Mendimi qe ju mundon para nje nate te gjate.

Diskutime tek 'Dashuria' filluar nga Alanis, 12 Aug 2003.

  1. batoja

    batoja Primus registratum

    Re: Mendimi qe ju mundon para nje nate te gjate.

    Netet nuk jane bere per turmen
    Nga fqinjte e tu, te ndan vec nata
    megjithate ti mos e kerko
    E fillon e ndricon ti dhomen tende
    qe njerzit ti shohesh ne fytyr
    vihu ne mendime: ke?

    Njerzit frikshem te marrosur nga drita
    e cila nga fytyrat e tyre pikon,
    e neteve bashke mblidhen
    cfare sheh eshte nje bote e tere
    rremuj mbeshtjell.
    Ne ballet e tyre shkelqimi i verdh
    mendimet ja u largon,
    ne veshtrimet e tyre vena ndricon,
    varur qendrojn ne doren e tyre,
    shenjat e renda, me te cilat merren vesh;
    e thone: Une dhe Une
    nenkuptojne: Dike.
     
  2. batoja

    batoja Primus registratum

    Re: Mendimi qe ju mundon para nje nate te gjate.

    E shtrire neper jastiqet e gjakosura
    qafa e fildishte e nje gruaje te bardhe
    Neper leshra i turfullonte dielli
    ei lepinte kofshet e celeta
    e ne gjoksin e saj i perulej.
    Nje zezak prane saj: syte e balli
    shperber nga nje patkua kali, germonte
    me gishtat e kembes e tij te ndyre,
    ne veshin e saj te vogel.
    Por, shtrire dhe si nje nuse e fjetur,
    rrinte, ne pragun e dashurise se saj te pare
    e si ne nje mbremje te nemur,
    i ri gjaku i saj ei ngrohte.
    Deri ne momentin,
    qe bisturia i zhytej ne fytin e bardhe
    e nje currile e murrme gjaku te vdekur,
    i shkonte neper shpine.
     
  3. bellissima

    bellissima Primus registratum

    Re: Mendimi qe ju mundon para nje nate te gjate.

    Wawwww cfar lajmi!!!Rrofsh qe ma the gjith kete sihariq. Nejse sa per ty, me befasove...urime per poezite e shkelqyera! [​IMG] [​IMG]
     
  4. bellissima

    bellissima Primus registratum

    Re: Mendimi qe ju mundon para nje nate te gjate.

    Dite!
    Drite!
    Nje dite me nje shkelqim te rreme,
    Me nje diell qe te ngron
    Por te kafshon pergjakshem,
    Pergjithmone…
    Nje drite qe vezullon jo per te te ndricuar,
    Por per t’I verbuar syte e tu,
    Per t’I nxjerre ata vendit,
    Per t’I katandisur pluhur e hi eshtrat e tua te rraskapitura.
    Nje dite
    Kur i vetmi mendim eshte vdekja;
    Nje mbeturine dite qe mbaron me lote
    Pas nje gajasjeje te fundit,
    Te genjeshtert…
    Dite e bardhe
    Qe zbeh dhe cngjyros cdo harmoni,
    Cdo lule,
    E cdo ylber e nxin me te rahurat e nje bishe diell,
    Qe nxeh e vret,
    Pjek e than
    Cdo gje mbi dheun e zhurritur
    Nga pesha e viteve te pambarueshme te ekzistences.
    E bardha…!

    Me pas…nate!
    Nate dhe erresire e erret,
    Pende korrbash ,
    Krrokama te zymta te vdekjes,
    Nate!
    Mister I te panjohures se pakuptueshme,
    Klithma te mbytura zerash te pervajshem,
    Britma qensh te rrahur,
    Qe vijne nga hici
    E derdhen si rrebesh tek boshi…
    Nate dhe zi ecin se bashku drejt gjumit vdekje,
    Drejt rruges plot vrases
    Dhe shpirtra te urritur per gjak.
    Mbi dheun e nxire,
    Nen qiellin sterre
    Kercejne valsin e fundit te jetes
    Trendafilat me petalet e ndyta bloze;
    Neser ata do te jene vyshkur
    Nga shiu I ziftit te nxehte qe do te bjere sonte.
    E zeza…!

    Te dyja keto,
    Nje kombinim melodish funebre
    Ne nje dite te zemeruar
    Plot bore e acarr pervelues,
    Ne nje nate te tmerruar
    Plot kufoma te ringjallura…
    Nje duet qe ngerdheshet
    E duartroket para trupit tend qe perpelitet.
    E bardha dhe e zeza ne nje shpirt te vrare…

    Copyrighti + Autori: UNE
     
  5. genti

    genti Primus registratum

    Re: Mendimi qe ju mundon para nje nate te gjate.

    Te gjithe ketu kane te drejte te shprehin mendimet e tyre dhe ta bejne ate sipas menyres se tyre.Dhe eshte kjo qe i jep ngjyra diskutimit e ben ate me interesant,tek e fundit kemi edhe mundesine te mesojme nga njeri-tjetri.

