MEDITIMI!

Diskutime tek 'Psikologjia' filluar nga Kordelja, 23 Feb 2003.

  1. Kordelja

    Kordelja Anëtar i njohur

    MEDITIMI!

    [​IMG]

    MEDITIMI

    Konstatimet paraqesin faktin qe ne mijera vjet njerezit kane perfeksionuar vetedijen nepermjet meditimit.Ne ditet e sotme te civilizimit me qindra mijera individe jane bere meditues te rregullt.
    Meditimi percaktohet si forme e perqendrimit te shtendosur qe mund te bllokoje stimujt shqisore vemendje largues.

    Meditimi mendohet te jete me efekte mjaft pozitive per organizmin, keto efeke psikologjike, sipas studimeve, permiresojne jeten e individit duke sjelle nje gjendje te ulet stresi, permiresim te besimit ne vetvete, largon tensionin dhe sjell edhe nje sere efektesh pozitive ne pathologjine humane.

    Wallace dhe Banson zbuluan se efektet pozitive te meditimit intuitiv si : ulja e konsumit te oksigjenit, rritja e rezistences elektrike te lekures, ulja e rrahjeve te zemres, zvogelimi I ajrit te futur gjate frymemarrjes etj, duke vene ne pah efekte si keto qe nuk shfaqen gjate hipnozes.

    Tipet e meditimit te persosur dhe te kultivuar jane disa duke cilesuar Zenin, Jogen dehe TM-ne (Neditimi intuitiv).

    Zeni-eshte forma me e vjeter e meditimit.Medituesi perqendron vemendjen ne frymemarrjet e veta duke u perpjekur te elminoje efekte e shqisave te tjera.Stimujt e jashtem duhen eleminuar gjate ketij procesi.Praktikisht medituesi i Zenit eshte ne gjendje te prodhoje nje gjendje te ndryshuar te ndergjegjes.

    Joga-Ne kete forme meditimi, individi eshte ne gjendje te ndryshoje gjendjen e tij te ndergjegjes nepermjet modifikimit te proceseve te tij autonome si rrahjet e zemres, tensionin e gjakut dhe tretjen e ushqimit.Te gjithe kemi praktikuar neper palestra kete forme terheqese meditimi qe sjell aq prehje pas nje dite te lodhshme apo nje tensioni fizik e mendor.Ajo c'ka e ben terheqes kete forme meditimi eshte pozicioni qe merr praktikuesi qe njihet si pozicioni Lotus.Ai perqendrohet ne nje objekt pamor dhe perserit nje fjale ose shprehje qe ne Joga quhet “Mantra”.Medituesi i Jogas eshte ne gjendje qe te modifikoje ndergjegjen e tij nepermjet kesaj forme duke ulur deri ne zero efektet e stimujve mjedisore.

    TM-ja-eshte nje forme e Jogas ne te cilen serish aplikohet fjala/shprehja “Mantra”.(tingull ndryshe) pergjate nje periudhe kohore dhe gjate kesaj kohe ai perpiqet te ule deri sa te bllokoje efektin e stimujve te tjere.Ndryshimi mes TM-se dhe Jogas qendron ne faktin se dnryshe nga praktikuesi i Jogas qe duhet te marre pozicionin e rehatshem “Lotus”, ky I TM-se nuk mund te marre cdo pozicion te tille.

    Keshtu, qellimi i te gjitha meditimeve eshte te bllokoje vetedijen normale duke dhene nje gjendje te modifikuar te ndergjegjes.

    Ekzistojne perplasje mendimesh ne faktin e dobise pathologjike te meditimit.Ka studius qe mendojne se meditimi ka efekte terapeutike (Herbert Benson) dhe rezultati eshte nje “Gjendje e shtendosur”Ka te tille qe mendojne se nuk ka kurrfare ndryshimi ndermjet nje medituesi dhe nje individi qe pushon ne qetesi (David Holmes dhe koleget e tij).Ndryshimet ne tensionin e gjakut, frymemarrjes dhe rrahjet e zemres ishin te ngjashme ne te dyja grupet.Sidoqofte nuk eshte dhene ende nje pergjigje perfundimtare, nderkohe qe psikologet i njohin dobite e TM-se ne trajtimin e anktheve dhe streseve.

    Po ti si mendon, a te qellon te meditosh?
  2. Kordelja

    Kordelja Anëtar i njohur

    Re: MEDITIMI!

    [​IMG]
  3. aMoku

    aMoku Fillestar

    Re: MEDITIMI!

    une nuk e kam provuar ndonjehere te bej joga po sa here qe mbyll syte edhe mundohem te qetesohem stresohem me shume sepse me dalin perpara syve vetem probleme
  4. gjekec

    gjekec Fillestar

    Re: MEDITIMI!

