Mitologjia Greke

Diskutime tek 'Letërsia' filluar nga budallaqe, 2 Sep 2003.

  1. alinos

    alinos Administrator

    Mitologjia Greke

    Shume prej nesh jane rritur duke lexuar legjendat greke, bemat e Herakliut etj!

    Kush kane qene perendite, heronjte, ngjarjet tuaja te preferuara dhe pse?

    *Kjo teme hapet me kerkese te Papit /pf/images/graemlins/smile.gif
  2. olti

    olti Anëtar i njohur

    Re: Mitologjia Greke

    Patrokli nga ropt dhe Athinaja nga hyjnit'!
  3. olti

    olti Anëtar i njohur

  4. jula

    jula Fillestar

    Re: Mitologjia Greke

    Hektori, Klitemnestra dhe Hera. Burrat e ndershem dhe grate e tradhetuara me nje fjale. Madje me nje fare admirimi te mbrapshte per hakmarrjen. Tallem, eh! :lol:

    "Me o Akil s'do te iki sic ika parthi
    kur tri here perqark i rashe qytetit madheshtor te Priamit
    e as guxova vrullin tend ta prisja.
    Tani balle teje s'me veton me syri :
    ja do te vras, ja shpirtin ma ke shkulur..."

    Une cdo here qe e kam rilexuar, kam bere tifozllek te pashprese per Hektorin. Ahhh, kauzat e drejta te humbura... /pf/images/graemlins/smile.gif
  5. zog

    zog Fillestar

    Re: Mitologjia Greke

    UDHE-S'SHEU (udhen s'sheh) ose ULISSE ose ODISSEU, nuk u hutu neper sirena, ndryshe s'do ti kishte urdheru shoket ti mbyllin veshet, me duket me dylle, kur anija tij kaloi ndane syresh. vet emri tij tregon qe ai s'ishte detar i mire e s'orientohej dot neper det.
    gjithashtu ate e pengoi POSEIDONI (po si e don) ngaqe i qerroi syrin SYKLOP-ES ( SY-SHKOP). etj, etj.

    per mu (dhe ne fakt per tere poetet) me motivusi mbetet AKILI ose AQILEU ose AQ I LEHTI. ngaqe ishte kembe shpejte si dhia. therritej ndryshe SPETOS (i shpejte). Akili ka frymezuar dhe Skenderbeun (princin e epirit) i cili e mbante veten nga te nje dere me te. Perkrenarja e tij me koken e dhise, eshte simbol i Akilit.
  6. alinos

    alinos Administrator

    Re: Mitologjia Greke

    Interesant edhe Naimi flet per nje prejardhje ilire te Akilit, po nuk e kam ndeshur ne asnje vend tjeter... :shrug:
  7. zog

    zog Fillestar

    Re: Mitologjia Greke

    jo ILIRE, por PELLAZGE, sipas tradicionit grek pellazget ishin stergjysherit e tyre. Iliret jane te ardhur me vone.
    ILLYRIEN do te thote I YLLIT, pra te ardhur prej yllit. Pellazget veten e mbanin si popull i Tokes, PELLAZGUES = PJELL E GURIT, ose PJELL E AGUT, ose PJELLE E BARDHE.

    HELLENET gjithashtu ishin te ardh (te ardhurit e dyte, mbas Illireve), HELLENE do te thote TE HENES ose TE YLLIT, ku HEHA = HYLL.

    sipas Kolias edhe osmanllijte, TURQIT, u quajten nga vendasit HELLENE = TE YLLIT = TE YRQ = TE URQ = TURQ.
    prandaj ne flamur e per simbol ata kane HENEN.
    vet fjala ALLAH do te thote HENE = HYLL.

    pra siç shihet, te gjithe te ardhurit ne ballkan, perveç SLLAVEVE te cilet ishin SKLLEVER dhe sherbyen per pune, si zezaket e amerikes, SERB = SERV = SERVIS, servitor; sherbetor, etj, ishin pra te konsideruar te ardhur prej yllit, ose kozmosit.

    e çuditshme por dhe indigjenet e amerikes, po njesoj, ne legjendat e tyre e prisnin "te bardhin te hypur mbi kale" si nje hyjni te vinte e ti zaptonte per jete. prandaj ata se priten kolombin me lufte por miqesisht. per ta kjo qe deshira e HYJIT (zotit).

    hehe e sajova perrallen.

    ps; seriozisht, ne nje liber te botuar ne france "Guide touristique de l'Albanie", por qe se gjej me ne librari, duhet kerkuar ne biblioteke, autori nje studiues i nje institucioni kulturash orientale, kur fliste per shqiptaret e famshem ne histori, te parin permendte Akilin e te fundit Nene Terezen.
    edhe Ronsari tek nje poezi per Skerderbeun ben fjale per ket gje. do te kerkoj te sjell tekstet origjinale.
  8. alinos

    alinos Administrator

    Re: Mitologjia Greke

    Po qene frengjisht aha :cry: , megjithate silli!!!

