Muzika e lehte shqiptare drejt zhdukjes.A jeni dakord?

Diskutime tek 'Muzika' filluar nga Mironis, 7 Jul 2003.

  1. Mironis

    Mironis Primus registratum

    Muzika e lehte shqiptare drejt zhdukjes.A jeni dakord?

    Po e hap kete teme se kam mjaft gjera per tiu treguar,por si fillim po bej nje sondazh me ju.A po zhduket muzika e lehte shqiptare?!

    Miron Kotani.
     
  2. eva velia

    eva velia Primus registratum

    Re: Muzika e lehte shqiptare drejt zhdukjes.A jeni dakord?

    Ke shume te drejte, ne treg gjen gjithfare lloj stilesh, arabe, indiane, greke, turke, italiane, te jitha keto te kenduara ne shqip sigurisht, qe i marrte mira ata qe i inçizojne, se kenget qe degjome ne radio apo televizor s'kane asgje nga muzika e mirefillte shqiptare. Sa mire.....bukur shume....
     
  3. VIMAR

    VIMAR Forumium praecox

    Re: Muzika e lehte shqiptare drejt zhdukjes.A jeni dakord?

    Nuk jam i mendimit se po zhduket. thjesht ka evoluar me kohen dhe kjo eshte nje gje mese normale. Eshte e vertete qe ekzistojne ne treg kenge te tilla me motive arabe apo greke te kthyera ne shqip gje qe per mua eshte skandaloze.

    Keto jane funderrina e muzikes shqiptare! Pale pastaj kur degjn kenge te Riki Martin ne Shqip apo te Gigi D'Alesio.

    Per fat te keq keto lloj kengesh kane komercialeitet te madh sepse shumica e njerezve nuk i hyne aq "thelle" qe keto kenge skane pike vlere dhe jane thjesht kopjim po thjesht i degjojne. Kjo ka sjelle qe te kete nje BOOOM te shtimit te kengeve te tilla ne Treg!

    Megjithate persa i perket muzikes se lehte shqiptare por paksa me moderne nga ajo e disa viteve me para mendoj se ka kenge te tilla mjaft cilesore. Mjafton te permendim kenget e festivalit "Kenga Magjike" apo ato te Top Albania Radios! Tendenca ne kthim ne kenge ritmike nuk me duket e keqe ndersa jam absolutisht kunder kengeve te pershkruara me lart!
     
  4. Alesio

    Alesio Primus registratum

    Re: Muzika e lehte shqiptare drejt zhdukjes.A jeni dakord?

    Muzika e lehte eshte ne zhdukje e siper sepse vete adhuruesit e saj e kane anashkaluar.
    Domethene menyren e te degjuarit e kane nderruar.
    Kjo duket qarte kur mendon se sa kengetare merren me muzike te lehte.
    Eshte per te ardhur keq qe po vdes ajo muzike me tradit te shkelqyer ne vendin tone.
    Dhe te vjen cudi se si njerzit pelqejne me shume
    muziken e vjedhur,
    apo muziken e perdhunuar nga disa tipa qe e bejne veten kengetar pa kryer asnje shkolle muzike apo ndonje gje te tille.
    Eshte turp qe ne te dehurit pas muzikes te pajtohemi me ate qe po ndodh sot me muziken Shqiptare qofte e lehte apo popullore.
    Une pashe ne nje kaset video disa videoklipe nga disa kengetare qe nuk dinin te ecnin normal ne rruge
    apo veshjet e tyre qe dukeshin me te vertet skandal.
    Te vjen keq qe erdhi dita e (LLAMARINAVE)
    nese mund ti quaj keshtu disa nga kengetaret e ri qe kane dale sote dhe shfaqin talentin e tyre
    duke rrahur njera me tjetren 2 - 3 llamarina ne menyre qe te krijojne TINGULLIN qe ne e adhurojme aq shume!!!!
    Nje njeri qe nuk di te bleje nje pale PANTOLLONA sic i vine per shtat nuk duhet te quhet ARTIST!!!
    Ne gabojme por gabimin me te madh e kane shtepite muzikore qe merren me leckamane vetem per pak para te ndyra.
    NGA EMRA TE NDERUAR TE MUZIKES SONE SHQIPE QE ISHIN ME PARE
    KENGETARET E SOTEM U SHNDERRUAN NE EMRA TE FELLIQUR TE KULTURES SONE.
     
  5. genci#2

    genci#2 Primus registratum

    Re: Muzika e lehte shqiptare drejt zhdukjes.A jeni dakord?

    kjo eshte klientela ne shqiperi, e keta jane artistet. nuk eshte elegante kjo qe them, por kjo eshte aresyeja, ne tregun e lire. po t' i hedhesh nje sy jetes politike, ndodh e njejta gje. une keshtu mendoj.
     
  6. Alesio

    Alesio Primus registratum

    Re: Muzika e lehte shqiptare drejt zhdukjes.A jeni dakord?

    Pershendetje Genci.
    Ke gjetur nje pershtatje interesante dhe origjinale.
    Shendet.
     
  7. genci#2

    genci#2 Primus registratum

    Re: Muzika e lehte shqiptare drejt zhdukjes.A jeni dakord?

    hey! /pf/images/graemlins/wink.gif
     
  8. pmo

    pmo Primus registratum

    Re: Muzika e lehte shqiptare drejt zhdukjes.A jeni dakord?

    genti, per mua ka edhe nje klientele tjeter ne shqiperi, qe nuk ben zhurme andej kendej, por thjesht blen (apo downloadon) muziken qe deshiron dhe e degjon per qejf te vet.

    personalisht, shumica e atyre qe njoh ne shqiperi krijojne ose blejne muzike jo-komerciale dhe interesante...

    pm
     
  9. genci#2

    genci#2 Primus registratum

    Re: Muzika e lehte shqiptare drejt zhdukjes.A jeni dakord?

    sigurisht, pmo! siç ka qene gjithmone, dmth nje pjese ndjek pasionet kunder rrymes.
    e di ç' me ndodhi nje here? shkova ne shqiperi e hyra ne nje dyqan cd e mc, ku para nja 1 viti kisha blere nja 5 mc me jugosllave. kur i kerkova nja dy-tre te tjera, sa s' u fut poshte banakut. ishte periudha qe po fillonte rremuja ne kosove. nuk kemi me tha. po para nje viti kishit i thashe . rrinte me goje mbyllur, s' dinte ç' te thoshte, as te pergenjeshtronte e as te pohonte. nuk ka lidhje me temen, mbase por me tregun po. dmth qe eshte prehe e ndjenjave me te fundit te klienteles.
     

Shpërndajeni këtë faqe