Nga e kane prejardhjen romet dhe jevgjit?

Diskutime tek 'Historia Boterore' filluar nga khour, 9 Jul 2005.

  1. olololol

    olololol Primus registratum

    Re: Nga e kane prejardhjen romet dhe jevgjit?

    Ok mos na gjykoni per keq sa kena lexu do themi.

    1-Nuk e dalloj dot nje rom nga nje jevg arixhi etj.

    Por di qe njerzit me ngjyre te Shkodres e kane prejardhjen nga Egjipti , Maroku .
    Pse ????!!!
    Ulqinaket dhe Shkodranet kane qene PIRATET me te medhenj te mesdheut dhe shpesh grabisnin anije ne mesdhe dhe pervec se i merrnin gjithcka i merrnin dhe sklleverit ose punetoret qe i jepnin rremave poshte ne anije.Ata i moren si sherbysa e jane sot e ksaj dite n'Shkoder ( nje shembull BuJar Qamili )
    2-Pjse tjeter e komunitetit me ngjyre jane te ardhur nga India ata jane nje lloj komuniteti qe shpesh levizin ( si rri suma me i ven me i fjale)
    /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  2. alb_girl82

    alb_girl82 Primus registratum

    Re: Nga e kane prejardhjen romet dhe jevgjit?

    ne e dime dhe jemi krenare /pf/images/graemlins/tonguee.gif

    jevgjit jane nga egjipti, ndersa romet jane indian!
     
  3. egjiptiani

    egjiptiani Primus registratum

    Re: Nga e kane prejardhjen romet dhe jevgjit?

    Pasi që lexova në këtë forum disa shkrime në lidhje me përardhjen e jevgjive-magjypëve ju njoftoj se ju të cilët jeni të interesuar të dini diqka më tepër pë Egjiptianët ju lutem vizitoni web faqen:

    www.egjiptianet.de administrator i së cilës jam unë)
    www.balkanaegypter.com
    www.irdk.ch.vu

    në këto faqe do të gjeni shenime në lidhje me popullin jevgj-magjyp= Egjiptian

    Ndërsa personave të cilët i takojn këtij minoriteti i lutem që të mbesemi në kontakt në e-mailin : ekiaba1973@hotmail.de

    Ju lutem për mirëkuptim
     
  4. egjiptiani

    egjiptiani Primus registratum

    Re: Nga e kane prejardhjen romet dhe jevgjit?

    Pasi që lexova në këtë forum disa shkrime në lidhje me përardhjen e jevgjive-magjypëve ju njoftoj se ju të cilët jeni të interesuar të dini diqka më tepër pë Egjiptianët ju lutem vizitoni web faqen:

    www.egjiptianet.de administrator i së cilës jam unë)
    www.balkanaegypter.com
    irdk.ch.vu

    në këto faqe do të gjeni shenime në lidhje me popullin jevgj-magjyp= Egjiptian

    Ndërsa personave të cilët i takojn këtij minoriteti i lutem që të mbesemi në kontakt në e-mailin : ekiaba1973@hotmail.de

    Ju lutem për mirëkuptim
     
  5. egjiptiani

    egjiptiani Primus registratum

    Re: Nga e kane prejardhjen romet dhe jevgjit?

    Ju lutem mbetemi ne kontakt ne e-mailin tim :

    ekiaba1973@hotmail.de
     
  6. cufi_bardhit

    cufi_bardhit Primus registratum

    Re: Nga e kane prejardhjen romet dhe jevgjit?

    Une per vete duke pas qejf kenget e Romeve i di icik me mire keto pune. Kerkova tek google per kengetarin e modh Astrit Qerimi( qe i knon ene zemra i knon) ene gjeta faqen zyrtare te Romve. Shifni ca thuhet per Origjinen e tyre. Per ket Ceshtje flet vet HISTORIANI ME I MODH I TE GJITHA KOHRAVE LATIF KAZANXHIU (PRA DORA VETE)

    Historia dhe origjina
    Shumë hipoteza janë hedhur për origjinën e rromëve dhe vetëm faktet gjuhësore të trashëguara vërtetojnë origjinën e tyre Indiane.
    Në të vërtete ende edhe sot e kësaj dite nuk dihet se përse janë larguar parardhësit e rromëve nga vendbanimet e tyre në Indin veri-perëndimore. Ata filluan lëvizjen drejt perëndimit në shekullin e XI.

    Tregime te ndryshme dhe gojdhëna flasin për ngjarje të ndryshme, si:

    * Rromët ishin banorë të Atlantidës dhe kur ajo u mbyt ata u detyruan të largoheshin dhe të përhapeshin në të gjithë botën me kalimin e kohës.
    * Rromë të tjerë tregojnë se paraardhësit e tyre jetonin në një mbretëri të madhe dhe mbreti i tyre ishte shumë i egër me popujt fqinj, të cilët u bashkuan dhe i hapën luftë. Me fitimin e luftës ata vendosën të vrisnin mbretin dhe të falnin popullin e tij me kusht që ky i fundit të largohej sa më larg që të ishte e mundur nga vendbanimet e tyre.
    * Dhe të tjerë rrom tregojnë se India u sulmua nga një mbret i madh Mysliman. Indianët e atëhershëm u bashkuan dhe kruijuan një ushtri të madhe me popuj dhe fise të ndryshme, indian dhe jo-indian. Kjo ushtri e madhe luftoi për shumë shekuj kundër forcave myslimane duke i shtyrë ato gjithmon e më shumë drejt perëndimit, por gjithashtu edhe duke u larguar vet gjithnjë e më shumë nga India. Kjo luftë në shekullin e XI në të vërtetë njihet edhe nga histori.

    Mësuesi rrom Latif Kazanxhiu tregon se pas luftrash shumëvjeçare për pavarësinë e Indisë nga pushtuesit mysliman në afërsi të Traimesë, paraardhësit e rromëve të cilët ishin një kast aristokrate luftëtarësh pas vitesh të tëra lufte për mbrojtje pësuan disfat dhe u detyruan të largoheshin nga vendi i tyre. Rromët në Ballkan u vendosën në grupe të veçanta ose u sollën nga ushtritë turke në të cilën formonin reparte të veçanta për prodhimin e barutit dhe të armëve. Për ardhjen e rromëve në Shqipëri ka disa të dhëna sipas një rregjistrimi otoman të vitit 1523 vlerësohëshin rreth 374 familje rrome, por mendohet se ato kanë ardhur 200-300 vjet para këtij rregjistrimi. Sipas profesorit Shuaip Isufi-thotë ai- në shek. III p.e.s. në Indi jetonte një mbret i fuqishëm i quajtur Roma, i cili e donte shumë popullin e tij. Pas vdekjes njerëzit e thjesht i krijuan poema të cilat me kalimin e kohës krijuan eposin Romajama. Nga ky epos u veçuan 220 strofat më të mira që këndoheshin në tempuj. Kështu lindi miti i Ramizimit. Njerëzit që besonin këtë fe u quajtën Ramista dhe më vonë Rrom.
     
