Mihal Grameno

Diskutime tek 'Shqipëria.com' filluar nga http://shqiperia.com/feed, 20 Jan 2011.

  1. Publicisti i shquar shkrimtari dhe veprimtari i lëvizjes patriotike si brenda ashtu dhe jashtë atdheut Mihal Grameno lindi në qytetin e Korçës më 13 janar 1871 në një familje atdhetare nga shtresa zejtare e tregtare e atij qyteti. Në moshë të re mërgoi në kryeqytetin rumun ku u lidh me shoqërinë patriotike “Drita” si dhe u bë sekretar i saj. Në vitet 1907-1908 luftoi me armë në dorë si komit në përbërje të çetës së Çerçiz e Bajo Topullit. Më 1908-n mori pjesë në Kongresin e Manastirit.Për veprimtarinë e tij u burgos disa herë nga qeveritarët osmanë bashkë me vëllezërit që njëkohësisht ishin veprimtarë të shoqërive patriotike dhe nismave me karakter kombëtar. Pas shpërthimit të Luftës së Parë Botërore largohet në Amerikë ku vazhdoi të punojë për çështjen kombëtare deri më 1920 kur u kthye në atdhe. Gjatë kësaj kohe ishte i dërguar i bashkësisë shqiptare të Amerikës së bashku me pesë delegatë të tjerë pranë Konferencës së Paqes në Paris. Grameno vdiq në Korçë më 5 shkurt 1931 i mbyllur në vetvete dhe i rënë nga shëndeti e pija.Mihal Grameno me krijimtarinë e tij publicistike përbën një hallkë të rëndësishme. Ai mbetet një nga patriotët tanë që mori pjesë aktive me pushkë e me penë në lëvizjen kombëtare e demokratike shqiptare gjatë viteve 1905-1930.Ka hyrë në historinë e letërsisë shqiptare si një nga themeluesit e prozës tregimtare e të dramaturgjisë si një nga shkrimtarët që i hapi rrugë dramës e novelës sonë që futi në letërsi jetën shqiptare përfaqësuesit e shtresave të varfra luftën e tyre kundër pushtuesit.Vepra e tij letrare ka zënë një vend të merituar në historinë e letërsisë shqiptare të Rilindjes. Ajo u bë objekt studimi në kuadrin e hartimit të teksteve mësimore për shkollën shqipe të pasçlirimit. Në veprën “Historia e letërsisë shqipe” përgatitur nga Instituti i Historisë e Gjuhësisë në Tiranë më 1959 për herë të parë përmendet emri i Gramenos si një prej autorëve të publicistikës sonë të së kaluarës dhe pas saj edhe ajo e vitit 1983*.Në studimin e publicistikës së Gramenos me vlerë të veçantë qëndron studimi i Vangjush Zallëmit ku vihen në dukje jo vetëm vlerat ideore por edhe ato artistike dhe letrare. Aty autori flet edhe për fejtonet dhe pamfletet e Gramenos të botuar në shtypin e kohës e sidomos në gazetat që drejtoi “Lidhja orthodhokse” dhe “Koha”. Gjithashtu për t’u vlerësuar është edhe puna studimore e Piro Takos në dekadat e fundit të shekullit që lamë pas. Ai ka meritën se përmblodhi një pjesë të mirë të veprës së Gramenos dhe e ribotoi atë në vëllime më vete. 


