Nga e kane prejardhjen romet dhe jevgjit?

Diskutime tek 'Historia Boterore' filluar nga khour, 9 Jul 2005.

  1. 963

    963 Primus registratum

    Re: Nga e kane prejardhjen romet dhe jevgjit?

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    une nuk e di nga e kane prejardhjen jevgjit por mund tju them me siguri ku e ka perfundimin kjo lloj rrace :
    NE DHOMAT E GAZIT

    [/ QUOTE ]

    Tani e tregove qe qenke kriminel. Ti nuk mund te jesh shqiptar, se shqiptaret nuk gjykojne kurre keshtu.
    Sa per dijeni romet, harixhinjte apo jevgjit nuk jane rrace e veçante; ata jane shtresa me e varfer e popullsise evropiane e cila u veçua nga pjesa tjeter e popullsise gjate luftrave ne shekujt e 15-16.Ne shekullin e 15 ata jetonin ne portat e Napolit, Parisit dhe Barcelones, dmth ne zonat me te defavorizuara te asaj kohe.
    Ne vitet 1900 ata u nisen drejt Evropes se Lindjes.
     
  2. Legjionixx

    Legjionixx Forumium maestatis

    Re: Nga e kane prejardhjen romet dhe jevgjit?

    blendi .......si nuk ke turp o i pa fetyre, /pf/images/graemlins/mad.gif /pf/images/graemlins/mad.gif /pf/images/graemlins/mad.gif /pf/images/graemlins/mad.gif /pf/images/graemlins/mad.gif /pf/images/graemlins/mad.gif /pf/images/graemlins/mad.gif /pf/images/graemlins/mad.gif /pf/images/graemlins/mad.gif /pf/images/graemlins/mad.gif /pf/images/graemlins/mad.gif /pf/images/graemlins/mad.gif
     
  3. ilirjan

    ilirjan Primus registratum

    Re: Nga e kane prejardhjen romet dhe jevgjit?

    Tek ajo fotografia MUNGON ushtari serb (me ngjyre), si edhe per me tregu se shqiptareve e keqja i ka ardh gjithmon nga njerezit jo te bardhe ,imagjino aleancen ushtarake qe bombardoi Serbine, Holanda,Anglia etj, ishin me aktivet, ndersa disa shtete me kombesi jo te bardhe (si Kina,Greku,Rusi,etj,)ishin kunder nesh.

    E verteta eshte se ne jemi racista dhe se jevgjit tek ne jane me te zi se ne vendet e tjera ballkanike ku jevgjit jane shartuar me vendasit

    kjo do arrihet edhe ne Shqipni atehere kur te zhduket familja TRADICIONALE, kur paraja te jete mbi gjithcka, kur morali te zevendesohet me kenaqesine
     
  4. ados

    ados Primus registratum

    Re: Nga e kane prejardhjen romet dhe jevgjit?

    ore pa jevgj dhe romet nuk ka aheng pastaj. Kush do kercej dhe kendoj .."o ku tka nona mi lale"
     
  5. OROSHI

    OROSHI Primus registratum

    Re: Nga e kane prejardhjen romet dhe jevgjit?

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    ore pa jevgj dhe romet nuk ka aheng pastaj. Kush do kercej dhe kendoj .."o ku tka nona mi lale"

    [/ QUOTE ]

    "o te shtypt traktori mer ados" /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  6. dahlia

    dahlia Grupi i të çmëndurve!

    Re: Nga e kane prejardhjen romet dhe jevgjit?

    Nga vendi i tyre e kane nga ta kene tjeter ço kjo pytje
    Vetem nga karavanet e kane prejardhjen
     
  7. Foti

    Foti Primus registratum

    Re: Nga e kane prejardhjen romet dhe jevgjit?

    Shume interesante kjo teme....
    Mendoj qe nuk ka asgje te keqe nga keto rraca... sepse te gjithe jemi njerez dhe nga nje vrime kemi dale /pf/images/graemlins/laugh.gif
    Per mendimin tim SHQIPTARET kane qene, jane dhe do jene RRACISTA....
    Por kur do i vij dita qe te shuhet ky rracizem ????
     
  8. bebushe86

    bebushe86 Primus registratum

    Re: Nga e kane prejardhjen romet dhe jevgjit?