  7. cufi_bardhit

    cufi_bardhit Primus registratum

    Re: Nga e kane prejardhjen romet dhe jevgjit?

    Ndersa jevgjit jan nga Egjipti edhe maroku. Kurse Rromet (ose gabelet) jan sic thot LATIF KAZANXHIU ( dora vete )
     
  8. Ema

    Ema Goddes

    Re: Nga e kane prejardhjen romet dhe jevgjit?

    Miredita!
    Po shkruaj tek kjo teme per te shprehur vetem nje mendim shkurt:
    Si arixhinjte ashtu dhe jevgjit,pavaresisht nga bashkejetesa e gjate me popullin shqiptar dhe niveli(ne Elbasan romet jane bere jashtezakonisht te pasur duke u marre me tregti,kane vila fantastike dhe kane zene vend,ndersa ka familje jevgjish te shkolluar dhe te kulturuar qe nuk kane asnje ndryshim ne thelb nga kusuri i popullit shqiptar).
    Ne nuk jemi te zotet te diskutojme me keto dy kategori pa qene paragjykues.Edhe sot e kesaj dite te dalesh me nje jeg7rom,te kesh shoke,apo me keq te dashurohesh a martohesh me nje prej tyre eshte turp i madh.Po ama te marri vajza nje amerikan pasanik a nje italian plakaruq me ndonje makine te mire nuk eshte turp fare per shqiptarin.Eshte nder i madh se vajza na eshte martuar me te "jashtem".Kurse sikur ne te ishim ndonje rrace superiore percmojme(jo te gjithe,po shumica) njerez qe nuk kane asnje ndryshim nga ne pervec ngjyres se lekures(sidomos jevgjit) duke u treguar rraciste te kategorise se pare.Athere pse ankoheni o shqiptare vellezer kur nese ndodheni ne Itali,Greqi,France,Angli,Amerike ju barazojne me shqiptare0kriminale dhe shqiptare=prostituta?Pse te huajt karshi nesh nuk duhet te kene kufinj mendore kurse ne karshi jevgjve dhe romeve duket te kemi?
    Pse kerkojme te mos jene rraciste me ne kur vete ne jemi populli me rracist qe une kam njohur?
    Me falni,e di se kam dale nga tema po duhet ta thoja.
     
  9. Rrapatushja

    Rrapatushja Nelk@

    Re: Nga e kane prejardhjen romet dhe jevgjit?

    Shiko prinderit shqipo nuk duan qe te bijat tu martohen me rom a jevgj jo se kane hall se jane te zinj, por se kane hall se te bijat mund te bejne shume qejf ne krevat. Eshte pune me zarar kjo po jemi te rinj e se kuptojme mire ne. /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/eusa_clap.gif
     
  10. u74

    u74 Primus registratum

    Re: Nga e kane prejardhjen romet dhe jevgjit?

    Pahh ... sa te degjenerum edhe keta priderit tone !
    Po s'kene faj xhanem zbriten nga Tepelena , Kurveleshi dhe me opinga te arnuara u futen ne Tiranen tone te dashur , fanar i civilizimit evropian ( ne kohe te xhaxhit kjo) . U edukuan , jetuan rinine dhe pleqrine sipas modelit te "njeriut te ri" , inicuar nga nena jone e dashur parti . E si mund ta kuptojne ata shpirtin tone modern dhe te lire... ? Ku marrin vesh ata nga seksi... ?!! Njehere ne muaj kur kane marre tollonin e mishit kane bere seks .
     
  11. Hellena

    Hellena Primus registratum

    Re: Nga e kane prejardhjen romet dhe jevgjit?

    Nga Transilvenia /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/grin.gif
     
  12. bizi

    bizi Forumium praecox

    Re: Nga e kane prejardhjen romet dhe jevgjit?

    s'e di, po t'i thuash rumuneve rom(jevg) te hidhen ne fyt, fundja dhe s'i vihet faj te shkreteve.
    kur s'te pranon as rumuni ik e myt veten me nej pellg uji /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/grin.gif
     
  13. Kondrapedali

    Kondrapedali Kondrapedali

    Re: Nga e kane prejardhjen romet dhe jevgjit?

    Jevgjit kan nji veçori të çuditshme që nuk kam arritur ta shpjegoj dot asnjëherë.

    Si banues i Brrakës, kam patur rastin ti frekuentoj dhe ti njoh nga afër jevgjit dhe me ç'mbaj mend, në shkollë shumë rrallë kanë shkëlqyer. Po po ashtu, mënyra e tyre e jetesës ishte ndryshe nga pjesa tjetër e popullsisë. Edhe sjellja ndryshonte komplet dhe mendoj se kjo e fundit ka sjellë paragjykimet e pjesës tjetër të popullsisë.

    Megjithatë, jevgjit thuhet se vijnë nga Egjipti dhe kanë ardhur gjatë pushtimit osman ndërsa romët janë skllevër afrikanë të mbetur në Ballkan pas shembjes së Perandorisë Romake. Prandaj ata flasin një gjuhë të përafërt me rumanishten e me vllahishten.
     
  14. LUANESHA

    LUANESHA Primus registratum

    Re: Nga e kane prejardhjen romet dhe jevgjit?

    Kondre si je mor djal? mthuj me ke rri te them cili je ... thot populli...
    per mu jevgjit ose rom e kan prejardhjen nga elbasani,dhe elbasanllit,kuptohet jevgjit e kam fjalen ,nuk jan shqiptar.mire qe paskan frekuentu shkollen ato qe ke njoh ti kondre,ato shquhen per vjedhje dhe me shit pejna ...




    ciao.
     
  15. Scorpion

    Scorpion Guest

    Re: Nga e kane prejardhjen romet dhe jevgjit?

    Sa klase shkolle ke ti mice?
     
  16. Kondrapedali

    Kondrapedali Kondrapedali

    Re: Nga e kane prejardhjen romet dhe jevgjit?

