Niçja: idiot apo gjeni?

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga Admir, 15 Dec 2002.

  1. Admir

    Admir Forumium maestatis

    Niçja: idiot apo gjeni?

    Per te gjithe ju qe mund t'ju kete rene ne dore ndonje liber i Nices do ta keni kuptuar qendrimin revolucionar te Nices rreth ceshtjeve te ndryshme filozofike.

    Cudia Nice qendron ne ceshtjen "De-evalution" ose divleresimi (nuk jam i sigurte per kete perkthim). Nice publikisht mbrojti tezen qe vlerat e deriatehershme si dashuria, paqja, respekti, bukuria, etj nuk kane pse te jene vlera pasi nuk eshte e thene qe keto te jene vlerat qe duhet te jene "vlera". Keshtu qe Nice i shnderroi keto vlera me vlera te tjera si urrejtja, fuqia, dhuna, dominimi, etj duke krijuar keshtu sistem tjeter vlerash, dhe Mbinjeriun ku "Zoti eshte i vdekur" (shprehja me e njohur e Nices). Librat e tij si "Thus spoke Zarathustra", "The Anti-Christ", "Human, to all humans" etj jane tashme te njohur nga cdo studies dhe pelqyes filozofie.

    Cfare mendoni rreth kesaj teorie? A e ben kjo teori Nicen idiot apo gjeni?
     
  2. HeavenBesideHellWithin

    HeavenBesideHellWithin Primus registratum

    Re: Nice-Idiot apo Gjeni?

    per mua nice eshte mashtrus
    eshte tallur hapur me popullin qe e lexon lol
     
  3. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Forumium praecox

    Re: Nice-Idiot apo Gjeni?

    Urime per temen. Edhe pse njerezit kryesisht priren pas sensacioneve, ia vlen te diskutohet.

    Tani, per cdo njeri ne kete bote, por edhe per ata qe kane vdekur, mund te dyshhet nese ishte idiot apo gjeni. Une mund te hap nje teme teter, "a eshte Papa idiot apo gjeni". Po keshtu mund te bejme edhe me Kristofor Kolombin, se iku ashtu si me tym. Por shekujt i dhane te drejte.

    Nice thote: "Do t'ju jem mirenjohes DHE do te ngadhnjeni me mendimet tuaja kur te mos më konsideroni më idhull. Vetem kur ta keni harruar imazhin tim, POR JO FJALET E MIA, atehere do te jeni me vertete njerez."

    Ndaj, vella, mendimi im i patundur eshte se Nices nuk i rruhesh fare(mjekra) nese dikush apo ne e konsideronim nj gjeni apo nje idiot. Se sa eshte Nice mashtrues e se sa eshte Krishterimi e te gjitha fete e linduar pas tij mashtrues, kete mund ta kontrollosh edhe ne temen "Krijoi Zoti njeriun apo njeriu Zotin". Aty flitet gjere e gjate edhe per Nicen.
     
  4. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Forumium praecox

    Re: Nice-Idiot apo Gjeni?

    Ah, meqe ra fjala, deevaluation perkthehet "zhvleresim", "shnderrim". Ne shqip sot botohen vazhdimisht, prej disa vitesh tashme, shume libra te Nices, gati te gjithe. Po keshtu eshte botuar edhe "Shnderrimi i te gjitha vlerave".

    Mua sinqerisht me vjen keq per ju qe jetoni jashte Shqiperise dhe, sado qe e qani anglishten, nuk mund ta lexoni Nicen ne shqip, sic behet ne Shqiperi. Te pakten mua me duket i thjeshte per t'u kuptuar. Te them guximtar per Nicen, eshte me e pakta qe mund te them. Ajo qe me habit, eshte fakti se edhe Nice ka qene shume besimtar para se te kuptonte mashtrimin e madh, edhe une kam qene shume besimtar para se te beja te njejten gje.

    Nese jam krenar per guximin, jam per veten time. Nice nuk me intereson. Atij i jam vetëm detyran(borxhli). Ateisti mund te linde vetem duke pasur qene ne kontakt te ngushte me ate quhem rendom "perendi".
     
  5. HeavenBesideHellWithin

    HeavenBesideHellWithin Primus registratum

    Re: Nice-Idiot apo Gjeni?

    dy gjera nuk i kam te qarta kush e jane fete qe kane lindur pas nices, (sic ke shkruajtur me siper)
    dhe kush eshte mashtrimi i madh( sic ke shkruajtur me siper)
    se edhe une per mashtrim fola lol
     
  6. DARIO

    DARIO Primus registratum

    Re: Nice-Idiot apo Gjeni?

    nica kujtan se me kete do boj veten hero te asaj qe mondon ai /ajo
     
  7. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Forumium praecox

    Re: Nice-Idiot apo Gjeni?

