Ngrohja Globale !!!

Diskutime tek 'Planeti Im - Jeta rreth nesh' filluar nga Hellena, 13 Apr 2007.

  1. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Re: Ngrohja Globale !!!

    ... do vazhdoje per nja 100 vjet dhe do mberrije ne "halt" me pas nese tere kohen kihet kujdes qe mos rreshkasin pa leje kushdo qe s'e do "halt"-in.

    Nderkohe pejsazhet natyrore niperit tane do i shohin shume shume me ndryshe nga c'i kemi pare dhe shohim ne...
     
  2. Le_Routard

    Le_Routard Forumium maestatis

    Re: Ngrohja Globale !!!

    vallai per tu nrrof, u ka nrrof, por jo globalisht! Ja psh, Anglia u ka lag, dhe greqia u ka tha, etj etj
     
  3. adarocks

    adarocks Forumium praecox

    Re: Ngrohja Globale !!!

    ngrohja globale..nuk ben me efekt si lajm:))
     
  4. antip

    antip Primus registratum

    Re: Ngrohja Globale !!!

    E vertete adarocks si lajm ne gjuhen popullore "eshte bere boze". Por ben efekt ne natyre, e shume madje. Mijera specie insektesh, shpendesh e gjitaresh jane duke u zhvendosur sa vjen e me shume drejt poleve per shkak te ngrohjes. Ekuilibrat qe njohim deri me tani po permbysen dhe pa dyshim do te krijohen te reja. Por me e keqja nuk qendron te ngrohja, por te ajo qe vjen pas... ftohja e menjehershme pas pikes se keputjes. Kjo teori po zhvillohet sa vjen e me shume nga shkencetare e klimatologe ne gjithe boten. Mund te jemi mjaft prane nje periudhe akullnajore te papare deri me sot... Ne me siguri nuk do ta shohim! Por dhe mjaft e larget s'do jete.
     
  5. antip

    antip Primus registratum

    Re: Ngrohja Globale !!!

    Ndryshojne hartat e botes

    Gazeta Panorama


    Efektet e ngrohjes globale jane te dukshme dhe kerkojne me domosdoshmeri paraqitjen e hartave te reja detare e tokesore te Tokes.
    Keshtu besojne hartografet, te cilet i referohen Atlasit. Nje Atlas i ri bote do te publikohet me "Times 2007". Autoret e rinj jane te detyruar te ndryshojne linjen e brigjeve detare te shenuara me se fundi ne vitin 2003. "Mund te shikojme edhe me sy te lire nga lart shkaterrimin qe po ndodh. Kemi frike se ne nje te ardhme disavjecare disa vende do te zhdukjen fare nga harta pergjithmone", tha Nick Ashworth, nje nga studiuesit. "Kufijte e disa rajoneve ndryshojne. Per shembull Bangladeshi. Niveli i ujit eshte rritur me 3 milimetra ne vit qe gje ka ndikuar ne brigjet e tij. Ne Kine, lumi i verdhe nuk arrin me dot deri ne bregun e pervijuar dikur", shtoi ai. Ne Alaske avancimi i detit eshte disa metra ne vit. Ndersa lumenjte "Rio i Madh" apo "Tigri" humbin cdo vit dege te tyre.
     
  6. policia

    policia Forumium maestatis

    Re: Ngrohja Globale !!!

    po u ngrit niveli i ujit ne shqiperi ia hodhem do te kemi drita...
     
  7. selim daku

    selim daku Primus registratum

    Re: Ngrohja Globale !!!

    Ndikimet tona n kete qeshtje jane shume te vogla keshtu qe neve vetem munde te presim se qfar do te ndodhe me zgjidhjen e presidentit te ri ne SHBA shohim se si do shkojne ngociatat ne lidhje me ngrohjen globale shpresoj qe te arriht bindja e Amerikes ne lidhje me kete rast shume serioz.
     
