Mehmet Aliu Egjyptit dhe Napoleon Bonoparti !

Diskutime tek 'Historia Shqiptare' filluar nga balforum, 27 Jul 2005.

  1. balforum

    balforum Fillestar

    Mehmet Aliu Egjyptit dhe Napoleon Bonoparti !

    Me rastin e 200 vjetorit te ardhjes ne pushtet te themeluesit te Egjiptit modern, shqiptarit Mehmet Ali Pasha, publicisti, shkrimtari dhe perkthyesi i njohur Luan Rama ka treguar historine e tij te jashtezakonshme, permes nje kendveshtrimi shume interesant.

    " Ishte ky njeri, shkruan autori- qe shkoi te luftonte kunder Napoleon Bonapartit ne brigjet e Egjiptit me 1800, me pas do ta bente perandorin francez idhull te tij, aq sa ne boten europiane ate do ta quanin " Napoleoni musliman ". Madje ai ka deshire tu thote biografeve te vet se ka lindur ne te njejten dite si dhe perandori francez. Aq legjendare u be figura e Mehmet Aliut ne ate epoke sa ne vitet 40 te shekullit XIX-te, duke ju referuar figures se tij, Victor Hugo ne permbledhjen Les Orientales, do te shkruante : " Nese ka nje kolos qe mund te krahasohet me Bonapartin ku njeri gjenial eshte Mehmet Ali Pasha ; ai qendron krah tij ashtu sic rri tigri perballe luanit, si skifteri perballe shqiponjes... "

    Nga Luan Rama*

    Vjeshte e vitit 2000. Sapo kishim zbritur brigjet e Aleksandrise. Butros Ghali, Sekretari i Pergjithshem i Organizates se Frankofonise filloi te me fliste per shqiptarin Mehmet Ali Pasha dhe bemat e tij. Ne fakt, shume pak gjera dija ate kohe rreth kesaj figure qe origjina e lidhte me Shqiperine dhe shqiptaret. Me te shumten e kohes, Mehmet Ali Pasha kishte jetuar ne Aleksandri, e cila ende i ruante hiret e dikurshme dhe gjurmet e trashegimise faraonike dhe pellazgo-romake : fari mesjetar me guret gjigande te fundosur ne portin e vjeter, meduzat e kohes antike, amfiteatri, gjurmet e zbarkimit te Aleksandrit te Madh qe themeloi kete qytet, historia e bibliotekes se djegur Aleksandrina, tempujt dhe rrenojat bizantine... Keshtu, vizitori udheton neper shekuj, histori. Nga pallati i tij ne Ras El-Tine, gati dy shekuj me pare Mehmet Aliu veshtronte floten e tij qe ndertohej ne kantieret e portit dhe Aleksandrine qe rilindete per here te dyte pas epokes legjendare te Aleksandrit te Madh. Stergjyshet e Butros Ghalit, kopte te vjeter, kristiane te lashte te kohes se faraonit, kishin bashkejetuar me Mehmet Aliun, madje kishin qene aleate dhe pjese e elites se Kajros dhe Aleksandrise. Pikerisht ate dite ne Aleksandri, kjo figure e rrethuar me lloj lloj historish, do te me terhiqte gjate udhetimit nga Aleksandria ne Kajro, drejt varrit te tij ne xhamine qe ndertoi qe ne te gjalle te vet, ne keshtjellen e vjeter te qytetit te ndertuar nga Saladini apo lagjen Ezbekieh e gjer ne piketakimin me librin e Gilbert Sinoué-se Faraoni i fundit.

    Kur shkon ne Kajro, vizitori ndeshet me shume surpriza interesante, qe kane te bejne me piramidat, mumjet, imazhet e Tutakahomit e Nefertitit, hieroglifet dhe muralet e vjetra mbi astronimine qe perbenin nje prej kalendeareve me te vjeter te njerezimit. Jane gjurmet e nje kulture mijravjecare, mbushur me mitologji dhe hyjni per njerezit, diellin apo henen. Per shqiptaret, vec ketyre deshmive te kultures se lashte jane dhe dy supriza te tjera : varri i Mehmet Aliut ne xhamine Mokattan dhe vendi ku eshte kryer masakra e fameshme e mamlukeve aty ku gidat turistike u tregojne turisteve vendin e "kercimit te mamlukut" apo legjenden e mamlukut te vetem qe shpetoi gjate kesaj masakre. Ishin shqiptaret qe i dhane fund tmerrit te mamlukeve ne Egjipt. Kur je ne Kajro dhe Aleksandri, kerkon ne imagjinate kerkon ne imagjinate imazhin e asaj figure historike, fytyren e te cilit e kemi pare vecse ne nje pikture te Horace Vernet . Keshtu, me kete imazh te krijuar per shqiptarin plak me callme dhe mjeker te bardhe, mund te udhetosh me te drejt legjendes. Pasi nuk eshte vetem Mehmet Aliu, por gjithe dinastia qe ai krijoi, dinasti qe do te jetoje gjer ne revolten e vitit 1952 dhe shpalljen e republikes se Egjiptit.

    Ato dite ne Kajro, duke u ndeshur me ato thesare te medha te njerezimit, imagjinova nje cast befasine qe kishte provuar Mehmet Aliu kur ishte gjetur perpara piramidave ne Gizeh, para tempujve ne Karnak, ne nekropoleve e Tebes apo ne "luginen e mbreterve". Pas kthimit nga Egjipti menjehere kerkova ta takoja shkrimtarin e njohur Gilbert Sinoué, autor i romaneve te njohura si Libri i Safirit, Egjiptiania, Vajza e Nilit, E purpura dhe ulliri, Avicena apo rruga e Ipsahan-it, etj. Disa vite me pare ai kishte perjetuar aventuren pasionante te shkrimit te nje biografie per Mehmet Aliun, tregetarin e duhanit nga Kavalla- qe fati dhe trimeria do ta perjetesonin ne histori. Ne u takuam se bashku ne nje kafene te Champs-Elysées ne Paris, ne " George V " per te folur rreth atij, qe ai e cilesonte shpesh " njeriu nga Kavalla " apo " shqiptari nga Kavalla ". Ishte i natyrshem gezimi im dhe i tij njekohesisht qe takohej me nje shqiptar, dhe per me teper te mesonte se vepra e tij do te perkthehej ne gjuhen shqipe. Nje bashkebisedim ku mplekseshin kohrat, ngjarjet, emrat dhe ekspeditat e Mehmet Aliut ne kerkim te burimeve te Nilit, betejat e fameshme te Kadeshit apo Konjas, te Misolongjit e Navarinit.

    Ne librin e tij te mrekullueshem " Faraoni i fundit ", dhe padyshim me i ploti nder autoret perendimore, Sinoué nuk eshte marre me piketakimin e Mehmet Aliut me boten shqiptare dhe Shqiperine, kohe kur ne Shqiperi, nen influencen e Revolucionit Francez, kishin filluar kryengritjet e para per shkeputjen e Shqiperise nga perandoria osmane. Madje, nje dekade para ketyre revoltave te medha shume prej shqiptareve kishin marre pjese ne betejat e Revolucionit Grek, vecanerisht ne Misollongj dhe vise te tjera te Greqise ku do te shquheshin Bocaret, Kollokotroni, Kondurioti e te tjere, mes te cileve dhe nje grua tjeter legjendare arvanitase, Bubulina nga ishulli i Hidres apo Jeanne d'Arc arvanitase sic quhej ne Perendim. Njihen tashme kryengritjet e fameshme shqiptare te viteve 30-40 te shekullit XIX-te, kryengritjet ne jug dhe ne veri te Shqiperise, ne Shkoder (1837) ne Mat e ne Diber, si dhe ne Berat apo Vlore. Kur bije fjala per lidhjen e tyre me Mehmet Ali Pashen, emri i Tafil Buzit eshte nga me te permendurit ne keto kryengritje, kohe kur " faraoni i fundit " enderronte vete shkeputjen e Egjiptit nga Stambolli dhe shpalljen e nje shteti te pavarur. Duke shfletuar dokumentet e arkivave te Stambollit rreth kryengritjeve shqiptare dhe duke lexuar referencat ndaj Mehmet Ali Pashes se Egjiptit, te bejne pershtypje nje sere korespondencash turke apo dhe te huaja, qe deshmojne per lidhjen qe ekzistonte mes Mehmet Aliut dhe prijesave shqiptare. Dhe kjo jo vetem per aresye se ata ishin shqiptare, por sepse, nje kryengritje e madhe edhe ne Shqiperi, kontribuonte ne luften qe bente Mehmet Ali Pasha kunder Portes se Larte te Stambollit. Qe me 1833, kajmekami i Rumelise njoftonte Vezirin e Madh ne Stamboll se " Abdyl Koka i Delvines endet sa ne Egjipt dhe ne Misollongj .... "

