merlyn monro

Diskutime tek 'Psikologjia' filluar nga Sahit Rexhepi Keca, 29 Sep 2013.

  1. Sahit Rexhepi Keca

    Sahit Rexhepi Keca Valoris scriptorum

    merlyn monro
     
  2. dr love

    dr love Locus omnem

    ???????
     
    Trea likes this.
  3. Trea

    Trea Valoris scriptorum

    Elvis Presly :p
     
  4. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Ajo bushta e presidenteve te amerikes ne vitet 60-70
     
  5. Sahit Rexhepi Keca

    Sahit Rexhepi Keca Valoris scriptorum

    qetu e paske kuptu shum mire se merlin monro ka qen lavire dhe kapas lidhje dashurie me kenedin kryetarin amerikan.e sot e qmojn shum monron kurse ajo nuk e meriton.
     
  6. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Profesion eshte edhe ai. Njelloj me politiken hallall ja befte zoti
     
    scadarsko likes this.
  7. Narkomane

    Narkomane Valoris scriptorum

    50 fakte nga jeta e Marylin Monroe
    Marylin Monroe, ylli me i famshem i botes kishte marre overdoze ilaçesh qetesuese, ne moshen 36-vjeçare. Qe atehere, zerat dhe teorite ne lidhje me ate çka ka ndodhur para dhe pas vdekjes se saj, nuk jane larguar asnjehere: ishte vetevrasje apo aksident? Apo e kanë vrarë? Misteri që ka shkaktuar legjenda e saj, si dhe 30 filmat që ajo ka bërë në 15-vitet e karrierës së saj, apo burrat e famshëm me të cilët është martuar, Joe DiMaggio dhe dramaturgu Arthur Miller, apo lidhja e saj me John dhe Robert Kennedy. Vdekja e Marilyn Monroe u shfaq në faqet e para të të gjitha revistave dhe gazetave. Ka qenë dhe një person tjetër në shtëpi atë mëngjes, një figurë misterioze në shumë prej biografive të Monroe: menaxherja e biznesit, Inez Melson, një grua, e cila ishte rekomanduar nga Joe DiMaggio. “Tirana Observer” sjell sot një speciale me 50 fakte nga jeta e modeles së famshme Marylin Monro.

    1. Marilyn Monroe, emri në art i Norma Jeane Baker. Ajo ka lindur në Los Angeles, 1 qershor 1926 dhe vdiq në Los Angeles, 5 gusht 1962.

    2. Marilyn Monro ishte një vajzë më flokë të zinj, por për t’u bërë më e bukur kthehet në bionde. Një bionde aq shumë e dëshiruar dhe e kërkuar nga të gjithë.

    3. Filmi si saj i parë titullohet "The Shocking Miss Pilgrim" i realizuar në vitin 1947.

    4. Një video e fshehtë, superseksi e Merilin Monrosë ka dalë nga arkivat e FBI-së. Videoja, dikur "pronë" e shefit të gjithëpushtetshëm të agjencisë amerikane të hetimit, Edgar Hoover, është e rrallë për aktoren e famshme dhe të pafat.

    5. Ajo përmban një skenë prej 15 minutash, bardh e zi dhe pa audio, në të cilën Monro i kushton "vëmendje" të veçantë një mashkulli të panjohur. Ajo që Hoover shpresonte të gjente në këtë filmim, ishte një lidhje mes Monrosë dhe vëllezërve Kenedi, një aferë të tipit "Levinski", ndoshta që do ta ndihmonte atë të rrëzonte nga pushteti të dy liderët amerikanë.

    6. Dyshohej se John dhe Bobby Kenedi kishin lidhje me vajzën e mrekullueshme të Los Angelosit. Por kjo nuk u vërtetua, sepse falë nishanit të saj të pangatërrueshëm në faqen e majtë, nuk ka asnjë element që të mund të tregojë diçka më shumë për të dashurin e saj, që nuk paraqitet kurrë me fytyrë.

    7. Gjithsesi, nuk bëhet fjalë për një prej vëllezërve Kenedi, sepse filmimi është bërë në fillim të viteve ´50, para se Norma Jean Baker të bëhej Marilin Monro dhe të niste të frekuentonte meshkujt e Shtëpisë së Bardhë.