    Duhet te kesh lexuar Robert D'Angely dhe librin e tij Enigma?!
    Eshte marre gjithe jeten me studimin e shqipes dhe shqiptareve, dhe flet per origjinen e tyre. Libri eshte mjaft interesant, edhe pse ne versionin shqip i mungojne mjaft referenca, qe e bija, e cila ka botuar kete liber pas vdekjes se te atit, pretendon se jane perdorur per te vertetuar ate qe thuhet!
  9. Kollarja

    Kollarja Fillestar

    Re: Mitologjia Greke

    More por nje gje nuk e kuptoj me ju filodhjeret:
    ILIR-RI-A- CIUM u dashka bere ILLYRIEN
    Y-ne ti e fut atje ku te do butha jote, por Y-ja eshte ne fillim YLIRIA o studhjerat e porsalindur.
    PELL-ASGAN-et vjen nga ilirishtja e vjeter
    plak-asgan-et
    ostudhjera
    pasi iliret nuk qeveriseshin nga mreter, por krye-pleqte
    pa harru se ne te njejten periudhe para 1075, edhe EBRENJ-te kishin te njejten rregull qeverisesh.
  10. Kordelja

    Kordelja Anëtar aktiv

    Re: Mitologjia Greke

    Kollare, mbaje pak gojen se s'kam nerva me te ardh nga pas.Je ke letersia ketu jo ke Chit-Chati.Hajt xhan!
  11. alinos

    alinos Administrator

    Re: Mitologjia Greke

    Aferdita, Eros dhe Pan

    [​IMG]

    Aferdita sipas Hesiodit lindi kur Kronos copetoi te atin dhe copat i hodhi ne det. Keto copa mish njeriu te pavdekshem u shnderruan ne nje shkume tw bardhe dhe prej saj u krijua Aferdita. Sipas kesaj qe po lexoj, vete emri Aferdite ( af ru DY tee) do te thote "e krijuar nga shkuma" apo "prej shkume", por sipas etimologeve shqiptare do te perkthehej afer + dite, domethene agim.
    Sidoqofte, sipas ketij versioni qe kam lexuar ishin Eros dhe Himeros qe e ndihmuan sapo lindi. Kur u krijua ishte nje perendeshe modeste dhe e kendshme dhe per kete arsye kur zbriti ne Qipro e quajten Zonja e Qipros (Lady of Kypros).
    Ajo do te ishte perendesha e embelsise se dashurise dhe peshperimave te vajzave, mirepo aventurat e saj dhe te femijeve te saj kane shkaktuar po aq vuajtje dhe mjerim sa te perendive te tjera te Olimpit.

    vazhdon...
  12. bobo

    bobo marksist-leninist

    Re: Mitologjia Greke

    jasht teme!!! /pf/images/graemlins/wink.gif

    ali, un thash do na tregoje ca don ti beje, ai me brire, asajt...!!?, se smar vesh..., e du me figura, dhe sqarimin posht...figures! :angel:
  13. alinos

    alinos Administrator

    Re: Mitologjia Greke

    PAN ose perendia cjap

    mbronte tufat me dhi dhe barinjte e tyre. Zakonisht paraqitet ashtu si me siper, pra me tipare cjapi, shpesh duke i fryre gajdes se vet me 7 fyej. Muzika qe luan mund te jete joshese dhe e embel, por edhe e inatosur e mund te degjohet milje larg.
    Luftoi perkrah perendive te Olimpit kunder Titaneve te Kronosit dhe per shkak te piskames se tij te forte lufte-ndjellese dhe sot emri i tij lidhet me friken ose PANikun.
    Ishte teper i terhequr seksualisht prej nimfave, najadave dhe driadave. Syrnix, nje nga nimfat u kthye ne gajde pikerisht per t'i shpetuar avancave te Panit. Nimpfat Pity dhe Echo gjithashtu u bene te famshme, kur u perpoqen te shpetonin prej tij. E para u shnderrua ne nje pishe, kurse e dyta ne nje ze qe mund te perserise vetem fjalen e fundit qe i thuhet, ne shqip ne jehone.
  14. Danae

