Momente...

Diskutime tek 'Letërsia' filluar nga Goca, 12 Nov 2003.

  1. bebi

    bebi Primus registratum

    Re: Momente...

    dola perjashta. kishte fillu nji shi i imet, por q* m'prit'te n'gjoks. ecsha me hapa te kadalte, e shiun e pranosha ne fytyre e trup si sheje ndeshkimit. nuk e di as un pse e ndisha ket nevoje kontaktit me shiun, as pse mu dukte her ndeshkim e her deshire... afrova pulsin e dores te hunda tuj mbyll syt. kam perdor parfumin tand, kshtu baj prej mallit... ky parfum m'ban me mendu lirisht per lkuren tande, i cliron tana vetegjykimet...

    * * *

    cingarja asht kuq prej flaket e ajo e kuqja 19 vjecare po m'ban shoqni.
    qe edhe nji moment tjeter.
     
  2. doktoresha

    doktoresha Primus registratum

    Re: Momente...

    mall...qe me con ngahere rruges se limonave...dhe pse eshte nje kohe e persosur per te shijuar hurma farezeza...eh....jane te hidhur limonat tani...malli...me con rruges se limonave ende te paembelsuar...
    me ka marre malli te vij rruges tende...rruges se detit dhe reres qe shkelqen si mijra copeza qielli te thyera buze tij....
    nuk jam thyer...ne ate qe ndjej per ty..
     
  3. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Re: Momente...

    His mind abhorring this had fix'd her throne
    Far from the world, in regions of her own:
    Thus coldly passing all that pass'd below,
    His blood in temperate seeming now would flow:
    Ah! happier if it ne'er with guilt had glow'd,
    But ever in that icy smoothness flow'd!
    It is true, with other men their path he walk'd,
    And like the rest in seeming did and talk'd,
    Nor outrag'd Reason's rules by flaw nor start,
    His madness was not of the head, but heart;
    And rarely wander'd in his speech, or drew
    His thoughts so forth as to offend the view.
     
  4. bebivogel

    bebivogel Forumium maestatis

    Re: Momente...

    /pf/images/graemlins/frown.gif
     
  5. alinos

    alinos Forumium maestatis

    Re: Momente...

    aeroplani ra. Mua sa me trembi, por zuri disa viktima te pafajshme nen vete, ndersa ti ikje ne horizont... nje moment i ndjere por jo i jetuar. Vuaj per viktimat e pafajshme, sepse ty te arrij ne nje moment tjeter... po e ktheve koken prapa, thua do te thote se po me pret?
     
  6. Eri

    Eri Primus registratum

    Re: Momente...

    Rrethohem nga gjallesa qe shpirtin ma ngjyosin. Drite qe erresiren deperton. Buze qe qeshni embel mbi ate cka drita ofron. Dhe shpirti im qe qesh se bashku me buzet. Dhe i qete leviz kete pjese rruge qe kohes i perket. Mekate te gjalla qe me fryme me mbushni. Kam ftohte dhe kam frike te ftohem.
    Ju urrej, parazite, se trupin me beni te me kruhet. Mbi uje hedh veshtrimin dhe mundohem te shoh veten. Here dukem i qete dhe paqe rrezatoj. Here tjeter behem tym dhe ne ajer shperndahem. O Zot te lutem ruaji se semundje i shkaktoj. Semundje vdekjeprurese. Largqofte. Qesh shemtuar ketu mbi krevat. Dhe mbi te shkarkoj gjithcka qe shpirtin ma ngjyros.

    JA KUSHTOJ SHOKEVE TE MI.
     
  7. Eri

    Eri Primus registratum

    Re: Momente...

    Nate e bekuara nate. Mendimet mi perplas mbi ftyre. Impulse mishi qe perkohshem kaloni dhe mbi shpirt leni gjurme zvarranike qe kerkojne te dalin nga trupi. I forte jam. Shume i forte. Dhe vigan qendroj mbi ju o njerez kalimtare. Dashuria ime eshte jeta ime. Se bashku me te eci dhe une ne kete rruge. Atje tej shoh meshire. Dhe keshtu asaj i lutem qe forces time ti japi te pamposhtmen. Meshira ime eshte forca ime. Ndaj dhe jam i pamposhtur. Juve o njerez po ju le mekatet. Hidhni tej veshtrimin tuaj dhe meshiren do shihni. Dashuria juaj eshte jeta juaj.