    8. Ndaj, kopja e filmimit, të panevojshëm politikisht, ra në duart e një funksionari më të ulët të FBI-së dhe pas vdekjes së tij, në duart e të birit që sapo e ka shitur atë për 1.5 milionë dollarë.

    9 Sidoqoftë, kopja origjinale e tij ndodhet ende në arkivat e FBI-së, sepse në epokën e Hooverit, kjo ishte një gjë shumë e rëndësishme.

    10. Veshjet e Merlyne Monro përfshinin të gjitha koloritet. Por ngjyrat e saj të preferuara ishin e kuqja, e bardha, e zeza dhe bezha.

    11. Aktorët e preferuar të sa ishin: Clark Gable, Charlie Chaplin, Charles Laughton, Will Rogers, Cary Grant, John Barrymore, Tyrone Poëer and Richard Widmark.

    12. Ndërsa aktorët dhe artistët e preferuar të saj ishin Greta Garbo, Jean Harlow, Ginger Rogers, Marie Dressler and Olivia DeHavilland, Goya, Picasso, El Greco, Michelangelo and Botticelli

    13. Ndër këngëtarët e saj të preferuar, Marlyn Monroe veçonte Frank Sinatrwn, ndërsa si këngëtare femër të preferuar kishte Ella Fitzgerald.

    14. Marlyne Monroe kishte edhe autorët e saj të preferuar, ku do të veçonte Fyodor Dostoyevsky, J.D. Salinger, George Bernard Shaw and Thomas Wolfe.

    15. Parfumi i preferuar i Merlyn Monroe ishte Chanel No. 5 dhe produktet më të preferuara kozmetike të saj ishin të linjës Nivea.

    16. Në vitin 1945 Andre de Dienes punësoi 19-vjeçaren Marlyn Monro si modele të parë. Por vetëm pas 5 javësh Monro udhëtoi drejt Kalifornisë, Nevadës dhe New Mexiko. Fotografitë e realizuara në këto udhëtime u publikuan në revistat e të gjithë botës.

    17. Marlin vazhdoi të punonte me Denies deri në vitin 1953. fotografitë e realizuara prej tij janë ende shumë të shikuara nga fansat dhe admiruesit e Marline Monro në të gjithë botën.

    18. Në një çast gjatë karrierës së tij si fotograf Harold Lloyd mori disa fotografi të Marlyne Monro me kostum banje pranë një pishine. Këto foto nuk u publikuan deri pas vdekjes së saj, por që tashmë janë shumë të kërkuara nga fansat e saj.

    19. Gorge Barris ishte duke bashkëpunuan me Marlyn Monro për një katalog, kohën kur ajo ndërroi jetë. Ai e kishte fotografuar gjerësisht atë, dhe për disa ato janë fotot e fundit që Marlyn ka bërë deri në çastin që ajo vdiq.

    20. Suksesi i Marlyn Monro në Niagara erdhi nga bashkëpunimi në disa role tek “Gentlemen Prefer Blondes” (Zotërinjtë preferojnë biondet) dhe “How to Marry a Millionaire” (Si të martohesh me një milioner).

    21. Revista “Photoplay” e votoi Marlyne Monro në vitin 1953 si Best New Actress, dhe në moshën 27-vjeçare ajo ishte biondja më e dëshiruar e të gjithë Hollywood-it.

    22. Fatkeqësisht fama e Marlyn Monro dhe imazhi i saj seksual u bë një temë e cila e vrau martesën e tyre. Nëntë muaj më vonë në 27 tetor 1954 Marlyn dhe Joe u divorcuan. Ata u ndanë për “konflikt profesioni” dhe mbetën miq të ngushtë.

    23. Në 29 korrik 1956 Marlyn Monro u martua me Arthur Miller çifti u takua në Lee Strasberg dhe miqtë janë shprehur se ajo e “magjepsi” Arthur Miller. Pasi ata u martuan, Arthur shkroi një pjesë të Roslyn Taber në vitn 1961, “The Misfits” (Mospërshtatjet) posaçërisht për Marlyn Monro.

