Metoda sasiore dhe cilesore ne psikologji

Diskutime tek 'Psikologjia' filluar nga b.k., 10 Aug 2005.

  1. b.k.

    b.k. Fillestar

    Metoda sasiore dhe cilesore ne psikologji

    E di qe ska per te shkruar njeri ketu, po ne cdo rast po e hap si teme.

    Metoda sasiore ne psikologji, e bejne psikologjine shkence (nuk kam qellim te hap debat mbi kete /pf/images/graemlins/laugh.gif )

    Nese keni pyetje apo komente mund ti shkruani ne kete teme.

    p.sh. Di njeri gje mbi programet qe perdoren per
    Structured equation modelling? :idea:
  2. ana karenina

    ana karenina Fillestar

    Re: Metoda sasiore dhe cilesore ne psikologji

    Asgje s'mora vesh /pf/images/graemlins/laugh.gif

    Keto metodat e bejne shkence ne kuptimin e ngushte te fjales, se sa per standarte e objekt te gjitha 'shkencat' njesoj me duken /pf/images/graemlins/wink.gif
  3. b.k.

    b.k. Fillestar

    Re: Metoda sasiore dhe cilesore ne psikologji

    E drejte. Nuk doja te hapja debat ne fakt, jo per gje po eshte nga ato debate qe smbarojne kurre.

    E rendesishme eshte te ofrojme nje hapesire per pyetje dhe pergjigje mbi stastiken ne psikologji.
  4. ana karenina

    ana karenina Fillestar

    Re: Metoda sasiore dhe cilesore ne psikologji

    Po t'i marresh pergjigjet vete mbi supe me pelqen shume tema /pf/images/graemlins/laugh.gif Per vete trendeline hyra trendeline dola nga statistika e measurement :smash:

    Nuk e kisha degjuar ndonjehere kete metoden qe ke shkruar ke postimi i pare. Ca eshte? :rolleyes:
  5. epremte

    epremte Fillestar

    Re: Metoda sasiore dhe cilesore ne psikologji

    per ca tipi te dhenash behet fjale? panel data, cross section apo time series? SEM eshte nje koncept qe perdoret ne shume shkenca ne fakt po programet kam pershtypjen se specializohen ne baze te tipit te te dhenave.
    nejse, hidhi 1 sy kesaj mgjthese kam pershtypjen qe eshte e vjeter. http://www.gsm.uci.edu/~joelwest/SEM/Software.html
  6. Gigo

    Gigo Fillestar

    Re: Metoda sasiore dhe cilesore ne psikologji

    Une kam bere nja dy klasa statistike. Di te perdor SPSS dhe e kam programin. SEM e kam degjuar por nuk e di se c'eshte. Kam folur dhe me te tjere po edhe ata SPSS perdorin. Eshte programi me i perdorur per pune kerkimore ketu ku jam une. Kam pershtypjen se SEM duhet te jete metode e vjeter sepse SPSS me duket se nuk e perdor/llogarit/nuk e ka te perfshire si metode.

    Sa per metodat sasiore (quantitative) nuk jane te vetmet qe perdoren ne psikologji. Te te njejtes rendesi jane edhe metodat cilesore (qualitative). Metodat sasiore jane pjese e statistikes matematike dhe jo e psikologjise. Ato jane vetem nje vegel e psikologeve qe merren me research (pune kerkimore/studimore), te cilet jane te detyruar ti mesojne per te bere studime. E njejta gje vlen edhe per metodat cilesore.
  7. ana karenina

    ana karenina Fillestar

    Re: Metoda sasiore dhe cilesore ne psikologji

    SPSS ka dy versione, nje per shkencat shoqerore dhe nje tjeter per shkencat ekzakte. Ka te beje me variables, jane continuos apo jo me duket. Ne baze te llojit te variables zgjedh edhe programin. Nuk jam shume e sigurte se e kam perdorur vetem nje here dhe nuk mbaj mend kushedi se cfare :rolleyes:

    Edhe ne ish-univ.( :cry: ) tim perdorej SPSS per data analysis.
  8. b.k.

    b.k. Fillestar

    Re: Metoda sasiore dhe cilesore ne psikologji

    SEM eshte shume e komplikuar per SPSS prandaj nuk e ben dot me SPSS.

    Munde te hapim nje teme te vecante per metodat cilesore (dhe une aty mund te jap shume me kontribut) /pf/images/graemlins/wink.gif

    Ana, R mund ta marresh falas dhe po deshe te dergoj nje liber se si mund ta perdoresh, po eshte ca me e komplikaur se SPSS.

    flm Pishmon, me bere goxha pune.
  9. ana karenina

    ana karenina Fillestar

    Re: Metoda sasiore dhe cilesore ne psikologji

    Shkruaji tek kjo tema ketu, njesoj eshte.