    Historia e popujve te botës është histori luftrash e përpjekjesh të pareshtura për liri, pavarësi e përparim shoqëror. Ajo tregon se popujt e vendeve të ndryshme janë coptuar ose asimiluar në shkallë te ndryshme. Ajo tregon se, në rrjedhë të shekujve, grupe të mëdha nga popuj të ndryshëm kanë braktisur atdheun e tyre për një jetë më të mirë, ose për të mos rënë nën sundimin e pushtuesit. Për këtë arsye sot nuk mund të gjendet një komb i pastër, i papërzier me njerëz të tjerë: as në kontinentin amerikan, ku shihet përzierja, kryqëzimi dhe bashkëjetesa e kombësive dhe racave njerezore, as në Afrikë e Australi apo Azi, kurse në Europën plakë kryqëzimet dhe përzierjet vijnë që nga antikiteti.


    Grupet e ndryshme shoqërore, kudo që kane shkuar e kudo që kanë ngritur "folenë" e tyre, kanë marrë me vete "pasaportën" e identitetit të tyre etnik, "pasaportë" që është ruajtur në shekuj në gjuhë ose në kulturën e tyre, qoftë edhe në një fjalë të vetme. Le të sjellim disa shembuj të tillë: Ebrejtë, të shpërngulur nga Izraeli në shek.11 para erës së re si dhe më vonë, pas luftes se viti 69 të erës së re kundër Romës, e humbën gjuhën e tyre, ibriten, edhe sot "më shume se 13 milion flasin në gjuhë të ndryshme të familjes indoeuropiane;... grupe të veçanta ebrejsh, kryesisht në vendet e Ulta, Greqi dhe Turqi, te vajtur atje nga Spanja, pjesërisht kanë ruajtur ende gjuhën spanjolle, megjithatë masa kryesore e ebrejve kaluan në gjuhën e popujve, qe i rrethonin: angleze, gjermane, franceze, spanjolle, ruse, polake, ukrainase, persiane etj.1) "Megjithatë, ata i shoqëronte kudo pasaporta etnike "ebrej","Izraelit", që do të thotë banor i vendit me emrin IZRAEL. Teritorin e tyre etnik fillestar e kanë humbur edhe grupe banorësh të krahinës së VLLAHISË, e cila u dha atyre pasaportën etnike: vllah, arumun. Fjala "arberesh" dhe "ARVANIT" lidhen me grupe te caktuara nga asnjë vend tjetër veç nga ARBERIA, kur pas vdekjes së Skenderbeut, masa të tëra braktisën atdheun e tyre për të mos rënë nën sundimin e turqve. Fjala"arberesh" dhe fjala "arvanir jan "pasaportë" etnike që ua dha ATDHEU i tyre.
    Nje shembull tjetër i humbjes së teritorit fillestar etnik mund të shërbejnë romët pasardhësit e emigrantëve nga India Veriore, te cilët"në shekullin e katërmbëdhjetë arritën ne EUROPË permes ASISË së Vogël në Gadishullin e Ballkanit dhe përmes Afrikës Veriore kaluan në Spanjë".2) Shembuj të tjerë të ngjajshëm historia sjell në çdo kohe, por n do te ndalemi gjeresisht tek grupi shoqëror që në Shqipëri njihet me emrin "EVGJIT"

    Në gjuhën shqipe deri më sot nuk ka asnjë vepër të plotë ose punim te veçantë me objekt studimi prejardhjen etnike, kulturen, mënyrën e jetës, gjuhen e zakonet etj. të ketij grupi shoqëror. Heshtja dhe qëndrimi indiferent rreth tij, si edhe koha shumë e lashtë e shtegtimit nga territori etnik fillestar, kanë sjellë mjaft pështjellime dhe mendime kontradiktore rreth këtij grupi, në mënyre të veçantë rreth prejardhjes së tyre. Vetëm në disa punime dhe në mënyrë anësore hidhet dritë nga autorë të ndryshëm për, origjinën, profesionet, karakteristikat e këtij grupi shoqëror. Nga një krahasim i tyre rreth çështjes kryesore mbi origjinën, prejardhjen e kohës së shpërnguljes, del se autorët herë paraqiten të një mendimi, herë kanë mendime të ndryshme, siç do fi shohim më poshtë në këtë punim. Ne do t'u japim një buzeqeshje gjithë atyre mendimeve qe evgjitët i paraqitin me prejardhje nga India Veriore, si një shtresë më e lashtë e romëve, e shpërngulur në kohë më lashtë. Historia nuk njeh një rast të tillë dhe nuk ka asnjë bazë, qëndrimet subjektive dëmtojnë te vërtetën historike.

