Milaim Rama, emri i ri ne Kombetare

Diskutime tek 'Sporti Shqiptar - Futboll, Atletike etj' filluar nga Sportdashesi, 8 Jan 2003.

  1. Sportdashesi

    Sportdashesi Primus registratum

    Milaim Rama, emri i ri ne Kombetare

    Lajmi i fundit nga www.Sportdashesi.com
    [​IMG]
    Milaim Rama, emri i ri ne "garden" e kuqezinjve

    Golshenuesi me i mire ne kampionatin zviceran fiton nenshtetesine shqiptare; Brigeli e perfshin ne planet e tij

    Presidenti i Republikes se Shqiperise, z. Alfred Moisiu, ka dhene miratimin per dhenien e shtetesise, per futbollistin kosovar, Milaim Rama. Lajmi eshte bere i ditur nga zyra e shtypit e Federates Shqiptare te Futbollit.Sulmuesi kosovar, prej tre edicionesh, aktivizohet ne kampionatin zviceran te kategorise se pare, ne radhet e skuadres, FC Thun. Perpjekjet e Federates Shqiptare te Futbollit, per sigurimin e shtetesise per Ramen, kane nisur prej disa muajsh, por vetem dje eshte bere e mundur qe procedura e tejzgjatur te arrije ne limitin e saj. Tashme Rama, do te jete plotesisht i gatshem te mbroje ngjyrat e ekipit perfaqesues te Shqiperise. Madje, prania e Rames ne radhet e kuqezinjve duket e kryer, pasi Federata ka bere te ditur, se Rama do te beje pjese ne planet e trajnerit te ri te kombetares, gjermanit, Hans Peter Brigel. Vete Rama, me ane te nje faksi derguar ne Federaten Shqiptare te Futbollit, ka falenderuar shtetin shqiptar per kete "dhurate" te bukur dhe eshte shprehur se, "eshte lajmi me i bukur qe kam marre ne jeten time. Shpresoj se do te jap maksimumin per ekipin perfaqesues te Shqiperise dhe besoj se do te jem nje nga lojtaret me te devotshem te kesaj skuadre". Karriera futbollistike e Milaim Rames, ka nisur ne radhet e Prishtines, me te cilen ka luajtur vetem nje gjysme sezoni ne kampionatin lokal. Me pas ai eshte larguar per ne Zvicer, ku fillimisht eshte provuar te skuadra Belinzona. Pas tre muajsh ne kete ekip te kategorise se dyte, Rama eshte transferuar te FC Thun-i, me te cilin luan prej tre sezonesh. Ne dy sezonet e meparshme, Rama ka qene njeri prej dy golshenuesve me te mire te kampionatit helvetik, ndersa ne kampionatin aktual ai eshte ne vendin e pare, ne kuoten e 16 golave te shenuar. Sebashku me Lorik Canen e Paris Sen Zhermenit, Rama do te behet i dyti futbollist kosovar qe vesh uniformen e kombetares shqiptare gjate dy viteve te fundit. Nderkohe, qe nje kosovar tjeter, eshte portieri i njohur, Beqaj, i cili luan me kuqezinjte qysh para pese vitesh.

    www.Sportdashesi.com
    [​IMG]
     

Shpërndajeni këtë faqe