    NDERSA KETE JA KUSHTOJ ZOTIT
     
  8. cate

    cate Primus registratum

    Re: Momente...

    shi dhe shi, jashte sikur te mos mjaftonin pikat e lotit mbi lekure, dhe qielli derdh pikat e lotit mbi mua, u laga e tera,
    po sec ndjej liri kur me lag shiu , ndoshta sepse nuk kam arsye pse te kaloj anes pallateve o vrapoj o kerkoj nje strehe, tashme jam lagur, jam lagur ne gjithe trupin, ne brendesi dhe jashte. nuk dua te mendoj, e me shume e them dhe me shume me ndjek hija jote, e di qe tani nuk je ti, me dukesh i huaj kur perballem me qenien tende, perkundrazi provoj nje shije jo te embel. perseri kur largohem, kthej shpinen me ndjek prapa me nje ngjyre pa jete por je prape ketu prane, pa arsye e sens.
    do te doja.... e cuditshme sepse kam arritur te mos di se cdua, ose dua asgje, vakum, boshllek, dua te rri ulur diku lart ne nje maje te shijoj ajrin jo te ndotur nga ispirmimi i qenjeve te ngjashme me ty, kam deshire te shoh deboren e bardhe, me mungon ajo lloj bardhesie. po shprehesha diku dhe nga buzet e mia dilnin rrokje fjalesh te thena per te shprehur kush je ti tani per mua, u ndalova ne mes te frazes dhe humba ne nje fraze tjeter qe shprehte mosbesim tek ato qe thoja me pare, nuk dua te besoj nje realitet qe shoh, ti them te zezes te bardhe. u cudita dhe fillova te qesh. dhe shanset u mbaruan.
     
  9. peson

    peson Primus registratum

    Re: Momente...

    uau
    :thumbsup:
     
  10. abs

    abs nuk e di...

    Re: Momente...

    Ne ate shesh me form kuadrat, se imagjinoja qe diagonalja, do kthehej ne nje kufi bashkimi.
    Hapat e shpejt ne fluturimin e nje zogu ,si nje shigjete fluturuan ne pushtim.
    Dy krahe te vegjel, u zgjaten vetetimthi ne shtergim e mbyllen aty ishullin e zemres.
    Fjalet e thena ne vesh, jehuan pafundsisht.
    Ne ate moment, hyre pa trokitur e celsin e hodhe ne det, ti dhe vetem ti!

    [​IMG]


    ----------------------

    :wub:
     
  11. renata

    renata Forumium praecox

    Re: Momente...

    Copeza kujtimesh vertiten ne mendje,dhe une aktorja e ketyre imazheve te paqarta e te turbullta mundohem te rendis pas shume kohesh ne menyre racionale cfare ka ndodhur qe ka ndryshuar krejtesisht menyren time te perceptuarit te gjerave dhe ne vecanti te ndjenjave.Me shpeton nganje buzeqeshje e hidhur si rizim helmi e per te qindten here i them vetes "ke bere shume zhurme per asgje".
    Kisha prekur cakun me te thelle te dobesise,sikur qenia ime ishte plogeshtuar,me shume se plogeshtuar plagosur rende,e dukej sikur kthimi ne normalitet ishte i pamundur.Sepse pergjithsisht normaliteti per personin tim ka qene paksa i huaj,sepse isha mesuar t'i perjetoja gjerat ne menyre te ekzagjeruar.Edhe kur mungonin emocionet e forta i sajoja vete sepse me trembte normaliteti.Kurse sot eshte pikerisht ai qe me ben te lumtur.Nje rruge e mesme eshte gjithmone shpetimtare.
    Kam mesuar te hesht,t'ia derdh sinqeritetin shpirtit,mos t'i kursej buzeqeshjet.Ka kohe qe nuk derdh lot per asgje dhe kjo eshte fitore e madhe,ka kohe qe dua te bej paqe me te shkuaren e t'i buzeqesh edhe atyre qe me kane lenduar me dashje ose padashje.Nje gje kam arritur te zbuloj brenda vetes.Me gjithe perparimet e bera nuk do arrij kurre te jem e kenaqur prej vetes,e di qe nuk do pushoj se kritikuari veten,e di qe do jem shpirt i trazuar edhe pse jetoj normalitetin si dhuraten me te bukur te momentit.
    Ndoshta me vjen pak keq per personin tim te dikurshem,ajo nuk do jem me,ndjehem me e forte,por mua e te tjeret do t'i marre malli per te voglen e te parrituren...Neser do jem akoma me e rritur.Si do jete normaliteti neser?
     
  12. Danae

    Danae Primus registratum

    Re: Momente...

