"NENE TEREZA"

Diskutime tek 'Tema e ditës (vendet shqipfolëse)' filluar nga GENIU$, 1 Jan 2011.

  1. GENIU$

    GENIU$ Anëtar i njohur

    Nene Tereza
    (1910 - 1997)

    Ishte fëmija i tretë i prindërve Kolë Bojaxhiu (Nikollë Bojaxhiu) me origjinë nga Mirdita dhe Drane Bojaxhiu (mbiemri i vajzërisë Barnaj) nga Novo Sella e Gjakovës. Lindi Nene Tereza në Shkup, me datë 26 gusht 1910. Një ditë pas lindjes u pagëzua në kishën e Zemrës së Krishtit nga famulltari i atëhershëm Dom Zef Ramaj. Kola dhe Drania kishin 5 fëmijë, dy u vdiqën në fëmininë e hershme. Frikë të madhe kishte nënë Drania mos Gonxhja i vdiste menjëherë pas lindjes, sepse me trup dukej e dobët dhe shëndetligë.

    Nene Tereza kishte një vëlla dhe një motër. Vëllai quhej Lazër Bojaxhiu dhe studioi në Grac të Austrisë në Akademinë Ushtarake, por për shkaqe politike emigroi qysh herët në Itali. Kurse motra quhej Age Bojaxhiu.

    Babai i saj merrej me tregti dhe mblidhte në shtëpinë e tij artistë dhe patriotë shqiptarë. Mësimet e para i bëri në një shkollë shqipe në Shkup, ndërsa gjimnazin, po në atë qytet, në gjuhën serbo-kroate. Pasionet e saj të rinisë ishin tre: të bëhej mësuese, të shkruante dhe të recitonte poezi, të kompozonte dhe të luante muzikë. Emrin Tereza e mori kur ishte 18 vjeçe dhe u dorëzua murgeshë.

    Nene Tereza u largua nga me 26 shtator 1928 nga Shkupi në drejtim të Dublinit, Irlandë. Prej kësaj dite, nënë, bijë e motër nuk do të shiheshin më kurrë. Më 12 shtator 1928, Gonxhja kishte shkruar këtë letër drejtuar tezes së saj: “Shkup 12. 09. 28 E dashtuna Tezja Lis! Më 26 t’kti mujit po nisem prej Shkupit. S’po muj mos me ju shkrue dy tri reshta tuj da prej jush. Lamtumir; e dishroj qi Zoti ju nep shka tju dishron zemra. Pritni t’faluna ma t’përzemerta Gonxhja”.

    Ky ishte momenti kur ajo u nda përfundimisht me familjen dhe vetëm pas 30 vitesh, do të takohej me të vëllanë, Lazrin. Kurse nëna Drania dhe motra Age, shkuan në “atdhe”, në Shqipëri, qysh para Luftës së Dytë Botërore.

    Moter Tereza u vendos ne Kalkuta (Indi) ku fillimisht u be mesuese dhe shume shpejt drejtore e shkolles se vajzave. Nene Tereza e Kalkutes e quajten kur themeloi urdhrin "Misionaret e Dashurise" (1951) per t'u sherbyer me te varferve dhe me te pashpreseve te Kalkutes, Indise dhe gjithe planetit. Në vitin 1979, kur mori çmimin Nobel per Paqe, e gjithe bota mesoi se Nënë Tereza ishte shqiptare. Por Shqiperia heshte. Republika Popullore Socialiste e Shqiperise nuk i kishte dhene vize nobelistes se ardhshme as sa për të parë nënen e saj qe jetonte në Tirane, as per te marre pjese ne varrimin e saj me 1974, as... për të parë varrin. Nene Tereza Madje kete vize nuk ia dhane as kur fama e saj kishte marre dhene ne te kater anet e botes deri ne fillim te viteve '90. Shqiptarja trupvogel ishte kthyer ne nje legjende te gjalle. Ajo ishte nene kujdestare e 7 500 femijeve ne 60 shkolla, ishte nene qe mjekonte 960 000 te semure ne 213 dispanseri, ishte e vetmja në bote qe trajtonte 47 000 viktima te lebrozes ne 54 klinika, kujdesej per 3 400 pleq te braktisur e te lene rrugeve, ne 20 shtepi pleqsh, kishte biresuar 160 femije ilegjitim e bonjake. Keto jane shifrat e mesit te viteve '80. Deri sa Nene Tereza ishte gjalle dhe sot e kesaj dite shifrat kane ndryshuar shumë.