    24. Fatkeqësisht martesa e Marlin Monro dhe Arthur Miller mori fund në 20 janar 1961, kështu që filmi “The Misfits” (Mospërshtatjet) u duk sikur t’i përshtatej plotësisht situatës të krijuar mes çiftit.

    25. Në vitin 1962 Golden Globe e quajti Merlin Monro si femra më e preferuar në botën e filmave, duke demonstruar edhe njëherë aftësitë e saj joshëse e sensuale.

    26. Fatkeqësisht gjatë një kthesë plot ngjarje shokuese, mëngjesin e 5 gushtit 1962, 36-vjeçarja Marlyn Monro vdiq në gjumë në shtëpinë e saj në Brentwood, California.

    27. Vdekja e Marlyn Monro ishte një tronditje e madhe për të gjithë botën. Shpirti i saj i gjallë dhe bukuria e saj e bënin të pamundur për t’u besuar, faktin se ajo kishte ndërruar jetë.

    28. Në 8 gusht 1962, trupi i Marlyn Monro u mbyll për të pushuar në korridorin e kujtimeve, në parkun Memorial Westwood, në Los Angeles, California.

    29. Gjatë karrierës së saj Marlyn Monro realizoi 30 filma dhe nuk mund të përfundonte vetëm një, realizimet e të cilit kishin filluar, të titulluar Something's Got to Give.

    30. Marlyn Monro ishte më shumë se një yll i kinematografisë dhe një mbretëreshë e lavdishme. Ajo përshkoi një ndjesi të re të përbotshme në jetën e saj të shkurtër. Popullarititeti i Marlyn Monro-së e çoi atë tej një ylli, në një ikonë.

    31. Sot emri “Marlin Monro” është kthyer në sinonim të bukurisë, sensualitetit dhe gjallërisë. Ajo mbetet frymëzim për të qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe e dëshiruar nga të gjithë. Figura e saj inspiron për të kaluar të gjitha pengesat dhe për të realizuar qëllimet.

    32. Overdoza tragjike e vitit 1962…. Dy kabinete që mbajnë shumë prej sekreteve të saj: çelësat e misterit që ishte Marilyn Monroe. Dr. Ralph Greenson, psikiatri i saj, ishte mbase njeriu i parë që mbërriti. Mjeku i saj personal Hyman Engelberg, gjithashtu ishte caktuar në shtëpinë e saj njëkatëshe.

    33. Një prej avokatëve të saj, Milton “Mickey” Rudin erdhi dhe filloi të merrej me telefonat. Arthur Jacobs, publicisti i saj, u thirr të kthehej nga “Hollywood Bowl”, ku ai dhe gruaja e tij e ardhshme, Natalie Trundy, po ndiqnin një koncert. E më pas ishte pamja e kurioze e Eunice Murray, gruaja e shërbimit që kishte zbuluar trupin, duke larë çarçafët në mes të natës.

    34. Aktori Peter Lawford, kunati i presidentit Kennedy, nuk ishte aty, por ai ishte tronditur nga gjendja në të cilën i ishte dukur Monroe në telefonatën e tyre të fundit. “Thuaji lamtumirë Pat-it (Lawford). Thuaji lamtumirë presidentit. Dhe lamtumirë ty sepse je një djalë i mirë”.

    35. Marilyn Monroe, ylli më i famshëm i botës kishte marrë overdozë ilaçesh qetësuese, në moshën 36-vjeçare. Që atëherë, zërat dhe teoritë në lidhje me atë çka ka ndodhur para dhe pas vdekjes së saj, nuk janë larguar asnjëherë: ishte vetëvrasje apo aksident? Apo e kanë vrarë?

    36. Misteri që ka shkaktuar legjenda e saj, si dhe 30 filmat që ajo ka bërë në 15-vitet e karrierës së saj, apo burrat e famshëm me të cilët është martuar, Joe DiMaggio dhe dramaturgu Arthur Miller, apo lidhja e saj me John dhe Robert Kennedy.

    37. Vdekja e Marlyn Monroe u shfaq në faqet e para të të gjitha revistave dhe gazetave. Ka qenë dhe një person tjetër në shtëpi atë mëngjes, një figurë misterioze në shumë prej biografive të Monroe: menaxherja e biznesit, Inez Melson, një grua, e cila ishte rekomanduar nga Joe Di Maggio.

