Nga e ka origjinën shenja “@“?

Diskutime tek 'Mistere, Konspirime, Kuriozitete' filluar nga Solaris, 10 Sep 2016.

  1. Solaris

    Solaris Suadade... Anëtar i Shtabit

    Screen-Shot-2015-07-16-at-10.44.05.jpg


    Shenja “@“, ose kërmilli përreth botës është e njohur me emra të ndryshëm. Historianët tashmë e dinë që shenja @ përdorej si njësi peshe mes tregtarëve në Mesdhe në shekullin 16 – dhe @ ishte ekuivalenti i afro dhjetë kilogramëve. Pak dekada më vonë, po ky simbol nisi të përdorej në tregje si një shkurtim i fjalës “për”. Në shekullin 19, shenja u gjend në makinat e shkrimit. Por ajo u bë e famshme në vitin 1971, kur Ray Tomlinson krijoi adresën e parë të emailit në botë. Tomlinsoni e vendosi simbolin @ mes emrit të përdoruesit dhe emrit të kompjuterit – dhe po atë ditë, dërgoi emailin e parë në histori./Bota.al
     
    gurax and katsune like this.
  2. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Po plotesoj me pak histori pjesen e perdorimit te shenjes "@" ne email.
    Kjo forme ne origjinal kishte kuptimin "emerperdoruesi@emerkompjuterifizik". Kjo eshte nje trashegimi, nje 'legacy' e sistemeve te thjeshte (ne krahasim me sot) kompjuterike te atehershem.

    Ne ato vite, fjala kompjuter nuk nenkuptonte nje laptop apo nje kompjuter standard desktop sic e njohim sot. Atehere nje kompjuter ishte nje dhome e tere me "gjera te cuditshme elektronike dhe shume drita", dhe jashtezakonisht i rralle. Dilnin e tepronin gishtat e dores per te numeruar kompjuterat e gjithe botes dhe keta gjendeshin neper universitetet me te famshem. Ishte jashte cdo lloj imagjinate qe nje kompjuter te perdorej nga nje person i vetem, ne kete menyre perdorej nga shume njerez dhe cdo person kishte nje emer perdoruesi qe ta dallonte nga te tjeret. Ky emer sidoqofte nuk mund te ishte "Emer Mbiemer" sepse teknikisht ata kompjutera kufizoheshin ne nje gjatesi maksimale prej 8 karakteresh ne emertime. Dhe cdo nga keta kompjutera, duke qene aq te rralle, ishte e ditur nga te tere akademiket e atehershem se cilet ishin. Per identifikim mjaftonte thjesht nje emer i perbere nga nje fjale. Ne kete menyre nje emer perdoruesi i bashkuar me emrin e kompjuterit e identifikonin personin perkates ne menyre unike ne te tere boten, psh stephen@oxford apo hermetica@harvard apo dreamer@mit , etj.

    Por me vone me shtimin perhere e me teper te kompjuterave kjo gje filloi te behet perhere e me e veshtire dhe me e komplikuar. Derisa dikur me ne fund u rrezua njehsimi se nje adrese e nje formati te tille i perkiste nje emerperdruesi ne nje emerkompjuterfizik. Megjithate formati eshte ruajtur dhe sot ka kuptimin "emerperdoruesi@diku.ne.internet".
     
    Solaris likes this.
  3. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    upload_2016-12-22_23-43-36.png

    @ rreth i pambyllur, spirale rezistence simbol i ndergjegjes. Nese kuptimin e ka per (drejtuar dikujt) cuditerisht perkon me fjalen pére ne frengjisht, qe do te thote AT. Meqenese ndergjegja eshte edhe ajo qe strehohet ne anen e majte te trurit (mighty) dhe eshte edhe me aktive zakonisht cilesohet te kete karakteristika mashkullore. Ndergjegja nuk mund te dale nga BOSHI apo VIDI. Nen-ndergjegja eshte ingredienti me te cilin te gjithe kemi lindur. Nese ju ka rastisur te shikoni disa kuticka kosi ku gjysma eshte gjithmone vanilje dhe gjysma tjeter nje mori aromash frutash te ndryshme, kjo eshte edhe ajo qe quhet individualizim qe nuk eshte tjeter vecse mbarsja ose ngjizja e anes se brendshme tones (interior) me te jashtmen (exterior) qe ekziston pavaresisht nga ne dhe ne mijera e mijera forma (edukimi, familja, shoqeria, pervojat, rrethanat, librat qe lexojme, influencat jane te pafundme). Nga kjo ngjizje lind UNI, secili prej nesh.

    Nese nje kontakt midis dy njerezve, pavaresisht nga seksi, do te thote marrdhenie te nje ndergjegjeje me nje tjeter eshte sikur te behej ngjizja midis dy meshkujve (per arsyet te karakteristikave mashkullore qe i kane dhene ndergjegjes) dhe nga kjo lind nje UN qe nuk e njeh vetveten, ka probleme me pyetjen cfare eshte UNI etj.

    Nje qenie qe rri ne vetmi kalon ne psikoza te rrezikshme. Eshte si puna e nje anoreksiku qe nuk pranon te ushqehet me informacion. Ne kete rast ai ha vetveten, kalon ne piken zero, nuk ka oreks, nuk fle dhe bebezja e syrit hapet dhe eklipson retinen (?). Ky njeri edhe pse i gjalle eshte kthyer ne shpirt! Shpirti ka lindur nga nje mendje e ndergjegjshme dhe nese faza e pare eshte krijimi i nje shpirti te madh, faza tjeter eshte rikthimi i ketij shpirti ne trupin e vet te identifikuar si vetvetja.

    Nje qenie qe rri ne shoqeri aq sa edhe ne vetvete (refleksion) eshte AI prej te cilit UNI lind. Me tavan, dysheme si puna e shtepise qe na strehon, UNI vendos kufijte tek thana.

    Une jam femer dhe e ndergjegjesuar. Kjo nuk me ben mashkull.

    Keqkuptimet lindin ndonjehere nga qe gjuha e shpirtit eshte ndryshe nga menyra e materializimit te saj. Psh, nese nje qenie platonike qe dashuron me imazhe dhe flet me veten, do te ishte nje vale transmetuese emocioni te caktuar ajo fatkeqesisht do te ishte perceptuar dhe interpretuar ne mijra versione.

    Beni qejf o njerez! Takohuni!

    Sinqerisht,
    Eleonore
     

Shpërndajeni këtë faqe