Nga se nuk do te hiqje dore kurre?

Diskutime tek 'Sociologjia' filluar nga jack, 20 Nov 2002.

  1. DarkBlonde

    DarkBlonde Valoris scriptorum

    Ty gjithmone duhet te ta kujtoj se ke mbet pa cigare :p
     
    gin-gin likes this.
  2. Rimseb10

    Rimseb10 Valoris scriptorum

    @DarkBlonde jo mjafton kaq se ti nuk je llampa e Aladinit ndryshe do tkerkoja sh gjera :p
     
    DarkBlonde likes this.
  3. Rimseb10

    Rimseb10 Valoris scriptorum

    Sa diplomate qenke direkt ide akordimesh
     
    gin-gin likes this.
  4. DarkBlonde

    DarkBlonde Valoris scriptorum

  5. Rimseb10

    Rimseb10 Valoris scriptorum

    Nrm ska realitet pa diplomaci :p
     
    DarkBlonde likes this.
  6. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    nga besimi se cdo gje qe eshte e jotja, nuk mund te behet jo-jotja.
     
  7. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum


    Nuk mbaj mend ndonje periudhe kohe kur nuk kemi pasur mace ne shtepine e babit. Po e avancoj kohen dhe po vete tek Lagjja Liri Gerro, Pallati Parafabrikat Nr2. Ndersa kthehej nga puna Babi gjeti nje kotele te braktisur tek koshi i plehrave te lagjes. Asnje nuk pati shprese se do te rronte. Kotelja nuk i kishte hapur ende syte. Mami e ushqeu me shiringe te mbushur me qumesht. Vinte nje fute (apron) dhe mbi te vinte kotelken dhe e ushqente sikur ta kishte bebin e saj. Kotelka na doli mashkull. Shyqyr, ne shtepine tone nuk kemi mbajtur kurre femra per arsye te dashurise se madhe qe kemi per kafshet. Arsyeja eshte e thjeshte: Macja pjell dhe ne nuk do te ishim ne gjendje te bragtisnim kotelkat. Macoket qe kemi patur kane qene shume te eger dhe shume xheloze nga natyra. Ne i ushqenim vetem me te perbrendshme kafshesh qe blenim. Duke qene te ushqyer mire ata ishin shume pjellor dhe mbarsnin gjithe macet e lagjes. Ishin shume te shendoshe dhe mbas kalimit te nates jashte ne periudhen e, nuk po me vjen fjala shqip ne mendje, po e them ne anglisht, when they were in heat, kur zbardhte dita ata te bezdisur nga kalimtaret e shumte, bertisnin poshte ballkonit (prapa pallatit kishim nje bunkier) dhe kerkonin qe te venim t'i merrnim. Askujt nuk ia mbante se te cirrnin (fjala gervish ose cjerr) shume, pervec meje dhe vellait. Une veja prapa pallatit dhe me nje dore u kapja dy kembet e parme dhe me doren tjeter dy kembet e prapsme. Pastaj i hidhja mbi qafe. Tekstualisht si nje sheleg. Ishin aq te beshem dhe njeri prej tyre ishte i bardhe (te cilin une e kisha quajtur DC, Disi) dhe nga larg dukej si nje qengj i vogel. Te gjithe komeshinjte benin sevda cdo mengjes per te pare kete spektakel, sepse u shkaktonte shume te qeshura. Ne ate kohe kishim gjyshen, Maja, gjalle. Ajo gjate dimrit qendronte gjithmone prane sobes per t'u ngrohur. Mbi kurrizin e saj te kerrusur rrinte gjithnje Disi. Ashtu i gjenim gjithmone kur ktheheshim ne shtepi. Nje dite dicka kishte ndryshuar. Disi nuk ishte mbi gjyshen. Ishte dite, dhe macoket tane bridhnin vetem naten. E therrasim Disin, hic gjekundi. Ketu ne paranteze po shtoj qe gjyshja kishte filluar te vuante nga ishemia e trurit, quajtur ketu Alzheimer. Gjyshja e qete, duke pire nje kafe (kafe i thencin, ne ate kohe ia perzienim me elb, se duhej tollon per kafe) thote: Nuk e durova dot, tha, filloi po qante per macok dhe e hodha nga ballkoni. Une i thashe ai eshte macok. Jo tha eshte mace. Jo macok jo mace...kush merrej me gjyshen ajo harronte edhe heren e fundit kur kishte ngrene buke dhe i binte bilbilit (ia kishte dhene vellai qe t'i frynte kur kishte nevoje per dicka .....gallata te tjera ketu....) vetem 15 minuta pasi kishte ngrene dhe kerkonte prape te hante. Me ne fund iu mbush mendja qe ishte macok dhe pyeti c'pune prish nese eshte mace a macok edhe qente qene jane dhe nuk i therrasim buce, femrave.

    E ktheu mbrapsh gjyshja.

    Elian te pershendes ne se ke rast t'a lexosh.

    Eleonore
     
  8. Frank

    Frank Forumium maestatis

    Nga femrat besoj :p
     
  9. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Mos do te thuash nga deshira per t'i deshiruar?
     
  10. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum


    Tani me erdhi ne mend fjala. Afsh! Kur ata ishin ne afsh!

    Nejse, meqe jam ketu dhe me qe ju doni te dini se cfare ndodhi me Disin, po ju siguroj se Disi ra ne dashuri me kete lloj short-cut! Ai binte gjithnje me te katert kembet ne toke. Nuk binte po hidhej. E beri rruge. Puna eshte se nuk dinte te ngjitej. Aty pastaj tjeter histori! Sheleg mbi shpatullat e mia. Imagjinoni tani nese keni rene. Kush do t'ju ngjis??
     