    HBHW, mua shpesh me akuzojne per ngaterrestar, gerrices e te tjera. Te postimi im i pare, fjalia eshte: "...se sa eshte Krishterimi e te gjitha fete e lindura pas tij mashtrues, ..."
    Kjo fjali, ne baze te leshimit te fjalevendosjes se madhe qe ka shqipja ne gramatike, mund te ishte formuluar edhe keshtu: "Se sa MASHTRUES eshte Krishterimi dhe te gjitha fete e lindura pas tij...". Pra, nuk e kisha fjalen per fete e lindura pas Nices.

    Po pse keni ik' per lesh ju nga ana gramatikore, nuk eshte faji im byrazer! Madje, tani do te vijoje ndonje ado-lesh-ent te postoje "Nuk jemi ne oren e gramatikes ketu".
     
  8. gjekec

    gjekec Primus registratum

    Re: Nice-Idiot apo Gjeni?

    Filozofia duhej te ishte shume here me e thjeshte se shkencat, diku ka ndonje klecke. Sa per Nicen s'kam lexuar gje nga ai dhe s'mund te komentoj por nga sa keni thene ju me lart ngjan me teper me nje cerek skizofreni, jo se nuk mund te ishte dhe gjeni :smash: [​IMG] /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  9. durrsakja

    durrsakja Primus registratum

    Re: Nice-Idiot apo Gjeni?

    Skicofren nuk e quaj une, me aq sa e kam lexuar!
    Ne fund te fundit nje filozof apo mendimtar qe ekzistoi perpara nesh, ishte nje njeri me nje kendeveshtrim te caktuar qe per nje mase shihet si urtesi e per te tjere mangesi mendore.

    Edhe Marksi duket si skicofren ndonjehere, varet cfare ore te dites e lexon /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  10. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Forumium praecox

    Re: Nice-Idiot apo Gjeni?

    Ka te drejte Amira, varet ne c'ore te dites e lexon. M'u kujtua se ne forumin e vjeter, para se ai te shkaterrohesh, ishte botuar e zhvilluar nje teme, e titulluar "Zarathustra ky idiot tiran qe sundon". Nuk me kujtohet se cila e kishte nisur temen, por, fakti qe ajo nenkuptonte, me ane te titullit, idiotizmin e Zarathustres(apo Nices), te lente te kuptonte qe kjo vajze nismetare e temes ne fjale do te shkruante dicka per te "paditur" kete idiotizem.

    Por postimi qe vijonte nen teme(i nismetares se saj) ishte pak a shume ky: "...Nuk e di por, mos e lexoni zarathustren ne nje dite me shi!" ...dhe nuk jepte asnje shtjellim apo mendim.

    Pastaj tema vijoi me debate jo te lemuara.

    Tani, persa i takon postimit te saj dhe mendimit te saj mbi idiotizmin e zarathustres(lexo: Niçes), mua me kujtohet nje thenie e Leonardos(ne mos gaboj):
    "Nje njeri i thote tjetrit: "C'ke keshtu? Fytyra te ka marre nje pamje te cuditshme." - "Sepse une po shikoj pamjen e cuditshme te fytyres tende"- i pergjigjet tjetri."

    PRA, NESE PER NJOHURITE DHE INTELEKTIN TONE TE KUFIZUAR NUK JEMI NE GJENDJE TE ZBERTHEJME NJE MENDIM APO NJE FILOZOFI TE CAKTUAR, IA VLEN TE MOS HAPIM DEBATE PER TE CILAT NUK JEMI NE GJENDJE TE MBAJME PERGJEGJESITE TONA ME PAS. Kshu e shof un'.
     
  11. Blendi

    Blendi Primus registratum

    Re: Nice-Idiot apo Gjeni?

    Fatkeqsisht, jo te gjithe njerzit kane te njejtat interesa ne jete. Per disa shkaqe. Disa jane te prirur nga natyra e tyre te mos vrasin mendjen per asgje qe nuk shihet dhe preket. Keta rreken gjithe diten me diell pas mbushjes se barkut, dhe me kete "mbushje te barkut" kuptoj gjithcka qe eshte materiale.
    Per shkak te kesaj keta njerez jane fill te perjashtuar nga filozofia, ndoshta jane fatlume, ndoshta fatkeq. Kjo mbetet pezull, dhe nuk do te zere vend asnjehere. Keta jane te ngopur, dhe ne mungese te oreksit nuk mund as ti besh te mendojne per Zotin, kuptimin e jetes, Niçen apo ata qe komentojne mbi te.