    Ç'kena hej Luanesh? /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/kiss.gif

    Po si kekan jevgjit e romat prej Elbasanit maj? Elbasan don me than qytet i bardh e ti thu qi paska pas t'zi mrena? Kjo s'ka kurrfar kuptimit :D.

    Jevgj (ose jevgjitër ose magjupa) e rom ka në gjithë Shqipërinë. Në Shkodër patën marrë titullin e nderit Harap (arab) e nga këta kanë prejardhjen një pjesë e familjeve shkodrane /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/tonguee.gif.
     
  17. cufi_bardhit

    cufi_bardhit Primus registratum

    Re: Nga e kane prejardhjen romet dhe jevgjit?

    Kondre ajo qe thot Luanesha eshte histori Ruse.
    Ngaqe Elbasanin e ka themelu BABA, sipas ruseve ne elbasan ekziston ajo teza e Kaukazit. Nejse per mu jan thjesht budallalliqe, se Romet skan pas ndonjeher lidhje me BABEN.
    Nderkohe qe ne faqen zyrtare te Romeve gjeta kete.

    Historia dhe origjina
    Shumë hipoteza janë hedhur për origjinën e rromëve dhe vetëm faktet gjuhësore të trashëguara vërtetojnë origjinën e tyre Indiane.
    Në të vërtete ende edhe sot e kësaj dite nuk dihet se përse janë larguar parardhësit e rromëve nga vendbanimet e tyre në Indin veri-perëndimore. Ata filluan lëvizjen drejt perëndimit në shekullin e XI.

    Tregime te ndryshme dhe gojdhëna flasin për ngjarje të ndryshme, si:

    * Rromët ishin banorë të Atlantidës dhe kur ajo u mbyt ata u detyruan të largoheshin dhe të përhapeshin në të gjithë botën me kalimin e kohës.
    * Rromë të tjerë tregojnë se paraardhësit e tyre jetonin në një mbretëri të madhe dhe mbreti i tyre ishte shumë i egër me popujt fqinj, të cilët u bashkuan dhe i hapën luftë. Me fitimin e luftës ata vendosën të vrisnin mbretin dhe të falnin popullin e tij me kusht që ky i fundit të largohej sa më larg që të ishte e mundur nga vendbanimet e tyre.
    * Dhe të tjerë rrom tregojnë se India u sulmua nga një mbret i madh Mysliman. Indianët e atëhershëm u bashkuan dhe kruijuan një ushtri të madhe me popuj dhe fise të ndryshme, indian dhe jo-indian. Kjo ushtri e madhe luftoi për shumë shekuj kundër forcave myslimane duke i shtyrë ato gjithmon e më shumë drejt perëndimit, por gjithashtu edhe duke u larguar vet gjithnjë e më shumë nga India. Kjo luftë në shekullin e XI në të vërtetë njihet edhe nga histori.

    Mësuesi rrom Latif Kazanxhiu tregon se pas luftrash shumëvjeçare për pavarësinë e Indisë nga pushtuesit mysliman në afërsi të Traimesë, paraardhësit e rromëve të cilët ishin një kast aristokrate luftëtarësh pas vitesh të tëra lufte për mbrojtje pësuan disfat dhe u detyruan të largoheshin nga vendi i tyre. Rromët në Ballkan u vendosën në grupe të veçanta ose u sollën nga ushtritë turke në të cilën formonin reparte të veçanta për prodhimin e barutit dhe të armëve. Për ardhjen e rromëve në Shqipëri ka disa të dhëna sipas një rregjistrimi otoman të vitit 1523 vlerësohëshin rreth 374 familje rrome, por mendohet se ato kanë ardhur 200-300 vjet para këtij rregjistrimi. Sipas profesorit Shuaip Isufi-thotë ai- në shek. III p.e.s. në Indi jetonte një mbret i fuqishëm i quajtur Roma, i cili e donte shumë popullin e tij. Pas vdekjes njerëzit e thjesht i krijuan poema të cilat me kalimin e kohës krijuan eposin Romajama. Nga ky epos u veçuan 220 strofat më të mira që këndoheshin në tempuj. Kështu lindi miti i Ramizimit. Njerëzit që besonin këtë fe u quajtën Ramista dhe më vonë Rrom.

    Simbolet
    Kombi rrom në tërë botën ka Himnin dhe Flamurin e vet, simbole të cilat u vendosën në Kongresin e parë Rrom që u mbajt në Londër në Prill të vitit 1971.
    Pjesmarrësit rrom nga 22 vende të ndryshme vendosën njëzëri ditën 8 Prill si ditën ndërkombëtare të Rromëve. Aty u vendos flamuri rrom gjysëm i gjelbër (simbol i tokës), gjysëm blu (simbol i qiellit) dhe një rrotë e kuqe në mes që simbolizon lëvizjen. Ndërsa Himni rrom është kënga “Gelem, Gelem” (Shkova, Shkova).
    Deri tani janë mbajtur 4 Kongrese Botërore Rrome, të cilët kanë vendosur përdorimin e termit rrom në vend të termave të tjerë që ishin përdorur deri atëherë si dhe vendosjen e alfabetit të gjuhës rrome.

    Ngatërresa
    Në vendin tonë shumë persona e ngatërrojnë komunitetin Rrom me komunitetin Egjiptian (që në gjuhën popullore shpesh i thërrasin Evgjit ose Jevgjit). Ky komunitet ndryshon nga rromët sepse nuk ka gjuhë të vetën amëtare, origjinën mendohet se e ka nga Egjipti dhe është i vendosur vetëm në zonat urbane.
    Edhe vetë termi RROM sjell ngatërrime tek jo-rromët në përgjithësi, p.sh. shumë njerëz mendojnë se ata vijnë nga Rumania apo kanë lidhje me Romën- kryeqytetin e Italisë.

    Festat rrome
    -- 8 Prilli Dita e Kombit Rrom festohen në të gjithë botën me ceremoni nga më të ndryshmet: mbledhje e simpoziume, muzikë, karnavale, rite buzë lumenjve duke hedhur lule dhe ndezur qirinj etj.
    -- 6 Maji festa e Shën Gjergjit celebrohet duke u bashkuar dhe festuar së bashku me darka dhe muzikë. Në orën tre të mëngjesit dalin dhe futen në lumë për t’u larë “ashtu si rrjedh uji I lumit, ashtu të rrjedh dhe jeta e tyre”.

    Fiset rrome në Shqipëri janë katër: Meçkar, Karbuxhinj, Kurtof dhe Cergar.