  11. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Te semuret me Alzheimer vdesin pa identitet sepse kane humbur memorjen. Ata riciklohen. Gjysma e tyre. Qe te rishkruhet. Nese ju e gjeni vetveten te mbyllur ne kujtime atehere jeni te vdekur.

    Fatmiresisht gjyshes time iu rikthye memorja disa muaj para se te vdiste. Ajo ne kohen e semundjes se ishemise se trurit binte ne femijeri. Psh nje dite me zgjoi nga gjumi dhe me tha se duhej te veja dhe te milja lopen. Zhurma e deres se dhomes se gjumit i kujtonte pellitjen e lopeve. Pasi u rikthye ne vetvete ajo na tregoi histori te karakterit supernatural, te cilat nuk mund t'i ndaj me ju. Ajo udhetonte ne kohe. Sikurse edhe une.

    Qepare pasi lexova nje shkembim mesazhes midis Rex dhe E panjohura u nervozova aq shume sa qe gjithe trupi m'u drodh dhe transplanimi ndodhi. Nuk e di si u ndodha ne nje dhome ku nje nuse teper e holle me floke te gjate dhe bjonde qante e qante papushim. Ishte e veshur me te bardha dhe kishte nje tufe lule ne dore. Rrinte ne kembe, ne qoshe te dhomes me syte e ulur dhe qante me oioi. U trondita. Ne nje cep te dhomes valixhe te mbushura me pajen e saj. Kishte nje vel te bardhe mbi fytyre dhe nuk ia pashe ngjyren e syve. Por ishte shume shume e holle. Dhendrin nuk e pashe vecse ajo puthej e puthej me te atin. Pastaj ne fraksion sekonde ajo filloi te shendoshej para syve te mi. Shume shume e shendoshe, floket i kishte prere te shkurtra fare dhe ajo qe mbaj mend me teper eshte nje iriq ne nje ane te fytyres (tip nishani si iriq). Syte i kishte si ngjyre mjalti dhe me tregoi dhembet. I rregullova me tha. Pastaj me beri shenje te largohesha qe aty. Shoh te shoqin qe futej me sy shume shume te qeshur. Qerpiket i kishte shume te gjata, dhe i kishte mbetur nje hije e vogel hijeshie. Nuk e di pse m'u degjua sikur ajo e thirri Legjenda. Ne nje cep te dhomes nje makine qepese dhe topa me basma te llojeve te ndryshme.

    Nuk e di ku isha vec di qe pasi erdha ne vete (e ndjej momentin dhe paraprakisht gjej vend te sigurte ku te bie sepse me erresohen syte ... femijet me thone gjumashe e madhe) nuk ndihesha e qetesuar nga ai shkembim mesazhes. Ia futa koshit te plerave me shkelm dhe e lashe koken te me qetesohej nen shiun e akullt qe binte.

    Eleonore
     
  12. Frank

    Frank Forumium maestatis

    Diçka e tille duhet te jete
     
  13. Mystique

    Mystique Larg Anëtar i Shtabit

  14. MrCool

    MrCool Oldschool

    Nga vetja e kesaj lart :p
     
  15. Mystique

    Mystique Larg Anëtar i Shtabit

    Sa humor qe ke @Strategu :p, por qendro larg vetes time
    :D
     
  16. MrCool

    MrCool Oldschool

    She sa mire qe me njohte, vazhdo vazhdo :p
     
  17. MrCool

    MrCool Oldschool

    Humor pikant my friend, por mos kerko gjera qe nuk i bej dot. :p
     
  18. Artin

    Artin Valoris scriptorum

    Nuk e kuptova fjalën transplanim, por po i quaj vegime.
    Këto vegime, ti i shikon duke fjetur/dremitur, apo ndërsa je zgjuar?
     
  19. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Nuk do te hiqja dore nga mosdoreheqja.

    Eleonore
     
  20. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Nuk e di ne ju ka bere vaki te zgjoheni nga gjumi me te lodhur sesa momenti kur bini ne gjume. E verteta per mua eshte se kur bie ne gjume ketu zgjohem diku tjeter. Ate diku tjeter e bllokoj. Eshte me se e domosdoshme. Eshte madje vitale. Kur ngrihem me njefare urgjence e di qe dicka nuk ka shkuar mire atje TEJ ku kam qene qe me detyron te reagoj ketu.
    Me transplanim une kuptoj te qenet ketu ne trup dhe te qenit ATJE ne shpirt.

    Vetem nje shembull do te te jap dhe po e mbyll ketu. Pashe momentin e tsunamit ne Japoni. Isha shume larte dhe me dukej vetja si sy. Tmerri qe perjetova dhe sidomos ndjenja e pamundesise per te bertitur apo paralajmeruar per ate qe do te ndodhte apo po ndodhte eshte njesoj sikur te deshmosh nje vrasje dhe te mos tregosh. Eshte shume barre e rende.

    Nje dite para shume vitesh i tregova motres per nje enderr qe kisha pare. Ajo e habitur m'u pergjigj se nuk ishte enderr dhe se une kisha qene me shpirt ne Shqiperi dhe se kisha degjuar biseden qe ajo po bente me nje shokun e punes.

    A keni degjuar ndonjehere per kompleksin e Kasandres? Po te Hestias?

    Eleonore
     

Shpërndajeni këtë faqe