Mikpritja ne Shqiperi, ky virtyt i popullit tone.

Diskutime tek 'Tema e ditës (vendet shqipfolëse)' filluar nga Scorpion, 1 Jun 2005.

  1. Scorpion

    Scorpion Guest

    Mikpritja ne Shqiperi, ky virtyt i popullit tone.

    Mikpritja dhe miku si “nenpunes”...


    Kultura eshte nje term teper i gjere dhe i nje rendesie te vecante, sic edhe perkufizohet rregulluesja e marredhenieve ndermjet njerezve. Çdo popull karakterizohet nga traditat, normat, gjuha, te gjitha keto perbejne kulturen. Nuk mund te konceptohet nje popull pa kulture, sepse do te ishte nje popullsi primitive, pa zhvillim. Vendi jone ashtu si dhe cdo vend tjeter perbehet nga elementet e vet te kultures. Traditat jane pjese e rendesishme e nje vendi, jane tregues te cilesive te nje popullsie. Me rrjedhen e kohesh normalisht qe cdo peson ndryshime, dhe keto ndryshime konsistojne ne zhvillimin e vazhdueshem te popujve. Gjithashtu dhe traditat shoqerohen me ndryshime, ku kane ndikimin e tyre dhe kulturat e vendeve te tjera, kerkesa e popullit per te arritur ne nivelin e vendeve me te avancuara. Mikpritja eshte nje nga vlerat kulturore qe karakterizon vendin tone. Edhe pse ne vende te ndryshme dhe ne kohe te ndryshme nuk ka patur te njejten rendesi. Vendi yne sic dihet ka nje histori te mbushur plot me dhimbje, vuajtje, shqipetareve gjithmone i eshte dashur te luftojne per te pasur ate qe u takonte. Per vazhdimin e nje jetese sa me te mire, vete shqiptaret vendosnin rregulla si te shkruara ashtu dhe te pashkruara qe synonin nje te ardhme me te mire. Sic dihet edhe Brenda territorit te nje vendi zhvillimi nuk eshte i njejte. Ne zonat e largeta te vendit tone ku ligji nuk kishte fuqi veprimi, vete banoret vendosnin rregulla te cilat respektoheshin. Kanunet ishin shkrime te shkruara qe karakterizoheshin me fuqine e ligjit.Ç’do rregull i shkruar ne kanun respektohesh dhe nuk kundershtohesh , sepse kishte denime ne mosrespektimin e ketyre rregullave. Kanuni i Lek Dukagjinit, kanuni me i njohur dhe per ne, permban klauzola te vecanta ne lidhje me rregullat qe duhet te respektohen. Nje klauzole e vecante shkruan per mikpritjen dhe per mikun si “nenpunes”. Mikpritja nje vler kulturore qe vishej me nje cipe hyjnore duke pasur nje rendesi te vecante. Miku respektohet, vleresohet si dhe nderohet ne menyre te vecante, per vete rolin e rendesishem qe mbart. Mikpritja konsistonte ne respektimin , nderimin e cdo njeriu qe trokiste ne dere, qofte ky mik apo armik, nese trokiste ne dere kthehej ne nje njeri te paprekshem. Mikpritja ne keto zona vleresohej shume, dhe kryej nga te gjithe, ne mosrespektimin e mikut kishte perbuzje nga te gjithe, diskriminim, deri ne denim te individidit. Kjo vlere e cila nuk gjendet ne kultura te tjera . ne ditet e sotme shikohet ne zbehje te saj, megjithese ne zonat urbane ka nje ndikim te ndjeshem. Ne zonat te cilat nuk kane pasur ndikim kulturat e tjera, mikpritja eshte me e theksuar. Miku dhe roli i tij i rendesishem ishte i pranishem ne jeten e njerezve, kontradiktat e shumta qe perfshijne krahinen arrinin deri ne stade teper te veshtira. Gjakmarrja, fenomeni me shqetesues ishte dhe vazhdon te jete i pranishem ne keto zona. Miku luante rolin e nje pajtuesi te gjakrave ndermjet familjeve, duke nderhyre tek familjet per daljen e gjakut.. gjithashtu luante edhe role te tjera te cilat kishin rendesi te madhe, miku cilesohej si “nenpunes”, ai qe kishte gjithmone zgjidhjen qe vleresohej, respektohej, nderohej dhe qe nuk vihej ne dyshim fjala e tij. Nese dikush cenonte lirine e mikut, nese shante, apo ofendonte mikun kishte pasoja jo te mira. Autor te huaj gjithashtu dhe shqiptare e konsiderojne mikpritjen si nje vlere kulturore dalluese, miku si “nenpunes” shihet me nje sy te vecante, duke krijuar idene e nje njeriu paqedashes te sigurte ne vetvete, perdorimi i nje zgjuarsie ne lidhje me ndalimin e nje tragjedie. Ne kete menyre dalin ne pah vlerat e shqiptarit duke i bashkangjitur edhe vlera te tjera qe tregojne cilesi qe karakterizojne nje shqiptar, sigurisht dhe kulturen shqiptare. Ne ditet e sotme ne zonat rurale, njerezit kane marredhenie me te ngushta ndermjet tyre, per vete faktin se vendi dhe veprimtaria jetesore e tyre cojne qe keto marredhenie te jene me te aferta e me te forta.
    Ndryshe nga zonat urbane ku vete jeta intensive, zhvillimi, veprimtaria, mundesite zgjedhese bejne qe keto lidhje te jene me te dobeta dhe me te zbehta. Ne bashkesite fshatare mikpritja per vete rendesine e saj ishte hyjnore. Sic shkruan dhe Ismaik Kadare “Perpjekja per te shnderruar ne nje gjysenhyni njeriun me te zakonshem mjafton qe ai te trokiste ne shtepi”.
    Edhe Edit Durhem shkruan “Ligjet e mikpritjes jane me te forta se armet”.
    Vlerat kulturore jane teper te rendesishme per nje popull, jane tregues te kultures , personalitetit, identitetit te nje kombi, Ç’do vend duhet te ruaje , te vleresoje tradita, normat, kulturen e kombit te tij. Karakteristike e shqiptareve dhe me vlere te madhe , vecse te tjerash eshte Mikpritja.
  2. kameleoni

    kameleoni Fillestar

    Re: Mikpritja ne Shqiperi, ky virtyt i popullit tone.

    or cun mikpritja eshte vyrtyt i njerezve te varfer.edhe ne somali te shkosh nje cope kocke qe ha gjysmen do ta japi ty.

    mikpritja ne shqiperi po zhduket ndersa ne qytete eshte zhdukur pothuajse.
  3. Scorpion

    Scorpion Guest

    Re: Mikpritja ne Shqiperi, ky virtyt i popullit tone.

    Pikerisht kete kam dashur te theksoj qe ne Shqiperi po zhduket si vlere mikpritja per shkak te faktoreve te ndryshem. Pastaj mos krahaso Shqiperine me Somaline ti dhe mos e ul ne nivelet ekonomike me tonat. Ti flet sikur ke qene ne Somali dhe e di se c'behet atje.

Shpërndajeni këtë faqe