    Halli eshte qe keto gjera mesohen duke i perdorur, ndryshe nuk ke as si i mban mend :rolleyes:

    Megjithate librin e dua :wave:
  10. b.k.

    b.k. Fillestar

    Re: Metoda sasiore dhe cilesore ne psikologji

    Ok, po ndryshoj titullin.

    Di te perdori njeri ENDNOTE?

    Dua qe per referenca te caktuara te perdor formatin qe me intereson psh, kur dua te fus brenda kllapave numrin e faqes, por nuk me lejon. Dini gje si behet?
  11. Admir

    Admir Anëtar aktiv

    Re: Metoda sasiore dhe cilesore ne psikologji

    Sa do shkencore te jete metoda kerkimore, po nuk pati perfundime permanente nuk mund te klasifikohet si shkence. Psikologjia i ka me hater kto. Pervec psikologjise klinike te tjerat rryma jane shume shume relative ne perfundime, perfshi edhe perdorimin e "Structured equation modelling" adaptimi i te cilit edhe pse funksionon pjeserisht ne kerkime psikologjike nuk mund te kete te njejten fuqi ekzakte sikur nje kerkim marketingu psh.
  12. ana karenina

    ana karenina Fillestar

    Re: Metoda sasiore dhe cilesore ne psikologji

    Nuk i mbaj mend emrin, po nje psikolog i famshem thoshte: 'Nuk me duhen shifrat per te me treguar ate qe kam para syve' :rolleyes:
  13. Admir

    Admir Anëtar aktiv

    Re: Metoda sasiore dhe cilesore ne psikologji

    E tille eshte psikologjia, vertet.
  14. ana karenina

    ana karenina Fillestar

    Re: Metoda sasiore dhe cilesore ne psikologji

    All numbers are not metrics

    Interesante metrics
  15. b.k.

    b.k. Fillestar

    Re: Metoda sasiore dhe cilesore ne psikologji

    Ku e kishe fjalen?
  16. ana karenina

    ana karenina Fillestar

    Re: Metoda sasiore dhe cilesore ne psikologji

    Tani e pashe qe nuk hapet artikulli dhe ngaqe ka kaluar kohe nuk e mbaj mend as vete ta shkruaj te permbledhur /pf/images/graemlins/laugh.gif
  17. rosen

    rosen Fillestar

    Re: Metoda sasiore dhe cilesore ne psikologji

    sasia ndonjehere eshte cilesi!
  18. b.k.

    b.k. Fillestar

    Re: Metoda sasiore dhe cilesore ne psikologji

    Ka ndonje ekspert ketu mbi Factor Analysis?
  19. ALTIN

    ALTIN Fillestar

    Re: Metoda sasiore dhe cilesore ne psikologji

    Si te sillemi me njerezit

    Lerini te tjeret te flasin

    Kur duam t'u mbushim mendjen të tjerëve e t'i bindim për mendimet tona, kemi maninë për të folur shumë. Përkundrazi është mirë që të lëmë të tjerët të flasin. Është e natyrshme që ata dinë më shumë për punët dhe problemet e tyre nga sa mund të dimë ne. Prandaj më mirë t'u bëjmë atyre pyetje. T'i lëmë ata të flasin. Nëse nuk jemi dakord me ta, do të kemi tundimin t'i ndërpresim. Kjo është një gjë që nuk duhet bërë. Është e rrezikshme. Nëse kanë akoma një thes me gjëra për të thënë, nuk mund t'i bëjmë aspak të dëgjojnë. Është më mirë të dëgjojmë në mënyrë të vëmendshme me mirësjellje. Duhet të jemi të sinqertë dhe të nxisim bashkëbiseduesin të shprehë mendimet e veta në mënyrë të hapur. A është një sistem i nevojshëm ky në marrëdhëniet e punës?

    Mos u zemeroni per asgje

    Mendoni se bashkëbiseduesi juaj edhe mund të ketë gabuar rëndë, por është i bindur për të kundërtën. Mos e dënoni për këtë mendjelehtësi, si të gjithë budallenjtë do të ishin të aftë të vepronin kështu. Përpiquni ta kuptoni. Vetëm njerëzit e urtë, tolerantë dhe jo të zakonshëm ia arrijnë kësaj. Është gjithmonë një motiv që i bën të tjerët të sillen në një farë mënyre. Zbulojeni këtë motiv dhe do të keni në dorë çelësin e sjelljes së tyre, për të mos thënë edhe çelësin e personalitetit të tyre. Përpiquni ndershmërisht t'i merrni seriozisht shqetësimet e bashkëbiseduesit tuaj. Pyeteni veten: Po të isha unë në kushtet e tij si do ndjehesha? Si do veproja? Dhe do të shmangnit humbjen e kohës duke u zemëruar për asgjë, sepse duke u interesuar për çështjen, paraqet më pak kundërshtim në pasojat. Ndërkaq do të bëheshit më të aftë në fushën e marrdhënieve njerëzore.



