Na sugjeroni ndonje loje strategjike...

Diskutime tek 'Lojra te ndryshme' filluar nga Djali Adoloshent, 22 Aug 2015.

  1. Djali Adoloshent

    Djali Adoloshent Forumium maestatis

    Na sugjeroni ndonje loje strategjike si e-sim...
     
  2. MysteriousMan

    MysteriousMan Valoris scriptorum

    Play with girl
     
    Djali Adoloshent likes this.
  3. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Djali Adoloshent likes this.
  4. Al-Punk

    Al-Punk Still here

  5. Dreamer

    Dreamer Under the Dome

    StarCraft 1/2 (3 do dali tani) ose Diablo3 do te sygjeroja ;) edhe pse duhet nje Pc i "forte" te kesh tamam pamjet e duhura e nje monitor mundesisht "Oled" ;)
     
    Djali Adoloshent likes this.
  6. gurax

    gurax Pan ignoramus

    EVE Online

    Nje poster i kesaj loje eshte ky:
    [​IMG]


    Nje screenshot gjate tutorialit:

    [​IMG]

    Dhe me pas, pak nga pak te tere kerkojne te marrin pjese ne multiplayer. :D
    Ne EVE online, cdo gje eshte ne sherbim te multiplayer. Dhe mberrihet ne situata si kjo:
    [​IMG]

    Dhe se bashku me informacionin e hartes per identifikimin e objekteve rreth e rrotull:
    [​IMG]
    Nje beteje (qe thuhet se ka zgjatur 2-3 dite) midis dy flotave, ne teresi rreth 3000 lojtare ne te njejten kohe.

    Edhe nje video e shkurter per te qartesuar se per cfare behet fjale.
     
  7. Solaris

    Solaris Suadade... Anëtar i Shtabit

    Mbase duke u nisur nga dëshira që kam por edhe mëqe më tërheq shumë si loje gjithnjë e më tepër unë gjithmone do përzgjidhja dhe do luaja ; Shahun.

    (Madje për të shtuar këtë pjesë po shikoja para disa kohësh një dokumentar rreth lojës së shahut , mjaft interesant.
    Mendohet se loja e shahut ka ardhur nga yjet nga qënie më të evoluara se sa njeriu është një nga misteret më të mëdhaja të historisë njerëzore.Konsiderohet si "Loja e jetës". U zbulua pas shekullit të VI dhe madje në të gjitha territoret e botës , andaj mbetet e mistershme se si u përhap mennjehere në të gjitha vendet kjo lojë enigmatike. Mendohet se Loja e Shahut ka zbritur nga yjet nga një rracë aliene të quajtur "Pleadjanët" , gjithashtu thuhej se ata kanë vizituar planetin tonë vazhdimisht. Ekziston një fushë shahu prej platini metali me i cmuar në botë ku guret e shahut janë prej diamandi , guri më i pastër në botë , që mendohet se i zotërojne njerëzit me potent të botës. Një tjetër detaj interesant në vitin 2002 një grup arkeologësh në Shqipëri , në zonën e Butrintit zbuluan një gur shahu bizantin origjinal që i përkiste pikërisht shqiptarit Ali Pashe Tepelena.
    Mendohet se ai e ka blerë atë në Egjipt dhe sipas mistereve kush e zotëron këtë gur bëhet i pavdekshëm.
    Harrova të shtoja se meriten e zbulimit të shahut i takon Sirisë së lashtë.
    Ekziston një legjendë për këtë një mbret indian gjatë betejave për zotërimin e territoreve të tij , humbi djalin. Kjo i shktaktoi atij një shqetesim të vazhdueshëm , dhe e mundonte fakti se si mund të fitonte pa humbur të birin derisa një dite ai mësoi të luante shah nga një monark dhe aty ai kuptoi thelbin e jetës ; që nuk ekziston një lëvizje pa sakrifikuar një gur të rendësishem.
    64 kutitë e shahut i korrespondojnë 64 kodoneve gjenetike të ADN-së së njeriut. Kjo mbase shpjegon edhe lidhjen dhe dashurine e atyre që i tërheq loja e jetës.Ekzistojnë 12 kombinacione me 6 zero mbrapa për lëvizjet e gurëve të shahut , një numër i pafundëm , tejet të komplikuara dhe që kërkojnë përkushtim dhe një harmoni supreme brenda dhe jashtë qënies së njeriut.... Por kush i zotëron guret e tjerë? Mbeten enigma të mëdha!
    Sidoqoftë është një lojë tejet e forte , stërvitese ,vendos si pikë strategjike luften midis së mirës dhe së keqes në jetë....)
     
    gurax likes this.
  8. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Pervec shahut, nje tjeter loje jo shume e njohur ne Shqiperi por edhe ne Europe, eshte loja "Go". Nje loje edhe me e vjeter sesa shahu, edhe me e veshtire sesa shahu, shume me teper mundesi per cdo levizje sesa shahu.

    [​IMG]

    Ne fakt kjo loje ka qene nje nder lojrat e pakta tashme te ngelura ne te cilat mendohet se njerezit jane me te afte sesa kompjuterat, pas eliminimit te shahut nga kjo liste ne 1997. Por edhe Go tashme eshte ne listen e lojrave ku kompjuterat superojne njeriun; pas rezultatit 4:1 para nje muaji ne perballjen ndermjet inteligjences artificiale AlphaGo dhe kampionit boteror Lee Sedol.
    Ndonese ne Go rregullat baze jane me te thjeshta, ajo eshte shume me komplekse dhe e thelle sesa shahu.
    Per te krijuar nje ide, sasia e levizjeve dhe kombinimeve te mundshme ne Go eshte perafersisht 10^170 (10 ne fuqi te 170). Ne te njejten kohe, numri i atomeve ne Universin e vezhguar deri me sot llogaritet te jete diku rreth 10^85 !
     

Shpërndajeni këtë faqe