Veprimtaria publicistike e Mihal Gramenos ndahet në katër etapa1) Etapa e parë Krijimtaria publicistike që përfshin harkun kohor të viteve 1905-1912 ku përqendrohen lëvizjet për çlirim kombëtar2) Etapa e dytë Përfshin shkrime publicistike të viteve 1913-1920 boshtin e së cilës e përbën problemi i ruajtjes së tërësisë tokësore të shtetit shqiptar dhe ai i rifitimit të pavarësisë së humbur gjatë kohës së pushtimit të ushtrive ndërluftuese të Luftës së Parë Botërore3) Etapa e tretë Përfshin veprimtarinë publicistike të viteve 1921-1924 në qendër të së cilës trajtohet tema e demokratizimit të shtetit shqiptar si dhe konsolidimi i tij4) Etapa e katërt Përfshin shkrimet publicistike të viteve 1925-1930 kohë në të cilën Grameno hedh bazat e letërsisë dokumentare dhe shkrimit të kujtimeve me shkrimin dhe përgatitjen për botim të vëllimit “Kryengritja Shqiptare” gjithashtu kjo mund të quhet edhe etapa e rënies ideore të Gramenos.Si figurë letrare Mihal Grameno u bë i njohur që më 1903 me vjershën “Vdekja” një krijim që përshkohet nga ndjenja e lartë patriotike por që ka ndonjë të metë artistike si dhe gjuhësore. Këtë fakt e përmend edhe historiani i letërsisë sonë Robert Elsie në tekstin e tij. Prej penës së Gramenos kanë dalë disa vepra shumë interesante dhe që shpejt u bënë popullore duke i dhënë autorit të tyre meritën e shkrimtarit-hero e frymëzuar kjo edhe nga vetë jeta e veprimtaria e tij derisa mbërriti koha kur emri i Gramenos ishte sinonimi i luftëtarit të shquar që e lidhi jetën me pushkën e me penën.Veprat e shkruara nga Gramenoja janë “Mallkimi i gjuhës shqipe” subjekti vendoset në Korçën e 1886-s dhe satirizon përpjekjet e grekëve për mposhtjen morale dhe kulturore të shqiptarëve; “Vdekja e Piros” tragjedi me temë historike që trajton figurën e mbretit Piro; “E puthura” një histori dashurie mes individësh të klasave shoqërore të ndryshme; “Oxhaku” me subjekt të vendosur në vitin 1821 kur djali i një beu dashuron një vajzë të thjeshtë fshatare ndjenjë kjo që kalon shumë peripeci; “Var’ i pagëzimit” merr shkas nga një histori e vërtetë që ka ngjarë në fshatin Vithkuq gjatë dy shekujve më parë kur një familje me ndjenja kombëtare u shua krejt për arsye se prifti grekoman nuk pranoi të pagëzojë në shqip fëmijën e sapolindur; “Kryengritja Shqiptare” është vëllimi që tregoi sesi mund të sistemohen dhe shkruhen kujtimet e individëve që kanë marrë pjesë dhe kanë luajtur rol në lëvizjen kombëtare shembull i cili u ndoq më pas nga Nikolla Ivanaj në botimin e kujtimeve të tij më 1943 (vëll. I) e 1945 (vëll. II) “Historija e Shqipëniës–Vuejtjet e veprimet e mija” etj.; gjithashtu Grameno përmblodhi në vëllimin “Këngëtore Shqipe Plagët” një morì këngësh patriotike. Në Arkivin Qendror të Shtetit (A.Q.SH) në Tiranë në fondin e Mihal Gramenos ndodhet dhe dorëshkrimi i një novele të shkruar prej tij me titull “Saideja ëngjëllore” e cila nuk është botuar deri më sot dhe po punohet për këtë.Nga veprat e Gramenos po shkëputim një prej tyre për ta trajtuar shkurtimisht këtu “Var’ i pagëzimit” botuar fillimisht në Selanik më 1909 në shtypshkronjën “Mrothësija” të Kristo Luarasit. Subjekti i “Romani dramaktik” (siç e ka quajtur Grameno) është vendosur në Vithkuqin e vitit 1751 kur në këtë vend ngjau një tragjedi e tmerrshme. Me pak fjalë përmbajtja e pjesës është kjo dy të rinj dashurohen dhe vendosin të martohen. Pas dy vjetësh të martesës së tyre lind pasardhësi djalë i kësaj familjeje. Sipas zakonit të kohës “ndrikulla” siç na thotë Grameno duhej të çonte në Mitropoli ditën e diel foshnjën e sapolindur për ta pagëzuar. Ky veprim do të shuajë një familje të tërë pasi komploti që vendosi prifti i Mitropolisë bashkë me Dhespotin ishte i tillë që familja duhet të hiqte dorë nga ndjenjat kombëtare dhe nga të përhapurit e gjuhës shqipe dhe ta zëvendësonte këtë me gjuhën “e bekuar” greke.