    Grupi shoqëror i egjiptianëve të Shqiperisë, një ndër grupet më të mëdha shoqërore, është emërtuar dhe thirret me këta emra: evgjit, jevg, magjyp dhe firaun, të cilët, në shqiptimin e përditshem shoqërohen me një ngarkesë emocionale tejet përbuzese, si një grup i një"race inferiore", 3) Lind me të drejte pyetja: Ç'kuptim kanë keto emërtime? Me cilin teritor etnik lidhen ato? A ka lidhje midis vetë këtyre emërtimeve? Cila është shtrirja gjeografike e përdorimit te tyre?

    Përgjigjen e këtyre pyetjeve e japipn dijetarët më të mëdhenj të kulturës dhe shkencës Shqiptare në veprat e tyre. Ne do t'i renditim ato me radhë: Enciklopedisti i madhë shqiptar SAMI FRASHERI shkruan në veprën e tij për Afrikën: Anët e ndahen në tri: 1 . Anët e botës, që atje është Evgjitëria (Misiri) edhe Berberia.4) Banorët e këtij vendi i ai i quan evgjitë: "... kështu kanë lindur shkronjat e persëve (axhemëvet) te vjetër, të israilinjët, të syrianevët, të arabevët, të evgjitëvet (të egjiptianëve) edhe me të vjetra të Hindit e të Çinjt"5) Dhe më tej ai shprehet: "Përpara shkruarja ka dale nd'Asi e nd'Afrikë. Po ato të shkruarat e asaj kohe s' ngjajnë me gjekafshë, për të shkruarë një zë, beninë fytyrën e një gjëje të gjallë e të një gjëje tjetër. Kështu janë shkronjëzat e evgjiteve të vjetër (të kyptinjet) e të tjera."6)

    Sami Frashëri është një njohës i thellë i popujve të Ballkanit dhe i grupeve të ndryshme shoqërore. Duke përshkruar popullsinë e çdo vendi ballkanik, ai tregon se në to banojnë edhe v1lehë, judhenjë, cergëtarë dhe evgjitë. Autor i veprës "Kamus ul- Alam" vërteton se në Shqipëri7). Rumani,8) Turqi Europiane9) e Sërbi10) ka, ku më shumë e ku më pak, evgjitë. Siç shihet, për dijetarin e madh Sami Frashëri evgjitët vijnë nga shteti i lashtë i Egjiptit, të cilin ai e emërton EVGJITERI (MISIR). Dy dijetarët e rnëdhenj të gjuhes shqipe Prof. Dr. Aleksander Xhuvani dhe Eqrem Qabej shpjegojnë formimin e fjalës Magjyp në gjuhën shqipe: "parashtesa ma- i është ngjitur temës Aogjyptius, greqishte e re dhe është përftuar fjala magjyp. Në fjalorin e Gjuhës se Sotme Shqipe12) lexuesi gjen këtë shpjegim për fjalën evgjit: "Pjestar i nje grupi banoresh te disa qyteteve te vendit tonë e të vendeve të tjera të Ballkanit, prejardhjen e të cilëve popull i e lidh me Egiptin"13 Siç shihet, edhe në mendimin shkencor, edhe në ndërgjegjën e popullit, fjala evgjit lidhet me Egjiptin. A nuk është emërtimi evgjit dhe magjyp një "pasaportë" etnikë fillestarë që atdheu i tyre i parë ua dha njerëzve të tij kur i nisi në shtegtimet e hershme nëpër rrugët e Ballkanit?! Emërtimi "evgjit" ka perdorim të gjërë në Shqipërinë jugore, kurse emërtimi "magjyp" ne Shqipërinë veriore. Ka edhe një emërtim tjetër në jugë: firaun, të cilën Fjalori e sqaron me këtë përkufizim: njeri i keq, shpirtkasmë, i djallëzuar e i pabesë.14) Por ky është një kuptim dytësor i fjalës, kuptim figurativ. Cili është kuptimi i parë i kësaj fjale? Si shpjegohet prejardhja e saj?

    Në të vërtete me këtë emërtim është treguar me një ndjenjë përbuzjeje pjestari i grupit të evgjitëve. Kjo fjalë është në vetvete emri Faraon, i cili në rrjedhe të shekujve ka pësuar ndryshime fonetike: nga Faraon në Firaun. Emërtimi Jevg ëqë gjen një shtrirje përdorimi në Shqipërinë e Mesme, është një pseudoforme, që rrjedh nga plurali evgjitë me theks në rrokjen e parë dhe me rënie të zanores fundore -e. Pluralit evgjit iu shtua një j- dhe u përftua forma e "jevgjit" (krahaso: i ati = i jati, e ëma = e jëma). Nga plurali u kalua në një sin- gular sipas analogjisë jevgjit: jevg (krahaso: murgjit : murg, peshqit : peshk, turqit : turk).