    Ne dokumentet historike rreth kryengritjeve shqiptare per pavaresi (" Dokumente arkivale osmane "), ne nje leter te nje drogmani grek per Shqiperine, me 1835, shkruhej se " Tafil Buzi kishte deklaruar se ishte njeriu i Mehmet Ali Pashes. Rrebeli ne fjale pohoi se nuk do te largohej se sherbyeri ceshtjes se Mehmet Aliut. Nuk ka dyshim se kazate kryengritese si Vlora, Tepelena, Dishnica, Tomorrica, Skrapari, Mallakastra, qyteti dhe nahija e Beratit, Sulova e Verca, te kene patur korespondence direkte me Memet Ali Pashen ". Ne maj te vitit 1835, perfaqesuesi turk ne Londer, Mehmet Namik, njoftonte Porten e Larte se ishte takuar me ambasadorin austriak, princin Estirhazi, te cilit i kane ardhur udhezimet e Meternich-ut. " Permes valiut te Kretes, Mustafa Pasha , pashai i Egjiptit ka nxitur Tafil Buzin. Korespondencat e tij me kreret shqiptare jane tashme ne duart e Meternich-ut. Ambasadori austriak do ti paraqese Ministrise se Jashtme te Anglise kerkesen qe Anglia te porosise konsujt qe ka ne Shkoder, Krete dhe Shqiperi si dhe ambasadorin prane qeverise greke...Une i deklarova se konsujt angleze duhet te perpiqen qe ta kthejne ne rruge te drejte Mehmet Aliun, qe ai te heqe dore nga intrigat dhe turbullirat ne keto vise". Pashai i Kajros do te ishte nder te paret qe do te mbeshteste Mustafa Pashe Bushatlliun e Shkodres ne kryengritjen dhe betejat e tij ne Perlep apo Sofje. Por shpejt, prijesi i Shkodres do te mbyllej ne keshtjellen e tij gjersa do te largohej. Ne shtator te vitit 1835 edhe Vasaf Efendiu i shkruan Vezirit te Madh mbi pjesmarrjen e Mehmet Aliut ne kryengritjen e Shqiperise. Ai tregon per " bashkepunimin e tij qe nga koha e Mustafa Pashes se Shkodres, per strehimin e bejlereve te arratisur shqiptare dhe dergimin e njerit prej tyre ne Berat, gjate kryengritjes se Shkodres. Madje disa kryengrites te arratisur, thuhet se kane gjetur strehe ne Egjipt ".

    Qe me 1831, Zylyftar Poda kryesonte perpjekjen feudale shqiptare per tu shkeputur nga Stambolli. Me 1820-1831 u shemben pashalleqet e medha te Skodres dhe te Janines. Me 1835, dy vjet pas kryengritjes se Tafil Buzit, kemi kryengritjet e Dibres. Nder prijesit e kryengritjeve te jugut ishin dhe Celo Picari, Tahir Abazi, Ahmet Aga Cami e shume te tjere qe jane perjetesuar nga kenget popullore dhe epikea e ketyre viteve, emrat e te cileve i gjejme te lidhura gjithnje me kauzen e Mehmet Aliut. Ne shume dokumente vihet ne dukje se ne kohen e kryengritjeve te kesaj periudhe, Zylyftar Poda per t'ju shmangur hakmarrjes, e kishte zhvendosur familjen e tij nga Misollongji ne Krete, e cila ne ate kohe ishte nen pashalllekun e Mehmet Ali Pashes. Ato vite, Veziri i Madh i kerkonte guvernatorit te Selanikut ndonje informate rreth veprimtarise se Mehmet Aliut lidhur me Shqiperine. Ne shtator te po ketij viti, ne nje dokument te konsullit rus, drejtuar Rusise, zoti Duhamel shkruan se " e kercenova Mehmet Aliun se kishte gisht ne kryengritjen e Shqiperise dhe se per kete gje ai do te kishte pasoja ". Ne maj te vitit 1838, Rifat Beu, ambasador ne Austri, dergonte nje leter ku shkruan " Ne nje gazete te Londres, eshte botuar lajmi se Misirliu (Mehmet Aliu) ka terhequr disa luftetare prej brigjeve te Shqiperise dhe me ane te komisarit qe ndodhet ne Korfuz, eshte perpjekur te nxise veprimet e mallkuara te shqiptareve ". Mjaftojne vetem keto pak te dhena per te kuptuar lidhjen e shqiptareve me Mehmet Ali Pashen dhe besnikerine qe ata treguan ndaj tij. Ata do ta percillnin dhe ne udhetimin e tij te fundit. Historiani Sabry, ne librin e tij biografik Mehmet Ali Pasha te botuar para ca kohesh dhe ne Shqiperi, duke pershkruar vdekjen e pashait te madh dhe dhimbjen e popullit, shkruan se " garda e tij si gjithnje ishte aty, si atehere kur ishte nisur nga Kavalla shqiptare. Ajo e nderoi shqiptarin e madh e te tmershem sipas zakonit te maleve te vendlindjes ... " Edhe konsulli francez Mourriez ne kujtimet e tij per Mehmet Aliun, shkruan : " E pyeta nje dite Mehmet Aliun se perse aq shpesh ai thoshte se ishte shqiptar. Ai m'u pergjigj se i tille ishte dhe se fliste gjuhen shqipe. A nuk e kishim degjuar t'u fliste rojeve te tij shqiptare ?... Shqiptar jam dhe shqiptar do te vdes, - thoshte ai, - ndonese u perpoqa te behem nje egjiptian i mire".
    Te shkruash mbi bemat e Mehmet Ali Pashes dhe birit te tij, strategut te lavdishem ushtarak Ibrahim Pasha, nuk mund te mos flasesh dhe per shqiptaret, te cilet e shoqerojne ngado. Ata jane te pranishem jo vetem ne Kajro e Aleksandri por dhe ne Rozete e gjetke, gjer ne fushat e shkretetirat e largeta te Arabise, duke te kujtuar keshtu vargun tragjik te popullit Mbece more shoke mbece/ pertej ures se Qabese... Pallati i Mehmet Aliut ruhej gjithnje nga besniket e tij, shqiptaret. Duke u prire shqiptareve ai mundi qe njerin pas tjetrit ti eliminonte te gjithe kundershtaret e tij, nga guvernatori i Kajros e deri tek prijesi i famshem i mamlukeve. Duke pershkruar betejen e anglezeve ne Rozete, midis Kajros dhe Aleksandrise, dhe thyerjen e tmerreshme te anglezeve, autori i " Faraonit te fundit " shkruan se shumica e anglezeve ne kete beteje u vrane nga shqiptaret e hipur maje cative dhe te fshehur ne frengjite e shtepive. Ata do ti ndiqnin anglezet gjer ne hyrje te Aleksandrise. Kur Tosuni 18 vjecar, biri i dyte i Mehmet Aliut, ne krye te 6.000 shqiptareve dhe 2.000 kaloresve do te nisej kunder vahabiteve, ne Medina, drejt vendit te shenjte, per ti nenshtruar ata, ne grykat e Safra-s do te vriteshin pothuajse te 6.000 shqiptaret. Nje numur i jashtezakonshem por te kemi parasysh popullsine e asaj kohe ne Shqiperi. Sinoué i gjen shqiptaret perseri dhe ne betejat e Libanit dhe te Sirise, ne betejen e qytetit bregdetar Shen Joanit te Akres. Por kesaj rradhe nje garnizon prej 3.000 shqiptaresh ishin ne sherbim te Portes se Larte. Padyshim qe shqiptaret ne kete beteje kane qelluar mbi njeri tjetrin pa ditur se qellonin mbi bashkepatriotet dhe vellezerit e tyre. Jo rralle ne elegjite popullore shqiptare flitet per nizamet dhe varret e tyre ne humbetire, larg ne shkretetirat e perandorise. Grate prisnin burrat et yre, femijet eterit, nenat bijte e tyre qe s'do te ktheheshin me. Ndryshe nga popujt e tjere dhe fqinjet e tyre, shqiptaret dukej se kishin me te forte ndjenjen e betejes, te aventures, te udhetimit ne botra te tjera.

    Ne nje liber kujtimesh te shkrimtarit francez Gerard de Nerval, ne kujtimet e tij ai tregon se ne fshatin libanez Betmeri, aty ku druzet muslimane dhe maronitet e krishtere ishin ne lufte te vazhdueshme mes tyre, ishte vendosur nje trupe luftetaresh shqiptare qe te mund te ndalonte gjakderdhjen e madhe mes tyre. Ngado qe ishin, shqiptaret shiheshin si luftetare kryenece qe nuk e perfillnin vdekjen. Per shqiptaret qe luftonin nen flamurin e Mehmet Ali Pashes shkruajne shume historiane e shkrimtare te njohur qe kane udhetuar ne ato kohra ne Egjipt, Afrike dhe ne Arabi. Libri Peshtypje udhetimi i autoreve evropiane ne Egjipt deshmon qarte per kete. Francezi Fromentin, i cili udhetonte pergjate Nilit, kur ndalon ne Siut, nje qytet i madh me ndertesa prej muri balte te thate, shkruan ne ditarin e tij se " ushtaret shqiptare qe ishin lajmeruar per ardhjen tone, dolen kurioze per te pare hyrjen tone ne qytet ". Habitesh vertet me kete gjeografi te madhe te perandorise ku ngado gjenden shqiptaret.

