MEI: Nuk Ka HEC-e Në Lumin Vjosë

Diskutime tek 'Ekonomia & Biznesi Shqiptar' filluar nga Agjenti_007, 11 Feb 2016.

  1. Agjenti_007

    Agjenti_007 Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres Anëtar i Shtabit

    1455188528lumi-vjose.jpg

    Nga Kalivaçi e sipër nuk do të lejohen ndërtime të hidrocentraleve përgjatë rrjedhjës kryesore të Vjosës, bën të ditur Ministria e Energjisë dhe Industrisë, duke reaguar mbi çështjet e ndërtimit të HEC-eve.

    MEI sqaron se zotëron një studim të vitit 2009 nga studioja franceze Sogreah. Sipas këtij studimi, shfrytëzimi mund të realizohet përmes ndërtimit të disa veprave gjeneruese.

    Pjesa poshtë Kalivaçit do të shfrytëzohet në përputhje me objektivat e qeverisë për rritjen e prodhimit të energjisë elektrike dhe reduktimin e nevojës për import të saj nga jashtë. Referuar disa lajmeve për hidrocentralin e Poçemit, MEI thotë se nuk ka lidhje me rrjedhën kryesore sipër Kalivaçit, pasi ndodhet poshtë kësaj zone.
     

Shpërndajeni këtë faqe