    Nene Tereza nuk qe ndonjë perëndeshë dhe me të mund të fliste çdonjëri. Madje ajo kishte edhe adresë të saktë: një godinë ngjyrë hiri në Bose Road, të ndërtuar rishtas në një lagje të zhurmëshme dhe çjerrëse, të stërmbushur me njerëz, e cila vlonte nga çajbërësit, shitësit dhe tregtarë të tjerë të pjesëve më të ndryshme këmbyese si dhe lëngështrydhësit. Këtu, mu në qendër të Kalkutës shtrihej shtabi i përgjithshëm i Rregullit, „Shtëpia e Nënës", pranë portës të së cilës qe vendosur një tabelë druri ku shkruante: „Mother Teresa.
    IAN, Delirium, OlaOla and 1 other person like this.
  2. GENIU$

    GENIU$ Anëtar i njohur

  3. GENIU$

    GENIU$ Anëtar i njohur

    neneterezanepikture.jpg
    OlaOla likes this.
  4. GENIU$

    GENIU$ Anëtar i njohur

  5. Megg

    Megg SunShine Staff Member

  6. Sweety el

    Sweety el Idhtar i forumit

  7. Sweety el

    Sweety el Idhtar i forumit

    [​IMG]
    IAN likes this.
  8. Sweety el

    Sweety el Idhtar i forumit

  9. Sweety el

    Sweety el Idhtar i forumit

  10. Sweety el

    Sweety el Idhtar i forumit

    Me gjak jam shqiptare; me nenshtetesi, indiane. Persa i perket besimit, jam murgeshe katolike. Sipas thirrjes, i perkas botes. Por zemra ime i perket plotesisht Zemres se Krishtit".
    [​IMG]
  11. Sweety el

    Sweety el Idhtar i forumit

    S'KA RENDESI ( Nga Nene Tereza)


    Njeriu eshte i paarsyshem, i pallogjikshem, egocentrik
    S'KA RENDESI, DUAJE!

    Nese ben mire, do te thone e ben per qellime egoistike
    S'KA RENDESI, BEJ MIRE!

    Nese zbaton qellimet e tua, do te gjesh miq te rrejshem dhe armiq te vertete
    S'KA RENDESI, ZBATO

    Te miren qe e ben, neser do te harrohet
    S'KA RENDESI, BEJ MIRE

    Nderi dhe ciltersia do te bejne te lendueshem,
    S'KA RENDESI. JI I CILTER DHE I NDERSHEM!

    Ate qe ke ndertuar vite me radhe, mund te rrenohet fill
    S'KA RENDESI. NDERTO!

    Nese i ndihmon njerzit, do te hidherohen
    S'KA RENDESI, NDIHMOHU!

    Jepja botes pjesen me te mire te vetvetes, do te shqelmojne
    S'KA RENDESI, JEPE PJESEN ME TE MIRE TE VETVETES.

    IAN likes this.
  12. Sweety el

    Sweety el Idhtar i forumit


    Letrat e panjohura të Nënë Terezës dhe zanafilla e karizmës së saj


    Një fat i çuditshëm ai i Nënë Terezës. Qysh kur ishte gjallë, por edhe më shumë pas vdekjes, fama e saj e madhe, rrallë është shoqëruar me një kuptim real të identitetit dhe të arsyeve më të thella mistike, të misionit të saj, shpesh dhe me shumë dëshirë të kufizuar brenda një horizonti të ngushtë humanitar apo retorikisht nacionalist.

    Kjo shpjegon habinë e përgjithshme, me të cilën janë pritur letrat e shkruara prej Nënë Terezës, drejtuar etërve të saj shpirtërorë, të botuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2007 dhe, prej të cilave, në janar të 2008-ës, ka dalë edhe një përkthim në italisht. Këto letra, të mbetura të panjohura për publikun e gjerë deri më sot për vullnet të Nënës, e cila, madje, do të kishte dashur t’i digjte të gjitha, dëshmojnë me saktësi zanafillat shpirtërore të karizmës së saj dhe vuajtjen e thellë të brendshme, që ka shoqëruar krejt zhvillimin e tyre, deri me vdekjen e të Lumes. Në to gjejmë në fakt shprehje shumë të forta si këto:

    «O Zot, Hyji im, kush jam unë që Ti të më braktisësh? Bija e dashurisë Sate, që tani është bërë si më e urryera, si një e hedhur tej, pasi Ti nuk e do atë. Unë thërras, unë kapem, unë dua... dhe askush nuk përgjigjet, nuk është askush, tek i cili mund të kapem, jo, askush. Jam vetëm. Errësira është kaq e dendur dhe unë jam vetëm, e padashur, e braktisur. Vetmia e zemrës që e kërkon dashurinë është e padurueshme. Ku është feja ime? Edhe në thellësinë time, brenda, nuk ka asgjë përveç boshllëkut dhe errësirës. Hyji im, sa e dhimbshme është kjo vuajtje e panjohur. Të bën të vuash pa pushim. Nuk kam fe».

