Misteri i liqenit të Antarktidës me ujë të ëmbël

Diskutime tek 'Mistere, Konspirime, Kuriozitete' filluar nga Dreamer, 6 Jul 2016.

  1. Dreamer

    Dreamer Under the Dome

    [​IMG]

    Duhej që të shponin për më shumë se dhjetë vjet, që të arrinin në sipërfaqen e liqenit Vostok. Aty poshtë, nën një trashësie prej katër kilometrash akull, një ekip shkencëtarësh rusë, zbuluan masën e ujit të ëmbël të liqenit të veçuar këtu e miliona vjet.


    Provat e para, për ekzistencën e këtij liqeni u mundësuan nga radarët britanik (që i pasuan një hartimi dhe studimi të mirëfilltë të shkencëtarëve nazist) gjatë dhjetëvjeçarit të 1970-ës. Liqeni është pjesë e 370 liqeneve të zbuluara dekadat e fundit të cilët, të cilët ndodhen nën sipërfaqen e akullit të Antarktidës.


    Por, më i veçanti i këtij grupi liqenesh të zbuluar në Antarktidë, është ai i Vostok, pasi uji i ëmbël i këtij liqeni nuk ardhur kurrë në kontakt me atmosferën e jashtme të sipërfaqes së tokës, të paktën për më shumë se 14 deri në 20 milionë vjet dhe shkencëtarët besojnë se aty mund të zbulojnë forma të ndryshme jete “jashtëtokësore” të cilat kanë jetuar/ jetojnë të veçuara në errësirë e të pa ndikuara/infektuar nga atmosfera e tokës dhe forma e jetë që ekziston në sipërfaqe të saj.


    Madje shumë shkencëtar, mendojnë se studimi i liqenit do t’u jap prova të forta për forma të ndryshme të jetës të pa njohura deri më sot, të cilat mund të ekzistojnë edhe në satelitët e talenteve të mëdhenj si Jupiterit, si dhe të Enceladus satelit i Saturnit.


    Por teoritë më të “përparuar” bëjnë fjalë për forma të ndryshme jete jashtëtokësore dhe për baza sekrete ushtarake shkencore naziste. RIA Novosti, pohon se Gjenerali Gjerman, Kral Donitz, kishte deklaruar: “Në 1943-in, një nëndetëse gjermane, kishte krijuar një vendstrehim të sofistikuar, të jashtëzakonshëm në anën tjetër të globit”.


    Sonda e shpimit të misionit rus në liqenin Vostok, qëndroi aty për shumë vite rresht, ku i theksuar ishte dyshimi dhe shqetësimi i shumë kolegëve të tyre të cilët shpreheshin hapur për rrezikun e një infektimi të mundshëm të ujërave nga sonda e shpimit.


    Përpjekja filloi në vitin 1998 dhe vetëm vjet, shpimi mundit të arrinte disa metra mbi sipërfaqen e liqenit. Por, aty shkencëtarët rusë, u detyruan të ndalonin përpjekjet e tyre për shkak të frikës së ndryshimit të atmosferës së izoluar, por edhe të për shkak të ardhjes së dimrit të acartë e të fortë.


    Sivjet, misioni i shkencëtarëve rusë, ndoqi një strategji të re: pesë metra mbi sipërfaqen e liqenit, sonda e zakonshme e shpimit, u zëvendësua me një strukur të re, e cila funksiononte me ngrohje, avull me anë të cilit mundën të shkrinin akullin deri sa të arrinin në nivelin e synuar.


    Analizimi i kampionëve do të mundësonte në të ardhmen hapjen e rrugës së një epoke të re për gjeologjinë dhe astrologjinë, pasi liqeni Vostok, është nga më të rrallit dhe i vetëm në rruzullin tokësor, me një atmosferë “tokësore” të pa infektuar e të pastër. /Express/
     
  2. Dreamer

    Dreamer Under the Dome

    /Update..

    [​IMG]
    Sot duket sikur e gjithë bota ka dëgjuar tashmë për faktin se shkencëtarët rusë morën provat e para të ujit nga liqeni subglacial Vostok në Antarktidë. Tani shkencëtarët e Institutit të Arktikut dhe Antarktikës në bordin e anijes kërkimore “Akademik Fjodorov” po i sjellin provat e ujit në Shën Petersburg. Ata do të mbërrijnë atje në mes të muajit maj.

    Shkencëtarët e vendeve të komunitetit të Arktikut e kanë konsideruar prej kohësh liqenin Vostok si një objekt unikal. Asgjë e ngjashme me të nuk mund të gjendet më në Tokë. Për herë të parë raportuan mbi ekzistecën e këtij objekti unikal shkencëtarët rusë në vitin 1994 në konferencën ndërkombëtare në Romë. Ata njoftuan se direkt nën stacionin shkencor rus “Vostok”, në thellësinë më shumë se 4 kilometra, ndodhet një liqen i madh subglacial. Bazuar në të dhënat e disponueshme në atë kohë u bë presupozimi se liqeni prehistorik ka një sipërfaqe të krahasueshme me liqenin Ladoga ose liqenin e Ontarios.

    Deri më sot është realizuar një vëllim jashtëzakonisht i madh studimesh paleografike dhe mikrobiologjike. Sensacion i vërtetë u bënë bakteriet-termofile (thermophiles), të gjetura në mostrat e akullit të marra në shtresat e thella, të cilat gjenden vetëm në geysers.

