Muzika klasike

Diskutime tek 'Muzika' filluar nga Ema, 4 Nov 2002.

  1. Besnik Bleta

    Besnik Bleta Anëtar

    Re: Muzika klasike

    Vërejtja ime nuk synonte një klasifikim të ri për rryma të muzikës klasike.
    Thjesht, gjithçka duhet quajtur me emrin e vet se ndryshe shpie në keqkuptime. Nëse dal rrugës edhe bërtas që Van Morrison është kompozitori më i mirë i shekullit të XVII, ose do tallen me mua ose do më japin postin e drejtorit të vatrës së kulturës, varet se në cilën rrugë bërtas.
    Për hir të së vërtetës, kam dëgjuar vetëm një frgment nga kolona zanore e "Gladiator"-it dhe mbase tingëllon vërtet afër me repertorin tradicional klasik.
    Ajo që nuk më tingëllon mirë është, mundësia që njerëzit të prezantohen me muzikën klasike përmes Hollywood-it, duke harruar që Hollywood është në radhë të parë dhe rëndshëm industri filmi dhe jo muzike klasike.
    Nuk di të jap një përkufizim për muzikën klasike...
  2. RediRock

    RediRock Fillestar

    Re: Muzika klasike

    jam cuditur jashte mase por dhe jam kenaqur nga fakti qe shume rryma te ndryshme te muzikes moderne kane gjetur dhe vazhdojne te gjejne inspirim ne muziken klasike. e fundit fare qe kam degjuar, ishte nje kenge e NAS (nje nga rrepistet me te mire te koheve te fundit) ne albumin e tij te fundit GODSON. titulli i kenges me duket se eshte BE WHAT I WANNA BE dhe ai ka nje kor femijesh qe kendojne refrenin, kurse gjate gjithe kohes qe ai ben rrep, ritmi eshte i marre nga PER ELISE e bethovenit, dhe pak i pershpejtuar ne tempo. jashte mase surprizues, vecanerisht te gjesh bethovenin ne mes te NYC gangsta rap.
  3. glamdring

    glamdring Anëtar

    Re: Muzika klasike

    Nuk dua te ta prish entuaziazmin dhe nese gangsterrat e NY te sjellin me afer muzikes klasike, ashtu qofte, POR ate qe gangot dhe repistet e NY bejne eshte perdhunim i muzikes klasike...
  4. RediRock

    RediRock Fillestar

    Re: Muzika klasike

    me fal or mik vllai por ku e lexove ti se gangsterrat e NY me sjellin me afer muzikes klasike. klasiken e kam patur afer me kohe une i dashur sepse TOB e kam patur si shtepi e dyte, dhe nuk me ka humbur asnje shfaqje. sa per dijeni, gjithashtu vij nga familje muzikantesh, ku babai ka mbaruar konservatorin, dhe pjanon ne shtepi e kam patur tere jeten (dhe me beso, nuk rrinte aty te zente pluhur). postimi im thoshte qe muzika klasike eshte kaq inspiruese, klasike dhe kontemporale ne te njejten kohe sa pothuajse cdo rryme tjeter, perfshire rrepin (qe eshte me kilometra larg muzikes klasike) ka gjetur dhe vazhdon te gjeje baze inspirimi tek kjo muzike. gjithashtu te keshilloj te mos vleresosh gje pa i degjuar me pare. ti duket sikur i ke vene detyre vetes ti tregosh cdokujt cfare te mendoje dhe si te vleresoje muziken por lene fare se e ke kot. pershendetje ne Do maxhor.
  5. glamdring

    glamdring Anëtar

    Re: Muzika klasike

    eshte rradha ime per te kerkuar falje. postimi i mesiperm nuk kishte per qellim te te ofendonte.

    e kisha llafin per ato muzikante shterpe qe perdorin muziken klasike dhe i veshin ca vargje qe ne pjesen me te madhe te rasteve nuk kane kuptim, rrisin ose ulin tempon dhe pastaj bejne nje kenge qe shet miliona kopje. ky eshte perdhunimi i muzikes klasike. te pakten sipas mendimit tim.

    me vjen keq edhe nje here nese postimi im i meparshem te ofendoi. nuk ishte qellimi im.
  6. Maria Antoinette