    mendimet spontane jane me te besueshme

    A nuk e besoni që na duhet t'u japim më shumë besim mendimeve që lindin spontanisht se sa atyre paragjykimeve që na servilen të gatuara mbi një pjatë argjendi? Dhe, po qe se gjërat janë kështu, a nuk është më urtësi të hedhim atje ndonjë këshillim të matur dhe pastaj tua lëmë detyrën të nxjerrin përfundimet?... Askujt nuk i pëlqen të ndjehet i detyruar të bëjë diçka. Dëshirojmë të besojmë se e kemi blerë një gjë të caktuar apo e kemi bërë një gjë tjetër me vullnetin tonë. Na pëlqen të dëgjojmë të na pyesin se çfarë dëshirojmë, cc'mendojmë dhe çfarë presim? Njëzet e pesë shekuj më parë Lao-Tse, filozof kinez, shkroi gjëra të cilat edhe lexuesi i sotëm mund t'i vlerësojë si thesare. "Arsyeja për të cilën lumenjtë dhe detet marrin dhuratë ujërat e qindra burimeve malore, qëndron në faktin se lumenjtë dhe detrat ndodhen më poshtë se malet. Kështu ato mund të mbretërojnë mbi përrenjtë malorë. Prandaj i mençuri, i cili dëshiron të vihet mbi njerëzit, ata nuk e ndiejnë peshin e tij; edhe pse vendi i tij është përpara të gjithëve, ata nuk ndjehen të ofenduar.

    njerezit kane uri per mirekuptimin tuaj

    A nuk do të ishte e bukur sikur të njihnin një formulë magjike që ka fuqinë t'i japë fund çdo diskutimi, që bën të lindë mirëkuptimi reciprok dhe t'i bindë të tjerët të na dëgjojnë me vëmendje? Po? Mirë. Atëherë filloni duke thënë: - "Nuk të qortoj nëse mendon kështu. Përkundrazi, edhe unë po të isha në vendin tënd besoj se do bëja të njëjtën gjë". Përballë një përgjigje të tillë edhe ariu më i tmerrshëm në botë do të bëhej qengj. Dhe shikoni se nuk është fjala për një gënjeshtër. Në fakt po të ishit ju vërtetë në vend të tjetrit , do të silleshit si ai. Po të kishit trupin, karakterin dhe mendjen e Al Kapones, po të kishit jetuar në të njëjtin ambient, ndoshta do të ishit tamam si ai dhe do të kishit bërë si ai. E vetmja arsye që nuk jeni gjarpër me zile është se nëna dhe babai juaj nuk ishin gjarpërinj me zile. Nuk është merita juaj se jeni ai që jeni. Dhe mbani mend se njerëzit që zemërohen e tërbohen nga ju nuk kanë asnjë faj që janë ata që janë. Mundohuni t'i kuptoni; tre të katërtat e personave që takoni, zakonisht kanë uri dhe etje për mirëkuptimin tuaj.



    Si ta bindni tjetrin te mbeshtese bindjet tuaja

    Parimi 1.
    Mënyra më e mirë për të marrë përfitimin më të madh nga një diskutim është shmangia.

    Parimi 2.
    Tregoni respekt për bindjet e të tjerëve. Mos thoni kurrë: - "ju keni gabuar".

    Parimi 3.
    Po të keni gabuar, pranojeni menjëherë dhe pa asnjë mëdyshje.

    Parimi 4.
    Filloni gjithmonë duke u treguar miqësorë.

    Parimi 5.
    Veproni në mënyrë që bashkëbiseduesi juaj të nxitet të thotë "PO" që në fillim.

    Parimi 6.
    Lërini bashkëbiseduesit tuaj të flasin sa të dëshirojnë.

    Parimi 7.
    Jepuni të tjerëve përshtypjen se kanë qenë ata të parët që kanë pasur mendimin e drejtë.

    Parimi 8.
    Kërkoni ndershmërisht t'i shikoni gjërat nga këndvështrimi i bashkëbiseduesit tuaj.

    Parimi 9.
    Jini mirëkuptues përballë bindjeve dhe dëshirave të të tjerëve.

    Parimi 10.
    Bëjuni thirrje motiveve më fisnike.

    Parimi 11.
    Dramatizojini bindjet tuaja.

    Parimi 12.
    Vërini përpara një sfidë.
  20. cufi_bardhit

    cufi_bardhit Fillestar

    Re: Metoda sasiore dhe cilesore ne psikologji

    Bukur Altino.

Shpërndajeni këtë faqe