    Bëhet fjalë për një «errësirë të dhimbshme», që buron nga përvoja e kundërshtive mes dëshirimit të thellë të Hyjit.

    «E megjithatë të mos jesh e dashur nga Hyji, e mospranuar, e zbrazur; s’ka fe, s’ka dashuri, s’ka zell. Shpirtrat nuk ushtrojnë asnjë tërheqje. Parajsa nuk ka asnjë domethënie për mua, më duket një vend i zbrazët. Nuk ka asnjë domethënie për mua kur mendoj, më duket një vend i zbrazët».

    Dhe kundërshtia bëhet e tillë sa, - shton Nënë Tereza, - «i kuptoj pak dënimet e Ferrit, pa Hyjin». Këto dhe shprehje të tilla, që vazhdimisht përdoren në letrat e saj, kanë turbulluar besimtarë dhe jobesimtarë, në mënyra të ndryshme, por për të njëjtën arsye, meqë të dy janë të bindur se ndodhen përballë një krize dramatike dhe fatale feje, të aftë për të vënë në pikëpyetje identitetin e krishterë të Nënë Terezës. Në realitet, të gjithë ngatërrojnë fenë e krishterë me zotërimin e një sigurie psikologjike apo ideologjike.

    Një traditë e gjatë mistike

    Ajo që sapo është pohuar nga Nënë Tereza, duhet të lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me atë që ka provuar vetë Jezusi në kryq kur thërret: “Hyji im, Hyji im, përse hoqe dore prej meje?”. Bëhet fjalë për një përvojë shpirtërore ku Biri, është ndier i braktisur dhe i mospranuar nga Ati, duke jetuar kështu për dashurinë tonë në veten e vet, i pafajshëm, braktisjen e Hyjit fajësisht të jetuar nga mëkatarët dhe, duke na hapur neve në këtë mënyrë, një udhë për rizbulimin e dashurisë së Atit në jetët tona. Në historinë e mistikës së krishterë, kjo përvojë është zhvilluar në mënyrë të veçantë, pikërisht në fillim të epokës moderne, me Shën Gjonin e Kryqit, mistikun e madh spanjoll që në shek. XVII reformoi, së bashku me Shën Terezën e Avilës, rregullin karmelitan.

    Ai e ka kuptuar dhe e ka përshkruar si një përvojë shpirtërore, gjatë së cilës realizohet një pastrim i dhimbshëm dhe progresiv dashurie, të cilit hiri hyjnor, ia nënshtron shpirtin njerëzor, që ka ndjesinë e një largësie të thekët të Hyjit, e të qenit e braktisur dhe e mospranuar prej Tij, e të gjendurit në një natë të errët, fundin e së cilës nuk e sheh aspak. Në fund të shek. XIX, kjo lloj përvoje shpirtërore, është jetuar me një intensitet të veçantë nga një vajzë e re karmelitane franceze, Shenjta Terezë e Jezusit Fëmijë, në një kontekst kulturor thellësisht të shënuar nga ateizmi materialist dhe pozitivist. Kur u sëmur nga tuberkulozi, Pashkën e vitit 1896, muajt e fundit para se të vdiste, më 30 shtator të 1897-ës, ajo provoi jo vetëm tundimin për t’u vetëvrarë, por edhe atë lidhur me fenë dhe me vetë ekzistencën e Hyjit, siç dëshmojnë dorëshkrimet e saj, ku gjejmë shprehje si: «Unë duhet t’ju dukem një shpirt për të cilin velloja e fesë gati është shqyer, dhe në fakt... është bërë një mur që ngrihet deri në qiell dhe mbulon kupën me yje» dhe nga dëshmia e motrës së saj, eprore e manastirit, së cilës Tereza i besoi mes të tjerave edhe:

    «Sikur ta dish se çfarë mendimesh të frikshme më mundojnë! Lutu për mua, me qëllim që të mos dëgjoj djallin, i cili dëshiron të ma mbushë mendjen për rrenat e tij. Është arsyetimi i materialistëve më të këqinj që i kundërvihet shpirtit tim […]. O Nëna ime, mund të kihen mendime të tilla kur duhet kaq shumë Hyji i mirë! Në fund, i ofron këto mundime kaq të mëdha që të marr dritën e fesë për mosbesimtarët e shkretë, për të gjithë atë që largohen prej gjërave që beson Kisha».

    Braktisja dhe misioni

    Për të kuptuar përvojën mistike të jetuar nga Nënë Tereza, është thelbësore të kemi parasysh që ajo zgjodhi si emër rregulltar atë të Terezës, duke iu referuar në mënyrë eksplicite pikërisht shenjtës së re karmelitane franceze, edhe pse, në atë kohë, dorëshkrimet e saj ishin ende të censuruara. Por kjo përvojë e dhimbshme e braktisjes së Hyjit, jetohet nga Nënë Tereza me karakteristikat tipike të saj.