    Cilat janë mendimet e studjuesve të tjerë, historianë e antropologë shqiptarë për këtë grup shoqëror?

    1. Në veprën "Esnafet shqiptarë", duke cituar studjuesin e mirënjohur Faik Konica, autori flet për formimin e qyteteve shqiptare në mesjetë dhe shkruan se "përveç komuniteteve jomuhamedane, ishin edhe grype e jevgjve(ciganët) të ndarë ne dy kategori: arixhinj endacake apo gabele me origjinë nga India (krahina e Harixhase, shteti i Katjavarit), dhe jevgjit joshetitës (magjypet) me origjinë nga Egjypti e Sudani, banues, zakonisht, te periferive te qyteteve.15)

    2. Ne vepren "Raca shqiptare -studim anthropologjik e historik", e gjejmë këtë shtjellim: "Evgjitët e gabelët janë pjestarë të racës indide. Te parët thirren edhe magjypë ose jevgj. Duket se si në të gjithë Ballkanin, ashtu në Shqipëri janë shpërndarë me anën e turqve. Nuk kalojnë jetë nomade, por janë vendosur nëpër qytete të ndryshme ku zakonisht banojnë në lagje te veçantë të ndarë nga popullsia arbëreshe-.16)

    3. Ne revistën shkencore "Studime historike" autori Andrea Nathanaili citon Vepren e studjuesit grek Kosta E.Biri "Romët dhe evgjitët- -Etnografia dhe historia e ciganëve" dhe në shenimin e tij me nr.25 shkruan: "egjyptas ne origjinal, -shqip evgjitë jane ardhur nga Egjipti, kurse ciganët (arixhinjtë) kanë origjinë indiane'.17)

    4. Ne librin e tij "Vite të vegjelisë" autori shkruan: "... Ata nuk janë me origjinë egjiptiane, por indiane. Me grupe të mëdha që në kohën e Xhengis Khanit, por edhe më parë, ata kanë emigruar drejt Perendimit.18) Me tej ai shkruan: "Sipas një historiani francez, fjala evgjit nuk vjen nga Egjipti, por nga greqishtja "Iftes" që si duket mund të jetë e lidhur me një lokalitet në Poloponez... Ne në Gjirokastër i quajmë "QIFTO" .19) Dhe në një nga fjalimet e tij "Sa më pëlqen të shetit në keto rrugë" ai shprehet: "... Por kur themi që kanë ardhur nga India Veriperendimore, të kuptohemi: është fjala për këtu e 1500 vjet apo 1600 vjet përpara, pra në kohë të lashta."2O Nga sa u parashtrua më lart, del se ka një farë pështjellimi në përdorimin e emërtimeve për grupin shoqëror te evgjitëve. Ndersa tek Sami Frashëri, Jakov Milja, Andrea Nathanaili, Kosta E. Biri përdoren emërtimet evgjit, jevg, rnagjyp si sinonime midis tyre, tek vepra "Esnafët shqiptarë" emërtimi jevgj përdoret si sinonim i emërtimit cigan, dhe kjo fjalë ështe përdorur si sinonim i emërtirneve arixhi dhe gabel. KY ËSHTË NJË PERDORIM I GABUAR SEPSE NUK NJIHET KUPTIMI I SAJ! Siç u shpjegua më lart, kjo fjalë është sinonimi i fjalës evgjit. Përdorimi i gabuar i saj vërehet edhe sot në jetën e përditshme nga ana e popullsisë arbëreshe (shqiptare). Kurse për grupin shoqëror me origjinë indiane janë përdorur këto emërtime: cigan, arixhi, gabel, rom.

    Per origjinën egjiptiane të evgjitëve shprehen autorët: Sami Frashëri, Faik Konica, Prof. Dr. Aleksander Xhuvani e Eqrem Qabej, Kosat E. Biri, si dhe Akademia e Shkencave në Fjalorin e vitit 1980 dhe 1984, duke u mbështetur në mendimin popullor. Për origjinën indiane shprehet Enver Hoxha.