    Më hollësisht mbi ecurinë e punëve unikale shkencore që po bëhen në liqenin Vostok tregoi për Radiokompaninë “Zëri i Rusisë” Shefi i Departamentit të Punëve Polare dhe Detare të “Rosgidromet” (Shërbimi Federale rus për Hidrometeorologjinë dhe Monitorimin e mjedisit) Valeri Martishenko:

    - Thellësia në të cilën, siç presupozohej duhej të ishte sipërfaqja e ujit të liqenit, u llogarit si 3760 metra. Aty nga fundi i vitit 1998 shpuesit arritën ti afrohen deri në 100 metra. Dhe në këtë moment komuniteti shkencor kërkoi garanci të asaj, se depërtimi në liqenin subglacial nuk do të sjellë në ndotjen e tij. Në Rusi reaguan ndaj këtij problemi me gjithë seriozitetin duhur dhe përpunuan metoda speciale e krijuan mjete unikale teknike. Për këtë u diskutua në takimin e përfaqësuesve të vendeve që kanë nënshkruar Traktatin e Antarktidës. Dhe vetëm pas miratimit të përgjithshëm vazhdoi shpimi. Gjatë kësaj u përdorën teknologji që nuk zotërohen deri më sot nga asnjë vend tjetër i botës. Teknika dhe metodat në fjalë janë të krahasueshme me punët në kozmos.

    Rëndësia e punës në Antarktidë është konfirmuar tashmë nga studimet e zhvilluara kërkimoro-shkencore. Por po hapen horizonte të reja perspektive për zbulime të mëtejshme, mendojnë ekspertët. I gjithë problemi konsiston në atë, se tani mund të imagjinohet se si ka lindur jeta jo vetëm në Tokë, por dhe në planete të tjera. Për shembull, Jupiteri ka satelitin e vet të quajtur Evropa, i cili është i mbuluar me një koracë jashtëzakonisht të trashë akulli. Shkencëtarët supozojnë se atje, nën akull, mund të ketë jetë. Dhe studimi i liqenit subglacial në Antarktidë do të ndihmojë për të parashikuar në mënyrë më të saktë mundësinë e ekzistencës së jetës në planete të tjera.

    Puna në liqenin Vostok do të vazhdojë kur në Antarktidë të krijohen kushtet për shpim, domethënë në verë. Kjo stinë zgjat atje vetëm dy muaj - në dhjetor dhe janar. Para fillimit të sezonit të ardhshëm provat (mostrat) e ujit, të cilat ndodhen aktualisht në bordin e anijes kërkimore “Akademik Fjodorov”, do të analizohen në Institutin e Arktikut dhe Antarktikës në Shën Petersburg.
     
    Last edited: 6 Jul 2016
  3. Dreamer

    Dreamer Under the Dome

    /Update

    Zbulohet jete ‘aliene’ ne nje liqen ne Antarktide

    Shkencëtarët rusë kanë zbuluar një lloj të ri bakteri, të panjohur më parë në tokë. E veçanta e këtij zbulimi është se ky bakter është nxjerrë në dritë në ujin e marrë nga liqeni akullnajor më i madh në Antarktidë, liqeni Vostok që gjendet pothuajse 3000 metër nën akuj. Presupozohet se ai liqen ka qenë i fshehur nga drita e diellit për miliona vjet, prandaj kjo formë e vogël jete e zbuluar mund të ketë konservuar karakteristikat e formave të jetës që kanë ekzistuar në liqen miliona vjet më parë.

    Vetëm pas shumë viteve provash dhe eksperimentesh shkencëtarët rusë kanë mundur të arrijnë në atë liqen dhe të marrin disa kampionë nga uji.

    Zbulimi i këtij bakteri ‘alien’ në jetën e sotshme e rrit mundësinë që në ato tipa liqenesh të ekzistojnë forma jete të panjohura deri më sot për njeriun.

    “ADN-ja e bakterit të zbuluar nuk përputhet me ADN e asnjë gjallese tjetër që ekziston në tokë, – thotë Sergei Bulat, nga laboratori i gjenetikës në Institutin e Fizikës Bërthamore në Shën Petërburg. - Prandaj mund të themi me siguri se forma jetës që sapo kemi zbuluar është e paklasifikuar dhe e paidentifikuar”.

    Në të vërtetë, ADN e bakterit të zbuluar ka 20 për qind pjesë të ndryshme nga përbërja e baktereve të njohura dhe të studiuara deri më tani, ndërkohë që nevojitet vetëm 10 për qind ndryshim për ta klasifikuar të paidentifikuar.

    Historia eksplorimit ët liqenit Vostok i ka fillimet në vitin 1956, kur shkencëtarët sovjetikë shfaqën dyshimet e para se, mijëra metra nën akuj ekzistonte një liqen, por vetëm në vitet ‘90 dyshimt e tyre u vërtetuan.Që nga ajo kohë janë zbuluar me qindra liqene nën akullnajorë, një nga të cilët, liqeni Whillans, që gjendet 800 m nën akuj është arritur të eksplorohet nga zhytësit amerikanë, por nuk dihet nëse janë zbuluar forma jete.


    /Shqiperia.com

     

Shpërndajeni këtë faqe