Moda e re shqipetare: Krimi ne familje

Diskutime tek 'Sociologjia' filluar nga Misha Maisky, 31 Jul 2003.

  1. Misha Maisky

    Misha Maisky Fillestar

    Moda e re shqipetare: Krimi ne familje

    Krimi ne familje eshte bere tashme nje realitet i dhimshem qe shoqeria shqipetare eshte duke u ambjentuar dita dites. Nuk dua te gjej PSE- ne e shkaterrimit te familjes, sepse mendoj pak a shume i kemi idete e qarta, por ajo qe une nuk arrij te kuptoj eshte fakti, qe babai vret gocen ose çunin dhe ja mbath, vret gruan dhe ja mbath, vret vellain dhe ja mbath.....etj etj. A ka poshtersi me te madhe kjo gje, sepse e kuptoj qe ne grindje e siper mund te ndodh tragjedia, po si shpjegohet fakti qe ikin dhe fshihen si mburracak.....Ky popull dita dites me ben ta urrej deri ne palce.
  2. geo

    geo Fillestar

    Re: Moda e re shqipetare: Krimi ne familje

    Krimi ne familje?

    Nje nga temat per te cilen si te gjithe mendoj shpesh aq me teper qe nuk ka edicion lajmesh apo gazete qe nuk eshte e mbushur me te tilla lajme.

    Ne fakt eshte nje nga gjerat me te keqija, absurde si vete fati i popullit tone dhe komplet e pajustifikueshme. Megjithate po merr permasa perdite ne rritje dhe duket sikur njerezit kane gjetur si mjet dialogu vetem armen. Gjithsesi kjo tregon se nje pjese emire e trurit te shqiptareve eshte ezauruar plotesisht nga kjo lloj jete qe duhet te jetojme, fale eksperimenteve te aplikuara ne forme politikash e strategjish per te na "nxjerre ne drite".

    Nese si zakonisht do te behet nje gje, pra nje shtet shqiptar athere keto krime dhe keta femije e prinder te vrare me sa duket qenkan flijimet e vendosura ne themelet e tij.

    :mad: :mad: :mad:
  3. ani ani

    ani ani Fillestar

    Re: Moda e re shqipetare: Krimi ne familje

    Jam shume dakord me Mishen kur i perkufizon si burracake ata qe ikin nga vendi i krimit.

    Por me sa duket edhe per keta njerez te mbaruar qenka e veshtire ti dalin zot vepres se tyre e keshtu ikin, ikin si te gjithe duke shpresuar ne nje fije shpetimi, por si mund ti rezistosh trupit pa jete te femijes??

    Keto delire qe po infektojne shqiptaret po na gerryejne ndergjegjen e po na bejne dem ne shume se sa mendojme.

    ku po shkon ky vend ku po shkon s'e di.... :cry:
  4. b.k.

    b.k. Fillestar

    Re: Moda e re shqipetare: Krimi ne familje

    ndonese jam dakort me ato qe thoni doja te theksoja se keto jane fenomene goxha te njohura ne bote, dhe ne na bejne pershtypje sepse po perballemi tani me to.

    largimi pas krimit eshte nje reagim normal gjithashtu pasi autori ka pesuar nje tronditje psiqike dhe shpreson se duke u larguar do te humbasi gjurmet ose do te eleminoj cfare ka ndodhur.
  5. AnaBlue

    AnaBlue Anëtar aktiv

    Re: Moda e re shqipetare: Krimi ne familje

    Mund te them se eshte bere realitet i dhimbshem i shoqerise boterore.
  6. luljeta hato

    luljeta hato Fillestar

    Re: Moda e re shqipetare: Krimi ne familje

    Dhe zakonisht e pesojne grate dhe vajzat.Ajo qe mua me duket e tmerrshme eshte se keto gra ne rradhe te pare nuk gjejne mbeshteje as tek familja e tyre.Tragjedia nuk ndodh ne nje cast,ajo ka kohe qe zien brenda familjes.E them kete se edhe sot e kesaj dite e jo vetem ne fshat por dhe ne qytet,prinderit mezi presin te martojne vajzen dhe pastaj as qe pyesin se si po e jeton jeten kjo vajze.Edhe kur ajo ju kerkon ndihme e percjellin prape tek burri,pavaresisht se ky mund ta keqtrajtoje.
  7. genci#2