    Niçe mua me ngjan me nje personazh tjeter, me te hershem. Dua te flas per Mbretin Salomon. Sipas Bibles njeriu me i mençur, gjenia me i plotesuar qe ka ecur dheun. Dhe ne perfundim, ai e vlerson c'do mundim nje kotesi:

    Pastaj kuptova që dituria ka një epërsi mbi budallallëkun, ashtu si drita ka një epërsi mbi errësirën.
    I urti i ka sytë në ballë, kurse budallai ecën në errësirë; por kuptova gjithashtu që të dyve u është rezervuar i njëjti fat.
    Kështu thashë në zemrën time: "Po ai fat që i takon budallait më takon edhe mua". Ç`përfitim ke se ke qenë më i urtë?". Prandaj thashë në zemrën time: "Edhe kjo është kotësi".
    Nuk mbetet në fakt asnjë kujtim jetëgjatë si i njeriut të urtë ashtu edhe i njeriut budalla, sepse në ditët e ardhme gjithçka do të harrohet. Dhe ashtu si vdes budallai, në të njëjtën mënyrë vdes i urti.
    Prandaj fillova të urrej jetën, sepse të gjitha ato që bëhen nën diell më janë bërë të neveritshme, sepse të gjitha janë kotësi dhe një përpjekje për të kapur erën.
    Kështu kam urryer çdo mundim që kam kryer nën diell, sepse duhet t`i lë të gjitha atij që do të vijë pas meje.
    Dhe kush e di në se do të jetë i urtë ose budalla? Sidoqoftë ai do të jetë zot i gjithë punës që kam kryer me mund dhe për të cilën kam përdorur diturinë nën diell. Edhe kjo është kotësi.
    Kështu arrita të dëshpërohem në zemrën time për gjithë mundin që kam bërë nën diell.
    Sepse këtu ka një njeri që ka punuar me dituri, me zgjuarësi dhe me sukses, por që duhet t`ia lërë trashëgiminë e tij një tjetri, që nuk është munduar fare! Edhe kjo është një kotësi dhe një e keqe e madhe.
    Çfarë i mbetet në të vërtetë njeriut për tërë mundin e tij dhe për shqetësimin e zemrës së tij, me të cilën është munduar nën diell?
    Tërë ditët e tij nuk janë veçse dhembje dhe puna e tij është e rëndë. Zemra e tij nuk pushon as natën. Edhe kjo është kotësi.
    Pred. 2:13-23

    Salomoni eshte shume ekstrem. Per te jeta eshte e urryer dhe e kote. Nese i bazohemi Bibles ky eshte njeriu qe ka diapazonin me te gjere nder te gjithe njerzit, dhe per gjithcka ai mendon se eshte e pavlere. Megjithate, ky mbart vlera te mira, te kunderta me Niçen. Edhe pse ne shumicen e gjerave ecin paralelisht. Por kush kishte te drejte??

    Frika ndaj Zotit eshte fillimi i diturise.
    Salomon
     
  12. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Forumium praecox

    Re: Nice-Idiot apo Gjeni?

    Une them se Nice ka pasur avantazhin te jetoje shume kohe me vone se mbreti Solomon. Nese Bibla thote qe ka qene njeriu me i ditur ne toke, une edhe mund te jem i prirur ta besoj, POR, nese nje njeri eshte i ditur ne vitin, psh, 1111, po ky njeri mbetet injorant ne krahasim me njeriun(tip, jo me cdo njeri) e vitit 2222, apo jo?

    Ndaj, NESE Nice ka rene ne perfundimin se Bibla dhe te gjithe personazhet dhe krijuesit e saj(perfshi solomonin) jane mashtrime, se jane vlera antinjerezore, se sherbejne per te mbajtur njeriun te ndrydhur, se sherbejne qe i dobti te sundoje te fortin, ATEHERE, logjika, historia dhe matematika jane te prirura t'i japin te drejte Nices...
     
  13. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Forumium praecox

    Re: Nice-Idiot apo Gjeni?

    ...ndaj Niçe ra ne perfundimin tjeter(qe une nuk po e shkruaj me te zeza, se s'ka nevoje), se

    GUXIMI DHE PUNA PER TE DEMASKUAR "ZOTIN" JANE FILLIMI I DITURISE!
     
  14. gjekec

    gjekec Primus registratum

    Re: Nice-Idiot apo Gjeni?

    Prandaj fillova të urrej jetën, sepse të gjitha ato që bëhen nën diell më janë bërë të neveritshme, sepse të gjitha janë kotësi dhe një përpjekje për të kapur erën

    Kjo eshte e keqja jone, ne po mundohemi te kapin eren. Just let it be and wish it's still there tomorrow. Ne vend qe ta shijojme dhe te falenderojme "Shkaqet" e kesaj ere ne fillojme te urrejme dicka per shkaqe "ku e di un c'dreqin deshte nicja me eren /pf/images/graemlins/laugh.gif ".
     
  15. Eddi

    Eddi Primus registratum

    Re: Nice-Idiot apo Gjeni?

