NASA njofton zbulimin e madh: 7 planetë…

Diskutime tek 'Astronomi, Kozmologji, Astrofizike' filluar nga Seyfert, 23 Feb 2017.

  1. Seyfert

    Seyfert Valoris scriptorum

    NASA ka bërë të ditur se janë zbuluar 7 planetë të ngjashëm me Tokën (pothuaj binjakë) që vërtiten të gjithë përreth të njëjtit yll. Zbulimi është shumë i rëndësishëm sepse dreton kërkimin për ujë dhe jetë drejt xhuxhëve të kuq, yje të vegjël relativisht të ftohtë dhe shumë të përhapur në univers
    [​IMG]
    Pas ditësh të tëra pritje, spekulime për “konferencën e jashtëzakonshme për shtyp” të lajmëruar nga NASA, më në fund zbulimi është dhënë: në orbitën e Trappist-1, një xhuxh i kuq shumë i ftohtë në një distancë prej 40 vitesh dritë nga ne, janë zbuluar në total 7 planetë të vegjël shkëmborë, pra me karakteristika të ngjashme me ato të Tokës. Me fjalë të tjera: astronomët e NASA-s dhe jo vetëm ata, kanë gjetur shtatë planetë pothuaj binjakë me Tokën, jo vetëm 1.

    Vëzhgimet, që kanë nisur në shtator 2015, janë kryer duke përdorur një tërësi instrumentash: teleskopin TRAPPIST-South, Very Large Telescope, teleskopin hapësinor Spitzer dhe të tjerë teleskopë përreth botës.

    Për koordinatorin e kërkimit, Michael Gillon, “është një sistem i jashtëzakonshëm planetar, jo vetëm për shkak të planeteve të tij që janë aq të shumta, por për shkak se ata të gjithë çuditërisht janë të ngjashëm në madhësi me Tokën”. Duke përdorur teleskopin Trappist, të instaluar në Kili në Observatorin Jugor Evropian (ESO), studiuesit gjetën se tre nga shtatë planetet janë në zonën e banueshme, përkatësisht në distancë optimale nga ylli, që të kenë ujë të lëngshëm. Për këtë arsye mund ketë oqeanet dhe, potencialisht, jetë. Gjashtë planetet më të afërta me yllin janë të krahasueshëm në madhësi dhe temperatura me Tokën dhe ndoshta kanë një përbërje shkëmbore. Për planetin e shtatë, të jashtëm, ka më pak informacion. “Dielli” i këtij sistemi planetar është një njohje e vjetër: ai ishte zbuluar në maj të vitit 2016 së bashku me tre planete që janë në zonën e banueshme.
     
  2. joetisti_

    joetisti_ Pietrae stellaris

    por, nga nje ane, kur jane aq vite drite larg, nuk ia vlen zbulimi, besoj! Eshte njelloj sikur te mos ishin zbuluar. Sepse per te patur ka surpriza sa te duash, ne univers. Madje te thuash se ekziston cdo lloj "marrezie" (pra dicka e papranueshme per logjiken apo per dijen e tanishme ne lidhje me cfare ka ne pjese ku njeriu me asnje lloj teleskopi apo udhetimi nuk do te arrije dot kurre as sot, as mot) eshte e sakte.
    Por nje vit-drite eshte (me duket) shtate here distanca toke-diell. Dhe thuhet: "problemi i vetem i zbulimit eshte se jane 150 vite-drite larg !!!"

    Vetem me nje mundesi-ide si tek ai filmi qe ma rekomandoi tinker (s'ia mbaj mend titullin) do te kishte vlere. Dhe meqe ra fjala. Tinker, e pashe para pak kohe vazhdimin e atij filmi. Shume i bukur! S'e prisja te perfundonte ashtu. Sidomos i ndikuar nga shpjegimet e vogla te tuat kur bisedonim rreth tij ku ti mundoheshe edhe te mos ma zbuloje qe ta shijoja si film.
    Po dhe ajo! Nje here desh e vrau, pastaj "dogji" mundesine te flinte perseri vetem e vetem per te qendruar bashke me te!! Sa cudi !
     
    TinkerBell likes this.

Shpërndajeni këtë faqe