    Danae Fillestar

    Re: Mitologjia Greke

    pervec hektorit qe ish me i dashuri nder figurat mitologjike,andromakes,shpirt njeriu,figura me e dashur per mua mbetet artemis,e lire ne pyjet e saja,me harkun ne krah me ecjen e lirshme,dhe mosmarrjen pjese ne zullumet e Olipmit.

    gjithmome kam menduar se neoptolemi,i biri i akilit me shume se vete ai mund te kete lidhje me iliret.shiko odisene,kenget pas luftes,ne ndarjen e sklleverve aty ku neoptolemi merr si skllave e si nuse andromaken te shoqen e hektorit.
  15. alinos

    alinos Administrator

    Re: Mitologjia Greke

    Eshte e vertete se Artemis, bije e Letos dhe Zeusit, moter binjake me Apollonin, eshte nje nga perendite me te buta te Olimpit. Ajo njihet si "Zonja e Kafsheve" dhe mbrojtesja e femijeve. Nje nga tre perendite bashke me Athinane dhe Hestian mbi te cilen siret e Aferdites nuk kishin asnje pushtet dhe efekt.
    Artemis ishte gjahtare dhe e kalonte kohen ne pyje te harlisura shoqeruar nga nimfat e pyllit.
    E megjithate, Artemisa si perendite e tjera eshte e pameshirshme. Miti i Niobe tregon, se kur nje e vdekshme poshteroi nenen e saj, Leton duke i thene se ajo kishte vetem dy femije (Artemisen dhe Apollonin), ndersa ajo vete 12, Artemisa u hakmorr. Hakmarrja e Artemises ishte te vriste te 6 vajzat e Niobes, ndersa Apolloni vrau 6 djemte e saj.
  16. Danae

    Danae Fillestar

    Re: Mitologjia Greke

    paska qene me e bute se une :angel: lol
  17. alpacino

    alpacino Fillestar

    Re: Mitologjia Greke

    TEME INTERESANTE POEMAT E HOMERIT CFARE NOSTALGJIE 10 VJEC KAM PATUR KUR E KAM LEXUAR,JA MORA MSHEFTAS XHAIT TIM,KUR TE KEM KOHE DO SHKRUJ DHE UNE. A DESHA TJU KUJTOJ NJE GJE, QE MBAS DJEGJES SE QYTETIT TE TROJES, TROJANET ME ENEAN NE KRYE JANE STREHUAR NE RRETHINAT E BUTRINTIT,PO ESHTE PIKERISHT KSHU
    AH SA MKA PAS PELQY HELEN - HELENA DI TROJA
  18. I love new york

    I love new york Fillestar

    Re: Mitologjia Greke

    per mua e kishe llafin Alpacino /pf/images/graemlins/laugh.gif

    sa per te mos dale nga tema, sa me shume lexoj mitologjine greke aq me e mrekullueshme me ngjan ajo, me legjendat e jashtezakonshme dhe fantazine e shfrenuar. eh gjithshka eshte e preferuara ime nemitologji, jane afashinate historiite dhe mitet.

    po Amazonat, cfare femrash te fuqishme por ama se si krytarja e tyre ra ne dashuri me Akilin pikerisht ne momentin e vrasjes, Odisea i famshem dhe Penelopa e zgjuar, Paridi dhe molla e arte/sherrit, arsyeja e luftes se trojes, klitemnestra me fuqine e saj parandjellese, Edipi dhe fatkeqsia qe e beri te famshem.
    ehhhhhhhhhhhhhh Mitologjia greke eshte nje thesar i vertet. sa keq qe greket e sotem nuk kan trasheguar pak nga ai emancipim dhe kulture boterore te asaj kohe, por kane marre vetem "hubris" ultranacionalismin etj.
    nejse ketu jemi ke letersia dhe jo politika.
  19. zog

    zog Fillestar

    Re: Mitologjia Greke

    Gjuha e Perendive, Afroditi - Aferdita


    Shume e dashur perendi e érotas – dashurise dhe bukurise se Greqise klasike, ka nje para-histori pothuajse te panjohur tek shumica, gje qe dha pretekst te konsiderohet perendi e huaj, e sjelle nga Lindja.
    Decharme eshte kaq i bindur perprejardhjen lindore te Afroditit, ku ne gjithe kapitullin e mythologjise dedikuar asaj (faqja 201-217 ) , nuk ben gje tjeter vecse mbeshtet kete version. Megjithese qe ne fillim deklaron: “Fantazia e guximshme e Lindjes lidhet hareshem me shpirtin helen ne mythin e lindjes se Afroditit.... „