    genci#2 Fillestar

    Re: Moda e re shqipetare: Krimi ne familje

    mendimi im eshte qe, si ne çdo shoqeri kapitaliste, edhe e jona do te mbushet me plage edhe me te renda se keto te sotmet. kjo si pasoje e disniveleve financiare e shoqerore, te paimagjinueshme deri dje, ndermjet familjeve te se njejtes shtrese per 50 vjet. shume njerez gjenden te papregatitur me kete realitet dhe akumulojne disfata e kafshata te tjera te hidhura, derisa shperthejne. ndersa ne vendet perendimore ka institucione qe merren me familjet dhe me lagjet me probleme, ne shqiperi çdo gje çon ne stres, absolutisht çdo gje. ne qe jemi ne perendim e kemi te veshtire te njohim te pakten dy familje ne gjendje te rende ekonomike e shoqerore, ndersa ne shqiperi i shohim kudo, edhe ne porten prane. por nje pjese e mire e personave ishin mesuar te ishin rehat per sa i perket problemeve ekonomike e edukative te familjes sepse shkolla dhe organet funksiononin, por tani jo, dhe keta persona gjenden ne disekuiliber, ne qorrsokak. /pf/images/graemlins/frown.gif
  8. AnaBlue

    AnaBlue Anëtar aktiv

    Re: Moda e re shqipetare: Krimi ne familje

    Pse urren vetem shqipetaret? Nuk jane te vetmit qe bejne krime.
  9. zog

    zog Fillestar

    Re: Moda e re shqipetare: Krimi ne familje

    ngaqe me ta eshte i lidh me fije te padukshme, e ata akuzon per pengesat qe i krijojne ne jete.

    ky evidentim na ndihmon te kuptojme pse ai shqiptari vret e pastaj ja mbath. ai VRET ngaqe do t'ja MBATHE, kjo e nxit bile per te vrare, kjo i duket e vetmja menyre per ti shpetuar halleve e nga te cilat mendon se s'ka shpetim.

    njesoj si Micha, ai fillon URREN te vetet me qellim shkeputjeje, SHPETIMI. kjo urrejtje te shtyn patjeter deri ne krim, ndryshe nuk do te mund te shkeputemi dot.


    dostojevski dhe kamyja i shpjegojne shume bukur keto fenomene psikollogjike, i vetmi ndryshim shqiptari nuk beson ne fe, nuk eshte tip spiritual e fatalist, kjo e ben te ike e mos vdese ne burg si tek ruset e francezet.

    s'besoj te jete varferia qe sjell keto çoroditje psiqike, varferi ka dhe ne Afrike e Indi, bile me shume se tek ne, e megjithate s'besoj qe krimi familjar te kete keto permasa per banor.
  10. RecurrentDream

    RecurrentDream Anëtar

    Re: Moda e re shqipetare: Krimi ne familje

    Sapo i kam hedhur nje sy temes "Shqiptar dhe krenar! Po perse".

    Isn't it ironic....?!
  11. odinkollari

    odinkollari Guest

  12. Sweety el

    Sweety el Idhtar i forumit

    Pse ndodhine keto gjera ne familjen tone,po ka shume pika
    1 edhe sot ne shekullin e 21 prinderit akoma po zgjedhin se cfar burri do mari vajza
    2 dhuna e burrit ndaj gruas ka egzistuar dikur por sot eshte nje injorance ai burre qe ngre doren ne nje femer
    3edhe eshte nje tjeter problen se ata prinder kan pasur dhune edhe nga falilja e vete edhe e dine se me dhune zgjidhet gjithcka jo kjo eshte nje gabim shum i rende sot ne kete shekull sote ka ardhur koha e mirkuptimit zhdo problem ka nje zgjidhje
    Ka ikur koha e dhunes eshte koha e fjales sot njerzit vriten me fjal e jo me dhune.
  13. Sweety el

    Sweety el Idhtar i forumit

    Thanë "u thye buka"
    (për një bukë që s'qe zënë kurrë)
    Thanë "I ndane rruget ate mëngjes"
    Por s'thanë:
    "U nda edhe një fëmijë në mes" [​IMG] [​IMG] [​IMG]
  14. Sweety el