    Un e kam provuar per jo me shume se 15-10 minuta pa menduar asgje, me pas e ndjeva veten ....ndryshe?.. ne kuptimin e mire te fjales
  5. olti

    olti Anëtar i njohur

    Re: MEDITIMI!

    Nje nga efektet shume pozitive te verejtura ne personat qe kane aplikuar meditimin, eshte ulja e laktates ne gjak. Kjo eshte nje substance, prania e se ciles shoqerohet me ankth. POR shume kerkues kembengulin se efektet e meditimit nuk jane me te ndryshme se nje shlodhje apo nje aktivitet i lehte argetues. Vete se kam arritur kurr kete gjendjen e meditimit, pra behet fjale per meditimin klasik, ashtu si e njohim te gjithe; - nuk arrij dot te perqendrohem. POR nje arsyetim shume i thjeshte eshte ky: Shume njerez flasin per te mirat qe pesojne pas meditimit, por kjo mund te shpjegohet shume mire me faktin qe ata i japin vetes nje apo dy ore pushim ne dite duke bere joga, apo tipet e tjerat te meditimit. Pra meditimi nuk eshte gje tjeter vec nje menyre pushimi dhe perqendrimi, qe ka nje emer ekzotik [​IMG]
  6. durrsakja

    durrsakja Fillestar

    Re: MEDITIMI!

    ....por qe dhe kjo kerkon disipline!
  7. Le_Routard

    Le_Routard Anëtar aktiv

    Re: MEDITIMI!

    Ekzistojne perplasje mendimesh ne faktin e dobise pathologjike te meditimit.Ka studius qe mendojne se meditimi ka efekte terapeutike (Herbert Benson) dhe rezultati eshte nje “Gjendje e shtendosur”Ka te tille qe mendojne se nuk ka kurrfare ndryshimi ndermjet nje medituesi dhe nje individi qe pushon ne qetesi (David Holmes dhe koleget e tij).Ndryshimet ne tensionin e gjakut, frymemarrjes dhe rrahjet e zemres ishin te ngjashme ne te dyja grupet.Sidoqofte nuk eshte dhene ende nje pergjigje perfundimtare, nderkohe qe psikologet i njohin dobite e TM-se ne trajtimin e anktheve dhe streseve.

    Vetem se ajo qe u shpeton ketyre mendimeve eshte fakti qe duke ushtruar praktiken e meditimit njeriu meson te kontrolloj trupin dhe gjendjen shpirterore. Kjo ben te mundur qe njeriu 'te pushoj ne qetesi' edhe ateher kur rethanat nuk ja lejojn.
  8. Le_Routard

    Le_Routard Anëtar aktiv

    Re: MEDITIMI!

    Oohhh, dhe meqe ra llafi mbi te anet pozitive te meditimit, eshte nje grua, zvicerane, qe arriti te mposhti kancerin duke ushtruar teknika te tilla meditimi. Na e tha emrin profesori Joges por nuk ja mbaj mend tani. Ka shkruar disa libra dhe eshte shume e degjuar....
  9. ana karenina

    ana karenina Fillestar

    Re: MEDITIMI!

    :eek:
  10. Kordelja

    Kordelja Anëtar i njohur

    Re: MEDITIMI!

    Ça ke ti mi :eek:
  11. ana karenina

    ana karenina Fillestar

    Re: MEDITIMI!

    E si u sheroka kanceri me meditim mi?! :confused:

    Une nuk kuptoj dicka, meditim a dmth te menduarit ne qetesi? Si mund te rrije ne qetesi dikush per ore te tera pa menduar? Nqs thoni qe nuk mendon, atehere cfare ben? Nuk eshte e mundur te rrish pa menduar! Po ndjesite e jashtme si i eliminon? Konkretisht cfare behet gjate meditimit me nje fjale? :confused:
  12. Odea

    Odea Fillestar

    Re: MEDITIMI!

    Kete pyetje doja te beja edhe une...
    Si behet meditimi? Dmth...cfare duhet te bej gjate meditimit? Te mendoj per natyren, per nje bote tjeter, per lumturine? Per cfare...? :confused:

    Nejse, Anna, cdo semundje mund te sherohet nqs pushton trurin me mendime pozitive. Kur truri mendon pozitivisht, leshon menjehere endorphins, neurotransmiters qe te japin sensin qe ndjehesh mire. Kur ndjehesh mire, semundjen e mposht.
    The mind is a powerful thing... /pf/images/graemlins/smile.gif

    Une per vete skam bere ndonjehere meditim, por mendoj se eshte gje shume pozitive pasi meson si te kalosh veshtiresi vetem me forcat e tua. Ti behesh njeri i fuqishem vetem nepermjet mendjes.
    Ka gje me te mire? /pf/images/graemlins/laugh.gif

    Odea :book:
  13. ana karenina

    ana karenina Fillestar

    Re: MEDITIMI!