    Decharme pra, shikon nje “Helenizim“ te Afroditit anatolike, ndersa e kunderta, une shikoj – kohe pas kohe – Anatolizim tej e pertej te Afroditit Pellazge. Por le te fillojme nga mythi dhe versionet e kunderta.

    Kur Krónos me draprin e mprehte kastraton, eunukon (pret organet gjenitale) te jatin e vet Uranó, organet gjenitale i hedh ne det. Keto organe gjenitale zotash duke u vertitur ne uje formojne shkume. Mberrijne ne Kíthira dhe prej andej perfundojne ne Qipro, ku tashme prej atij pershtjellimi te shkumezuar nje mengjes ne brigjet e Qipros shfaqet kjo perendi me gjithe bukurine magjepse prej zotash dhe me gjithe madheshtine e saj.
    Kudo ku shkel kemba e saj e bardhe, e fresket mbijne lule. E vetmja rrobe jane floket e dendura te verdha te saj. Atje e marrin Ores (nimphe) dhe pasi i vendosin nje kurore ne koke dhe nje varese te arte ne qafen e saj te bardhe, e cojne tek perendite e Olimpit te cilet mbeten te mrekulluar nga miresia dhe bukuria e saj (Hesidoti “Theogonia“: rreshti 187-206 dhe hymni VI homerik ).

    Sipas Decharme fillimi i relacionit se lindjes se perendeshes, “nuk eshte treguesi I vetem, I dhenies se origjines aziatike te Afroditit” (faqja 202 ).

    Tek Iliada – thote Decharme – Afroditi quhet Kúpris (lexo: Qípris) dhe banimi I saj tempulli I Páfo. Ne te njejten epoke – shton Decharme – adhurimi I Afroditit duket i vendosur ne Kíthira, stacion tregtar I fenikasve. Sipas deshmive te Herodotit, tempulli me I vjeter I Afroditit ishte ne Siri (Herodoti: A’ , 105 ).
    Nga Kíthira, adhurimi I saj vendoset ne Lakonikí dhe ne pjesen tjeter te Greqise, thote Decharme, dhe arrin ne perfundimin qe ky mendim u vertetua nga shkenca e re qe njohu si te aferm Asiriakís Uránian Afroditin (Mílitta) me Sirianen (Derketó), me Araben Alilát, me Iranianen Anaítida dhe Skitikín Argímpasa .
    Tek te gjithe keta popuj keto perendi relative – ku supozohet bashke edhe
    Afroditi Helen – e kane prejardhjen nga Astárti Fenikase, dhe sikurse ajo shfaqin fekondimin dhe libidin erotik. Dhe mbyll Decharme me perfundimin: “Afroditin qiellor e sollen ne Greqi, dhe ndaj kesaj asnje kundershtim, tregtia fenikase” (faqja 202 ).

    Por le te analizojme me mire mythet helene dhe te themi mendimin e kundert.
    Afroditi, eshte vajza e Uranós ne rradhe te pare. Eshte bashkeshortja e perendise se zjarrit Hfaístio (lexo: Iféstio). Tek Iliada bile konsiderohet vajza e Uranó dhe e Ditës.
    Ne shumicen e vendeve te Greqise adhurohet ne majat e terreneve te larta. Ne Akrokórintho, ne malin Èrikos, Lárisen Argolike (Lárisa eshte toponim pellazg qe do te thote vend i ngritur, shih arvanitasen Ljártëza = vend ne ngritje), ne Knídho etj.
    Freskia e mengjesit eshte nje nga dhuratat e saj. Kishte dashuruar dhe rremben Faéthonta, bir i `Hliou (lexo: Ìliu ) ose sipas te tjereve te Kéfalu (Avgerinós = ylli i mengjezit) dhe te Iús (Avgís = sapo zbardh dita, agim). Te gjitha keto i bene shume arkeologe me emer ta konsiderojne si perfaqesim te agimit te dites, sapo zbardh dita “te imazhit me te bukur te natyres“, sikurse thote dhe Max Müller (Noun. Lecons sur la scince du language, v. II, faqja 96-97 perkthimi frengjisht nga Perrot dhe Harris).