    Sweety el Idhtar i forumit

    NENE MOS ME VRIT

    nje ngjarje qe ka ndodh ne nje lagjje te nje qyteti ne kosove>

    Nje dite banoret e asaj lagje bene ankes ne institucionin e higjienes per te nderhyre ne lagjen e tyre se kanalizimi eshte bllokuar ,dhe higjiena ndermurr aksionin e saj dhe filloi aksionin per ta hapur kanalin dhe duke hulumtuar gjate pastirmit te kanalit gjeten nje foshnje ecila ishte embytur dhe ishte hedhur ne kanalizim, dhe gjeten shkakun se pse eshte mbylur kanalizimi,
    lajmrohet policia dhe vijne policia dhe fillojn ta hetojn rastin.

    pas nje kohe ne nje ambulance vjen nje grua me dhimbje te madhe ne stomak,dhe e pyet doktorin se qfar kam ,dr- ekontrollon dhe i thot ti kete e ke si pasoj e lindjes, mirpo kjo nuk pranon se ka lindur dhe mjeket quditen me kete rast thirrin policin dhe policia vijn menjeher e hetojn rastin e tashem me ate te me hershem dhe konstaton se kjo grua ishte ajo nena e asaj foshnjes ,dhe konstatojn se ajo ishte autore e ktij krimi .,

    kjo grua kishte mbetur shtatezen me burrin e motres se saj ,dhe bashke me motren e saj ,e kishin vrare dhe pastaj e kishin hudhur ne kanalizim kete foshnje.


    Ngjarje e vertet..............


    Mendoj se krim me te rende se ky nuk ekziston.[​IMG]
  15. Sweety el

    Sweety el Idhtar i forumit

    Gjate punimeve ne koferences u prezantua rezultatet e fushates si dhe masat qe ka marre Keshilli i Europes dhe 47 shtetet e saj anetare,mes te cilve dhe Shqiperia,per mbrojtur Grat nga Dhuna...

    Me te lexuar kete lajm,mendja me shkoj te ulerimat para dhjete vjetve ,qe dilnin nga dera e komshiut ku cdo nate perseritej e njejta gje .Ulerima ,bertitje ,frike dhe ne fund.. Krim .Nje baba i perfunduar ne burg,nje nene ne varr,dhe tre femije te mbetur ne rrug...

    Fatekeqesi nuk eshte rasti i vetem.

    Cdo dite ne mengjes, me ka ber pershtypje nje grua e re rreth tridhjetave,ajo hecen e heshtur dhe gjithmon kokulur,duke qendruar indiferente kunder cdo gjeje perreth.Veshtrimi i saj eshte gjithmon poshte ,thua se nuk do ti shohim shenjat e saj ne fytyre.Kush mund te fshihet pas tyre ?Bashkeshorti,vellai, kushe ?Cfare munde te ket ber kjo ere shqiptare qe dhunohet kaq egersishtdhe pastaj ,me shena ne fytyre, te shkoj per te punuar,ne punen e veshtire te emigracionit?!Por jo vetem kaq,ajo nuk dhunohet vetem fizikisht,sepse mbas ketij dhunimi ,vjen nje dhunim tjeter,me i eger,ai shpirteror,ku te gjithe e tregojn me gisht,si nje lloj akuze,pa kerkuar te mesojne te verteten e ndoshta mendojne:"Kush e di cfare ka bere...!"

    Shpesh ,grate jane te rrezikuara,pikerisht aty ku duhet te jene me te mbrojtura,aty ku ato presin siguri,dashuri,dhe beshtetje,brenda ne familja e tyre.
    Realiteti deshmon se familja eshte dhe vendi ku rrezikohet jeta e shumt prej tyre,ku ato perbuzen,fyhen,rrihen,perdhunohen,madje dhe vriten nga bashkeshortet.Keto gra perjetojne dhune njerezore dhe nuk arrin te ngrenje zerin dhe te vendosin te shpetojne nga dhenuesit.Dhuna ne familje eshte dukure mbareboterore dhe nuk mbetet jasht as Shqiperia.Si vend ballkanik,e ka prjetuar dhunen ne familje te ligjeruara edhe nga zakonet e trasheguara te vendit.Por tashme nuk mund te vazhdoje i njejti fenomen.Dhuna ne familje eshte nje dukuri diskrimnuese e gruas dhe si e tille ajo duhet luftuar ne te gjitha format e saj...
  16. Sweety el

    Sweety el Idhtar i forumit

    JETA IKEN SHPEJT

    Të jetosh, kushtimisht, në vetmi
    apo i /e bashkëdyzuar?
    të bësh jetën me koncept të ri
    mirë e mrë duhet studjuar.