    Neqoftese do te ishte e vertete ajo qe ti ke shkruar se i keni ndaluar te futet ketu pikerisht pse ai mendon ne ate menyre dhe shprehet ashttu si shprehet, pa fyerje dhe brenda normave te lejuara te AF,
    Nese kjo do te ishte e vertete,nuk e di ju te tjeret por une me ndergjegje te paster po ju them se ky eshte shkrimi im i fundit ketu ne kete forum!!!
     
  6. sweet eda

    sweet eda Primus registratum

    Re: Mendimi qe ju mundon para nje nate te gjate.

    Bjetexhiu me thene te drejten s'e kam lexuar ate qe ke shkruajtur, patjeter qe do jete dicka interesante, por kisha nje pyetje teknike..... kaq te gjata i paske mendimet para se te flesh gjume?????
     
  7. batoja

    batoja Primus registratum

    Re: Mendimi qe ju mundon para nje nate te gjate.

    Eshte e vertete qe ja kemi bllokuar postimet disa here dhe hequr anetaresin dy here nje here me nofken seneca dhe njeher me nofken Bejtexhiu. Por kjo s'do te thote qe ti te ikesh e te mos shkruash. Jo per gje por nuk na prish shume pune. Se kete e kemi pushtuar ne, te pamoralshmit, te padijshmit, qe nuk dime te shkruajme as nje varg per se qene dhe s'dime drejtesi dhe argumente por vetem genjeshtra e dhune. Dhe atij qe i genjen mendja se ringjall Fishten apo Nolin, te rri me mire ne hije dhe te kuvendoj me deget e pemes. Kete pune duhet ta kete mesuar Bejtexhiu me kohe e va.
    Mendimet e nates jane te gjata se edhe nata eshte e gjate, sidomos tani qe fillon vjeshta.
     
  8. batoja

    batoja Primus registratum

    Re: Mendimi qe ju mundon para nje nate te gjate.

    Vdekja e Bejtexhiut

    I shtrire. Fytyra e tij e peshtjellosur,
    e zbehte dhe e ndrydhur ne jastiket e ngurt,
    qekur bota dhe dija rrembimthi iu vodh
    nga shqisa,
    vitit te prehjes iu kthye serish.

    E ata, qe kaq te gjalle e shihnin,
    nuk e dinin,
    sa i njesuar ishte ai me gjithe kete;
    e kjo: kjo thellesi, ky livadh,
    dhe ky uje fytyra e tij e vertete ishin.

    Ah, i gjithe ky horizont ishte fytyra e tij,
    e cila tani tek ai shkon dhe ate kerkon;
    dhe maska e tij, tek vdekjes i shkon,
    eshte e bute dhe e hapur,
    si brendesia e nje fruti, qe ne ajer keq shkon.
     
  9. bellissima

    bellissima Primus registratum

    Re: Mendimi qe ju mundon para nje nate te gjate.

    Labirinth

    E vetme,
    E ngrire,
    E perhumbur thelle, ndersa dhoma ime
    Me behet labirinth dritash te zbehta,
    Dhe ajri I nxehte e I akullt
    Kerkon te me mbushe me heshtje.
    Bej te dal prej ketej,
    Por s’e gjej nje shteg.
    Ajri m’I ka lidhur duart
    E me shtrengon fort,
    Llampat me kanosen
    Me nje drite te vrare e te tmerrshme.
    Fotot e varura ne mur
    Me faniten te stermedha,
    Te transformuara ne frike te cmendur.
    Keshtu rruga ime humb ketu,
    Ne labirinthin e dhomes se vogel.

    Copyright + Autori: Bellissima
     
  10. genti

    genti Primus registratum

    Re: Mendimi qe ju mundon para nje nate te gjate.

    Batos
    (se pari u kerkoj falje antareve per dalje nga tema,por me duhet te pergjigjem patjeter)

    Une nuk e dija arsyen e vertet te heqjes te se drejtes se postimit te Bajtexhiut ne AF,une u nisa thjesht nga shkrimi yt dhe mu duk dicka personale ose mosperputhje mendimi dhe nuk eshte e drejte.
    Ti thua se nuk ju prish pune nese une nuk posoj me ne AF,ok edhe une nuk pres qe te me lutet njeri qe te mos shkoj,por eshte thjesht ceshte principi,une vij ketu tjesht per te kaluar nje kohe te bukur dhe une nuk mund te kaloj nje kohe te bukur kur ketu ndodhin gjera te tilla.
    Dhe do prekesha ne te njejten menyre nese Bajtexhiu do kishte mundesi dhe do te bente dicka te te tille ty.
    Ja kalofshi mire qe te gjithe. [​IMG]
     
  11. batoja

    batoja Primus registratum

    Re: Mendimi qe ju mundon para nje nate te gjate.

    Poezi Nates

    Nen pelhuren e yjeve krejt vetmuar
    ne mes te nates kaleruar
    djali i enderrave si i zgjuar
    fytyren nga hena te ndricuar.

    E cmendura psheretin floke shperber
    nga qepenat sheh vec terr.
    Nga liqeni kalojne embel
    kaq mrekullueshem dy te perzemert.