    Por le te ecim me tutje, me larg ne kohe per te pare qe kurre dhe ne asnje mundesi Afroditi – bile as tek vitet klasike helene – nuk ekzistoi perendesh e fekondimit sikurse drejtohen te ashtuquajturat tipet e lashta aziatike, “Afroditet” fenikase. Ne Azi femra eshte perfaqesim I fekondimit, ndersa ne Greqi eshte mashkulli! (Nje perceptim qe mbijetoi nepermjet frazes proverbe arvanitase: “Jo ara, po Fara” ).

    Ne vitet Mikenase, Afroditi konsiderohet nëna ose motra e Dias, ose vajza e Dias dhe Diónis (shih „Iliada“ : G’ , 374, E’ , 348 dhe 370-1 ), ku sikurse thame do te thote e ndriteshme, me dite (rrenja Di- ).

    Simbol I Afroditit eshte ajo qe sot eshte embleme e flamurit te botes islame:
    gjysme-hena qe rrethon nje yll. Natyrisht, ndoshta gjysme-hena islame eshte thjesht rastesi me ate te Afroditit, por nuk perjashtohet mundesia qe frymezuesi te ishte nje heleno-adhurues I epokes me te veshtire per helenizmin per shkak te debimit brutal prej kristianizmit dhe veglave shteterore te Bizantit. Mos harrojme qe kur turqit u shfaqen per here te pare ne Azine e Vogel, Bizantinet I quajten “Helenet e rinj” per frymen antikristiane te tyren. Gjithashtu emri “Helen” atehere ishte me teper se nje sharje me se e ulet.

    Ekziston nje sërë e tere monedhash dhe unazash qe paraqesin ate simbol te Afroditit qe nga Qipro deri ne Itali. Ne prezantimet mikenase, prezantohet simboli I Afroditit ne skene te cuditeshme te lindjes se perendise nga koka e nenes.
    Ne vepren e Krisúlas Kardhará “Lakedemóni“, Athine 1979 dhe ne kapitullin perkushtuar adhurimit te Afroditit ne Lakoni (faqja 219 ), analizohen keto prezantime dhe opinioni i shkrimtares eshte qe Afroditi adhurohej ne epoken mikenase si nëna e Dias dhe bile solli emer te ngjashem perderisa therritej Diwija dhe Diuja. Ne Thesproti dhe vecanerisht ne Dodon adhurohej si Dióni (faqja 220 ).

    Kardhará supozon qe adhurimi i Afroditit (Diwija) dhe të Dia (Diwo, Diwei sipas shkrimit B) u soll ne Greqi rreth mijevjecarit te III nga te ardhurit Indoeuropiane ne Ballkan. Ne analizen qe Kardhará ben tek prezantimet eshte shume interesante dhe natyrisht thekson qe “karakteri baze i kesaj perendie, sikurse edhe e Dias, ishte fillimisht qiellor. Me fjale te tjera, kryesisht perendi e drites se paster te dites, sikurse edhe Zeus“ (faqja 220 ). Gjtihashtu thekson qe shfaqja e vecante e yllit qe rrethohet nga dy cepat e gjysme-henes, tek monedhat e Páfu dhe tek te tjerat per nder te Afroditit, vertetojne qe perendesha perfaqesonte yllin e shkelqyeshem te megjesit qe lajmeron ardhjen e dites (faqja 225 ).

    Dhe me te vertete, te gjitha te dhenat tregojne qe Afroditi eshte perendi me se e vjeter, dhe krijese e paster pellazge.

    Kemi shpjeguar filozofine e besimit te Pellazgeve, paraheleneve. Perendi te fekondimit dhe lulezimit te tokes kishin, dhe adhurimi ndaj saj ishte i shenjte dhe i sterlashte, mund te themi parafillestare, ku fillojne me Dhéa-Mitéra (Dhímitra), Persefóni dhe vazhdojne me Ermí ithifallik (ithyphallic) dhe Kavíria.
    Afroditi asnjehere dhe ne asnje mundesi nuk ekzistoi si perendi e fekondimit sikurse jane eteronomet qe kane deshire te relativizojne mythologet.