    Të kesh përkrah e të bashkëjetosh
    me atë partner qe të lumturon,
    në jetëgjatësi do të fitosh
    këtë dhe shkenca e vërteton.

    Një simbiozë më shumë fiktive
    pa mirëkuptim e dashuri,
    është një rrëmujë krejt primitive
    pa progres dhe lumturi.

    Po s’ke partner qe të meriton
    qëndro siq zoti të ka falë,
    jeto ashtu siq vetë dëshiron
    mos lejo në këtë askush të ndalë.

    Sepse, jeta është vetëm e jotja
    e nuk zgjatë një mijë vjetë,
    vepro vetë siq vepron bota
    fatin tuaj përcakto vetë.

    Në vazhdimësi të diturit thonin:
    “gjithësekush me akran të tij”,
    jeten ata e përkufizonin
    si kohë që ikën me shpejtësi.

    Koha më brilante keqas të kalonte
    porsi të jetoje nën shkja,
    do të doja dikush të më tregonte
    dëm më të madh në këtë botë a ka?!

    JU LUTEM ! (si mëshkujve, ashtu edhe femërave) largohuni nga dhuna sepse pas çdo akti të kryer dhune, patjetër qe do të pasojë pendimi.
    Dhe unë, njerëzit të cilët ushtrojnë dhunë do t'i konsideroja si të mjerë për të cilët habitem dhe them:
    . . .
    "Një grimë fytyre njeriu
    përse nuk e kanë të gjorët?
    si të ishin andej, nga veriu
    janë të mjerët dhe mizorët".

    (... Mjeranët)
  17. gangsterja

    gangsterja Fillestar

    Dhuna ne familje nuk eshte specifike vetem ne shqiperi,por eshte e perhapur ne te gjithe boten.Dhuna familjare eshte nje model sjellje abuzive,kercenuese ose ndeshkuese te cilen meshkujt e perdorin ndaj partnereve te tyre te aferm per te vendosur ose shfaqur pushtetin dhe kontrollin mbi te tjeret;qe mund te jete bashkeshortja ideale ose ish bashkeshortja,te fejuarat te dashurat apo partneret e rastit.

    Ajo eshte nje sjellje qe mesohet per mes vezhgimit(sesi sillen me te medhe njte)dhe mbeshtetjes(kur shoqeria e perkrah dhe e konsideron dicka te zakonshme dhe normale) edhe brenda familjes edhe ne shoqeri.
    Ajo nuk shkaktohet nga shkaqe gjenetike ose nga semundje psiqike.Dhuna familjare perseritet sepse verehet qe ajo funksionon per te arritur qellimet per te cilat i shtrohet.Ky model sjellje i jep mundesi perseritesit te nenshtroje viktimen permes frikes e kercenimit.

    Nga ana tjeter arritja e bindjes nga viktima i nxit me teper abuzuesit te perdorin te tilla taktika kontrolli.Me e rendesishmja eshte se abuzuesit e perfocojne dhe gjejne mbeshtetje per sjelljen e tyre sepse ne mjaft shoqeri,nga saksionimi moralisht i tradites historike te mentalitetit se burri ka te drejten e kontrollit ne marredheniet me bashkeshorten dhe te drejten e perdorimit te forces per te arritur kete kontroll.

    Ne kuptimin me te pergjithshem dhuna ne familje dhe ajo ndaj grave eshte nje kombinim i faktoreve psikologjike, sociale dhe familjare qe krijojne sebashku atmosferen ne te cilat ndodhin abuzimet dhe ndikojne negativisht ne ndeshkimin e abuzuesve, duke manipuluar viktimat.

Shpërndajeni këtë faqe