Re: Menstruacionet Bambolina, Ibobrufen, Brufen, Ipren ose Ibuprofen ....eshte e njejta gje. Ato i perdor edhe une, por jane te demshme per organizem, sidomos nese i perdor cdo muaj dhe per nje kohe te gjate. D.
Re: Menstruacionet Mos e mbushni barkun me ilace! Provoni cfare thote Mjeku Popullor. Gjithashtu, dhe kamomili eshte qetesues. Nje shoqja ime pinte kalcium me magnesum 10 dite perpara periodave dhe me thoshte se ka shume efekt qetesues. Gjithashtu, sasia e hekurit bie mjaft prandaj ha sa me shume spinq qe te marresh hekurin e duhur. Mungesa e hekurit per shkak te gjakderdhjes te jep shume shqetesime si nga ana shpirterore ashtu dhe keputje trupi e merrje mendsh.
Re: Menstruacionet Normalisht, menstruacionet shoqerohen me dhimbje dhe parehati. Por keto lloj dhimbjesh nuk jane aq te forta sa qe te te bejne te ndiehesh kaq keq dhe te te humbasi deshira per te jetuar. Kjo qe ke ti njihet si PMS (premenstrual syndrome; njihet edhe si PMDD - premenstrual dysphoric disorder). Shkaku nuk i dihet. Trajtimi: Ushtrim fizik Diete e shendetshme, me pak kripe Ndalim i duhanit Ndalim i kafeines (kafe) Gjume i rregullt Pakesim i stresit Ekspozim ndaj drites (plazh) Trajtimi me barna Per dhimbjet: paracetamol (tylenol) ose ibuprofen Gjithashtu, vaji i bimes te quajtur 'evening primrose' (s'ia di emrin shqip) pakeson prodhimin e prostaglandinave qe shkaktojne dhimbje. Antidepresantet mund te jene te dobishem nese simptomat emocionale dhe depresioni jane te dukshme. Mund te jepen edhe vetem ne djysmen e dyte te ciklit. Gjetja e nje kontraceptivi oral te pershtatshem mund ta zgjidhi problemin (duhet te provosh disa kontraceptive, per me shume sesa nje muaj, sepse pothuaj te gjithe kontraceptivet orale japin simptoma te pakenaqshme ne muajin e pare). Barna te tjera qe jane perdorur per PMS jane edhe danazoli, bromokriptina, dhe analoget e GnRH. Jane perdorur edhe diuretiket, sepse nje teori eshte qe lengjet e teperta i keqesojne simptomat e PMS-se. Kalciumi, vitaminat b6, e, triptofani, keshillohen nga disa, dhe nuk kane efekte anesore, prandaj provoji dhe shikoje vete nese japin efekt apo jo. Ne fund, eshte e rendesishme qe te perjashtosh semundjet e tjera qe mund te jene te ngjashme me PMS (endometrioza, infeksionet pelvike, infeksionet urinare, semundjet e zorreve, problemet me gjeometrine e uterusit, etj.)
Re: Menstruacionet Normalisht, menstruacionet shoqerohen me dhimbje dhe parehati. Por keto lloj dhimbjesh nuk jane aq te forta sa qe te te bejne te ndiehesh kaq keq dhe te te humbasi deshira per te jetuar. Parehatia s'krahasohet me dhimbjet e kesaj 'semundjeje kaluese', keto jane dhimbje sikur te kishin hy 5 mace ne bark dhe te zihen se cila do me dale e para prej aty. Po mire normalisht se une nuk do vras veten per shkak te menstruacioneve...desha vetem te bej nje krahasim (mbase per te tjere eshte drastik :shrug: ) me ato qe perjetoj. Flm per keshillen. D.
Re: Menstruacionet I bie sikur me pas Thyer Kemben ose Doren me Kto dhimbje qe ju po na thoni . Shyqyr Zotit qe na ka bo Meshkuj ...
Re: Menstruacionet Me nder qofsh. Prape dua ta perseris se dhimbjet normale jane normale. Dhimbjet normale qe shoqerojne menstruacionet nuk kane emer. Termi PMS perdoret kur dhimbjet e permuajshme e kalojne masen, e shqetesojne aq shume pacienten saqe ajo nuk mund te punoje ose jetoje normalisht. Shkaqet e tjera te dhimbjes duhet te jene perjashtuar.
Re: Menstruacionet Une Ju dhash keshilla si mund ta zgjidhni problemin nga i cili vuani dhe Ju tani vetem duhet te veproni sipas rekomandimeve si me lart e diten e tret do te ndihen ashtu qe keni me fillua te harroni se ishit me dhimbje shqetsuese (sipas pershkrimit tuaj te problemit).
Re: Menstruacionet Termi PMS nuk ka te beje me dhimbjet gjate menstruacioneve. PMS do te thote Premenstrual Syndrome, dhe ka te beje me cfare ndodh para menstruacioneve, dhe jo pergjate tyre. Ibuprofen-i s'ka si te jete i demshem, kur dhe mjeket ate keshillojne zakonisht. Pastaj dy hapje qe merr ne muaj s'e besoj te kene efekte katastrofike ne shendet. Ibuprofeni esht i demshem kur je shtatzene, po. Po per raste te tjera s'e di. Gjithe Amerika e perdor sepse ibuprofeni esht perberesi kryesor i Advil gje qe merret nga njerezit kur kane dhimbje te shkaktuara nga te ftohtit, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, arthriti etj...S'ma ha mendja te jete i rrezikshem.