    Fjala e paster, mendimi i paster, kerkimet dhe vemendja konstante e paraardhesve tane te lashte, krijuan perendite, menjefjale elementet qe adhurohen sepse thjesht e meritojne te adhurohen per arsye konkrete qe kupton njeriu mendimtar i shendetshem.
    Müller i afrohet realitetit kur thote qe Afroditi e lashte perfaqesonte ardhjen e dites. Kardhará afrohet akoma me teper duke thene qe Afroditi ishte ngritja ne perendi e yllit me te shndritshem. Te yllit, do te shtoja, me te mirepritur dhe shpresedhenes per njerezit e lashte, te yllit te ndritshem qe lajmeron fundin e nates se frikshme, te rrezikshme, te erret, te yllit qe lajmeron ardhjen e dites dhe lindjen e te ndritshmit diell qe shperndan driten, gezimin e tokes, te babait-diell qe jep jete Jetes.
    Ja pra pse konsiderohet binjake Afroditi me Dias. Homeri e quan vajze te tij, por germimet tregojne qe dikur konsiderohej bashkeshorte e tij dhe shume me perpara nënë e tij. E natyrshme eshte. Prin Afroditi ne fillim dhe pas pak lind Dielli.

    Vertete, mund te imagjinoje njeriu modern qe me elektricitetin ka kthyer naten ne dite, cfare mund te shprehte per njerezit e lashte fundi i nates dhe agimi? Cfare mund te shprehte ajo shenje qe vinte ne dukje se me ne fund mbaroi erresira dhe fillon drita, mbrenda se ciles ka rendesi dhe kuptim jeta e tij aq sa nuk ka ne hapesiren kohore ku erresira mbulon Token?

    Por le te shohim ethymologjine e emrit te perendise me qellim qe ta vertetojme edhe prej andej. Te lashtet, duke shpjeguar mythin e lindjes se perendise nga shkuma e dallgeve, prejardhjen e emrit e ethymologojne mjaft gabim duke thene qe do te thote ajo e cila lind prej shkumave. Por edhe akoma me (u) te shkruhej emri i saj do te thoshte ajo qe zhytej ne shkume dhe jo ajo qe del, ajo qe lind!
    Kete e mbeshtesin te gjithe arkeologet dhe kerkuesit e sotshem dhe asnje nuk pranon ate version ethymologjik. Decharme, packa se edhe ai e mbeshtet, nuk ndermerr nje version ethymologjik te tijin.
    Anatolikologet natyrisht konsiderojne emrin e Afroditit korruptim te Astártit fenikas, perderisa me ate e relativizojne. Por eshte sinqerisht e cuditshme sepse as marrdhenie adhurimi, as glosologjikisht ndermjet Astártit dhe Afroditit evidentohet.

    Astárti ishte perafersisht nje Iakvé fenikase, perendi per te gjitha punet. Astárti eshte perendi e tokes ne nje epoke, nënë dhe ushqimi i gjithckaje dhe me vone behet perendi qiellore gjithashtu nënë ose ndoshta fekondues i gjithckaje. Dhe ky ngaterrim me absurditetin naiv dhe konfuzion eshte akoma nje e dhene tjeter treguese qe konfirmon opinionin tim qe prej Pellazgeve moren ose huazuan perendite ose ndoshta idete e besimit popujt lindore, por me perceptimet e tyre metafizike i ngaterruan aq shume ku ne qofte se nuk ke njohuri te perceptimit te paster te besimit pellazg, nuk mund te gjesh „Adrian’s clue“ ne keto besime.

    Ketu ekziston nje mashkull baba jetedhenes Dielli dhe nje femer nënë dhe ushqimdhenese Toka. Ky perceptim eshte me se i paster per nje mendje te qete. E shihni pra se si ngaterrohen gjerat ne Lindje dhe si mplekset ideja e gjenitorit te gjithckaje me kete diferencim dhe si katandiset ne llogjike pa krye dhe si keto dy perendi, te dyja keto elemente I mpleks dhe I relativizon.
    Karakteristike e fisit qe u lind ne shkembinjte dhe malet e Ballkanit eshte MENDIMI I PASTER, te pakten ne jo gje tjeter.
  20. Odea

    Odea Fillestar

    Re: Mitologjia Greke

    Une te preferuar kam Orestin, Akilin dhe sidomos Odisene. Kam lexuar ne nje reviste qe Brad Pitt is currently doing nje movie qe titullohet "Troy" ku ai do luaje rolin e Akilit.Mezi po pres te dali filmi :rockband:


    Odea

Share This Page