Momente interesante nga Historia Boterore

Diskutime tek 'Historia Boterore' filluar nga n00b, 29 Sep 2014.

  1. n00b

    n00b Forumium maestatis

    Bomba e pare atomike u detonua ne 16 korrik 1945, ne zonen e testimeve ne Trinity, New Mexico.

    Oppenheimer, ne nje interviste me vone, duke komentuar reagimet e krijuesve te bombes, tha se ai moment i kujtoi nje pjese nga vepra epike Bhagavad Gita nga e cila citoi dhe shprehjen e famshme:

    "Now I am become Death, the destroyer of worlds."

     
    Monroe and Al-Punk like this.
  2. n00b

    n00b Forumium maestatis

    Armepushimi i Krishtlindjes se 1914.

    Armepushimi, jo-zyrtar, pergjate frontit perendimor, ne Luften e Pare Boterore i cili u mbajt gjate javes se krishtlindjeve ku ushtaret Gjermane dhe Angleze kendonin ne llogoret e tyre kenget tradicionale te festes. Tensioni i luftes ishte ulur deri ne piken ku ushtaret afroheshin ne llogoret e armikut per te shkembyer dhurata.



    burimi: Christmas Truce
     
    Monroe, gurax, scadarsko and 2 others like this.
  3. gurax

    gurax Pan ignoramus

    "Sigurisht qe njerezit nuk e duan luften. Pse do te doje te rrezikoje jeten nje qyqar i varfer fermer, ne nje lufte nga e cila gjeja me e mire qe mund t'i ndodhe eshte te kthehet i gjalle ne shtepi? Natyrisht qe njeriu i zakonshem nuk e do luften, as ne Rusi, as ne Angli, dhe sa per ate pune as ne Gjermani. Kjo eshte e kuptueshme. Por ne fund te fundit, jane drejtuesit e nje shteti ata qe percaktojne politikat dhe eshte e thjeshte te terhiqen turmat atje ku deshirohet, pavaresisht nese flitet per nje demokraci, apo diktature fashiste, apo parlament, apo diktature komuniste.

    Me ze apo pa ze, populli perhere mund te sillet qe te kryeje nevojat e drejtuesve. Kjo eshte gje e thjeshte. Ajo cfare duhet bere eshte t'u thuash se po sulmohen, dhe te akuzohen pacifistet per mungese patriotizmi dhe qe po rezikojne vendin. Eshte gjithmone po njesoj ne te tera vendet."

    -- Herman Goering, 1946
     
    Monroe and Alephh like this.
  4. Monroe

    Monroe Valoris scriptorum

    10 gratë që bënë histori

    [​IMG]
    Megjithëse të eklipsuara nga historia, gratë, në shumë raste kanë përcaktuar momente të rëndësishme të historisë botërore me shpikjet, betejat, librat dhe sipërmarrjet e tyre.

    Ndër emrat që kanë bërë histori janë Maud Wagner, tatuazheria e parë grua në botë, në vitin 1904. Më tej, vjen Annette Kellerman, notarja që ishte nga të parat gra që përdori kostumin e banjës, gjë për të cilën u arrestua më pas u arrestua, pasi guxoi të bëjë edhe një foto në fillim të shekullit të kaluar.

    Sarla Thakral është pilotja e pare indiane, ashtu si Sabiha Gökçen, pilotja e parë e avionëve sulmues.

    Margaret Bourke-White ishte gazetaria dhe fotografja e parë grua që mori leje nga ish-Bashkimi Sovjetik për të realizuar një reportazh për zhvillimin industrial të vendit të parë socialist në botë.

    E pranishme në listëc është edhe heroina e rezistencës frënge, Simone Segouin, e cila, edhe pse as njëzet vjeç, arriti të zërë rob 25 nazistë.
    Po ashtu, këtu listohet edhe Annie Lumpkins, aktiviste për të drejtat e njeriut në SHBA në vitet ’60 të shekullit të njëzet.

    Në fund janë Ellen O’Neal, një nga të parat femra lojtare në skateboard në botë, 24-vjeçarja Elspeth Beard, e cila arriti për herë të parë të bëjë xhiron e botës me motoçikletë dhe Anna Lee Fisher, e para grua nënë që u hodh në atmosferë.
    Jashtë serie është edhe një grua e moshuar armene, e cila, në moshën 106-vjeçare është fotografuar me armë në dorë për të mbrojtur vendin e saj.
     
    Last edited by a moderator: 5 Dec 2015
    gurax and Alephh like this.

Shpërndajeni këtë faqe