    Dy janë shtrembërimet shkencore që vërehen në thëniet e tij:
    a) Gjuhësore: sipas tij, fjala evgjit nuk ardhka nga Egjipti, por nga greqishtja "Iftos";
    b) Historike: sipas tij, evgjitët kanë origjinë indiane. Por a nuk u tha më lart se emërtimi magjyp ka ardhur nga emri Egjypt, i cili në gjuhën latine është Aegyptius dhe në gjuhën greke. A thua se Enver Hoxha korigjon dijetarët e mdhenj të gjuhës shqipe? Vetë fjala "Iftos", ashtu si gjirokastriçja "qifto", një shqiptim i së parës, reflektojnë pikërisht emrin Egjipt në shqiptimin e gjuhës greke, dhe jo një lokalitet në Peloponez. Ai është kontradiktor në thëniet e tij në përcaktimin e kohës së shpërnguljes së evgjitëve: herë pohon për kohen e Xhengis Khanit, herë për një kohë më të lashtë, këtu e 1500 apo 1600 vjet përpara. Kujt duhet fi besojmë? Por një buzëqeshje këtyre thënieve amatoreske, politizuese dhe le të kalojmë më tej.

    Të dhënat e studjuesve të lartpërmendur tregojnë se evgjitët banojnë vetëm në vendet ballkanike prej shekujsh, dhe janë një popullësi qytetare, në lagje të veçnta. Burrat janë marrë me zanate të tilla si: teneqepunues, farkatarë, muzikantë, si dhe kanë sherbyer si forcë e lirë pune: gratë dhe vajzat, të lëna pa shkollë, punonin shpesh në shtepitë e qytetarëve duke bërë të gjitha punët e shtepisë: lanin, fshinin, gatuanin, rritnin femijët dhe, për të gjitha këto, kishin fituar respekt të madh si gra të pastra, të urta, punëtore dhe te ndershme. Familjet më të pasura të qyteteve pajtonin në shtepitë e tyre gra të tilla dhe ishin krijuar rnarrdhënie të ngushta respekti midis familjeve.

    Në rrjedhë të shekujve, evgjitët ishin integruar në shoqerinë qytetare shqiptare.

    Ndryshe ka qenë jeta e romëve, ose siç njihen më shumë me emrin arixhinj, të cilët kanë bërë jetë endacake, brenda taborit të tyre, banonin në çadra, dhe janë marrë me shitje kuajsh, shportash, sitash e shoshash. Ata dallohen si një grup i mëvetësishem etnik, sepse përdorin edhe sot e kësaj dite gjuhën e tyre. Romët janë të shpëndarë në gjithë Europën në shekullin XIV, ndersa koha e shpernguljes së evgjitëve i takon shekujve të parë të erës së re. Për këtë duhen studime dokumentash dhe të vilet literatura përkatëse në vendet e ndryshme të Europës, si dhe të kërkohet e të sigurohet bashkëpunim i ngushtë me historianë të institucioneve shkencore të EGJIPTIT!


    Fundja Jemi Gjithe Njerez Te TE Njejtit Vend ... Flasim Nje Gjuhe ....Bredhim Ne te Njejtet Vende....Ushqejme Te njejten Inteligjence ....Moral .....Pse Valle Duhet Te Ekzistoje Racizmi ??????????

    Une Jam Kategorikisht Kunder Racizmit .... Flas , I respektoj....Neser Pasneser Mund Dhe Te krijoj Familje ....Respektoj Mendimin e Te gjitheve POr Nje gje : Enver Hoxha I ndau Njerezit ne katolik e Musliman,dhe vendosi nje pabarazi midis njerezve duke u bazuar tek ngjyra,raca,feja dhe shtresa shoqerore .... A nuk KA Ardh Koha Ti vejme KApak Atij 50 vjecari te qelbur ????
     
  9. Shkoder_Shpirt

    Shkoder_Shpirt Primus registratum

    Re: Nga e kane prejardhjen romet dhe jevgjit?