    Para së gjithash në kohë, meqë për të ajo zgjat më shumë se 50 vjet. Gjithashtu ajo është në referim të ngushtë me misionin e saj të shërbimit të më të varfërve ndër të varfër. Falë kësaj përvoje të thellë shpirtërore braktisjeje, Nënë Tereza, në fakt, ka mundur të provojë nga brenda varfërinë e tyre më të madhe, që konsiston në të qenit i padashur nga të gjithë, duke e lidhur drejtpërdrejt me Krishtin e kryqëzuar që e ka jetuar i pari, ai që ka etje për shpëtimin e njeriut. Jo vetëm, por Nëna, me kalimin e kohës, ka kuptuar se Hyji në këtë mënyrë e ka ruajtur në përvujtëri, duke e mbrojtur nga rreziku i shndërrimit të vetes së saj në një yll televizioni dhe të misionit të saj në një shfaqje bamirësie të ushqyer nga mass-media, vetëm falë të cilave, sidoqoftë, figura e saj e qeshur, ka mundur të përhapet në shkallë botërore. Letrat e saj na mundësojnë të shohim se sa asketizëm i fshehur i ka kushtuar në realitet ajo buzëqeshje që shpesh depërtonte nga fytyra e saj dhe që ajo e përkufizonte si «një mantel i madh që mbulon shumë dhimbje», nganjëherë kaq të dendura «sa nuk ndiej me të vërtetë asgjë për të gjitha reklamat dhe bisedat e njerëzve».

    Kështu ka mundur të qëndrojë deri në fund ajo që ishte thirrur të ishte misionare e dashurisë, një dashuri që nuk është bamirësi e bërë për të kultivuar një imazh të mirë për vetveten, ndoshta për qëllime të fshehta pushteti, apo vullnetarizëm me kohë të caktuar për t’u ndier të mirë dhe shpëtimtarë të botës, por dhuratë totale e vetvetes në ndjekjen e asaj dashurie totalisht falas të Hyjit për njeriun mëkatar që është shfaqur në Krishtin e varfër dhe të kryqëzuar, veçanërisht të pranishëm në më të varfrit e të varfërve.

    Por ndoshta mund të gjejmë një motivim të mëtejshëm për të shpjeguar përvojën mistike të jetuar nga Nënë Tereza, duke pasur parasysh faktin se ajo e ka marrë frymëzimin për të themeluar një kongretatë të re rregulltare më 10 shtator 1946, domethënë, pikërisht ndërsa në Shqipëri kishte filluar prej pak kohësh nata e gjatë e përndjekjeve komuniste kundër Kishës dhe martirët e parë ia kishin dhuruar tashmë gjakun e tyre Krishtit.

    Nga kjo pikëpamje, nata e gjatë mistike e jetuar nga Gonxhe Bojaxhi në Indi, mund të lidhet me përndjekjen e gjatë të pësuar nga shumë besimtarë në Shqipëri, viktima të atij totalitarizmi komunist që kishte përvetësuar pushtetin në emër të luftës kundër varfërisë dhe të realizimit të drejtësisë shoqërore. Kjo bashkësi vuajtjeje shpirtërore me popullin e vet në provë, kishte një analogji me atë të vuajtur edhe fizikisht nga një tjetër Terezë e madhe e shek. XX. Tereza Benedeta e Kryqit, filozofe hebreje e kthyer në katolicizëm që, përpara se të bëhej karmelitane duke marrë emrin Terezë në nder të Terezës së Avilës, quhej Edith Stein. Pasi kishte përfunduar një studim mbi Gjonin e Kryqit, më 19 gusht 1942, ajo vdiq në fakt si martire hebreje në Auschwitz, duke bashkëndarë kështu deri në fund me popullin e saj, natën e errët të Shoà-lit, në të cilin totalitarizmi tjetër modern, ai nazist, i kishte dënuar hebrenjtë.

    Atëherë me të drejtë mund të themi se, mëshira e Zotit, i ka dhënë shek. XX, tri Tereza të mëdha, të cilat, secila sipas mënyrës së saj, kanë ditur të ndriçojnë me dritën e Krishtit të kryqëzuar dhe të braktisur atë që, teologu i madh francez Henri de Lubac, ka përkufizuar si dramën e humanizmit ateist modern, i cili, duke dashur të mohojë Hyjin për të afirmuar njeriun, në realitet ka përfunduar të mohojë vetë njerëzimin e njeriut.
  13. vbgh

    vbgh Guest

  14. gangsterja

    gangsterja Fillestar

    Eshte e njohur ne te gjithe boten,organizatat boterore kane marre shembullin e saj per te ndihmuar femijet ne mbare boten.

Share This Page