    Fisi Meçkar është vendosur më tepër në Myzeqe, Tiranë dhe Berat; Fisi Karbuxhi në Korçë, Fush Krujë, Tiranë, Elbasan dhe Pogradec (mendohet se kanë ardhur në Shqipëri nga Greqia); Fisi Kurtof në Lezhë, Shkodër (janë përqëndruar më shumë në veri të Shqipërisë sepse kanë ardhur nga pjesa e Malit të Zi); Fisi Cergar në Berat, Elbasan, Delvinë, Sarandë e Gjirokastër (mendohet se kanë ardhur në Shqipëri nga Greqia). Megjithatë lëvizjet e shumta kanë bërë që këto fise të gjenden dhe në pjesë të tjera të vendit tonë.



    Kultura rrome
    Kultura rrome ka shumë ngjyrime orientale, kjo nga origjina e tyre indiane.

    Shumë njerëz i perceptojnë rromët si njerëz endacak, tregëtar hilacak ose fallxhor të mëdhenj. Por në të vërtetë janë shumë të pakët ata që arrijnë të flasin me ta dhe të njohin shpirtin e vërtetë të këtyre njerëzve që ndoshta mund të mos jenë të pasur ekonomikisht, por që janë tepër të pasur shpirtërisht.

    Shpesh ne gaxhenjtë (jo-rromët) kalojmë pranë tyre dhe i shohim me kureshtje dhe frikë këta njerëz të veshur ndryshe, që flasin një gjuhë tjetër edhe pse jetojnë me ne, që i sheh shumë rrallë të buzëqeshin në rrugë, që është shumë e vështirë t’i flasësh sepse edhe në qoftë se ti nuk po i flet me tendencë negative ata ta kthejnë me mospërfillje sikur të donin të vet-mbroheshin nga ndonjë sulm i mundshëm.

    Dhe në të vërtetë asnjëherë nuk arrijmë t’i njohim këta njerëz që janë populli me shpirtin më të lirë në botë, që për të ruajtur lirinë e tyre nuk i janë nënshtruar asnjë ligji, mbreti apo rregjimi për shekuj me rradhë ndonëse shpesh këtë liri e kanë blerë shumë shtrenjtë me varfëri të tejskajshme dhe paragjykime nga të gjitha anët. Ata janë një popull i mahnitshëm të cilit i është dhënë dhuntia e muzikës dhe kërcimit, jetojnë për momentin dhe nuk i bën përshtypje se çfarë thonë apo mendojnë të tjerët, i pëlqen të zbusin kafshët: arinjtë dhe kuajt; i pëlqen të udhëtojnë dhe të jenë të mistershëm, i pëlqejnë ngjyrat dhe janë tepër romantik.

    Gazetari rrom Ramazan Mile i pyetur nëse rromët ngjajnë me lumin që nuk ka asgjë që e ndal apo me erën ai përgjigjet se rromët janë si era sepse lumi ka kufij që e burgosin brenda shtratit të vet. Në qoftë se për të jetuar duhen tre elemente bazë: ajri, dielli dhe uji Rromëve iu duhet edhe një element i katërt: Muzika- thotë ai. Kafsha simbol e rromëve është ariu, sipas një legjende të vjetër një vajzë kishte mbetur shtatzën dhe u hodh të mbytej në lum, por atë e shpëtoi një ari dhe kështu ariu u bë kafsha më e dashur për rromët.
    Rromi e ka dashur lirinë më tepër se ç’duhet për këtë është i pasur në shpirt ndonëse jeton me gjëra të thjeshta. Shpesh rromët të japin përshtypjen se janë të vrazhdë dhe është e vështirë të komunikosh me ta, por kjo për shkak se varfëria e ngurtëson shpirtin. Rromët janë duhanpirësit më të mëdhenj në botë sepse duhani shuan urinë.
    Dhe së fundi edhe pse rromët nuk kanë studiuar ekonomi, financë apo marketing ata janë tregëtar të shkëlqyer.

    Besimi fetar
    Historikisht rromët kanë marrë Fenë e vendeve në të cilat janë vendosur.

    Dhe së fundi dua ta mbyll këtë prezantim të shkurtër duke iu bërë thirrje të gjithë juve që deri tani i shihnit rromët me nuanca negative të tregoheni më tolerantë, të mundoheni t’i njihni më parë ata të cilët i paragjykoni dhe para se të akuzoni ndonjë rrom që e kishit afër në autobuz se ju ka vjedhur kuletën shikoni mirë në çantën ose xhepin tuaj. . .
    Dhe dua t’ju them të gjithë rromëve që Amaro Drom beson në përpjekjet tuaja për integrim dhe zhvillim, ne besojmë në vlerat dhe kapacitetin tuaj, ne besojmë në vet-organizimin dhe vet-inisiativat tuaja, ne besojmë se ju jeni të vetmit që mund të bëni diçka për përmirësimin e situatës, ne besojmë tek ju.



    BLERINA GJEKA
     
  18. juxhoxhjaj

    juxhoxhjaj Primus registratum

    Re: Nga e kane prejardhjen romet dhe jevgjit?

    cdo njeri qe viziton indin e kupton kete per ngjashmerine ne sjellje ku njerezit flene dhe urinojne rrugeve etj por ajo qe skuptoj eshte se ne Indi kane dale shume njerez me aftesi te jashtezakonshme ne matematike, ekonomi e kudo ndersa nga keta tanet vetem si me gjet leket e dasmes dine te bejne llogarite
     
  19. policia

    policia Forumium maestatis

    Re: Nga e kane prejardhjen romet dhe jevgjit?

    ato qe thote me lart Bej Frasheri i kam degjuar kur isha ne nje seminar me teme "Pakicat kombetare, mosdiskriminimi etj..." dhe kjo Blerina eshte koordinatore prane UNDP e cila ka marre shume iniciativa per ti ardhur ne ndihme.
    aty kam degjuar shume gjera interesante per keto pakica.
     
  20. azdikushi

    azdikushi Primus registratum

    Re: Nga e kane prejardhjen romet dhe jevgjit?