“Tani vëllezër duhet të mendohemi mirë që me ç’farë udhë edhe mënyrë të zëmë me të cilat të mundim t’i sjellim në udhë të drejtë duke kuvenduar vetëm të bekuarën gjuhë të Perëndisë greqishten e të harrojnë këtë gjuhë të mallkuar që kuvëndojnë!” (faqe 15 – sipas botimit të v. 1909) u tha Dhespoti priftërinjve të tjerë të Mitropolisë. Në momentin kur ndrikulla shkon bashkë me foshnjën pranë priftit për të kryer ritin e pagëzimit ky i fundit nuk pranon ta kryejë këtë veprim pasi gruaja nuk dinte greqisht dhe madje para tij denjoi të mbrojë gjuhën shqipe duke thënë se “Këtë gjuhë uratë e kemi mësuar duke thëthirë qumështin e mëmave e me këtë do të vdesim e jo Sh-juaj (shkëlqesia-shën. im) ta mallëkoni!” (f. 27). Këto fjalë duket se e zemëruan shumë priftin me ndjenja grekomane i cili nuk pranoi të pagëzojë fëmijën nëse familja e tij nuk heq dorë nga shqipja. Të njëjtën përgjigje gruaja merr edhe para Dhespotit e kështu nëpër të ftohtin e asaj dite janari kthehet në shtëpi. Por rrugës fëmija kishte ngrirë dhe kishte vdekur. Kur mori vesh këtë dramë duke mbajtur në krahë foshnjën vdiq edhe nëna e saj babai u trondit dhe u largua nga shtëpia ndërsa prindët e këtij të fundit vdiqën atë ditë. “Të këtillë fund mori këjo dram’ e tmeruar për të kënaqur fen’ e Krishtit!”(f. 32) – shkruan Grameno në fund të pjesës së parë të romanit. Në pjesën e dytë autori tregon jetën e personazhit të mbetur gjallë nga familja e cila përshkruhet shumë kujdesshëm dhe me ndjenjë nga autori. Ai jetonte i vetëm në një pyll të thellë dhe çdo 13 janar data e ngjarjes së tmerrshme ai shkonte te “Varri i pagëzimit”. Pas 50 vjetësh të kësaj historie vdiq dhe ky i fundit. “... koha dhe lëndina hodhë harimnë për mi ‘Var të Pagëzimit’!”- shkruan Gramenoja në fund të librit.Stili plot thjeshtësi dhe ndjenjë njëkohësisht i Gramenos admirohet edhe sot prej lexuesit. Tregimi i ngjarjeve pajisja e pjesës me detaje interesante si dhe përshkrime i japin një farë vlere artistike krijimit të Gramenos një shije që të bën të mendosh e të lexosh midis rreshtash. Ai u përpoq që me disa momente të caktuara historike të japë analogji në krijimet e tij si p.sh. shkrimi dhe botimi i veprës në fjalë gjatë kohës kur propaganda greke kishte mprehur hushtat kundër gjuhës shqipe dhe veprimtarëve të lëvizjes për çlirim kombëtar (e kësaj kohe është vrasja prapa shpine e patriotit Spiro Kosturi në Selanik).Për t’u përgjigjur këtyre pretendimeve të pabaza si dhe për të ndërgjegjësuar opinionin si dhe veprimtarët Gramenoja shkroi e botoi shumë kështu që edhe niveli jo aq i lartë artistik i krijimeve të tij duhet parë nën këtë dritë zhvillimi.Gjithsesi Mihal Grameno mbetet një nga zërat e veçantë në letërsinë shqipe për nga modeli që ndoqi format e reja që dha e kultivoi në këtë letërsi për prodhimtarinë e tij në pothuaj çdo zhanër duke nisur nga poezia novela pamfleti romani drama komedia kujtimet etj.

    Lexoni me tej
     

Shpërndajeni këtë faqe