    Nga historianet shqiptare, duke vecuar ketu studimin e njohur te Aleksander Xhuvanit, deri me sot na ka munguar nje studim i plote dhe i gjithanshem apo nje biografi rreth ketij personazhi qe te jete pare me kendveshtrimin shqiptar, pra ne lidhje dhe me shqiptaret dhe kryengritjet shqiptare. Cilet ishin keta shqiptare dhe nga c'vise vinin ata ? Si valle ishin gjendur ne Egjypt e gjer ne kufijt e Sudanit apo fushat e shkretetirave te Arabise ? Padyshim, arkivat e vjetra egjiptiane dhe te perandorise osmane ruajne plot te papritura per historianet dhe lexuesit shqiptare. Shqiptaret ishin gjithnje garda pretoriane e tij, luftetare qe dinin vetem te luftonin, kryenece e madje shpesh me mjaft telashe per te. Duke shfletuar kujtimet e udhetareve evropiane te bejne pershtypje pershkrimet e shkrimtareve Flaubert apo Chateaubriand, te Nerval e Pierre Loti, te anglezeve Thackary, Kipling e shume te tjere. Ne librin e tij Itinerar nga Parisi ne Jeruzalem Shatobrian (Chateaubriand) flet per rruget plot njerez te Kajros dhe shqiptaret qe e rrethojne. Ne Esneh, pergjate Nilit, Flaubert na flet per shqiptaret qe ka gjetur atje, me te cilet pi kafe dhe ndjek vallet e ca valltareve siriane nga Damasku. Ne librin e tij Nili, francezi Maxime du Camp flet per taksaxhinjte shqiptare te Mehmet Aliut : " Shfaqja e nje shqiptari te vetem bente qe njerezit te zhdukeshin nga e gjithe Nubia... " Nje dite, duke shfletuar albumin e pikturave te piktorit francez Léon Gerome, i cili ne fundin e shekullit XIX-te kishte udhetuar ne Egjipt, tabllote e tij me figurat e shqiptaret do me befasonin. Ishin nje mori personazhesh arnaute, ku secili nga ta paraqiste nje tip interesant, te mprehte dhe me fytyre burrerore. Ato tabllo ishin padyshim nga deshmite me te gjalla te jetes se shqiptareve ne lagjet e pasura te Kajros. Ata njihen menjehere nga veshja e tyre karakteristike, floket e gjate dhe shtati i tyre i larte, gjithnje te ngarkuar me arme.

    Lidhur me shqiptaret, shkrimtari i njohur aglez Eiliam Thackery, gjate udhetimit te tij ne Kajro me 1844 (Notes of a Journey from Cornhill to Grand Cairo), na le mbresat e nje skene te jashtezakoneshme, e cila tregon per natyren kryenece dhe here here te mbrapshte te disa shqiptareve qe pikaseshin ate kohe ne gjithe Egjiptin. Madje Mehmet Aliu ndaj bashkepatrioteve te vet kishte vendosur ligje te forta per ti disiplinuar ata. Ja cfare shkruan nder te tjera ai : " Nje dite me pare shqiptarin e vrare nje nga anetaret e ekipit tone e kishte pare ne cepin e hotelit, ne kohen kur po e sillnin nje tufe ushtaresh te cilet e kishin arrestuar. Gjithe lecka te grisura e me kembet e lidhura, ai perpiqej te clirohej. Trupi i tij i xhveshur qe perdridhej, i ngjante nje modeli mjaft terheqes. Ky njeri, pak kohe me pare, duke shetitur neper rruget e qytetit kishte pikasur nje grua te bukur dhe e kishte ndjekur ate. Duke ja mbathur vrapit, ajo ishte futur ne nje kazerme policesh qe fatmiresisht ishte aty prane. Por pa u trembur, shqiptari e ndoqi ate deri tek policet. Njeri nga ta u ngrit dhe donte ta ndalonte, por ai nxorri pistoleten dhe e vrau ate. Ai vrau keshtu nja tri-kater prej tyre, deri sa me ne fund kishin munduar ta mberthenin. Arnauti e dinte se e priste vdekja, se nuk do ta shtinte kurre ne dore ate grua, dhe se nuk mund ti rezistonte nje gjysem regjimenti policesh. Por ndjenja e forte dhe instikti i vrasjes ishin me te forta tek ai. Ne mengjesin e dites tjeter, ai e la veten qetesisht qe ti prisnin koken, i rrethuar nga shoket e tij qe kishin ardhur aty per te qene te pranishem. Ai as qe shqetesohej nga vdekja, madje u gjunjezua dhe gjakftohte i la ata ti prisnin koken, sikur te shihte ceremonine mortore te nje tjetri "...

    Ngjarje rrenqethese e skena te pabesueshme sot per epoken tone. Prerja e nje koke perballohej atehere ne menyre sfiduese. Nje pjese e trupes se shqiptareve ishte vertet e ashper ne nje mjedis te tille te panjohur per ta dhe ne nje gjendje te perhereshme lufte me mamluket, te cilet do te shfaroseshin gjithnje e me shume gjersa me ne fund ata pranuan nenshtrimin. Ishte nje ekzistence per jete a vdekje. Sigurisht, ne fillim askush nga shqiptaret nuk mendonte te qendronte perjetesisht ne Egjipt, e akoma me shume ne viset e largeta te Nilit gjer ne Nubi, Asuan e kufijte e Sudanit. Sic thoshte populli, ata kishin ikur " nizam " ne Misir apo shkretetirat e Arabise. Dekadat shkonin dhe pinjollet e gjeneratave te shumta prisnin kthimin e atyre qe s'do te ktheheshin kurre. Nje tjeter skene interesante pershkruan Chateaubriand gjate udhetimit te tij te pare me anije neper Nil. Me 1806, ai eshte vecse 38 vjecar dhe shoqerohet ne anije nga nje grup luftetaresh shqiptare. " Me zhurmen me te vogel, shqiptaret merrnin pushket dhe shkonin ne bordurat e anijes. Ate ngjanin sikur luftonin me armiq imagjinare. Gjysma e atyre shqiptareve ishin muslimane dhe gjysma tjeter te krishtere. Te gjithe therrisnin " Muhamet " apo " Shen Meri ". Ata hidhnin gllenka vere duke klithur ne frengjisht ca fjale te renda dhe duke qelluar ne ajer... "

    Por edhe pas vdekjes se Mehmet Aliut dinastia e tij do ti mbante gjalle lidhjet me Shqiperine dhe shqiptaret. Kjo u deshmua jo vetem me zhvillimin e nje diaspore intelektuale ne Misir (Egjipt) dhe veprimtarise se rilindasve shqiptare, por edhe me interesimin e kesaj dinastie per fatet e ardheshme te Shqiperise ne shekullin e XX-te. Mbreti i Egjiptit, Fuadi, tri vajzat e tij do ti martonte me bejlere shqiptare. Ne vitin 1914, kur Europa do te kerkonte nje princ per Shqiperine, madje edhe pas largimit te princit Vid, nder kandidaturat e tyre kishte dhe nje princ te dinastise se Mehmet Aliut, vete vellai i Fuadit. Albert Defance, minister i Frances ne perfaqesine e Kajros, ne 6 korrik 1914 i dergonte nje shkrese ministrit te tij te Puneve te Jashtme, zotit Viviani, ku i shkruante : " Qeveria italiane po perpiqet te gjeje nje princ qe te zevendesoje princin Vid : princin Ahmed Fuad, xhaxhain e kedivit (mbretit) te Egjiptit. Por vec atij ka dhe pretendente te tjere qe presin momentin te deklarohen si pretendente. Nje prej tyre dhe vellai i kedivit, princi Mehmet Ali. Princi Fuad me ka pohuar kohet e fundit se perfaqesuesi diplomatik i Italise ne Kajro, i ka kerkuar qe qeveria egjiptiane te mbeshtese kandidaturen e tij ". Ne vitet e fundit te "dinastise Mehmet Ali" mbreti Faruk I-re do ta priste si nje mik te privilegjuar mbretin Ahmet Zog qe vinte te gjente strehe fill pas Luftes se II-te Boterore. Mbreti Zog do te largohej vetem pas permbysjes se monarkise nga ana e koloneleve Naser dhe Sadat.

    Nje nga kontributet me te medha te Mehmet Ali Pashes ishte se qe ne vitet e para te pushtetit te tij, ai kerkoi te krijoje nje Egjipt modern dhe per kete ai nuk veshtroi nga Stambolli por nga Evropa e qyteteruar dhe se pari nga Franca. Ne libra te ndryshem historike apo pershtypje udhetimi te shekullit XIX-te gjer ne hapjen e kanalit te Suezit (1869), gjen nje dyndje te vertete te botes franceze ne Egjipt per modernizimin e tokes se vjeter te faraoneve, duke filluar nga koloneli Seve qe me vone do te behej Sulejman Pasha. Valle admirimi per Napoleonin e madh apo lidhja me mikun e tij zotin Lion, tregetarin nga Marseja, e shtyu njeriun nga Kavalla qe te adhuronte Francen ? Mos valle sepse ajo ishte nje kunderpeshe e qellimeve angleze, te cilet donin gjithnje ta pushtonin Egjiptin per te hapur rrugen drejt Indise dhe vendeve arabike ? Te dyja keto motive qendrojne. Dyndja e inxhinjereve, konstruktoreve, gjeografeve, shkencetareve franceze eshte e habiteshme. Champollion eshte arkeolgu i pare qe do te themelonte egjiptianologjine dhe do te deshifronte boten dhe heroglifet e faraoneve : Jumel, Bellefonds, Jomard, Clot, Lerminant, Lesseps e shume e shume franceze te tjere ishin ato ura qe do te lidhnin ngushte Francen me Egjiptin. Egjipti njohu nje rilindje te papare : manifaktura, fabrika, akademi ushtarake e mjeksore, institute, shkolla, gazeta, kanale vaditese e ujesjelles, parqe e muzeume... Saidi, nje nga bijte e Mehmet Aliut, do te studjonte ne France. Ismaili qe dhe ai do te hypte ne fron, ishte nga adhuruesit me te flakte te kultures europiane. Ishte Mehmet Aliu qe dergoi grupe te shumta te rinjsh egjiptiane per te studjuar ne shkollat me te mira pariziane per te mesuar mjeksine, artin e ndertimit te rrugeve dhe urave, shkencen moderne ne pergjithesi, etj. Kjo rilindje e Egjiptit do ta befasonte dhe vete shkrimtarin e politikanin Chateaubriand, i cili ne librin e tij Kujtime pertej varrit do te shkruante : " Francezet mbollen ne Egjipt faren e qyteterimit, te cilen Mehmet Aliu e kultivoi. Lavdia e Bonapartit u rrit : nje rreze drite rreshqiti ne erresirat e fese dhe nje e care i u be barbarise ".