    Duke vështruar nevojën e përdorjes sa më të madhe të hekurit, faraonët nga dinastia XIX, kanë filluar të importojnë hekur nga viset tjera të afërta dhe më të largëta të pasura me mineral të hekurit, para së gjithash nga Peloponezi, Mitani dhe Anatolisë Hetite ,dhe mesiguri nga Kipra, sepse sipas burimeve historike nuk mund të shihet se ka qënë i njohur egzistimi, e me të madhe edhe eksploatimi i mineralit të hekurit në territorin e Egjiptit, deri në ardhjen e dinastisë së Ptolomedëve .
    Revolucioni i hekurit,kërkimi i rezervave dhe eksploatimi i mineralit të hekurit, mesiguri janë shkaku për çka Ramzes II është dhënë në pushtim të Mediteranit Lindor, Anadolisë dhe Ballkanit,për çka vëertetim gjejmë edhe te shkrimi i Herodotit .
    “...Do të kthehem në atë që ka qënë mbret para tyre, e emri i të cilit është Sesotrid ... Kur dot kisha hasur në guximtarë dhe në ata të cilët përzemërsisht kanë mbrojtur lirinë, në tokërat e tyre ka vënduar shtyllë me mbishkrim në të cilën ka qëndruar emri i tij dhe prejardhja dhe se ata kanë qënë të nënshtruar nga ushtria e tij...”
    Mandej Herodoti vazhdon ”...Duke e bërë atë,duke kaluar nëpër gjith tokën, derisa prej Azie nuk ka kaluar në Europë dhe nuk i ka nënshtruar Skitët dhe Trakët.Mendoj se ato janë vendet më te largëta deri ku ka mbërrirë ushtria egjiptase... Nuk mund të them mesiguri se mbreti Sesotrid vet ka ndarë disa nga trupat e tij dhe atje i ka lënë të vendosen në atë toke ose disave nga ushtarët mbi kokë u ka ardhur nga hidhërimet e tij, ndaj mbetën...”
    Për ekspeditën e njëjtë pushuese të Ramzes II, përveç të tjerave ka edhe një mbishkrim tjetër interesant nga majori Mehmed Tefik, drejtor i gjimnazit ushtarak të Manastirit , në librin e tij “Kratka istorija za Bitolskiot Vilaet” (Histoi e shkurtër për vilaetin manastiras) e shkruar në gjuhën turke me letër arabe, e botuar në vitin 1911 .Ai për këtë ekspeditë të Ramzes II thot se në veri ka prekur deri në Dunav, ndërsa në perëndim deri në Beratin e sotshëm.
    Nga e lartë përmendura rrjedh se që prej kohës së ekspeditës të Ramzes II në Ballkan kanë ardhur dhe janë banuar-kanë ndetur Egjiptijanë.Duke e pasur parasysh faktin se bëhet fjalë për ekspeditë pushtuese me qëllim që të eksploatohet hekuri dhe minerali tjetër nga Ballkani, mesiguri bëhet fjalë për njerëz që punojnë me metal. Për këtë gjejmë edhe një vërtetim te Herodoti i cili thotë: ”...Në Maqedoni edhe fenikasit e Vjetër e kanë eksploatuar arin nga xeheroret që e kanë shkrirë në koftore speciale, shumë para ardhjes të kolonistëve egjiptas në Eladë...”Nga ky shënim shihet se Egjiptijanët e kanë kolonizuar Ballkanin para jetesës së Herodotit. Kolonizatorët mesiguri kanë qënë robër (midis kriminelëve të tjerë dhe të burgosur)dhe skllavëpronarë të cilët mesiguri e kanë bartur edhe sistemin e nxjerrjes të mineralit të arit,që është praktikuar edhe në Egjipt .
    Sipas rrëfimeve të autorëve të lashtë grek ë lidhje me themelimin e qytetit Athinë, mund të vërehet se “Egjiptianët janë të banuar në 12 mahalla në Athinë, ku mirren me zahnatet e tyre, ndërsa të cilat mahalla më vonë do të bëhen qendra të kësaj popullate, që më vonë (Egjiptianët) ta pranojnë emrin e përbashkët Athinas ...”
    Kolonizimi i Egjiptijanëve të Vjetër në Ballkan nuk mundet, e të mos ketë ndikim në kulturën dhe civilizimin e popujve të cilët në atë kohë kanë jetuar në Ballkan. Duke marrë parasysh atë se bëhet fjalë për periudhë nga e cila nuk ka të dhëna dhe burime të mjaftueshme historike ose më saktë asnjë lloj të dhënash dhe burimesh historike, përfundime të përcaktuara, si edhe për popujt e tjerë nga ajo kohë në Ballkan, mund të nxjerrim nga legjendat dhe mitet e popujve Ballkanik, për të cilët kanë mbetur shënime tek historiografët më të vonshëm. Për atë edhe periudha prej sh.XII deri sh.V p.e.r. quhet kohë mitologjike.
    Sipas Homerit,Egjiptijanët kanë marrë pjesë në luftën Trojane me Pajonët dhe Maqedonasit kundër Ahajëve. Në një citat thuhet :

    “ Menjëherë Egjiptijanëve fushat e bukura jua konfiskuan,
    gratë e tyre i morën dhe fëmijët jua rrëmbyen
    dhe ata i vrisnin, por zëri nëpër qytet u rrëzua shpejt.”