    I zbehte qesh vrasesi mbi vere,
    te semurin dridherimat e vdekjes e pershkrojne
    Lutet virgjeresha per jete e nder,
    Zotit qe i le te gjithe te rrojne.

    Nena lehte ne gjume kendon.
    paqesisht naten sheh femija
    me vertetsi shohin syte e tija
    Ne shtepine e qejfit qesh ruspia.

    Nen driten e diellit poshte ne bodrum
    Me duar te bardha vdekja pikturon
    nje heshtje te ngerdheshur mu ne mur
    I fjeturi peshperit ende ne gjume.
     
  12. beshbossi

    beshbossi Primus registratum

    Re: Mendimi qe ju mundon para nje nate te gjate.

    hello njerez po shkruaj vetem se mendimi im eshte te me rreg tel se prandaj jam zhdukur per kaq kohe
     
  13. Florus

    Florus Forumium maestatis

    Re: Mendimi qe ju mundon para nje nate te gjate.

    pse me provokojne kaq shume me keto squillot pa numer <img src="/pf/images/graemlins/mad.gif" alt="" /> kush mund te kete qene <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" /> [​IMG]
    arghhh [​IMG]
     
  14. beshbossi

    beshbossi Primus registratum

    Re: Mendimi qe ju mundon para nje nate te gjate.

    mendimi im je tiiiiiiii..........edhe pse s'e di se pse!!!!!!!edhe pse e di se ti po fle
    edhe pse e di se s'kemi qene kurre ne
    edhe pse...........
     
  15. bolonjezja

    bolonjezja Primus registratum

    Re: Mendimi qe ju mundon para nje nate te gjate.

    MBYLL SYTE.....dhe nuk jam me vetem.... [​IMG] [​IMG]
     
  16. Florus

    Florus Forumium maestatis

    Re: Mendimi qe ju mundon para nje nate te gjate.

    Po fillova te mendoj nuk mbaroj dot...ka mundesi qe jashte te jete zbardhur dhe une akoma jam duke menduar...eshte shume e lodhshme nata me mendimet e saj...
     
  17. LELA

    LELA Primus registratum

    Re: Mendimi qe ju mundon para nje nate te gjate.

    e di cmendoj une,sikur neser te kthehem ne shqiperi dhe te takoj gjithe shoqerine time
     
  18. hot

    hot Hotgirl

    Re: Mendimi qe ju mundon para nje nate te gjate.

    sa her merzitem kur dhimbja me trishton,e sa her dhimbja me iken se gezimi ma largon..se suksesi me deshtimin bashk te dy jetojn..
    ne cdo kohe ndodh keshtu dua te them se jeta shkon.. <img src="/pf/images/graemlins/frown.gif" alt="" />
     
  19. LePuRusHka_ReBeLe

    LePuRusHka_ReBeLe Primus registratum

    Re: Mendimi qe ju mundon para nje nate te gjate.

    VETEM TI!jJe mundimi me i eger qe ka provuar zemra ime...
     
  20. i'll_wait_4_U_in_Heaven

    i'll_wait_4_U_in_Heaven Forumium praecox

    Re: Mendimi qe ju mundon para nje nate te gjate.

    Nganjeher mendoj gjera te gezueshme dhe sme ze gjumi pernjehera. Pastaj kur me ze shoh ca endra te bukura dhe mezi pres te ngrihem ti shkruaj ne ditarin e endrave.

    Ne raste te tjera mendoj sikur te dilja me shoqerin po skam edhe aq shume shoqeri sidomos shqiptare. Psh te shkoja nga deti ose ne disko. Jam teper e mbyllur ne shtepi, gjerat qe me gezojne jane fantazia ime dhe librat. Dua te iki dhe te jem e lire, psh ne nje mal te gjelberuar me lule ku te sorollatem me sorkadhet, lepurushet, thellezat e malit, te luaj kukafshehti me luanet, te beja naze me dhelprat ose te lahem ne gurre. Teresisht vetem me natyren sa bukur do te ishte larg merzitjes dhe cmires se njerezve. POr kam frike se ky vend nuk egziston pervecse ne endrrat e mija.

    Po koha iken dhe shikoj se akoma skam realizuar gjerat me minimum te endrave te mija. Pastaj fluturoj ne fantazine time vetem per te kompensuar per gjerat qe s'i arrij dot. Nejse, ne shumicen e rasteve jam e lumtur, por do te doja te kisha nje djale shok ne tere kuptimin e shoqerise. Mami kurr s'me lejonte te kisha shoqeri me djem po ke pare ti qe muhabeti behet me mire me djem. Atyre mund tu thuash cdo gje dhe su mbetet merak, te lara ose te palara te kuptojne me mire se me femrat. I i urrej ato djem qe jan akoma me te qemotit qe e shikojn femren vetem si objekt kenaqesie. POr mendoj se jam me teper sesa nje cope mish me dy sy. Nejse, Shoqeria me to eshte edhe me e mire se me femrat. [​IMG]
     

Shpërndajeni këtë faqe