    38. Melson kishte detyrën të kujdesej për nënën skizofrenike të Monroe, të cilën asaj s’i pëlqente ta vizitonte, por Melson u kujdes për të si të ishte nëna e saj. Kështu, Marilyn u bë si të ishte vajza e Melson, e cila kishte një marrëdhënie të trazuar me vajzën e saj, Emmy Lou. Gjithashtu kishte dhe dy kabinete me dosje, një gri dhe një ngjyrë kafe.

    39. Frank Sinatra e kishte këshilluar Monroe që të kishte kujdes për të ruajtur privatësinë. Sepse jeta e saj ishte e gjitha në ato dosje. Letrat, të dhënat financiare, fotografitë e saj të preferuara etj. Tashmë ishte Melson ajo që kishte kontroll mbi to.

    40. Pas shumë vitesh që ishte kujdesur për nënë e Marilyn pa marrë asgjë në këmbim, kishte ardhur koha që ajo të bëhej një person i rëndësishëm në jetën e pasvdekjes së Marilyn Monroe.

    41. 4.6 milionë dollarë për varrin mbi Marilyn Monro. Varri i vendosur mbi atë të aktores amerikane Marilyn Monro është shitur për hiq më pak se 4.6 milionë dollarë.

    42. Varri është shitur nëpërmes faqes së hapur për shitje online eBay në ankandin i cili është hapur më 14 gusht, derisa çmimi fillestar ishte 500.000 dollarë. Varrin e kishte vendosur në shitje gruaja e një personi i cili ishte varrosur.

    43. Varrin e kishte vendosur në shitje gruaja e një personi i cili ishte varrosur para 23 vitesh, i cili vendin për varrim në varrezën Westwood Village Memorial Park e kishte blerë në vitin 1954 nga ish bashkëshorti i Monroes, lojtarit të bejsbollit Joe DiMaggio.

    44. Një prej ikonave më famëkeqe të historisë moderne, aktorja Merlin Monro është një prej atyre fëmijëve që quhen të paligjshëm dhe që ia doli mbanë në jetë, edhe pse nuk jetoi gjatë. Nuk është e qartë se kush ishte babai i vërtetë i aktores, ndërkoha që mamaja e saj u mbyll në një çmendinë.

    45. Merlin, modelja e parë e revistës “Playboy”, është pasuar nga ylli i serisë ‘Baywatch’, Pamella Anderson, ndërsa ylli televiziv Kim Kardashian, është renditur e treta

    46. Legjenda e Hollivudit, Merlin Monro, ka zënë pozitën e parë në një listë të lepurushave të revistës më të njohur erotike “Playboy”, e përpiluar nga ueb-faqja e figurave të famshme, ‘StarPulse.com’. Merlin, modelja e parë e kësaj reviste, është pasuar nga ylli i serisë ‘Baywatch’, Pamella Anderson, ndërsa ylli televiziv Kim Kardashian, është renditur e treta.

    47. Në vazhdën e traditës së ndyrë të videove seksuale të figurave të famshme, një i tillë tani vjen edhe nga ish-legjenda e filmit, seks-ikonës së ndjerë, Merlin Monro. Porno-filmi privat i Merlinit, kohë më parë, ka dalë në treg, për të gjetur një kolektor i cili do të paguante një shumë të madhe parash, për t’u kënaqur me lakuriqësinë e Merlinit.

    48. Në të vërtetë, videoxhirimi bardhezi i skenës së seksit, e paraqet bukuroshen Merlin të gjunjëzuar para një mashkulli të panjohur, i cili fytyrën e ka jashtë kuadrit të kamerës, sikur ta dinte se është duke u xhiruar, kështu që me qëllim, për asnjë çast nuk ka shikuar në objektiv.

    49. E njëjta është edhe me Merlinin. Bëhet fjalë për një xhirim nga viti 1950, derisa kasetën për herë të parë e ka gjetur dhe shikuar drejtori i FBI-së, J. Edgar Huver në vitin 1960, i cili atëherë kishte kaluar dy javë duke u munduar të gjej dëshmi se si partneri i Merlinit në videoxhirim, është ose Xhon F. Kenedi apo Robert F. Kenedi. Videoxhirimi sërish është gjetur gjatë kohës së xhirimit të filmit dokumentar rreth jetës së biondes së famshme.