    Herodot në librin e dytë Evterba nën numër 50 do të thotë : ”Madje emrat e gati gjithë zotrave të Eladës kanë ardhur nga Egjipti”. Mandej sipas rrëfimeve të tij dhe sipas mitit për Persejin do të thotë: atë që e thashë deri në Persej, e nuk shkova edhe më pas, ajo është për shkak se kur flitet për Persejin nuk përmendet emër i asnjë të vdekuri, siq është babai i tij ... Ndërsa kur do të ishin numëruar paraardhësit e Danajës, vajzës së Akrisij, kur me prejardhjen do të ishte shkuar edhe më pas, udhëheqësit dorinje do të dalin Egjiptianë të vëertetë. Ajo është prejardhja e mbretërve spartak , sipas Helenëve ...”Sipas Herodotit të njëjtën e kanë vërtetuar edhe Persijanët: ”Ndësa sipas asja që tregohet nga Persijanët, edhe vet Perseji i cili ka qënë Asirë është bërë Helen. Por paraardhësit e Persejit, nuk kanë qënë Helenë, të cilët kur bëhet fjalë për farefisni nuk kanë asgjë më Persejin, por, ashtu si në të vërtetë thonë edhe Helenët kanë qënë Egjiptianë”
    Nga këto rrëfime të Herodotit si edhe rrëfimeve të tjera të tij në lidhje me Pellazgët, mund të parandjehet se në periudhën midis sh. VII-VI p.e.r. terreni i të ashtuëuajturës Greqi Antike ka disa procese asimilimi. Nga përmendja e Persejit se ka qënë Asir nga babai, ndërsa egjiptijan nga e ëma, mund të supozohet se plemet dorjane kanë ardhur nga Asiria (për çka egzistojnë edhe mite dhe legjenda tjera të përcaktuara p.sh. kulti Mitra) kanë pasur simbiozë etnike me Egjiptijanët e Peloponezit.
    Miti përkatësisht legjenda e ardhshme e cila mund të sillet në lidhje me vendosjen e Egjiptijanëve në Ballkan është legjenda për Kadmon, paraardhësit dhe pasardhësit e tij. Pikërisht sipas legjendës Kadmo është vëllai i Evropës, e cila është rrëmbyer nga Zevs. Kodmo, shkon në kërkim të Evropës, dhe sipas legjendës ai e kërkon atë, së pari në Krit, mandej në pjesën tokësore të Greqisë të sotshme, dhe nëpër Lihnidit, shkon deri në pjesë të bregut Jadranik. Legjenda për Kadmo dhe Kadmejët e tij e lidhin tokën Egjipte (Teba në Nil), me Teba në Beoti dhe në fund me Teba të bregut Jadranik (Tivati i sotshëm). Madje, edhe pjesë të rrugës e cila më vonë është quajtur Via Egnatia, është trasuar nëpër të ashtuquajturën Rrugë Kadmeje. Shumë emra të paraardhësve të Kadmos janë të njëjta me emrat dhe vendet historike: Epaf, djali i Zefsit dhe Ia, është i martuar me Memfis, vajzën e Nilit. Atyre ju ka lindur vajzë me emrin Libija (emër elin për Afrikën). Libija ka qënë gjyshja e Kadmos, Evropës dhe Belit. Bel është babai i Danajës (Elada) dhe Ajgip (Egjipt). Njëri nga djemt e Kadmos quhet Ilir . Sipas legjendës Kadmo ka qënë Fenikas, Zevsi e ka rrëmbyer Evropën nga Fenikia, i sgnërruar në bik. mOtivi i Zevsit i shnërruar në bik i cili e ka rrëmbyer Evropën, shumë shpesh është i përdorur në artin e pikturës dhe parafytyrimet figurative te më shumë autorë në Europë. Këtu mund të lidhen edhe rrethanat e lloj llojshme në legjendën për Kadmon dhe gruan e tij Harmonija, shndërrimin e tyre në formë gjarpëri. Kadmo dhe lidhja e tij me Enhelejët (Enhalon-ngjalë_) të cilët simbol të plemes kanë pasur gjarprin . Nëpërmjet shndërrimit të Zevsit në bik(biku Apis është një ndër zotrat më të vlerësuar në Egjipt të Vjetër) dhe lidhja reminiscentore me zotreshën egjiptase të gjarpërit Uazit, mund të vërehet jehona dhe fuqia e civilizimit egjiptas, në mitin dhe legjendën për Kadmon, e me të edhe të indicohen disa lëvizje migrimi të Egjiptijanëve në Ballkan.
    Legjenda për Kadmon mund të hyj në një kontekst arkeologjik të lidhur me zbulimet arkeologjike në Krit, Mikenë, trebenishtë dhe lokalitete të tjera arkeologjike . Maskat e argjendta dhe e gjith “mbështjellësja e ardhendte” rreth princëve të vdekur në Mikenë, Trebenishtë dhe vendet e tjera, sipas arkeologëve përkasin në të ashtuquajturin princip egjiptijan dhe në rrethin e njëjtë religjioz dhe ideor si edhe piramidat dhe mumificimi. Në Egjipt, në Krit, në Mikenë dhe Trebenishtë gjejmë koncepcion të njëjtë ashatologjik, i panjohur në frymën racionale eliniste. Për këtë dukuri Lisiçar llogarit se tregtarët “Grek” në fillim të mileniumit të parë p.e.r. kanë ardhur në rMaqedoni, e nëpër të në Epir dhe bregun Jadranik në radh të parë për furnizim me mall dhe matl dhe se këto tregtar shumë herët të interesuar për arin dhe argjendin “maqedonas” për çka është e ruajture dhe tradita në legjendën për Kadmon . Kadmo, si Kamilos-Kasmilos, ka qënë edhe një ndër katër Kabirët, të cilët kanë qënë mbrojtës të xehetarisë, ndërsa kanë qënë të adhuruar nga Pellazgët, banorët e ndryshëm “paragrekë” dhe “parailirë” të këtyre viseve, të cilët kanë qënë xehetarë të mirë .
    Sipas Herodotit, vajza e Kadmos, Semela, është nëna e zotit Dionis . Sipas tij, faraoni Ramzes II, në Ballkan ka depërtuar deri në Thraki dhe Skiti. Kulti i zotit Dionis, në Ballkan ka filluar të përhapet nga Thrakia .Megjithatë, mënyra në të cilën është festuar Dionisi, fabula dhe mesazhi i ceremonialit, vdekja e zotit që ai mandej përsëri të ngjallet, është e ngjajshme me rrëfimin e zotit egjiptijan Oiris . Si të parë që e ka sjellë kultin e Dionisit në Ballkan, Herodoti përmend Melampodin, djalin e Amiteonit . Ai është ai që Elenëve ju ka treguar për emrin e Dionisit, për sakrificën dhe procesinë me faustin. “E, megjithatë më së tepërmi besoj se Melampodi e mësoj atë kult të Dionisit prej Kadmos nga Tiri dhe prej atyre që erdhën bashkë me të nga Fojnikia në tokën që sot quhet Beoti”. E përmendim dionisin sepse kulti i tij, përkatësisht mesazhi gjallërimi i zotit Oziris, deri më sot jeton gati tek tek gjith popujt në Ballkan, nëpërmjet ceremonive dhe dokeve që kryhen në periudhën e dimrit, të njohur si doke vasilike, përkatësisht doke maska-kukere, fytyra, babere (lloje maskash), të ndjekura me çmenduri të mëdha, dehje dhe teatër vdekjeje dhe ngjalljeje, gjithçka me qëllim që të sigurohet mbrojtje, reproduksion dhe prosperitet i bashkësisë.