    Peisazhi ishte i akullt,dhjetor,e ne malet e zhveshura cfare do dukej me fort se ftohtesia qe mbartnin nga gjelberimi zhveshur.Ktheu koken e i pa,ashtu e vogel me mendimin e njeriut ne vete,me gjithe akullin malin e zhveshur e ndiente larg,e kish patur sa here ndermend dhe ja i ish afruar qe ta shikonte,me mendimin se ditet e ftohta te dimrit te dhjetorit gjithcka ishte teper e ngurte per te lazdruar si ne pranvere.
    dimri kish shije te ftohte por te mprehte,era e ftohte ish ajo qe ish pa patur nevojen te justifikohej,ish e ftohte dhe kaq,e mali pa rroba jeshile ish lakuriq,e ja kjo ish arsyeja e udhetimit te shihte malin lakuriq,malin pa shijen e pranveres qe i jepte nje personalitet tjeter.
    Mali lakuriq ishte i ftohte por i vertete.
    akulli i depertoi thelle,por nuk ngjante me tjeter vecse me ndjesine e kendshme te zgjimit nga nje gjume i gjate dhe shume i nxehte,nxehtesia qe te turbullonte mendte e te corodiste pa kuptuar.
    Vizioni i malit kesaj here ishte real,nje tejdukshmeri e qelqte mbi rrezet e shume diteve me diell.
    Ti,i tha mali je kokeforte.
    e vertete kuptoi se mali kish patur te drejte,pavaresisht se kish kuptuar shume pak.
     
  13. alinos

    alinos Forumium maestatis

    Re: Momente...

    ...dhe bora ra e u be perseri ftohte...
     
  14. Goca

    Goca Primus registratum

    Re: Momente...

    E sot ne mengjes shndriste dielli,perseri.I bukur dielli mashtrues pranveror.I bukur vjet, me i bukur kete vit. Kam filluar ta shoh me sy te mire, ndonese pakez mashtrues, genjeshtar e i pacipe. Ku hyn dielli, nuk hyn mjeku... /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  15. SyZeza

    SyZeza Grupi i të moçmëve!

    Re: Momente...

    ne kete moment,endem,kerkoj.. ate fikun qe me 22 shkurt i shkelqen dielli i "pranveres" /pf/images/graemlins/laugh.gif

    ta haje e mira ta haje,ku je moj pranvere,ne c'fusha me fiq ke qendruar valle? /pf/images/graemlins/laugh.gif s'te vjen keq per mua? s'te vjen mall per djall? /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif

    .... moment

    .
     
  16. Urim Nerguti

    Urim Nerguti Primus registratum

    Re: Momente...

    Në pritje... në pritje të çfarë ? Po ja, të një çasti ku koha ndalet, ku e ardhmja kthen mbrapsht, ku e shkuara vdes nga skamja, ku e tashmja mbretëron e vetme, krejt e gëzuar, e harlisur pas një fjale që del nga buzët e yllit që endet shpenguar pa e ditur ç'e pret... djegia, tretja, fikja, por sa gëzim ! Tani kur koha ndalet, ai i gëzohet dritës që ai lëshon, lumturisë që ai sjell në zemrën e dikujt që e ka pikasur dhe e ndjek me sy... Dhe kjo e bën yllin të jetë, për një çast, ylli më i bukur i qiellit... Sa bukur është të dashurosh një yll !
     
  17. neo2002

    neo2002 Primus registratum

    Re: Momente...

    Marrë nga "Lista e Fundit" - Jorma Maria Loci

    Kur u ngritëm filluan të binin pikat e para të shiut. Ishte një shi i imët, i butë dhe i ngadaltë. Ledit filluan t’i lageshin flokët, pastaj buzët dhe dora e saj rrëshkiti ngadalë mbi timen. Po kalonim përbri Piramidës. Shiu qe bërë më i dendur dhe ne ishim shkrirë brenda tij, duke u bërë një pjesë e vetme, e lagësht, njëri trup ngjitur tek tjetri. Buzët, duart, flokët e saj përshkonin si në një ëndërr fytyrën time. Toka e lagur, gjethet e zverdhura dhe shiu qenë përzjerë në një aromë të lehtë pjeshke që depërtonte edhe më dehëse me çdo puthje, prekje dhe frymëmarrje.


    Ky libër më ka hyrë mjaft në zemër. Herë tjetër mund t'ju sjell momente të tjera prej tij.
     
  18. Urim Nerguti

    Urim Nerguti Primus registratum

    Re: Momente...