    Maria Antoinette Fillestar

    Re: Muzika klasike

    PEr muziken klasike do te preferoja qe te dikutoja nenje menyre tjeter fare.......Megjithate me aq sa kuptoj une nga ajo nuk mund te flitet kurre per nje kompozitor te preferuar....Ajo vleresohet ne baze te gjendje tenden shume shpesh mund te te terheqin klasiket aq sa ne shume caste medituese mund te te terheqin baroket.....Por askush nuk mund te te ndaloje qe pas disa ditesh te ndiesh e frymezuar nga romantiket vetem e vetem sepse ne ato momente jeta jote ka shperthyer ne nje lumturi te papermbajteshme dhe te trishte njekohesisht sa drejtohesh tek ajo muzike per tu prehur.....Sa gjate do te duhet te diskutonim per muziken klasike sikur mosha jone dhe ketu i drejtohem atij grupmoshe nga 20 -30, ta degjonte pak me shume per te kuptuar efektet e saja te verteta mbi jeten tone te perditshme....
  7. avni

    avni Fillestar

    Re: Muzika klasike

    -edituar-
  8. Besnik Bleta

    Besnik Bleta Anëtar

    Re: Muzika klasike

    Prandaj s'ju do njeri ju shkodranve, se doni me fol edhe ahere kur s'keni gja me thanë.
  9. ALSO

    ALSO Fillestar

    Re: Muzika klasike

    vagner!!vagner!!Do ju rekomandoja ju lexuesve te ketyre rreshtave,te gjeni kohe dhe momentin e duhur per ta degjuar,KETE,gjeni,kaq te perfolur dhe te keqkuptuar!
  10. atman

    atman Anëtar aktiv

    Re: Muzika klasike

    Te arrish ne konkluzione se muzika Rap rrjedh e bazohet tek muzika klasike, eshte pak me shume se nje lapsus. Te shfrytezosh pjese nga ndonje opera apo uverture, apo sinfoni etj, nuk do te thote se ajo muzike ka lindur prej tjetres. Ne rastin e nje kenge rap qe brenda saj ka motive apo gjithe Per Elizen mua me duket se kemi nje spekullim muzikor i bere nga ata qe nuk u intereson aq shume muzika, arti, se sa tregu. Prejardhja e muzikes Rap dihet. Mjafton te besh nje lidhje logjike te muzikes se shekullit te kaluar(20) per te arritur deri ketu.
    Persa i perket muzikes klasike, une jam pjeserisht dakort me mendimin se ketu me shume se kudo bejne vend preferencat personale. Thashe pjeserisht, sepse ne muziken klasike qe sot eshte kristalizuar si forme arti qe i perket nje periudhe te caktuar historike, pra ne ate muzike ka autore qe jane ne menyre absolute mbi te tjeret.
    Me i madhi i muzikes klasike mbetet Bethoven. Dhe kur shkruaj keto fjale nuk bej nje deklarate personale, por perciell zerin e kritikes boterore. Ka kritere te veçanta mbi bazen e te cilave behen keto vleresime.
    Bethoven eshte i vetmi muzikant qe ka arritur ne muzike te MADHERISHMEN si kategori estetike. Te tjeret me gjithe meritat e tyre, sepse kemi te bejme me nje mozaik shume te bukur nese i renditim emrat, pra te tjeret kane arritur deri tek e BUKURA.
    Nje njeri me nje kulture te mjaftueshme muzikore, (une bej pjese ketu, edhe pse degjoj shume prej tyre dhe me pelqejne natyrisht, por pretendimet e mia nuk jane as ato te nje studiozi te muzikes e natyrisht as edhe ato te nje krijuese, pra muzikanti) nje njeri qe ka njohuri modeste, natyrisht eshte e kote qe te filloje e ngreje monument per njerin apo zbrese tjetrin ne emer te nje mendimi teper persona i cili ne te shumten e rasteve mbetet medioker.
    Degjojme, kenaqemi, pervetesojme, dhe transmetojme mbresat qe na le nje muzike e tille. A nuk eshte kjo e mjaftueshme pa u futur ne diskutime se kush di me shume e kush me pak?
  11. Besnik Bleta

    Besnik Bleta Anëtar

    Re: Muzika klasike

    Beethoven-i më i madhi i muzikës klasike? Ah, po, se Bach-u është i gjithë muzikës!
  12. mi corazon

    mi corazon Anëtar

    Re: Muzika klasike

    Shume mire bejne qe permendin emrat dhe pjeset muzikore me te pelqyera. Kjo ben qe edhe ne qofte se nuk ke degjuar ndonje prej tyre........ke shancin ti degjosh. Atehere do ta kuptosh se kush eshte shkaku i pasionit, i pasqyruar ne shkrimet e tyre
  13. glamdring

