Me ne fund!!!

Diskutime tek 'Tema e ditës (vendet shqipfolëse)' filluar nga romeo, 5 Nov 2002.

  1. DANA

    DANA Primus registratum

    Re: Me ne fund!!!

    Nga Vittorio Sgarbi
    Shqiptarët, këta njerëz të mirë.
    Ndoshta, pikërisht me shiqptarët Polo, Ulivo, Lega e opinioni publik arritën nivelin më të ulët. Më kujtohen vitet në të cilat shqiptari ishte sinonim i kriminelit dhe Giordano Bruno Guerri i lejonte vetes që të shkruante se shqiptarët janë gjenetikisht të egër, të këqinj, e të dhunshëm. Jam sot këtu në Shqipëri midis njerëzish të dashur e xhentilë, të çiltër e mikpritës. Kudo që kam shkuar nga Tirana në Gjirokastër, nga Butrinti në Berat, më duket se kemi jetuar në një mashtreim të madh, në një keqkuptim. Duke harruar të kaluarën prej emigrantësh që i detyroi shumë italianë të jetonin të poshtëruar, kemi shkarkuar mbi Shqipërinë zemërim dhe frikë. I jam rebeluar gjithmonë këtij imazhi stereotip, duke e menduar Shqipërinë si një parajsë të harruar, një rajon të Italisë, më i varfri ndër të varfrit. Sot flas me piktorë, politikanë, biznesmenë të rinj, dëgjoj me vëmendje kryeministrin Fatos Nano, shoh sesi kryetari i bashkisë Rama ka pastruar dhe rilyer Tiranën - qytet me arkitekturë italiane - sa me pasion punon nënkryetarja e bashkisë Mimi Kodheli, sa hijeshi ka tek aktorja Valbona Selimllari, sa impenjim sheh tek gazetarët që më intervistojnë, tek kamarierët që më shërbejnë në restorante, tek shoqëruesit që më udhëheqin nëpër qytete. Kudo ndihesh si në Itali, kudo të mirëpresin dhe të shërbejnë me pasion dhe thjeshtësi. Ku janë pra ata mostra që na kanë përshkruar? Ndërkohë sikur të ishim në Peskara, Pannella solli në Tiranë radikalët nga gjithë bota duke bërë që në çast të zhdukeshin të gjithë tabutë.
    "Il Giornale" e datës 2 nëntor 2002.
     
  2. tirana

    tirana Primus registratum

    Re: Me ne fund!!!

    <span style="font-style: italic">.......dhe Giordano Bruno Guerri i lejonte vetes që të shkruante se shqiptarët janë gjenetikisht të egër, të këqinj, e të dhunshëm</span>

    Guerri eshte nje psikopat pervers qe nuk arriti te mbante ne kembe as nji emision RAI qe fliste per literaturen, para nja dy vjetesh!
    Mut muti... ne litar &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
     
  3. Essenza

    Essenza Primus registratum

    Re: Me ne fund!!!

    Eshte pozitiv fakti qe kane nisur te na vleresojne.. edhe pse me vonese. gjithsesi nuk i detyrohemi asgje askujt.. dhe sduhet te ndihemi kaq te marre ne konsiderate per dicka qe duhej te kish nisur me kohe. Ne fund te fundit ate qe po kalojme, e kane kaluar te gjitha shtetet e sapo dala nga lufta e dyte boterore. Vetem se ata, per arsye te ndryshme historike, politike sociale, etj.. i kaluan keto faza se bashku. Ne po ndeshmi me nje realitet qe nuk ishte &quot;i vetem ne varferine e tij&quot;, ne kohe te tij. Prandaj duket kaq e cuditshme ajo qe po na ndodh . Aspak. Italianat sidomos kane akoma emer te padeshiruar neper vendet ku kane emigruar. Ceshtje kujtese te manovruar.. harruan te tyret per interesa qe dihen.. dhe u kujtuan per ne! Anyway. Te pakten nisi!
     

Shpërndajeni këtë faqe