    50. Marilyn Monroe, vazhdon të jetë akoma simbol i shkëlqimit hollivudian dhe paraqitja e saj vazhdon të hijeshojë produkte dhe reklama nga më të ndryshmet dhe më fitimprurëset njëkohësisht. 50 Vdekja, jo vetëm e ka përjetësuar imazhin e saj, por i ka sjellë edhe më shumë fitime emrit të saj, të cilat shkojnë në favor të të afërmve të tyre më me fat.
     
    Pinky likes this.
  8. Narkomane

    Narkomane Valoris scriptorum

    Marilyn Monroe [ˈmæɹɪlɪn mənˈɹoʊ] lindi më 1 qershor1926Los Anxhelos, Kalifornia; vdiq më 5 gusht1962Los Anxhelos; lindi siNorma Jean Baker. Ishte një aktore amerikane.
    Norma Jean Baker u lind si vajza e prerëse filmit pamartuar Gladys Pearl Baker. Nëna e saj punësuar e ka shit në fillim për pak para te fqinjët, Bolenders. Pas një përpjekje dështuar, rritet ajo në familja kujdes dhe një shtëpi fëmijëve. Më vonë Marilyn punon në një fabrikë municioneve dhe si fotomodele.

    Marilyn Monroe ishte martuar tre herë. Pas një martesës rinore me James Dougherty 19 Qershor 1942-1946 tani 1954 me bejsbollistin Joe DiMaggio dhe 1956-61 me shkrimtarin Arthur Miller. Së pari herë u martua ajo me 16 vjet. Edhe dy martesët e mëtejshme përmbushjet e shpresuar nuk iu sjell. Me shumë mundësi e kërkoj ajo në burrët e saj gjithherë babain, që ajo kurrë nuk e ka pasur.
     
    Pinky likes this.
  9. Narkomane

    Narkomane Valoris scriptorum

    Marilyn Monroe, gruaja e endrrave te cdo mashkulli!
    Marilyn Monroe ka lindur me 1 Maj te vitit 1926, ne Spitalin e Pergjithshem te Los Angeles,Gladys Pearl Monroe, nje gura e vetme dhe me nje ekuliber e brishte psikologjik. Ne certifikaten e lindjes, emri i te atit te te Sapolindures rezutonte i panjohur.Pas daljes nga spitali i lindjes,vihet emri Norma Jeane Mortensen,por me pas zevendesohet ne Norma Jeane Baker.Vogelushja Norma Jena kalon nje femijeri te trishuar modos falijeve ku u adoptua dhe jetimoreve,deri ne kohen kur merret ne kujdestari nga gjyshja,e cila morri persiper rritjen e saj.