    Nejse, Anna, cdo semundje mund te sherohet nqs pushton trurin me mendime pozitive. Kur truri mendon pozitivisht, leshon menjehere endorphins, neurotransmiters qe te japin sensin qe ndjehesh mire. Kur ndjehesh mire, semundjen e mposht.

    Po une i bie te jem e plotfuqishme mbi dhè sipas Odeas :rolleyes: /pf/images/graemlins/laugh.gif

    Trinoooooooooooooo ec se te ka dale emri te shkojme te shpetojme boten :rockband:

    Odea me shkrive :lol: :kiss:
  14. Odea

    Odea Fillestar

    Re: MEDITIMI!

    Ohuuu...kshu i di une gjonat. Ou kjo, sme beson...
    LR, o lal, jepi ca shembuj annushes qe menja o gjo e fuqishme dhe qe ka kaq shume raste ku njerezit jane sheru vetem se kane harru se jane te semure dhe jane munduar te jetojne jeten sa me mire qe kane mundesi.

    Une per vete, tashi e tutje sa here te jem semure, do ia fus i meditimi te mire ene, opa, iku semundja and I'm free /pf/images/graemlins/laugh.gif

    Po tallem icik tashi po une besoj me verte qe njeriu mund te sherohet nga cdo semundje nqs beson tek vetvetja dhe nqs perdor trurin ne menyre pozitive.


    Odea :book: :wave:
  15. b.k.

    b.k. Fillestar

    Re: MEDITIMI!

    Shembujt specifik vlejne per te hellur poshte nje teori. Qe te vertetosh nje teori, kam frike se ka nevoje per me shume se thjesht 2-3 shembuj. /pf/images/graemlins/smile.gif


    Une adhuroj kete qe ti beson Odea. Te lutem mos hiq dore. Mgjt doja ti vija nje kufi ketij besimi, jo per te nevleresuar forcen dhe vertetesine e tij ku mund te funksionoje plotesisht, por per te vene ne pah faktin se nuk mund te mbipergjithesohet.

    Nuk mund te sherohen pjesa me e madhe e semundjeve qe kane shkaqe biologjike. (Jam e sigurt qe mund te gjendjen shembuj sherimi, por jane shume te paket per te siguruar perfshirjen e kesaj kategorie).

    Crregullimet psikologjike, (nje pjese kane baze biologjike)

    Nderkohe pjesa me e madhe e terapive bazohen ne faktin se personi do te ndyshoje menyren e te menduarit dhe te perbalimit te problemeve, duke qene me pozitiv, e duke vene ne funskion forcen e te menduarit.
  16. Dua

    Dua Fillestar

    Re: MEDITIMI!

    Kam degjuar shume raste te tilla kur njeriu kontrollon gjithcka, duke filluar nga psiqika e deri te fiziku i tij. Kam degjuar edhe raste kur njerezit jane sheruar, pasi qe kane besuar plotesisht ne sherimin e tyre dhe kane menduar vetem pozitivisht, kane mposhtur semundjen permes fuqise se mendjes dhe besimit. Une iu besoj ketyre gjerave edhe pse personalisht nuk me kane ndodhur. Besoj ne fuqine e njeriut per te kontrolluar veten dhe te tjeret perreth. Shume gjera varen nga ne, varen nga fuqia per te cilen mbase ende nuk jemi te vetedijshem qe kemi. Pothujse te gjitha semundjet kane baze mendjen, truri eshte percuesi kryesor i trupit dhe shendetit tone. Kur shpirti dhe mendja vuajne, trupi e paguan. Mendo pozitivisht, problemet jane pjese e pashmangshme jona dhe nuk do ishte e arsyeshme qe ne te vuajme shkaku problemeve te perditshme, sepse atehere do ndalemi se jetuari me. Te meditosh dmth te perqendrosh tere energjine e mendjes ne nje pike te caktuar, ne ate pozitive, duke evituar mendimet negativet. Une s'kam praktikuar ndonjehere teknika meditimi deri tani, jo se s'kam pasur nevoje, por une relaksohem ndryshe. Psh duke pare perendimin e diellit, duke pare gjelberimin, duke ndjere flladin e pranveres, nje dite pikniku ne fundjave, ajer i paster, ushqim i shendetshem...me bejne te ndihem rehat dhe gjej qetesi shpirterore. Edhe dicka! Te evitosh njerezit qe e kane si te thuash per profesion te zbrasin energji negative perreth jush eshte shume me rendesi. Edhe keto teknika meditimi nuk nikojne njejte tek te gjithe, ka njerez tek te cilet nuk kane pasur asnje efekt, thjesht menyra e relaksimit te tyre kerkon tjeter teknike. Secili e di se cfare eshte me e mire per vete. :thumbsup:


    D.
  17. arun

    arun Fillestar

    Re: MEDITIMI!