    glamdring Anëtar

    Re: Muzika klasike

    Mi Corazon, mbase duhet ta lexosh edhe nje here ate postimin tim.
  14. Guest

    Re: Muzika klasike

    Brahms - piano concerto no.2 in B flat major, Op. 83
  15. atman

    atman Anëtar aktiv

    Re: Muzika klasike

    Per Bleten, me sa duket deshirat dhe shijet tende personale i merr per te verteta, apo i konsideron si vlera te pakundershtueshme. Nuk e di se çfare ke studiuar, apo me se merresh ne jete, pune per ty, por te vesh ne diskutim bethovenin m,e duket se del jashte kultures muzikore dhe per me teper ate qe ti pretendon se e njeh mire.
    Nese njeh ligjet e artit, bazen dhe kriteret mbi te cilat behen vleresimet e ndryshme ne rastin tone ne muzike, duhet te dish, po e theksoj edhe njehere se i vetmi muzikant qe ka arritur te MADHERISHMEN si kategori esktetike,eshte Bethoven.
    Te tjeret kane arritur deri tek e bukura por nuk jane ngjitur ne ate lartesi ku u ngjit Bethoveni.
    Tek e fundit mendo e pelqe çfare te duash, ketu ne kete forum kam pasur rast te shoh shume mendime te cilat jane jashte çdo kuadri, dhe mendimi tend nuk me ben shume pershtypje.
  16. Eni_883

    Eni_883 Fillestar

    Re: Muzika klasike

    Carl Orff - Carmina Burana per mua eshte nje nga pjeset me madheshtore qe jane kompozuar. Ne vend te dyte Wagner - Ride of the Valkyries
  17. Besnik Bleta

    Besnik Bleta Anëtar

    Re: Muzika klasike

    Nuk vë në dyshim Bethovenin, në kuptimin e hedhjes poshtë të tij. (Mos më kujto kaq leshko).Por deklarimin që vetëm ai ka arritur të madhërishmen.
    Nuk asnjë ligj, asgjëkundi, aq më pak në muzikë, që përkufizon dhe lejon matjen e të Madhërishmes. Pra ti thjesht e konsideron Bethovenin si më të madhërishmin duke u nisur nga veshi dhe përvoja jote emocionale. Dhe këtu s'ka asgjë të keqe.

    Po të shkruaj renditjen e shtatë mrekullive të 1000 vjetëve të fundit në muzikë, sipas një ankete organizuar me lexuesit nga një nga revistat më të respektuara britanike për muzikën klasike, Classic CD, Janar 2000:
    (Revista nuk botohet më.)
    7. Moxart - Martesa e Figaros
    6. Handel - Mesiah
    5. Bah - Meshë në Si minor
    4. Vagner - Cikli i Unazës
    3. Stravinski - Riti i Pranverës
    2. Bethoven - Sinfoni Nr.9, Koralja e finales
    1. Bah - Pasioni i Shën Mateut

    Pa dyshim që edhe anketat janë subjektive. Në një tjetër testim tjetër po në Britani dhe po në atë kohë, ndër artistët që kanë ndikuar më shumë në muzikën e 1000 vjetëve të fundit tre të parët dolën Bah, Bethoven dhe Moxart. I katërti? Robbie Williams.
    Si përfundim, mos ngatërro nocione dhe metodologji shkencash ekzakte me muzikë sepse nuk del gjëkundi.
    Largoju paaaksa të madhërishmes. Do të të bëjë më të ndjeshëm ndaj nuancash të tjera me po aq fuqi emocionale sa edhe e madhërishmja. Hyjnorja për shembull.
  18. Besnik Bleta

    Besnik Bleta Anëtar

    Re: Muzika klasike

    Ah, harrova të të bëj të njohur se me se merrem në jetë: Shkruaj mesazhe në forume.
  19. gjekec

    gjekec Fillestar

    Re: Muzika klasike

    jashte teme
    Bej kujdes nuk te paralajmeroj me.

    [ 13. Shkurt 2003, 16:40: Mesazhi u ndryshua nga Blen[)i ]
  20. atman

    atman Anëtar aktiv

    Re: Muzika klasike

    Me sa kuptoj une ajo qe merr vesh ti eshte te renditesh emra duke menduar se ketu kemi te bejme me injorante te cileve mjafton tu besh nje liste emrash dhe impresionohen kaq shume sa nuk dine se ç'te bejne me.
    Jam shume i bindur se ajo qe bej une ka shume me teper vlere se ajo qe ben ti kudo qofsh.
    Sikurse jam i bindur se e njoh muziken klasike shume me mire. Dhe se njohurite e mia nuk bazohen deri tek nje shqise, por shume me teper.
    Tek e fundit perse duhet te diskutoj me nje megalloman? Humbje kohe dhe aq.

Share This Page