjitha fushat njekohesisht, dhe sidomos i pavdekshem.
    Por t`i japesh nje njeriu statusin si i Pagjykueshem do te thote qe ta kthesh boten 4000 vjet mbrapa kur Mbreti konsiderohej si Zoti ne Toke dhe ishte i Pagjykueshem dhe i Pagabueshem.
    (Megjithese Mbinjeriun si teori e beri te njohur Nicja kjo eshte nje nga teorite me te lashta te njerezimit).
    Nje shkrimtar i madh ka thene nje shprehje: Pushteti i teper te prish karakterin.
     
    joetisti_ likes this.
  16. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    termi "mbinjeri" qe mund te perkthehej edhe "njeriu i larte", ne vetvete, pra si term, tregon vetem ate qe njeriu, perderisa eshte i vetem njejetshem duhet te braktise hipokrizite e moralisteve dhe te konfirmoje vetveten.

    Gje qe nuk behet. Rrymes nuk i del dot kunder per gjithe kohen. Mundesh per pak, por pastaj je i detyruar dhe e ndjek.
     
    Passion- Al likes this.

Shpërndajeni këtë faqe