    MISR =Eypt=Egjypt eshte njohur gjithmone si misir neper libra ,perralla e shume e shume kenge.Misir ka qene vendi me i pasur ne bote dhe ka shume kenge bga shkrimtaret tone te medhenj te shkruara nga Misiri e duke pershkruar qe andej mallin e familjes .Sot ne Egjypt ka mbi 50 mije shqiptare te hereshem.Asnje egjyptian nuk i thote vetes egjyptin por MASRI ASHTU SI I THEMI NE VETES SHQIPTAR JO ALALBANEZ.Une personalisht nuk i shoh jevgjit si egjyptian dhe me duket qesharak ai trinomi &lt;gjyp-egjyp-magjyp&gt; Une e di qe ne indi ekzistojne mbi 160 kultura dhe gjuhe te ndryshem dhe me shume ato duken dhe nga paraqitja si nje fis apo nenshtetas indiane musliman.
    Egjypti eshte shtet i njohur dhe sot ka mbi 1 milione shkencetar egjyptian neper bote gjithashtu nobelista dhe njerez si Al Baradei dhe te tjere qe spo me kujtohen.Ne asnje shtet nuk ke komplikacine te prezantohesh si egyptian veq se ne shqiperi .Sikur jevgjit te ishin egjiptian do identifikoheshin si Masrijn se keshtu lartpermenda identifikohen gjithe shtetasit mes vete te pakten dhe duhet te njihnin gjuhen e tyre .
    Pse romet apo gabelet e flasin gjuhen e tyre ??
    Te lush vegla mzikore nuk do thot te jesh egjyptian dhe gjithashtu egjyptianet nuk njihen as si kasape,hekur punues apo dhe nje emer tjeter qe e kam pas lexuar .Tani sikur ato te jene vertet te tille ambasada jone ka detyre ti njoh dhe t`ju jap identitetin qe ju takon por ambasada nuk e verteto nuk ka te dhena te mjaftueshme qe ata te jene Egjyptian .Kjo me duket sikur Romet te jene nga Rumania apo nega Roma e Italise nese shkojme ne baze te emrit.
    Uroj qe ky minoritet te kthehet ne identitetin e vet por qe keto te jene egjyptian nuk mund te thohet sepse nuk ka asnje gje te perbashket me ket popull veqsq ketu aty me ngjren dhe egjyptianet jane mulate shumica nejse por vet ky minoritet duhet te ket ruajtur identitetin evet.
     
  10. Shkoder_Shpirt

    Shkoder_Shpirt Primus registratum

    Re: Nga e kane prejardhjen romet dhe jevgjit?

    Hrrova dicka shume interresante pjelle e gjithe kesaj historie eshte Milloshevici se kur Kosova kerkonte pamvaresine per t`ja mohuar donte te reduktonte nr e shqiptareve dhe te krijonte sa me shume pakica nder to Turke, Rome,dhe per jevgjit I pat thene qe ju nga emri GJyp-EGJYPT-MAGJYP jeni egjiptiane dhe qe athere maghypet e kosoves filluan te identifikoheshin me nje identitet fallso prej Milloshevici.Pse kurr me pare ne kemi jetuar ne shqiperi nuk kemi degjuar per prejardhjen e tyre as per gjuhe e zakone ? Kur u hapen rruget nga identifikimi i magjypeve te kosoves filluan te krijonin shoqata deh te identifikoheshin dhe keto te shqiperise.
    Ambasada egjyptine ka qene gjithmone ne shqiperi por asnjehere nuk ka pas asnje interres minoriteti i magjypve per nje shoqate apo per te njohur prejardhjen e tyre kojo eshte pasi ndodhi ano e kosoves.Ne shiperi cdo minoritet ka ghuhen dhe zakonet e tyre veq ketyr ete fundit.Mendoj qe si Romet dhe Magjypet jane dy dy popuj indine por te isve dhe gjuheve dhe kulturave te ndryshme ne indi deri tani ne zona te vecanta ekziston skllaveria ,skllever qe punojne tokat skllvopranareve te tyre eshte nje vend me shume mistere do thoja nje kontinenet me vete.
    Persa i erket historise qe tregova me emagjypet e kosoves dhe Milloshevicin eshte treguar nga nje gazetar politik i njohur ne kosove .
     
  11. bebushe86

    bebushe86 Primus registratum

    Re: Nga e kane prejardhjen romet dhe jevgjit?

    Po Milloshevici shqiptar ..... Enver Hoxha nuk beri te njejten gje me shqiptaret ??????? Qe i ndau njerezit sipas fese,shtreses shoqerore ....fese,krahines .....boh kohe te qelbeta ! TE pershnes shkodrane dhe me behet qejfi qe kjo teme te paska pelqyer sa i ke dedikuar postimin tat te pare /pf/images/graemlins/smile.gif
     
  12. OROSHI

    OROSHI Primus registratum

    Re: Nga e kane prejardhjen romet dhe jevgjit?

    Ti po mundohesh t'ia heqesh qafe racen jevgjite Egyptit,por nuk e di sa eshte e vertet kjo gja!
    Kena nji Shoqate Egyptiane ne Shqiperi!Ambasada e Egyptit nuk asht interesu,por as nuk e ka mohu ket gja!
    Ti permend shkenctaret Egyptiane,por harron me miliona egyptiane qe skane as buk me hanger!
    Ata shkenctar egyptiane i kan mbaru shkollat ne France/Angli/Amerike! /pf/images/graemlins/winkwink.gif
     
  13. Shkoder_Shpirt

    Shkoder_Shpirt Primus registratum

    Re: Nga e kane prejardhjen romet dhe jevgjit?