    Ne librin tim Krushq te larget botuar para disa vitesh, kam shkruar nje kapitull per figuren e Mehmet Aliut dhe obeliskun e Luksorit, te cilin ai i a dhuroi mbretit te Frances per ndihmen qe francezet i kishin dhene per modernizimin e Egjiptit. Obelisku monolit prej 23 metrash, plot hieroglife mbi lavdine e Ramsesit II-te, i vendosur ne sheshin e Concorde-s eshte padyshim nje nga deshmite me spikatese te kesaj lidhjeje te forte. Udhetimi i obeliskut nga Asuani e gjer ne Paris eshte sigurisht nje nga aventurat me te guximeshme te asaj kohe. Ky bllok i gdhendur guri prej 230 tonesh, veshtire te transportohej ne nje itinerar aq te gjate. I hipur ne nje lunder te madhe, obelisku i Luksorit do te udhetonte neper Nil gjer ne Aleksandri e qe andej do te merrte detin Mesdhe per te zbarkuar ne Haver, dhe qe andej, nepermjet Senes, do te merrte udhen per ne Paris. Ishte viti 1836...

    Te flasesh per dinastine e Mehmet Aliut nuk mund te mos permendim birin e tij Ibrahim Pashen, strategun e madh dhe fituesin e betejave te lavdishme te Nezibit, Shen Joanit te Akres apo te Konjas. Rasti e solli qe pak kohe para vdekjes se papritur te tij, Ibrahimi te vizitonte Francen dhe te pritej nga vete mbreti, Louis Philippe apo Napoleoni i III. Ne oborrin e Hotelit te Invalideve, pasi eshte perulur para varrit te Napoleonit, ai pershendetet nga dy mije veterane te luftrave napoleoniane. Apoteoza e vizites se tij eshte ne " Champ de Mars " : " Kurre ndonjehere qe nga koha e Napoleonit, - do te shkruante ne kujtimet e tij Edourd Gouin, - kjo fushe nuk kishte sherbyer si nje teater kaq te shkelqyer dhe solemn. Edhe vete dielli dukej se kishte veshur roben e festes per te pershendetur nje nga bijte e tij, fitimtarin e Nezibit... " Mehmet Ali Pasha, si dhe Ibrahimi dhe pasardhesit e tij, ishte nga te rrallet pashallare tolerante persa i perket riteve e besimeve te ndryshme fetare. Koptet e krishtere, katoliket ortodokset, cifutet, greket e armenet, te gjithe ishin te lire te praktikonin fene e tyre. Madje Mehmet Ali Pasha ndonjehere bente shaka mbi fene muslimane. Interesant eshte gjithashtu fakti qe kur doli nga takimi me Mehmet Ali Pashen ne Kajro, shefi i te krishtereve te Jeruzalemit, Kustodi, do te shprehej : "Ai na foli si nje peshkop i vertete". Ibrahim Pasha deklaronte hapur barazine e feve ne gjithe tokat e mbreterise se Mehmet Ali Pashes. Mehmet Ali Pasha ishte nga te rrallet pashallare te perandorise osmane qe ishte aq tolerant. Besniket dhe bashkepuntore te tij ishin jo vetem muslimane por dhe kopte, ortodokse, greke e armene, cifute e te krishtere te Perendimit. Barazia e fese ishte e shkruar ne ligj.

    Bota e shqiptarit nga Kavalla ngjan ende si nje bote disi e larget dhe e panjohur per lexuesin shqiptar, edhe pse ajo eshte nje nga figurat me unikale ne historine e diaspores shqiptare. Jeta e tij ishte nje epope e madhe, veshtire per ta permbledhur brenda nje libri, pasi ngjarjet jane te shumta. Vetem arkivat diplomatike te Stambollit, Frances, Anglise, Rusise, Austrise, etj, permbledhin dhjetra mijra dokumente qe presin te dalin ne drite. Ky njeri qe shkoi te luftonte kunder Napoleon Bonapartit ne brigjet e Egjiptit me 1800, me pas do ta bente perandorin francez idhull te tij, aq sa ne boten europiane ate do ta quanin " Napoleoni musliman ". Madje ai ka deshire tu thote biografeve te vet se ka lindur ne te njejten dite si dhe perandori francez. Aq legjendare u be figura e Mehmet Aliut ne ate epoke sa ne vitet 40 te shekullit XIX-te, duke ju referuar figures se tij, Victor Hugo ne permbledhjen Les Orientales, do te shkruante : " Nese ka nje kolos qe mund te krahasohet me Bonapartin ku njeri gjenial eshte Mehmet Ali Pasha ; ai qendron krah tij ashtu sic rri tigri perballe luanit, si skifteri perballe shqiponjes... "

    Luan RAMA-Perfaqesuesi shqiptar ne UNESCO
  2. Kondrapedali

    Kondrapedali Kondrapedali Staff Member

    Re: Mehmet Aliu Egjyptit dhe Napoleon Bonoparti !

    Chaon :thumbsup: . Por ç'mund të diskutojmë më tej? Lidhjet e Mehemt Aliut me Ali Pashën e Janinës?
  3. ladouce2005

    ladouce2005 Fillestar

    Re: Mehmet Aliu Egjyptit dhe Napoleon Bonoparti !

    mos diskuto! Lexo dhe meso /pf/images/graemlins/wink.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
  4. Kondrapedali

    Kondrapedali Kondrapedali Staff Member

    Re: Mehmet Aliu Egjyptit dhe Napoleon Bonoparti !

    Si urdhno zojushe :rolleyes: . Tashti ate po boj :book: . /pf/images/graemlins/laugh.gif
  5. ladouce2005

    ladouce2005 Fillestar

    Re: Mehmet Aliu Egjyptit dhe Napoleon Bonoparti !

    shshshsh se Chaon do merzitet dhe moderatoret do na editojne per mungese serioziteti :smash:
  6. Kondrapedali

    Kondrapedali Kondrapedali Staff Member

    Re: Mehmet Aliu Egjyptit dhe Napoleon Bonoparti !

    Hë se futesh mik ti dhe nuk na editojnë /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif .
  7. ladouce2005

    ladouce2005 Fillestar

    Re: Mehmet Aliu Egjyptit dhe Napoleon Bonoparti !

    :idea: une ku t'ja mbath nga frika :rolleyes: ik se le nam Kondre. tregon qe s'je hic serioz e s'ke per t'bo karriere ketu /pf/images/graemlins/laugh.gif
  8. balforum

  9. Ahmed

    Ahmed Fillestar

    Re: Mehmet Aliu Egjyptit dhe Napoleon Bonoparti !