    (personalisht kam bere dhe vazhdoj te bej meditim)


    cfare eshte Meditimi???

    Meditimi eshte nje teknike qe ndihmon zhvillimin mendor dhe shpirteror te nje individi. Ka shume forma meditimi, por meditimi i yoga eshte i bazuar ne principin "Ashtu si mendosh, ashtu edhe do te behesh". Gjate meditimit nje person duhet ta peqendroje mendjen e tij ne mendime pozitive dhe te larta. Ne qofte se kjo gje behet rregullisht atehere arrihet nje gjendje paqeje dhe harmonie te plote.

    Instruktoret yoga, te cilet kane shume vite pervoje,ju mesojne si te meditoni duke perdorur teknika te cilat do ju ndihmojne te largoni mendjen nga shqetesimet e botes "te jashtme" dhe ti perqenroni ato brenda. Meditimi qeteson sistemin e brenshem nervor, ul ritmin e zemres dhe zvogelon presionin e gjakut deri ne 20% dhe ka nje ndikim shume te thelle mbi shendetin trupor. Per me teper, praktikimi i rregullt i meditimit rrit aftesine e nje individi per te mesuar cdo gje.

    mesuesit e yoges japin mesime individuale ose ne grup . Kur studenti progreson, atehere jepen leksione me te perparuara.


    cili eshte qellimi i meditimit???

    "Kush jam une", "Nga vij", "Cili eshte qellimi im ne jete": ketyre pyetjeve shume te vjetera i jepet pergjigje ne filozofine e meditimit. Joga shpjegon se ka vetem nje Vetedijesi Supreme pertej ndryshimeve te shumte te botes tone fizike.

    Studimi i kujdesshem i filozofise Joga te jep mundesine e kuptimit te origjines te universit, te zhvillimit te jetes dhe te evoluimit te formave te tjera te Vetedijesise. Struktura e mendjes njerezore dhe procesi i meditimit, mund te kuptohen me mire me ane te Filozofise meditative 7000 vjecare te Joga-s.
  18. Adonis

    Adonis Fillestar

    Re: MEDITIMI!

    MEDITIMI MENDOJ ESHTE NJE NGA GJERAT BAZE QE NJERIU DUHET TE PRAKTIKOJ.

    PER VETE KAM FILLUAR TE MEDITOJ 5 VITE ME PARE DHE NE FILLIM E KAM PASUR SHUME SHUME TE VESHTIRE QOFTE TE QENDROJA DHE PER NJE SECOND PA MENDUAR ASGJE POR ME KALIMIN E KOHET ME INSISTIM DHE VULNET JA ARRITA QELLIMIT.

    GJEJA ME KRYESORE QE MERR NGA NJE PRAKTIKE E TILLE ESHTE QETSIJA/RELAKSUSE QE ARRINE NE VETVETE BESOJ TE TE BEN NJE PERSON ME TE QETE DHE ME QE NUK STRESOHESH KOLLAJ

    PASTAJ VINE DHE GJERAT ME TE AVANCUARA PER MUA PER SHEMBUL ME NDIHMON JASHT MASE TE FOCUSOHEM TEK DICKA QE DUA TA ARRI TE BEJ DHE ME SHUME SUKSES JA DAL MBANE.
  19. Dani83

    Dani83 Fillestar

    Re: MEDITIMI!

    Komplimente Kordeles per temen!!

    Teknologjia na mundeson sot qe te komunikojme me anen tjeter te globit.. dhe nuk ka arritur te na mundesoj komunikimin me vetveten.

    qenka e veshtire!..

    une e praktikoj meditemin dhe me mahnit forca.. edukuese, disiplina, positiviteti qe trasmeton..

    eshte Mister /pf/images/graemlins/booki.gif
  20. GRiZhLa

    GRiZhLa Fillestar

    Re: MEDITIMI!

    Ne momente t'qeta ku t'percjell gjitha fragmentet qe kalove duke i rradhit me nje analize t'holle...

Shpërndajeni këtë faqe