    Sipas disa autorësh edhe emri i shtetit, kuptimi gjeografik Maqedoni vjen nga Egjipti. Pikërisht, sipas Diodorit nga Sicilia (historikan nga sh.I p.e.r.) Makedon ka qënë djal i Ozirisit, i cili ka lindur në këtë vend kur Ozirisi ka ardhur në këto vise, dhe i ka pushtuar. Ai e ka lënë djalin e tij të qeveris me këtë tokë, e cila është quajtur Maqedoni, ndërsa banorët Maqedonas. Që të fitohet një pikturë për këto rrëfime të Diodorit, duhet të mirren parasysh edhe këto tregues: Diodori zotin Amon, zotin e Diellit e ka quajtur Oziris , ndërsa në mitologjinë egjiptase faraonët, sidomos ata ga Mbretëria e re e Tebës d.m.th. nga dinastia XIX kanq qënë trashëgimtarë direkt të Amonit, d.m.th.0zotra të tokës. Nga kjo mund të supozojmë se pushtimet e faraonit Ramzes II, reflektohen dhe ndikojnë edhe nëë legjendën dhe rrëfimin e Diodorit për prejardhjen e emrit Maqedoni. Duhet, të përmendet edhe ajo se sipas mitologjisë greke Makedoni ka qënë djal i Zevsit.
    Në sh. VII p.e.r. siq është e njohur në Ballkan zhvillohet shteti Maqedonas antik, i cili zenitin e tij do ta arrij gjat hohës së sundimit (qeverisjes)të Aleksandrit III i cili për shkak të arritjeve të mrekullueshme në planin shoqëror, kulturor dhe luftarak do të quhet i Madhi (Veliki). Kundërshtar më i madh i tij në qëllimin për “pushtim të botës” ka qënë mbreti persijan Darije II. pas disfatës në betejën te Is, Darije hipet në ikje mbrenda në Imperinë e tij, dhe më vonë përsëri të reorganizohet dhe që të mbledhë ushtri të re për luftim kundër Aleksandrit. Megjithatë Aleksandri, në vend që ta ndjek Darijn dhe ta pengoj në ëellimin për re-organizim dhe që të mbledhë ushtri të re, ai vendos që me ushtrinë e tij të kthehet kah jug-perëndimi, ta pushtoj Tirin dhe mandej të hyj në Egjipt. Egjiptijanët atë e presin si Çlirimtar. Ai në deltën perëndimore të Nilit dhe në bregun e Detit Mesdhetar, do ta ndërtoj qendrën e re të shtetit të tij dhe qendrën kulturore-shkencore në botë në atë kohë-qyteti Aleksandri. Aleksandri, shkon edhe në shënjtoren e zotit Amon në Oazën e Përhimtë, ku do të jetë i proklamuar për trashëgimtar i Faraonëve dhe pasardhës i zotit Amon. Pas vdekjes të Aleksandrit, gjysëm-gjëllai i tij Ptollomej, do ta atë në fronin në Egjipt, me çka rimëkëmbet edhe Egjipti faraonas me dinasti të re-Ptollometoidi.
    A është krejt kjo rastësisht? A e ka bërë Aleksandri këtë vetëm për prestizh? A i janë lajkatuar (afruar në mënyrë të butë) Egjiptijanët Aleksandrit që e kanë pritur si Çlirimtar, e jo si Pushtues të ri? Vallë edhe priftërit e rreptë në profetërinë e Amonit i janë lajkatuar(afruar në mënyrë të butë) Aleksandrit, ndaj edhe e kanë lejuar të bëhet trashëgimtar dhe rimëkëmbës i Egjiptit faraonas, dhe pasardhës i zotit Amon?! A egziston në këto të vërteta dhe fakte edhe diçka tjetër? A është Aleksandri me të vërtetë pasardhës direkt i zotit Amon, sipas legjendës për Makedonin dhe tokën e tij? A egziston lidhje midis kësaj legjende dhe veprimeve të Aleksandrit, veprimet e popullit në Egjipt në atë kohë dhe veprimet e priftërve nga profetëria e Amonit?! Vallë rastësisht aleksandri pas vdekjes do të jetë i varrosur në Aleksandri, Egjipt?
    Në shkrimet për jetën dhe punën për Aleksandrin- “Aleksandridët” të cilat sipas disa shkencëtarësh janë të shkruara nga bashkëkohësit dhe ndjekësit e Aleksandrit, ndërsa sipas disa shkencëtarësh të tjerë ato janë të shkruara në messhekullin, bëhet lidhje më e ndryshme midis Aleksandrit dhe Egjiptit. Pikërisht, flitet për njeri të përcaktuar Nehtenav, i cili ka qënë mbert i Egjiptit, por edhe magjepsës, ndërsa e ka lënë Egjiptin për shkak të ardhjes së ushtrisë persijane të Darijut. Ai ka ikur nga Egjipti në Maqedoni, ku ka punuar si mjek i madh dhe magjepsës. Në atë kohë, në Maqedoni ka sunduar Filipi, ndërsa gruaja e tij Olimpija nuk ka mundur të mbetet shtatzane. Filipi i ka dhënë fjalën Olimpisë para se të shkoj në luftë, se atë natë do të kenë marrdhënje, dhe kur do të kthehet nëse ajo nuk do të jetë shtatzane, do të shkurorëzohen. Olimpija duke mos ditur çka të bëj, e ka ndigjuar këshillën e një robëreshe të saj “...Ka në qytetin TONË njeri Egjiptijan, burr i shkathët në fjalë dhe veprim, dhe krejt mendimet e zemrës tënde to ti realizoj, dhe mbreti Filip verat dhe vitet do ti gëzoj...” Olimpija ka thirrur Nehtenavin dhe ka kërkuar ndihmë nga ai, ndërsa ai i është përgjigjur:” Shoh zotra që me ty duan të jentë, Amon dhe Fines dhe Jeruklie i Madhi, ndaj nëse ju bën këtyre hyrje në veten tënde, atëherë e një mbreti të madh nënë do të jesh...”
    Mandej në Aleksandridet shkruhet:”...Pas kësaj e mashtroj gruan në uj të ngjajshme, sepse gënjeshtra i ngjan gruas, dhe vetë hyri në të me fytyrën e zotit Amon, ashtu ishte fytyra e zotit Amon: kokë shqiponje dhe në të tufa borziloku dhe sy si të gjarpërit dhe këmbë luani, supe të flatëruara, të argjendta dhe të zeza, kështu ishte pamja e Amonit. Hyri në të vetë me ëndrrën e tij dhe ishte me të dhe doli përsëri me ëndrrën e tij..”