    Po kur i paske shijuar te gjitha gjerat qe ndodhin ne diell more coban apo kur fle gjume dhe shef endrra po zgjohu nga gjumi o cban se jeta eshte rrealiteti dhe jo endrrat pastaj ki kujdes mos fle shum gjume se do te humbin dhe dhite o i shkrete. :smash: :tipsy:
     
  16. gjekec

    gjekec Primus registratum

    Re: Nice-Idiot apo Gjeni?

    Sa me ke ber qefin mer plak, vallaj me mir te me therresin coban sesa Avid reader of Nice /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif :smash: :cool:
     
  17. Admir

    Admir Forumium maestatis

    Re: Nice-Idiot apo Gjeni?

    Ka 3 vjet qe pervec Bibles librat e Nices jane te vetmet libra qe lexoj. Nje pyetje per ty Vis Elbasani.

    Po perfundimi i kesaj diturie cfare eshte? E di vete per cfare e kam fjalen nese e ke lexuar "The Anti-Christ"!
     
  18. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Forumium praecox

    Re: Nice-Idiot apo Gjeni?

    Kjo pergjigje eshte per pyetjen e Logos. Ne radhe te pare, faleminderit qe nuk me more per teist apo kristian, sic beri mbijetusi nga kanadaja(shto nje lume sharjesh per elbasansit).

    Ti, ndersa permend antikrishtin, me pyet me te drejte se "Po perfundimi i kesaj diturie cfare eshte?"

    PERFUNDIMI I KESAJ DITURIE QENDRON NE ATE QE NJERIU NUK DUHET T'I BINDET ME KETIJ ZOTIT IMAGJINAR QE JETON DIKU NE QIELL, GJITHMONE I MBYLLUR, QE FALKA GJITHCKA, QE PREDIKON MESHIRE DHE DASHURI PER CDO NJERI(PERFSHI ARMIQTE). PERFUNDIMI I KESAJ DITURIE NICEANE ESHTE GJETJA E FORCES DHE GUXIMIT PER TE BESUAR TASHME NE NJE "ZOT" TE RI, QE ESHTE NJERIU I FORTE, I GUXIMSHEM DHE I SHENDETSHEM, AI QE NUK DUHET TE KETE MESHIRE PER TE DOBTIT, AI QE NUK DUHET TE KETE SHPRESE(qe vjen nga folja "pres", edhe pse nuk qenkemi ne oren e gramatikes), POR VULLNET DHE PUNE PER TE MESUAR ME SHUME RRETH NJERIUT, AI QE NUK DUHET KURRE TE PRANOJE TE JETE ROB I ASKUJT, CA ME PAK I NJE PALO-KRIJUESI IMAGJINAR QE TE GJYKOKA VETEM NE DITEN E GJYKIMIT, POR QE NUK TE LE REHAT ME ATO SHERBETORET E TIJ DHE LAJMETARET E "LAJMIT TE MIRE" QE TROKASIN DITE PER DITE NE DYERT TONA.

    PARAJSA E NJERIUT ESHTE KETU NE TOKE!!!
     
  19. Admir

    Admir Forumium maestatis

    Re: Nice-Idiot apo Gjeni?

    E lexova me vemendje pergjigjen tende Visi. Si pasoje disa pyetje te tjera lindin? Degjo, por kur njeriu qellon i dobet, frikacak dhe i pashendetshem, c'ndodh? A "kualifikohet" cdokush? C'te bejme me te tjeret? Ki parasysh qe Nicja simpatizonte Napaleonin. Po guzhinieri i Napoleonit c'do te mendonte/bente per kete, sikur ai te ishte Nihilist aktiv porsi Nicja?

    Rreth cilesimeve "NUK DUHET", a ka ndonje perjashtim? Dhe kur duhet qe njeriu ta filloje kete proces, pasi jemi te lindur me kete Zot "imagjinar" (sic e quan ti)? Ne c'hapa/etapa duhet te kaloje "Zarathustra" njeri?

    Shume interesante. Nuk e dija qe mund te gjeja ndonje nga Shqiperia qe ka lexuar Nicen me kaq endje. Falemnderit!
     
  20. olti

    olti Neo

    Re: Nice-Idiot apo Gjeni?

    Per te kuptuar si duhet mire nje ideologji apo nje filozofi duhet gjithashtu te kuptohet dhe konteksti historik dhe menyra e vendi ku eshte rritur dhe formuar ideusi i nje mendimi filozofik: Pikerisht kjo duhet bere dhe me Nitschen /pf/images/graemlins/wink.gif Ndoshta here tjeter do te kemi kohe ta shtjellojme.
    PS: Vis ndoshta duhet te pyetur nje here Nuredin Ceci se cfare mendon per kete ceshtje /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/wink.gif
     

Shpërndajeni këtë faqe