    Martesat
    Ne vitin 1942 ,ne moshenshtatembedhjete vjecare,njihet me djalin e nje fqinje te shtepise se Grace,punetori njezet nje vjecar James Dougherty,qe ne muajin qeshor te te njejtit vit,behet bashkeshorti i saj i pare.Por,kjo lidhje zgjat te pakten tre vjet,dhe ne vitin 1945,te dy dashuruart ndahen nga njeri-tjetri per te pare secili jeten e tij.Ishte koha e luftes se Dyte Boterore.Norma Jeane gjen pune ne nje idrustri aeronautike,tek Planet & Co.qe merrej me prodhimin e parashutave.Nje dite nje gazetar-fotograf,David Conover,hyri ne fabrike per nje shkrim gazetaresk(duhej te shkruante per punen e femrave,edhe minorenet e kohes se luftes)e spikat,e fotografon dhe e bind qe ajo te vazhdoje rrugen e modeles fotografike dhe e keshillonte frenkuentoje nje shkolle te specializuar.Gazeta perzgjedh foton e saj dhe ishte pikerisht ai,imazhi i te ardhmes Marilyn qe u publikua me pas edhe ne nje reviste.Marilyn kuptoi menjehere se ai rast mund t´i kishte nderruar komplet jeten,dhe pa pritur ktihmin e bashkeshortit ,pranin propozimin e fotografit Andre de Denes,i agjencise Blue Book,dhe fillon te pozoje per imazhe te reja fotografike,te cilat Publikoheshin ne faqet e gazetave te luftes,per te “ngritur moralin’e ushtareve ne lufte.
    Kariera
    Keshtu ne vjeshten e vitit 1946,spikatet nga 20th Century Fox,dhe pas firmosjes se kontrates ,i hapen Menjehere dyert e Hollivudit.Ne kere menyre Norma Jane,divorcohet nga bashkeshorti fotograf,nderron ngjyren e flokeve duke i bere ato bionde platin dhe behet Marilyn Monroe,disa dhe femra qe ka bere per vete tere boten,u be keshtu seks simboli me i fanshem i shekullit te XX-te.Ishte kjo femer qe enderrohej nga te gjithe meshkujt e botes.te fameshem ose jo,qe kishte hyre ne cdo shtepi nepermjet gazetave,revistave,kalendareve, posterave,pikturave,(teper e famshme piktura e Andy Warhol qe perserit ne pafundesi,konturin e pamjes se saj,si nje sekuence fotografike).
    Me 31 Dhjetor te vitit 1948,ne festen e producentit Sam Spiegel,takohet me Jonny Hayde,nje punonjes i angjencise William Morris,qe do te behet fatsjellesi i saj.Hayde,shume me i vjeter se ajo mbetet i befasuar nga bukuria e saj,dashurohet me te dhe teper i bindur per afesite e e saj artistike,i propozon qe te behet nje yll i lartesise se hollivudiane,ai e merr ate si protagoniste ne kryevepren e Joseph L.Mankievicz ’Ëva kunder Eves’ :nje prezantim i mrekullueshem,ne rolin e nje aktoreje inspiruese e dimplimuar ne Akademine e Artit Dramatik te Copacabana’’,teper e rendeshishme dhe vendimtare per te adhmen e karrieres se saj.Interpretimi i pare i nje rendesia te vecante,shfaqet per te ne vitin 1950,me nje rol tjeter te vogel,por teper domethenes ne regjine e John Huston “Giungla d’asfalto“.Nder te tjera Hayde,gjithnje e me shume i dashuruar pas saj,i kerkonte per t’u martuar,por ajo refuzonte gjithnje,duke i thene se e donte shume,por nuk ishte e dashuruar me te,por kur ne 18 dhjetor te vitit 1950,Hayde vdes ne Palm Springs,nga ataku ne zemer.,ajo ndjehet pergjegjese per vdekjen e tij dhe teper e deshperuar diten pas funeralit vendos te vetevritet.Ne maj te vitit 1949,kur ende nuk ishte teper e famshme Marilyn kishte pozuar nudo,per kalendarin fotografike te Tom Kelley,te titulluar ’Miss Golden Dreams’,per shumen e 50 dollareve.Kur ne vitin 1953 u be e famshme(fotoja u publikuar pa cituar emrin),nje person e kercenoi se dote bente publike fotot,por ajo deklaron publikisht se kete gje e kishte bere per nevojen e parave:“Kisha uri dhe kater mua qira per te paguar“,i thoshte reportereve qe e pyesnin vazhdimisht.Me pas fotoja u ble nga Hugh Hefner,per numrin e pare te revistes“Play Boy“.Nder te tjera behet teper e famshme nga kendveshtrimi artistik,dhe ishte gjithnje e njejta sepse Fox vazhdonte t’ï ofronte vetem role te vegjel ose e ftonin te interpretonte ne filma me pak te njohur.Me pas ajo behet pjese e komedise ’Martese suprize ’
    ku sipas asaj qe shkruan New York Herald Tribune ,’duket e vizatuar nga dora e Mikelanxhelos’.Filmi i fundit i vitit 52 eshte edhe roli i saj si protagoniste,ne rolin e nje kujdestare femijesh ne ‘ Goja jote digjet ’duke u vleresuar nga kritika jo vetem per fizikun e saj,por mbi te gjitha per talentin teper te ndjeshem.Ne vitin 53 me ’Niagara’te Henry Hathaway,ne rolin e zonjes projekton se bashku me te dashurin ,vrasjen e bashkeshortit.Me kete interpretim arrin suksesin e saj te pare boteror.Ne te njejtin vit xhiron’Meshkujt preferojne biondet’dhe ’Si te martohesh me nje milioner’.Nderkaq ne vitin 1954 ajo martohet me Joe Di Maggio lojtarin me te famshem te asaj kohe,djal i nje amigranti italian.Por ne fund te vitit ata divorcohen.Keshtu,femra me e adhuruar dhe me e dashuruar ne gjithe boten,qe merrte rreth 250 letra cdo dite nga meshkujt qe e kerkonin per bashkeshort,nuk arrinte te kishte nje histori dashurie te qendrueshme,dhe vuante sepse ndjehej e vetme,e nenvlersuar.