  8. 2celjan-fr3

    2celjan-fr3 Primus registratum

    Re: Ngrohja Globale !!!

    eshte Kina dhe India qe jane probleme pasi me ndryshimin e presidentit te amerikes me siguri qe do te kete pranime dhe zhvillime nga pala amerikane ndersa problem jane ato vende te medha dhe me nje prapambetje te cilat skane asnje shans real per permiresim
     
  9. selim daku

    selim daku Primus registratum

    Re: Ngrohja Globale !!!

    me heret keto vende pos amerikes kane qene te pajtimit te hyhet ne bisedim dhe ne nenshkrimin e marreveshjes, mirepo amerika ka qene kunder dhe ka mbet,shpresojme qe te mos paraqesin ndonje probmlem keto shtet.
     
  10. SoLdIeR_^oF^_fOrTuNe

    SoLdIeR_^oF^_fOrTuNe Forumium praecox

    Re: Ngrohja Globale !!!

    Gje shum e keqe :p
     
  11. gurax

    gurax Pan ignoramus

    [​IMG]

    Efekti i ngrohjes globale pritet qe te shtohet perhere e me teper ne forma nga me te ndryshmet.
    Nje studim i fundit parashikon nje rritje shqetesuese te permbytjeve neper zonat bregdetare neper te tere boten. Pritet nje rritje mesatare e nivelit te oqeaneve boterore prej 10 deri 20 centimetrash deri ne vitin 2050. Dhe ky eshte nje parashikim modest sepse mund te jete edhe me shume. Kjo gje do te dyfishoje rrezikun e permbytjeve neper zonat mbi glob te gjeresive te larta gjeografike. Nga studimi kam shkeputur kete pjese:

    "Qytete kryesore ne kontinentin Amerikan, si psh Vancouver, Seattle, San Francisco, Los Angeles, si dhe pjesa Europiane e bregut te Oqeanit Atlantik, do te jene nder me te ekzpozuarat. Por ne fakt mjafton vetem gjysma e rritjes se parashikuar qe te dyfishohen incidentet e permbytjeve neper zonat e tropikut, se bashku me zonat e shumepopulluara te deltave te lumenjve ne Azi dhe Afrike. Por efekti do te jete i dukshem edhe ne ato zona ku kjo rritje e nivelit te ulet do te jete me e paket, si Mumbai, Kochi apo Abidjan dhe qytete te tjere. Te dhenat e matjeve jane plotesuar edhe me modelime komjuterike dhe llogaritje statistikore te nje metode te quajtur teoria e ekstremeve te vagullt. U shtrua pyetja: 'Nese marrim parasysh edhe dallget, sa ngritje te nivelit te deteve do te duhet per te dyfishuar sasine e permbytjeve?' Ne momentet qe flasim detet ngrihen mesatarisht 3 deri ne 4 milimetra cdo vit, por kjo shpejtesi eshte shtuar me 30% gjate ketij 10 vjecarit te fundit. Eshte e mundur qe te pershpejtohet edhe me teper nderkohe qe sasi te medha akulli me permasat e nje kontinenti neper pole vazhdojne te shkrihen, sidomos ne Antarktide. Nese oqeanet do te arrijne te rriten me 25 centimetra deri ne 2050, ato lloj permbytjesh qe jemi mesuar t'i kalojme nje here ne 50 vjet, do te ndodhin rregullisht cdo vit, ndoshta edhe me teper se nje here ne vit."

    Per me teper:
    https://phys.org/news/2017-05-seas-coastal.html
    http://www.nature.com/articles/s41598-017-01362-7


    PS: Eshte interesante te lexohen ne retrospektive perseri te tera shkrimet e kesaj teme.
     
  12. Artin

    Artin Forumium maestatis

    Nuk e di se ç'do të ndodhë në të ardhmen, pas 33 vjetësh, deri në vitin 2050, por ajo që kam parë me sytë e mi deri tani, është se moti është çrregulluar. Këto vitet e fundit kam parë që, në përgjithësi verërat bëhen më të nxehta dhe dimrat më të butë. Por ka dhe rebelime të motit, duke ndodhur e kundërta për pak kohë.
     

Shpërndajeni këtë faqe