    dyqind vjet nga mehmet ali pasha

    nga Olsi Jazexhi

    http://www.1st-texas-cavalry.de/buchelpasha.htm#buchelpasha
    Data 12 Maj 2005 ishte një ditë e shënuar për historinë e botës arabe. Ajo ishte një ditë e veçantë, pasi në këtë ditë 200 vjet më parë, popujt e Lindjes së Mesme u vunë nën udhëheqjen e një shqiptari të madh
    i cili, siç edhe politologu amerikan Samuel Hantigton, përkujton në librin e tij, 'Përleshja e Qytetërimeve', ishte ai stateg i botës islame që e futi atë në rrugën e modernizimit. Megjithatë, ky shqiptar i madh, të cilit Revista e famshme egjiptiane Al-Ahram Weekly do t’i dedikonte numrin e saj të javës së dytë të majit, në Shqipëri, do të injorohej totalisht nga derdimenët dhe jo-shqiptarët që komandojnë sot Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe shtetin shqiptar. Edhe ambasada egjiptiane në Tiranë, e cila siç duket është ndikuar nga anti-shqiptarizmi i regjimit të sotëm, nuk do të kujtohej të përkujtojë këtë njeri që do të ndryshonte historinë e Lindjes së Mesme dhe vetë Egjiptit. Shqiptarin më të famshëm të Egjiptit nuk do ta kujtonte as edhe ndonjë organizëm tjetër në vendin tonë, që pretendon të ketë lidhje me Islamin dhe botë islame. Megjithatë, për të qënë besnik ndaj historisë, Revista Impakt ka vendosur të thyej heshtjen, dhe shkrimin kryesor të këtij numri i'a dedikon shqiptarit më të famshëm të historisë së Lindjes së Mesme; Muhamed Ali Pashës.
    * * *
    Muhamed Aliu apo Mehmet Aliu, siç ai njihej në Perandorinë Osmane ishte një shqiptar i lindur në vitin 1182 pas Hixhretit apo 1769 sipas kohës së re, në pjesën evropjane të Perandorisë Osmane. Në këtë vit në Evropë do të lindte edhe një strateg tjetër i cili do t'i jepte fytyrë të re Evropës dhe fuste atë në kohët moderne. Ai ishte Napoleon Bonaparti. Si Bonaparti në Perëndim, edhe Mehmet Aliu në Lindje, do t'i jepnin botëve të tyre çelësin e ndryshimeve të mëdha dhe progresit në fushat ushtarake, ekonomike dhe politike. Mehmet Ali Pasha apo Haxhi Muhamedi, siç ai njihej pas vizitës që kreu në qytetet e Shenjta të Mekës dhe Medinës, është një nga njerëzit më të spikatur që historia shqiptare e shekullit të 19-të ka prodhuar. Ai u lind në qytezën e Kavallës, që në atë kohë ishte një port i vogël i Rumelisë, apo pjesës evropjane të Perandorisë Osmane. Kavalla shtrihej rreth nëntëdhjetë milje në Lindje të Selanikut dhe shquhej për cilësinë e lartë të duhanit që toka e saj prodhonte. Babai i Mehmet Aliut ishte bimbashi i Kavallës që kishte emigruar në këtë qytet, nga fshati i bukur i Korçës, Zëmblaku, disa vite përpara lindjes së të birit. Por ai do të vdiste ndërsa i biri ishte ende i ri, dhe për këtë arsye çorbaxhiu apo bashkiaku i Kavallës do t'a mbante pranë, dhe kujdesej për të birin e korçarit të vdekur si për djalin e tij.
    Në kohën kur Mehmet Aliu ishte ende i ri dhe nën kujdesin e çorbaxhiut, në disa fshatra përreth Kavallës disa grekër kishin nisur të rebelohen ndaj eprorëve të tyre shqiptarë dhe refuzojnë të paguajnë taksat. Ndërsa çorbaxhiu ishte i pavendosur sesi të sillej me rajatë grekë, Mehmet Aliu, në krye të një bataljoni shqiptarësh do të vinte nën kontroll fshatrat rebele të zonës, të cilat pas kësaj do t'i bindeshin guvernatorit të tyre në Kavallë dhe paguajnë taksat në mënyrë të rregullt. Suksesi i Mehmet Aliut e mahniti çorbaxhiun, i cili e emëroi djaloshin Bylyk Be, apo komandant të policisë së qytetit. Gjatë kësaj kohe Mehmet Aliu do të martohej me një vejushë të bukur nga Kavalla me të cilën do të lindte tre djem, Ibrahimin, Tosunin dhe Ismailin. Pas martesës, ai do të merrej me tregtinë e duhanit e cila ishte më fitimprurësja në këtë kohë në Rumeli. Megjithatë, në kohën në fjalë, pjesa afrikano - veriore e perandorisë, apo më saktë Egjipti do të pushtohej nga francezët të cilët me Bonapartin në krye do të mundnin mamlukët e Egjiptit në betejën e piramidave dhe më pas, pushtojnë Kajron. Për këtë arsye, në vitin 1800 Porta e Lartë në bashkëpunim me Britaninë e Madhe do të deklaronte xhihad kundër francezëve dhe nisw luftën për të çliruar Egjiptin. Apelit të sulltanit për luftë në frontin egjiptian, do t'i përgjigjeshin të gjithë muslimanët besnikë të perandorisë. Në kontigjentin e 300 trupave vullnetare që do të niseshin nga Kavalla për këtë punë, do të ishte edhe Mehmet Aliu. Detyra e tij në bataljonin shqiptar ishte të shërbejë si zëvendës komandant i trupës, pas Ali Agait, djalit të çorbaxhiut të Kavallës. Por meqë Ali Agai do të mërzitej shpejt në luftë dhe kthehej në Kavallë, postin e tij do ta zinte Mehmeti i cili do të emërohej bimbash në ushtrinë e kryevezirit. Në luftimet që trupat osmano - shqiptare do të kryenin kundër francezëve, Mehmeti i ri do të shquhej si një nga strategët më të mirë dhe efikas të palës osmane.

    PROBLEME ME MAMLUKËT
    Beteja e trupave të bashkuara osmane dhe britanike do të çonte pushtimin francez të Egjiptit drejt kolapsit shumë shpejt. Megjithatë, mundja dhe tërheqja e francezëve nga Egjipti ishte vetëm një pjesë e luftës për të vënë nën kontroll vendin. Problemi kryesor që Egjipti do të haste pas largimit të francezëve ishte se kush do ta kontrollonte atë. Ndërsa Stambolli kërkonte të emëronte njerëzit e tij, forcat brenda vendit dhe intrigat britanike kërkonin të instalojnë njerëzit e tyre për të qeverisur vendin e madh arab. Në përplasjet e shumta që ndodhën në Egjiptin e pasluftës, ish-bimbashi osman, Mehmet Aliu do të shfaqej si një nga lojtarët më të aftë të betejës për pushtet dhe pozitë. Duke patur që në 1803-shin, nën komandë bataljonin e shqiptarëve, Mehmetit do t'i duhej të përballej me fuqinë e bejlerëve vendas të njohur si mamlukë që udhëhiqeshin nga dy fraksione, njëri i drejtuar nga Osman Bej Bardisi dhe tjetri nga Muhamed Bej al-Alfî. Kundër bejlerëve egjiptian, fronin e Egjiptit nga ana osmane e pretendonin dy rivalë të fuqishëm osmanë. I pari dhe më i rrezikshmi ishte një turk i quajtur Husrev Pasha, dhe pas tij vinte një komandant shqiptar, i quajtur Tâhir Pasha. Etja për pushtet do ta kthente Egjiptin e viteve 1803 - 1805 në një zonë të vështirë për të jetuar. Këtu duhet përmendur që në krahun e osmanëve, forca më e vështirë për t’u vënë nën kontroll ishin shqiptarët. Rebelimi i tyre në prill të vitit 1803 në Kajro, kur të fundit do të kërkonin rrogat e vonuara nga valiu turk, do të detyronte Husrev Pashën të arratiset për në Damieta. Pushteti i lënë bosh nga Husrevi do të merrej nga Tâhiri, i cili lidhi aleancë më mamlukët e Egjiptit të Sipërm për të mos lejuar Husrevin të kthehet më në Kajro. Megjithatë, Tahiri do të vritej pas disa kohësh, dhe komandën e trupës shqiptaro - turke do ta merrte Mehmet Aliu. Detyra e parë që vihej përpara Mehmetit pas marrjes së komandës së trupave shqiptare në Egjipt ishte vënia e rendit në vend dhe mundja e Husrev Pashës në Damieta që pretendonte të shpallej vali i Egjiptit. Por përveç të parit Mehmetit do t'i duhej të shtypte edhe pretendentët e tjerë për fronin e Egjiptit, siç ishin mamlukët Muhamed al-Alfî dhe Osman Bej Bardisi. Duke përdorur aftësitë e trupës shqiptare dhe influencën e popullatës së Kajros, e cila në pashain shqiptar shihte dorën e hekurt që mund të sillte paqe në vend, ai do të mundte kundërshtarët e tij njëri pas tjetrit. Pas shtypjes së tyre, lufta civile në Egjipt do të vinte drejt fundit. Për t'i dhënë fund asaj, do të kontriubonin shumë edhe hoxhallarët e lartë të Universitetit të Azharit, të cilët 14 Mars 1805, i kërkuan sulltanit të zgjedhë Mehmet Aliun vali të Egjiptit. Fermani konfirmues nga Stambolli për kërkesën egjiptiane do të vinte më 12 Maj 2005, një ditë të djelë në mëngjes, kur sheikët e Kajros, me çallma dhe mjekra, të mbledhur në Portën e Kadiut të qytetit do të deklaronin Mehmet Aliun, guvernator të Egjiptit dhe lusin Allahun të sjellë prosperitet dhe mirësi në vend.
    Emërimi i Mehmetit në fronin e Egjiptit nuk do të mjaftonte për të qetësuar vendin. Në vitin 1807 vendi do të sulmohet nga britanikët të cilët do të pezmatohen nga vendosja e rendit në Egjipt. Megjithatë ata do të thyhen nga armata egjiptiane në Rozeta dhe më pas detyrohen të braktisin Aleksandrinë. Por britanikët nuk ishin të vetmit që do të mërziten me fitoret e Mehmetit. Cmirë mbi pushtetin e valiut shqiptar do të kishte edhe në Stamboll. Husrev Pasha, që kishte parë karrierën e tij të shkatërrohet nga shqiptarët në Egjipt, e cyste sulltanin të shihte nëpunësin e tij në Egjipt jo më si vartës por si një kundërshtar. Përveç kësaj, bejlerët mamlukë që Mehmeti kishte shtypur më parë, tashmë të rigrupuar rreth Elfi Beut dhe duke patur mbështetjen e britanikëve, kishin nisur të rebelohen kundër valiut të Kajros. Për t'u përballur njëherë e mirë me rrezikun mamluk, në 1 Mars 1811, Mehmet Aliu i cili edhe pse nuk kishte lexuar kurrë Makiavelin, do të bënte një veprim që vetëm të fundit mund t'i shkontë ndërmend.
    Pasi në Arabinë Saudite të kësaj kohe, sauditët kishin pushtuar Qytetet e Shenjta dhe ndalonin haxhijtë të kryejnë Haxhin, Mehmeti si vali i Egjiptit që ishte, kishte për detyrë të kujdesej për rendin dhe qetësinë në Qytetet e Shenjta. Me lejen dhe urdhërin e sulltanit, ai kishte vendosur të dërgoj djalin e tij, Tosun Pashën për të çliruar dhe vendosur rregull në Tokën e Shenjtë. Për të përshëndetur dërgimin e ekspeditës kundër rebelëve, Pashai, do të ftonte në Kështjellën e Kajros pjesën më të mirë të parisë mamluke. Rreth katërqind vetë do të priteshin me ceremoni madhështore nga kujdestari i Xhamive të Shenjta. Por pasi të hyjnë në Kështjellën e Qytetit, në të cilën ishin sarajet e Pashait dhe njëherë e një kohë ishte strehuar vetë Salahudin al-Ejubi, do të ndodhte një nga masakrat më të papara të historisë së Lindjes së Mesme. Trupat shqiptare nën udhëheqjen e Tosun Pashës, do të rrethonin kështjellën dhe masakrojnë brenda mureve të saj të gjithë bejlerët e pabindur mamlukë, në të njëjtën mënyrë siç do të bënte edhe Ali Pasha disa vite më vonë me kardhiqiotët në Toskëri. Nga masakra e Mehmetit do të shpëtonte vetëm një be i vetëm i cili pas kësaj do të mbushte me panik të gjithë Egjiptin, për atë që kishte parë...
    Zgjidhja e çështjes mamluke do të ndiqej nga Mehmet Aliu edhe me një hap tjetër të rëndësishëm drejt konsolidimit të shtetit egjiptian. Pasi deri në këtë moment Mehmeti ishte mbështetur në forcën e ushtarëve shqiptarë, të cilët, jo vetëm që ishin të pakët në numër, por shpesh edhe shumë tekanjoz, pas shkatërrimit të mamlukëve ai nisi themelimin e ushtrisë së rregullt egjiptiane. Për këtë arsye në vitin 1814 ai nisi të ndërtoj ushtrinë e parë moderne të Botës Islame, e cila nuk do të ngrihej më sipas stilit të vjetër të ushtrisë osmane, por sipas skemave moderne të ushtrive evropjane. Kjo forcë e re do të quhej Nidham-i Xhedid apo Sistemi i Ri ushtarak. Ajo do të drejtohej, strukturohej dhe stërvitej nga një kolonel francez, i quajtur Sèves, të cilin Mehmeti do ta bindë të kthehet në musliman. Pas pranimit të fesë shqiptare, Sevesi do të emërohet si Sulejman Pasha. Në ushtrinë e re, pashai fillimisht do të rekrutonte skllevër sudanezë, të cilët do t'i zëvendësonte më pas me fshatarë egjiptianë, të njohur si fallâhînë.