    ***

    Me kalimin e viteve Marilyn Monroe njihet me dramaturgun e famshem Arthur Miller.Endjere e admiruar dhe e deshiruar nga nje njeri i kultuar,si Miller,ndjehet teper e sigurt,sepse me ne fund sheh qe vleresohet nga talenti dhe jo nga aparenca e saj,nje gje qe e kishte deshiruar dhe per te cilen kishte luftuar shume.’Ndjeja mungesen e talentit njesoj sikur vishja veshje me vlere te ulet,Zoti im,sa deshiroja te mesoja dhe e permisohesha’jane keto fjalet esaj qe ajo i perseriste shpesh.Ne muajin shkurt te vitit 1956,Marilyn kthehet ne Hollivud per te xhiruar filmin ’E ndaluar nga autobusi’,te Joshua Logan,ku interpreton rolin e nje kengetareje terheqese.Pasi mbaron xhirimet kthehet ne New York,dhe ne 29 qershor me ceremonine civile hebrake,martohet me Miller,qe ne te njejten kohe ishte ndare nga bashkeshortja e pare e tij.Shtypi i kohes e trajtoi keq kete lajm,duke shkruar se “Truri eshte martuar me trupin “.Vitin tjeter themelon me mikun fotografik Milton Green,shtepine kinematografike’Marilyn Monroe Productions’,dhe me pas niset per ne Angli per te xhiruar prane Lawrence Olivier,”Princi edhe balerina”,historia e nje balerine amerikane qe dashurohet me princin e Carpazia.Ky eshte filmi i pare dhe i vetmi i M.M.Productions,sepse n fund te provave shoqeria ndahet,per shkak te kontrasteve midis Miller dhe Green.Duke u kthyer ne Angli filloi menjehere te punoje per Billy Wilder ne filmin “Dikujt i pelqen vapa”,nje komedi brilante dhe arget
    uese.Gjate xhirimeve ajo zbulon qe eshte shtatezane,dhe menjehere peson abort spontan qe i sjell dhimbje dhe zhgenjim te madh ne ekuilibrin psikik.Por,gjeja qe e e shqeteson me teper eshte procesi kunder Arthur Milerr per idete e tij komuniste.Ne vitin 1960,me filmin “Dikujt i pelqen vapa”fiton cmimin e saj te pare “Golden Globe”.Viti 1960 esht edhe periudha kur filloi xhirimet e filmit “Bejme dashuri”ku Marilyn interpreton rolin e balerines,pas se ciles dashurohet milioneri i pasur.E paharrushme dhe teper e vleresuar shfaqja e saj me bluzen e gjate edhe coparet e zeza,ndersa kendonte”My Heart Belongs to Daddy”.Gjate xhirimeve te ketij filmi,aktorja dashurohet me partenerin,kengetarin italo-francez Yves Montanddhe kjo histori shfaq kriza ne lidhjen e saj me Miller.Kur mbarojne provat Montand kthehet tek bashkeshortja,aktorja franceze Simone Signoret,por historia e dashurise se tyre vazhdonte te shfaqej ne shtypin e kohes dhe kjo gje sjell edhe fundin e marteses se saj.Ne filmin west te John Huston,Marilyn eshte nje grua ne pritje te divorcit,ku dashurohet me Clark Gable.Sapo perfundon xhirimet e filmit,ky i fundit person nje atak dhe vdes ne 16 nentor1960.Dhimbja qe shkaktohet nga humbja e mikut te saj dhe fundi i marteses,e vendos Marilyn ne nje krize te thelle psikologjike.