    Pezull, shtypje e fortë në gjoks... Ç'të jetë vallë ? Një degjenerim mendor, një shenjë e fikjes që n'a pret ? Eh, e kush po pyet për emrat që mund të vihen ? Ja kështu është dhe kaq. Nxjerrje fryme e rënduar, gishta që dridhen, dhe sy të hutuar, që nuk ndalen askund... por diku aty ato pikasin armikun tim të përjetshëm... Cili është ky armik, do thoni ju ? Eh po ja, vetëm një armik kemi ne, vetveten tonë, të dalur para nesh nja tre metra duke mbajtur brinjët me dorë nga të qeshurit për mjerimin tonë, për skamjen tonë... Ok, miku im (tani i them miku im sepse jam mësuar me të, dhe bile kohët e fundit ka filluar t'i vijë keq për mua), mund të qeshësh, dhe fort madje, sepse kësaj rradhe ka mundësi të qesh dhe unë... nga "lumturia" e të qenurit kaq i lehtë, kaq i pa peshë, për të fluturuar (fluturuar i thënçin, më mirë të themi për t'u lënë fluturuar) andej-këndej, pa asnjë kokëçarje, pa asnjë hije të ndonjë rreziku të mëvonshëm... Sa mirë o njerëz, të jesh pa një vendbanim, pa një "në shtëpi tënden", ku çdo ditë që vjen të përshëndet vetëm kalimthi, sepse "normalisht" ajo është aty vetëm për njerëzit që janë "tek vetja e tyre", e kështu... duhet shkelur syri për të bërë kuptuar që ja, iku dhe një ditë... Et voilà, nous y sommes... rrotull e rrotull, e pa guxuar të shohim ditën në sy... domosdo, drita është tepër e fortë, e bërë për të fortët kuptohet, mjerë të dobëtit, bile pse jo : Poshtë të dobëtit ! Edhe pastaj, asgjë, asgjë prej gjëje deri në një takim të ri me pothuajse asgjënë, dhe pastaj tourner rond, në kapje të cepit të rrethit... dhe dihet kjo, huq... mos u lodhni, sa herë t'ia bëni kësaj provën, aq herë do bindeni që kur kërkojmë aty ku nuk gjendet, të vetmen gjë që do të gjejmë është vetë kërkimi... Ç'ironi ! Të kërkosh gjithçka përveç kërkimit dhe të biesh tek ky kërkim, ky është kulmi ! Kulmi i verbimit nga drita tejet e fortë... Çudi, që edhe drita të fshehë njëlloj sa dhe terri, kjo të bën të dyshosh që tani, në këtë moment madje, në orën 02.13 të datës 02 Mars 2005, bën ditë siç asnjëherë tjetër... Ok, ika se nuk po kuptoj asgjë...
     
  19. abs

    abs nuk e di...

    Re: Momente...

    Sa kisha enderruar te te perjetoja live Errsire…
    momenti erdhi, i pa planifikuar,organizuar. Erdhi komplet spontan.
    Errsire, pis e zeze. Ne mes te nje hapsire pafund e mbyllur ne nje Toyota Land Cruiser te `shihja,ndieja,kapja`vrojtueshem.
    Ndieva shtypje te forte ne gjoks.
    Me pushtoi fuqishem tek merrja fryme kursyeshem.
    Figura te pakapshme e te panumerta sysh dhe gojesh me permbajtje emocionesh te shumellojshme vallzonin shurdhueshem ne kte hapsire pis te zeze.
    E zhurmshme heshtje nate, ne ate Moment gjurmelenes...


    --------------------

    ne udhtim...
     
  20. bebi

    bebi Primus registratum

    Re: Momente...

    Una volta scrivevo tanto semplicemente xke mi sembrava d avere milioni d cose da dire. Anke 1 viaggio in treno o in metropolitana era il pretesto per raccontare il mondo ke mi stava intorno, quello ke mi stava dentro e quello ke mi sarebbe piaciuto.
    Ora nn e' ke nn ho + cose da dire, anzi, viaggio abbastanza e vedo xsone d ogni tipo, foggia e colore, tante ke varrebbero la pena essere raccontate, semplicemente nn ho + voglia d scriverlo, xke' mi sento come se il mercato fosse inflazionato. SIII PROPRIO COSI!!!!
    e allora mi passa la voglia. come quando vado da 'harrison music' e vedo un poster d JiM Morrison ke mi piace ma nn lo prendo "xke' se c'e' da harris ce l'hanno potenzialmente tutti", o come un polo carino d ralph lauren o lacoste. bello SIII, ma reperibile ovunque. e allora nn ci sto, voglio ke le cose siano solo mie!!!
     

Shpërndajeni këtë faqe