    NËNSHTRIMI I SAUDITËVE
    Në kohën kur Mehmet Aliu ishte bërë sundues i Egjiptit, në Arabinë e sotme Saudite, që në atë botë ishte pjesë e Kalifatit Osman, familja e Saudëve, e inspiruar nga mësimet e dijetarit arab, Muhamed Ibn Abdul Vahab, i cili kërkonte reformimin e fesë islame dhe kthimin në traditën e sahabëve të hershëm të Islamit, kishte nisur të krijojë shtetin saudit, sipas traditës selefiste. Megjithatë, krijimi i këtij shteti nënkuptonte copëtimin e kalifatit osman i cili trashëgohej nga dera e osmanëve që nga viti 1517, kur sulltan Selimi I kishte marrë pushtetin shpirtëror të kalifatit nga kalifi abasid i Kajros. Edhe pse mësimet teuhidike saudite kërkonin pastrimin e fesë nga bidatet dhe kthimin në Islamin e pastër të kohës së Profetit, ndalimi i haxhinjëve nga kryerja e Haxhit dhe për më tepër forma militante e Shtetit të Parë Saudit përbënte një kërcënim për Dar al-Islamin dhe autoritetin e kalifit sulltan në Stamboll. Sipas besimit të shumicës së besimtarëve muslimanë në këtë kohë, kalifi osman ishte pasardhës i kalifëve të hershëm të Islamit, të cilët amanetin e Kalifatit e trashëgonin që nga koha profetit Muhamed nëpërmjet katër kalifëve të drejtë, amanet që më pas e kishin marrë umajadët, dhe më pas abasidët deri të osmanët. Duke e konsideruar rebelimin saudit kundër normave të sheriatit, shejhulislami dhe shejhët e Azharit nxorrën fetva që Shteti Saudit të vihet nën kontroll dhe forma e dhunshme e luftës së tyre të ndalohej. Për këtë arsye, Mehmet Aliu do të dërgonte djalin e tij, Tosun Pashën në Qytetet e Shenjta për t'ia kthyer ato fisit të kurejshëve dhe kujdestarit të tyre, sulltanit, dhe larguar nga to pushtuesit e Nexhdit. Fushatat e bijve të Mehmet Aliut do të përfundonin me sukses kur në 1818 forcat shqiptaro - egjiptiane pushtuan kryeqytetin saudit, Darijan dhe burgosën Abdullah ibn Saudin. Pas kësaj, Ibrahim Pasha pushtoi edhe pjesët e tjera të Nexhdit dhe Hixhazit (1818 - 1820). Ndërsa Abdullah ibn Saudi që ishte kapur i gjallë, do të dërgohej në Stamboll, pranë sulltanit. Edhe pse Ibrahim Pasha dhe Mehmet Aliu do të kërkonin faljen e tij, sulltani do ta dënonte me vdekje Abdullahin në sheshin e Gjylhanes në Stamboll. Përveç fitoreve në beteja, Ibrahimi morri nga sauditët edhe një nga kopjet më të vjetra të Kuranit të Shenjtë që datonte që nga koha e kalifit të tretë të Islamit, Osmanit. Kjo kopje do të dorëzohej dhe ruhej deri në ditët e sotme në Top Kapë Sarajet në Stamboll.
    Pas nënshtrimit të sauditëve, Mehmet Aliu vazhdoi të fuste nën sundimin e tij nga vitet 1820 deri me 1822 edhe provincat afrikane të Nubisë, Sanarit dhe Kordofanit, që pas kësaj do të njihen si Sudan. Për të nënshtruar ato, ai dërgoi një ekspeditë ushtarake prej 4000 vetësh në vitin 1820, që komandohej nga djali i dytë i pashait, Ismail Pasha e cila në 1823 realizoi themelimin e provincës së Sudanit dhe shpalli Khartumin kryeqendër të vendit.