    ****
    Fillon nje lidhje sekrete me presidentin e atehershem te Amerikes John F.Kennedy.Te gjithe keto ngjarje e shtyjneate ne perdorimin e alkoolit qe nuk e lejon te jete e afte per pune.Keshtu ne vitin 1962 pushohet nga filmi“Something got to give”,sepse nuk arrinte te kujtonte batutat dhe mberrinte me vonese ne xhirime.Gjen pak qetesi prane bashkeshortit te saj te dyte Joe Di Maggio,te cilit i ishte afruar shume kohet e fundit dhe synontete kalonte traumen prane tij.Por ne daten 5 gusht te vitin 1962,Marilyn gjendet e vdekur,ne shtepine e saj te Los Angeles,nga zonja Eunice Murray,nje infermiere e vene ne dispozicion nga psikiatri i saj mjeku Ralph Greenson.Sipas deklaratave qe ka bere motra e vogel e Marilyn,Berniece Baer,Di Maggio kujdeset per funeralin dhe per njezet vjet rresht shkonte tek varri i saj trehere ne jave,fuke derguar shume trendafila te kuq.Misteri i vdekjes se saj kurre nuk eshte bere zyrtarisht i qarte.
     
    Pinky likes this.
  10. scadarsko

    scadarsko Locus omnem

    Fjalor debile keni ju n kosove mor zotni,monro ka qen LAVIRE.....idiotdheqe tuajat!
    MARILYN MONROE ka qene ikona e imazhit femeror ne fillim epoken moderne
    [​IMG]
    [​IMG]
    [​IMG]
     
    Pinky likes this.
  11. Pinky

    Pinky Forumium maestatis

    injoranca e meshkujve kosovar qe vdesin per bushtrat si kallashi e svlersojn nje ikon nje div femra ma e bukur tgjitha kohrave sic ka qen Marylin Monroe
     
    scadarsko likes this.
  12. Pinky

    Pinky Forumium maestatis

    Marylin Monroe,shpallet princeshë e bukurisë femërore
    Marylin Monroe është shpallur femra me linja më të bukura të trupit,gati perfekte të të gjitha kohrave,duke lënë pas vajza moderne si Kelly Brook,Christina Hendriks dhe Kim Kardashian. Ajo është shpallur princesha e bukurisë femërore.

    Më shumë se 50 vjet pas cdekjes së saj,kjo ikonë e Hollivudit ka marrë shumicën e votave,të meshkujve dhe të femrave.

    Dyzetë për qind e të ankëtuarve besojnë se tyupi i Marylin është më i bukuri në histori. Në anketë kanë marrë pjesë dymijë britanikë,thekson “Globionline”. P.K[​IMG] [​IMG] [​IMG]
     
    joetisti_ and scadarsko like this.
  13. scadarsko

    scadarsko Locus omnem

    Femer e pa ariteshme ne gjitha koherat!
     
  14. scadarsko

    scadarsko Locus omnem

    Ku din kosovart naqe ato jan mesu me u martu e ba nga 11 FEMIJE....
     
  15. Pinky

    Pinky Forumium maestatis

    Kosovart edhe e shemtut me qon tjetra, i thojn je lock
    wwhwwhwwhhwwhhwhwhwwhwhwhwhwwhw:':)'(
     
    scadarsko likes this.
  16. scadarsko

    scadarsko Locus omnem

    mu hiq tyre se me shkon dita keq kur i flas pfff si pelqej !me par bej shoqeri me afrikan se me to!
     
  17. addictedru21

    addictedru21 Primus registratum

    Marilyn Monroe was declared the female lines of the body beautiful, Nearly perfect of all time, leaving behind modern girl like Kelly Brook and Kim Kardashian. It Was Revealed princess feminine beauty ..... :engjell:
     
  18. Airbourne

    Airbourne Papirus rex

    DANA BORISOVA eshte FEMER RUSE e KLASIFIKUAR ne vendin e 22-te.
    Naten e mire dhe juve.
    Dana-Borisova.jpg
     
    joetisti_ likes this.
  19. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    monro' (monroe), kur s'u zevendesua deri tani, s'ka per t'u zevendesuar kurre per ate qe diti te jape dhe qe akoma mberrin si te ishte ende...
     

Shpërndajeni këtë faqe