    Te lutem une i kam ne shpine as ne tapi temen qe dua ti heq qafe racen e jevgjeve nga egjyptianet.
    Ne thjesht po shkembejme mendime mbi bazen e njohurive tona aq sa kemi lexuar dhe kemi dijeni.
    Tani argumentat e mija nuk po dua ti perseris ne se ke te tjera apo kundershtime mi hedh poshte.
    Emertimi i jevgjeve nga Milloshevici eshte fakt dhe ma verteto te kunderten .
    Sa i perket shoqatave jemi te mbushur plot edhe shoqata e homove eshte ne shiperi por akoma nuk ekziston nje ligj per pranimin e gayve apo per te drejtat e tyre si dhe per martesen mes tyre .
    Sa per ambasaden egjyptine kam biseduar gojarisht dhe presonalisht me ambasadorin egjyptian ne Tirane i cili pohon qe nuk kemi asnje fakt qe kjo race te jete egjyptiane ,jane disa te dhene qe mi kane dhene por qe kategorisht nuk provojne asgje qe te thuhet se jane egjiptian.
    Ambasadori me pohoi se kishte pasur nje bisede me Sai Berishen per kete teme ngase duan te dijne qe ti japin emrin minoritetit dhe serish ambasadori ishte pergjigjur qe nuk kam asnje fakte apo baze qe ti njoh si te tille por as nuk i lejoj vetes ti mohoj kjo e fundit nje pergjigje diplomatike vetekuptohet.
    Kur ambasada dhe vet shteti i tyre nuk i pohon si nenshtetas te vet dihet se ne shqiperi nuk ka ligje perderisa ata identifikohen si nje pakice apo minoritet dhe me sa kam degjuar kane marr dhe jane paisur me certifikata te tilla nga shteti jone .
    Tani sa per miliona egjiptian qe vdesin urie ta hedhi automatikisht osht se nuk eshte e vertet se kam shkuar shume here ne egjipt dhe kam te nojur qe jetojne e punojne .Kuptohet qe jetesa nuk eshte shume e larte se nje popullsi prej me shume se 80 milion banoresh dhe duhet te kete dhe te varfer se jo te gjithe mund te jene lidera dikush duhet dhe te punoje punet e tjera apo te jete dhe pa pune.Nje fenomen te tille papunsie e hasim ne e urope dhe ne usa gjithandej .Ndaj mos ti pergjithesojme gjerat dhe sa per ate pergjigjen qe shkenncetaret egjiptian jane shkolluar ne france e gjetke me vjen keq por njerzit qe njoh une dhe qe perbejne nje shumice dhe jane intelektuale universitetin e kane me detyrim si filloren sot diskutojne per mastera ok .
    Nuk mund te flasesh me kaq pa pergjegjesi per nje shtet ne 7 mijevjecarin e tij ne te cilin ka aq mrekullina shkencore te pazbuluara qe kane ndodhur mijera vjet perpara sa shkencetret e mbare botes vazhdojne e hulumtojne nese eke interres ti jap ose mund te hapi nje teme te vecanet per kultuen e popujve dhe per kersherine e cdo forumisti.Ne egjipt ka lind shkrimi ,eshte vene ligji i pare dhe ka lindur kushtettuta e sa e sa te tjera aty ka zanafillen dhe shume e shume shpikje e ligje shkencore qe i kan dhe ne nje ndihme te madhe jetes sone .
    Po bota rrutullohet e tani te tjere shtete po mbajne stafeten.
    Por te mos flasim me kaq percmim per nje popull dhe nje vend kaq te lashte me nje emer ne histori duke i veshur nje minoritet me rracizmin tone qe e kemi te theksuar ne shqiptaret mbase na eshte bere si semundje ngjitese ngase keshtu na trajtojne ne europe dhe tani ne duam t`ja veshim te tjereve.
     
  14. OROSHI

    OROSHI Primus registratum

    Re: Nga e kane prejardhjen romet dhe jevgjit?

    Ma e bukura asht se kur i referohemi Egyptit shkojme 7 mij vjet mrapa(4 mije ne fakt),ne nji kohe qe na po analizojme dicka qe nuk ka lidhje as me 500 vjetet e fundit.
    E cuditshme kjo.

    Nigjo mor djal,mund te pyesesh prap ate ambasadorin se cilat shkolla/universitete jane ne Kajro?Ato angleze/amerikane/franceze?Apo e ke fjalen per shkolla teologjike ti?
    Kshuqe,antikiteti i perket antikitetit,e tashmja te tashmes.