    Në tekstin e mëtejshëm thuhet se Aleksandri kur është rritur disa aftësi i ka mësuar edhe nga Nehtenavi, por më vonë e ka vrarë. Nehtenavi para vdekjes i ka treguar Aleksandrit se ai është babai i tij dhe se për këtë di vetëm ai dhe e ëma e tij Olimpia. Nëna e tij më vonë dot ja vërtetoj këtë, ndërsa Filipi për atë asnjëherë nuk ka marr vesh.
    Nga shënimet e njëjta, thuhet se Aleksandri kur ka ardhur para Egjiptit me ushtrinë e tij i ka sulmuar Egjiptijanët me shum shigjeta dhe ushtri, ndërsa Egjiptijanët kanë bërtitur që ti falë me fjalët : “Mbret Aleksandër, djal i mbretit tonë Nehtenav, i djeshëm sepse nga ne iku, dhe përsëri tek ne i ri paske ardhur...” nga këto fjalë Aleksandri ka ndaluar sulmin dhe ka pyetur se si : “si i vjetër nga ju u largova, dhe si tek ju i ri erdha..” për çka ata janë përgjigjur se Nehtenavi ashtu porosie ju ka lënë.
    Ajo që është për në e rëndësishme dhe interesante është se edhe në këtë rast mund të krijojmë disa relacione midis Egjiptit dhe Ballkanit, d.m.th. kësaj rradhe kemi relacion të kundërt Ballkan-Egjipt, shkuarja e Aleksandrit në Egjipt, pranimi i tij në Egjipt si “njeri i jonë”, “Çlirimtar”, e jo “Pushtues”, “Pasardhës i Faraonëve” , ndaj duke përdorur njohuri të përcaktuara të asaj kohe për lidhjet (ndoshta të gjakut dhe ato farefisnore) midis popullit të Ballkanit dhe Egjiptijanëve te Vjetër. Këto njohuri ndoshta janë rrezultat edhe të lidhjeve mitologjike, por edhe të ardhjes, vendosjes ose kolonizimit në Ballkan nga ana e Egjiptijanëve të Vjetër, që prej kohës së Ramzes II. në Ballkan, në kohën pas vdekjes të Aleksandrit, të datuara janë shum të dhena arkeologjike, të cilat flasin për përhapjen dhe prezencën e disa kulteve Egjiptase, nga periudha e ashtuquajtur eliniste. Gjurme hramesh të kushtuara zotreshës Izida, dhe zotit Serapis janë zbuluar në më tepër vende të Ballkanit, si edhe statuetka të zotrave të njëjtë, por edhe të Anibusit, Hermesit, Totit etj . Në ornamente e stolive nëpër Ballkan nga kjo periudhë gjithashtu njihet figura e Skarabejit, i cili është insekt i rëndësishëm me vend më të shpesht në simbolikën e Egjiptit të Vjetër. Skarabeji e simbolizon kultin kah Dielli, dhe është atribut i përhershëm në shfaqet primare të zotrave-khepri, babai i zotrave Egjiptas. Në literaturën profesionale arkeologjike, këto zbulime klasifikohen si import nga Egjipti në Ballkan, që në masë të madhe (skarabeji, statuetkat) nga pikëpamja materijale, tregojnë se midis Ballkanit dhe Egjiptit në atë periudhë post-aleksandrike egzistojnë edhe lidhje të përcaktuara ekonomike dhe kulturore. Por në rastet kur kemi hrame të respektimit të zotrave Egjiptas, ajo në asnjë rast nuk mund të jetë import, sepse këtu bëhët fjalë për besim, kulturë shpirtërore dhe sakritet, që mund të vlejë edhe për shpirtësinë e Skarabejit. Ndërtimi i hrameve, respektimi i tyre si shtëpi të zotrave, ritualet kushtuar atyre zotrave dhe mirmbajtja e atyre hrameve para së gjithash dhe mbi të gjitha kërkon njerëz që e njohin atë kult, historinë e zotrave, ideologjinë, filozofinë dhe domethënjen e zotëris. Me fjalë të tjera ajo domethënë se nëse bëhet fjalë vetëm për zotra Egjiptas, ata i kanë sjellë dhe i kanë mirëmbajtur në Ballkan, midis tjerash edhe nëpërmjet ndërtime hramesh, Egjiptijanë. Për këtë dukuri dr.Petar Selem do të shkruaj: “...Greqia që në epokën paraklasore, veçanërisht në të ashtuquajturën fazë jonike të arkaikësisë (sh.VII-VI para krishtit), ka pranuar ndikim të fuqishëm Egjiptas-kulturor, që posaçërisht është e dukshme në ikonografinë e Kursos dhe Kor. Sipas karakterit të popullatës Egjiptase, çdo rrezatim i saj kulturor pranon forma kulti ose religjioni. Mitet dhe legjendat që i lidhin zotrat dhe herojët grek me Egjiptin, për të qartë flasin, por kur është flaja për ndikimin e direktë të kulteve Egjiptase në tokë greke, ajo mund të vërtetohet në sh.IV , kur ne Pirejë zbulojmë një shënjtore private Izidine...” .
    Kultet egjiptase dhe përmendoret e tyre në Ballkan sidomos kanë qënë prezente gjat kohës së Imperisë rimjane . Kuptohet se prëzenca e numrit tepër të madh të përmendoreve dhe kulteve egjiptase të datuara gjatë kohës së imperisë rimjane në Ballkan, nuk do të thotë se duhet të implicojë edhe prezencë të domosdoshme të popullatës egjiptase, sepse bartësit e atyre përmendoreve dhe kulteve mund të kenë qënë edhe legjionarë rimjan, funksionerë udhëheqës rimjan, shërbyes doganor etj., si fuqia lëvizëse për prezencë kultesh egjiptase në Ballkan, si edhe qytetarët nga municipet dhe ëytetet provinciale, të cilët më vonë i kanë pranuar dhe i kanë respektuar këto përmendore dhe kulte egjiptase, por të cilët edhe që kanë pranuar forma respektimi eliniste-rimjane . Megjithatë, Petar Selem na tregon se gjatë kohës së imperisë rimjane, në Ballkan ka edhe egjiptijanë të asimiluar në popullatën qytetare të municipeve dhe kolonive provinciale, qoftë si robër ose si qytetarë me të drejta të barabarta, por edhe Egjiptijanë që nuk janë asimiluar, të cilët nuk i pranojnë format eliniste-rimjane të zotrave të tyre, të cilët insistojnë që edhe ti mbajnë përmendoret në gjuhën e tyre burimore egjiptijanë, të cilat në fakt kanë qënë në situatë të ndarë shoqërore . Kjo sidomos vlen për, Egjiptijanët nga Salona dhe ishujt në afërsi, të cilët i kanë përkatur shtresave më të ulta, të cilët mesiguri kanë qënë tregtar dhe mjeshtër . Kjo popullatë ka ditur të qëndroj e izoluar, e mbyllur në rrethin e saj etnik dhe profesional, duke i respektuar format (burimore) të zotrave nga atdheu i tyre .
     

Shpërndajeni këtë faqe