    PËRBALLJA ME TERRORIN GREK
    Në kohën kur Mehmet Aliu kishte nënshtruar Sudanin dhe Arabinë Saudite, në Ballkan me cytjen e fuqive perëndimore, grekët po nisnin rebelimin e tyre. Ky rebelim do të gjente momentin më të mirë të shpërthimit me rastin e vrasjes së Ali Pashë Tepelenës në Jug të Shqipërisë nga osmanët. Vakumi ushtarak, politik dhe shpirtëror që do të krijohej pas vrasjes së Aliut do të çlironte grekët nga pushteti i shqiptarëve dhe zgjojë mes tyre ndjenjën e pamvarësisë. Duke qenë se Perandoria Osmane në kohën në fjalë nuk kishte burimet e duhura njerëzore për të shtypur rebelimin grek, dhe ky i fundit nisi spastrime të egra etnike kundër muslimanëve, sulltan Mahmuti II do të kërkonte ndihmën e Mehmet Aliut për ta shtypur atë. Valiu i Egjiptit që në këtë kohë posedonte ushtrinë moderne të Nizam-i Xhedidit, do t'i premtohej dhënia nën administrim e Kretës, Qipros dhe Moresë në rast fitoreje.
    Megjithatë kundërshtari grek nuk qëndronte i vetëm në luftën e tij. Përkrah tij qëndronin fuqitë perëndimore, të cilat armatosën dhe cysnin terrorin grek drejt qëllimit të tij final, që ishte krijimi i një shteti grek dhe spastrimin etnik të muslimanëve nga pjesa evropjane e perandorisë. Pas rebelimit grek qëndronte edhe klika e fanariotëve të Stambollit, të cilët gëzonin një pushtet të konsiderueshëm politik dhe financiar në perandori. Për më tepër, konflikti ndërmjet Ali Pashës së Janinës dhe sulltanit i kishte shërbyer organizatës terroriste greke, Filiki Hetairia-s (Shoqata e Miqve) të organizojë vetveten në të gjithë perandorinë dhe nëpërmjet Aleksandër Ipsilantit, që ishte gjithashtu fanariot, të nisë revoltën e saj në More, në Mars të vitit 1821, në kohën kur osmanët mbanin të rrethuar Ali Pashën.
    Revoltës greke brenda një kohe të shkurtër do t’i bashkohej shumica e ishujve të Egjeut, dhe lëvizja do të shtrihej deri në Gjirin e Korintit. Organizatat klefte apo bandat e hajdutëve do të ishin forca kryesore e rebelimit grek. Duke përdorur terror dhe grabitje, Morea, Athina, Teba dhe Misolongjia do të merreshin në kontroll nga rebelët grekë në verë 1822, të cilët masakronin shqiptarët dhe turqit muslimanë që gjenin. Rebelimi grek arriti kulmin e tij në Dhjetor të vitit 1822 kur në More, grekët deklaruan pamvarësinë e Greqisë dhe zgjodhën një rebel fanariot, Aleksandër Mavrokordatos, si presidentin e tyre. Megjithatë, në vitin 1823, pasi kishin vrarë shumë turq e shqiptarë, grekët, nisën të luftojnë edhe njëri tjetrin. Në këto kushte kur forcat e sulltanit ishin treguar të paafta për të shtypur ekstremistët, ai do të kërkonte ndihmën e guvernatorit të tij në Egjipt, i cili sapo kishte fituar mbi sauditët.
    Mehmet Aliu ishte i interesuar të ndërhyjë në Greqi jo vetëm për sulltanin, por edhe për të shpëtuar bashkëkombasit e tij shqiptarë, të cilët kishin parë tmerre me sytë e tyre nga terrori greko - ortodoks. Për këtë arsye ai dërgoi në Shkurt 1825 djalin e tij, Ibrahim Pashën me një forcë prej 17.000 vetësh në Kretë dhe më pas në More. Sulmet e ushtrisë shqiptaro - egjiptiane do t'i mundin dhe mposhtin lehtë ekstremistët dhe hajdutërit grekë dhe çojnë shpresat mes shqiptarëve të Greqisë për vendosjen e rendit, i cili, do të vendosej pas çlirimit e Misollongjisë në 23 Prill 1826, kur shumica e kleftëve grekë do të shpërndaheshin dhe vendit do t’i kthehej paqja sërisht.
    Megjithatë me ardhjen në pushtet të Car Nikollës I në fund të vitit 1825 në Rusi, ekstremizmi grek do të sponsorizohej sërisht nga blloku ortodoks. Në 17 Mars 1826, cari rus do t'i kërkonte sulltanit restaurimin e plotë të privilegjeve ndaj grekëve të Principaliteteve, autonomi për Serbinë dhe plotësimin e kërkesave të banditëve grekë për pamvarësi. Sulltani kërkesës së carit i'u përgjigjë me luftë, duke dërguar flotën e bashkuar osmano - egjiptiane në Greqi. Në Qershor 1827 trupat egjiptiane nën udhëheqjen e Ibrahim Pashës, do të hynin në Athinë dhe përpjekjet për rebelime nga grekët do të bëhen të pamundura. Por fuqitë evropjane që ishin të vendosura për krijimin e shtetit grek, në 6 Korrik 1827 nënshkruan një traktat trepalësh në Londër ndërmjet Britanisë, Francës dhe Rusisë, i cili parashikonte ndërhyrje të përbashkët për të pushtuar tokat greqishtfolës të Rumelisë. Për këtë, në Shtator 1827, flota e aleatëve do të dërgohej në Mesdhe, bllokojë Dardanelet sëbashku me Morenë, dhe kërcënojë trupat e Mehmet Aliut me luftë. Duke hasur në vendosmërinë e Ibrahim Pashës që refuzonte çdo diktat perëndimor për të lëshuar Rumelinë, më 20 Tetor aleatët e krishterë vendosën të përballen ushtarakisht me forcën osmane. Duke qenë superior në numër dhe armatime, ata hynë në portin e Navarinos dhe nisën sulmet ndaj flotës osmane, të cilën e shkatërruan totalisht duke vrarë mbi 8000 marinarë.

    PËRPLASJA ME SULLTANIN
    Sulltan Mahmuti II ka qënë një nga sulltanët më të paaftë të Perandorisë Osmane, reformat e të cilit do të shkaktonin shumë pakënaqësi mes muslimanëve të saj. Për këtë arsye ai shpesh edhe do të njihej si 'kaurr sulltani' nga forcat konservatore të perandorisë dhe ulematë, pasi reformat e tij krijuan vetëm kaos dhe shkatërrim. Kështu vrasja që ai orkestroi kundër Ali Pashë Tepelenës, me cytjen e Husrev Pashës që kishte inate personale me shqiptarët që nga Egjipti, jo vetëm që nuk e forcoi perandorinë, por i dha shkas krijimit të një vakumi politik në Rumeli që çoi në krijimin e shtetit grek. Si pasojë e gabimeve të tij, në 1830 fuqitë e mëdha e detyruan të pranojë pamvarësinë e Greqisë, dhe dy vite më vonë i morrën ishujt Samos dhe Cyklade. Në 5 Korrik 1830, francezët do të pushtonin Algjerinë, dhe në 29 Gusht, Mahmuti II do të njihte autonominë e shtetit serb, me në krye Millosh Obrenoviçin. Në këtë skenë kaosi që perandoria po kalonte, ku sulltani në 1826 kishte shkatërruar edhe trupën e jeniçerëve dhe perandoria kishte mbetur pa ushtri, atë mund ta shpëtonte vetëm një njeri: valiu shqiptar i Egjiptit. Por këshilltarët e sulltanit me në krye Husrev Pashën, e urrenin Mehmetin dhe i'a kishin frikën se mos merrte fronin osman, dhe krijonte më pas një kalifat për vete. Pas luftës në Greqi, Mehmeti kishte kërkuar nga sulltani të administrojë Sirinë ku fshiheshin ende shumë armiq të tij. Megjithatë sulltani e kishte refuzuar këtë. Duke parë që sulltani kishte nisur që në vend se të merrej me ruajten e perandorisë, të vriste pashallarët e tij saj lartë e poshtë, Mehmet Aliu i dha mbështetje mikut të tij në Shkodër, Mustafa Bushatit dhe Kapudan Husein Gradashqeviçit në Bosnjë kur të fundit u rebeluan kundër reformave të Mahmudit II. Mahmuti që i'a kishte frikën valiut të tij të fuqishëm, urdhëroi guvernatorin e Sirisë të përgatitet për t’a sulmuar. Por Mehmet Aliu e mësoi këtë në kohë dhe vendosi t’a aneksojë Sirinë paraprakisht, ku edhe fshiheshin rreth 6000 fellahinë që kishin dezertuar nga ushtria gjatë luftës. Për të pushtuar Sirinë, ai dërgoi të birin, Ibrahim Pashën, i cili duke komanduar një armatë detaro - tokësore brenda një kohe rekord do të pushtonte Gazën, Xhafën, Jeruzalemin dhe Haifën, dhe më pas Akren pas një rrethimi tetë mujor (16 Nëntor 1831 - 27 Maj 1832). Me ndihmën e emirit të Libanit, Bashirit II al-Shihabi, pjesa e mbetur e Sirisë, Sidoni, Bejruti, Tripoli dhe më në fund Damasku do të kalonin në duart e Ibrahimit në 18 Korrik 1832.
    I trëmbur nga sukseset e Mehmetit, sulltani deklaroi luftë të hapur kundër tij dhe të bijve në Mars 1832 ndërsa caktoi Aga Huseinin, guvernatorin e Edirnesë, për të drejtuar fushatën ushtarake. Por kur trupat osmane hynë në Siri, në krah të shqiptarëve u çuan të gjithë arabët, nga të cilët ushtria osmane do të thyhej në Homs dhe Belen. Megjithatë, Mahmuti dërgoi një ushtri të dytë kundër Ibrahim Pashës, me kryevezirin Reshit Mehmet Pasha. Por edhe kësaj radhe, apo më saktë në 21 Dhjetor 1832 Ibrahimi do t'i thyente osmanët në dyert e Konjës dhe vazhdojë avancimin drejt Stambollit. Të tronditur se mos Perandoria Osmane kalonte në duart e valiut të Egjiptit, car Nikolla do të dërgonte më 27 Dhjetor një misioni ushtarak në Stamboll, i cili bindi sulltanin të pranojë ardhjen e trupave ruse në ndihmë të tij. Por në të njëjtën kohë Ibrahim Pasha vazhdonte marshin e tij nëpër Anadoll duke pushtuar Kutahjanë (2 Shkurt 1833), dhe më pas dimërojë në Bursa, vetëm 50 milje larg kryeqytetit. Sulltani që në këto momente ndjehej i terrorizuar nga trupat e valiut të tij, do t'i jepte leje flotës ruse të hyjë nëpërmjet Detit të Zi për të ndihmuar në mbrojtjen e Stambollit. Rusët arritën në Bosfor më 20 Shkurt dhe vendosën tendat e tyre përgjatë Bosforit, në Hynqar Iskelesi. Ky fakt shkaktoi një rebelim dhe indinjatë të thellë mes ulemave të perandorisë, të cilët nuk mund të pranonin që një ushtri ortodokse të mbronte një vend musliman nga një ushtri muslimane.
    Muhamed Aliu që e kuptoi panikun e sulltanit dhe marrëzitë që ai mund të bënte me rusët, për t'a qetësuar i ofroi paqe dhe i kërkoi në shkëmbim marrjen nën kontroll të Sirisë edhe Cilicisë. I tmerruar nga forca e ushtrisë egjiptiane, Mahmuti u detyrua të pranoj të gjitha kërkesat. Në negociatat që u zhvilluan në Kytahja më 29 mars 1833, Mustafa Reshit Efendiu që përfaqësonte sulltanin i dha të drejtë Ibrahim Pashës të jetë guvernator i Damaskut dhe Alepos dhe muhasël i Adanasë. Ndërsa Mehmet Aliu u konfirmua guvernator i Egjiptit dhe Kretës, dhe Ibrahimi u emërua gjithashtu guvernator i Xhides, duke i mundësuar në këtë mënyrë familjes shqiptare, kontrollin mbi pjesën më të madhe të botës arabe. Pas kësaj, Ibrahim Pasha evakuoi Anadollin, ndërsa në Aleksandri, arabët që nuk kishin parë në historinë e tyre një forcë të këtillë ushtarake festonin për fitoren e pashait e tyre, ndërsa dervishët dhe ulematë e Kajros e krahasonin atë me Iskandër Dhulkarnejnin e tregimeve kuranore, apo me "Aleksandrin me dy brirë." Në këtë mënyrë Mehmet Ali Pasha, shqiptari nga Zëmblaku i Korçës do të bëhej sunduesi i Sirisë, Egjiptit, Hixhazit në Arabi, Sudanit dhe Kretës.
    Historiani amerikan Uilliam Broun Hodgson, që shkroi për Pashën shqiptar në këtë kohë, apo më saktë në mars të vitit 1835 në Uashington, e përshkruante atë si një burrë me shtat mesatar që në këtë kohë numëronte rreth 67 vjeç dhe gëzonte shëndet të mirë. Fytyra e tij ishte kuqalashe, me sy të vegjël dhe plot shëndet, dhe ngjante më shumë me ato të tatarëve sesa të osmanëve të Stambollit. Pashai kishte sy gri të errët dhe vishej thjeshtë, ndërsa mbante një çallmë në kokë. Ai ngrihej herët në mëngjes, në kohën e sabahut ku pasi kryente namazin e mëngjesit, mblidhte divanin dhe merrej me punët shtetërore. Pas akshamit kthehej në harem, ku ose lexonte vetë, ose njerëzit e tij të afërt, siç ishte e bija e myftiut, apo ndonjë zonjë e madhe, lexonte për të. Kohët e fundit, shtonte Ulliam Broun, pashai lexonte 'Espirit des loix' të Monteskieut, ndërsa disa vite më parë kishte lexuar Makiavelin dhe kodin e Napoleonit.