    Dhe nje fakt per ty:po deshe me dite per "pasaniket" egyptiane,Egypti futet tek vendet ne zhvillim,pra bota e trete.
    Edhe ate turizem qe e kishin,po ua prish obskurantizmi.
     
  15. Shkoder_Shpirt

    Shkoder_Shpirt Primus registratum

    Re: Nga e kane prejardhjen romet dhe jevgjit?

    Oroshoooooooo fjalet e shumta fukarallek Egjipti ka hy ne mijevjecarin e shtate te tije ,kam permbledhur mjaftueshem ne shkrimet e mija me lart qe nga koha e faraoneve e deri ne ditet e sotme ngaqe bota rrotullohet dhe ashtu si shume perandori e qyteterime qe kane pasur kohe shkelqimi e e kohe renie edhe egjipti dikur i super i famshem dhe te kujtoj dicka qe ka ndodhur jo ne antikitet por vetem para 54-55 vjetesh vjetet e fundit se te ka mjaftuar nje pasaporte egjiptine dhe ti nuk ke pasur nevoje per viza qe te shkoje ne gjithe boten,une e kuptoj qe keto ty nuk te interresojne por me qe hyme thelle bisedes po te informoj.Sa per universitete po te permend Al-Ahzar eshte i pari ne kajro qe ka mbi 1000 vjet per te mos permendur american university qe eshte hapur ne 1940 e ndersa sot vazhdojne gjermani e francezi etj nuk e di pse po komentoj aq shume por mbase dikush mund te informohet.
     
  16. OROSHI

    OROSHI Primus registratum

    Re: Nga e kane prejardhjen romet dhe jevgjit?

    Normal qe dikush mund te informohet!
    Nuk e mohoj!

    Tani,koha kur Egyptianet hynin pa viza(nuk e di sa eshte e vertete kjo) ishte koha kur Egypti ishte frankophon dhe Mbreteri(shqiptar biles),pikerisht rreth viteve '53-54 ra Mbreti dhe hypi diktatori,vizat u nderprene dhe sot e kesaj dite Egyptianet jane njelloj si turqit(gjynaf ne fakt,te pakten per kulturen e vjeter),emigrante/terroriste/te pa shkolle!
    Egypti nuk eshte krejt Kajro!
     
  17. Musolini

    Musolini Primus registratum

    Re: Nga e kane prejardhjen romet dhe jevgjit? *DELETED*

    Shkrimi u fshi nga Kondrapedali
     
  18. Kondrapedali

    Kondrapedali Kondrapedali

    Re: Nga e kane prejardhjen romet dhe jevgjit?

    Është shkrimi i fundit me përmbajtje të tillë rraciste që tolerohet. Shkrime të tilla jo vetëm që do të fshihen por edhe autori i tyre nuk do lejohet më të futet në këtë rubrikë.

    Kondrapedali.
     
  19. romeo

    romeo Forumium maestatis

    Re: Nga e kane prejardhjen romet dhe jevgjit?

    ka disa gjera qe nuk thuehen as si shaka. kjo fraza me lart eshte nje nga ato /pf/images/graemlins/booki.gif
     
  20. Dardanus

    Dardanus Primus registratum

    Re: Nga e kane prejardhjen romet dhe jevgjit?

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

    Tek ajo fotografia MUNGON ushtari serb (me ngjyre), si edhe per me tregu se shqiptareve e keqja i ka ardh gjithmon nga njerezit jo te bardhe ,imagjino aleancen ushtarake qe bombardoi Serbine, Holanda,Anglia etj, ishin me aktivet, ndersa disa shtete me kombesi jo te bardhe (si Kina,Greku,Rusi,etj,)ishin kunder nesh.

    E verteta eshte se ne jemi racista dhe se jevgjit tek ne jane me te zi se ne vendet e tjera ballkanike ku jevgjit jane shartuar me vendasit

    kjo do arrihet edhe ne Shqipni atehere kur te zhduket familja TRADICIONALE, kur paraja te jete mbi gjithcka, kur morali te zevendesohet me kenaqesine

    [/ QUOTE ]

    Kete mendim e ka patur Lir111 para 15-16 viteve, vetem se i paska harruar disa detaje mbi "vllezerit tane" nga "mema Shqipni", dhe per dashurine, patriotizmin dhe nacionalizmin e tyre te pashoq... por per fat te keq jo per shqiptari por per vllezerit e tyre Serb dhe per memen Greqi dhe baben Itali.

    -----
    Armiku më i madh që i ka shkaktuar dëmet më të mëdha popullit Shqiptarë ka qenë gjithmonë Shqipfolsi …
     

Shpërndajeni këtë faqe