Ndërtimi mban ekonominë, në 2015 rritja ekonomike 2.61%

Diskutime tek 'Ekonomia & Biznesi Shqiptar' filluar nga Agjenti_007, 11 Apr 2016.

  1. Agjenti_007

    Agjenti_007 Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres Anëtar i Shtabit

    [​IMG]

    Rritja ekonomike e Shqipërisë u ngadalësua në tremujorin e fundit të vitit të kaluar. Instituti i Statistikave raportoi se për periudhën tetor-dhjetor ekonomia u rrit me 2.15 për qind, çka përbën tremujorin me rritjen më të ulët për gjithë vitin.

    Në dy tremujorët e mëparshëm ekonomia ishte rritur përkatësisht me 3 për qind dhe 2.98 për qind. Sipas INSTAT, edhe në tremujorin e fundit shpëtimtari i ekonomisë ka qenë sërish sektori i ndërtimit.

    I vetëm ky sektor ka kontribuar me 1.54 pikë përqindje në rritjen ekonomike, duke dhënë kështu mbi dy të tretat e saj. Të dhënat e detajuara tregojnë se ecuria pozitive e ndërtimit i dedikohet investimeve publike dhe dy veprave madhore në ndërtim, gazsjellësit Transadriatik dhe hidrocentralit të Banjës.

    Sektori i dytë me kontributin më të madh ishte tregtia dhe transporti, ndërsa në vendin e tretë rezulton administrata publike, arsimi dhe shëndetësia. Por edhe pse ndërtimi ka patur ecuri pozitive, aktiviteti tjetër i lidhur me të, ai i pasurive të paluajtshme, është rrudhur.

    Agjencitë imobiliare kanë raportuar rënie të shitjeve dhe aktivitetit në tërësi, duke ndikuar negativisht me 0.56 pikë përqindje në rritjen ekonomike. Veç këtij sektori, ecuri negative kanë shënuar edhe dy degë të tjera të rëdësishme të ekonomisë si industria dhe bujqësia.

    Me llogaritjen e tremujorit të katërt INSTAT ka raportuar edhe rritjen ekonomike për gjithë vitin 2015. Sipas shifrave, prodhimi kombëtar vitin e kaluar rezulton të jetë rritur me 2.61 për qind nga 2.7 që ishte objektivi zyrtar i rishikuar i qeverisë.

    Në fillim të vitit qeveria priste një rritje prej 3 për qind, por ky objektiv u rishikua shumë shpejt për shkak të ecurisë së dobët të prodhimit industrial dhe sektorit bujqësor.
     

Shpërndajeni këtë faqe