    NGA VALI NË KHEDIVE
    Fitorja e vitit 1833 nuk do të ishte e mjaftueshme për vendosjen e fatit të dinastisë së Mehmet Aliut. Për t'a mbajtur atë, pashait i duheshin burime të shumta financiare dhe për më tepër garanci politike. Nga ana financiare, pashai do të nxiste industrializimin masiv të Egjiptit dhe modernizimin e ekonomisë. Duke ndërtuar fabrika moderne të përmasave perëndimore dhe futur vendin në tregjet dhe konkurrencën ndërkombëtare ai i dha ekonomisë egjiptiane mundësinë e qënies së pamvarur nga qendra e perandorisë. Një nga produktet kryesore që Mehmet Aliu do të zhvillonte në Egjipt do të ishte pambuku, i cili do të sillte fitime të mëdha për ekonominë egjiptiane. Megjithatë duke qënë se ky mall ishte i lidhur shumë me eksportin, krizat ndërkombëtare të viteve 1836-7 do ta godisnin rëndë prodhimin e tij dhe ekonominë e vendit. Megjithë zhvillimet ekonomike dhe forcën ushtarake, zyrtarisht, Mehmet Aliu dhe Egjipti i kësaj kohë vazhdonin të qëndronin nën varësinë e sulltanit dhe zyrtarisht ai ishte një vali apo guvernator i thjeshtë. Për të krijuar një mbretëri të tijën në vitin 1838, Mehmeti vuri në dijeni fuqitë evropjane që kishin ndihmuar sulltanin më parë, se ai synonte të shkëputet nga varësia nga Stambolli. Reagimi negativ i Evropës ndaj deklaratës së Mehmetit do të shtynte sulltan Mahmutin II të provojë sërisht forcën me pashain. Ai e deklaroi atë tradhëtar dhe dërgoi kundër Ibrahim Pashës një ushtri, e cila do të thyhej në brigjet e Eufratit nga Ibrahimi në Qershor 1838. Me vdekjen e sulltanit në të njëjtin muaj, Husrev Pasha i cili ishte dëbuar nga Egjipti kohë më parë, do të krijonte hasmërira të reja në Stamboll të cilat do të kulminonin me arratisjen e kryeadmiralit me të gjithë flotën osmane në Aleksandri në anën e valiut shqiptar.
    Por sulltani i ri që erdhi në Stamboll, Abdul Mexhidi, i cili mesa duket kuptoi gabimet e pararendësit të tij dhe kuptonte rëndësinë e Mehmet Aliut për perandorinë, i ofroi të fundit të drejtën e trashëgimisë së sundimit në Egjipt, duke e shpallur khedive. Pashai nga ana e tij kërkoi të trashëgoj sundimin edhe mbi Sirinë dhe Adananë. Por fuqitë evropjane me në krye Britaninë, Prusinë, Austrinë dhe Rusinë që frikësoheshin nga forca e pashait dhe planifikonin të kolonizojnë herët a vonë Lindjen e Mesme, vendosën në një traktat të nënshkruarn në Londër në Korrik të vitit 1840 të lejojnë Mehmet Aliun të sundojë vetëm mbi Egjiptin dhe Akren. Meqë Mehmet Aliu nuk pranoi ultimatumin e perëndimorëve, të fundit do të sulmonin posedimet e tij në Bejrut në fund të vitit 1840. I përballur me agresionin perëndimor, pashai do të pranonte fermanin e sulltanit në Qershor 1841 si sundimtar i Egjiptit.

    MBRETËRIA E EGJIPTIT
    Pas nënshkrimit të paqes me sulltanin, Mehmet Aliu i thyer në moshë do të kalonte vitet e mbetura të jetës së tij në paqe. Ai do të përpiqej fuqimisht të ndërtojë ekonominë egjiptiane dhe ndërtojë marrëdhënie të mira me Stambollin dhe sulltanin, të cilin edhe e vizitoi në vitin 1846. Në këtë kohë, Pashai nisi të afrojë rreth vetes shqiptarët e tij nga Kavalla dhe pjesët e tjera të Greqisë që tashmë ishin dëbuar nga vatrat e tyre nga terrori grek, duke ju dhënë toka dhe pasuri të shumta. Si rrjedhojë shqiptarët do të themelojnë koloni dhe pasuri të shumta në Aleksandri, Kajro dhe gjetkë të cilat do t'i gëzojnë deri në vitet 1952 kur i fundit i dinastisë së Mehmet Aliut do të sundonte në Egjipt. Përveç shqiptarëve pashai ofroi rreth vetes edhe shumë këshilltarë evropjanë të cilët në pjesën më të mirë të rasteve konvertoheshin në fenë Islame. Në vitin 1847 ai do të largohej nga pushteti si pasojë e moshës së thyer dhe zëvendësohej nga i biri, Ibrahimi, i cili do të sundoj deri në 1848. Ibrahimi do të ndiqej më pas nga Abazi (1848-54) që ishte i biri i Tosunit, që u ndoq më pas nga Saîdi (1854-63), Ismaili (djali i Ibrahimit), nga Tefiku (1879 - 1892), Abazi II (1892 - 1914), Fuati dhe më në fund Faruku i cili u rrëzua nga pushteti në vitin 1952.

    RRËNIMI DHE KOLONIZIMI I EGJIPTIT
    Me vdekjen e Ibrahimit dhe Mehmetit, dinastia e shqiptarëve në Egjipt nisi të dobësohet ndjeshëm. I vetmi që u mundua të modernizoj vendin ishte khedive Ismaili që sundoi nga 1863 në 1879. Megjithatë, i fundit, duke marrë borxhe të shumta e zhyti vendin në mjerim duke e kthyer në pre të bankierëve dhe masonerisë perëndimorë. Megjithatë në kohën e Ismailit, Egjipti përfitoi themelimin e sistemit postal, modernizimin e ushtrisë, ndërtimin e hekurudhave, telegrafit dhe mbi të gjitha ndërtimin e kanalit të Suezit i cili u inaguruar në 1869. Por kostoja e lartë e kanalit të Suezit do të sillte shkatërrimin më të madh për regjimin e Ismailit i cili u detyrua t'ia shesë kanalin fajdexhijve të tij, britanikëve me një çmim qesharak. I zhytur në borxhe Egjipti i Ismailit do të shndërrohej pak e nga pak në një koloni britanike, deri sa në 1882 britanikët morrën të gjithë vendin nën kontroll, ndërsa vazhduan të mbajnë në pushtet dinastinë shqiptare për të legjitimizuar pushtimin e tyre. I fundit i shqiptarëve të Egjiptit mbreti Faruk do të rrëzohej nga pushteti në vitin 1952, nga gjenerali nacionalist egjiptian Xhemal Abdul Naser. [​IMG]
  10. Legjionixx

    Legjionixx Anëtar aktiv

    Re: Mehmet Aliu Egjyptit dhe Napoleon Bonoparti !

    Qe te dy me origjine Shqipetare,asgje nuk bene per ne,shporrni nga kjo teme
  11. regele

    regele Anëtar aktiv

    Re: Mehmet Aliu Egjyptit dhe Napoleon Bonoparti !

    Po me temen ca paten valle? /pf/images/graemlins/smile.gif Pse t'i shporrim?
  12. Asklipio

    Asklipio Fillestar

    Re: Mehmet Aliu Egjyptit dhe Napoleon Bonoparti !

    Pse nuk bene asgje per shqiperine kjo nuk domethene qe nuk duhet te jete pjese e kernarise sone kombetare sepse ne funde te fundit gjak te paster shqiptari kishin,te pekten me te paster se disa shqipfolesa evgjit-turko-sllavo-arab te sotem. /pf/images/graemlins/tongue.gif

Share This Page