Re: Menstruacionet Edhe pse e ka emrin 'premenstrual', simptomat e PMS-se mund te zgjasin edhe gjate menstruacioneve. Dhe ne anen tjeter, shume femra qe ankohen dhe thone se kane dhimbje prej menstruacioneve, faktikisht i kane dhimbjet qe perpara menstruacioneve. Meqenese PMS ka simptoma emocionale (depresion, suicide ideation), mua me shkoi mendja menjehere tek PMS. Ibuprofeni eshte ilac efektiv per PMS gjithashtu. Dicka tjeter qe duhej te kisha permendur ne pergjigjen pare eshte 'dismenorea' (angl. dysmenorrhea). Dismenorea do te thote 'dhimbje gjate periodes', pavaresisht nga shkaku. Shkaku mund te jete nje nga ato semundjet qe kisha permendur me pare (endometrioze, infeksion, polip, etj.), ose mund te mos kete ndonje shkak te ditur. Trajtimi prape eshte ibuprofen. Simptomat emocionale mungojne. Dhimbja mund te filloje para periodes, dhe zakonisht ndalon brenda 3 ditesh. Ne praktike, per ta dalluar mire se kur fillojne dhe kur mbarojne dhimbjet, pacientet keshillohen te mbajne ditar - ne te cilin shenojne ditet e dhimbjeve dhe ditet e menstruacioneve.
Re: Menstruacionet Ibuprofeni eshte ilac shume i mire. Efektet anesore jane te pazakonshme. Megjithate, ibuprofeni mund te shkaktoje gastrit (lendim te stomakut), nefrit (lendim i veshkave), etj. Efektet e tilla te keqija zakonisht shfaqen pas perdorimit per kohe te gjate. Me fjale te tjera, efektet anesore nuk mungojne. Per grate shtatzana, ibuprofeni eshte 'kategori b', qe do te thote se studimet ne kafshe tregojne se s'ka rrezik, por studimet ne njerez per 3-mujorin e pare mungojne.
Re: Menstruacionet Une s'e kuptoj çfare dreqin kini qe ankoheni per menstruacionet ju femrat?! /pf/images/graemlins/wink.gif Kur zoti perzuri Adamin dhe Even nga parajsa dha edhe denimet: - Ti Adam, do ta paguash denimin me djersen e ballit! - tha. - Ti Eva, do ta paguash denimin me gjakun e trupit tend, por...ME KESTE MUJORE! Siç e shikoni jini me te fituara nga ne, sepse edhe zoti ju ka bere favor, ndaj mos u ankoni. Do te me pelqente te dija se si i quani ne zhargonin tuaj menstruacionet, sepse jam i bindur qe kini nje fjale te veçante. Psh, shoqet e mia thoshin: kam filluar po ziej salce. Ose me kane ardhur KRUSHKAT. Ne Itali vajzat i quajne menstruacionet MARKEZI. me sa di, vajzat gjermane i quajne: mbreti i kuq. Po ju?
Re: Menstruacionet Po ziej salce /pf/images/graemlins/laugh.gif :lol: :lol: :lol: :lol: Kjo shprehje ftillon plotesisht ndienjat e mia.
Re: Menstruacionet Meqe behet fjale per menstruacionet :a ka ndokush noj informacion per menstruacionet tek kafshet?Si mund ti perjetojne....?
Re: Menstruacionet I behet dermani nepermjet birth control pills. Nese je sexually active, aq me mire akoma se i perdor pilulat per dy funksione te ndryshme. Pas 2-3 muajsh se marri pilulat, periodat normalizohen dhe ke me pak dhimbje. Nderkohe mund te marresh Advil i cili nuk eshte i demshem nese merr 5-6 pilula ne muaj.
Re: Menstruacionet Me thene te drejten une nuk i dua kontraceptivet dhe jam shume dyshuese ndaj tyre. Te gjitha vajzat/grate qe njoh dhe i perdorin kane problem me mbipeshen. Kusherira ime se fundi filloj ti perdori u fry si nje tullumbace ne nje kohe shume te shkurter.
Re: Menstruacionet Puna me kontraceptivet eshte keshtu: ne muajin e pare pothuaj te gjitha femrat qe i provojne kontraceptivet kane probleme me to: ose shtojne peshe, ose humbin peshe, ose kane dhimbje koke, ose kane dhimbje barku, etj. Prandaj duhet t'i provosh per me shume se nje muaj. Nese edhe pas muajit te pare vazhdon te ndiehesh keq, nderroje llojin e tabletes kontraceptive. Provo nje marke tjeter. Jo te gjitha tabletat kontraceptive jane njesoj me njera tjetren. Ato ndryshojne nga lloji i hormonnit qe kane, si dhe nga sasia e perberesve, fakti nese doza eshte e ndrysueshme gjate ciklit ose jo, etj. Me fjale te tjera, pothuaj cdo femer mund te gjeje nje tablete qe i pelqen - por duhet te kerkoje ca.
Re: Menstruacionet Mjeku popullor, caji i malit nuk ndikoi asgje kete muaj, mos duhet me shume kohe per efekt? Psh 2-3 muaj? D.